FTERRA - ARSHIVE

Ndertimi i hidrocentralit

Home
Historia
Arsimi, kultura
Popullsia, tradita, sociale
Kenge e bejte

New Page 1

NDĖRTIMI I HIDROCENTRALIT

 

            Fshati ynė ka burime shumė. Edhe uji ėshtė i bollshėm. Ishin vitet ‘50. Fshati kėrkonte dritė elektrike. Donte tė ndėrtonte njė hidrocentral. Dhe nė vitin 1956, me vendim tė komitetit ekzekutiv tė kp tė rrethit tė Vlorės, u vendos qė nė Fterrė tė ndėrtohej njė hidrocentral. Kryetar i kėshillit popullor tė fshatit ka qenė Bastri Dauti dhe sekretar partie Ali Dukagjini. U morėn disa specialistė. U shfaqėn shumė mendime pėr ta ndėrtuar, ose nė Lumė me ujėt e Gjezhdanicės e ta ndėrtonim bashkė me Ēorrajn, ose te mulliri i Hadushe qė mund tė shfrytėzonte ujėt e Dukėhilave, ose te Shkalla e Hupit, qė tė shfrytėzoheshin po kėto ujėra dhe tė Ngurrėzave, ose nė Toje. Sė fundi u vendos e u ndėrtua nė vendin ku ėshtė edhe sot me ujėt e Ixorit. U ndėrtua plotėsisht me punė vullnetare tė fshatit, me pėrjashtim tė anėve teknike profesionale. Ndėrtimi i hidrocentralit u bė pėr njė kohė shumė tė shkurtėr. U mobilizuan tėrė fshatarėt si ata brenda edhe jashtė fshatit. Nail Bezhani siguroi tubacionet nga Selita nė Tiranė dhe transportin e tyre me njė shofer tė zotė shkodran tė ndėrmarrjes “21 dhjetori’ Tiranė. Nikollė e quanin. Transportimi i tyre u bė pėr nė Fterrė nė njė rrugė shumė tė vėshtirė.

    - U lodhe, i thanė fteriotėt, se ke kaluar rrugė tė vėshtirė.

    - Jo, tha shoferi trim. Pėr Nail Bezhanin unė kam borxh tė vete nė anė tė botės e tė mos ndjej lodhje. Kėtu shoh njė popull punėtor e tė dashur. Ndjej kėnaqėsi tė madhe qė u ndihmova. Vėrtet disa herė e vura veten nė rrezik, se ishte ngarkesė e vėshtirė dhe rrugė e keqe, por unė erdha shėndosh e mirė se jam nisur me gjithė dėshirė.

            Hidrocentrali u ndėrtua. Fterra mori dritė elektrike. Me dritėn e kėtij hidrocentrali tė vogėl jetoi fshati ynė deri sa u lidh me sistemin e plotė tė energjetikės sė Shqipėrisė, pasi u bė i tėrė elektrifikimi i vendit tonė.

                                                                                                                   Hader Haderi

Nr. 8 – qershor, 1998

 

 

Agron Xhama - Rruga Komuna e Parisit (Medar Shtylla)
Pall.ABC god.2 shkalla 1 ap.2
Tel: +355 4 2441014  Cel: 069 2154981
Tirana - ALBANI