Make your own free website on Tripod.com

FTERRA - ARSHIVE

Fterra sipas Enciklopedise se Kurveleshit

Home
Historia
Arsimi, kultura
Popullsia, tradita, sociale
Kenge e bejte

FTERRA

SIMBAS ENCIKLOPEDISĖ SĖ KURVELESHIT

 

Fterra, fshat nė Kurveleshin e Poshtėm. Gjendet nė Jugperėndim tė rrafshnaltės sė KURVELESHI Sipėrfaqja e pėrgjithshme e territorit tė fshatit ėshtė rreth 37 km2. Shtrihet nė njė terren kodrinor dhe njė pjesė e vogėl nė terren malor, nė dy lugina: ajo e Fterrės nė Perėndim dhe e Galishtit nė Lindje. Kuota mė e lartė ėshtė maja e Lėpjetės nė Lindje me 1596m mbi nivelin e detit dhe, mė e ulėta nė Jugperėndim, 130m mbi nivelin e detit, tek bashkimi i pėrroit tė Langadhės me lumin e Fterra Qendra e fshatit shtrihet nė njė lartėsi mesatare 200 deri 250 m mbi nivelin e detit. Fterra kufizohet nga Veriu me fshatin Kuē (4.5 km kufi), nga Jugu me Golėmin (5km kufi), nga Juglindja me Zhulatin, Tatzatin dhe mė Perėndim me Borshin. Pėrgjatė luginės sė Fterrės kalon rruga automobilistike Borsh-Fterrė-Kuē me gjatėsi rreth 23 km (prej tė cilave 9.5 km. brenda territorit). Nga qendra e Fterrės dalin disa rrugė kėmbėsorėsh, si rruga Fterrė-Ēorraj, Fterrė-Qafa e Rrėmullės-Gurrė dhe Galisht, si dhe Fterrė-Lug nė drejtim tė Golemit.

Dy luginat ku shtrihet Fterra ndahen nga njėra-tjetra nga vargmali Lajthi-Gjothanas-Balash-Gargull me shtrirje veri-jug. Nė tė dy luginat ka burime tė shumta uji. Klima ėshtė mesdhetare me njė ekuilibėr tė lagėshtirės, freskisė dhe temperaturės. Nė vartėsi tė relievit dhe lartėsisė sė tij mbi nivelin e detit, dallohen mikrozona klimatike, tė cilat ndikojnė nė larminė e llojin e bimėsisė dhe tė gjallesave. Temperaturat nė dimėr janė 8o - 9o C dhe nė verė 20o-30o C. Zotėrojnė erėrat nga jugu me shpejtėsi mesatare 3-5 m/se Kurveleshi, nė mesditė haset puhia detare, ndėrsa gjatė natės vepron puhia tokėsore. Bien mesatarisht mbi 1200 mm reshje nė vit. Nė dimėr bien edhe reshje dėbore, tė cilat nė zonėn e ulėt nuk qėndrojnė mė shumė se 1-2 ditė, ndėrsa nė kuota tė larta qėndrojnė disa muaj dhe rrallė e kalojnė muajin prill.

                  Hapėsira ku shtrihet fshati Fterra, sikurse dėshmohet, ka qenė e banuar shumė herėt. Ajo ka pasur gjah tė shumtė, ndaj nė tė shkuarėn e largėt ka tėrhequr vizitorė apo gjahtarė. Ata vinin  nga brigjet e Jonit, sidomos nga kalaja e Badhrės (midis Borshit e Piqerasit), kalaja e Sopotit, nga kalaja e Qeparoit, kala qė, siē dėshmojnė tė dhėnat arkeologjike, kanė qenė banuar qysh nė kohėn e bronzit (rreth 3000 vjet mė parė).

