FTERRA - ARSHIVE

Lidhjet me Fterren

Home
Historia
Arsimi, kultura
Popullsia, tradita, sociale
Kenge e bejte

New Page 1

LIDHJET ME FTERRĖN DHE ME NJĖRI-TJETRIN,

NEVOJĖ SHPIRTĖRORE E MATERIALE, PĖR SOT  E PĖR MOT

- Mbajtur nė takimin nė Fterrė, 28 gusht 2004

         

            Le tė kthejmė mendimin te tė parėt tanė, duke kujtuar, pėr njė ēast, secili njerėzit e vet nė kurbet-vite tė shkuara, apo nė emigracion-kėto vite. A ka ndonjė fterjot qė ka ikur dhe "ka hedhur gurin pas"?. Pėrkundrazi, nė tė gjitha kohėt, dhe kur fterjotė shkuan nė kurbet, dhe kur shkuan pas nėpunėsisė, civile e ushtarake, dhe tani nė emigracion, pėrsėri "shpirti i Fterrės" sė pėrbashkėt na ka ndjekur pas. Ėshtė kjo arsyeja, qė nė Fterrė, njė nga bijtė e kėtij fshati, ka sjellė sot librin me titullin kuptimplot: "Ne tė lam, po Ti s'na le,/ Se Ti vjen, ku vemi ne".

Duke biseduar me fterjotė tė moēėm, duke studjuar Historikun e Fterrės e gazetėn "Fterra jonė", duke njohur, sa ka qėnė e mundur jetėn e bijve tanė nė emigracion dhe veprimtarinė e Komunitetit fterjot, arrin lehtė nė gjykimin, se fterjotėt nė tėrė historinė e njohur, pėrherė kanė ndjerė dhe kanė mbajtur lidhje tė forta me Fterrėn dhe me njėri-tjetrin. Madje kemi bėrė "fterjote" dhe nuset tona, dhe dhėndurrėt tanė, sipas mėnēurisė: "Nusja e mirė bėhet bijė e parė e fshatit", ndėrsa "dhėndėrri i mirė bėhet djalė i parė i shtėpisė". Njėherazi, kemi bėrė dhe simpatizantė e miq, gati nga ēdo krahinė e Shqipėrisė e deri nėpėr botė, nga etni e fe tė ndryshme, jashtė komplekseve tradicionale.

Pra, duke e parė kėtė problem nė kėto dy shekujt e fundit, (shekulli i 19-tė dhe 20-tė), del se fterjotė, qė kanė shkuar nė Turqi apo Selanik, nė Europė e deri nė Sh.B.A. e Kanada, i kanė mbajtur lidhjet  me Fterrėn dhe me njėri-tjetrin. Kėtė e vėrejmė kėnaqshėm edhe sot te fėmijtė tanė.

Duke i vėzhguar kėto lidhje, historikisht e aktualisht, del: Sė pari, se lidhja me Fterrėn ėshtė dashuri shpirtėrore, ėshtė dashuria pėr vendlindjen, si atribut individual pėr ēdo fterjot, i shprehur: nė mall e derte, nė bejte e vajtime e deri nė krijimtarinė letrare e artistike, nė krijimtarinė shkencore, arkeologji e drejtėsi, nė median e shkruar e nė emisione televizive dhe deri: poezi e libra, kushtuar Fterrės e fterjotėve. Cili fterjot erdhi nė Fterrė dhe nuk u gjallėrua e nuk u pushtua nga ndjesi tė veēanta? Njė fterjot i dalur nėpėr botė, nė njė bisedė tė lirė nė Tiranė, na dha kėtė ide: Nė Evropė kam shkuar,/ N’Amerikė kam fjetur,/ Por vend mė tė dashur ,/ Nga Fterra, s’kam gjetur./ 

Njėherazi, kjo lidhje ėshtu shprehur dhe nė mbėshtetjen e nė solidaritetin  shoqėror pėr njėri-tjetrin, pėr bijtė e Fterrės e tė fterjotėve, kryesisht pėr shkollim e kulturė, pėr nėpunėsi e pėr profesione apo zanate tė ndryshme. Fterjoti nuk ėshtė kursyer pėr tė bėrė mirė, me aq sa ka patur nė dorė, cilitdo, aq mė tepėr fterjotit jashtė Qafave tė fshatit.

