FTERRA - ARSHIVE

Profesoret e Fterres

Home
Historia
Arsimi, kultura
Popullsia, tradita, sociale
Kenge e bejte

New Page 1

PROFESORET E FTERRĖS

Besim ELEZI, (20 mars 1935): Profesor, Doktor i Shkencave Mjekėsore, kirurg i shquar.

               Ka  lindur nė Fterrė. Ka kryer shkollėn fillore nė fshatin e lindjes dhe atė unnike nė Gjirokstėr. Shkollėn e mesme mjekėsore e ka mbaruar nė Tiranė nė vitin 1952. Nė vitin 1957 ka mbaruar me diplomė "shkqelqyeshėm" Fakultetin e Mjekėsisė nė Tiranė. Qė atė vit ėshtė emėruar mjek kirurg dhe pedagog nė Katedrėn e Kirurgjisė. Mė pas ka kryer specializime dhe kualifikime nė disa klinika tė botės.

               Me punė kėmbėnguėse ka ngjitur shkallėt e karierės mjekėsore, pedagogjike e shkencore. Nė vitin 1964 mbrojti disertacionin pėr gradėn shkencore "Kandidat i shkencave mjekėsore”, mė pas mbrojti disertacionin pėr gradėn shkencore “Dokor i shkencave mjekėsore”. Pėr veprimtarinė pedagogjike mori gradėn "Docent" e mė pas "Profesor". Nė vitin 1976 u emėrua shef klinike dhe nė vitin 1982 shef katedre, qė mė pas u quajt Departament nė Qendrėn Spitalore Universitare "Nėnė Tereza".

              Ka dhėnė njė kontribut tė shquar nė modernizimin e kirurgjisė shqiptare, duke futur shumė metoda tė reja diagnostikimi dhe trajtimi. Ka pėrgatitur, nė tė njejtėn kohė, njė numėr tė madh mjekėsh dhe kirurgėsh.

Nė vitin 2003 u pensionua. Tani drejton Shėrbimin Universitar tė Kirurgjisė nė Spitalin e Durrėsit.

            Eshte zgjedhur Kryetar i Shoqatės sė Kirurgėve tė Shqipėrisė, anėtar i Komitetit Permanent tė Eurokirurgjisė dhe anėtar i Kolegjit Ndėrkombėtrar tė Kirurgėve. Ka bėrė njė numėr publikimesh dhe referimesh nė takime shkencore nė vend dhe jashtė. Ka botuatr monografi e tekste mesinore dhe rreth 100 artikuj e kumtesa.

Eshte nderuar me urdhėra e medalje tė ndryshme. Nė vitin 2002 ėshtė shpallur "Personalitet i shquar i Qarkut"  pėr Vlorėn, ku nė motivacion, midis tė tjerash, thuhet: “…Vlersohet si bir i Kurveleshit pėr atdhetari, humanizėm e marrėdhėnie tė ngushta shoqėrore".

¶¶¶

Edip BEZHANI ( 26 korrik 1948 ) : Profesor i Asocuar, Doktor i Shkencave Mjekėsore, pedagog e kirurg.

Lindi nė Fterrė, ku kreu dhe filloren. Gjimnazin dhe Fakultetin e Mjekėsisė tė UT i pėrfundoi nė Tiranė.

Nė vitin 1972, mbasi u diplomua si mjek i pėrgjithshėm, fillon specializimin pranė klinikės sė kirurgjisė  sė pėrgjithshme, pėr urologji, nė Spitalin Nr.2 nė Tiranė, qė e pėrfundon nė vitin 1975. Nga ky vit deri nė vitin 1990 punon si specialist urolog dhe kirurg i pėrgjithshėm nė Poliklinikėn Qendrore tė Tiranės, si dhe nė klinikėn urologjike tė Spitalit Nr. 2 (pėr kirurgjinė ) nė Tiranė

Nė vitin 1990 filloi punėn si pedagog nė Fakultetin e Mjeksisė nė specialistetin e urologjisė, ku vazhdon tė punojė edhe sot.

Nė vitin 1996 mbrojti  titullin Doktor i Shkencave Mjekėsore, ndėrsa nė vitin 2004 merr titullin Profesor i Asocuar.

Ka kryer disa specializime brenda e jashtė shtetit, ėshtė pesė herė pjesėmarrės nė seminare ndėrkombėtare  nė Austri, ka mbajtur  referate nė seminare e konferenca kombėtare e ndėrkombėtare, si dhe ėshtė bashkėautor nė shumė publikime kombėtae e ndėrkombėtare

Nė vitin 2001 botoi monografinė : “Morfometria  dhe funksioni i veshkės unike”.