                 Vazhdimėsinė e banimit tė fshatit Fterra e dėshmojnė tė dhėnat gjuhėsore apo toponimet qė janė ruajtur deri nė ditėt tona, si Q. Qishės (shih), lxuar-lxor (burim), Bėrda-kodėr e vogėl, Varre-tog me gurė tė vegjėl etj. (emra sllav), si derven, foti, hon, perivol (ndikim turk e grek) e shumė tė tjera. Ndeshemi edhe me toponime si Galile, Kikė, si dhe me emra njerėzish si Avrec-Jevrej, Rahile etj., qė janė me origjinė ēifute. Kėto tė fundit ndoshta kanė lidhje me vendosje tė hershme tė ndonjė familjeje ēifute aty nga shekulli XVII. Pavarėsisht nga kjo hershmėri e banimeve nė rajonin e Fterrės, dokumentet e shkruara pėr ekzistencėn e fshatit Fterra i gjejmė vetėm nė fillimet e pushtimit osman.

          Dokumenti i parė i shkruar ėshtė Defteri Osman i vitit 1431, i cili vendbanimin e fshatit e ka evidentuar me emrin Efteran (Fterra e sotme), nė atė kohė me 12 hane (familje me kryefamiljarė, si dhe familje tė tjera qė paguanin taksa mė tė vogla), i cili bėnte pjesė nė  nahijen e Sopotit, kazaja e Gjirokastrės. Pas 150 vitesh nė defterin e v. 1583, Fterra evidentohet me emrin Ifteran, tashmė me 24 zjarre (shtėpi) dhe mė pas, sipas njė burimi tjetėr, me 45 zjarre (shtėpi). Administrativisht, nė fillimet e pushtimit osman Fterra bėnte pjesė nė nahijen e Sopotit (Kalasė sė Borshit), nė shekullin XVI nė nahijen e KURVELESHI dhe kazaja e Delvinės, nė vitin 1901 nga nahija e Himarės mė kryeqendėr vilajetin e Gjirokastrės. Pas krijimit tė shtetit tė parė shqiptar, kur KURVELESHI u bė nėnprefekturė mė vete me qendėr Gusmarin, Fterra varej prej saj. Nė vitin 1949 kaloi nė vartėsi tė rrethit Vlorė dhe, me kėrkesėn e banorėve, nė fillim tė viteve ‘60 nė pėrbėrje tė rrethit Sarandė, nga varet edhe sot.

          Fteriotėt kanė dhėnė ndihmesė tė ēmuar gjatė historisė pėr mbrojtjen e krahinės sė tyre dhe tė viseve shqiptare. Tė dhėna mė tė drejtpėrdrejta na vijnė nga koha e kryengritjes sė Tanzimatit. Gjatė kėsaj kryengritjeje, ēeta e Laze Kofinės (sė parė) ka qėndruar nė krahė tė Tafil Buzit, Zenel Gjolekės, duke qenė njėherazi edhe kėshilltar i kėtij tė fundit. Nė vitin 1910, njė grup fteriotėsh, me nė krye Nuredin Kofinėn, vranė komandantin e andartėve grekė nė luftime nė Delvinė. E tillė ka qenė ndihmesa e fteriotėve edhe nė kohėn e Luftės sė Parė Ballkanike e pas saj (1913-1916). Po kėshtu, N. Kofina me shokė nė vitin 1913 ndoqi grekėt me luftime deri nė Janinė. Nė pranverėn e vitit 1914 burrat e fshatit, tė organizuar nė ēeta, sė bashku me ēetat e tjera tė KURVELESHI e tė Lumit tė Vlorės luftuan ballė pėr ballė me andartė grek qė nga Himara e deri nė Kallarat e Bolenė. Banorėt e Fterrės, nė fillim tė vitit 1916 u rikthyen nė fshatin e tyre, por tė shkatėrruar e djegur plotėsisht. Nė vjeshtė tė vitit 1916, fshati ishte ripėrtėrirė dhe arriti tė hapė edhe shkollėn fillore nė gjuhėn shqipe.

