FTERRA - ARSHIVE

Fshati i diturise

Home
Historia
Arsimi, kultura
Popullsia, tradita, sociale
Kenge e bejte

FSHATI I DITURISE

            Tė gjithė ata qė e njohin fshatin Fterrė, kur u paraqitet ndonjė banor i kėtij fshati, shpesh shtojnė: “Fshati i hoxhėve”, duke kujtuar kėshtu njė veēori kulturore tė tij. Kėshtu ėshtė quajtur ky fshat prej kohėve qė s’mbahen mend. Dhe ka njė arsye tė vėrtetė qė ky fshat i vogėl, qė asnjėherė nuk i kaloi tė njėqind shtėpitė, tė quhet “Fshati i hoxhėve”. Prej tij, vetėm ata qė ruhen nė kujtesė tė banorėve janė disa dhjetėra. Qė nga fundi i shekullit tė nėntėmbėdhjetė e deri nė mesin e shekullit  njėzetė numėrohen rreth 40 nga ky fshat. Dhe shėrbyen si hoxhė nė dhjetėra fshatra tė Shqipėrisė jugė-perėndimore. Janė tė rralla fshatrat e rrethit tė Vlorės (sidomos tė zonės sė gjerė tė Lumit tė Vlorės), si dhe tė shumtė fshatrat e tjera tė besimit mysliman tė rrethit tė Sarandės etj., ku tė mos kenė shėrbyer klerikė nga ky fshat.

            Kėta klerikė qė kryenin shėrbesat e hoxhės kishin mbaruar shkollat e mesme (medrese), madje edhe tė larta. U arsimuan nė disa nga qytetet e njohura e tė zhvilluara tė Perandorisė, si nė Janinė, Delvinė, Filat, madje edhe nė Stamboll e vende tė tjera. Isa Hizmo thuhet se pati studiuar nė Arabinė Saudite. Ky u bė i shquar, kujtesa e popullit e ruan edhe si njeri qė falte nė xhami Sulltanin dhe si hoxhė oborri. Nė tė vėrtetė e dokumentuar ėshtė se ai ishte dekan i njė universiteti nė Stamboll. Dhe sot ruhet nė familje tė bashkėfshatarėve tanė ndonjė diplomė me firmėn e tij. (Hoxha i Fterrės, qė shėrbeu deri nė vitin 1960, kishte diplomė tė firmosur prej tij si dekan). Isai lindi nė Fterrė rreth viteve 1850. Fillimisht mori mėsimet e para nė xhaminė e fshatit. “Xhaxhai i tij, Mustafa Hizmo, - shkruan njė pasardhės i tij nė gazetėn "Fterra jonė" , - qė ushtronte detyrėn e hoxhės nė Delvinė dhe Janinė, e mori me vete…Mė vonė ai vazhdoi studimet nė Universitetin e Stambollit, nė fakultetin teologji-drejtėsi, tė cilėn e pėrfundoi me rezultate tė shkėlqyera. Nė vitin 1878 u caktua me detyrėn e dekanit nė kėtė fakultet”. Ai pėrdorte edhe mbiemrin “Shefki” Fterra, ose Gjirokastriti; thuhet se “shefki” ishte njė titull qė iu dha. Duket se ai ndihmoi shumė bashkėfshatarė tė tij (dhe bashkatdhetarė) tė vazhdonin nė Stamboll shkolla tė ndryshme, shumė prej tė cilėve edhe pėr hoxhė.