Sė dyti, janė lidhje ekonomike tė shprehura nė anėn materiale, edhe duke marrė, por edhe duke dhėnė diēka pėr Fterrėn. Kėshtu, bie fjala, fterjoti ka marrė nga vendlindja, njė kavanoz me mjaltė a njė shishe me ujė Ixori, njė varg me ēepele a njė bukfiqe, njė shishe vaj ulliri a njė "kokakola" me raki me aromė rrushi amerikan, apo dhe pak mish tė pjekur fterre, apo patate e qepė tė ėmbla nga koshtrat tona.

Gjithashtu, ftetrjoti dhe ka prurė diēka nga vetja e nga mundi i tij nė Fterrė. Kėshtu, ka sjellė jo vetėm civilizim, por dhe ndihmė ekonomike pėr familjen dhe kontribut  pėr Fterrėn. Tė tilla punė kanė bėrė kurbetlinjtė nė Stamboll, nga mezi i dytė i shekullit 19-tė, Isa Hizmo me tė tjerė, duke nxitur idenė: ēdo derė njė djalė nė kurbet, por dhe duke dhėnė ndihmė pėr rregullimin dhe ndėrtimin e kalldrėmeve nė lagjet e fshatit Fterrė, tė cilėt, sipas traditės, i ndėrtuan me duart e tyre ustallarėt fterjotė, qė janė mirėmbajtur deri vonė, por qė nė kėto vitet e fundit, pėr fat tė keq, janė duke u parė me "syrin e njerkės".

 Eshte e vyer ndihma para dy shekuj pėr ndėrtimin e Xhamisė-mejtep; pėr shkollėn fillore e pėr xhaden Kuē-Fterrė nė vitet '20-30-tė; pėr telefoninė me Kuēin nė vitet '30-'40-tė e me Borshin nė vitet '60-tė; pėr ndėrtimin e Hidrocentralit nė Fterrė ne 1956-tėn e pėr shkollėn 8-vjeēare dhe ujėsjellėsin nė vitet '60-'70-tė; pėr rregullimin e mirėmbajtjen e xhades, nga ana e Borshit e Kuēit; por dhe pėr ndėrtimin e godinės dhe Muzeut pėr Fterrėn, nė vitin 1979-80-tė, e tė tjera punė, qė janė bėrė nė dobi tė Fterrės. Njė shėmbull i freskėt i viteve tė fundit, ėshtė dhe rregullimi e mirėmbajtja e varrezave tė Fterrės, duke dhėnė ēdo fterjot njė kontribut modest financiar. Nė kėtė kuadėr bėjmė apel pėr mė shumė kontribut pėr vendlindjen tonė e tė tė parėve tanė. Ėshtė obligim i pėrbashkėt ringritja e Muzeut tė Fterrės, rregullimi dhe sistemimi me projekt i Ixorit, si qendėr e Fterrės, ripėrtėritja e ujėsjellėsit me ujėt e Ngurrėzės e ndofta dhe rikompozimi i Lapidarit  tė dėshmorėve tė Fterrės sonė. Realizimi i kėtyre detyrimeve kėrkon mbėshtetjen kryesisht tė iniciativės sė lirė private, por dhe asaj komunitare. Detyrė madhore pėr komunitetin fterjot ėshtė mirėmbajtja, madje deri  asfaltimi i 10 km rrugė, nga Ixori ynė, kėtu ku jemi, e deri nė Qafėn e Kalasė sė Borshit, qė ėshtė nė dobi tė vetė egzistencės sė Fterrės sonė, tė cilėn tė gjithė e duam shumė, deri dhe me tepėrim.

Lidhja me Fterrėn e me njėri-tjetrin ėshtė jo vetėm tradite e kultivuar, por mund tė cilėsohet dhe si trashgimni genetike, qė vėrteton se dhe geni fterjot i pėrket genit shqiptar, i cili nuk u shua, as nėn sundimin shekullor nga Perandoria Romake e as deri te sundimi otoman 500 vjeēar, madje as te arbėreshėt e Italisė e as te arvanitasit e Greqisė, kur Amerika e Jugut nė mė pak se 200 vjet, humbi etninė dhe gjuhėn e vet, duke u konvertuar nė “Amerikėn Latine”. Kujtojmė kėtu dhe shėmbullin e Fiqret Fterrės,qė megjithse i rritur nė Tiranė dhe i ikur nė Amerikė nė djalėri qė nė 1943, pa ardhur asnjėherė nė Fterrė, kur vdiq nė 1997 nė Nju Xhersi, la amanetin qė hirin e trupit t’ia sillnin e t’ia hidhnin nė detin pranė Borshit, amanet qė ia plotesoi Gruaja e tij, amerikania Kostancė, me dy femijtė e tij, 5 vjetė mė parė. Pra, lidhjet e fterjotėve me njėri-tjetrin e kanė bazėn dhe te instikti i dashurisė pėr njėriun tėnd, e kanė burimin dhe te qumėshti i nėnave fterjote, dhe tek edukata familjare dhe e vendlindjes, dhe te mjedisi i Fterrės.  