            Fterra mori pjesė nė Luftėn e Vlorės mė ēetėn e saj me mbi 40 luftėtarė, nėn komandėn e Xhafer Shehut si dhe nė mbėshtetje tė qeverisė sė Fan Nolit mė 1924. Demokratė fteriotė si Tasin Elezi, Ismail Bezhani me shokė, pėr pėrkrahjen qė i dhanė qeverisė sė Nolit, mė vonė internohen nė Krujė dhe Gjirokastėr.

 

          Gjatė viteve 1925-1939 me vendosjen e Republikės e mė pas tė Mbretėrisė, fshati shfrytėzoi mė mirė kushtet e favorshme gjeografike e klimatik dhe, sipas preferencave e mundėsive tė familjeve tė caktuara, mori zhvillim blegtoria, bujqėsia, frutikultura. Gjithsesi, disa familje nuk siguronin dot tė ardhura gjithėvjetore. Ndaj edhe shumė burra, kryesisht nė krizėn e viteve 1933-1936, mėrguan nė qytet pėr pune tė ndryshme krahu.

             Ndėrsa qysh nė vitet ’20 - ’40 shumė fteriotė morėn rrugėn e shkollimit e tė nėpunėsisė. Nė kėto vite mbi 20 djem fteriotė vazhduan shkollat e mesme, kryesisht Normalen e Elbasanit, gjimnazet e shtetit Gjirokastėr e Tiranė etj., tė cilėt formuan dhe brezin e parė tė intelektualėve, pas  brezit tė hoxhėve tė shumtė nė numėr, qė kishin mbaruar nė Stamboll para Pavarėsisė. Duke ecur nė rrugėn e dijes, fteriotėt jo vetėm u arsimuan pėr vete por dhanė njė ndihmesė tė ēmuar nė arsimim e brezave tė tėrė nė krahina tė ndryshme tė mbarė vendit. Pėr kėto merita tė bijve dhe tė bijave tė veta, fshati Fterra mė 1 Mars 1961, ėshtė dekoruar nga Presidiumi Kuvendit Popullor pėr merita tė shquara nė arsim me motivacionin “Fshat nga gjiri tė cilit kanė dalė dhjetėra mėsues, qė kanė kontribuar nė zhvillimin e arsimit nė krahina tė ndryshme tė vendit”.

 

  Fterra ėshtė shquar pėr tradita arsimore. Shumė fteriotė u shkolluan nė kurbet. Isa Hizmo arriti deri  nė detyrėn e dekanit tė Drejtėsisė nė Universitetin e Stambollit.

 Shkolla e parė nė gjuhėn shqipe u ēel nė Fterrė nė tetor tė vitit 1916, me rreth 20 nxėnės e mėsues Selim Gjonikėn. Shkolla nisi tė forcohej kur mė 1922  filloi detyrėn e mėsuesit Neim Zani, qė punoi njė jetė tė tėrė pėr arsimimin e bijve tė fshatit. Mė 1925 u ndėrtua shkollė e re dhe mė 1926 nė tė u ulėn 39 nxėnės, midis tyre pėr herė tė parė dhe  16 vajza.

Shkolla punoi me ndėrprerje edhe gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, ku mėsuesi Hiqmet Dusha,  krahas mėsimit, i edukonte nxėnėsit me ndjenja tė zjarrta atdhedashurie.

Pas Ēlirimit shkolla njohu rritje sasiore e cilėsore. Qė mė 1945 u ēelėn dhe kurset kundėr analfabetizmit. Nė maj tė vitit 1956 ēelet kopshti i fėmijėve parashkollorė.   Mė 1 mars 1961 Fterra dekorohet nga Kuvendi Popullor  pėr merita tė shquara nė arsim. Mbas ndėrtimit tė shkollės sė re me dy kate nė vitin 1968, nė Fterrė merr udhė arsimi 8-vjeēar.

