FTERRA - ARSHIVE

Shkrime ne gazete
Home
Historia
Arsimi, kultura
Popullsia, tradita, sociale
Kenge e bejte



ARSIMI NĖ FTERRĖ NĖ VITET ’20
EDHE VAJZAT NĖ SHKOLLĖ

Nė vitin 1925, duke parė kushtet e vėshtira tė mėsimit, banorėt e Fterrės ndėrtuan godinėn e re tė shkollės. Nė inspektimin qė u bė nga Jani Minga, thuhejse shkolla e Fterrės si godinė ėshtė e mirė, po e palotėsuar me orendi dhe kėshtu mėsimet jepen nė xhami. Ndėrsa nė vitin 1926 nxėnėsit filluan mėsim nė godinėn e re me dy dhoma. Nė pasqyrėn qė jėpėt pėr klasat e nxėnėsit pėr vitin shkollor 1926-1927 vihet re njė dukuri e re: Pėr herė tė parė nė bankat e shkollės janė ulur dhe vajzat. Ky ishte njė sukses i madh po tė kihet parasysh fanatizmi i asaj kohe. Statistikat tregojnė se nė tre klasa tė hapura, nė 39 nxėnės, 16 janė vajza qė vazhdonin klasėn e parė.
Klasat mė tė larta, nxėnėsit e Fterrės, tė etur pėr tė mėsuar, i vazhdonin nė Kuē e nė Borsh, duke bėrė ēdo ditė 4-5 orė rrugė, duke mbajtur nė torbėn e librave edhe pak bukė misri me djathė e me qepė. Ėshtė koha kur nė Fterrė, qė nga viti 1922, punon i pėrkushtuar mėsuesi i palodhur dhe dritėdhėnės Neim Zani, pėr tė cilin do tė shkruajmė numrin tjetėr.

Bardhyl Xhama
Nr.2 – korrik, 1997



DĖSHIRĖ E HERSHME PĖR ARSIM E DITURI

Fshati ynė e nis historinė nė thellėsinė e shekujve. Po kaq e vjetėr ėshtė edhe dėshira pėr arsim e dituri. Zhvillimi kulturor qė trashėgoi fshati provon pėr njė traditė tė lashtė nė kulturė.
Mjafton tė pėrmendim se nga Fterra kanė dalė shumė njerėz me arsim tė lartė qysh nė qindvjeēarin e kaluar, si Isa Hizmo, Ibrahim Hizmo, Ali Xhama etj. Qė nė vitin 1878 Isa Hizmon e gjejmė si dekan nė Fakultetin e Drejtėsisė nė Stamboll, si bashkėpunėtor tė Hasan Tahsinit, Rektorit tė Universitetit tė parė turk. Edhe Ibrahim Hizmoja kishte pėrgatitje tė gjerė kulturore dhe njihte mirė letėrsinė gojore shqipe e tė vendeve tė Lindjes sė Afėrt, ēka e lejoi tė merrej me krijimtari.
Figura tė shquara tė dijes kanė qėnė edhe Omer Korkuti e Hivzi Bezhani, qė kanė kryer Fakultetin e Drejtėsisė nė Stamboll. Tė tjerė, si Jaho Mato, Fetah Zani kanė mbaruar shkollat e mesme nė Janinė e Filat dhe nuk kanė qėnė tė vetmit. Fterra ka pasė edhe disa bejtexhinj, ku ėshtė shquar Isuf Avreci e mė vonė Shaqo Mita.
Abetaret e para mendohet tė kenė hyrė nė Fterrė nė fund tė shekullit tė kaluar, por ajo qė dihet ėshtė se rreth vitit 1905 njė abetare tė tillė e ka sjellė Hasan Hizmoja. Ka tė dhėna se para shpalljes sė Pavarėsisė Fetah Zani u ka mėsuar shumė fteriotėve shkrim e lexim nė gjuhėn shqipe.

Bardhyl Xhama
Nr.1 – maj, 1997



SHKOLLA E PARĖ SHQIPE

Nė fund tė tetorit tė vitit 1916 u ēel nė Fterrė shkolla e parė shqipe me rreth 20 nxėnės tė moshės 7-12 vjeē. Midis tyre bashkėkohėsit kujtojnė Qazim Gjoni, Lame Xhama, Fero Gjoni, Himet Maēi, Neshat Brinja, Muharrem Korkuti, Sherif Dusha, Arif Mita, Qerim Avreci, Gani Maēi, Bastri Dauti, Tefik Hizmo, Beqo Hizmo, Vait Malo, Nedim Bezhani etj. Mėsues i parė u bė Selim Gjonika, qė kishte mbaruar medresenė e Janinės.
Pėr hapjen e shkollės sė parė shqipe nė fshat ndihmuan veēanėrisht Tahsin Elezi, Remzi Braho, Iljaz Busha, Mato Dusha e tė tjerė, tė cilėt punuan pėr t’i bindur prindėrit qė tė dėrgonin fėmijėt pėr tė mėsuar dhe ndėrtuan disa orendi tė thjeshta shkollore.
Pėr ecurinė e shkollės pėrmes vėshtirėsish dhe kujtime tė ish nxėnėsve do tė shkruajmė nė numrat e ardhshėm.
Bardhyl Xhama,
Nr.1 – maj, 1997




SHKOLLA ME SAKRIFICA

Qė nė thellėsi tė dhjteėvjeēarėve fteriotėt janė shquar pėr dėshirėn qė brezat e rinj tė arsimohen, tė bėhen tė shkolluar e tė ditur.
Shembėlli i tė parėve si Isa Hizmo, Ibrahim Hizmo, Ali Xhama nė shekullin e kaluar, i Omer Korkutitm Hivzi Bezhanit, Jaho Matos, Fetah Zanit nė fillimin e kėtij qindėvjeēari, tė normalistėve Xhevdet Kofina, Lame Xhama, Hiqmet Dusha, Safet Kofina, Hiqmet Shehu, Shefki Mita, Tare Braho e shumė tė tjerėve qysh para ēlirimit, u ndoq nga qindra djem e vajza, tė cilėt vazhduan me sukses shkollat e ndryshme tė vendit.
Dihet mirė varfėria e fshatit tonė me rreth 100 shtėpi, por pėr arsimin ai nuk ka kursyer kurrė. Vazhdimi i shkollave ėshtė bėrė me sakrifica tė mėdha. Dhe pėr kėtė shembujt janė tė shumtė. Mė tė herėshmit i kryen shkollat nė kurbet, edhe pse familjet e tyre i lanė nė varfėri. Disa nga ata qė kryen normalet e Elbasanit tė rrėnqethin me tregimet e tyre. Nga Fterra niseshin nė kėmbė, ose mė fatlumėt me mushka, pėr tė arritur rrugė e pa rrugė deri nė Elbasan. Mė kėmbė dhe me njė copė bukė nė ēantė kanė shkuar dhjetra nxėnės nga Fterra nė Kuē, Ēorraj e Borsh pėr tė mbaruar arsimin 8-vjeēar. Jakupi, Rakipi, Besimi e shumė tė tjerė i mbajnė mend mirė udhėtimet e gjata nėpėr male pėr tė arritur nė konviktin e Gjirokastrės ose pėr t’u kthyer nė fshat, ngaqė nuk pėrballonin dot shpenzimet e udhėtimit. Janė me dhjetra fshatarė qė shtėrngonin rrypin, sshisnin edhe ndonjė bagėti pėr tė mbajtur fėmijėt nė shkollė.
Dhe kėto sakrifica e shumė tė tjera dhanė frytet e tyre. Sot nga fshati numėrohen mbi 250 kuadro me arsim tė lartė, mbi 350 me arsim tė mesėm, me dhjetra kuadro mbajnė tituj e grada shkencore, mbi 100 janė mėsues qė punojnė an e kėnd atdheut.
Ky ėshtė njė shembėll i vyer qė u jepet fėmijve tanė tė sotėm qė tė ndjekin rrugėn e diturisė. Kjo ėshtė njė thirrje dhe pėr shkollėn 8-vjeēare tė Fterrės qė tė eci nė gjurmėt ebrezave tė shkuar, sepse kushtet tani nuk u mungojnė.

Bardhyl XHAMA
Nr.4 – tetor, 1997





KULTURA FETARE – FAKTOR PĖR DIJE E KULTURĖ

Ashtu si bashkėfshatarėt e tjerė dhe unė si djalė fteriot daljen e gazetės "Fterra jonė" e prita me gėzim. I kam lexuar tė tre numrat e parė. Faleminderit se kam pėrfituar. Mendoj se mė shumė pėrfitojmė ne brezi i ri, qė tė kaluarėn tonė e njohim pak.
Fterra jonė njihet se ėshtė i besimit islam. Kjo fé nė fshatin tonė fillon ngs shekulli 18-tė, imponuar me tė gjitha mjetet nga Perandoria e fuqishme Osmane, se mė herėt fshati kishte bėsim tė krishter. Kėtė na e vėrteton historia. Dėshmi e veēantė janė toponimet nė emra si Qafa e Qishės, Gjonfterra, Gjinali etj, etj. Por nė kėto pak rreshta dėshiroj tė theksoj se feja, si ajo krishtere dhe islame, kanė predikuar vėllazėrimin, mirėkuptimin dhe paqen me njėri-tjetrin. Kėtė moral e kanė kultivuar njė numėr i kosniderueshėm fshatarėsh qė kanė mbaruar studimet e mesme dhe tė larta pėr fenė, brenda dhe jashtė Shqipėrisė, si Isa Hizmo, Hivzi Bezhani, Hasan Hizmo, Shemedin Dauti, Selim Gjonika, Feim Mita, Omer Korkuti, fetah Zani, Sheme Korkuti e deri tek Safet Gjoni, Refik Bezhani e Shaban Mita.
Disa prej kėtyre kanė mbaruar teologji e drejtėsi. Me emėr u bė Isa Hizmo, dekan i fakultetit teologji-drejtėsi nė universitetin e Stambollit dhe njėkohėsisht hoxhė pėr familjen mbretėrore, i cili ka dhėnė njė kontribut tė ēmuar pėr bashkėfshatarėt, duke u bėrė nxitje e strehė e fteriotėve qė vazhdonin mėsimet fetare e jurisprudencės nė Stamboll. Kultura e tyre ishte e gjerė, por sidomos nė teologji e drejtėsi. Dijet nuk i pėrdorėn pėr interesa e pėrfitime vehtiake, por u erdhėn nė ndihmė tė gjithė njerėzve tė atyre vendeve e krahinave ku kanė punuar dhe jetuan. Ėshtė i pėrmendur nė vitet 1910-1920 edhe Shemedin Dauti pėr dijet e tij teologjike, qė shpjegonte dhe njohuri teologjike, por edhe njohru shkencore bilogjike pėr peshqit e deri bretkocat, etj.
Ishin vitet e Luftės sė Parė Botėrore. Njė grup tė moshuar te shkolla e vjetėr u ndeshėn ballė pėr ballė me disa ushtarakė tė huaj. Hasani u doli pėrpara. Ushtarakėt thirrėn: Halt (ndal). Hasani u flet gjermanisht duke u thėnė me ironi se po vratė ne pleqtė e fituat luftėn. Njė nga ushtarakėt, komandanti i tyre, u befasua. Uli armėt dhe nisi dialogu:
- Pranon tė vish pėrkthyes te nė?
Hasani pranoi. Dokumente nuk kemi, por sipas gojės sė tė parėve tanė, Hasani kishte kryer studimet e larta nė Akademinė Ushtarake nė Gjermani. Si rezultat i kėtij dialogu ushtarėt nuk bėnė as bastisje dhe as djegie nė fshatin tonė.
I ditur ka qėnė dhe Hivzi Bezhani, teolog i njohur pėr Fterrėn e mė gjerė. Ky teolog qe shembėll i veēantė pėr fshatarėt tonė dhe pėr kulturėn e tij bujqėsore si bujk e veēanėrisht bahēevan i zoti.
Kultura fetare u ka shėrbyer fteriotėve edhe pėr edukimin morale njerėzor, por edhe ka nxitur dashurinė pėr dije e kulturė, veēanėrisht pėr arsimdashje. Kėtu e ka bazėn fakti qė Fterra jonė ėshtė bėrė njė nga fshatrat e njohura pėr zhvillimin e arsimit e kulturės, me mėsuesit e profesorėt e shumtė qė kemi dhe sot.

Ardit MALAJ
Nr.4 – tetor, 1997



KUJTIME

Fterra ėshtė e dėgjuar. E kanė bėrė tė njohur njerėzit e mirė tė fshatit. Kujtoj Isa Hizmon – hoxha i parė tek i cili, siē thoshin tė parėt tanė falej Sulltan Hamiti nė Stamboll; Omer Korkuti – gjykatės nė Gjykatėn e Lartė nė Turqi, Ibrahim Hizmo – profesor i emruar nga Turqia nė Filat ( Ēamėri); Bajram Mehmeti – qehaja i Portės sė Lartė etj. Me sa di unė tė katėr qėnė edhe bashkėpunėtorė tė ngsuhtė tė Hasan Tahsinit. Kjo tė bėn tė ndjesh edhe krenari, por edhe obligim pėr vetė Fterrėn. Kjo ka ndikuar qė njė kėshillė burrash autoritarė tė punonin e tė propagandonin qė tė hapej edhe njė shkollė nė Fterrė. Nga viti 1905 Hasim Gjoni (babai im) qė ishte nė atė kohė nė Konicė, grumbullonte libra e shkrime shqipe dhe i dėrgonte me Habil Dhulin tek Selim Gjonka e Sinan Avreci.
Nga ana tjetėr Ismail Bezhani, Xhafer Shehu, Mato Dusha, Jaho Mato, Rakip Gėdo, Hamit Shkurti, Idriz Hizmo, Ali Dhuli punonin derė mė derė qė tė bindnin fshatin pėr tė bėrė njė shkollė nė gjuhėn shqipe. Kėshtu erdhi viti 1916 kur Selim Gjonika e hapi kėtė shkollė nė shtėpinė e tij me 21 nxėnės qė unė edhe sot i kujtoj mirė: Ishim dhe unė, Lame Xhama, Fero Gjoni, Xhafo Brinja, Muharrem Korkuti, Sherif Dusha, Tefik Hizmo, Vait Malo, Hetem Malo, Nedim Bezhani, Halil Mato, Zenel Shkurti, Qerim Dauti, Hivzi Kofina, Mehmet Kofina, Hidajet Gjonika, Arif Kurupi, Qemal Mehmeti, Feti Lona, Faslli Ruko, Sinan Ruko.
Qazim GJONI
Nr. 6 – shkurt, 1998




MJEKĖT NGA FTERRA

A e dini se Fterra jonė, njė fshat i vogėl, ka nxjerrė afėr 20 mjekė me arsim tė lartė? . Kėtu nuk kemi llogaritur ata me shkollė tė mesme ose bashkėshortet e bashkėfshatarėve tanė qė janė mjeke. Sot janė dhjetra mjekė tė shpėrndarė nėpėr Shqipėri.
I pari kėtė rrugė e nisi doktor Safet Memi. Ai ka edhe meritėn se ndihmoi shumė djem tė fshatit tė ecin nė rrugėn e tij. Ndonjeri, si Besim Elezi, u bė profesor i shquar i vendit, “kirurgu duarartė”, qė iu dėgjua zėri edhe jashtė vendit. Nga brezi i tij u shquan Luan Dusha, i njohur si ftiziatėr, Hamza Memi petagog i Fakultetit tė Mjekėsisė. Pas kėtij brezi vijnė profesori Sezai Braho, i njohur si specialist i zoti i farmakologjisė dhe profesor nė fakultetin e mjekėsisė, doktor Fahri Mita kardiolog i shumė kėrkuar nga pacientėt, Lekė Xhama psikiatėr e higjenist, i ndjeri Agjah Ruko etj. Pas tyre vjen brezi mė i ri me Fejzi Hizmon, Maksim Memin, Peti Zenelin. Ėshtė pėr t’u pėrmendur fakti se nga fshati ynė kanė dalė edhe vajza mjeke si Elvira Zhupa (Mita), Ema Kofina, Ema Elezi, etj.
Shumė ndihmėsmjekė fituan gjithashtu emėr tė mirė si specialistė. Nė Tiranė shpesh i drejtohen pėr vizitė e kėshilla Halil Hizmos, nė Borsh e Fterrė ėshtė i njohur “doktor Bahriu” e shumė tė tjerė si Abedin Shkurti, Lule Korkuti (Dusha), Ahmet Avreci, Meto Haderi, etj.
Mua si mjek mė ka takuar shpesh herė tė takohem me ish-petagog tė kėtyre mjekėve tanė ose me mjaft pacientė tė tyre. Dhe kam ndjerė kėnaqėsi se shpesh kam dėgjuar fjalė tė mira pėr aftėsitė e tyre.
Natyra e punės me tė sėmurėt dhe spitalet, shpesh i ka larguar kėta bij tė fshatit nga miqtė e tė afėrmit e tyre. Por kur ndonjeri ka patur hall nė spitale ata e kanė treguar sa dashuri, respekt e dhėmshuri kanė pėr bashkėfshatarėt e tyre. Se u a dinė mirė hallet, ua ndjejnė vuajtjet. Prandaj mos na na i vini re nė gėzimet e hallet, po pėr shėndetin na u drejtoni si bijve tuaj, se jemi bij tė Fterrės.

Edip BEZHANI
Nr. 6 – shkurt, 1998






PĖRPJEKPJE PĖR HAPJEN E KONVIKTIT NĖ KUĒ

Shkolla, sikurse edhe nė vitet para ardhėse, ishte tre-klasėshe, dhe me katėr nxėnės tė rregullt, nė klasėn e dytė dhe tre tė rregullt, nė klasėn e tretė. Kjo i detyronte disa djem tė fshatit, qė kėrkonin tė vazhdonin mė tėj mėsimet, tė shkonin ta kryenin klasėn e katėrt dhe te pestė nė fshatrat ose qytete tė tjera, gjė qė kishte shumė vėshtirėsi si pėr familjet dhe pėr nxėnėsit. Ata qė shkonin nė shkollėn e Kuēit dhe tė Borshit e bėnin rrugėn mė kėmbė duke udhėtuar 4 deri 5 orė nė ditė, me bukė misri, pak djathė e qepė nė trastėn e librave.Ata ishin tė veshur aq keq sa qė mund t’i quajmė tė leckosur, dhe shollėt (kėpucėt) e tyre ishin tė atilla qė shpesh i nxirrnin gishtėrinjtė e kėmbėve pėrjashta. Nė verė tė gjithė djemtė ecnin zbathur nga qė nuk kishin ē’tė vishnin. Megjithė kėto kushte tė vėshtira djemtė fterjotė nuk thyheshin, por shkonin rregullisht nė shkollė dhe pėrgjithėsisht mund tė thuhet se mėsonin mjaft mirė, traditė e cila u ruajt gjatė. Njė trajtim tė mirė nxėnėsve te Fterrės qė vazhdonin nė kėto fshatra u bėnin mėsuesit Mustafa Luēi, Estref Pula e Mitro Vranai.
Me luftėn kėmėngulėse tė popullit dhe pėrkrahjen e madhe qė dha Jani Minga, u arrit qė nė Kuē tė hapej njė konvikt pėr tė vazhduar klasėn e 4-tė dhe tė 5-tė fillore nxėnėsi e Kurveleshit. Por regjimi nuk e zgjati shume jetėn e kėtij konvikti, prandaj pėrfaqėsuesit e Kurveleshit tė Poshtėm u mblodhėn mė 17 korrik 1931 nė Kuē dhe i bėnė kėrkesė Ministrisė sė Arsimit pėr ēeljen e tij, i cili u mbyll pas dy vjete pune. Nė kėtė kėrkesė midis tė tjerash thuhej: “ Nuk mund tė pėrshkruhet dėshpėrimi ynė dhe dėmet qė solli mbyllja e konviktit nė fjalė. Veēanėrisht shtojmė se me mbylljen e konviktit dėshira pėr arsim sa vete pakėsohet, mbasi shkollat fillore nuk mund tė japin frytin e dėshiruar.
Duke shpresuar se ajo PT Ministri, duke marrė parasysh mirėsinė qė do tė na sjellė konvikti, do tė japė urdhėrat pėrkatėse pėr riēeljen e tij” (AQSH f.295, viti 1931, dosje 33, f.126). Por ai nuk u hap mė. Kėtė kėrkesė e kanė firmosur edhe pėrfaqėsues tė Fterrės Ismail Bezhani, Feta Zani, Ali Dauti dhe Murat Dhuli.

