FTERRA - ARSHIVE

Fterra ne kenge

Home
Historia
Arsimi, kultura
Popullsia, tradita, sociale
Kenge e bejte

FTERRA NĖ KĖNGĖT POPULLORE

FTERRA NĖ KĖNGĖT POPULLORE

 

Ėshtė vėshtirė t’u tregosh bashkė-fshatarėve pėr kėngėn popullore tė fshatit dhe aq mė tepėr po tė ballafaqohesh me tėrėsinė e atyre qė dinė fteriotėt.

            Megjithėkėtė unė e prita me dėshirė propozimin qė m’u bė pėr tė shkruar mbi folklorin e fshatit, se me tė jam ushqyer qė fėmijė, mė ka shoqėruar tėrė jetėn, mė ka nxitur respektin pėr fjalėn poetike. Gjithashtu ky shkrim do tė nxiste tė mbledhim e tė ruajmė mė me kujdes krijimtarinė popullore nė fshatin tonė..

            Po tė kujtonim kėngėt e shumta qė kemi dėgjuar nė dasma e festa, do tė shihnim se populli, si njė kronikan i kujdesshėm ka pėrshkruar luftėra e pėrpjekje pėr liri, gėzime e fatkeqėsi, tablo tė heroizmit e tė punės, qė vijnė deri nga lashtėsitė si fragmente tė njė historie tė tėrė.

            Kur flasim pėr kėngėn popullore tė fshatit tonė, nuk mund tė shqyrtojmė vetėm ato kėngė qė pėrmendėn ngjarje nga fshati ynė apo qė njihen si tė krijuara nė kėtė trevė. Kėnga popullore ėshtė si zogu. Ajo fluturon dhe ēdo fshat e quan si pronė tė vetėn. A nuk janė po kėngė tė fshatit tonė ato vargje drithėronjėse qė kemi dėgjuar pėr fatkeqėsitė e gjyshėrve tanė, kur kėndohej :

“Gratė e Kurveleshit shkojnė pėr nė Vlorė,

qaj moj Shqipėri, ulėr moj e gjorė,

I pėrzuri greku me foshnjė nė dorė”…

            Kur kėndohet: “Bregu krye ngriti”,  apo: “Grykė e Kuēit, grykė e keqe, 1300 dyfeqe, i mban Gjoleka me vete”, ose kur nė Lumin e Vlorės kėndohet “ Ē’u derdhė lebrit nėpėr brinja, prina breshkaqeni prina”; nė tė gjitha kėto kėngė ishte edhe fterioti, qė luftonte pėr liri, pėr flamur, pėr Atdhe.

            Nė kėngėt popullore tė Fterrės vendin e parė e kanė zėnė ato qė i kėndojnė luftės pėr liri dhe Atdheut.

Kuē, Kallarat e Bolenė

dhe Ēorraj e Borsh e Fterrė

niviciot derė mė derė

me njė mulla Lazo Fterrė

kėrcyen nė Tepelenė,

(kėngė pėr luftėn kundėr tanzimatit)

            E njėjta ide pėrmendet nė njė kėngė tjetėr, qė siē duket i pėrket 1878-tės:

Kuē, Kallrat e Bolenė,

Fterrė e Ēorraj kufi,

gra e burra gjithė ē’qenė

u mblodhėn e bėnė benė

se do vdesim pėr liri.

Ja dhe disa vargje tė tjera:

Tė enjten e tė xhumanė

Aga bej a paē belanė,

djemtė e Shqipėrisė u vranė.

Islam Fterra nė sulm tė parė

e mori plumbi nė ballė,

bashkė me Idriz Zhulanė.

            Nė kėto pak vargje del dhe kontributi i fteriotėve pėrkrah gjithė fshatrave pėr rreth. Nė kėto del qartė dhe ndjenja e unitetit e respektit pėr njėri-tjetrin. Po tė futesh nė kėngėt si ato tė Isuf Avrecit, Xheladin Shkurtit, Shaqo Mitės, Tahsin Elezit e tė tjerė, vėren lidhjen tė ngushtė midis fateve tė fshatit me fatet e atdheut.