¶¶¶

Fejzi HIZMAJ (11 korrik 1948 - 10  maj 2004) :  Profesor i Asocuar,Doktor i Shkencave Mjekėsore, drejtues administrativ, pedagog.

Lindi nė Fterrė. Mbasi mbaroi shkollen e mesme nė Tiranė, vazhdoi studimet nė Fakultetin e Mjekėsisė, qė e  pėrfundoi mė 1971. Me pas, pėr dy vjet, specializohet pėr mjek mikrobiolog nė Institutin e Higjienės e tė Epidemiologjisė, ku punon deri nė vitin 1983 si specialist mikrobiolog, parazitolog dhe epidemiolog.

Nga viti 1983 deri nė vitin 1996 punon nė Drejtorinė e Higjienės dhe tė Epidemiologjisė nė Tiranė si mjek laboratorist. Prej vitit 1996 punoi  nė Institutin e Shėndetit Publik nė Tiranė si specialist e drejtues, deri sa ndėrroi jetė.

 Ka kryer specializime tė ndryshme brenda e jashtė shtetit nė fushat e shėndetit publik e tė mikrobiologjisė. Ka dhėnė mėsim nė Fakultetin e Mjekėsisė e nė institucione tė tjera mjekėsore e shkencore tė specialitetit.             

  Ka njė kontribut tė vaēantė nė fushėn e studimeve shkencore e tė zbatimit tė tyre. Ka kryer mjaft studime shkencore, ka botuar dhjetra artikuj shkencorė,  5 prej tė cilėve jashtė vendit, ka marrė pjesė me kumtime nė shumė sesione e konferenca shkencore brenda e jashtė vendit.

¶¶¶

Hamlet BEZHANI (10 qershor 1940): Profesor, Doktor i Shkencave Filologjike, pedagog pėr gjuhėt gjermane e angleze.

        Ka lindur nė Fterrė, ku mbaroi dhe arsimin fillor. Shkollėn shtatėvjeēare dhe gjimnazin i pėrfundoi nė Tiranė. Nga viti 1958 deri mė 1961 studioi nė Gjermani nė Universitetin e Laipcigut pėr gjuhė e letėrsi gjermane. Nga viti 1961 deri mė 1964 pėrfundon UT nė degėn  gjuhė e letėrsi angleze e shqipe.

Nga viti 1966 deri mė 2005 punon nė Universitetin e Tiranės, nė katedrėn e gjuhės angleze, si pedagog, shef katedre, zėvendėsdekan pėr anėn shkencore nė Fakultetin e Gjuhėve tė Huaja. Pėr vite me radhė  ka drejtuar Kėshillin Shkencor tė Fakultetit Histori-Filologji e tė Gjuhėve tė Huaja.

Gjatė kėtyre viteve ka kryer shumė kualifikime pasuniversitare, nė Gjermani, nė Kinė, nė Amerikė, nė Francė etj.

Ka njė veprimtari tė dendur shkencore e botuese nė fushat pėrkatėse. Ėshtė bashkėautor nė hartimin e Fajalorit Gjermanisht-Shqip nė dy vėllime, me rreth 82.000 fjalė, botuar nė Gjermani. Ka hartuar disa tekste universitare pėr studentėt me mbi 1300 faqe, etj. Kontribut tė vaēantė ka dhėnė edhe nė fushėn e pėrkthimeve nga gjuha angleze e gjermane, ka hartuar e mbajtur  kumtesa e referate shkencore nė veprimtari brenda e jashtė vendit. Mban titullin Doktor I Shkencave Filologjike.

Nė vitin 1995 merr edhe titullin “Profesor”.

¶¶¶

Ismet ELEZI  (5 prill 1920) : Profesor, Doktor i Shkencave, drejtues i lartė nė administratė, jurist.

Ka lindur nė Fterre. Mesimet e para i mori nė vendlindje dhe i mbaroi nė Piqerras. Ka pėrfunduar Liceun e Tiranės (1942 ) dhe mė 1943 filloi studimet e larta nė Firence tė Italisė, tė cilat i ndėrpreu nė kushtet e luftės.

