FTERRA NĖ KĖNGĖT POPULLORE
FTERRA NĖ KĖNGĖT
POPULLORE
Ėshtė
vėshtirė t’u tregosh bashkė-fshatarėve pėr kėngėn popullore tė fshatit dhe aq mė
tepėr po tė ballafaqohesh me tėrėsinė e atyre qė dinė fteriotėt.
Megjithėkėtė unė e prita me dėshirė propozimin qė m’u bė pėr tė shkruar mbi
folklorin e fshatit, se me tė jam ushqyer qė fėmijė, mė ka shoqėruar tėrė jetėn,
mė ka nxitur respektin pėr fjalėn poetike. Gjithashtu ky shkrim do tė nxiste tė
mbledhim e tė ruajmė mė me kujdes krijimtarinė popullore nė fshatin tonė..
Po tė
kujtonim kėngėt e shumta qė kemi dėgjuar nė dasma e festa, do tė shihnim se
populli, si njė kronikan i kujdesshėm ka pėrshkruar luftėra e pėrpjekje pėr
liri, gėzime e fatkeqėsi, tablo tė heroizmit e tė punės, qė vijnė deri nga
lashtėsitė si fragmente tė njė historie tė tėrė.
Kur
flasim pėr kėngėn popullore tė fshatit tonė, nuk mund tė shqyrtojmė vetėm ato
kėngė qė pėrmendėn ngjarje nga fshati ynė apo qė njihen si tė krijuara nė kėtė
trevė. Kėnga popullore ėshtė si zogu. Ajo fluturon dhe ēdo fshat e quan si pronė
tė vetėn. A nuk janė po kėngė tė fshatit tonė ato vargje drithėronjėse qė kemi
dėgjuar pėr fatkeqėsitė e gjyshėrve tanė, kur kėndohej :
“Gratė e
Kurveleshit shkojnė pėr nė Vlorė,
qaj moj Shqipėri,
ulėr moj e gjorė,
I pėrzuri greku
me foshnjė nė dorė”…
Kur
kėndohet: “Bregu krye ngriti”, apo: “Grykė e Kuēit, grykė e keqe, 1300 dyfeqe,
i mban Gjoleka me vete”, ose kur nė Lumin e Vlorės kėndohet “ Ē’u derdhė lebrit
nėpėr brinja, prina breshkaqeni prina”; nė tė gjitha kėto kėngė ishte edhe
fterioti, qė luftonte pėr liri, pėr flamur, pėr Atdhe.
Nė
kėngėt popullore tė Fterrės vendin e parė e kanė zėnė ato qė i kėndojnė luftės
pėr liri dhe Atdheut.
Kuē, Kallarat e
Bolenė
dhe Ēorraj e Borsh
e Fterrė
niviciot derė mė
derė
me njė mulla Lazo
Fterrė
kėrcyen nė
Tepelenė,
(kėngė pėr luftėn
kundėr tanzimatit)
E
njėjta ide pėrmendet nė njė kėngė tjetėr, qė siē duket i pėrket 1878-tės:
Kuē, Kallrat e
Bolenė,
Fterrė e Ēorraj
kufi,
gra e burra gjithė
ē’qenė
u mblodhėn e bėnė
benė
se do vdesim pėr
liri.
Ja dhe disa vargje
tė tjera:
Tė enjten e tė xhumanė
Aga bej a paē
belanė,
djemtė e
Shqipėrisė u vranė.
Islam Fterra nė
sulm tė parė
e mori plumbi nė
ballė,
bashkė me Idriz
Zhulanė.
Nė
kėto pak vargje del dhe kontributi i fteriotėve pėrkrah gjithė fshatrave pėr
rreth. Nė kėto del qartė dhe ndjenja e unitetit e respektit pėr njėri-tjetrin.
Po tė futesh nė kėngėt si ato tė Isuf Avrecit, Xheladin Shkurtit, Shaqo Mitės,
Tahsin Elezit e tė tjerė, vėren lidhjen tė ngushtė midis fateve tė fshatit me
fatet e atdheut.
Njė
pėrmbajtje tė pasur nė ideale e nė mesazhe, kanė kėngėt e Luftės
Nacionalēlirimtare, krijuar nga poetėt popullorė tė fshatit tonė pėr trimėrinė e
pėr heroizmin e dėshmorėve si: “ Nė postbllok u hap zjarri, kush u hodh nė luftė
i pari, djali i vogėl i Jasharit, Fuati, petrit i malit”. Ideali i lirisė
shprehet nė vjershat e Hiqmet Dushės, si nė: “Lamtumirė, o Shkėmb i Kuq,
Shqipėri”; “Lamtumirė, o fushė e male, ti burim”. “Kėtė zgjedhė kaq tė rėndė, si
e duron”, “tė hidhen tė gjithė nė luftė pėr liri”.
Nė disa botime njihen njė varg kėngėsh tė krijuara nė Fterrė
deri nė
vitet ’90 qė i kėndojnė luftės,ndėrtimit, kulturės e diturisė. “Unė punoj pėr
shoqėrinė, dhe ajo punon pėr mua”, kėndonte T.Elezi. Nė to flitet pėr unitetin,
pėr lidhjet e reja midis fshatit e qytetit, pėr luftėn kundėr zakoneve tė vjetra
prapanike. Nė njė kėngė thuhet: “vini re, or vini re; tė vendosur jemi ne; pėr
liri e pėr atdhe”.Nė njė numėr kėngėsh mund tė dallosh psikologjinė e re e tė
pėrparuar.
