Make your own free website on Tripod.com

FTERRA - ARSHIVE

Fterra rrezaton arsim e dituri

Home
Historia
Arsimi, kultura
Popullsia, tradita, sociale
Kenge e bejte

New Page 1

FTERRA  RREZATON  ARSIM  E  DITURI

Mbajtur nė takimin nė Fterrė, 28 gusht 2004

            Nuk ka asnjė dyshim se fillesat e arsimimit nė fshat duhet t’i kėrkojmė nė shekuj, derisa dokumenti i parė i shkruar vėrteton se qysh nė vitin 1431 fshati kishte 12 hane, ndėrsa 152 vjet mė vonė nė Fterrė numėroheshin 60 shtėpi. Nuk do tė pėrqendrohem as nė shekullin e nėntėmbėdhjetė, kur  Isa Hizmo kryente detyrėn e dekanit nė Fakultetin e Drejtėsisė nė Stamboll, ndėrsa Ali Xhama, Omer Korkuti e deri te Hoxhė Bezhani me medalje tė artė universitare e shumė tė tjerė rrezatonin dituri e arsim edhe ne Perandorinė e Turqisė.

            Po le tė pėrqendrohemi pak te ēelja e shkollės sė pare shqipe nė fshatin tonė.

            Tė dhėnat tregojnė se  mėsimi i shqipes ka filluar nė vitet e para tė shekullit tė nėntėmbėdhjetė e mbase dhe mė herėt. Se dihet qė Abetarja u soll fillimisht  nė Fterrė rreth vitit 1905 nga Hasan Hizmoja, ndėrsa nė vitin 1910 Fetah Zani, i arsimuar nė Janinė, krahas shkollės nė gjuhėn turke  nė xhami, u mėsonte fteriotėve edhe gjuhen shqipe.

            Selim Gjonika, nismėtari i shkollės sė parė shqipe nė Fterrė,, nuk u mjaftua me mbarimin e Medresesė sė Janinės, por mbaroi edhe njė kurs disamujor pėr mėsues, qė t’u shėrbente mė mire bashkėfshatarėve. Lufta e kohės dhe shpėrngulja nė masė e fteriotėve  nga andartėt grekė qė shkretuan fshatin, e vonuan ēeljen e shkollės.

            Dhe ja, erdhi tetori i vitit 1916. Burri i ndershėm , patriot e me dituri Selim Gjonika, me bujarinė e njeriut tė Perėndisė dhe mirėsinė e fteriotit, u tregua i gatshėm jo vetėm tė jepte mėsim gratis pėr bijtė e fshatit, por dhuroi dhe njė mjedis tė shtėpisė sė tij pėr zhvillimin e mėsimit.

            Janė tė shumta dhe fatmirėsisht tė shkruara mbresat e ish-nxėnėsve tė parė tė shkollės pėr ditėn e parė tė ēeljes sė saj e pėr mėsuesin e tyre tė adhuruar.

            “ Dita e sotme, - tha mėsues Selimi, - ėshtė e bardhė e plot hare dhe do tė mbetet e paharruar, si njė ditė e madhe dhe e shquar”. Pas afėr 90 vjetėsh, tė mbledhur sot kėtu nė Fterrėn tonė, ne i japim plotėsisht tė drejtė mėsuesit tė parė tė shkollės sonė shqipe, se ajo qe, mbeti e do tė mbetet nė breza njė ditė e bardhė, e madhe dhe e shquar.

            Le tė kujtojmė se rreth tė 20 nxėnėsit , tė etur pėr dije, ēka tregon traditė mė tė lashtė, u ulėn kėmbėkryq mbi postiqe, pa libra, pa fletore e orendi shkollore. Por mėsues Selimi, pas organizimit tė njė ceremonie te thjeshtė me bashkėfshatarėt e rritur e tė vegjėl, me mjete rrethanore, u mėsoi fėmijėve qysh ditėn e parė shkronjėn A-tė shtypit e tė dorės dhe numrat 1 e 2. Ja, kėtej nisi udha e diturisė pėr fteriotėt, qysh atė ditėn e parė nė tetorin e gjashtėmbėdhjetės, qysh orėt e para tė mėsimit. Ishte kjo fillesė e thjeshtė e simbolike nė njė dhomė shtėpie, qė do tė linte mbresa tė pashlyeshme nė zhvillimin e arsimit  pėr fteriotėt. Janė rikujtuar e shkruar fjalėt e tij para njerėzve: “Merrni dije pėr tė nderuar veten, familjen e fshatin tonė tė lashtė.

