FTERRA - ARSHIVE

Fterra ne vitet 1913 - 1916

Home
Historia
Arsimi, kultura
Popullsia, tradita, sociale
Kenge e bejte

FTERRA NĖ VITET 1913 – 1916

Pa u konsoliduar shteti i porsa formuar mė 28 Nėntor 1912 nė Vlorė, filloi Lufta Ballkanike, e cila preku drejtpėrdrejt edhe fshatin tonė. Nė maj tė vitit 1913 ushtarė grekė erdhėn deri nė Fterrė dhe si shprehje e dhunės e urrjetjes ndaj vendasve ishte dhe vrasja e disa bashkėfshatarėve. Mbi kėto ngjarje tė hidhura dėshmon njė letėr e popullit tė Fterrės drejtuar Minidtrisė sė Brendshme tė Qeverisė sė Pėrkohėshme tė Vlorės.
Gjendja e krijuar i detyroi fteriotėt tė mėrgonin ku tė mundnin. Shumė shkuan nė fshatrat e Lumit tė Vlorės dhe dimri i vitit 1913-1914 i zuri pa shtėpi e pa katandi, ndaj ka qėnė njė nga periudhat mė tė vėėshtira.
Nė pranverė tė vitit 1914 burrat e fshatit u ngritėn me armė, u organizuan nė ēetė dhe me ndihmėn e ēetės sė Vlorės tė udhehequr nga Sali Murati nga Vranishti, arritėn tė pėrzėnė ushtarėt grekė nga vatani. Nė luftė kundėr ushtarėve grekė pėr trimėri e qėndresė burrėrore u shqua Emine Zhupa, pėr tė cilėn ka shkruar shtypi i kohės. Gjithashtu, nė kėto pėrpjekje u plagos dhe Nuredin Kofina.
Zhvillimi i mėvonshėm i ngjarjeve politike e ushtarake favorizuan ripushtimin e fshatit nga ushtritė greke. Ky keqėsim i gjendjes detyroi bashkėfshatarėt qė tė dėrgonin njė delegacion nė Delvinė pėr tė shprehur protestat e tyre kundėr bandave vorio-epirote. Kurse shumica e banorėve u detyruan tė lėnė pėrsėri shtėpitė e tyre e tė mėrgonin nė fshatrat e Vlorės. Kjo gjendje vazhdoi deri nė vitin 1916, kur ushtarėt grekė u detyruan tė largohen pėrgjithmonė nga fshati ynė.
Fteriotėt u kthyen pėrsėri nė fshatin e tyre me shtėpi tė djeguara e tė shkatėrruara, me pemė e ara tė shkretuara dhe me fare pak gjė tė gjallė qė kishte mbetur nga kėto vite tė vėshtira. Ne vjeshtėn e parė tė gjashtėmbėdhjetės, me punė e djersė fshati u pėrtėri nė tė gjitha fushat e jetės. Nė kėtė vit hapet shkolla fillore nė gjuhėn shqipe, dritarja e dijes pėr tė gjithė brezat e ardhshėm tė fshatit.

Prof.Dr. Muzafer KORKUTI
Nr.4 – tetor, 1997

Enter supporting content here

Agron Xhama - Rruga Komuna e Parisit (Medar Shtylla)
Pall.ABC god.2 shkalla 1 ap.2
Tel: +355 4 2441014  Cel: 069 2154981
Tirana - ALBANI