Nga korriku i vitit 1943 mori pjesė aktive nė rininė antifashiste nė Kurvelesh. Nė vitet  1946-1951 kreu studimet e larta pėr drejtėsi nė Leningrad (Petėrburg) (ish Bashkimi Sovjetik) me diplomė tė shkėlqyer. Po aty kreu studimet pasuniversitare (1957-1960) pėr marrjen e gradės shkencore. Gjatė viteve ka pasur detyra tė ndryshme: Prokuror Kasacioni pranė Gjykatės sė Lartė, Sekretar Shkencor i lnstitutit tė Shkencave, Sekretar Shkencor i Universitetit, Kryetar i Byrosė Juridike nė Kėshillin e Ministrave (1966-1985).

Ka drejtuar katedrėn penale nė Fakultetin e Drejtėsisė (1957-1990). Pėr rreth 50 vjet punon si pedagog. Gradėn shkencore e ka marrė nė vitin 1961, kurse titullin “Profesor” mė 1972. Ka krijimtari tė gjerė shkencore (mbi 8000 faqe tė botuara). Vepra shkencore: "E drejta zakonore penale e shqiptarėve" ka marrė ēmimin e Republikės. Vepėr me vlerė tė vacantė ėshtėdhe "E drejta zakonore e Laberisė”. Ėshtė autor i disa teksteve tė sė drejtės penale (Pjesa e Posaēme) si dhe bashkėautor i teksteve tė tjerė.

Ka marrė pjesė nė konferenca shkencore kombėtare e ndėrkombėtare. Nė vitin 1998, Qendra Ndėrkombėtare e Biografive nė Kembrixh (Angli) e ka shpallur "Njeriu Ndėrkombetar"  nė shkencė.

Ėshtė veteran i Luftės Antifashiste Nacionalēlirimtare.

¶¶¶

Jakup MATO ( 16 shtator 1934 ): Profesor, Doktor i Shkencave,studiues arti.

Lindi nė  Fterrė.  Shkollėn fillore e kreu nė  fshatin e lindjes, ndėrsa shtatėvjeēaren dhe tė  mesmen nė  Gjirokastėr. Pas pėrfundimit tė  shkollės sė  lartė , nė  Universitetin Shtetėror tė  Tiranės (1959), punoi nė  Ministrinė  e Arsimit dhe tė  Kulturės si specialist i letėrsisė , kryeredaktor i gazetės “Mėsuesi”, drejtor i arteve dhe zėvendės kryetar i Komitetit tė  Kulturės dhe tė  Arteve. Nga viti 1973 deri 1987 punoi si specialist i arteve nė  Komitetin Qėndror tė  Partisė . Mė  1987 u emrua drejtor i Institutit tė  Lartė  tė  Arteve (sot Akademia e Arteve). Nga viti 1991 e nė  vazhdim ka qenė  punonjės shkencor nė  Qendrėn  e Studimit tė  Arteve tė Akademisė sė Shkencave, ku dy herė  ishte edhe drejtor i saj.

            Qė  nga viti 1960 e nė  vazhdim ka botuar njė  numėr tė  konsiderueshėm artikuj shkencorė  e kritikė  pėr

letėrsinė  dhe artet, ka mbajtur njė  sėrė  kumtesash nė  veprimtari shkencore. Ka botuar monografitė : “Risi tė  letėrsisė  shqiptare” (1983), “Paradokset e satirės dhe tė humorit” (2000), “Imazhe, kode, kumte” (2001), “Rrjedhave tė artit paraprofesionist” (2004) .

¶¶¶

Mukades Manēe (RUKA) ( 1948 ) : Doktore e Shkencave, Profesore e Asocuar.

Lindi nė Fterrė. Mbaroi Universitetin e Tiranės, nė degėn Gjuhė - Letėrsi Ruse. Eshtė kualifikuar jashtė shtetit, Rusi, Itali, Angli. Ka referuar dhe botuar studime shkencore filologjike. Ka hartuar tekste mėsimore universitare. Ka botuar fjalor Rusisht-Shqip. Ka fituar gradėn shkencore “Doktor i Shkencave” mė 1988, dhe titullin shkencor “Profesor i Asociuar” 1999. Ėshtė Pėrgjegjėse e Departamentit tė Gjuhėve Sllave e Ballkanike nė Fakultetin e Gjuhėve tė Huaja, nė Universitetin e Tiranės. 

¶¶¶

Muzafer KORKUTI  ( 17 maj 1936 ) :Profesor, Doktor i Shkencave, arkeolog i shquar.