Nga Historiku i Arsimit te Fterrės
Nr.7 – prill, 1998




EDHE PSE BĖHEJ LUFTĖ NE MĖSONIM

Mėsues Hiqmeti ishte larguar nga shkolla. Kishte dalė partizan. Por... kishte rėnė dėshmor nė luftė pėr liri. Ne nxėnėsit e shkollės kishėm mbetur si zogjtė pa klloēkė. Vetė ne fėmijėt morėm inisiativėn. U mblodhėm nė korridorin e xhamisė pėr tė mėsuar kėngė partizane, sepse shkolla ishte djegur. Nė kėtė kohė Siri Bezhani, duke parė gatishmėrinė tonė, erdhi vullnetarisht pėr tė na mėsuar . Na bėnte mėsime tė ndryshme. Shkruanim nė copa letra.Lexonim libra sa pėr tė mos harrruar shkrimin e kėndimin. Kjo zgjati afėrsisht 2-3 muaj. Lexonim edhe komunikata tė Frontit. Organizonim edhe shėrbime tė ndryshme .Shoqėronim partiza nė vende tė ndryshme. Ēonim ushqime parti- zanėve nė Breg tė Borshit e nė Bėrdė. Ēonim letra tė ndryshme nė Ēorraj e Borsh. Luan Dusha na siguroi disa kėngė partizane. Ne i mėsonim me dėshirė ato. Nė sytė tonė na dilte mėsues Hiqmeti.

Hader HADERI
Nr.7 – prill, 1998





ĒELET SHKOLLA 8-VJEĒARE NĖ FTERRĖ

Sivjet, mė 1 shtator, mbushen plot 30 vjet qė kur ēeli dyert shkolla tetėvjeēare e Fterrės. Deri nė kėtė kohė fėmijėt e fshatit e vazhdonin shkollėn 8-vjeēare nė Ēorraj.
Fillimisht u hap klasa e pestė me 22 nxėnės, nga tė cilat 12 ishin vajza. Mėsimet kjo klasė i zhvilloi nė shtėpinė e Faro Shehes dhe si mėsuese punoi Difo Lona, e cila ishte e detyruar tė zhvillonte tė gjitha lėndėt. Klasat e tjera, e gjashta, e shtata dhe e teta vazhdonin mėsimet nė Ēorraj, nga varej dhe shkolla e re e Fterrės, qė ēeli vetėm klasėn e pestė.
Nė kėtė periudhė populli i Fterrės iu pėrvesh punės pėr ndėrtimin e shkollės sė re. Me punė vullnetare kanė kontribuar tė gjithė fteriotėt, por ėshtė shquar nė mėnyrė tė veēantė kryetari i kėshillit tė asaj kohe, i palodhuri Hamza Mehmeti. Ndihmesė tė veēantė ka dhėnė dhe Safet Memi qė nė atė kohė punonte mjek nė Borsh. Pėr sjelljen e materialeve tė ndėrtimit pėr shkollėn, si hekur, ēimento, dėrrasa, gėlqere etj. janė treguar tė papėrtuar, duke punuar jashtė orarit, shoferėt Avni Shkurti, Nexhip Dauti, Musa Maēi, Irfan Brinja etj.
Kėshtu qė fteriotėt, bashkė me ēeljen e klasės sė pestė, si bazė pėr tetėvjeēaren, filluan dhe ndėrtimin e shkollės se re njėherazi, qė e mbaruan nė vitin 1970, vit nė tė cilin u hapėn tė gjitha klasat e shkollės tetėvjeēare dhe nxėnėsit e Fterrės i vazhduan mėsimet qė nga viti 1970 nė fshatin e tyre.
Pėrgatiti Bardhyl Xhama
sipas tė dhėnave tė historikut tė arsimit tė fshatit
Nr. 9 – gusht, 1998




SI DESHĖN TĖ NA SHKRUANIN BALILA

Dy njerėz, qė nuk i njihnim, erdhėn nė shkollė qė tė shkruanin emrat e atyre qė do tė futeshin nė organizatėn e balilave dhe mbasi pyetėn se kush ishte dakord, asnjė nuk u pėrgjigj. Njeri nga ata qė shoqėronin kryeplakun shpjegoi:
- Ju qė do tė shkruheni pėr balila, do tė jini nga mė tė mirėt, do t’ju dėrgojmė nė shkolla nė Itali, familjes suaj do t’i japim ndihma tė mėdha.
Asnjė nuk foli.
- Atėhere do t’u shkru-ajmė vetė, thanė ata, dhe bėnė njė listė.
Kjo ndodhi kur nuk e kishim mėsues Hiqmetin atje. Tė nesėrmen mėsuesi erdhi i mėrzitur nė klasė. U ul nė karrike dhe pėr njė farė kohe qėndronte duke mbėshtetur brrylet nė tavolinė dhe duart nė kokė. Edhe ne u shqetėsuam.
- Zoti mėsues, i tha Aliu, neve na kanė shkruar pėr balilė dhe do tė vemi nė Itali, na thanė.
- Jemi shumė, tha Diviti.
- E di, tha mėsuesi, e mora vesh qė mbrėmė, e kam parasysh qė juve iu a kanė bėrė shesh me lule. Ata duan t’iu pėrgatisin si fashistė, qė ju asnjėherė tė mos kujtoni se jeni shqiptarė ,
Familja e Hiqmetit njihet nė Vlorė si familje arsmitarėsh, se veēse ishte vetė, kishte mėsuese tė respektuar edhe tė shoqen Hėnėn dhe djalin Alfredin
Hiqmeti qė punoi gjithė jetėn me nder dhe sakrifikoi shėndetin pėr edukimin e brezit tė ri, vdiq para kohe, para se tė dilte nė pension. Ai i fali Fterrės truallin dhe gurėt e shtėpisė pėr tė ndėrtuar shkollėn e re tė fshatit, qė ėshtė sot.
Gjėja mė e shtrenjtė ėshtė Atdheu ynė. Pėr kėtė shumė patriotė kanė punuar dhe luftuar, kanė shkruar dhe kėnduar. E dini historinė e Esat Pashės dhe trimėrinė e Avni Rustemit? Prandaj, mendoj se
nuk kini bėrė mirė qė kini pranuar tė bėheni balila.
Tani ne e kuptuam ku qe halli qė mėsuesi ishte kaq i shqetėsuar. Dikush shpejtoi:
- Zoti mėsues, neve kot qė na shkruan, neve nuk shkojmė, ne tani e kemi tė qartė se pėrse na duan.
- Unė jam zbathur dhe me rroba shumė tė vjetra, tha Aliu, por nuk pranoj tė shkoj.
Mėsues Hiqmeti pyeti: Kush do tė vejė, atėhere? Asnjė nuk u pėrgjigj.
- Edhe nė ju detyrofshin ?
- Le tė na bėjnė ē’tė duan, ne nuk shkojmė. -
- Domethėnė nuk shkoni nga qė u thashė unė?
- Jo, zoti mėsues, thanė shumė nxėnės sė bashku, por tani e kuptojmė qė nuk ėshtė mirė.
- Shumė mirė, nesėr nuk do tė kemi mėsim por eskursion.. Merrni bukė me vetė se do tė kthehemi vonė. Tė nesėrmen mėsuesi ishte i gėzuar dhe koha ishte ditė pranvere e bukur. Shqipėria - tha ai - asnjėherė nuk e ka duruar robėrinė. Edhe kėtė radhė nuk do ta pranojė. Italia kėtė e ka provuar edhe nė vitin 1920. Luajtėm tėrė ditėn dhe mė nė fund, tė mbledhur nė formė rrethi, vendosėm tė mos shkojmė balila...
Hader HADERI
Nr. 9 – gusht, 1998



KUR SHKONIM NĖ SHKOLLĖ NĖ KUĒ...

Nė Fterrėn tonė qė mė 1916 u ēel shkolla e parė nė gjuhėn shqipe, por ajo deri vonė kishte vetėm 3, 4 dhe 5 klasė tė fillores dhe jo klsasa tė unikės, apo shkollė 7-8 vjeēare. Por dashuria pėr arsim e kulturė te bijtė e kėtij fshati ka qėnė gjithmonė e madhe. Ndaj djemt e vajzat e Fterrės shkuan atje ku ishte shkolla. Mė afėr ishte shkolla 7-8 vjeēare nė Kuē. Dhe pikėrisht nė Kuē qė nga viti 1947 e deri nė vitin 1960 ne vazhduam arsimimin nė 7-vjeēaren. Pjesa mė e madhe e nxėnėsve, pasi mbaronin shkollėn fillore tė Fterrės, shkonin nė Kuē. Kėshtu, nė vitin shkollor 1947-1948, ne disa djem fare tė rinj u regjistruam dhe filluam shkollėn unike nė Kuē. Njė pjesė iku nė Tiranė,, nė Vlorė e gjetkė.
Nė shtator tė kėtij viti u mbushėn 50 vjet qė Ahmeti, Hulusiu, Qaniu, Muharremi, Kanani, unė e disa tė tjerė dhe nė vijim nė vitet pasardhės Lulja, Nazja, Pestrova, Ilfani, Pullumbi dhe shumė tė tjerė e filluan dhe e mbaruan kėtė shkollė.. Madje disa mbasi mabruan shkollėn e lartė u kthyen nė kėtė shkollė si mėsues, e disa edhe si drejtorė tė saj. Tė vazhdoje shkollėn nė Kuē nuk ishte e lehtė, jo vetėn se duhej bėrė 12 km rrugė kryesisht nė kėmbė, por vėshtirėsitė e motit e bėnin edhe mė tė rėndė. Ndaj nuk ishte e lehtė, se duhej tė pėrballonim e tė zgjidhnim edhe problemet e jetės. Fillimisht shkonim e ktheheshim brenda ditės nga Fterra nė Kuē, por shpejt njė gjė e tillė u bė e pamundur. Dimri e bėntė tė parealizueshme. Edhe mėsimet po shtoheshin. Duhej mė shumė kohė pėr pėrgatitje. Ndaj u detyruam tė gjenim dhomė fjetje nė Kuē. Na ndihmoi drejtori i kėsaj shkolle, Lame Xhama. Fillimisht u sistemuam nė njė dhomė tė madhe pėrdhese te shkollės. Nė vitet pasardhėse ndėrruam disa shtėpi
Nė shkollė, pranė nesh, u sistemuan edhe disa mėsues tė ardhur nga Tirana, Shkodra, Elbasani, Patosi et. Nė shumė drejtime jetėn e bėnim kolektive, gjė qė na miqėsoi e na afroi mė shumė me njėri-tjetrin. Nė Fterrė, si rregull, shkonim dy herė nė javė pėr tu ndėrruar e pėr tu furnizuar me bukė e ushqime. Rrugėn e benim nė kėmbe, por kishte dhe raste me makinė. Ishin “makina e Nexhipit” dhe “makina e Avniut”.
Nė dhomėn e shkollės jetonim sipas mundėsive tė secilit, disa me krevate tė improvizuar, disa pėrdhe, disa me dyshekė me lesh e disa me kashtė. Pėr ndriēim natėn pėrdornim kandil me vajguri. Nė kėtė pikė ishim tė barabartė. Meqėnese dhoma ishte mė dysheme dėrrase, pėr tė ndezur zjarr pėr ngrohje e sidomos pėr tė gatuar, pėrshtatėm njė karrocė dore druri, tė cilėn e “mbathėm” me baltė dhe si vatėr shtruam pllaka shtufi. Gatuanim kryesisht fasule, por edhe makarona, trahana etj. , edhe bashkėrisht, por edhe veē e veē.
Nė netėt e dimrit tė vitit 1948-1949, pasi kishim bėrė detyrat, kėrciste muhabeti pėr “shtatė palė qejfe”. Nė shomėn tonė vinte herė pas here drejtor Lamja, qė i flisnim “zoti drejtor”. Ai interesohej pėr ne pėr tė gjitha, pėr hallet dhe pėr mėsimet. I lironim njė vend pranė karrocės sė zjarrit dhe atje, ashtu lirshėm, bisedonim sikur tė ishim moshatarė. Na shpjegonte edhe mėsimet, sepse kishte sedėr qė ne fteriotėt tė ishim mė tė mirėt nė mėsime e nė sjellje, tė ishim mė tė edukuar e tė dalloheshim nga tė tjerėt. Xha Lames i qeshte fytyra. Na dukej idhull. Vishej elegant, flokėt i mbantė tė shkurtėra, kishte edhe dhėmbė tė veshur me flori, ēka i jepnin dhe mė shumė lezet fytyrės sė tij. Pėrvoja profesionale i jepte mundėsi tė ulej nė nivelin tonė e tė na “pshoniste” mendjen. Na jepte kėshilla tė vlefshme qė na kanė vlejtur shumė nė formimin tonė tė mėvonshėm. Si drejtor ishte i rreptė. Kėrkonte shumė si ndaj nxėnėsve edhe ndaj mėsuesve. Ishte i drejtė. Neve tė gjithė e respektonim.
Mė vonė shkolla e Kuēit u mbush me fteriotė, dhe me nxėnės dhe me mėsues. Edhe shkolla, por edhe fshati Kuē, u bėnė shkollė pėr ne.
Rexho KURUPI
Nr.11 – dhjetor, 1998



NORMALISTĖT E FTERRĖS –
RREZATUAN ARSIM E KULTURĖ NĖPĖR SHQIPĖRI

Dėshira e fteriotėve pėr arsim e dituri ėshtė e hershme. Ajo u pa mė qartė nė shekullin e shkuar, kur disa nga bashkėfshatarėt tanė mbaruan shkolla tė larta e tė mesme jashtė vendit, kryesisht nė Turqi e Greqi.
Por “dita e bardhė” pėr arsimin erdhi nė tetor 1916, kur nė fshat u ēel shkolla e parė shqipe. Qė nga ky vit mori rrugė shkollimi i mbarė i fėmijėve fteriotė, rrugė qė pati ngjitje gjatė gjithė kėtij shekulli, qė po mbyllet kėtė vit.
Pasioni pėr dije dhe pėr profesionin e nderuar tė mėsuesit nxiti shumė fteriotė, qysh para Ēlirimit, qė tė bėnin tė pamundurėn pėr tė vazhduar e mbaruar Normalen e Elbasanit, njė nga shkollat mė tė famshme tė asaj kohe.
Edhe pse nė gjendje tejet tė vėshtirė ekonomike, ndėr tė parėt qė mbaruan Normalen qenė Xhevdet Kofina e Lame xhama. Nė gjurmėt e tyre ecėn Hiqmet Shehu,Safet Kofina, Hiqmet Dusha,Tare Braho,Shefki Mita,Turhan Mato etj.
Disa tė tjerė, si Dilaver Shkurti, Rait Braho, Sadik Mehmeti e ndonjė tjetėr, filluan shkollėn Normale, por pėr shkak tė luftės nuk e pėrfunduan dot atė.
Kėta intelektualė,tė pa- jisur me arsimin e kulturėn mė tė mirė tė kohės, me shembullin e tyre tė lavdėrueshėm rrezatuan dituri jo vetėm nė vend-lindje, por kudo ku punuan e jetuan nėpėr Shqipėri. Prandaj shumė prej tyre mbajnė tituj tė lartė si “Mėsues i Popullit” e “Mėsues i Merituar”, ndėrsa Hiqmet Dusha e Turhan Mato u flijuan pėr ēlirimin e Atdheut.
Kur na ndajnė vetėm pak ditė nga festa e 7 Marsit, Ditės sė Mėsuesit, ne i kujtojmė me respekt tė thellė ish-normalistėt tanė, qė vunė gurthemeli nė arsimin shqiptar, por pėrshėndesim dhe urojmė, gjithashtu, tė mbi 100 mėsuesit e pedagogėt fteriotė, qė sot punojnė anekėnd Atdheut.
Bardhyl Xhama
Mėsues i Merituar
Nr.12 – shkurt, 1999



KUR JANI CARUQIS, - PIKTORI I SHQUAR GREK - ISHTE NĖ FTERRĖ.

Nuk e kemi ditur se nė fshatin tonė ka qenė, pėr disa kohė, edhe piktori i madh grek, Jani Caruqis. Kėtė e mėsova rastėsisht nga piktori ynė i njohur, Artisti i Popullit, Hasan Nallbani.
Nė vitin 1984 kur Hasan Nallbani ishte nė Greqi, pėr specializim, njė ditė korriku, shkoi nė Muzeun Bizantin tė Athinės piktori Jani Caruqis. Ky i tregoi se kishte qenė nė Shqipėri gjatė Luftės Italo-Greke, si oficer dhe ruante disa kujtime nga Fterra.
Por interesante dhe i rėndėsishėm ishte fakti tjetėr: Jani Caruqis tregoi se nė Fterrė,nė atė kohė kishte bėrė portretin e njė gruaje nga Fterra. Si shprehje falėnderimi familja e vajzės kishte therė njė dhi, dhe gjysmėn ia kishte dhėnė Janit, piktorit-oficer. Ai tregoi interes pėr atė portret dhe ishte shprehur se po tė gjendej do tė kishte kėnaqėsi tė veēantė. ( Sekretari i tij i tha Hasanit se po tė gjendej ajo pikturė do tė shpėrblehej mirė). Duket nuk ka qenė njė skicė e thjeshtė, por portret i vėrtetė.
Natyrshėm tė lindin dhe pyetjet: Cili ėshtė ai model i bukur, qė frymėzoi piktorin e talentuar, tė mėsuar me bukurinė klasike grekė e parisiane? ( Mė 1935 ai studjoi nė Francė). A ruhet ai portret gjėkundi, nė ndonjė sepete? A mban mend ndonjėri diēka pėr kėtė ngjarje? Po vetė piktori mos ka nė arkivin e tij nė Athinė ndonjė shėnim, kujtim a vizatim pėr Fterrėn?
Piktori grek dhe pse ishte 74 vjeē (lindi mė 1910) kujtonte me respekt fshatin e Fterrės. Miku ynė Carruqis nuk jeton mė. Djemtė tanė nė Greqi do tė dinė ta nderojnė, duke vėnė mbi varrin e tij njė tufė me lule, me mbishkrimin “ Fterra - nderon Carruqin e paharruar”. Do t’u lutesha djemve tė fshatit nė Greqi, nė se munden, tė mė dėrgonin ndonjė material mė tė plotė pėr piktorin. Mund tė bėnim diēka mė shumė si “Miq tė Caruqit”.

Jakup MATO
Nr. 13 – prill, 1999





GRUPI TEATRAL I FSHATIT NĖ VITET E LUFTĖS

Nė vazhdim tė inisiativės sė parė dhe suksesit qė korrėm me skeēet “Drejtori analfabet” dhe “Pionieri nė luftė pėr liri”, pėrgatitur nga Lame Xhama dhe shfaqur nė Haliqe tė Meme nė fillim tė vitit 1944, rinia e fshatit tonė dha njė ndihmesė tė mirė pėr propagandimin e Luftės Nacionalēlirimtare dhe urrejtjen kundėr armiqve dhe tradhėtarėve tė vendit, duke organizuar njė grup tė kompletuar teatral tė Fterrės, qė mė vonė mori emrin e grupit teatral tė Kurveleshit.
Grupi, qė pėrbėhej nga Ismet Elezi, Rait Braho, Dilaver Shkurti, Shaban Mita, Resul Mita, Eqerem Kofina, Lutfi Dusha dhe Luan Dusha, vendosi tė vėrė nė skenė dramėn “Lulja e Kujtimit” tė Foqion Postolit.
Megjithė vėshtirėsitė e shumta pėr ta realizuar, si cilėsitė e individuale pėr tė luajtur rolet nė dramė, ambientet e ndriēimit, mungesa e femrės pėr tė luajtur rolin e Olimbisė etj., me vullnet tė veēantė grupi u organizua me sukses.
Rolin kryesor, atė tė Olimbisė, e mori Ismeti, tė Kristos - Raiti, tė Nikos - Dilaveri, tė Dhimitrit - Resuli, tė qeraxhiut - Lutfiu, tė Sandrit - Shabani. Dramėn e shoqėruam dhe me skeēe tė ndryshme ku rrolin kryesor e luajti Eqeremi, ndėrsa mbrapa skenės mė i riu i grupit, Luani, duke kėnduar kėngė partizane. Skemėn e ndriēimit e sajoi me kujdes Shabani.
Shfaqjen e parė e dhamė me shumė sukses nė fshatin tonė, ku u vlerėsauan lart rrolet e tė gjithė pjesėmarrėsve tė grupit. Shfaqjen e dytė e dhamė nė Himarė ku korrėm njė sukses tė jashtėzakonshėm, tė tretėn shfaqje nė Qeparo ku na u bė njė pritje e veēantė, e pėrgėzuan grupin dhe i uruan suksese tė mėtejshm. Shfaqjen e katėrt e dhamė nė Kinemanė e Sarandės, e cila sapo ishte ēliruar, nė prani tė popullit dhe qindra partizanėve. Nė shfaqje asistoi dhe misioni anglez, i cili na pėrgėzoi. Suksesi nė Sarandė ishte madhėshtor.
Shfaqjen e fundit, me porosi tė organeve udhėheqse tė luftės nė qark, e dhamė nė Progonat nė njė mbledhje tė zgjeruar tė rinisė antifashiste. Shfaqja u prit me plot entuziazėm e sukses dhe influencoi shumė nė rritjen e ndjenjave patriotike tė rinisė pėr tė shtuar radhėt partizane, brigadat e mbrojtjes sė popullit dhe vullnetarė nė tė gjitha aktivitetet qė kėrkoheshin nė atė periudhė.
Kjo veprimtari e tė rinjve tė Fterrės, qė e kujtojmė sot pas 55 vjetėsh, do tė mbetėt e paharruar pėr neve qė e realizuam dhe pėr ata qė e panė dhe u frymėzuan.

