Make your own free website on Tripod.com

FTERRA - ARSHIVE

Blegtoria - sektori jetik i ekonomise familjare

Home
Historia
Arsimi, kultura
Popullsia, tradita, sociale
Kenge e bejte

New Page 1

BLEGTORIA – SEKTORI JETIK I EKONOMISĖ FAMILJARE

 

            Fteriotėt janė shquar edhe si njėrės tė pasionuar pas blegtorisė qė nė kohėn e lashtė dhe e kanė pasuruar brez pas brezi pėrvojėn duke mbajtur bashkė me kėrrabėn edhe fyellin e dashur tė ēobanit. Kėtė traditė e kanė diktuar vetė kushtet e terrenit tė thyer, me pak tokė tė punueshme, me kullota tė mira alpine si dhe me klimė tė tipit mesdhetar qė e favorizojnė zhvillimin e blegtorisė.

            Tradicionalisht, zor se mund tė gjesh ndonjė shtėpi qė tė mos ketė mbajtur ndonjė manar apo njė tufėz dele e dhi. Nisur nga interesi fitimprurės i kėtij sektori jetik, disa familje kanė qene vendosur jashtė fshatit. Nė tė katėr anėt e fshatit dėgjohej zilja, kėmbora dhe cula e ēobanit, nga Ēerrica, Lugu i Thellė, Gjishtirja, Lumi, Langadha, Hunda e Drerit, Rrėmulla, Gurra, Gjozeniku, Galishti i Poshtėm, Sheshi i Madh, Vidheza, Kreta, Arqia e deri nė kufi me Tatzatin.

            Sipas gojėdhėnės sė tė moēme, Haskajt kanė pasur shumė bagėti. Tregojnė se kur ata bėnė 1000 kokė bagėti, ra bobla si njė sihariq pėr fshatin. Tradita blegtorale kanė Dhulajt, Mėngulajt, Zhupajt, Gjonajt, etj. Kėto familje pėrpara kolektivizimit kanė qenė si tė thuash “ēelnikė” e fshatit.

            Nga barinjtė ėshtė preferuar delja dhe dhia e vendit pėrshtatur nė shekuj me kushtet ekonomike tė terrenit. Delja e vendit me trup tė vogėl, robust, me peshė tė gjallė 25-30 kg., me thundėr tė fortė, rezistente, ka drejtim ekonomik tė trefishtė, qumėsht, mish, lesh. Jep mesatarisht 40 kg qumėsht tė mjelė nė vit, 1-2 qengja si dhe 1-1,5 kg lesh tė ashpėr. Qumėshti, djathi dhe sidomos mishi i bagėtive tona shquhet jo vetėm pėr vlerat e larta ushqimore, por edhe pėr shijen e veēantė. Megjithėse leshi cilėsisht jo shumė i mirė, ka luajtur njė rol shumė tė rėndėsishėm nė ekonominė familjare tė bashkėfshatarėve. Amvisat duararta kanė  tjerrė lesh dhe me fillin kanė thurur me argali qilimat hajmali, sa tė bukur aq edhe komodė, me tė cilat janė zbukuruar odat e miqve, sikurse velenxat, flokatet, sherqet, kostumet, trikot, ēorapet, dyshekėt, jastėkėt, apo ēiltetė e buta qė ishin baza e veshmbathjes tė banorėve tė fshatit.

            Pėr nevojat e ekonomisė familjare fterioti ka mbajtur edhe gjedhėt, por kėta kanė shėrbyer mė tepėr pėr tė prodhuar qetė e punės pėr tė punuar arat dhe me pak pėr prodhimin e qumėshtit apo tė mishit. Kanė mbajtur edhe njėthundrakė, ku janė dalluar mushkat e forta, rezistente edhe ekonomike.

            Larmia e florės shumė e pasur ka bėrė tė mbarėshtohej edhe bleta me mjaltin e saj shumė tė shijshėm dhe cilėsor. Krahas djathit aq tė preferuar nė Pazarin e Delvinės, veēanėrisht i Galishtit, mjalti i Fterrės radhitet ndėr mė tė mirėt e vendit, pėr nga vlera ushqimore dhe dietike. Jo mė kot nė Fterrė thonė: “Gjeja e gjallė tė mban gjallė”.

            Fterioti ka siguruar jetesėn normale nė sajė tė kombinimit tė blegtorisė me pemėtarinė, me ullishtat, perimet, pataten, dhe diēka mė pak me drithėrat e bukės. Ky kombinim ushqimor i dominuar nga produktet blegtorale, me vlera tė larta biologjike, tė pėrvijuara me frutat dhe perimet e shijshme me vitamina dhe lėndė minerale, si duket kanė dhėnė ndikim pozitiv nė zhvillimin normal tė gjithė brezave. Ėshtė kjo arsyeja qė shumė dashamirės tanė, me humor, i quajnė fteriotėt si “izraelitėt e Sarandės”.