            Hoxhėt e Fterrės, ata qė ruhen nė kujtesėn e bashkėfshatarėve ende qartė, mund tė ndahen nė dy grupe: ata mė tė hershmit tė shekullit tė nėntėmbėdhjetė  (1840-1900) dhe ata qė kanė shėrbyer gjatė shekullit tė 20-tė. Nga grupi i parė njohim pak dhe nuk ka shumė tė dhėna pėr ta. Nga periudhat mė tė hershėm mbahen mend, veēanėrisht Isa Hizmo. Mulla Lazo Kofina  pėrmendet nė kėngėt popullore, kushtuar ngjarjeve tė viteve 1840. Mustafa Hizmo, nė mesin e shekullit tė 19-tė  punoi si hoxhė nė Delvinė e Janinė. Nuk ėshtė e qartė nė se ky e ēeli i pari rrugėn pėr vargun e gjatė tė djemve fteriotė qė do tė studionin pėr hoxhė apo ndonjė tjetėr. Deri sa ai kishte arritur tė bėhej hoxhė nė disa qytete tė rėndėsishme tė perandorisė turke, merret me mend se para tij ka pasur njė traditė mė tė hershme si fshat nė kėtė fushė. Nė gjysmėn e dytė tė shekullit tė 19-tė ushtroi detyrėn e hoxhės Laze Ēipi. Po nė kėtė periudhė pėrmenden si hoxhė tė njohur Hasan Hizmo dhe Iliaz Mita. Thuhet se Hasani pati studiuar nė njė shkollė me njėrin nga familjet turke Inionu, qė mė vonė pati detyra tė rėndėsishme shtetėrore. Duhet pėrmendur kėtu se disa nga ata qė shėrbyen si hoxhė patėn mbaruar edhe shkolla tė profileve tė tjera dhe natyrisht kishin studiuar edhe teologji. Gjysmėn e dytė tė shekullit 19-tė shėrbeu si hoxhė nė Filat dhe nė Janinė dhe nė pleqėri tė thellė edhe nė fshatin e vet, Jakup Mato. Tradita vazhdoi deri nė fillimet e shekullit 20-tė.

            Hoxha i fshatit Fterrė Hivzi Bezhani, qė ushtroi detyrėn e klerikut deri nė vitin 1960, ishte diplomuar pėr drejtėsi dhe teologji nė Stamboll.

            Gjatė shekullit tė 20-tė, kryesisht nė gjysmėn e parė, nga ky fshat, kryen detyrėn e hoxhės njė numėr i madh burrash, sidomos po tė kemi parasysh se kemi tė bėjmė me njė fshat tė vogėl. Kėta klerikė myslimanė mbuluan njė numėr tė madh fshatrash e qytetesh, madje zona e krahina tė tėra dhe pėr disa breza radhazi, ose nė vazhdimėsi, duke ia lėnė kėtė detyrė bashkėfshatarėve tė tyre. Kudo pėrhapėn kulturėn e kohės. Ishin njėkohėsisht pėrēues tė dijes, tė rregullave tė mirėsjelljes, pėrēues tė kulturės fetare. Deri vonė pleqtė e fshatit, krahas tė falave, sureve, recitonin me pasion poezi tė autorėve tė vendeve arabe, pėrmendnin proverba e fjalė tė urta arabisht. Dhe nga tė dhėna tė shumta kėta klerikė myslimanė kujtohen me respekt nga banorėt e fshatrave ku shėrbyen Ishin njerėz tė urtė, shembull tė njerėzve tė sjellshėm, tė ditur e tė devotshėm.

Hoxhėt e Fterrės kanė shėrbyer pėr njė kohė mjaft tė gjatė nė shumė krahina. Mė shumė kanė shėrbyer nė fshatrat e Vlorės. Po ashtu, nė disa fshatra kanė shėrbyer njėri pas tjetrit hoxhė nga Fterra. Disa fise, si Mita, Hizmo, Mato etj. kanė nxjerrė disa hoxhė dhe kėtė e kanė vazhduar brez pas brezi pėr njė kohė tė gjatė. Nė kohėn tonė ka studiuar nė shkollė tė mesme nė Shkup Artur Malo. Dhe tani Edvin Ruko vazhdon studimet pėr drejtėsi dhe teologji nė Arabinė Saudite                 

                                                                        As.Prof.Dr. Jakup Mato

Nr.20 – qershor, 2000

 

Agron Xhama - Rruga Komuna e Parisit (Medar Shtylla)
Pall.ABC god.2 shkalla 1 ap.2
Tel: +355 4 2441014  Cel: 069 2154981
Tirana - ALBANI