Rait BRAHO - Dilaver SHKURTI
ish pjesėmarrės tė grupit teatral
Nr. 13 – prill, 1999





KONFERENCA E ARSIMIT NĖ LIPĖ TĖ PĖRMETIT

Mė 29 gusht deri mė 2 shtator 1944 nė fshatin Lipė tė Pėrmetit u zhvillua Konferenca Arsimore e Qarkut tė Gjirokastrės. Nė kėtė konferencė morėn pjesė 140 delegatė, qė pėrfaqėsonin tė gjitha krahinat e qarkut tė Gjirokastrės, kryesisht arsimtarė nga zonat e ēliruara dhe repartet pasrtizane.
Ndėrmjet delegatėve tė tjerė, nga Fterra morėn pjesė Lame Xhama, Xhevdet Kofina, Ismet Elezi, Rait Braho dhe unė. Udhėtimin nga Fterra nė Pėrmet e bėmė duke kaluar nga njera zonė e ēliruar nė tjetrėn, nė mėnyrė qė tė mos ndesheshim me forcat gjermano-balliste. Nga Kurveleshi kaluam nė Labovė, malin e Ēajupit, Zagorie, Mali i Dhėmblanit dhe zbritėm nė Lipė tė Pėrmetit. Konferenca ishte organizuar nė mėnyrė shembullore. Atė e drejtonte Kadri Baboēi, atėhere Kryetar i Kėshillit Antifashist tė Qarkut tė Gjirokastrės dhe pėrshėndeti nė emėr tė Komitetit Antifashist Nacionalēlirimtar, Sejfulla Malėshova.
Vendimet e konferencės drejto-heshin kundėr shkollės sė vjetėr, pėrca-ktonin drejtimet e politikės sė re arsimore nė shkollat qė do tė hapeshin nė zonat e ēliruara, tė luftės kundėr analfa-betizmit etj.
Ne zbatim te detyrave te kėsaj konference, mė 5 tetor 1944 u mblodh nė Fterrė komisioni i arsimit pėr Kurveleshin e Poshtėm, Bregdetin dhe Rrėzomėn. Nė kėtė komision morėn pjesė Lame Xhama dhe Xhevdet Kofina
Delegatėt e Fterrės u ngarkuan me detyra tė veēanta qė tė organizonin hapjen e shkollave jo vetėm nė Fterrė, Ēorraj, Kuē, respektivisht nga unė, Sirri Bezhani, Rait Braho, por edhe nė krahina tė tjera si nė Rrėzomė nga Ismet Elezi, nė Bregdet nga Lame Xhama etj.
Dilaver SHKURTI
Nr.15 - gusht, 1999



BIJ TĖ FTERRĖS SONĖ –
PROFESORE TĖ SHQUAR TĖ SHQIPĖRISĖ

Mund tė duket e pabesueshme, qė nga njė fshat i vogėl, i cili po thuaj nuk i ka kaluar tė 100 shtėpitė, tė kenė mbaruar shkollat e larta rreth 300 bij tė tij nė njė periudhė 70-80 vjeēare tė kėtij shekulli. Tradita pėr arsimin ėshtė krijuar herėt. Qė nė shekullin e 19-tė gati ēdo derė kishte njė djalė nė kurbet, disa studionin pėr teologji e drejtėsi, disa shėrbenin nėpunėsi. Edhe nė gjysmėn e parė tė kėtij shekulli janė tė pėrmėndur mėsuesit e parė tė gjuhės shqipe tė Fterrės Selim Gjonika , Neim Zani, Lame Xhama e Xhevdet Kofina me shumė tė tjerė.
Por nė gjysmėn e dytė tė kėtij shekulli, pėr fteriotėt pati njė zhvillim arsimor tė dukshėm. I bie qė nė ēdo familje aktive tė jenė 1-2 vetė mė shkollė tė lartė. Midis tyre janė shquar rreth 50 studiues spe-cialistė tė fushave tė ndryshme.
Por nė kėtė shkrim duam tė theksojmė pak, pėr ata qė duhen thėnė shumė, pėr pesė profesorėt tanė, bij tė Fterrės sonė, qė u bėnė tė shquar pėr gjithė Shqipėrinė. Secili ka vlera tė veēanta, secili ėshtė i shquar nė fushėn e tij, secili i ka dhėnė vlera shkencės Shqipėrisė, secili ėshtė vėnė pėrkrah kolegėve deri nė nivele ndėrkombėtare. Tė pesė janė bėrė autoritet mėsimor, autoritet shkencor, autoritet kombėtar, deri pėr universitete e institucione shkencore tė Perėndimit.
Dija e tyre ėshtė kthyer nė pasuri pėr shoqėrinė. Thelbi i diturisė sė kėtyre fteriotėve citohet jo vetėm nė universitetet shqiptare, por edhe nė disa universitete tė huaja nė Evropė e Amerikė. E jo vetėm Ismeti, por edhe Besimi , Muzaferi, Sezaiu e Hamleti. Nė Prishtinė kanė dhėnė leksione pėr disa vjet. Dhe qė kur janė hapur shkollat e larta nė Shqipėri vazhdojnė tė pėrhapin dituri nė breza tė tėrė studentėsh. Fjalėt e tyre tė mėnēura janė bėrė tė dobishme pėr progresin.

qqq

Ndjen krenari kur mėson se Ismet Elezi, fterioti e njeriu ynė, ėshtė bėrė shkencėtar i drejtėsisė shqiptare, erudit nė jurisprudencė dhe Njeriu Ndėrkombėtar nė vitin 1998, duke u radhitur kėshtu pėrkrah 2000 shkencėtarėve tė shekullit 20-tė pėr gjithė Botėn. Mund tė thuash shumė pėr vlerat e tij mėsimore pėr 50 vjet pa ndėrprerė nė Universitet. Mund tė flasėsh me admirim qė dhe tani nė moshė madhore vazhdon punėn shkencore. I nisi studimet shkencore nė Leningrad nė 1946-51. Ka hartuar 15 monografi e mbi 80 artikuj shkencorė. Vepėr madhore ėshtė “E drejta Penale e Republikės sė Shqipėrisė”. E shquar ėshtė “E drejta zakonore e Labėrisė nė planin krahėsues”, dhe “E drejta zakonore shqiptare”. Me kryeveprėn e tij “Mendimi Juridik Shqiptar”, me rreth 500 faqe qė doli kėto ditė nga botimi, Ismeti ynė i ditur, hapi rrugėn pėr ndėrtimin e enciklopedisė juridike shqiptare, duke i dhėnė njė kontribut tė madh drejtėsisė dhe kulturės kombėtare.

qqq


Dy vėllezėr nė njė derė, Ismeti nė drejtėsi dhe Besimi Elezi nė mjėkėsi. Besimi ėshtė cilėsuar “Yll i kirurgjisė shqiptare. Janė bijt e xha Tahsinit tė mėnēur tė lidhur ngushtė me Fterrėn dhe fteriotėt. Besimi, megjithėse i larguar nga Fterra qė nė moshėn 12 vjeē dhe pėr gati 50 vjet jeton nė Tiranė, pėrsėri vendlindjen e ka shumė tė dashur. Madje, siē pohon ai, Fterra pėr tė ėshtė “copėza mė e dashur e Atdheut”. Fterra sipas profesor Besimit ka zakone e doke homerike. Kėtu nė Fterrė i lindėn ėndėrrat e shpresės pėr jetėn, pėr dijen. Dhe sot po mori vesh se vjen ndonjė fteriot i sėmurė, i ngjallet interes i veēantė, pleksur me emocione. Amanetin e Babait nuk e harron. E bėn kėtė se dhe ėndėrra pėr mjek i ėshtė nxitur nga dhėmshuria e fshatit pėr ndihmė mjeksore, pėr arsim e kulturė nė pėrgjithėsi. Jetėn ia ka kushtuar kirurgjisė. Nuk e ndėrroi pisturinė edhe kur e thirrėn pėr pushtet tė lartė. Instensiteti i punės shkencore ka qėnė e mbetet i pėrhershėm. Ndofta nuk ka ditė pune tė mos bėjė njė e mė shumė operacione. Ishte para disa vitesh. Unė i ndėrhyra pėr njė shok timin qė ta operonte me kujdes. Po e dini si mė tha Besimi? Kryesorja ėshtė tė vijė nė duart e mia. Cilėsinė mos e kij merak, se dhe bagėti po futa nė dorė, unė nuk i turpėroj kėto duar, e jo mė nė trupin e njeriut. Por ēėshtja ėshtė se kam shumė ngarkesė dhe nuk i marr dot tė gjithė.
Vazhdon pėr vite tė tėra shef i departamentit tė kirurgjisė tė spitalit universitar dhe kryetar i shoqatės sė kirurgėve. Por Besimi ynė ėshtė dhe anėtar permanent i Komitetit tė Euro-kirurgjisė dhe kolegjit ndėrkomnbėtar tė kirurgjisė. Tėrė jetėn e ka dashuruar punėn. Dashuri pėr punėn u uron edhe fteriotėve. Uron njėkohėsisht dhe solidaritet pėr njėri-tjetrin, uron shpirtgjėrėsi, uron vizion tė gjėrė kulturor e njerėzor. Uron vetėm tė mira.

qqq

Vlerė i ka dhėnė mjekėsisė edhe profesor Sezai Braho, veēa-nėrisht si element peda-gogjik, qė nga viti 1963, pėr 36 vjet pandėrpre-rė. I rriti vlerat studiimore me specializimet e tij nė Francė, Itali e Rumani. Si rezultat i punės disa-vjeēare, nė vitin 1993 fiton titullin e lartė: Profesor nė mjekėsi nė shkencėn e farmakologjisė. Ka hartuar 9 tekste universitare dhe 8 monografi e mbi 100 artikuj shkencorė, brenda e jashtė vendit. Meritė tė veēantė ka Sezaiu ynė nė themelimin e institutit tė mjekėsisė popullore. Niveli i lartė shkencor e ka bėrė fteriotin tonė Sezai, tė drejtojė deri dhe konferenca shkencore tė shėndetėsisė. Shquhet dhe si redaktor cilėsor i shumė referateve shkencore. Ėshtė dalluar dhe si organizator nė drejtimin e katedrės pėr disa vjet e tė shefit tė sektorit shkencor tė fakultetit tė mjeksisė. Fteriotėt e kujtojnė Sezaiun edhe pėr vizitat e mjekimet qė ka bėrė bashkėfshatarėve sa herė qė vinte nė Fterrė.. Madje nuk lė papėrmėndur dhe pritjen e lindjeve. Dy nėnat tona, Bullė Ilja dhe Nėnė Hatemja, si mami praktike nė Fterrė, kur lindi nusja e Sherifit, para disa vjetėsh mė thirrėn dhe mua, tregon Sezaiu. E unė bashkė me to pritėm lindjen. Sezaiun e kujtojnė edhe auditorėt e studentėve nė Prishtinė. Gjurmė kanė lėnė mendimet e tij nė dhjetra konferenca shkencore, kombėtare e ndėrkombėtare

qqq

Kur shkuam nga Prishtina nė Shkup, tregoin Sezaiu, vizituam njė muze historik. Ciceroni na tha pėr njė objekt se ishte i shekullit tė 4-tė. “Ndofta jo, - i thotė Muzaferi, kjo duhet tė jetė 100 vjet mė pėrpara.
- Ke tė drejtė, pranoi historiani- ciceron. Ndėrkaq, profesor P.Kokalari thotė: kur flet njė fteriot, lėviz njė shekull. Ky ėshtė Muzaferi ynė, shkencėtari i shquar i arkeologjisė shqiptare. Ka 37 vjet qė kryen studimet nė arkeologji dhe nė prehistorinė shqiptare. Me dashuri dhe pasion filloi shkollėn fillore nė Fterrė, me dashuri e pasion vazhdoi universitetin nė Tiranė.
- Si i hyre shkencės ?, e pyeta.
- Kur mbarova universitetin, ndjeva se mund tė bėja diēka, mė thotė me qetėsi. Me vullnet e kėmėngulje iu hap syri shkencor. I dashuroi gėrmimet arkeologjike qė nisi qysh student nė Apolloni, tė cilat nuk i ka ndėprerė pėr 41 vjet. Dhe kėto ditė, atje ėshtė, nė krye tė ekipit me 14 shqiptarė dhe 12 amerikanė, qė bėjnė bashkarisht gėrmime. Cilėsohet si vullnetfort. Ka akumuluar kulturė dhe ka pėrpunuar mendim shkencor nė disa vepra tė tij pėr neolitin dhe eneolitin.
Vepra madhore e tij, rezultat i njė pune 15-20 vjeēare, ėshtė botuar nė Universitetin 600 vjeēar tė Heidelbergut nė Gjermani, me 280 faqe e 210 tabela, qė pėrdoret nga bibliotekat shkencore nė Evropė e Amerikė. Problemi mė i komplikuar ėshtė konkluzioni pėr origjinėn ilire dhe njė shtresė apo komponent para-ilire nga njė tėrėsi mesdhetare. Kjo tezė ėshtė njė rezultante shkencore. Pėr konkluzionet e tij shkencore, citohet nga disa shkencėtare, si nga anglezi Ėillks dhe amerikani Edvin Jacke. Me vlerė tė veēantė ėshtė dhe studimi qė bėjnė nė Konispol nė bashkėpunim me studiues amerikanė tė Universitetit Teksas.. Dhe projekti 2 nė 1996-99 nė Apolloni - Bylis ka vlera tė mėdha.
Tashmė arkeologu Muzafer ka pėrdorė me sukses jo vetėm metodėn tradicionale, por edhe kėrkimet sipėrfaqėsore intensive, metodat bashkėkohore amerikane. Muzaferi, sė bashku me Neritan Cekėn, janė arkeologė tė parė pėr arkeologjinė shqiptare nė kėtė shekull. Nė se dy tė shquarit e historisė janė Aleks Buda dhe Kristo Frashėri, nė arkeologji janė Muzaferi dhe Neritani. Mendimi shkencor i M.Korkutit ėshtė ēmuar dhe nė universitetet perėndimore si nė Francė, Gjermani, Itali, Greqi e nė SHBA-Teksas.
- Me dy gjėra jam dashuruar nė jetė, e mbyll bisedėn Muzua ynė i mirė, me arkeologjinė dhe me Adelinėn time.

qqq

Tradita ėshtė e ēmuar. Lumthi kush e ka atė. Ai qė nuk e ka duhet ta krijojė. Refiku ishte me kulturė. Kishte mėsuar disa gjuhė tė huaja: anglisht, arabisht dhe italisht. Kėtė edukatė ia transmetoi dhe tė birit, Hamletit. Dhe Hamleti e ēoi atė mė pėrpara. Pėrvetėsoi me cilėsi disa gjuhė tė huaja. U bė profesor i Anglishtes dhe gjermanishtes. Gjermanishten e pėrvetėsoi nė Laipsig pėr tre vjet, anglishten nė Unuversitet nė Tiranė. Njė pasuri shkencore ėshtė fjalori gjermanisht-shqip me 82 mijė fjalė nė dy volume, botiar nė Gjermani - Harrassoėitz mė 1996, me bashkautor Ali Dhrimon, gjithashtu profesor. Pasuri pėr kulturėn universitare ėshtė dhe libri i tij “Historia e popullit anglez”, e shitur dhe nė Londėr. Me vlera ėshtė dhe teksti “Zhvillimi historik i gjuhės angleze”. Monografia “Sistemi nyjor nė shqipen dhe anglishten e nė gjuhė tė tjera indoevropiane” e ka vendosur Hamletin nė radhėn e gjuhtarėve indoevropianė. Me vlera janė dhe 7 tekstet shkollore pėr gjuhėn angleze.
Profesor Hamleti ėshtė jo vetėm gjuhėtar. Por dhe pėrkthyes cilėsor. Ka bėrė disa pėrkthime. Mė i njohur ėshtė pėrkthimi nga anglishtja “Koha moderne”, dhe i disa librave nga shqipja nė gjermanisht, etj. Edhe vepra “Epir” e profesorit anglez Hamond, nė pesė vėllime, ėshtė pėrkthyer nga Hamleti ynė. Ėshtė shquar Hamleti dhe si organizator i mirė i orės sė mėsimit, si pedagog e profesor me nivelin e dhėnies sė gjuhėve tė huaja, si shef katedre e zv/dekan, si themelues i katedrės sė anglishtes, si kryetar i kėshillit shkencor e si udhėheqės shhkencor. Specializimet pėr gjuhė tė huaja nė Francė, nė Angli, Gjermani, Kinė, Amerikė etj. e kanė vėnė Hamletin nė ballin e gjuhėtarėve. Traditėn e gjuhėve tė huaja e ka ēuar dhe te Enida dhe Ergysi, te fėmijėt e tij shėmbullor. Por meritė pėr kėtė ka dhe Sasha e mirė e Hamletit, bashkėshortja e tij me kulturė, pedagoge e anglishtes pėr vite me radhė.
Nuk mund tė lėmė pa pėrmėndur kėtu edhe Shefki Mitėn, pėr tė cilin dimė vetėm se ka qėnė profesor i filozofisė nė Filadelfia nė SHBA.

qqq

Ja, kėta janė me pak fjalė 5 profesorėt tanė, bij tė shquar tė Fterrės sonė. Gjithēka e kanė fituar me djersė, me punė tė pastėr e tė drejtrė, me vullnet tė fortė, me zell tė pandėrprerė, me sedėr tė lartė pėr tė arritur secili nė titullin Profesor. Me ta nderohet Fterra. Me ta krenohet shkenca shqiptare nė drejtėsi, nė mjekėsi, nė arkeologji e gjuhėsi. Dija e tyre ėshtė pasuri kombėtare. Shėmbulli i tyre ėshtė i bukur dhe pėr brezat qė vijnė. Ne i nderojmė dhe respektojmė.
Guro ZENELI
Nr.15 - gusht, 1999






MĖNĒURIA POPULLORE DHE DIJAINTELEKTUALE –
KRYEVLERA TĖ BIJVE FTERIOTĖ

Tė flasėsh pėr njerėzit e dijes, nuk do tė thotė tė flasėsh vetėm pėr dijen intelektuale, sepse ēdo njeri nė procesin e punės e tė jetės bėhet i ditur nė njė drejtim tė caktuar. Kėshtu, bie fjala, bujku qė di tė prodhojė me rendiment, bariu qė di tė pjekė mishin nė hell, apo nikoqirja qė di tė gatuajė mirė, tregojnė se kanė dije mė shumė nga ata qė nuk i bėjnė dot kėto punė me cilėsi. Kjo ėshtė kulturė e fituar nė praktikėn e jetės.
Parė me kėtė kėnd, dijen nė Fterrėn tonė mund ta klasifikojmė, sė pari, nė menēuri popullore, qė pėrmban zgjuarsinė dhe menēurinė natyrore, tė trashėguar dhe tė fituar gjatė jetės, e cila nė fshatin tonė ėshtė e karakterit masiv. Dhe, sė dyti, nė menēuri tė kultivuar dhe tė fituar nė procesin e arsimimit e tė punės studjuese e krijuese, nė procesin e krijimtarisė artistike e letrare, kulturore e shkencore, pra, ajo qė cilėsohet: dije intelektuale, e cila pėrfshin njė tėrėsi njohurish, tė fituara nė mėnyrė sistematike, nė njė fushė tė caktuar, nė mėnyrė horizontale e vertikale, pra, nė gjerėsi e thellėsi, nė sasi e saktėsi.
Pėr menēuri popullore janė tė pėrmendur njė sėrė burrash e grash, qė, megjithėse jetėn e kaluan, si tė thuash, brenda qafave tė Fterrės, nė kujtesėn e fteriotėve, kanė lėnė njė menēuri qė ėshtė pėrcjellė brezave deri nė ditėt tona, e cila shprehet: nė vjersha popullore e nė bejte tė ndryshme tė ngritura nė momente gėzimi; nė humore e rromuze, ku qesėndisen gabime tė jetės sė njėrit a tė tjetrit; nė sentenca kuptimplote tė tipit: “o ti njeriu me mėnd, provoje nė trupin tėnd, si tė dhėmb, ashtu mė dhėmb”, e tjera; nė ligjėrime vajtuese, tė krijuara nė fatkeqėsitė e jetės, nė
pikėllime tė thella, kur Nėna ka vajtuar: “Djalė, a e Zeza,” dhe Gruaja: “Veqil, a e Zeza” ! etj.
Kjo lloj menēurie ėshtė pasuri e bukur dhe jo e vogėl, se pėrcjell njė filozofi tė caktuar dhe mesazhe kuptimplote pėr jetėn, ėshtė pėrvojė qė fitohet nė jetė, ėshtė pasuri qė as shitet e as blihet nė pazar. Po e ilustroj kėtė ide me menēurinė qė: asnjėherė fteriotėt nuk kanė nxitur vėllavrasjen me njeri-tjetrin, as midis partizanėve e ballistėve gjatė Luftės. Dhe ėshtė fakt qė nė fshatin tonė nuk ka pasur asnjė tė pushkatuar real politik. Ose, kujt nuk i duket i bukur “pluralizmi politik” nė vitin 1943, pėr t’i dhėnė dhe Ballit ca djem me vete, se, mirė nė fitonte partia Komuniste, po nė fitonte Partia e Ballit (se lufta njė ditė do pushonte), kush do t’i ndihmonte djemtė e fshatit tė bėnin pėrpjetė ? Kujt nuk do t’i pėlqente menēuria se “po tė ishte aq i mirė komunizmi sa e bėnin disa djem nė vitet ‘50-tė, do ta kishte marrė Inglitera e Amerika dhe nuk do ta linin ta mirrte Shqipėria e vogėl ? A nuk ėshtė kuptimplote ideja filozofike popullore se shkolla ėshtė furrė dhe furra-shkollė, qė brumin e misrit ta pjek, por nuk ta kthen dot nė brumė gruri, ashtu si brumin e grurit nuk ta kthen dot nė bukė misri, por veē ta pjek ? Po vjershat e Isuf Avrecit e bejtet e shumė fteriotėve a nuk shprehin menēuri nė pjesėn e tokės sonė, Fterrė ?