            Njė pėrmbajtje tė pasur nė ideale e nė mesazhe, kanė kėngėt e Luftės Nacionalēlirimtare, krijuar nga poetėt popullorė tė fshatit tonė pėr trimėrinė e pėr heroizmin e dėshmorėve si: “ Nė postbllok u hap zjarri, kush u hodh nė luftė i pari, djali i vogėl i Jasharit, Fuati, petrit i malit”. Ideali i lirisė shprehet nė vjershat e Hiqmet Dushės, si nė: “Lamtumirė, o Shkėmb i Kuq, Shqipėri”; “Lamtumirė, o fushė e male, ti burim”. “Kėtė zgjedhė kaq tė rėndė, si e duron”, “tė hidhen tė gjithė nė luftė pėr liri”.

            Nė disa botime njihen njė varg kėngėsh tė krijuara nė Fterrė deri nė vitet ’90 qė i kėndojnė luftės,ndėrtimit, kulturės e diturisė. “Unė punoj pėr shoqėrinė, dhe ajo punon pėr mua”, kėndonte T.Elezi. Nė to flitet pėr unitetin, pėr lidhjet e reja midis fshatit e qytetit, pėr luftėn kundėr zakoneve tė vjetra prapanike. Nė njė kėngė thuhet: “vini re, or vini re; tė vendosur jemi ne; pėr liri e pėr atdhe”.Nė njė numėr kėngėsh mund tė dallosh psikologjinė e re e tė pėrparuar.

            Nė kėngėt e Fterrės e tė krahinės i kėndohet Gjolekės, por edhe Laze Fterrės (apo Lazo Kofinės), njėrit prej ndihmėsve tė Gjolekės, qė ishte jo vetėm shkronjės i tij, por edhe bashkėluftėtar “pallėvetėtima”, qė nė krye tė disa trimave do t’i dėgjohet emri nė Kurvelesh e Tepelenė, ku jepen edhe tiparet e tij morale: “O more Lazo Kofina, pse s’pranove grada e sqima, plot me arna t’u mbush linja”.

            I kėndohet  me dhimbje Islam Fterrės (Gjonika), qė “ra nė sulm tė parė”, si trim i rrallė. Me shpatė e dufek luftojnė tė tjerė: “ Nė Ēukė Mustafa Fterrė,  Xhaferi (Shehu) me tė tjerė,  pesė a gjashtė andartė i theri”.  Nė romanin “Vrasja e tradhtisė “, pėr njė fteriot shkruhet qė ka shkuar deri nė Shkodėr nė luftė kundėr shovinistėve serbė. Nė gazetėn e Vlorės mė 1920 shkruhet pėr trimėrinė e Mene Zhupes, qė “ edhe burrat i turpėroi”. Vjersha popullore hedh dritė mbi njė varg ngjarjesh e heronjsh, qė i kapėrcejnė kufijtė e fshatit, bile dhe tė zonės.

            Nė njė varg krijimesh popullore u kėndohet edhe heronjve tė tjerė tė tė gjithė vendit, si Ismail Qemalit, Abdyl Frashėrit, Mustafa Matohitit, Memo Metos.

            Pėrmes kėngės popullore dallon dhe strukturėn shpirtėrore dhe cilėsitė qė vihen re nė gratė e vajzat qė morėn pjesė nė Luftėn Nacionalēlirimtare “Vajzat e popullit ē’u ngrenė,/ si djeltė e bėnė ēepenė,/ hodhėn supeve dufeknė”, ose “Jemi nėna shqipėtare,/ pra s’na erdhi fare rėndė,/ nuk qamė pėr djemtė fare,/ derdhėn gjak e hodhė rrėnjė”.Nė Fterrė nėna e dėshmorit do tė pėrshkruhet me tone madhore nga populli e nė mėnyrė tė veēantė nė poezinė e Memo Metos, ku ajo pėrshkruhet si njė “spartane” qė jep kushtrimin, qė pėr ngushėllim tek mua mos nxitoni,” se si djalin tim Fuatin kėtė herė,/ fashizmi do tė na vrasė dhe tė tjerė”. Nė kėngėt e fshatit tonė del qartė bota e pasur shpirtėrore e nėnės fteriote.