        Fteriotėt kanė rrezatuar arsim e dituri nė tė gjitha krahinat e vendit. Vetėm shkollėn pėr mėsuesi e kanė mbaruar deri nė vitin 2004 mbi 130 djem e vajza. Arsimin e lartė e kanė mbaruar mbi 300 fteriotė dhe tė mesmin mbi 500. Nuk gjen asnjė degė tė shkencės e tė dijes ku fteriotėt tė mos kenė dhenė ndihmesėn e tyre tė vyer. Prej tyre numėrohen  11 Profesorė e Doktorė Shkencash, si dhe Mėsues tė Popullit e tė Merituar, pedagogė, shkrimtarė, artistė, ushtarakė, inxhinierė e ekonomistė, mjekė , agronomė etj.

 

     Fteriotėt u lidhėn me LANĒ qė nga fillimet e qėndresės aktive nė KURVELESHI Moment kulmor pėr lidhjen e fteriote me LANĒ shėnoi mbledhja e tyre te Kroi Bedrinit (shih)me tė deleguar tė Frontit ANĒ Bedri Spahiun (shih), nė qershor 1942, ku krijuan edhe Kėshillin e Parė ANĒ (shih), me kryetar Mehmet Ēallo dhe ēetėn territoriale tė fshatit (shih). Ēeta territoriale mori pjesė nė disa luftime nė krahinėn e Kurveleshit e tė Bregdetit. Ajo nė fillim kishte vetėm 25 luftėtarė dhe shpejt arriti me 55 anėtarė. Ndėrsa, nė formacionet partizane morėn pjesė 45 fteriotė, kryesisht, nė Br 1, 6, 8, 12, 19 S etj. Familjet fteriote, edhe nė Galisht e kudo qė ishin me bagėti nė malet e Fterrės dhe tė Borshit, u bėnė baza tė rėndėsishme tė luftės partizane. Fterra pėsoi dėme tė shumta njerėzore dhe materiale. Fterra ka 6 dėshmorė e disa viktima. Ju dogjėn e shkatėrruan 40 shtėpi, ju dėmtua rėndė gjėja e gjallė, pemishtet, kosheret e bletėve etj. Meritė tė veēantė pėr organizimin e Fterra nė Frontin ANĒ ka mėsuesi dhe komisari Hiqmet Dusha, qė u bė organizatori kryesor i tėrė veprimtarisė politike dhe luftarake pėr Fterra dhe fteriotėt. Dhe nė vazhdim tė tij, Mehmet Dusha , Safet Memi e tė tjerė.

        

Rindėrtimi i fshatit nga shkatėrrimet e mėdha tė L2B, pėrbėnte detyrėn kryesore menjėherė pas ēlirimit pėr fteriotėt. Pas pėrfundimit tė mėsymjes sė pėrgjithshme gjermane tė Qershorit 1944, fteriotėt filluan nga puna intensive pėr ringritjen e fshatit dhe tė ekonomisė private tė ēdo familjeje. Pėr kėtė, nė shkurt 1946 u ngrit komisioni pėr rindėrtimin e fshatit. Mbėshtetur nė burimet ujore tė zonės, mė 25 nėntor 1955, fteriotėt morėn pėr herė tė parė energji elektrike nėpėrmjet  hidrocentralit tė fshatit tė inauguruar atė ditė. Sipas politikės ekonomike qė ndiqte sistemi socialist pėr kolektivizimin e fshatit, edhe nė Fterrė mė 25 Nėntor 1956 u ngrit kooperativa bujqėsore e Fterrės (shih). Mė 16 Tetor 1961 u bė bashkimi i disa kooperativave bujqėsore tė afėrta, duke krijuara kooperativėn  Bujqėsore tė Bashkuar Borsh- Fterrė-Ēorraj (shih).