Sė treti, janė lidhje shoqėrore e miqėsore tė fterjotėve qė janė shtrirė dhe fshat e fqinj, me shokė e miq nga krahina e nga treva shqiptare, madje dhe me tė huaj, deri dhe nė jo pak martesa tė reja, qė janė bėrė kėto vitet e fundit dhe nė Itali e Greqi, Amerikė e Kanada, apo gjetkė.

Prandaj, tradita e lidhjes me Fterrėn dhe me njėri-tjterin ėshtė e nevojshme, jo vetėm tė njihet, por dhe tė ruhet e tė zhvillohet  pėr tė mos “u tkurrur” mė tej, qė mund tė ēojė deri nė braktisjen e Fterrės sonė "lule xheneti", siē e kanė quajtur tė parėt tanė, sepse ka vlera njerėzore e natyrore, ka vlera historike-arsimore-kulturore, ka vlera tė mirėsisė e tė virtytit, ka vlera tė punės e tė jetės. Fterra ėshtė vend me bukuri ekzotike e me natyrė pjellore, me njerėz qė shquhen pėr urtėsi e mirėsi. Mirpo, nė kushtet e demokracisė, duhet njohur dhe vlera turistike e Fterrės, si  pėrparėsi pėr kthimin e saj nė njė pikė turistike tė ēmuar.

            Kjo sepse Fterra mund tė bėhet pikė turistike pranverore e verore, madje dhe pėr vjeshtėn e parė. Dhe ja pse. Nė pranverė ringjallet jeta, kur “prilli mbush ēeturėt” e “maji njom dhe gurėt”. Nė verė, kur dhe buzė detit tė zė vapa, kėtu nuk ndjen pikė djerse. Edhe vjeshta e parė, kėtu ėshtė e artė dhe e kamur. Nė kėtė periferi, dhe nė dimėr ka njė klimė normale, qė nuk i njeh temperaturat ekstreme.  

Pra, Fterra ka njė pozicion komod. Ka ujė burimi tė lehtė. Nga lart vjen era e malit, qė tė freskon ballin. Nga lugina vjen era e detit ngarkuar me avuj uji. Nga lumi  vjen freskia e vesės. Kėtu dhe toka, si njė organizėm i gjallė, me kullotat e saj speciale, u jep njė shije tė veēantė dhe qumėshtit, djathit e mishit tė qėngjit e tė kecit, ashtu siē kanė “nostimė” dhe frutat e perimet, vaji i ullirit e rakia e rrushit, fiku perdhikul dhe arra qė thyhet me dorė, patatja e qepa me qepujkėn etj. Kėtu kultivohet dhe bleta., mjalti i tė cilės ėshtė kurativ pėr disa sėmundje. Mjeku Peti Zeneli, nė vėzhgimet e tij, ka arritur nė gjykimin se nė kėtė klimė nuk ka as dhimbje koke e as sėmundje zemre, kėtu nuk ka as tė dhjamosur e as diabetikė, pėrveē sėmundje stomaku pėr mungesė regjimi.

Nė kushtet e demokracisė globale, kur nė sajė tė komunikimit elektronik e lėvizjes sė shpejtė tė njerėzve ka ndryshuar dhe ligji i hapėsirės dhe i kohės, nė dobi tė qytetėrimit, problemi ėshtė tė ndryshojmė dhe mentalitetin tonė tė jetesės pėr tė punuar, jo vetėm me dashuri platonike pėr Fterrėn, por tė mendojmė dhe individualisht, dhe si komunitet, se ēfarė mund tė realizohet pėr ta kthyer Fterrėn nė njė pikė turistike tė ēmuar, krahas Borshit qė kemi pranė, sepse dhe Fterra, edhe zyrtarisht e administrativisht, hyn nė zonė turistike, si pjesė pėrbėrėse e Komunės Lukovė.