            Kėngėt e kėnduara, apo tė njohura si tė krijuara nė Fterrė, kanė njė shtrirje te gjerė nė kohė e nė hapėsirė. Ngjarjet qė ato pėrshkruajnė zhvillohen qė nė Stamboll, Berlin e nė Uashington, nė Moskė e Paris, e kudo ku bėhen kuvende pėr Shqipėrinė.

            Nė kėngėt popullore ngjarjet lėvizin me njė dinamikė tė madhe, nė Jugė e nė Veri, nė “Argjri” e nė Kosovė, nė Janinė e nė Shkodėr. Nė to i qahet halli edhe popullit italian edhe atij grek. Populli me humor vė nė lojė perandorė e mbretėr, Hitlerin e Duēen.

            Edhe kur kėndon pėr hallet, pėr plagėn e rėndė tė kurbetit, “garipat” qė janė “nė tė madh siklet”,  dhe padrejtėsitė, nuk vėrejmė pesimizėm, por herė revoltė e herė humor. Diku betohen dhe premtojnė tė mbajnė benė, “:Kush ta kthejė le ta therė, / ne nuk japim xhelepenė, “Dauti qė pati mjaltė, / Ju kthe djali mė tė prapė./ Harizi qė s’pati mjaltė, i vate djali nė Artė”. 

Nė kėngėt e popullit  nuk ka fjalė tė mėdha, por figura plot dritė, me fjalė tė thjeshta me ngarkesė emocionale. Edhe nė Fterrė ka njė pėrvojė tė pasur tė krijuesve popullorė. Nė fshatin tonė janė shquar disa kėngėtarė tė talentuar tė kohėve tė kaluara dhe tė kohės sonė, si Isuf Avreci, Xheladin Shkurti, Shaqo Mita, Mustafa Mehmeti, Ile Zeneli, Tahsin Elezi etj. Nė Fterrė bien nė sy njė mori krijimesh e njė frymė e pėrgjithshme krijuese, njė aftėsi e bukur pėr tė kapur tė bukurėn nė jetė, pėr tė shprehur jetėn nė kėngė.

Nė vitet e fundit janė shquar veēanėrisht vjershėtori popullor Teno Lona, si dhe kėngėtari Hasan Mehmeti, vjershėtori i ri Tomorr Avreci e jo pak tė tjerė, tė njohur nga gjithė fteriotėt.  Nė Fterrė  ka jo pak krijues me humor popullor. Mund tė themi pa e tepruar se nė ēdo dasmė qė bėhet ngrihen kėngė gėzimi e bėhet jo pak humor me kėngė. Edhe nė ēdo fatkeqėsi tė rėndė qė ndodh, vajtohet me ligje e ligjėrime nga jo pak gra, qė u dridhet zemra nga pikėllimi.

            Nė pėrfundim dua tė theksoj se krijimtaria nė Fterrėn tonė mishėron artistikisht ideale tė mėdha, frymėzon pėrparim e zhvillim. Prandaj ne na bie pėr detyrė ta njohim, ta mbledhim, ta pasurojmė e tė mėsojmė prej krijimit popullor.

                                                                                                  As.Prof.Dr. Jakup MATO

Nr.17 – dhjetor, 1999

 

Agron Xhama - Rruga Komuna e Parisit (Medar Shtylla)
Pall.ABC god.2 shkalla 1 ap.2
Tel: +355 4 2441014  Cel: 069 2154981
Tirana - ALBANI