Nė
kėngėt e Fterrės e tė krahinės i kėndohet Gjolekės, por edhe Laze Fterrės (apo
Lazo Kofinės), njėrit prej ndihmėsve tė Gjolekės, qė ishte jo vetėm shkronjės i
tij, por edhe bashkėluftėtar “pallėvetėtima”, qė nė krye tė disa trimave do t’i
dėgjohet emri nė Kurvelesh e Tepelenė, ku jepen edhe tiparet e tij morale: “O
more Lazo Kofina, pse s’pranove grada e sqima, plot me arna t’u mbush linja”.
I
kėndohet me dhimbje Islam Fterrės (Gjonika), qė “ra nė sulm tė parė”, si trim i
rrallė. Me shpatė e dufek luftojnė tė tjerė: “ Nė Ēukė Mustafa Fterrė, Xhaferi
(Shehu) me tė tjerė, pesė a gjashtė andartė i theri”. Nė romanin “Vrasja e
tradhtisė “, pėr njė fteriot shkruhet qė ka shkuar deri nė Shkodėr nė luftė
kundėr shovinistėve serbė. Nė gazetėn e Vlorės mė 1920 shkruhet pėr trimėrinė e
Mene Zhupes, qė “ edhe burrat i turpėroi”. Vjersha popullore hedh dritė mbi njė
varg ngjarjesh e heronjsh, qė i kapėrcejnė kufijtė e fshatit, bile dhe tė zonės.
Nė njė
varg krijimesh popullore u kėndohet edhe heronjve tė tjerė tė tė gjithė vendit,
si Ismail Qemalit, Abdyl Frashėrit, Mustafa Matohitit, Memo Metos.
Pėrmes
kėngės popullore dallon dhe strukturėn shpirtėrore dhe cilėsitė qė vihen re nė
gratė e vajzat qė morėn pjesė nė Luftėn Nacionalēlirimtare “Vajzat e popullit
ē’u ngrenė,/ si djeltė e bėnė ēepenė,/ hodhėn supeve dufeknė”, ose “Jemi nėna
shqipėtare,/ pra s’na erdhi fare rėndė,/ nuk qamė pėr djemtė fare,/ derdhėn gjak
e hodhė rrėnjė”.Nė Fterrė nėna e dėshmorit do tė pėrshkruhet me tone madhore nga
populli e nė mėnyrė tė veēantė nė poezinė e Memo Metos, ku ajo pėrshkruhet si
njė “spartane” qė jep kushtrimin, qė pėr ngushėllim tek mua mos nxitoni,” se si
djalin tim Fuatin kėtė herė,/ fashizmi do tė na vrasė dhe tė tjerė”. Nė kėngėt e
fshatit tonė del qartė bota e pasur shpirtėrore e nėnės fteriote.
Kėngėt
e kėnduara, apo tė njohura si tė krijuara nė Fterrė, kanė njė shtrirje te gjerė
nė kohė e nė hapėsirė. Ngjarjet qė ato pėrshkruajnė zhvillohen qė nė Stamboll,
Berlin e nė Uashington, nė Moskė e Paris, e kudo ku bėhen kuvende pėr
Shqipėrinė.
Nė
kėngėt popullore ngjarjet lėvizin me njė dinamikė tė madhe, nė Jugė e nė Veri,
nė “Argjri” e nė Kosovė, nė Janinė e nė Shkodėr. Nė to i qahet halli edhe
popullit italian edhe atij grek. Populli me humor vė nė lojė perandorė e
mbretėr, Hitlerin e Duēen.
Edhe
kur kėndon pėr hallet, pėr plagėn e rėndė tė kurbetit, “garipat” qė janė “nė tė
madh siklet”, dhe padrejtėsitė, nuk vėrejmė pesimizėm, por herė revoltė e herė
humor. Diku betohen dhe premtojnė tė mbajnė benė, “:Kush ta kthejė le ta therė,
/ ne nuk japim xhelepenė, “Dauti qė pati mjaltė, / Ju kthe djali mė tė prapė./
Harizi qė s’pati mjaltė, i vate djali nė Artė”.
Nė kėngėt e
popullit nuk ka fjalė tė mėdha, por figura plot dritė, me fjalė tė thjeshta me
ngarkesė emocionale. Edhe nė Fterrė ka njė pėrvojė tė pasur tė krijuesve
popullorė. Nė fshatin tonė janė shquar disa kėngėtarė tė talentuar tė kohėve tė
kaluara dhe tė kohės sonė, si Isuf Avreci, Xheladin Shkurti, Shaqo Mita, Mustafa
Mehmeti, Ile Zeneli, Tahsin Elezi etj. Nė Fterrė bien nė sy njė mori krijimesh e
njė frymė e pėrgjithshme krijuese, njė aftėsi e bukur pėr tė kapur tė bukurėn nė
jetė, pėr tė shprehur jetėn nė kėngė.
Nė vitet e fundit janė shquar veēanėrisht vjershėtori popullor Teno Lona, si dhe
kėngėtari Hasan Mehmeti, vjershėtori i ri Tomorr Avreci e jo pak tė tjerė, tė
njohur nga gjithė fteriotėt. Nė Fterrė ka jo pak krijues me humor popullor.
Mund tė themi pa e tepruar se nė ēdo dasmė qė bėhet ngrihen kėngė gėzimi e bėhet
jo pak humor me kėngė. Edhe nė ēdo fatkeqėsi tė rėndė qė ndodh, vajtohet me
ligje e ligjėrime nga jo pak gra, qė u dridhet zemra nga pikėllimi.
Nė
pėrfundim dua tė theksoj se krijimtaria nė Fterrėn tonė mishėron artistikisht
ideale tė mėdha, frymėzon pėrparim e zhvillim. Prandaj ne na bie pėr detyrė ta
njohim, ta mbledhim, ta pasurojmė e tė mėsojmė prej krijimit popullor.
As.Prof.Dr. Jakup MATO
Nr.17 – dhjetor,
1999