ooo

Mbi bazėn e kėtij “brumi”, “brumit tė grurit” dhe jo “brumit tė misrit”, mbi bazėn e aftėsive psikike, mbi bazėn e menēurisė nxitėse tė Nėnave tona e Baballarėve tanė, mbi bazėn e sedrės pėr tė ecur pėrpara, mbi bazėn e zgjuarėsisė natyrore, mbi bazėn e traditės arsimdashėse tė fshatit, mbi bazėn e vullnetit tė fortė tė secilit fteriot e tė mbėshtetjes e ndihmės morale pėr njėri-tjetrin dhe tė shfrytėzimit tė kushteve tė zhvillimit tė shoqėrisė, shumė fteriotė kanė kultivuar veten, janė shkolluar, janė bėrė me dije intelektuale, me aftėsi krijuese e aftėsi shkencore.
Ndėr tė parėt fteriotė me dije intelektuale ėshtė i pėrmenduri Mulla Lazo Fterra, i cili, nė vitet ‘40-tė tė shekullit 19-tė, ka qenė dhe kėshilltar e sekretar i Zenel Gjolekės, veēanėrisht nė kohėn e organizimit dhe zhvillimit tė Kryengritjes sė Tanzimatit. Nė shekullin e kaluar bijtė e fshatit tonė u kultivuan nė mėnyrė tė veēantė, duke shkuar nė kurbet, veēanėrisht nėpėr shkolla, kryesisht pėr hoxhė e kadi (juristė). Nuk dimė me saktėsi kush ka qenė i pari, por njė gjė ėshtė e njohur: gati pėr ēdo derė kishte njė njeri nė kurbet.
Ėshtė kuptimplotė dialogu i njohur: “Nga je ti ? – Qenke nga fshati: 80 shtėpi – 100 hoxhė”. Nuk dimė kush ėshtė goja e parė qė e ka formuluar kėtė ide, por e saktė ėshtė qė kjo thėnie proverbiale ėshtė transmetuar nga brezi nė brez, madje tek njerėz tė ditur nė Kurvelesh e Bregdet e nė gjithė Labėrinė. Kjo sepse bij tė Fterrės sonė kanė shėrbyer si hoxhė, duke pėrhapur dijen e kohės nė fshatra e krahina tė ndryshme, veēanėrisht nė zonėn myslimane Delvinė-Gjirokastėr e gjer nė Vlorė, kryesisht nė fshatra. Hoxhėt, veēanėrisht nė fundin e shekullit tė kaluar dhe nė fillimet e kėtij shekulli, pėrfaqėsonin njerėzit e ditur, ata ishin mėsuesit dhe patriotėt e asaj kohe. Kanė lėnė emėr rreth 30-40 hoxhė tė tillė fteriotė. Ndėr tė parėt e mė i njohuri mbahet Isa Hizmo, i cili nė periudhėn e Lidhjes sė Prizėrenit, ka
qenė hoxhė i Sulltanatit tė Perandorisė Osmane, madje sipas gojės sė besueshme nė breza, ka qenė dhe profesor e dekan i fakultetit teologji-drejtėsi, kur Hasan Tasini ishte rektor Universiteti nė kryeqytetin e Perandorisė.
Kanė qenė tė njohur: Brahim Hizmo, si pėrkthyes i arabishtes, dhe si juristė kanė qenė Omer Korkuti, Xhafer Xhama e deri mė i fundit hoxhė e kadi me emėr Hivzi Bezhani, qė mbaroi Universitetin nė Stamboll nė 1908-ėn, si dhe ushtaraku i lartė Mahmut Elezi e mjeku veteriner Shefqet Xhama, e tė tjerė.
ooo

Nė gjysmėn e parė tė kėtij shekulli fteriotėt vazhduan kryesisht traditėn e nėpunėsisė e tė mėsuesisė, tashmė jo mė hoxhė tė arabishtes, por si mėsues tė gjuhės shqipe. Brezi i parė i kėtyre mėsuesve nė vitet 1910 e kėtej, ishin Selim Gjonika e Neim Zani, Lame Xhama e Xhevdet Kofina, Hiqmet Shehu e Safet Kofina, e deri tek Tare Braho me tė tjerė, qė mbeten tė nderuar, jo vetėm nė Fterrėn tonė, por dhe mė gjerė, deri nė nivel krahinor e kombėtar. Lame Xhama e Xhevdet Kofina u bėnė “Mėsues i Popullit”, ndėrsa 5-6 tė tjerė janė “Mėsues tė Merituar”.
Mund tė duket e pabesueshme, qė, nga njė fshat i vogėl, i cili pothuajse nuk i ka kaluar tė 100 shtėpitė, nė njė periudhė 60-70 vjeēare tė kėtij shekulli, tė kenė mbaruar shkollat e larta rreth 300 bij e bija fteriotė. I bie mesatarisht, qė nė ēdo familje aktive tė jenė 1-2 vetė me arsim tė lartė. Rreth 60% e fteriotėve, nėn moshėn 60 vjeē, janė me arsim tė mesėm e tė lartė dhe vetėm 30-40 % janė me arsim fillor e 7-8 vjeēar. Kėta janė tregues maksimalė nė raport me numrin e popullsisė sė fshatit tonė. Kėto janė dhe vitet kur ne kemi patur zhvillimin mė tė madh
cilėsor e sasior. Kėshtu, nga Fterra jonė dhe bij tė fteriotėve tanė, janė mbi 110 mėsues e pedagogė. Tre tė katėrtat e tyre janė me arsim tė lartė, 15% e tyre janė pėrgatitur si mėsues pėrpara vitit 1940. Dhe mbi 50 vetė janė me tituj e grada shkencore, janė studiues e specialistė me emėr.
Pėr nga numri, pas mėsuesisė, vendin e dytė e zėnė ata qė kanė mbaruar pėr inxhinieri; tė tretin – pėr ushtarakė, duke pėrfshirė kėtu dhe ata qė kanė dalė nga Lufta Antifashiste NĒL. Pėr nga cilėsia, vend tė shquar zėnė mėsuesit, juristėt e mjekėt. Tė njohur janė dhe 10 fteriotė nė fushėn e artit, letėrsisė e gazetarisė. Nė fakt nuk ka degė tė Universitetit qė tė mos e kenė mbaruar 2-3 a mė shumė fteriotė. Pesė bij tė Ftėrrės sonė kanė arritur tė fitojnė titullin e lartė: Profesor, tė cilėt nuk janė pak pėr njė fshat tė vogėl, siē ėshtė Fterra jonė. Profesor Ismet Elezi – nga njeriu i Fterrės – arriti tė radhitet pėrkrah 2000 shkencėtarėve tė botės tė kėtij shekulli, nė vitin 1998. Profesor Besim Elezi ėshtė cilėsuar “Yll i kirurgjisė shqiptare”. Profesor Muzafer Korkuti konsiderohet si arkeolog i shquar i vendit tonė. Sezai Braho, si profesori mė i mirė i farmakologjisė nė mjekėsi. Dhe Hamlet Bezhani, si profesor cilėsor i gjuhės gjermane e angleze. Ėshtė e udhės tė pėrmend kėtu Shefki Mitėn, qė ka qenė pedagog i filozofisė nė Filadelfia tė SHBA-sė dhe pėrkthyesin nga shqipja nė gjuhėn amerikane – Fiqret Fterrėn, qė jetoi e punoi nė SHBA pėr rreth 40 vjet.
Me tituj e grada tė tjera shkencore janė: Jakup Mato – nė art e letėrsi, Mukadez Ruka – nė gjuhėn
ruse, Zeko Braho – nė historinė e arsimit, Hamza Memi e Edip Bezhani ,Maks Memi e Fejzi Hizmo – nė mjeksi, Zaēe Malaj – nė veterinari, Vehap Bezhani – nė gjeologji, Kudret Mita – nė ushtri, Ejup Mita e Sulejman Haxhiu – nė agronomi, e tė tjerė.
Shquhen dhe jo pak studjues e specialistė apo menazherė nė drejtim, si juristi me emer Nafiz Bezhani, shkrimtari pėr fėmijė – “Mėsues i merituar” e gazetari Bardhyl Xhama, poetėt Vullnet, Sulejman e Agim Mato, dramaturgėt e njėherazi dhe artistė – Sheri Mita e Ilir Bezhani, mjeku endocrinolog Peti Zeneli, mjekia okuliste Elvira Kofina, mjeku
psikiatėr Lek Xhama, gazetarja Liri Fterra e gazetari televiziv Xhemal Mato, muzikanti Zamir Brinja, ekonomisti me emėr nė tregti – Agron Xhama, gjeologu Rexho Kurupi, farmacistja – Naze Hizmo, njohėsi i problemeve tė naftės, tė tregtisė e diplomacisė Dilaver Shkurti, inxhinieri elektronik Agim Kofina, ushtarakėt me emėr Mehmet Dusha e Halit Zhupa, Bajram Sadiku, Pasho Zhupa, Arjan Mėrkuri e tė tjerė specialistė tė fushave tė ndryshme.
Me dinjitet e aftėsi, me korrektėsi e mirėsi kanė punuar jo pak fteriotė nė administratėn e lartė e tė mesme tė shtetit dhe pėrpara 1912-ės, dhe nė vitet ‘20-’30, qė nga Jaho Mato e Tasin Elezi, Qemal Mehmeti e
Demir Shkurti dhe nė vitet ‘40-tė e kėtej si Safet Memi e Refik Bezhani, Rait Braho e Safet Gjoni, Nail Bezhani e Begdash Gėdo me shumė tė tjerė, deri tek mė tė rinjtė nė vitet ‘60-‘90-tė e nė vazhdim, tė cilėve u kėrkojmė ndjesė se nuk mundemi t’i pėrmendim emėr mė emėr nė kėtė kumtim.
Dija i ka bėrė fteriotėt, qė nė punė e nė jetė tė shikojnė anėt e mira e pėrparimtare tek njėri-tjetri e tek njerėzit nė pėrgjithėsi, tė shikojnė pikat qė bashkojnė e jo ato qė ndajnė. Ndaj fteriotėt, dhe nė marrėdhėnie me fshatrat fqinjė, kanė thėnė e thonė “lumi na bashkon e nuk na ndan”, “mali na lidh e nuk na zgjidh”, “qafa na afron e nuk na largon”. Kjo logjikė do ēmuar, se mendimi i njeriut tė ditur nuk krahasohet dot me mendimet e qindra injorantėve. Dituria e ēon pėrpara shoqėrinė, injoranca e fyen, e vret. Dija tė bėn tė ekuilibruar e tė matur, kurse padija tė bėn sektar, ekstremist, nihilist, radikal. Dija tė bėn tė civilizuar e tolerant, kurse padija tė bėn kėrcėnues e imponues, si nė raportet familjare dhe nė raportet politike e sociale e me kolegėt e punės. Ka njė menēuri qė thotė: “gruaja stoliset pėrpara pasqyrės, ndėrsa njeriu stoliset nė rrugėn e dijes”.Dija e jo pak fteriotėve ėshtė bėrė pasuri pėr shoqėrinė. Thelbi i diturisė sė profesorėve fteriotė citohet nė universitetet shqiptare e nė disa universitete nė Evropė e Amerikė. Nė shkollat e larta nė vendin tonė kanė pėrhapur dituri nė breza tė tėrė studentėsh rreth 30 pedagogė e profesorė fteriotė, efektivė apo tė jashtėm, madie disa kanė dhėnė leksione dhe nė Universitetin e Prishtinės. Fjala e tyre ėshtė bėrė e dobishme pėr progresin. Edhe brezi i ri i sotėm po e vazhdon traditėn e arsimimit. Madje, jo pak kanė shkuar pėr studime jashtė shtetit deri nė SHBA. Sedra pėr t’u bėrė dikush ėshtė e ndjeshme.
Nga sa thamė, vėmė re se: fteriotėt janė shquar veēanėrisht si hoxhė e si mėsues, si juristė e si mjekė, si letrarė e gjuhėtarė, deri dhe si shkencėtarė. Ndėrsa nė fushėn politike, megjithėse pėrherė kanė mbėshtetur progresin, nė tė gjitha pikat kulmore tė historisė nė kėta dy shekuj, 1847, 1878, 1912, 1920, 1924, 1940-44, dhe nė kthesėn e madhe nė vitet ‘90-tė, pėrsėri nuk janė shquar pėr kryepolitikanė. Kjo e ka arsyen te koncepti i fteriotėve pėr politikėn e tek mendimi se kolltukun mund tė ta marrin, por jo diturinė e fituar. Fteriotėt kanė marrė vlerė nga vlera e Fterrės sonė, gjithmonė me emėr tė mirė, por njėherazi edhe fteriotėt i kanė dhėnė vlerė Fterrės, madje i kanė dhėnė vlerė dhe krahinės e deri ne nivel shtetėror e kombėtar. Tradita jonė pėrcjell mesazhin, veēanėrisht pėr brezin e ri, qė tė mėsojė ca mė shumė nga libri, se motori i lėvizjes sė shoqėrisė ėshtė dija. Gjithashtu, duke vėrejtur veprimtarinė e bijve tanė, del se kultura fitohet e akumulohet nė fėmini e nė rini, aplikohet nė moshėn e pjekurisė dhe transmetohet nė moshėn e tretė. Nė qoftė se Fterra
jonė ėshtė bėrė e njohur deri nė gojėn e njerėzve tė ditur, si bie fjala, nė mendjen e Fan Nolit apo tek mendja e shumė burrave tė ditur tė Shqipėrisė nė tė gjitha periudhat, kjo meritė i pėrket dhe njohjes sė bijve me kulturė tė fteriotėve tanė. Njė pėrfundim tjetėr ėshtė se fteriotėt dijen nuk e kanė blerė, por e kanė fituar me vullnet e me forcat vetjake, duke studjuar librin nė shkollė e nė jetė e duke u saktėsuar nė procesin e tė shkruarit.
Tabloja qė dhamė nė kėtė kumtim vėrteton se nė Fterrėn tonė, megjithėse dituria e trimėria kanė ecur bashkė e nuk mund tė veēohen, por po t’i vendosėsh ato nė balancė, tek fteriotėt dallon se balanca anon dukshėm nga ana e dijes, nga arsimi e kultura. Del, gjithashtu, se fteriotėt e kanė dashuruar dijen dhe pėr tė jetuar mė mirė, por jo me cmirėn “pėr t’ia bėrė vetes me sy”, sepse i dituri e kupton mė mirė se kushdo tjetėr, qė, mė shumė nuk di, sesa di. Pra, tradita jonė mė e bukur ėshtė: pikėrisht tradita e punės pėr tė fituar dije, arsim e kulturė. Edhe botimi i gazetės “Fterra jonė” e pėrdymuajshme, prej gati dy vjetėsh, ėshtė shprehje e kulturės dhe dashurisė pėr Fterrėn, e njohur gati nė tė gjithė vendin si fshat i vogėl,por me arsimdashje tė madhe.
Pėrfundimisht, mund tė themi se emri i fituar me dije dhe aftėsi ėshtė mė jetėgjatė se emri i fituar me ēdo pozitė tjetėr. Dija ėshtė udhėrrėfyese nė punė e nė jetė, me tė i shėrben vetes e tė tjerėve; dija bėn qė tė mos humbasė emri, por tė pėrcillet brez pas brezi. Dija tė bėn tė virtytshėm e tė mban larg sė keqes. Ndaj dhe fteriotėt tanė kanė ditur tė pėrballojnė ēdo kohė, sado tė vėshtirė, me urtėsi e mirėsi, duke bėrė gjithmonė njė jetė tė pastėr e tė drejtė, si me veten dhe me tė tjerėt, duke nderuar njeriun e duke respektuar ligjin.
Ju faleminderit pėr vemendjen.
Guro ZENELI
Nr. – 16 tetor, 1999