           Lindi nė Fterrė. Pasi kreu shkollėn fillore nė fshatin e lindjes, ndoqi mėsimet nė shkollėn shtatė-vjeēare dhe tė  mesme nė Shkodėr. Punoi si mėsues dhe drejtorr I shkollės shtatėvjeēare tė Kuēit nga viti 1954 deri nė vitin 1957.

          Studimet e larta i kreu nė Universitetin e Tiranės, nė degėn e historisė. Ato i pėrfundoi me rezultate shumė tė mira nė vitin 1962. Pėr njė kohė tė shkurtėr ndoqi studimet e larta nė Leningrad ( Petėrburg), por u detyrua t’i ndėrpriste pėr shkak tė  prishjes sė marrėdhėnieve midis dy vendeve. Pasi mbaroi shkollėn e lartė u emrua nė Qendrėn e Studimeve Arkeologjike tė Akademisė sė Shkencave. Gjatė veprimtarisė sė tij 41 vjeēare nė kėtė institucion u specializua nė fushėn e prehistorisė dhe drejtoi gėrmime nė mė shumė se 15 qendra pre e protohistorike. Ka botuar mbi 45 artikuj shkencorė nė revista shkencore nė Shqipėri dhe 34 artikuj nė revista jashtė shtetit. Ėshtė bashkėautor nė disa tekste universitare.,  “Arkeologjia” 1972,”Arkeologjia” 1993, nė tekstin “Historia e Shqipėrisė”, nė botimin “Les Illyriens”, 1985, dhe nė “Historia e popullit shqiptar”, 2003. Ėshtė autor i librit: “Neoliticthum und Chalkolithichum in Albanien”, botuar nė Gjermani, nė vitin 1995. Qė nga viti 1968 deri nė vitin 2002 ka qenė lektor i arkeologjisė nė Universitetin e Tiranės, ndėrsa gjatė viteve 1972 – 1975 nė atė tė Prishtinės.

            Ka dhėnė leksione nė universitete tė ndryshme tė botės, si nė Paris (Francė), Heidelberg dhe Munster (Gjermani),  Romė, Pizė, Bari, Leēe, Bolonjė (Itali),  Athinė e Selanik (Greqi), Vienė (Austri),  Sinsinati (ShBA) etj. Ėshtė pjesėmarrės nė disa dhjetra simpoziume dhe kongrese ndėrkombėtare.  Ėshtė drejtor i Institutit tė Arkeologjsė nga viti 1998 deri 2005, kryeredaktor i revistės “Iliria” (1971 – 2003) dhe anėtar korrespondent i Institutit Arkeologjik Gjerman, 1986.

¶¶¶

Sezai BRAHIO ( 20 gusht 1939 ): Profesor, Doktor i Shkencave Mjekėsore, pedagog.

Ka lindur ne Fterrė, ku kreu dhe filloren, ndėrsa 7-vjeēaren nė Kuē dhe Tepelenė. Shkollėn e mesme mjekėsore e kreu nė Tiranė.

Nė vitin 1963 mbaroi studimet nė Fakultetin e Mjekėsisė teė Universitetit tė Tiranės. Po kėtė vit emėrohet pedagog nė katedrėn e farmakologjisė tė Fakultetit tė Mjekėsisė.

Qė nga viti 1963 e nė vazhdim ka zhvilluar dhe zhvillon leksione dhe seminare me tė tri deget e Fakultetit tė Mjekėsisė. Leksione e seminare ka zhvilluar pėr njė kohė tė gjatė edhe nė Prishtinė nė Fakultetin e Mjekėsisė sė Pėrgjithshme, si dhe leksione me specializantėt pasuniversitarė.

Ėshtė bashkėautor i hartimit tė programeve  mėsimore universitare e pasuniversitare tė lendėve tė farmakologjisė mjekėsore e klinike. Ėshtė nismėtar e kontribues nė krijimin e mbarėvajtjen e Institutit Studimor tė Mjekėsisė Popullore

Ka kryer specializime jashtė shtetit nė fushėn e farmakologjisė mjekeėsore dhe asaj klinike, si nė Rumani, Francė, e Itali. Ka qenė kryetar i komisionit dhe redaktor shkencor i kumtesave dhe referateve tė Konferencės sė Parė Kombėtare tė Mjekėsisė Shqiptare (1986). Ka mbajtur  referate shkencore nė Athinė e Londėr. Ėshtė anėtar i komisionit tė nomenklaturės sė barnave (qė drejtohet nga Ministria e Shėndetėsisė), duke qenė pėr katėr vjet radhazi edhe kryetar i kėtij komisioni.