 

BAZA USHQIMORE…

 

            Baza e tė ushqyerit tė kafshėve pėr kushtet e fshati tonė, edhe nė tė ardhmen do ta pėrbėjnė kullotat nė natyrė dhe vetėm si suplementare do tė pėrdoren ushqimet e koncentruara, bari i thatė, etj. Kullota mund tė organizohet nė mėnyrė mė racionale, duke e ndarė atė nė parcela tė veēanta, ose duke e drejtuar me “shkop”. Kullotat mė tė mira rezervohen pėr delet pėlleja, pėr qengjat e kecat si dhe pėr damazėt para ndėrzimit. Gjatė periudhės sė dimrit, krahas kullotės natyrore, kėshillohet, sipas mundėsive, pėrdorimi i kulturave foragjere tė mbjella, kryesisht hasėllet, Pėr ēdo dele rekomandohet njė sipėrfaqe 300-500 m2 hasėlle tė zhvilluara. Gjithashtu, fermeri-blegtor pėr tė pasur rezultate tė mira, ėshtė e udhės tė pėrdoren 150-200 gr koncentrate dhe 0,5 kg bar tė thatė nė ditė pėr ēdo dele.

            Kjo normė ėshtė e vlefshme edhe pėr dhinė e gjorė, pėr tė cilėn nė mėnyrė tė padrejtė ėshtė adoptuar njė shprehje popullore “ku di dhia ē’ėshtė tagjia”!

            Duhet bėrė kujdes qė tė mos harrohet dhe neglizhohet edhe dhėnia e pėrditshme e 10-15 gram kripė gjelle/krerė, duke hequr dorė nga dhėnia e saj me fushata.

 

…PĖRMIRĖSIMI RRACOR DHE…

 

            Pėr pėrmirėsimin e vazhdueshėm tė cilėsive prodhuese dhe riprodhuese tė kafshėve, krahas tė ushqyerit e strehimit, ka rėndėsi tė veēantė zgjedhja e damazėve, qė do tė pėrdoren pėr ndėrzim. Ata zgjidhen nga eksteriori ( pamja e jashtme), qė tė jenė individėt mė tė zhvilluar ndėr moshatarėt e tyre, pa cene dhe defekte trupore, me tipare tė rregullta dhe harmonike. Gjithashtu, ata zgjidhen edhe nga prejardhja, apo sojli mė i mirė, me prodhimtarinė dhe peshėn trupore mė tė lartė, mbi aftėsinė trashėguese pėr t’u transmetuar pasardhėsve cilėsitė e mira tė tij. Ai dash ose cjap, qengjat dhe kecat e tė cilit do tė kenė tregues tė zhvillimit trupor dhe tė prodhimtarisė sė lartė nė krahasim me nėnat e tyre, konsiderohet pėrmirėsues absolut. Pra, kėtu zbatohet parimi “ I miri mė tė mirin jep mė tė mirin”. Por blegtorėt gjatė zgjedhjes sė ēifteve nuk duhet tė lejojnė rėnien nė bashkėgjakėsi tė ngushtė gjate ndėrzimit, sepse ky ėshtė njė fenomen me pasoja negative.

 

…KONTROLLI E PROFILAKSIA VETERINARE.

 

            Problemi i kontrollit dhe profilaksisė veterinare kundėr sėmundjeve tė ndryshme infektive, parazitare, helmimeve, lidhet me mbrojtjen e shėndetit tė njerėzve nga shumė sėmundje tė pėrbashkėta qė kalojnė nga kafshėt e sėmura tek njeriu, ose siē quhet ndryshe zoonoza.

            Pėr tė parambrojtur nga disa sėmundje tė rrezikshme si plasja, melitenca, tuberkulozi, enerotoksemia, agalaksia, paratifua, pseudopesti, difteriovariola, etj. ėshtė e domosdoshme qė fermeri-glegtor tė lidhet dhe tė kėshillohet me shėrbimin veteriner, pėr tė siguruar masat e vaksinimit dhe tė gjurmimit tė rregullt dhe tė pėrvitshėm. Vetėm kėshtu ēobanėt nuk do tė ngelen me kėrrabė nė dorė. Sėmundjet parazitare sjellin dėme tė larta, prandaj duhet tė luftohen me kohė. I domosdoshėm ėshtė dhe respektimi i rregullave tė higjienės lidhur me kontrollin veterinaro-sanitar tė qumėshtit, mishit dhe nėnprodukteve tė tyre, me qėllim qė ato tė mos bėhen tė rrezikshme pėr jetėn e njerėzve qė do t’i konsumojnė.

            Nė mbėshtetje tė kėtyre rregullave ka dalė dhe ėshtė nė fuqi ligji nr. 7674 datė 23.02.1993  “Mbi shėrbimin e inspektoratit veterinar”, i cili rregullon normat juridike nėpėrmjet pronarit tė kafshėve, shėrbimit veterinar dhe atij tė shėndetit publik, ligj qė duhet njohur dhe zbatuar me korrektėsi.

 

                                                                                          Zaēe MALO – Doktor i Shkencave

Nr.3 – shtator, 1997

 

Agron Xhama - Rruga Komuna e Parisit (Medar Shtylla)
Pall.ABC god.2 shkalla 1 ap.2
Tel: +355 4 2441014  Cel: 069 2154981
Tirana - ALBANI