FTERRA NĖ KĖNGĖT POPULLORE

Ėshtė vėshtirė t’utregosh bashkė-fshatarėve pėr kėngėn popullore tė fshatit dhe aq mė tepėr po tė ballafaqohesh me tėrėsinė e atyre qė dinė fteriotėt.
Megjithėkėtė unė e prita me dėshirė propozimin qė m’u bė pėr tė shkruar mbi folklorin e fshatit, se me tė jam ushqyer qė fėmijė, mė ka shoqėruar tėrė jetėn, mė ka nxitur respektin pėr fjalėn poetike.Gjithashtu ky shkrim do tė nxiste tė mbledhim e tė ruajmė mė me kujdes krijimtarinė popullore nė fshatin tonė..
Po tė kujtonim kėngėt e shumta qė kemi dėgjuar nė dasma e festa, do tė shihnim se populli, si njė kronikan i kujdesshėm ka pėrshkruar luftėra e pėrpjekje pėr liri, gėzime e fatkeqėsi, tabllo tė heroizmit e tė punės, qė vijnė deri nga lashtėsitė si fragmente tė njė historie tė tėrė.
Kur flasim pėr kėngėn popullore tė fshatit tonė, nuk mund tė shqyrtojmė vetėm ato kėngė qė pėrmendėn ngjarje nga fshati ynė apo qė njihen si tė krijara nė kėtė trevė. Kėnga popullore ėshtė si zogu. Ajo fluturon dhe ēdo fshat e quan si pronė tė vetėn. A nuk janė po kėngė tė fshatit tonė ato vargje drithėronjėse qė kemi dėgjuar pėr fatkeqėsitė e gjyshėrve tanė, kur kėndohej :
“Gratė e Kurveleshit shkojnė pėr nė Vlorė,
qaj moj Shqipėri, ulėr moj e gjorė,
I pėrzuri greku me foshnjė nė dorė”…
Kur kėndohet: “Bregu krye ngriti”, apo: “Grykė e Kuēit, grykė e keqe, 1300 dyfeqe, i mban Gjoleka me vete”, ose kur nė Lumin e Vlorės kėndohet “ Ē’u derdhė lebrit nėpėr brinja, prina breshkaqėni prina”; nė tė gjitha kėto kėngė ishte edhe fterioti, qė luftonte pėr liri, pėr flamur, pėr Atdhe.
Nė kėngėt popullore tė Fterrės vendin e parė e kanė zėnė ato qė i kėndojnė luftės pėr liri dhe Atdheut.
Kuē, Kallarat e Bolenė
dhe Ēorraj e Borsh e Fterrė
niviciot derė mė derė
me njė mulla Lazo Fterrė
kėrcyen nė Tepelenė,
(kėngė pėr luftėn kundėr tanzimatit)
E njėjta ide pėrmendet nė njė kėngė tjetėr, qė siē duket i pėrket 1878-tės:
Kuē, Kallrat e Bolenė,
Fterrė e Ēorraj kufi,
gra e burra gjithė ē’qenė
u mblodhėn e bėnė benė
se do vdesim pėr liri.
Ja dhe disa vargje tė tjera:
Tė enjten e tė xhumanė
Aga bej a paē belanė,
djemtė e Shqipėrisė u vranė.
Islam Fterra nė sulm tė parė
e mori plumbi nė ballė,
bashkė me Idriz Zhulanė.
Nė kėrto pak vargje del dhe kontributi i fteriotėve pėrkrah gjithė fshatrave pėr rreth. Nė kėto del qartė dhe ndjenja e unitetit e respektit pėr njėri-tjetrin. Po tė futesh nė kėngėt si ato tė Isuf Avrecit, Xheladin Shkurtit, Shaqo Mitės, Tahsin Elezit e tė tjerė, vėren lidhjen tė ngushtė midis fateve tė fshatit me fatet e atdheut.
Njė pėrmbajtje tė pasur nė ideale e nė mesazhe, kanė kėngėt e Luftės Nacionalēlirimitare, krijuar nga poetėt popullorė tė fshatit tonė pėr trimėrinė e pėr heroizmin e dėshmorėve si: “ Nė postbllok u hap zjarri, kush u hodh nė luftė i pari, djali i vogėl i Jasharit, Fuati, petrit i malit”. Ideali i lirisė shprehet nė vjershat e Hiqmet Dushės, si nė: “Lamtumirė, o Shkėmb i Kuq, Shqipėri”; “Lamturmirė, o fushė e male, ti burim”. “Kėtė zgjedhė kaq tė rėndė, si e duron”, “tė hidhen tė gjithė nė luftė pėr liri”.
Nė disa botime njihen njė varg kėngėsh tė krijuara nė Fterrė deri nė vitet ’90 qė i kėndojnė luftės,ndėrtimit, kulturės e diturisė. “Unė punoj pėr shoqėrinė, dhe ajo punon pėr mua”, kėndonte T.Elezi. Nė to flitet pėr unitetin, pėr lidhjet e reja midis fshatit e qytetit, pėr luftėn kundėr zakoneve tė vjetra prapanike. Nė njė kėngė thuhet: “vini re, or vini re; tė vendosur jemi ne; pėr liri e pėr atdhe”.Nė njė numėr kėngėsh mund tė dallosh psikologjinė e re e tė pėrparuar.
Nė kėngėt e Fterrės e tė krahinės i kėndohet Gjolekės, por edhe Laze Fterrės (apo Lazo Kofinės), njėrit prej ndihmėsve tė Gjolekės, qė ishte jo vetėm shkronjės i tij, por edhe bashkėluftėtarr “pallėvetėtima”, qė nė krye tė disa trimave do t’i dėgjohet emri nė Kurvelesh e Tepelenė, ku jepen edhe tiparet e tij morale: “O more Lazo Kofina, pse s’pranove grada e sqima, plot me arna t’u mbush linja”.
I kėndohet me dhėmbje Islam Fterrės (Gjonika), qė “ra nė sulm tė parė”, si trim i rrallė. Me shpatė e dufek luftojnė tė tjerė: “ Nė Ēukė Mustafa Fterrė, Xhaferi (Shehu) me tė tjerė, pesė a gjashtė andartė i theri”. Nė romanin “Vrasja e tradhėtisė “, pėr njė fteriot shkruhet qė ka shkuar deri nė Shkodėr nė luftė kundėr shovenistėve serbė. Nė gazetėn e Vlorės mė 1920 shkruhet pėr trimėrinė e Mene Zhupes, qė “ edhe burrat i turpėroi”. Vjersha popullore hedh dritė mbi njė varg ngjarjesh e heronjsh, qė i kapėrcejnė kufijtė e fshatit, bile dhe tė zonės.
Nė njė varg krijimesh popullore u kėndohet edhe heronjve tė tjerė tė tė gjithė vendit, si Ismail Qemalit, Abdyl Frashėrit, Mustafa Matohitit, Memo Metos.
Pėrmes kėngės popullore dallon dhe strukturėn shpirtėrore dhe cilėsitė qė vihen re nė gratė e vajzat qė morėn pjesė nė Luftėn Nacionalēlirimtare “Vajzat e popullit ē’u ngrenė,/ si djeltė e bėnė ēepenė,/ hodhėn supeve dufeknė”, ose “Jemi nėna shqipėtare,/ pra s’na erdhi fare rėndė,/ nuk qamė pėr djemtė fare,/ derdhėn gjak e hodhė rrėnjė”.Nė Fterrė nėna e dėshmorit do tė pėrshkruhet me tone madhore nga populli e nė mėnyrė tė veēantė nė poezinė e Memo Metos, ku ajo pėrshkruhet si njė “spartane” qė jep kushtrimin, qė pėr ngushėllim tek mua mos nxitoni,” se si djalin tim Fuatin kėtė herė,/ fashizmi do tė na vrasė dhe tė tjerė”. Nė kėngėt e fshatit tonė del qartė bota e pasur shpirtėrore e nėnės fteriote.
Kėngėt e kėnduara, apo tė njohura si tė krijuara nė Fterrė, kanė njė shtrirje te gjerė nė kohė e nė hapėsirė. Ngjarjet qė ato pėrshkruajnė zhvillohen qė nė Stamboll, Berlin e nė Ėashington, nė Moskė e Paris, e kudo ku bėhen kevende pėr Shqipėrinė.
Nė kėngėt popullore ngjarjet lėvizin me njė dinamikė tė madhe, nė Jugė e nė Veri, nė “Argjri” e nė Kosovė, nė Janinė e nė Shkodėr. Nė to i qahet halli edhe popullit italian edhe atij grek. Populli me humor vė nė lojė perandorė e mbretėr, Hitlerin e Duēen.
Edhe kur kėndon pėr hallet, pėr plagėn e rėndė tė kurbetit, “garipat” qė janė “nė tė madh siklet”, dhe padrejtėsitė, nuk vėrejmė pesimizėm, por herė revoltė e herė humor. Diku betohen dhe premtojnė tė mbajnė benė, “:Kush ta kthejė le ta therė, / ne nuk japim xhelepenė, “Dauti qė pati mjaltė, / Ju kthe djali mė tė prapė./ Harizi qė s’pati mjaltė, i vate djali nė Artė”.
Nė kėngėt e popullit nuk ka fjalė tė mėdha, por figura plot dritė, me fjalė tė thjeshta me ngarkesė emocionale. Edhe nė Fterrė ka njė pėrvojė tė pasur tė krijuesve popullorė.Nė fshatin tonė janė shquar disa kėngėtarė tė talentuar tė kohėve tė kaluara dhe tė kohės sonė, si Isuf Avreci, Xheladin Shkurti, Shaqo Mita, Mustafa Mehmeti, Ile Zeneli, Tahsin Elezi etj. Nė Fterrė bien nė sy njė mori krijimesh e njė frymė e pėrgjithshme krijuese, njė aftėsi e bukur pėr tė kapur tė bukurėn nė jetė, pėr tė shprehur jetėn nė kėngė.
Nė vitet e fundit jane shquar veēanėrisht vjershėtori popullor Teno Lona, si dhe kėngėtari Hasan Mehmeti, vjershėtori i ri Tomorr Avreci e jo pak tė tjerė, tė njohur nga gjithė fteriotėt. Nė Fterrė ka jo pak krijues me humor popullor. Mund tė themi pa e tepruar se nė ēdo dasėm qė bėhet ngrihen kėngė gėzimi e bėhet jo pak humor me kėngė. Edhe nė ēdo fatkeqėsi tė rėndė qė ndodh, vajtohet me ligje e ligjėrime nga jo pak gra, qė u dridhet zemra nga pikėllimi.
Nė pėrfundim dua tė theksoj se krijimtaria nė Fterrėn tonė mishėron artistikisht ideale tė mėdha, frymėzon pėrparim e zhvillim. Prandaj ne na bie pėr detyrė ta njohim, ta mbledhim, ta pasurojmė e tė mėsojmė prej krijimit popullor.
As.Prof.Dr. Jakup MATO
Nr.17 – dhjetor, 1999



FTERIOTĖ NĖ UNIVERSITETETE BOTĖS

Janė shumė, por do tė pėrmendim vetėm katėr prej tyre. Ata qė me zgjuarsi e me zell fituan konkurse pėr tė vazhduar kėto shkolla. Ata qė traditėn arsimdashėse tė fshatit e kanė nė gjak, qė me punėn e tyre nderojnė veten, familjen dhe Fterrėn e lenė emėr tė mirė atje ku mėsojnė.
Marsela Maēi, e bija e Jashikut dhe e Muazezit, studion nė Universitetin e Utrehtit nė Holandė pėr drejtėsi. E fitoi me konkurs tė drejtėn e studimit, me pedagogė tė ardhur nga Utrehti. E sponsorizon Fondacioni Soros, por ndihmon edhe familja. Mbasi u pėrgatit pėr njė vit me radhė pėr zotėrimin e gjuhės, tani vazhdon normalisht me rezultate optimale, duke i plotėsuar tė gjitha detyrimet. Zotėrimi i anglishtes e ndihmon tė zgjerojė horizontin. Njė juriste e re, e pėrgatitur nė Perėndim, do t’i shtohet Shqipėrisė.
Ardita Mita, vajza e Kudretit dhe e Mondės, studion pėr Marrėdhėnie Ndėrkombėtare nė Virgjinia tė Shteteve tė Bshkuara tė Amerikės. Bursėn e ka fituar me mundin dhe djersėn e saj, me konkurs midis shumė pjesėmarrėsve.
Nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės janė edhe Elton Dusha, djali i Dantes, i cili, gjithashtu me konkurs ka fituar njė bursė amerikane. Studion nė Boston.
Vajza e Ganes sė Shkurte, Blerina, studion nė Losanxhelos pėr stomatologji, duke qenė gjithmonė e shkėlqyer nė mėsime.
Ka dhe tė tjerė si kėta, por ka shumė e mė shumė bij e bija tė emigrantėve fteriotė, qė janė integruar nė shtetet ku punojnė e vazhdojnė me shumė sukses shkollat e larta, pa pėrmendur me dhjetra qė vazhdojnė mėsimet nė ciklet e ndryshme arsimore e qė janė shembull nė tė gjitha drejtimet.
Ju urojmė bijve tanė tė bėhen tė ditur, ta ēojnė mė lart emrin e fshatit qė ka nxjerrė mbi 300 kuadro me arsim tė lartė e rreth dyfishin me arsim tė mesėm. Ata kanė gjak nga Fterra, janė si pema qė rritet e do tė prodhojė fryte, por besoj se nuk do tė harrojnė se rrėnjėt e kėsaj peme janė vaditur me ujin e Ixorit.
Korresp. i “Fterra jonė”
Nr.18 – shkurt, 2000






FSHATI I DITURISE

Tė gjithė ata qė e njohin fshatin Fterrė, kur u paraqitet ndonjė banor i kėtij fshati, shpesh shtojnė: “Fshati i hoxhėve”, duke kujtuar kėshtu njė veēori kulturore tė tij. Kėshtu ėshtė quajtur ky fshat prej kohėve qė s’mbahen mend. Dhe ka njė arsyė tė vėrtetė qė ky fshat i vogėl, qė asnjėherė nuk i kaloi tė njėqind shtėpitė, tė quhet “Fshati i hoxhėve”. Prej tij, vetėm ata qė ruhen nė kujtesė tė banorėve janė disa dhjetra. Qė nga fundi i shekullit tė nėntėmbėdhjetė e deri nė mesin e shekullit njėzetė numėrohen rreth 40 nga ky fshat. Dhe shėrbyen si hoxhė nė dhjetra fshatra tė Shqipėrisė jugė-perėndimore. Janė tė rralla fshatrat e rrethit tė Vlorės (sidomos tė zonės sė gjerė tė Lumit tė Vlorės), si dhe tė shumtė fshatrat e tjera tė besimit mysliman tė rrethit tė Sarandės etj., ku tė mos kenė shėrbyer klerikė nga ky fshat.
Kėta klerikė qė kryenin shėrbesat e hoxhės kishin mbaruar shkollat e mesme (medrese), madje edhe tė larta. U arsimuan nė disa nga qytetet e njohura e tė zhvilluara tė Perandorisė, si nė Janinė, Delvinė, Filat, madje edhe nė Stamboll e vende tė tjera. Isa Hizmo thuhet se pati studiuar nė Arabinė Saudite. Ky u bė i shquar, kujtesa e popullit e ruan edhe si njeri qė falte nė xhami Sulltanin dhe si hoxhė oborri. Nė tė vėrtetė e dokumentuar ėshtė se ai ishte dekan i njė universiteti nė Stamboll. Dhe sot ruhet nė familje tė bashkėfshatarėve tanė ndonjė diplomė me firmėn e tij. (Hoxha i Fterrės, qė shėrbeu deri nė vitin 1960, kishte diplomė tė fimosur prej tij si dekan). Isai lindi nė Fterrė rreth viteve 1850. Fillimisht mori mėsimet e para nė xhaminė e fshatit. “Xhaxhai i tij, Mustafa Hizmo, - shkruan njė pasardhės i tij nė gazetėn "Fterra jonė" , - qė ushtronte detyrėn e hoxhės nė Delvinė dhe Janinė, e mori me vete…Mė vonė ai vazhdoi studimet nė Universitetin e Stambollit, nė fakultetin teologji-drejtėsi, tė cilėn e pėrfundoi me rezultate tė shkėlqyera. Nė vitin 1878 u caktua me detyrėn e dekanit nė kėtė fakultet”. Ai pėrdorte edhe mbiemrin “Shefki” Fterra, ose Gjirokastriti; thuhet se “shefki” ishte njė titull qė iu dha. Duket se ai ndihmoi shumė bashkėfshatarė tė tij (dhe bashkėatdhetarė) tė vazhdonin nė Stamboll shkolla tė ndryshme, shumė prej tė cilėve edhe pėr hoxhė.
Hoxhėt e Fterrės, ata qė ruhen nė kujtesėn e bashkėfshatarėve ende qartė, mund tė ndahen nė dy grupe: ata mė tė hershmit tė shekullit tė nėntėmbėdhjetė (1840-1900) dhe ata qė kanė shėrbyer gjatė shekullit tė 20-tė. Nga grupi i parė njohim pak dhe nuk ka shumė tė dhėna pėr ta. Nga periudhat mė tė hershmė mbahen mend, veēanėrisht Isa Hizmo. Mulla Lazo Kofina pėrmendet nė kėngėt popullore, kushtuar ngjarjev tė viteve 1840. Mustafa Hizmo, nė mesin e shekullit tė 19-tė punoi si hoxhė nė Delvinė e Janinė. Nuk ėshtė e qartė nė se ky e ēeli i pari rrugėn pėr vargun e gjatė tė djemve fteriotė qė do tė studionin pėr hoxhė apo ndonjė tjetėr. Deri sa ai kishte arritur tė bėhej hoxhė nė disa qytete tė rėndėsishme tė perandorisė turke, merret me mend se para tij ka patur njė traditė mė tė hershme si fshat nė kėtė fushė. Nė gjysmėn e dytė tė shekullit tė 19-tė ushtroi detyrėn e hoxhės Laze Ēipi. Po nė kėtė periudhė pėrmenden si hoxhė tė njohur Hasan Hizmo dhe Iliaz Mita. Thuhet se Hasani pati studiuar nė njė shkollė me njerin nga familjet turke Inionu, qė mė vonė pati detyra tė rėndėsishme shtetėrore. Duhet pėrmendur kėtu se disa nga ata qė shėrbyen si hoxhė patėn mbaruar edhe shkolla tė profileve tė tjera dhe natyrisht kishin studiuar edhe teologji. Gjysmėn e dytė tė shekullit 19-tė shėrbeu si hoxhė nė Filat dhe nė Janinė dhe nė pleqėri tė thellė edhe nė fshatin e vet, Jakup Mato. Tradita vazhdoi deri nė fillimet e shekullit 20-tė.
Hoxha i fshatit Fterrė Hivzi Bezhani, qė ushtroi detyrėn e klerikut deri nė vitin 1960, ishte diplomuar pėr drejtėsi dhe teologji nė Stamboll.
Gjatė shekullit tė 20-tė, kryesisht nė gjysmėn e parė, nga ky fshat, kryen detyrėn e hoxhės njė numėr i madh burrash, sidomos po tė kemi parasysh se kemi tė bėjme me njė fshat tė vogėl. Kėta klerikė myslimanė mbuluan njė numėr tė madh fshatrash e qytetesh, madje zona e krahina tė tėra dhe pėr disa breza radhazi, ose nė vazhdimėsi, duke ia lėnė kėtė detyrė bashkėfshatarėve tė tyre. Kudo pėrhapėn kulturėn e kohės. Ishin njėkohėsisht pėrēues tė dijes, tė rregullave tė mirėsjelljes, pėrēues tė kulturės fetare. Deri vonė pleqtė e fshatit, krahas tė falave, sureve, recitonin me pasion poezi tė autorėve tė vendeve arabe, pėrmendnin proverba e fjalė tė urta arabisht. Dhe nga tė dhėna tė shumta kėta klerikė myslimanė kujtohen me respekt nga banorėt e fshatrave ku shėrbyen Ishin njerėz tė urtė, shembull tė njerėzve tė sjellshėm, tė ditur e tė devotshėm.
Hoxhėt e Fterrės kanė shėrbyer pėr njė kohė mjaft tė gjatė nė shumė krahina. Mė shumė kanė shėrbyer nė fshatrat e Vlorės. Po ashtu, nė disa fshatra kanė shėrbyer nėri pas tjetrit hoxhė nga Fterra. Disa fise, si Mita, Hizmo, Mato etj. kanė nxjerrė disa hoxhė dhe kėtė e kanė vazhduar brez pas brezi pėr njė kohė tė gjatė.Nė kohėn tonė ka studiuar nė shkollė tė mesme nė Shkup Artur Malo. Dhe tani Edvin Ruko vazhdon studimet pėr drejtėsi dhe teologji nė Arabinė Saudite.
As.Prof.Dr. Jakup Mato
Nr.20 – qershor, 2000






KRIJIMTARIA - PASURIA E ĒMUAR E FTERIOTĖVE

Fterra qė kur ka njohur veten, ka kėnduar labėrishte. Kanė kėnduar burrat, kanė kėnduar gratė. Edhe sė toku, edhe mė vete. Kėnga labe bashkon. Por edhe vallja kėrkon shokė. Njihet dhe vallja e burrave dhe vallja e grave, ashtu siē njihet dhe vallja e pėrzier, burra e gra. Tekstet e kėngėve kryesisht janė bėrė nga vetė fteriotėt. Me vajtjet e ardhjet, me daljet jashtė fshatit e jashtė krahinės, janė marrė edhe kėngė e valle nga tė tjerėt, veē gjithmonė kėngė polifonike tė Labėrisė. Me tekstet kanė shprehur gėzimin e hidhėrimin. Gėzimin - me kėngė e valle. Hidhėrimin - me vaj e lot. I kanė kėnduar jetės, me tė mirat e me hallet e saj.
Nuk e tepėrojmė tė themi njė realitet tė njohur: Shumica dėrmuese e teksteve kanė qėnė dhe janė tė bėra nga fteriotė. Populli i Fterrės, edhe ėshtė llafosur, edhe ka biseduar me njėri-tjetrin me bejte, me vjersha, me kėngė e humor nė varagje, ( dhe me pak ironi e pak sarkazmė), me thėnie tė mėnēura, me gjuhėn e Ezopit, me fabulat plot nėnkuptime. Nuk ka dasėm apo gėzim shoqėror, ku tė mos jetė ngritur nė ēast njė e disa kėngė, ku njėri ia ka hedhur, e tjetri ia ka pritur, ku dasmorėt apo pjesėmarrėsit tė mos kenė shkėmbyer urimet e shakatė nėpėrmjet kėngės sė momentit. Nuk ka vdekje ku tė mos ketė vajtim me ligje, tė hartuara kryesisht nga gratė. Nė vdekjet e rėnda janė tė shumta vajtimet me ligje dhe nga shoqėria e miqėsia e familjes qė rėnkohet. Gjithashtu nuk ka ngjarje patriotike, tė paktėn nė kėta dy shekuj e kėtej, deri tek Lufta Antifashiste Nacionalēlirimtare , nga ku trashėgojmė dhe fragmente vargjesh tė ngritura e tė kėnduara nė Fterrė, nė ato kohėra. Nuk ka figurė patriotike nga Fterra qė tė mos I jetė ngritur njė kėngė apo tė mos jenė futur pėr tė, bie fjala, qoftė dhe dy vargje. Prandaj mund tė themi se populli i Fterrės, ashtu si dhe disa fshatra tė tjerė tė Kurveleshit e Labėrisė, ėshtė popull poet, popull-krijues, ku janė njohur jo pak vjershėtorė popullorė, vjershat e tė cilėve janė dhe tė grumbulluara e tė botuara veēanėrisht nga Instituti Popullor nė Tiranė, apo tė botuara nė gazeta tė ndryshme tė kohės, herė me emra e mė shumė herė pa emra, por me emrin "populli". Me kėtė numer masiv krijuesisht popullorė nė Fterrėn tonė shpjegohet edhe fakti qė vetėm pak kanė lėnė mė shumė se tė tjerėt krijimtari mė tė gjerė. Pothuajse ēdo familje qė ka bėrė dasmėn nė Fterrė, nuk ka ngelur pa ngritur njė kėngė urimi pėr miqtė, pėr ēiftin, pėr dhėndėrrin apo pėr diēka tjetėr. Nuk ka familje, kryesisht grua, qė tė mos ketė vajtuar me ligje, kur i ka vdekur burri apo, aqė mė tepėr, kur i ka vdekur njė i afėrt nė moshė tė re e tė papritur. Fteriotit, ose i ka kėnduar, ose i ka vajtuar zemra, por asnjėherė nuk kanė pushuar sė shprehuri ndjenjat e emocionet e tij, nė harmoni me syrin logjik tė mendjes.
Tek kjo traditė e ka burimin dhe fakti, qė nga fahati ynė ka dalė, pėrherė e nė ēdo periudhė, njė numėr jo i vogėl krijuesish, qoftė shkencorė, qoftė letrarė, duke e ngritur kėtė traditė fatlume nė nivel tė lartė krijimi.
Kjo traditė krijuese ėshtė gjė e bukur, qė vazhdon edhe sot, dhe nė Fterrė, dhe tek fteriotėt tanė, kudo qė janė. Edhe nė detyrat apo punėt qė kanė bėrė fteriotėt tanė nė zyrat e shtetit, dje apo sot, asnjėherė nuk kanė qėnė as dogmatikė e as strikt, as tė ngushtė e as sektarė, por gjithmonė tė ekuilibruar nė shoqėri, krijues tė nderuar nė punė dhe njerėz tė dalluar pėr mirėsi njerėzore, duke respektuar ligjet e shtetit e moralin e shoqėrisė. Tek fteriotėt ėshtė interesante, njė psikologji karakteristike, qė shprehet nė njė menēuri tė tillė: "as nė ballė, se tė zė plumbi; as nė fund, se tė zė turpi". Kjo nė fakt ėshtė psikologji e intelektualit, i njeriut pa ambicje politike dhe pa ligėsi djallėzore, e njeriut qė jeton e punon me djersėn e tij, pa i rėnė mė qafė askujt, ėshtė psikologjia e njeriut qė punon e krijon.
Fterioti ėshtė puro-fteriot, ėshtė puro-shqiptar, sepse e do Fterrėn, e do Shqipėrinė, sepse jo vetėm e do, por, nė pozicionin e vet, pėrpiqet tė bėjė a tė krijojė dhe diēka, edhe pėr Fterrėn, edhe pėr fteriotėt, edhe pėr Shqipėrinė, edhe pėr shqiptarėt.
Fterioti, nga qė ėshtė krijues e njeri me mendje femėr, ėshtė njėherazi edhe puro-njeri, ėshtė puro-civil, sepse e do njeriun, i do njerėzit. Dhe jo vetėm kaq, por edhe e respekton njeriun, i respekton njerėzit, ėshtė dhe mirėnjohės ndaj tė mirės, ėshtė dhe mirėbėrės ndaj tė tjerėve. Fterioti, nė se nuk bėn dot tė mira, tė paktėn tė liga nuk bėn. Ndodh kėshtu se ka dhe zemėr, dhe logjikė. Nė Fterrėn tonė kemi gjetur shprehjen : o ti njeriu me mend, provoje nė trupin tėnd, si tė dhėmb, ashtu mė dhėmb.
Vini re se ēfarė ndodh dhe sot e kėsaj dite nė Fterrėn tonė, megjithėse atje kane ngelur pak njerėz tė moshės aktive. U bė festa e 570 vjetorit tė Fterrės. Ēdo gjė kaloi shumė mirė. Nuk ndodhi asgjė e keqe, sado e vogėl tė ishte. E theksojmė kėtė, po tė kemi parasysh se nė Fterrė ato ditė u mblodhėn 700-800 vetė. Dhe tėrė fshati gėzoi e kėndoi. Pėr kėngė u shqua veēanėrisht grupi foklorik i fshatit, i organizuar dhe i drejtuar jo mė nga njė njeri i vetėm, por edhe nga Tenua, dhe nga Hasani, dhe nga mė tė rinjtė, Eduard Maēi e Arditi i Haskos. U kėnduan disa kėngė tė reja. Gati i gjithė repertori, tekstet e kėngėve, ishin vetėm tė ngritura nga fteriotė. Dhe jo vetėm nga Tenua, i mirėnjohur deri nė Sarandė e Vlorė, apo nga dy vėllezėrit, gjithashtu tė mirėnjohur Hasani e Shakua, por edhe nga Tomor Avreci, tek i cili, siē duket, shpėrtheu nė kėtė festė damari i Isuf e Meleq Avrecit e deri tek vargjet, qė u kėnduan edhe nėpėr darka e drekat e shtruara nėpėr familje. Por edhe nė Tiranė, njė nxėnėse nė 8-vjeēare, Elira Elezi, vazhdon traditėn krijuese nė damarin krijues tė Eleze, e cila herė pas here na dėrgon vjersha pėr botim nė gazetėn "Fterra jonė" . Pėr botim presim dhe nga ēdo fteriot tjetėr, nė Fterrė apo kudo qoftė, dhe i ēdo moshe.
Le tė lulėzojė mė shumė, sot e mot, krijimtaria e fteriotėve tanė, dhe krijimtaria popullore, dhe krijimtaria shkencore, dhe ajo letrare e artistike.
Guro ZENELI
Nr.23 – dhjetor, 2000