Qysh nga viti 1982 e nė vazhdim ka kryer edhe detyra tė tilla, si shef i sektorit shkencor tė Fakultetit tė Mjekėsisė, shef i katedrės sė farmakologjisė dhe shef i departamentit tė lėndėve biomjekėsore.

              Ka veprimtari tė gjerė botuese: ka hartuuar mjaft tekste universitare e monografi, ka botuar shumė artikuj nė revista shkencore dhe  ka mbajtur dhjetra referate shkencore e kumtesa.

              Nė vitin 1980 i jepet titulli “Doktor i Shkencave” dhe mė 1994 “Profesor”.

¶¶¶

Vehat BEZHANI  (4 prill 1934 – 12 prill 2002) : Asistent Profesor, Doktor i Shekencave nė Gjeologji

Lindi nė Fterrė. Mbas mbarimit  tė shkollės sė mesme politeknike nė Tiranė, punoi pėr disa vjetė nė Mirditė si gjeolog. Nė vitin 1961 pėrfundon Universitetin e Tiranės dhe deri nė vitin 1968 punon pėrsėri nė Mirditė, nė Rubik, si inxhinier gjeolog. Nga viti 1968 deri nė vitin 1972 e gjejmė nė ndėrmarrjen gjeologjike tė Pukės.

Nga viti 1972 deri nė vitin 2000 kryen detyra tė rendėsishme nė Institutin e Kėrkimeve dhe Projektimeve Gjeologjike nė Tiranė, detyra qė i vazhdoi deri kur doli nė pension.

Ka kryer shumė studime e projektime me vlerė nė fushėn e gjeologjisė e veēanėrisht pėr perspektivėn e  bakrit nė rrethet e Veriut, i vetėm, apo me grupe pune  tė drejtuar prej tij. Ėshtė bashkėautor nė hartėn gjeologjike dhe atė metalogjenike tė Shqipėrisė,

Nė vitin 1988 merr titullin “Doktor i Shkencave”, nė vitin 1991 titullin “Mjeshtėr kėrkimesh” dhe vitet e fundit

Asistent-Profesor.

¶¶¶

Zaēe MALO ( 1945 ) : Profesor i Asocuar, Doktor i Shkencave, drejtues i lartė i administratės.

Lindi nė Fterrė. Ka kryer studimet universitare nė Institutin e Lartė Shtetėror tė Bujqėsisė Tiranė, Veterinari. Ka punuar veterinier nė NB Kamėz, pedagog nė Univeristetin Bujqėsor, specialist nė Komitetin e Shkencės, Drejtor nė Institutin e Kėrkimeve Veterinare dhe Drejtor nė Drejtorinė Veterinare nė Ministrinė e Bujqėsisė dhe Ushqimit.

            Ka botuar shumė artikuj shkencorė brenda dhe jashtė Shqipėrisė. Eshtė, gjithashtu, autor dhe bashkėautor nė shumė botime shkencore dhe libra universitare. Ėshtė delegat zyrtar i Shqipėrisė nė Organizatėn Botėrore tė Veterinarisė, Paris. 

¶¶¶

Zeko BRAHO (9 shtator 1934) : Profesor i Asocuar, Doktor i Shkencave, studiues dhe pedagog. 

Ka lindur nė Fterrė. Shkollėn fillore e kreu nė fshatin e lindjes, tė mesmen nė Normalen e Elbasanit, ndėrsa studimet e larta nė Institutin e Lartė Pedagogjik tė Tiranės, tė cilat i pėrfundoi mė 1957. Dha mėsim nė shkollėn e mesme pedagogjike nė Vlorė, nė gjimnazet e kėtij qyteti, nė Akademinė e Aviacionit e tė Marinės dhe nė Filialin e Universitetit tė Tiranės pėr Vlorėn. Pas vitit 1990 ėshtė nė kryesinė e disa shoqatave kulturore tė rrethit.

Ka botuar monografitė: pėr Jani Mingėn, Marigo Posion, “Vlora nė rrjedhėn e historisė”, “Historiku i arsimit nė Vlorė”dhe disa studime tė tjera. Ka botuar artikuj shkencorė dhe ka mbajtur kumtesa nė veprimtari shkencore. Mban gradėn shkencore Doktor dhe titullin Profesor i Asocuar.

Agron Xhama - Rruga Komuna e Parisit (Medar Shtylla)
Pall.ABC god.2 shkalla 1 ap.2
Tel: +355 4 2441014  Cel: 069 2154981
Tirana - ALBANI