Pjesa mė e madhe e sipėrfaqes sė fshatit Fterra me rrethinat prej 25 km2 , ėshtė e mbuluar nga pyje, kryesisht  shkurre me gjelbėrim gjithėvjetor. Nė lartėsi mė tė mėdha, rriten hilqja, prralli, lisi, mretja, frashri, shqemėza dhe nė kuota mė tė ulėta maria, shqopja, cmartja, etj. Ndėrsa nė tokat e kultivuara brenda fshatit rriten drurėt frutorė. Bimėsia e shumtė mbron tokėn nga gėrryerjet dhe ruan ekuilibrin natyror.

Fterra nė krahinėn e K, pėr shkak tė kushteve natyrore e gjeografike, tė burimeve ujore tė shumta e tė shfrytėzueshme, ėshtė nga fshatrat e vetme qė bujqėsinė e ka pasur si degė kryesore pėr sigurimin e mjeteve tė jetesės. Bashkė me bujqėsinė ėshtė mbarėshtuar dhe dhia e delja, kryesisht nė kope tė vogla. Nė strukturėn bujqėsore, kulturat mė tė pėrhapura janė drufrutorėt e perimet, dhe mė pakė drithėrat e bukės. Ndėr drufrutorėt mė i ēmuari ėshtė ulliri mesdhetar shekullor, frytet e tė cilit pėrdoren pėr vaj cilėsor dhe pėr t’i kripur. Kultivohen agrumet, mė shumė portokallia e mė pak mandarina e limoni. Janė me cilėsi fiqtė: perdhikulė, shėnjinas dhe kallamac. Arrat, shegėt, ftonjtė e mani, kultivohen gjerėsisht. Hardhia kultivohet si nė bahēe dhe nė oborret pranė shtėpive, kryesisht nė formėn e pjergullave. Mė i pėrhapuri ėshtė kultivari antifillokserik, (i njohur si “rrushi amerikan”), prej tė cilit prodhohet raki aromatike. Nga drithėrat kultivohet: gruri, elbi e thekra, kryesisht nė mal, dhe misri, brenda fshatit ose nė periferi tė tij. Nė arat e tarracuar tė Fterrės mbillen tė gjitha perimet, veēanėrisht patatja. Ėshtė me rendiment prodhimi i qepės e qepujkės, domates e lakrės, specit e barbunjės (lovidhes), si dhe fasulja, spinaqi, preshi, si dhe bimėt foragjere, si jonxha, tėrfili, tėrshėra, etj.

      Blegtoria ėshtė degė kryesore qė ka siguruar e siguron produktet blegtorale. Mbarėshtohet delja dhe dhia karakteristike autoktone qė u pėrshtatet kushteve tė vendit. Veēanėrisht dhia siguron njė produkt prej 80-150 litra qumėsht nė vit, ndėrsa delja trupvogėl prodhon 30-50 litra qumėsht nė vit. Mbarėshtohet edhe lopa, qė prodhon deri 600-1200 litra qumėsht nė vit, ndėrsa nga njėthundrakėt mbizotėron mushka si kafshė ngarkese dhe mė pak gomari.

            Kushtet natyrore tė Luginės sė Fterrės e rrethinat saj, favorizojnė edhe jetesėn e kafshėve e shpendėve tė egra, si: derri i egėr, ujku, ēakalli, dhelpra, lepuri e deri te sorkadhja, por dhe shpendė si: thėllėza, mėllenja e grifsha, turtulli e gjeli i egėr, skifteri e cirko me gushėkuqin e njohur etj. Ndėrsa poshtė, nė Lumė, rriten peshq tė vegjėl, kryesisht pestrova. Fterra ėshtė e njohur edhe pėr kultivimin e bletės.