Dhe kur arrijme nė kėtė pėrfundim, bazohemi dhe nė pėrvojėn e fshatrave nėpėr Botė, qė i kanė kthyer nė qendra urbane, duke ndėrtuar vila e duke i transformuar nė vende pune e ēlodhėse. Nė zona tė ndryshme rurale dhe atje ku ka pak banorė, madje dhe atje ku nuk ka banorė, shkojnė nga qyteti nė periferi, siē i konsiderojnė ata ish-fshatrat, dhe kryejnė punė bujqėsore e shėrbime tė tjera. Njė shėmbull tė tillė e kemi edhe tek njė numėr fterjotėsh qė jetojnė e punojnė nė Sarandė, por qė vijnė herė pas here nė periudha tė ndryshme tė vitit, si pėr tė punuar koshtrat e tyre, dhe pėr tė ndėnjur kėtu me ditė a me muaj, se nė kėtė klime e kėtė mjedis tė zgjatet dhe jeta.

Tregues i mirė dhe shpresėdhėnės ėshtė dhe fakti qė disa fterjotė, jo vetėm kanė filluar tė mendojnė, por dhe kanė filluar tė rregullojnė shtėpitė ekzistuese, por dhe tė ndėrtojnė shtėpi me kerkesat e kohės sė sotme. Kėtė po e shikojmė, sidomos te ata fterjotė qė merren me aktivitet privat, qė janė duke menduar e projektuar ndėrtimin e shtepive tė tyre tė reja pėr tė ardhur me pushime dimėrore a verore, apo nė vjeshtė e nė pranverė, sipas mundėsive.

            Kėshtu, mendojmė se Fterra jonė do tė kthehet njė qėndėr turistike edhe pėr tė huaj, edhe pėr miq e shokė tė fterjotėve nga shumė anė, deri nga bota ku janė e ku punojnė. Eshtė shėmbull i bukur, qė me nxitjen e Ismet Elezit erdhi nė Fterrė njė ekip studjuesish nga universiteti i Gracės nė Austri, qė pėr tri javė bėnė studimin social-kulturor pėr Fterrėn tonė, qė e kanė botuar dhe nė njė libėr shkencor tė atij universiteti. Ėshtė frymėzuese dėshira e publicistit Fatos Lubonja, djali i Liri Fterrės, qė kėrkon tė ketė njė shtėpi nė Fterrėn tonė, ku tė vijnė e tė banojnė pėr njė kohė tė caktuar edhe poetė e krijues tė tjerė, se Fterra jonė ėshtė dhe vėnd frymėzues, edhe me natyrė ekzotike,  edhe me histori e kulturė, edhe me bij tė shquar tė saj.

            Pėr gjithė sa theksuam, gjykojmė se, pėr mė tepėr nė kushtet e ekonomisė sė tregut tė lirė, janė tė gjitha mundėsitė pėr tė ruajtur e forcuar lidhjet me vendlindjen  tonė dhe tė tė parėve tanė, duke gjallėruar dhe riorganizuar Komunitetin fterjot, kėtu e nė Tiranė, duke u organizuar dhe nė emigracion, sidomos komuniteti fterjot nė Greqi, ashtu si kudo ku ka bashkėsi fterjotėsh, duke zgjeruar e forcuar lidhjet me Fterrėn dhe me njėri-tjterin, bashkėpunimin midis nesh, duke parė gjithnjė ato qė na bashkojnė pėr ta bėrė Fterrėn tonė ashtu siē e duam tė gjithė. Se nė Fterrė, ashtu siē na tha njė profesor, Jakupi, mund tė jetosh si zotni edhe duke qėnė bari, edhe duke qėnė bletrritės. 

Fterrė, 28 gusht 2004.                        Punuar, nė bashkėpunim

                                                  Gėzim Dusha, Jashik Maci dhe Guro Zeneli

Nr. 40 – gusht  2004

Agron Xhama - Rruga Komuna e Parisit (Medar Shtylla)
Pall.ABC god.2 shkalla 1 ap.2
Tel: +355 4 2441014  Cel: 069 2154981
Tirana - ALBANI