SHPREHJE E VLERAVE INTELEKTUALE
TĖ KOMUNITETIT FTERIOT


Ne editorialin e numurit te pare, u cilesua si gazeteza "Fterra jone, sepse, ne thelbin e vet, e tille ishte dhe e tille mbetet. Mirpo opinioni fterjot e pati me lehte ta therrase Gazeta "Fterra jone". Dhe te gjithe iu bindem ketij opinioni.
Gazeta jone, eshte periodike, historike, kulturore dhe fterjote.
Eshte periodike, se del here pas here, por si rregull nje here ne dy muaj. Eshte historike, se ka objekt te pasqyroje vlerat historike te Fterres ne shekuj dhe te vete fterjoteve me te shquar ne kete histori. Vlera historike e saj eshte e madhe dhe per te ardhmen, mbasi sa me shume kohe te kaloje, aqe me shume vlera merr, jo vetem gazeta, por dhe artikuj te veēante te saj. Mendoni sikur sot te gjenim nje dokument per Fterren tone perpara "Defterit turk" te vitit 1431, se sa vlere do te kishte, kur, vetem mbi bazen e ketij dokumenti, ne festuam perpara pak vjetesh 570 vjetorin e Fterres sone, me pjesemarrjen e 800 fterjoteve te ardhur qe nga Amerika, feste e cila nxiti e frymezoi dhe grupin folklorik te Fterres, me tradita qe ne vitet'50-te, duke krijuar jo pak tekste kengesh polifonike e tekste per valle burrash e valle grash e deri poezi e studime modeste.
Eshte kulturore, se na jep arsimin e kulturen e Fterres dhe veprimtarine e shquar te fterjoteve, kudo ku kane punuar e jetuar; qe nga i menēuri Lazo Kofina i pare, qe "nuk deshi lule e sqima", por mendoi e luftoi si kwshilltar kryesor. prane Gjolekes me idene: "as per mua as per tine, po per gjithe Shqiperine", qe nga Isa Hizmo, qe ishte dekan i fakultetit teologji-drejtesi ne Universitetin e Stambollit, kur ishte rektor Hasan Tahsini, dhe deri me sot, tek profesori i shquar i drejtesise shqiptare, Ismet Elezi yne.
Eshte fterjote, se merret dhe shkruan me logjike paqesore e progresive, me pastertine dhe miresine fterjote, se shkruan per te gjithe fterjotet e diturise e te trimerise, qe nga trimeresha Mene Zhupa me 1913-14, e cila me pushken e saj, siē shkroi nje gazete e kohes, turperoi dhe burrat ne krahine, e deri tek Hiqmet Dusha, komisari e mesuesi me vlere i Fterres dhe i te reneve te Atdheut dhe gjer tek njerezit e mire e modeste te Fterres.
Po cili eshte principi i kesaj gazete? Ne faqet e saj jepen ato qe jane me te qenesishme e me themelore, te Fterres dhe te fterjoteve, shkruhet ajo qe eshte e mire per te gjithe, apo per shumicen fterjote. Ndaj, nė te gjithe shkrimet tona pershkruhet "fytyra" e paster e Fterres dhe fterjoteve. Ndersa anet negative, ose thumbohen me rromuze e vjersha, si fenomene apo dukuri, pa u marre me persona konkrete, ose ndiqet politike e harreses dhe e ēvleresimit. Gjithashtu ne faqet e kesaj gazete nuk jemi marre asnjehere me politike a pozicione politike dhe nuk kemi botuar asnje artikull politik ne keto 5 vjet..
Veprojme keshtu dhe per faktin se tek Fterra dhe tek shpirti i fterjoteve sundon e mira, sundon miresia. Ketu kemi parasysh dhe menēurine, qe na keshillon, se "kush kerkon njerez pa te meta, mbetet pa njerez". Ndaj, ne, tek njeri-tjetri, por dhe ne pergjithesi tek njeriu, shikojme ato qe na bashkojne dhe jo ato qe na ndajne, gje qe shprehet dhe ne menēurine karakteristike te Fterrres qe thote: "Lumi na bashkon e nuk na ndan; mali na lidh e nuk na zgjidh; qafa, e malit apo e kodres, na afron e nuk na largon as me fqinjet". Gjithashtu njeriu normal, perpara te tjereve, prezantohet me fytyren e paster dhe jo ndryshe.
Ne kete kendveshtrim po permend numurin 4 te gazetes sone, artikullin: Si i kapercejne fterjote veshtiresite?, ku jepet kjo pergjigje: tradita fterjote flet se veshtiresite ne Fterre e midis fterjoteve jane zgjidhe: me fjale te menēur e jo me plumb te hidhur, me arsye e jo me inat, me falje e jo me hakmarrje, (e cila nuk eshte njohur ndonjehere ne historine e Fterres ), me dashuri e jo me urrejtje, me miresi e jo me ligesi, me pune te ndershme e jo me hile te turpshme.
Ne gazeten "Fterra jone", historia dhe kultura, eshte dhene nepermjet gati te gjitha llojeve e gjinive te shkrimeve
Keshtu ne faqet e kesaj gazete gjen editorialin dhe artikullin, analizen e reportazhin, intervisten, portretin e skicen, poezine e vjershen, humorin krakteristik,pa te keq, menēurine popullore, diturine intelektuale, krijimtarine, njoftime e informacione te ndryshme, deri per vepra e botime te fterjoteve, e gjer meditime e nekrologji.
Gjykojme se keto gjini shkrimesh eshte mire te rriten dhe ne numur dhe ne cilesi. Sikur secili nga fterjote, qe jane me tituj e grada shkencore, apo qe jane specialiste te fushave te ndryshme, te shkruaj nje here apo dy here ne vit, nje apo dy artikuj, per probleme qe lidhen direkt ose indirekt me Fterren e fterjotet tane, gazeta do te mirrte me shume vlera profesionale, vlera diturie e qytetarie.
Gazeta eshte mbajtur dhe mbahet ne radhe te pare nga pak biznesmene fterjote, por dhe nga grupe individesh, siē e bene para pak kohesh, kryesisht nje grup pensionistesh fterjote nga Saranda, qe kane marre persiper te sponsorizoojne dy numura ne vit, apo siē kanė bere dhe botuesit e saj. Por, njeherazi eshte mbajtur e mbahet dhe nga bashkepunimet apo shkrimet e materialet qe kane derguar e dergojne jo pak fterjote, gjithashtu pa asnje shperblim. Falenderojme te gjithe ata qe kane kontribuar ne daljen e kesaj gazete, qofte dhe me nxitjen e deshiren e tyre, per ta mbajtur rregullisht kete gazete, sepse kjo eshte nje kerkese kembengulese e fterjoteve, kudo qe jane. Dhe kete kerkese shpirterore e kane, sepse dine dhe ta shijojne, por dhe ta ēmojne gazeten.
Prandaj, me gjithe se nuk jep asnje lloj fitimi financiar dhe askush nuk perfiton ndonje leke prej saj dhe pavaresisht se sponsorizimi i bere eshte me pak se gjysma e kostos dhe jepet me nje ēmim fare simbolik, ajo vazhdon te dale, duke perdore edhe pune vullnetare, deri sa e ēojme ne shtypshkronje. Dhe kjo behet mbi parimin e vullnetarizmit, qe ka qene e eshte universal se e ka prodhuar nevoja e jetes dhe jo siē duan ta shpjegojne te mangetit ne kulture
Por vlera e kesaj gazeteze, nuk eshte as tek sasia e sponsorizimit, as tek angazhimi dhe koha fizike e mendore qe harxhohet per daljen e saj, por tek fakti qe, ne keto pese vjet, ne tete faqet e saj, ne 27 numura, ne mbi 500 shkrime te gjinive te ndryshme, jane pasqyruar nje pjese e mire e historise se pasur te ketij fshati dhe nje pjese e kultures se ēmuar te Fterres sone dhe te fterjoteve, megjithese perbejme nje komunitet te vogel me mbi 450 familje, me mbi 2.000 banore, nente te dhjetat e te cileve banojne e jetojne jashte Fterres dhe vetem me pak se nje e dhjeta, vazhdojne te jetojne ne vendlindjen tone.
Kjo gazete ka nje vlere dhe per vete ne, qe merremi me pergatitjen dhe botimin e saj. Jo vetem se shpesh gjejme kenaqesine tone shpirterore, por edhe sepse na ka nxitur dhe detyruar te angazhojme mendimin dhe vullnetin tone per te krijuar e per te shkruar per Fterren e fterjote, duke na bere te njohim me mire dhe historine e kulturen e vendlindjes sone, sepse jo pak here njihnim me mire veprimtarine e te huajve dhe historine e Botes se sa te Fterres e te ftejtoteve tane, apo lidhjet me Kurveleshin e me Bregdetin tone.
Vlera e saj eshte e madhe ne radhe te pare per lexuesin, te cilin e ka njohur me mire me nje pjese te veprimtarise se bijve me te shquar te Fterres sone, te profesoreve e te mesuesve fterjote, te krijuesve, te specialisteve me emer, ne fusha te ndryshme te jetes. Jane njohur dhe figura te shquara te mendjes e te trimerise, te rene ne luftra per liri e pavaresi, qe nga koha e Tanzimatit, nga 1878-ta, 1912-ta, 1913-14-ta, 1920, dhe 1940-ta. Ne vemendjen e gazetes kane qene dhe jo pak fterjote te tjere, deri dhe femije, nxenes e studente te dalluar ne mesime e ne studime, dhe virtytet e jo pak njerezve te thjeshte e te mire fterjote.
Ne faqet e kesaj gazete lexuesi yne ka mesuar per gjurmet e hereshme te banimit ne treven e Fterres, dhe per deshiren e hereshme te fterjoteve per arsim e kulture. Megjithese nuk kemi ndonje dokument te shkruar, por kujtesa e te pareve tane na ka lene goje me goje, se ne Fterre ka funksionuar mejtepi-xhami, qe kur eshte perfunduar myslimanizmi i fshatrave, dhe nė ntreven, deri ne Fterre, rreth gjysmes se dyte te shekullit 17-te, rreth viteve 1650-1680 Mejtepi, bashke me fene myslimane, perhapi dhe gjuhen turke, e cila u be dhe premise per te mesuar e punuar ne Stamboll e Izmir per kadi e per hoxhe, qe lindi dhe proverbin, i cili ka arritur deri ne ditet tona: 80 shtepi-100 hoxhe. Ishte periudha, kur gati shumica e fterjoteve mesonin permendesh sherjatin dhe te falat. Keshtu feja, krahas anes sunduese, u be dhe faktor i dijes dhe kultures, faktor paqeje e miresie.
Eshte e dukshme deshira per dije e kulture ne vitet e Rilindjes e ne fillim te shekullit 20-te, kur hoxha, mesuesi, Hasan Hizmo solli per here te pare, me 1905, abetaren e pare ne Fterre. Eshte kuptimplot fakti, qe vajzat fterjote kane shkuar ne shkolle bashke me djemte qe ne vitin shkollor 1926-27. Kuptimplote eshte dhe fragmenti ne vargje i viteve '20-te, qe ka ngele goje me goje, per avokatin dhe komandantin: O Xhafer Shehu me nam,/ Me fterjotė ne nje sufran,/ Me mendje si evropian, / Kerkon liri per vatan, fragmnet qe na sjell tek vargjet e kenges se grupit himarojt, me tekst te Lefter Ēipes para tre vjetesh:Fterra kasabaja labe,/ fjaleholla,argjendare,/ shpirt e zemer shqiptare,/ ne ēdo ane evropiane.
Lexuesi yne ne faqet e kesaj gazete ka mesuar se Fterra jone ne vitet 20-40 kishte 19 fterjote me shkolle te mesme, 9 prej te cileve me normalen e Elbasanit, veē nje numur i kufizuar qe kane shkuar per studime jashte, ne Itali, Austri, Gjermani. apo gjetke. Gjithashtu nga faqet e gazetes eshte mesuar se ne 60 vjetet e fundit te shekullit 20-te nga Fterra dolen 250 fterjote me arsim te larte, 350 me arsim te mesem, u bene 10 profesore, dy Mesues te popullit, dhe mbi 50 fterjote me tituj e grada te ndryshme shkencore dhe rreth 100 mesues, si dhe specialiste te shquar, me shume juriste, mjeke, inxhiniere, por dhe poete, shkrimtare, gazetare, artiste, ekonomiste, agronome e veterinere dhe ushtarake te larte, e te tjere.
Njeherazi lexuesi i gazetes sone ka mesuar edhe shperndarjen e fterjoteve se ku kane vajtur e ku kane qendruar, se ne Fterre ne vitet '40-te kishte 116 familje aktive, ndersa aktualisht kemi ende 51 familje, me 149 banore,shumica e te cilave jane te moshes se trete. Ne Sarande kemi 80 familje, ne Tirane 170, ne Vlore rreth 30, ne Durres 10, ne Greqi 80 familje me 200 fterjote, e te tjere me pak ne Fier, Elbasan, Shkoder e deri ne Amerike dhe Kanada, ku kemi jo pak, por qe ende nuk e dime te sakte. Por ama, kjo pasuri te dhenash e vlerash, qe ka Fterra dhe fterjotet, vetem sa eshte gervishur nga kjo gazete.
Vlere e veēante e kesaj gazete eshte dhe fakti, qe, gazeta "Fterra jone", na ka njohur, na ka afruar, na ka lidhur e forcuar me shume me njeri-tjetrin, duke forcuar bashkimin dhe vellazerimin, ne gjurmet e tradites se mirenjohur fterjote.
Prandaj, eshte ne dobi te gjithe fterjoteve qe ta permiresojme bashkepunimin me gazeten, ne dobi te rritjes cilesore te kesaj gazete me tirazh te vogel, por te mjaftueshme per komunitetin tone fterjot.
Per sa u shtjelluan, mund te arrijme ne perfundimin se Gazeta "Fterra jone" eshte shprehje e vlerave intelektuale te komunitetit fterjot.
Guro ZENELI.
Nr- 28 – maj, 2002