Pėr ruajtjen e shėndetit fteriotėt kanė pėrdorur pėr mjekim disa bimė mjekėsore qė gjendeshin nė fshat, si hashashi, cmarteja, fletėt e arrės, shtogu, melheme e ēaje tė ndryshme. Nga mjekė popullorė ėshtė bėrė edhe ngjitja e kockave tė thyera, synetllėku, heqja e dhėmbėve tė prishur, shėrimi i bronkopneumonisė, i shytave, i sėmundjeve tė lėkurės, i dhimbjes sė veshėve, i diarresė etj, etj. Ambulanca e parė nė fshat ėshtė ēelur nė vitin 1955 me njė infermier. Ndihma mjekėsore vazhdon edhe nė ditėt e sotme me ndihmėsmjeke-mami. Fteriotėt dallohen dhe pėr jetėgjatėsi. Pas ēlirimit, bij a bija tė fshatit si, Besim Elezi, Luan Dusha , Hamza Memi e dhjetėra tė tjerė janė bėrė mjekė tė dėgjuar nė shkallė vendi.

       Administrativisht, Fshati Fterra, pas shpalljes sė shtetit shqiptar, ka qenė pjesė e nėnprefekturės sė KURVELESHI me qendėr Gusmarin (vartėsi nga Prefektura Gjirokastėr). Mė 1949, me krijimin e qarkut tė Vlorės, Fterra dhe fshatrat e KURVELESHI tė Poshtėm kaluan nė vartėsi tė Vlorės. Nė fillim tė viteve ’60, pėrsėri ndryshon struktura administrative, Fterra dhe Ēorraj kaluan nė administrim tė rrethit tė Sarandės, ku janė dhe sot.

Fterra, nė rrjedhat e kohės, ka pasur jo vetėm zhvillim por edhe zhvendosje tė shumtė tė banorėve. Nga 12 hane nė vitin 1431, nė vitin 1900 F. kishte 80-100 familje, nė dhjetor 1944 - 134 familje (116 nė fshat, 10 jashtė fshatit dhe 8 jashtė Shqipėrisė). Nė vitin 1960 nė Fterra jetonin 102 familje, nė vitin 1980-109 familje, nė vitin 1990-114 familje dhe nė vitin 2004 numri i familjeve zbret nė 50. Nga njė pėrllogaritje e pėrgjithshme del se nė vitin 2004, tė shpėrndara nė gjithė vendin dhe nė emigracion, fteriotėt kanė arritur nė rreth 500 familje me mbi 2300 frymė. Nė Fterra kanė jetuar gjithsej 38 fise.

Nė kėto 50 vjetėt e fundit ka pasur rritje tė theksuar natyrore, por ka pasur edhe lėvizje e largime, sidomos nga fshati nė qytet e nė fundin e shekullit XX edhe jashtė vendit. Nė vitin 2004 pėrqendrime mė tė mėdha tė familjeve fteriote janė nė Tiranė, (rreth 40 pėr qind e tyre), nė Sarandė (rreth 20 pėr qind ose 80 familje, nga 3-4 familje nė vitin 1960, kur fshati kaloi nė vartėsi tė Sarandės). Por fteriotė ka edhe nė Vlorė, Durrės, Shkodėr etj. Nga familjet qė jetojnė sot nė Ft, vetėm 30 prej tyre janė aktive, kurse tė tjerat janė tė moshuar.

Fteriotėt kanė shkuar nė kurbet jashtė vendit aty nga fillimi  i vitit 1700, kryesisht nė Turqi (Izmir e Stamboll), ku mendohet se janė vendosur rreth 50 familje, kryesisht pėr tė siguruar jetesėn nė punė tė zakonshme. Disa prej tyre ndoqėn me sukses edhe shkollat turke, duke arritur deri nė drejtues tė Universiteteve Perandorake. Pjesa mė e madhe e tyre janė asimiluar, kanė ndėrruar mbiemrat dhe nuk dinė gjuhėn shqipe.

Mbas vitit 1991, kur u hapėn kufijtė, mbi 100 familje apo 450 veta emigruan jashtė vendit. Rreth gjysma e tyre emigroi nė Greqi dhe njė pjesė nė Itali, ndėrsa nė SHBA dhe Kanada 70 veta, tė tjerė nė Gjermani, Austri etj.