Dhe, me tė vėrtetė, kėshtu ndodhi me bijtė e bijat e Fterrės gjatė rrjedhės sė viteve, duke ardhur deri nė ditėn e sotme.

            Mė 1922 fillon punėn nė shkollėn e Fterrės i paharruari Neim Zani, mėsuesi ynė i respektuar, qė mėsoi dhe edukoi breza tė tėrė fteriotėsh. Ata pėrbėjnė armatėn e madhe tė njerėzve tė ditur, qė rrezatojnė arsim nė gjithė vendin e me gjerė. Mendoj e vlerėsoj se, krahas nismėtarit Selim Gjonika, mėsues Neimi ka meritėn mė tė madhe nė historinė e arsimimit tė bijve e bijave tė fshatit. Ai punoi me pėrkushtim njė jetė tė tėrė, pėr t’u dhėnė njohuritė bazė nxėnėsve tė etur pėr dije. Shkrimi i fteriotėve ruan edhe sot e kėsaj dite atė bukuri e korrektėsi qė kishte mėsues Neimi.

I rreptė, i drejtė, kėrkues, serioz e fjalėprerė, bujar nga shpirti, i pastėr nga ndėrgjegjja, kėmbėngulės pėr tė dhėnė mėsim cilėsor, me paraqitje burrėrore e veshje intelektuali, qė fjala i zinte vend jo vetėm te nxėnėsit por dhe te bashkėfshatarėt, qė tė respektonte e kėrkonte ta respektoje, qė nuk falte lehtė gabimet e sidomos fajet nė mėsim, ja, i tillė ka mbetur e do tė mbetet nė mendjen time e tė nxėnėsve tė tij Neim Zani, ky burrė i shquar i arsimit fteriot, i nderuar nga fshati, i nderuar edhe nga shteti me dekorata tė larta.

            Dhe rruga e arsimit nė Fterrė pėrparon vit pas viti. Mė 1925 ndėrtohet shkolla e re fillore dhe mė 1926 nė tė ulen 39 nxėnės, nga tė cilėt, pėr herė tė parė, dhe 16 vajza. Pra, nisi dhe pėr to, nė formė tė organizuar, arsimimi aq i dėshiruar, i mbetur vetėm nė dėshirė nga pengesat e fanatizmit tė kohės. Tashmė, rruga e shkollės qe e ēelur pėr tė gjithė. Djemtė  vazhdonin shkollat dhe mė lartė, nė Kuē e nė Borsh, por u arrit qė deri nė Ēlirim rreth 20 fteriotė  tė mbaronin edhe shkollat e mesme, midis tyre rreth 15 vetė vazhduan ose mbaruan shkollėn Normale tė Elbasanit, qė pėr kohėn ishte Universiteti i Mėsuesisė. Nga ky “Universitet” dolėn  dhe Mėsuesit e Popullit, bij tė Fterrės sonė, Lame Xhama e Xhevdet Kofina.

Edhe pas pushtimit fashist e nė vitet e Luftės shkolla e Fterrės  nuk i ndėrpreu plotėsisht mėsimet. Nė kėtė periudhė shkėlqeu si meteor  mėsuesi Hiqmet Dusha, emrin e tė cilit mban sot shkolla. Si intelektual i formuar, me njė vizion tė qartė pėr luftėn e tė ardhmen e vendit, ai jo vetėm i mėsoi, por dhe i edukoi nxėnėsit me ndjenja tė larta patriotike. Shembulli mė i lartė qe, padyshim, pjesėmarrja nė luftėn e madhe pėr ēlirim dhe dhėnia e jetės nė ballin e betejės. Kontributi i tij pėr fshatin e pėr shkollėn nuk do tė harrohen kurrė. Ai ėshtė dhe do tė mbetet pėrgjithmonė nė mendjen tonė si njė pishtar i pashuar pėr dituri e pėr                                                                     

            Pas luftės Nacionalēlirimtare e nė vazhdim shkolla e Fterrės njohu rritje sasiore e cilėsore. Mė 1 mars 1961 Fterra dekorohet nga Kuvendi Popullor i Shqipėrisė me motivacionin: “Fshat nga gjiri i tė cilit kanė dalė me dhjetėra mėsues, qė kanė kontribuar nė zhvillimin e arsimit nė krahina tė ndryshme tė vendit”.