NJĖ “ENCIKLOPEDI” E VOGĖL E FTERRES

Ndihmesa e gazetės "Fterra jonė" pėr tė hedhur dritė mbi traditat kulturore tė fshatit ėshtė e madhe. Nė njė kėndvėshtrim kjo gazetė i ngjan njė “enciklopedie” modeste e tė vogėl, pėr njė fshat tė vogėl, por me njerėz tė mirė, tė kulturuar e tė mėnēur qė s’u doli kurrė emri pėr keq. Gazeta ka shembuj tė shumtė pėr tė pohuar kėto cilėsi.
Botuesit e gazetės, qė meritojnė falėnderime, kanė edhe njė meritė tjetėr. Me njerės tė kulturuar tė fshatit ata me tė drejtė nuk kuptuan vetėm profesorė me emėr, xi Ismet Elezi, Muzafer Korkuti, Besim Elezi, Hamlet Bezhani, Sezai Braho, etj, apo intelektualė tė njohur, si juristėt: Isa Hizmo si dekan i Universitetit tė Stambollit, Nafiz Bezhani e Isuf Haxhiu, tė tjerė tė njohur si specialistė e pėr virtyte si Safet Memi, Refik Bezhani e Dilaver Shkurti diplomati qė pėrfaqėsoi vendin nė tre kontinente, gjeologė tė palodhur si Vehap Bezhani e Rexho Kurupi, ekonomistė si Agron Xhama e Idriz Mita, specialistė e gazetarė si Guro Zeneli, mjekė tė shumtė si Luan Dusha, Hamza Memi, Edip Bezhani, Maks Memi, etj. Me njerėz tė kulturuar ata nuk kuptuan as vetėm sshkrimtarėt e artistėt Sheri Mita, Ilir Bezhani, Xhemal Mato, Bardhyl Xhama, apo Vullnet, Agim e Sulo. Me shumė tė drejtė botuesit pėrkujtuan trimat e fshatit, qė nga lashtėsia e deri tek deshmorėt e Luftės, si Hiqmet Dusha, Osman Memi, Azem Ēeli, Shaqo Mita e vėllezėrir Turhan e Fuat Mato. Nuk desha tė bėj listėn e njerėzve me shkollė tė fshatit, por vetėm tė theksoj se botuesit patėn meritėn tė vlerėsojnė nė tėrėsi bashkėfshatarėt, pėr ato vlera e virtyte qė patėn. Prandaj nderuan edhe Tahsin Elezin, Ismail Bezhanin, njerėzit e thjeshtė si Azis Mehmeti, Ēallon e Brinje, Sulo Hizmon, Razie Dushėn, tė njohur pėr mėnēuri e pėrvojė jetėsore, qė kanė njė emėr tė nderuar. Nė gazetė u nderuan mėsuesit dhe hoxhėt e shumtė fteriotė, qė s’mund tė numrohen, deri edhe studentėt e sotėm qė na nderojnė nė universitetet e botės si Ardita Mita, Blerina Shkurti, Marsela Maēi, etj.
Dhe kjo ėshtė njė meritė jo e vogėl e botuesve, se kulturėn e fshatit e pėrbėjnė tė gjithė bashkėfshatarėt, kush me shkollė, kush me virtyte e trimėri, kush me pėrvojė e mėnēuri, ashtu si lumi mbushet me rrėketė e burimet e shumta. Kulturėn e formojnė tė gjithė bashkėfshatarėt qė punojnė mirė dhe me nder nė profesionin e tyre. Shėnjė kulture ėshtė edhe ajo, qė as dje as sot nuk kemi dėgjuar tė tregohet si i keq ndonjė bashkėfshatar. Nė kėtė mėnyrė gazeta hapi rrugėn tė kujtojmė edhe shumė bashkėfshatarė tė tjerė nė tė ardhmen. Kemi kėtu Liri Fterrėn (Lubonja), gazetare e njohur, qė bashkė me tė vėllanė, Fiqretin mbajtėn me nder mbiemrin “Fterra” dhe nė mendje mė vijnė shumė bashkėfshatarė tė tjerė, qė presin t’u shprehim nderimin tonė, se formimin tonė ua kushtojmė tė gjithė brezave.
Nė gazetė, si pjesė e kulturės tradicionale, janė botuar emrat e vendeve (toponomastika), duke na kujtuar me kėtė, jo vetėm fshatin, por edhe lashtėsinė e Fterrės dhe marrėdhėniet e saj me kultura tė popujve tė qytetėruar.. Tė ēuditshėm duken emra rtė tillė si Galile, qė ndofta lidhet me kulturėn parakristiane dhe tė kujton vende tė evrenjve, tė tjera si Skomora, qė haset edhe nė vende tė tjera tė Evropės lindore dhe qė e shpjegojnė me emrin qė marrin grupet e gaztorėve shetitės tė mesjetės. Veē emrave tė shumtė dhe interesantė qė shpjegohen me shqipen, tė tjera toponime si Fonicė, Trohoi, Langadhė, madje dhe vet emri Fterrė, qė hasen edhe nė vende tė tjera tė Ballkanit, dėshmojnė pėr bashkėveprime kulturash dhe qytetėrim tė lashtė tė fshatit, i cili pėrmendet nė dokumenta rreth 600 vjet mė parė. Fshat me lidhje tė shumta me botėn ka qėnė Fterra, se bijtė e saj studiuan nė Stamboll, Misir, Vjenė, Paris, Romė, Moskė, Amerikė e sa e sa vende tė tjera. Dhe nė kohėt e vona nė Fterrė jetuan pjesėtarė tė misionit anglez gjatė Lufta Antifashiste Nacionalēlirimtare , studiues austriakė, piktori i madhe grek Caruqis, i cili bėri disa piktura gjatė luftės dhe Fterrėn e kujtonte sa herė takonte shqiptarė, prandaj i kemi dertyrim njė tufė lule mbi varr.
Kultura e njė populli ndjehet dhe nė kėngėt, nė fjalėt e urta tė tij etj. Nė ‘to gjen edhe kronikėn e ngjarjes, edhe bėmat e heronjve, atje kujton edhe shpirtin krijues. Dhe pėr tė zbuluar shpirtin krijues tė bashkėfshatarėve gazeta ka bėrė shumė. Ajo ka botuar kėngė tė vjershėtorėve qė bėnė emėr nė fshat si: Isuf Avreci,, brenga e kėngėve tė tij tė kurbetit ėshtė mallėngjyese edhe sot, ka botuar vjersha tė Shaqo Mitės, Ile Zenelit, Tahsin Elezit, Sheme Dhulit, deri edhe tė vjershėtorėve tė sotėm, si Teno Lona, Feksor Shkurti, Servet Dauti, etj. Kėngėt janė kronikė e kohės. Pėrmes tyre mėsojmė pėr gurgulenė trimėrore tė Lazo Kofinės mė 1848, qė s’pranoi sqima, por mblodhi lebėrit e zbriti deri nė Janinė. Interesant ėshtė se disa kėngė historike pėr trimat fteriotė, janė mbledhur nė Vuno, Gjirokastėr, Dukaj, etj. Nė kėngė ndjejmė jehonėn e kėngėve tė luftės e tė punės, gėzimin e jetės e tė dashurisė. Do tė pėrmend ndonjė varg nga kėngėt e botuara nė gazetė, pėr tė dėshmuar sa frymėzim e shpirt poetik kishin bashkėfshatarėt tanė. Shihni sa dhėmbje, menēuri e toleracė ka nė vargjet: “Kėta miq qė kemi sot/ ėshtė harram dhe miqasia/ por pa ta s’bėjmė dot/ si ta bėjė perėndia”. Mė ka pėlqyer qysh nė vegjėli, por edhe sot mė mahnit bukuria e vargjeve: “Bie pėr gjum e s’mė zė/ mė shfaqet njė ėndėrrė/ vjen njė xhinde femėrė/ bėj ta kap e dot s’e zė.” Vėreni sa dhimbje, ndjenjė por edhe humor ka nė vargjet: ”O shokė, medet, medet!/ u plaksh e kėmba mė mbet/ djalėrinė kush ma shet/ ta blej njėmijė e dyzet.” Ajo qė tė bėn pėrshtypje nė shumė kėngė popullore tė fshatit ( ndonėse kėngėt shtegtojnė si zogjtė), ėshtė se nė to do tė gjesh njė pėrhapje kohore e gjeografike tė ēuditshme: nė to flitet edhe pėr Stamboillin e Romėn, edhe pėr Janinėn e Misirin, edhe pėr Moskėn e Berlinin, gjė qė provon pėr pėrjetimin e ngjarjeve botėrore. Por nė kėngė gjen emrat e shumė e shumė ēukave, maleve e pllajave tė fshatit. Nė kėngėt e fshatit tonė mė ka pėlqyer gjithmonė humori i kėndshėm, i hollė, shpesh i mprehtė, qė dėshmon pėr mėnēuri dhe aftėsi kritike. Kėtė humor tė mėnēur e skalitii mendja e mprehtė dhe e gjallė e shumė bashkėfshatarėve, qė s’u pajtuan me veset e dobėsitė. Nė kėtė takim solemn qė tė mos mungojnė edhe tonet e gazit, po pėrmend disa vargje humoristike: “Ma bėnė shoqet, ma bėnė/ qė rraha burrinė prėmė/ briti nėna nė mėhallė/ mė la nusia pa djalė.” Vėreni sa humor e ndjenjė autokritike vezullon nė kėta vargje lakonike e tė bukura. Ja dy vargje tė njė natyre serioze, ku me koncizitet mahnitės, karakterizohet dhe vlerėsohen virtytet e njė bashkėfshatari: “Rakip zemėr ēeliku/ tė vlerėson dhe armiku/ se kur flisje vije gurė/ drejtėsi pėr turq e kaurė.” Nuk mund tė mos pėrmendim kėngėt “Moj e bardha si jeleni” dhe “Ē’janė ata qė shkojnė zallit”, qė u kėnduan nga valltarė me aftėsi tė rrallė, si Taro Gjoni, Bastri Dauti, Kadri Gjoni dhe qė lanė tradita tė mira nė grupin e sotėm tė valleve, qė nderoi fshatin disa herė nė Festivalin Foklorik tė Gjirokastrės.
Sadoqė gazeta ka shkruar mjaft, kemi ende shumė pėr tė bėrė pėr tė pasqyruar kėngėt, vallet, fjalėt e urta, zakonet e dasmave, tė morteve, ritet e lindjes, tė vitit tė ri dhe pėr ti nxjerrė nė dritė ato, duhet kujdesi i tė gjithve.
Jakup MATO
Nr- 28 – maj, 2002






DOKUMENTARI TELEVIZIV:
FTERRA - LABĖRI, FTERRA - RIVIERĖ –
NJĖ MONUMENT KULTURE

Nė fillim tė muajit gusht 2002, u shfaqe nė Radio- televizionin publik Shqiptar dokumentari televiziv “Fterra - Labėri, Fterra – Rivierė, realizuar nga Guro Zeneli e Ilir Buēpapa, me operator Nebi Duro e montazhier Andon Beqari.
Ky film u prit me interesim tė madh, jo vetėm nga fterjotėt, tė cilėt pėrjetuan me emocione tė jashtėzakonshme pėr vendlindjen e tyre, por edhe nga shumė shikues tė tjerė. Fakti qė me dhjetra njerėz, miq, shokė e dashamirės tanė, na kanė telefonuar e na kanė uruar, ėshtė domethėnės. Filmi dokumentar la tek tė gjithė mbresa e kujtime tė pashlyeshme. Unė, nuk jam regjizor, as kritik i artit qė tė bėj vlerėsime pėr anėn artistike tė filmit, por njė gjė ėshtė e vėrtetė, se kudo filmi ka lėnė shije tė bukura, qė do tė thotė se edhe nga ana artistike, ai ėshtė paraqitur nė nivel tė lartė.
Nė kėtė shkrim tė shkurtėr, dėshiroj tė shpreh falenderimet e mia tė sinqerta autorėve tė dokumentarit dhe tė shfaq disa mendime rreth pėrmbajtjes sė tij ideore.
Ai pėrshkohet tej e ndanė nga ideja madhore se fterjotėt kanė qėnė tė bashkuar nė luftė e nė paqe, se fryma e vėllazėrimit, e solidaritetit, e mirėkuptimit dhe e tolerancės, ka mbizotėruar kurdoherė. Uniteti nė Fterrė e midis fteriotėve ka qėnė tradicionalisht, por nė situata tė vėshtira, e pėr mė tepėr gjatė Luftės Antifashiste Nacionalēlirimtare ėshtė forcuar edhe mė shumė deri nė ditėt e sotme.
Njė ide tjetėr qė pėrshkon dokumentarin ėshtė ajo e atdhedashurisė sė fterjotėve.
Kjo ide madhore i frymėzoi fterjotėt tė luftojnė me trimėri pėr mbrojtjen e vendit nga pushtuesit e huaj qė para krijimit tė shtetit tė pavarur shqiptar, 1912 e vazhdim, nė vitin 1914, nė Luftėn e Vlorės (1920) dhe, veēanėrisht nė pjesėmarrjen masive nė Luftėn Antifashiste Nacionalēlirimtare.
Dokumentari pėrmban idenė humane se populli i Fterrės, brez pas brezi ka qėnė e mbetet arsimdashės, duke e ilustruar kėtė fakt me prova tė shumta qė nga tė diplomuarit e parė nė Univeristetin e Stambollit e deri tek profesorėt, mėsuesit e specialistėt e tjerė nė gati tė gjithė fushat e jetės.
Nė vend tė veēantė pasqyrohet edhe folklori popullor i shprehur nė kėngėt melodioze tė grupit tė Fterrės.
Autorėt e filmit kanė mbajtur parasysh realitetin objektiv tė fshatit Fterrė, si pjesė pėrbėrėse e Kurveleshit dhe e Labėrisė, si dhe pamjet madhėshtore tė gjelbėrimit tė ullinjve, portokaleve, e pemėve tė tjera frutore, tė luleve tė shumėllojshme qė paraqiten si ansambėl i bukur nė dokumentar qė japin idenė se Fterra ėshtė edhe pranė Rivierės.
Natyrisht, pėr kėtė mund tė ketė dhe opinione tė ndryshme, por nė ēdo rast do pranuar se asfaltimi i 10 km rrugė, Borsh-Fterrė, qė ėshtė vena jetėdhėnėse, do ta afrojė kaq shumė Fterrėn me Rivierėn, sa qė edhe kundėrshtarėt e tanishėm do tė kėrkojnė tė shkojnė pėr pushime nė atė klimė, sa detare dhe kodrinore - malore tė Fterrės.
Duke i qėndruar besnik realitetit objektiv, filmi dokumentar jep edhe njė mesazh tė madh, tė dashurisė pėr Fterrėn, se sado qė ėshtė terren i thyer, pėrsėri ka burime tė shumta jetese sidomos pėr blegtorinė, qė ka qėnė historikisht dega kryesore e ekonomisė, si dhe frutikulturėn, me tė cilat kanė jetuar mė parė 100 shtėpi. Prandaj Fterra nuk duhet braktisur, nuk duhet emigruar prej saj, sepse kėshtu vihet nė rrezik ekzistenca e fshatit, i cili ndonėse tani ėshtė i vogėl, por me vlera tė mėdha.
Kėtė thirrje e bėn nė dokumentar njė i ri, i cili jeton e punon nė fshat, por kėtė thirrje e bėjmė tė gjithė ne fterjotėt, kudo qė ndodhemi, sepse e duam Fterrėn tė lulėzuar e tė populluar.
Jo mė pak e rėndėsishme ėshtė edhe ideja e pjesėmarrjes aktive sa mė tė gjerė tė subjekteve nė dokumentar, e cila e karakterizon atė, tė cilėt flasin me krenari tė ligjshme pėr fshatin e bashkėfshatarėt, brenda dhe jashtė atdheut, sepse kanė sjellje korrekte dhe ruajnė traditat mė tė mira tė popullit tė Labėrisė, nderin , besėn, mikpritjen, etj.
Kėtė e dėshmon fakti se fterjotėt qė banojnė nė Shqipėri, dhe ata qė punojnė nė Greqi, nė SHBA, nė Kanada e gjetkė, tė cilėt janė me qindra, sillen mirė e nuk ka tė dėnuar pėr vepra penale ose veprime tė tjera tė paligjshme.
Natyrisht, si pėr ēdo vepėr arti e kulture, edhe pėr filmin dokumentar “Fterra –Labėri, Fterra-Rivierė” mund tė ketė kėndvėshtrime tė ndryshme, dėshira ose objeksione, por kėto nuk e ulin vlerėn e filmit nė tėrėsi, sepse nė kėtė botė, veē dritės sė diellit qė na ndriēon, ka edhe hije. Me ndonjė episod tė rėndėsishėm apo me figura tė njohura tė kohės sė luftės dhe tė paqes mendoj se mund tė ishte plotėsuar mė mirė.
Pėr tė gjitha kėto e vlera tė tjera qė pėrmban ky film, mund tė thuhet me plotė gojėn se ai ėshtė njė monument kulture pėr Fterrėn, por edhe mė gjerė, sepse Fterra ėshtė pjesė e sė tėrės, e mėmės Shqipėri.

Prof. Dr. ISMET ELEZI
Nr. 30 – shtator, 2002





NJĖ “PARLAMENT” I VOGĖL ME POLITIKĖ TĖ MADHE
(Njė kandil nė errėsirė)