Burimet ujore tė Fterrės. Nė territorin e Fterrės dalin 42 burime uji, tė grupuara nė burime uji me prurje mė tė mėdha dhe me prurje tė vogla. Burimet kryesore janė Ixori me prurje 40 l/sek, Ngurrėza me 250 l/sek, Gjezhdanica me rreth 600 l/se Kurveleshi Nė luginėn e Galishtit janė burimi i Gurrės dhe ai i Vidhezės me prurje tė vogla. Karakteristikė e kėtyre ujėrave ėshtė prurja e tyre gjithėvjetore me ndryshime tė vogla. Cilėsia e ujėrave ėshtė e mirė. Fortėsia rreth 8 gradė; temperatura e ujit lėviz nga burimi nė burim nga 9o-12o C.

Pasuritė nėntokėsore tė Fterrės. Nėntoka e Fterra, edhe pse e pa shfrytėzuar, ka pasuri tė ndryshme, si fosforite, dolomitė, shiste bituminoze. Minerali i fosforiteve del nė horizontin e kretakut tė sipėrm. Pėr kėtė janė kryer punime kėrkimi nga Ndėrmarrja Gjeologjike e Gjirokastrės nė vitet 1976-1985, nga tė cilat janė pėrcaktuar sasia dhe cilėsia e mineralit. Rezulton qė pėrmbajtja e P2 O5 luhatet nga 5% - 15% dhe trashėsia lėviz nga 0.25 m. deri 0.7 m. pėr shtresėn mė tė pasur. Minerali i dolomitit  ka njė pėrmbajtje tė lartė qė lėviz nga 18-21.8% MgO dhe gjendet nga burimi i Ngurrėzės deri nė qafėn e Qishės e tė Hamuriqes. Shistet bituminoze (petėza tė qymyrgurit qė mund tė digjen) janė tė pakta. Ato dalin nė Vranare, nė Hallamėma, nė Boke, nė Borshin e Vjetėr e nė Dėrrasėn e Lugut (gropat e Qerimit).

Mbledhja e fteriotėve te Kroi i Bedrinit. Mbledhje e rėndėsishme e popullit tė Fterra mė 27 Qershor 1942. Hodhi bazat e bashkimit vullnetar tė fteriotėve rreth LANĒ. I deleguar i Qarkorit tė PKSH ishte Bedri Spahiu (shih). Populli Fterra vendosi tė qėndrojė nė krah tė LANĒ. Nė kėtė mbledhje u krijua Kėshilli ANĒ i fshatit me 5 anėtarė dhe me kryetar Mehmet Ēallon. U ngrit edhe ēeta territoriale e fshatit me 25 luftėtarė vullnetarė me komandant Iljaz Kofinėn, zėvendės Muhedin Haderin dhe komisar Hiqmet Dushėn dhe zėvendės Shaban Mitėn.

Shkolla e parė shqipe nė Fterrė. Mėsimi i gjuhės shqipe nė Fterrė ka filluar nė vitet e fundit tė shekullit XVIV. Abetaren e parė shqipe e solli nė Fshat Hasan Hizmoja nė vitin 1905. Nė vitin 1910, krahas shkollės nė gjuhėn turke tė ēelur nė xhami, Fetah Zani u mėsonte fshehtas bashkėfshatarėve edhe gjuhėn shqipe. Shkolla e parė nė gjuhėn shqipe u ēel nė tetor tė vitit 1916, me rreth 20 nxėnės. Mėsuesi i parė qe Selim Gjonika.

Ēeta e Fterrės nė Luftėn e Vlorės. Ēeta pėrbėhej nga 48 luftėtarė. Komandant ēete ishte avokati, Xhafer Shehu. Ajo mori pjesė nė tė gjitha luftimet, nga Lumi Vlorės e deri nė sulmin mbi qytet.