         Tashmė, nė kushte tė reja, hapen njėra pas tjetrės klasat e tetėvjeēares nė fshat, ndėrtohet shkolla e re me 16 dhoma mėsimi dhe me pajisje e orendi tė nevojshme. Numri i nxėnėsve dhe i mėsuesve rritet nga viti nė vit. Kanė meritė shumė mėsues, fteriotė e tė zonave tė tjera. Por  vlerėsim tė veēantė meriton mėsuesja Dilfigjare Lona, qė ka punuar nė Fterrė rreth 20 vjet si mėsuese, me pėrkushtim, me dashuri e respekt pėr nxėnėsit e prindėrit, me aftėsi pedagogjike e dashuri prindėrore pėr fėmijėt. Respekt tė veēantė kemi pėr Stavri Dhramin, qė ka punuar e drejtuar me pėrkushtim e me arritje tė mira mbi njė dhjetėvjeēar nė shkollė, respekt edhe pėr tė shoqen, bijėn e Fterrės Burbuqen, qė kam bindjen se ėshtė kampione jo vetėm pėr sasinė e viteve, por dhe pėr arritjet si mėsuese e drejtuese e shkollės pėr njė kohė tė gjatė. Respekt e nderim edhe pėr mėsuesit e huaj e tė fshatit qė kanė punuar nė vite apo punojnė nė shkollėn e Fterrės.

Por, vitet e fundit, sidomos  kėtė dhjetėvjeēar, pėr shkak tė emigrimeve tė shumta tė fteriotėve, duhet tė pranojmė se shkolla ėshtė zvogėluar shumė, aq sa  trembemi tė pėrmendim shifra. Numri i tė gjithė nxėnėsve tani nuk ėshtė as sa ishin nxėnėsit e parė nė tetorin e vitit 1916! Thirrja ėshtė: Tė mos e braktisim fshatin, tė mundohemi ta ndėrtojmė edhe kėtu jetėn sa mė mirė, siē e kanė ndėrtuar nė tė vėrtetė njė pjesė e mirė e fteriotėve.

           Dhe, sė fundi, po jo nga rėndėsia, dua tė them disa fjalė dhe pėr kontributin e fteriotėve nė zhvillimin e arsimit shqiptar. Pėr kėtė flasin dhe shifrat. Ne kemi tė regjistruar deri tani emrat e mbi 120 fteriotėve qė kanė mbaruar shkollat  pėr mėsues, rreth gjysmat janė femra. Por edhe  mė shumė duhet tė jenė. Dhe nė kėtė shifėr nuk pėrfshihen mjekė, inxhinierė, ekonomistė, oficerė etj., qė kanė dhėnė apo japin mėsim nė shkolla tė mesme e tė larta si specialistė tė lėndėve pėrkatėse. Nga lista e mėsuesve kemi Mėsues tė Popullit e tė Merituar, kemi profesorė e doktorė shkencash, kemi drejtues tė shkollave, pedagogė, dekanė, kemi artistė e shkrimtarė, kemi studiues e shkencėtarė. Pra, fteriotėt nuk janė mjaftuar vetėm me detyrėn e mėsimdhėnėsit tė thjeshtė, por janė rritur nė nivel vazhdimisht, duke u pėrfshirė nė shumė fusha tė shkencės, tė diturisė e tė kulturės. Dhe nė kėtė drejtim mund tė themi me plot gojėn se kontributi i tyre pėr vendin tonė ka qenė e ėshtė i ēmuar.

Qindra fteriotė tė tjerė, me arsim tė mesėm e tė lartė nė degė tė tjera tė shkencės e tė dijes, kanė dhėnė e japin ndihmesė tė vyer nė pėrparimin e vendit, kanė rrezatuar arsim e dituri nė ēdo detyrė qė kanė kryer e kryejnė, duke punuar me ndershmėri e pėrkushtim.

           Respekt e nderim pėr bijtė e bijat e ditura tė fshatit tonė, qė ia kanė ngritur mė lart emrin Fterrės dhe fteriotėve!

            Fterrė, 28 gusht 2004.

                                                                                    Bardhyl  XHAMA

                                                                                    Mėsues i Merituar

Nr. 40 – gusht  2004

 

Agron Xhama - Rruga Komuna e Parisit (Medar Shtylla)
Pall.ABC god.2 shkalla 1 ap.2
Tel: +355 4 2441014  Cel: 069 2154981
Tirana - ALBANI