Make your own free website on Tripod.com

FTERRA - ARSHIVE

Fterra, identiteti yne

Home
Historia
Arsimi, kultura
Popullsia, tradita, sociale
Kenge e bejte

New Page 1

FTERRA - IDENTITETI YNĖ

                       

Tė kesh identitet do tė thotė tė njohėsh  veten , tė dish se kush je e nga je, do tė thotė tė dish prejardhjen tėnde.

            Fterra historikisht i pėrket Kurveleshit, "kasabasė labe" siē ėshtė cilėsuar nė kėngėn himariote. Fterra ėshtė e vogėl, por pėr ne ėshtė e madhe dhe e bukur. Se andej kanė prejardhjen qindra e qindra bij e bija qė po ia shtojnė vlerėn pėrditė. A ka pasuri mė tė madhe?

            Nė breza, fteriotėt e kanė dashur Fterrėn. Me krenari kemi pohuar se jemi nga Fterra. Me punėn dhe sjelljen e tyre fteriotėt kanė nderuar emrin e fshatit tonė.

            Nė emrin e mirė qė kanė lėnė e po lėnė bijtė e saj me veprimtarinė e mėnēurinė e tyre, si Isa Hizmo, Lazo Kofina i Parė, Xhafer Shehu, tė tjerė qė kėrkuan rrugėn e diturisė nėpėrmjet shkollave fetare, si Selim Gjonika, Fetan Zani,Hivzi Bezhani, Hasan Hizmo, Hamdi Mita, Shaqo Gjoni, Idriz Avreci; vend nderi zėnė dėshmorėt e Luftės Nacionalēlirimtare,  Hiqmet Dusha, Fuat Mato, Turhan Mato, Osman Memi, Azem Ēeli e Shaqo Mita, luftėtarėt Mene Zhupe, Mehmet e Bilal Dusha, Shuquri Sadiku, Bektash Gėdo, Lazo e Sami Kofina, Nafiz Bezhani, Pasho e Naxhi Zhupa, Razip Gjoni; ata, qė siē thonė, u kishte fjala kuvend, si Ismail Bezhani, Katiu i Korkute, Laze Dusha, Tahsin Elezi, Rakip Gėdo,, etj.; mėsuesit dhe intelektualėt tanė tė nderuar, pishtarėt e dijes, si Mėsuesit e Popullit Lame Xhama e Xhevdet Kofina, Profesor Shefki Mita, vėllezėrit profesorė Ismet e Besim Elezi, Safet Kofina, Neim e Ēerēiz Zani, Hiqmet Shehu, Tare  e Rait Braho, Remzi Mato, veprimtarėt shoqėrorė si Refik e Nail Bezhani, Safet Memi, Dilaver Shkurti, Nexhip Dauti, Sako Zeneli etj.etj; rapsodėt popullorė Isuf Avreci, Xheladin Shkurti, Teno Lona e sa e sa tė tjerė qė bashkė me ta, emri  e puna e tyre meriton e do tė meritojė vetėm nderim e respekt dhe mbetet shembull i lartė frymėzimi nė breza.

            Nė dėshirėn pėr tė marrė mbiemrin "Fterra", nė raste tė ndryshme, siē e morėn Fiqret, Zija e Liri Fterra dhe nderuan emrin e fshatit. Me mbiemrin Fterra njihej e nė vitet '20 - '30 -tė oficeri Jaho Mato.Me pseudinimin Lulo Fterra ka shkruar juristi Nafiz Bezhani, tė cilėt janė bėrė tė njohur e kanė mbajtur lart emrin e Fterrės.

            Nė ruajtjen e mbiemrit tė derėbabės nga vajza edhe pas martesės, nė fshat apo nė fqinjė, tė cilat nė ēdo kohė i shoqėron urimi: "U trashėgofsh, nderofsh derėbaben dhe fshatin"!

            Shoqėrimi i mbiemrit tė vajzėrisė, por edhe lidhjet e forta martesore, janė njė tregues i dukshėm tolerance, civilizimi dhe pjekurie nė jetėn e kėtij fshati.

            Nė Fterrė ėshtė e  njohur ruajtja e mbiemrit tė vajzėrisė, sa qė ndodhte tė "harroje" ku qe martuar vajza, e cila qe bėrė tashmė, nėnė, gjyshe, vjehėrr e stėrgjyshe nė derėn e burrit. Tė gjithė i kemi nė kujtesė dhjetra e dhjetra emra tė nėnave, gjysheve e stėrgjysheve tona qė shqiptojmė me dashuri mbiemrin e tyre tė derės sė babės. Kjo ėshtė njė shprehje e dukshme e barazisė sė djalit me vajzėn, e cila ruan gjithė tė drejtat me vėllezėrit e saj. Nė ato raste kur nuk ka trashėgimtarė djem, ajo ruan tė gjallė shkėndijen e fisit, duke iu pėrmendur mbiemri. Ėshtė pėr tė theksuar se ruajtja e mbiemrit tė vajzėrisė ėshtė njė dukuri qė haset e sanksionuar nė ligj nė shtetėt e zhvilluara, e cila e shoqėron femrėn nė tėrė dokumentacionin e saj.

            Tė pohosh me plot gojėn identitetin tėnd, do tė thotė "t'u kesh besė kėmbėve" siē thotė fjala e urtė, dmth, tė manifestosh cilėsitė e mira njerėzore. Dhe kėto cilėsi janė ushqyer nė breza nė mėnyra nga mė tė ndryshmet nė Fterrė, qė nga bekimet e urimet e nėnave tona tė urta, si " mė paē uratėn", "u bėfsh i hairit", "ndezėprak", "bėfsh prokopi", etj. dhe tė kundėrtat e pėrgjėrimeve si: "vulė - humbur", "sheprak", etj., tė cilat janė drepėrdrejt nxitje qė njeriu tė bėhet i zoti, tė lėrė gjurmė nė jetė, tė lėrė emėr, tė ketė identitetin  e tij.

            Vlera e njohjes sė Fterrės nė breza dhe lidhja e fteriotėve merr rėndėsi tė veēantė nė kohėn e sotme, kur edhe ne fteriotėt jemi shpėrndarė deri nė vende tė ndryshmė. Pra, njohja e vlerave tė Fterrės dhe lidhjet e fteriotėve janė investim pėr Fterrėn e fteriotėt kudo ku janė.

            Nė tėrė kohėt ne fteriotėt kemi treguar virtytet e mira: pastėrti shpirtėrore, mirėsi njerėzore, ndershmėri, mikpritje, dashuri dhe respekt, harmoni dhe marrėdhėnie tė mira me njėri-tjetrin, me miqtė e shokėt, qė i kanė shėrbyer e i shėrbejnė bashkimit e vėllazėrimit. Virtytet e fteriotėve dhe niveli i lartė i arsimit, bėjnė qė Fterra jonė tė njihet nė shkallė vendi si fshat me kulturė.

            Sa herė qė pėrmėndet fshati Fterrė, mendja tė shkon tek shumė fteriotė qė ke njohur apo ke dėgjuar, mendja tė vetė te vlerat e Fterrės

            Ja ky ėshtė idientiteti ynė, kjo ėshtė vlera e veēantė e fteriotėve.

                                                                                                                   Hulusi HIZMO

Bruksel, Korrik 200

Nr.21 – gusht, 2000

 

Agron Xhama - Rruga Komuna e Parisit (Medar Shtylla)
Pall.ABC god.2 shkalla 1 ap.2
Tel: +355 4 2441014  Cel: 069 2154981
Tirana - ALBANI