Ēeta  territoriale e Fterrės nė LANĒ. U krijua mė 27 qershor 1942 me 25 luftėtarė dhe mė vonė u shumua duke arritur nė 55 pjesėtarė me komandant Iljaz Kofina e zėvendės Muhedin Haderi, komisar Hiqmet Dusha dhe ndihmės Shaban Mita. Ēeta mori pjesėn pėr ēlirimin e Komunės sė Kuēit dhe tė nėnprefekturės sė Gusmarit nė Nėntor 1942, nė aksionin e postbllokut tė Borshit (30 janar 43), si dhe nė luftime tė tjera nė zonėn e Bregdetit e tė Kurveleshit.

Ēeta atdhetare e Fterrės (1910-1913). Ēetė me 6-8 luftėtarė qė u angazhua nė luftime kundėr grekėve qė nga viti 1910. Fteriotėt Nuredin Kofina, Shaqo e Neki Mita, Xhafer e Jashar Mato, Haxhi Gjoni, nė vitin 1910 zhvilluan luftime tė ashpra me njė ēetė greke nė zonėn e Delvinės, duke e shpartalluar atė dhe vrarė edhe komandantin e saj, ndėrsa nė vitin 1913, duke u bashkuar me ta edhe Veip Mero e Mato Dusha, i ndoqėn ata deri pėrtej kufijve.

Kėshilli ANĒ i Fterrės. U formua mė 27 qershor 1942 te Kroi i Bedrinit. Kryetar u caktua Mehmet Ēallo, detyrė qė e kreu, me pak ndėrprerje, deri nė ēlirim. Detyrėn e kryetarit e kryen edhe  Bastri Dauti e Belul Brinja. Kėshilli i Fterrės i realizoi me korrektesė detyrat e tij brenda fshatit dhe nė marrėdhėnie me fshatrat fqinje. Luajti njė rol tė veēantė nė ruajtjen dhe forcimin e unitetit tė fteriotėve dhe tė Fterrės me fshatrat e tjera.

Vatra e Kulturės e Fterrės. Institucion kulturor i fshatit Fterrė, ngritur nė qendėr tė tij nė vitin 1947 dhe rindėrtuar nė 1959-1960. Ka shėrbyer e shėrben pėr zhvillimin e veprimtarive kulturore. Ka pasur dhe ka grupin polifonik “Fterra nė Kėngė”, i ngritur pėr herė tė parė nė 1947, pėr festėn e KURVELESHI dhe i ripėrtėrirė herė pas here, duke marrė pjesė nė aktivitete tė zhvilluara nė Fterrė, nė KURVELESHI e Bregdet, Vlorė e Sarandė dhe nė pesė festivale folklorike - kombėtare, nė Gjirokastėr, ku ėshtė shquar e nderuar pėr interpretimin e kėngės e tė valles karakteristike labe. Vatra e Kulturės nė Fterrė zhvillon edhe tani veprimtari kulturore.

Gazeta "Fterra jone". Gazetė periodike e fshatit Fterrė me karakter kryesor historik e kulturor. Botuesit e saj janė Muzafer Korkuti, Agron Xhama dhe Guro Zeneli (shih pėr secilin). Numri i parė ka dalė nė maj 1997. Nė faqet e saj pasqyrohen historia e kultura e Fterrės dhe e fteriotėve, jeta dhe puna e fshatit dhe e bijve e bijave tė saj, tradita dhe edukata, bashkimi e vėllazėrimi i pėrhershėm me njėri-tjetrin e me miqtė e shokėt, e kaluara mė e largėt e mė e afėrt, deri nė ditėt tona. Gazeta ėshtė e publikuar nė internet nė faqen www.fterra.com

 

Agron Xhama - Rruga Komuna e Parisit (Medar Shtylla)
Pall.ABC god.2 shkalla 1 ap.2
Tel: +355 4 2441014  Cel: 069 2154981
Tirana - ALBANI