Kisha dėgjuar shpesh pėr njė “forum” tė intelektualėve tė fshatit tim, Fterrė, kryesisht pensionistė, qė mblidhej ēdo ditė nė njė nga “kioskat” pėrballė Hotel-“Dajtiti”, nė Tiranė. Bashkė me kafen e mėngjezit, ata diskutonin pėr problemet e fshatit dhe pėr gjithėēka tjetėr qė ishte nė interes tė tyre. Mė vonė, ai u quajt “Parlamenti i Fterrės”, pėr shkak se nė tė bėnin pjesė pėrfaqėsues tė partive kryesore, nga tė gjitha lagjet e fshatit. Natyrisht, grupin e maxhorancės e pėrbėnin socialistėt, por edhe ata, mė vonė u ndanė : nė “nanoistė” e nė “metistė”. Kishte edhe ndonjė tė krahut mė tė majtė, qė dikush i quan “komunistė” apo “enveristė”. Pastaj vinin pėrfaqėsuesit e minorancės, tė pėrbėrė nga demokratė, social-demokratė dhe aleancistė. Legalistėt dhe ballistėt akoma nuk e kishin gjetur dot rrugėn pėr tė hyrė nė derėn e kėtij “Parlamenti”.
Isha ftuar edhe unė pėr tė bėrė pjesė nė kėtė “Forum”,qysh nė krijimin e tij, jo vetėm si intelektual, por si ish-i pėrndjekur politik dhe i vetmi “deputet” i pavarur. Ftesėn e parė ma pruri nipi im, i mrekullushmi, As.Prof.Vehap Bezhani, nė vjeshtėn e v.1997. Ai mė tha se shokėt e gjykonin pjesėmarrja time tė nevojshme, sepse plotėsonte mozaikun e “Forumit”. Ndonėse e ndieja veten krenar qė isha bir i atij fshati, e kisha tė vėshtirė tė plotėsoja kėrkesėn e tyre, pėr shkak se nė atė kohė isha i ngarkuar me detyrėn e Kryetarit tė Komisionit Shtetėror tė Kontrollit tė figurave, njė detyrė shumė e vėshtirė, qė kėrkonte pėrkushtim dhe pėrgjegjėsi. Por, mė 3 janar 2002, kur u promovua libri im “Mėkatarė-1”, ata ishin tė gjithė prezent . Unė gjeta rastin t’i falėnderoja dhe t’u thosha se detyra ime shtetėrore, tashmė po mbaronte. Nė muajin prill tė kėtij viti, do tė dilja nė pension, prandaj,duhet tė mirrnin masa pėr tė shtuar edhe njė karrige pėr mua nė tavolinėn e “Parlamentit tė Fterrės”.
Po ju tregoj sinqerisht se ndjeva emocione kur hyra pėr herė tė parė nė derėn e “Parlamentit tė Fterrės”. Ata e kishin filluar “mbledhjen” si zakonisht, nė orėn 9,30, ndėrsa unė shkova pak me vonesė. Meqėnėse “kioska” ishte prishur, mbledhjet, tashmė, bėheshin nė tavernėn e Hotel-“Dajtit”, ndoshta nė kushte mė tė mira. Kur shkova unė, karriget ishin tė gjitha tė zėna, por njė nga “deputetėt”, qė ishte afėr ish-diplomatit, ing. Dilaver Shkurtit, i thirrur nga tė gjithė si “Kryetar”, mė lėshoi vendin e tij dhe shkoi nė sallėn e madhe pėr tė kėrkuar karrige pėr vete. Diskutimet u ndėrprenė, paksa, pėr tė mė pėrshėndetur mua, por ato vazhduan pėrsėri dhe unė i ndoqa me shumė vėmendje .
Pėrbėrja e kėtij “Parlamenti” ndryshon shumė nga ai i Kuvendit tė Madh, qoftė nga niveli arsimor e kulturor, qoftė nga edukacioni i respektimit tė normave tė etikės, tė moralit dhe tė ligjit. Kėshtu,p.sh.,ndėrsa Kuvendi i Madh ka Profesor, Kryetarin e tij, tė nderuarin Servet Pullumbi, e dy apo tre tė tjerė, nė “Parlamentin e Fterrės” ka katėr apo pesė herė mė shumė, bile, njėrit prej tyre, qė ėshtė i rangut akademik, Prof.Muzafer Korkuti, i ėshtė besuar njė detyrė modeste : anėtar i redaksisė tė gazetės periodike “Fterra jonė”, e cila ka faqen e saj nė internet dhe lexohet nė tė gjitha shtetet e Botės, ku ka emigrantė fterriotė. Kjo Redaksi ka edhe dy antarė tė tjerė : ekonimistin Agron Xhama dhe gazetarin veteran Guro Zeneli, tė cilėt aktivizojnė njėrėzit mė tė shquar tė Fterrės, si Pro.Ismet Elezin, Prof.Jakup Maton, Ing.Dilaver Shkurtin, e shumė tė tjerė. Ndėrsa, pėrsa i pėrket bashkėpuntorėve , ndjejmė krenari tė deklarojmė se, veē njėrėzve tė thjeshtė, por tė nderuar, kemi mbi 200 kuadro tė larta, nga tė gjitha llojet e profesioneve, tė gjithė bij tė kėtij fshati.
Punimet nė “Parlamentin e Fterrės” zhvillohen nė kushte shumė tė qeta dhe tė kulturuara. I ftojmė deputetėt e Kuvendit tė Madh pėr tė marrė pėrvojė. Ata, pa dyshim do tė habiten, kur tė shohin se si pėrqafohen socialistėt me demokratėt, se si diskutojnė ata me sinqeritet pėr zgjidhjen e problemeve, pa pėrjashtuar debatet, por gjithėnjė me respekt pėr njėri-tjetrin, me respekt pėr njeriun!. Ata kėrkojnė t’i zgjidhin problemet jo me shantazhe e presione tė ndryshme, jo me kėrcėnime pėr hapje dosjesh, apo me tė thirrura e tė bėrtitura, me tė rėnė tavolinave apo me tė rėnė njėri-tjetrit. Pėrkundrazi, mbledhjet e tyre janė shumė tė qeta, shumė tė kulturuara. Ata nuk e njohin fjalorin e pistė qė pėrdorin deputetėt e Kuvendit tė Madh. Ndonse nuk mungojnė shakatė, herė-herė therėse, apo kundėrshtimet e paraqitura pėr probleme tė ndryshme, sidomos pėr probleme politike, ato nuk janė kthyer asnjėherė nė konflikte tė ashpra, ashtu siē ndodh ēdo ditė nė Kuvendin e Madh. Ju ftojmė, nė Kuvendin e Fterrės, tė nderuar “homologė”, qofshi edhe “homoseksualė”, apo “homotrafikantė”, ejani tė shikoni, tė dėgjoni dhe po deshėt edhe tė flisni, por jo me fjalorin tuaj, nuk duam ta dėgjojmė dhe ta mėsojmė atė.
Veprimtaria e njė “Parlamenti” nuk mund tė mos pasqyrohet nė jetėn e shoqėrisė qė pėrfaqėson.. “Parlamenti i Fterrės” ndien krenari kur shikon se banorėt e kėtij fshati, kudo qė ndodhen, shquhen pėr figurėn shembullore tė qytetarisė. Kėshtu,p.sh., nga dhjetra familjet e emigruara nė Greqi, asnjė nga ata nuk ėshtė thirrur ndonjėherė nga organet e policisė apo ato tė hetuesisė. E ku nuk ka emigrantė nga Fterra jonė ? Politika e shkatėrrimit demografik tė popullsisė shqiptare, e ndjekur gjatė tė ashtuquajturave vite tė tranzicionit, i shkretoi plotėsisht fshatrat tona. Pėrveē Greqisė, nga fshati Fterrė gjėnden me dhjetėra familje tė emigruara nė Itali, Gjermani, Francė, Belgjikė, Hollandė e gjetkė. Shumė tė tjera nė Amerikė e Kanada. “Parlamenti i Fterrės” mban lidhje tė ngushta me ta. I ngarkuari ynė i posaēėm, zoti Agron Xhama, korrespondon rregullisht nėpėrmjet internetit dhe raporton herė pas here para “Parlamentit” pėr gjendjen e tyre. Kemi kėnaqėsinė dhe krenarinė tė deklarojmė se asnjė nga emigrantėt e Fterrės nuk ėshtė marrė ndonjėherė me veprimtari tė kundėrligjshme, pėrkundrazi, ata janė bėrė shembuj tė punės sė ndershme dhe tė sjelljes me korrektėsi nė zbatim tė ligjeve tė vendeve ku janė pranuar si emigrantė.
Po ju, tė nderuar deputetė tė Kuvendit tė Madh, ē’kini bėrė pėr emigrantėt dhe pėr diasporėn shqiptare, pra, pėr Shqipėrinė e madhe qė ndodhet fatkeqe, jashtė truallit tė vet ? E keni lexuar ndonjėherė nenin 8 tė Kushtetutės , sidomos pikėn 3 tė kėtij neni, qė thotė : “Republika e Shqipėrisė u siguron ndihmė shtetasve shqiptarė qė jetojnė e punojnė jashtė shtetit, pėr tė ruajtur dhe pėr tė zhvilluar lidhjet me trashėgiminė kulturore kombėtare”. Pėr derisa Ju, tė nderuar “homologė”, ju paguajnė taksapaguesit me rroga kaq tė majme pėr zbatimin e normave tė Kushtetutės, nuk ka arsye tė dyshoj se ju po neglixhoni, se ju nuk dini sa emigrantė keni, se ku i keni, se sa janė me punė e sa janė pa punė, se sa janė vrarė e sa janė gjallė, sa janė nė spitale e sa janė nėpėr burgje. Nuk mund tė besoj ato qė thonė, se ju kujdeseni vetėm pėr shėndetin e emigrandėve qė janė specialistė pėr trafiqe, pėr kontrabandė, pėr drogė, apo qė merren me krim tė organizuar! Por, nė qoftė se ju jeni shumė tė zėnė me kėto aktivitete, na e besoni neve zbatimin e nenit 8 tė Kushtetutės. Japim fjalėn e burrit se do t’i dalim pėr zot detyrave tė larta qė u ngarkon Kushtetuta juve, shumė tė nderuarve deputetė, si dhe shumė tė nderuarės qeveri.
E, tė kthehem tek emocionet e ditės sė parė, tė pjesėmarrjes time nė “Parlamentin e Fterrės”. Oh, sa tė lumtur do ta ndieja veten sikur tė kisha njė aparat inēizimi dhe tė regjistroja tė gjitha fjalėt qė thonin ata. Jo vetėm pėr t’i ridėgjuar vetė, por mundėsisht t’i transmetoja edhe me satelit, apo internet, pėr t’i dėgjuar tė nderuarit deputetė tė Kuvendit tė Madh, kudo qė janė, dhe, veēanėrisht Kryeministri me gjysmėn e Kabinetit tė tij , qė shpesh ndodhen jashtė shtetit, pėr Ėeek-end, apo Ėeak-headed.
Diskutimet e “parlamentarėve” tė Fterrės, atė ditė, kishin pėr objekt ngjarje tė rėndėsishme tė aktualitetit politik. Pėr fshatin e tyre, me keqardhje, por nuk kishin ēfarė tė thoshin, se aty kishin mbetur 20 a 30 pleq, qė prisnin “apelin” pėr emigracionin e pėrjetshėm. Kėshtu mbeti Fterra pas “uraganit” tė proceseve tė ashtuquajtura demokratike, tė ndodhura nė fillim tė v.’90. Na dhemb shpirti pėr kėtė shkretim, jo vetėm pėr fshatin tonė, por pėr tė gjitha fshatrat e krahinės, pėr tė gjitha fshatrat e Shqipėrisė. Si e bėtė kėshtu fshatin tonė, zotėrinj pushtetarė ? Kush duhet tė pėrgjigjet pėr shkretimin e fshatit ? Ku na i ēuat djemtė tanė, o mėkatarė tė mallkuar ? Kėto janė pyetjet e pleqve qė kanė mbetur nė Fterrė, tė pikėlluar pėr kėtė masakėr, pėr kėtė dėbim mizor tė tė gjithė forcės prodhuse , duke ia falur efendikojve grekė, apo tė tjerėve. Ky ėshtė pikėllimi dhe mallkimi i shpirtit tė tyre pėr tė gjithė ju, mėkatarė, qė i ndatė ata nga djemtė, pėr ju qė e katandisėt kaq poshtė Atdheun tonė tė dashur ! Mallkuar, pėr jetė, mallkuar qofshi!
E ėndėrronte i fterrioti demokracinė-kulturė dhe mendonte se i pėrkiste asaj, sepse me arsim e kulturė ishte gatuar. O ėndėrr e mjerė ! Njė mashtrim mizor u pėrgjumi dhe u zgjuat me goditjen makabre tė filosofisė sė Napoleonit, me “grushtin e hekurt nė dorezat e kadifesė.” Dhe u shpėrndatė si zogjtė e korbit. Ikėt, ju, bijtė e Fterrės, nė tė gjitha kontinentet , duke patur me vete vetėm njė bagazh, atė tė fisnikėrisė qė mban nė shpirt ēdo fshatar i Fterrės. Dhe kjo ėshtė pasuria mė e madhe pėr njeriun.
Logjika e shprehjes sė pavarur tė mendimeve, pa dyshim, krijon edhe diferencime tė ndryshme, por ato nuk krijojnė asnjėherė antagonizėm kur problemet i bashkon analiza, arsyeja, logjika, dashuria e, mbi tė gjitha, Atdheu ! Mė bėnin shumė pėrshtypje bisedat e tyre, tė sinqerta, pa shfaqje tė inatit apo smirės ndaj njėri-tjetrit. Nga tė gjitha ditėt, kur unė kam marrė pjesė, nė kėto takime, mė ka lėnė mbresa vetėm njė ngacmim midis dy socialistėve, nga tė cilėt njėri ishte “nanoist” dhe tjetri “metist”, por edhe kėta, asnjėherė nuk kanė prishur seriozisht qejf me njėri-tjetrin. Kjo ndodhi mė 29 janar 2003. Nė orėn 9,30’, tavolina po mbushej, por ata tė dy, ende nuk kishin ardhė. Pas pak u duk nė derė “nanoisti”, me njė gazetė nė dorė. Ai mori njė karrige nė krahun tjetėr dhe zuri vend pranė “kryetarit”. Pastaj thirri kamerjerin dhe porositi :
-Tė shkurtėr !… Tė shkurtėr, ė ?
U hodhi njė sy tė gjithėve dhe vuri mbi tavolinė gazetėn “Zėri i popullit”. Nė faqen e parė tė saj ishte botuar fotografia e Kryeministrit Fatos Nano.
-E, e shikoni kush ėshtė ky ?-na tha neve duke treguar me gisht fotografinė. Atij burri i dėrgon letėr-falėnderimi edhe Bushi, e vlerėson lartė edhe z.Xhefri, (ambasadori amerikan nė Shqipėri), e vlerėson lartė edhe Berluskoni, prijsi i madh i Italisė, si dhe tė gjithė udhėheqėsit e tjerė tė Evropės.
Po Gejxhi ?-e ngacmoi me ironi “deputeti aleancist”
-Ti pusho!-iu pėrgjigj ai. -Ti ke tė drejtė tė flasish vetėm kur tė shtrohet problemi i Bishtit tė Pallės.
“Aleancisti” ka mbaruar akademinė ushtarake nė Bashkimin Sovjetik dhe pėr shumė vite ka qėnė oficer madhor nė Ministrinė e Mbrojtjes. Ndaj, “nanoisti” shprehet me ironi se ai, si ushtarak, nuk duhet tė ketė tė drejta pėr diskutime politike, por vetėm pėr ato ushtarake, pra, kur tė paraqitet rasti ushtarak i Bishtit tė Pallės…
-Po, mor, po!-u pėrgjegj i qetė “aleancisti”, por edhe kur t’i vijė radha Bishtit tė Pallės, “nanoistėt” nuk do tė pyesin neve, por Gejxhin , apo ndonjė admiral tė NATO-s. A e dėgjove z. Majko ? Sikur Shqipėrinė t’ia kishte lėnė ēflik i jati, u tha :
-A doni baza ushtarake ? Vini gishtin e zgjidhni ku tė doni!
-Tė ndaloj tė flasėsh pėr Majkon!-ia preu fjalėn me shpoti njė pensionit i krahut tė majtė. Majko e “rregulloi” ushtrinė, dhe tani, pėr tė mos humbur kohė, merret me rrugė, tunele dhe teleferik. Po projekton tunelin nėn Adriatik, pėr tė “baritur” me tren. Pastaj do tė projektojė njė teleferikė qė tė lidhė “JAL”-ėn, apo “Gjadrin” me Kaliforninė!...
-Hajde Zhyl Vern,hajde!-ia ktheu “aleancisti”
Nė kėto ēaste, u duk nė derė “metisti”.
-Hė, ai ua mbledh juve!- tha “aleancisti”.
Qeshėn shokėt, ndėrsa “nanoisti” vazhdoi tė lexojė titujt e lajmeve nė faqen e parė tė gazetės, duke e ngritur edhe mė lartė zerin e tij : “Letėr e Fatos Nanos drejtuar Bushit, ku e siguron pėr pėrkrahjen e plotė tė Shqipėrisė pėr luftėn nė Irak!” Mė poshtė, ishte botuar njė lajm tjetėr, qė thoshte : “Ambasadori amerikan nė Shqipėri, zoti Xhefri, kishte vizituar Vlorėn, pėr tė parė nga afėr pėrparimet qė kishin bėrė trupat shqiptare nė stėrvitjet ushtarake nga oficerėt amerikanė. Ai kishte deklaruar se “kėto mėsime ata do t’i venė nė jetė nė Irak”
S’mirret vesh se ē’ndodh nė kėtė Shqipėri ! A ka, vallė, mandat kryeministri shqiptar, qė tė vendosė pėr pėrfshirjen e Shqipėrisė nė luftėn SH.B.A.- Irak ? …Kur dėgjoja recitimin e “nanoistit”, ndieja se po mė mblidhej njė lėmsh nė fyt, si jurist dhe si shqiptar, nė respekt tė normave kushtetuese, tė dinjitetit, personalitetit dhe sovranitetit tonė kombėtar. Po shikoja se tė gjitha kėto po nėpėrkėmbeshin dhe njeriu mbetet si njė guak, qė nuk ka asnjė vlerė. Gjithēka ėshtė e pėrqėndruar nė duart e pak individėve, qė ndjekin politikė paramonarkike, tė varfėrimit tė popullit dhe pasurimit tė tyre. Faraonė shqiptarė ….
Atmosferėn e bisedave e ndryshoi paksa ardhja e “metistit”. Ai nxori nga ēanta njė shishe me raki dhe thirri kamerjerin :
-Bjer kėtu gota bosh pėr ata qė duan raki! -Pastaj u kthye me fytyrė nga shokėt dhe pyeti :
-Pėrse, vallė, qeshėt kur erdha unė ?
-U gėzuam!-u pėrgjigj “kryetari” me shaka.
-Leri ato ti, mos m’i shit mua,-ia ktheu ai me pamje serioze. -Ju e dini mirė se unė, si socialist, i kam njėlloj, si Metėn ashtu edhe Nanon. Kur detyrohem tė kritikoj njėrin apo tjetrin, e bėj se kam njė ankth nė shpirt dhe nuk e mbaj dot brenda. Kur e them mendimin tim, ēlirohem, mė duket sikur i kam bėrė njė detyrė tė shėnjtė, detyrė tė idealit tim. Ja, p.sh., ju lexoni faqen e parė tė kėsaj gazete dhe kėnaqeni qė Nano i jep pėrkrahje Bushit, pėr luftėn nė Irak. Ju pėrgjegj “nanoisti” flakė pėr flakė :
-Akoma nuk e ke mėsuar ti qė z.Nano ėshtė kryeministėr i njė shteti kapitalist ? Ja kush ėshtė Nanua, e vlerėsojnė tė tjerė burra!-i tha ai duke i treguar faqen e parė tė “Zėrit tė popullit”.
-Ē’flet, more !-iu hodh “metisti”,- shtet kapitalist e quan ti Shqipėrinė, ku vdesin njėrėzit nga uria ? Ēdo ditė na ngjethet trupi e na nxihet shpirti me lajmet e kobėshme qė dėgjojmė. Vetėm mbrėmė pamė nė televizion se nė Shkodėr e Tropojė pati dy vrasje pėr hakmarrje, nė Has vdiq njė fėmijė dy vjeē nga tė ftohtit dhe nga uria. Vėllai tjetėr po lufton me jetėn. Tre fėmijė qė ishin zhdukur me qėllim trafiku nė Greqi, u gjetėn tė vdekur nė Kakavi, pikėrisht atje ku zoti Nano zbret shpesh herė me helikopter, bashkė me tė shoqen, pėr tė shkuar nė Athinė, pėr pushimet javore!… Por ta quajmė si thua ti, shtet kapitalist, a nuk ėshtė shkelje e rėndė e ligjeve shpėrdorimi i buxhetit tė shtetit pėr qėllime personale edhe nė shtetet kapitaliste? Por, me sa duket, zoti Nano ka marrė shembull nga miku i tij, Berluskoni, qė vazhdon prej vitesh nėpėr gjyqe, pėr korrupsion.
“Metisti” u kthye nga unė si triumfator e mė pyeti :
-Apo jo,zoti Nafiz, si thoni ju ?
Kur pėrmendi ngjarjen tragjike tė dy fėmijve tė Hasit, dy fėmijė si dy pullumba, qė luftonin me vdekjen me barkun bosh, e tė pambrojtur nga tė ftohtit, tė duket sikur nė Shqipėri nuk ka shtet. Po kaq tragjik ishte edhe lajmi i medias se njė grua kishte shkuar pėr tė lindur nė maternitet dhe nuk ishte pranuar sepse nuk kishte tė paguante 30.000 lekė. Ajo kishte lindur nė rrugė dhe fėmija…A mund tė digjohen kėto lajme me atė qetėsi qė i digjojnė liderėt e shtetit shqiptar ?
(vijon nė numrin e ardhshėm)
Nr. 37 – shkurt 2004





KĖNGA LABE - KĖNGAJONĖ

Kėnga labe ėshtė shumė e lashtė. Ta do mendja qė ka I i ndur bashkė me Labėrinė, se ajo pasqyron shpirtin e njerėzve tė kėsaj krahine tė madhe. Ajo ėshtė krijuar si nevojė shpirtėrorė pėr tė shprehur botėn e brendėshme, emocionet dhe ndjenjat e tij nė ditė gėzimi.
Kėnga polifonike, kėnga , nė njė farė mėnyre, ka qenė "muzika" e shpirtit tė banorit tė kėsaj ane. Dhe kjo "muzikė" shpėrthente nė raste gėzimi e hareje. Madje gėzimi i bėn njerėzit tė ngrihen e tė hedhin dhe valle. E jo vetėm kaq, por nė formė vajtimi, nė hidhėrime e pikėllime, "kėnga" labe kthehet nė elegji, nė vajtim me zė e me lot, veēanėrisht nga gratė, ku tregohet "historia" e personit fatkeq. Vajtime tė tilla tė bėjnė tė tė dridhet shpirti.
Edhe kėnga, edhe vallja janė njė trashgimni brez pas brezi, sigurisht, mund tė jetė e vetmja trashgimni pa "kadastėr" tė shtetit, pa prokurė e pa avokat, pa dėshmitarė, pa vula e pa hipotekė, por ama janė njė pasuri shpirtėrore e gjithė asaj treve kukėndohet polifonia, ku kėndon shpirti pa ndonjė instrument. Madje ėshtė interesante, qė me gjithė progresin qė ka bėrė kjo kėngė, pėrsėri instrumenti muzikor nuk ėshtė bėrė dot shoqėrues i saj. Thonė se kjo kėngė "instrument" ka kordat e zėrit, qė mahnit jo vetėm dėgjuesin e thjeshte, por edhe zėrat e pėrpunuar nė shekuj nga artistė tė mėdhenj.
Pjesė organike e kėsaj kėnge polifonike ėshtė dhe kenga fterjote, qė ėshtė kėnduar nė breza me radhė, qė kur njihet Fterra. Karakteristikė apo veēori e kėngės fterjote ėshtė karakteri i shtruar i saj, gjė qė shpreh dhe temperamentin dhe karakterin e qetė tė vetė fetrjotėve nė tėrė kohėt, ndryshe nga kėngėt me "dallgė­ - dallgė" tė shumė fshatrave tė tjera nė kėtė zonė.
E pėrbashkėta e kėngės fterjotė, e si pjesė e kėngės labe ėshtė se edhe kjo kėndohet e nuk shoqėrohet dot me instrument, se dhe kjo kėndohet me shumė zėra qė janė nė unison, se dhe kjo ka marrėsin, kthyesin dhe njė grup qė bėjnė isa. Marrėsi ėshtė njė, kthyesi gjithashtu ėshtė njė, ndėrsa ata qė bėjnė iso, mund tė jenė disa, por minimalisht duhettė jetė njė. Prandaj thonė: "tre lebėr, bėjnė njė kėngė", qė do tė thotė, se po u bėnė tre lebėr bashkė, ata ia marrin njė kėnge. Bile kėnga ėshtė kėnaqėsia e tyre. Ndėrsa vallja, nuk ka vetėm interpretim zėri, por ka dhe interpretim nė lėvizje dhe kėrkon njė grup mė tė madh pjesėtarėsh e jo vetėm tre vetė.
Vallj a ėshtė dhe valle burrash, por edhe valle e pėrzier, burra-gra, apo tė rinj e tė reja, kryesisht, tė renditur, njė burrė njė grua, deri 10 persona, ashtu siē ėshtė dhe vetėm valle grash. Nė se vallja bėhet e madhe nė numur burrash, atėherė vėrtetė hidhet nė njė valle, por kėndohet nga dy grupe, qe hedhin nje kėmbė, por qė grupi i dytė pėrsėrit atė qė kėndon grupi i parė, qė ėshtė njėherazi dhe marrėsi dhe udhėheqėsi i parė i val les sė burrave. Grupi i parė pėrbėhet nga 5-6 burra, por dhe grupi i dytė ka pak a shumė po kaq valltarė e kėngetarė njėherazi.
Zakonisht ata qė janė nė mesin e valles kėndojnė duke bėrė isa nė tė dy anėt e val les apo nė tė dy grupet e tė njėjtės valle. Ai qe udhėheq vallen, qoftė burrė apo qoftė grua, nė majėn e dorės sė djathtė, tund dhe njė shami. Shami mund tė tund edhe ai ose ajo qė mbyll vallen. Vėrtetė ai qė ia merrr dhe udhėheq vallen, ėshtė "njėshi" i valles dhe kengės, por ama njė vlerė tė veēantė ka dhe ai qė mbyll vallen nė fund tė saj. Njė rol tė veēante, ashtu si kthyesi nė kėngė, ka dhe ndjekėsi i valles, qė nė fakt bėhet dhe njė shtyllė mbajtėse pėr gjithė interpretimin e atij qė udhėheq vallen. Zakonisht 2-3 tė parėt bėjnė, nė momentin e duhur, rrotullimin e tyre nė harmoni me levizjet dhe me zėrat, duke i dhėnė valles njė bukuri e krenari tė veēantė. Pas rrotullimit, bashkimi bėhet me krahėt e ngritura e tė hedhura nė supin e njeri-tjetrit.
Nė vallen burrėrisht tė Fterrės ka patur valltarė tė shquar qė kanė ngelur nė kujtesėn e Fterrės dhe tė krahinės pėrreth, madje deri nė gėzime nė miqėsi, nė krahinė dhe deri nė festivale kombėtare tė zhvilluara nė Vlorė e Gjirokastėr apo gjetkė. Dhe emri i tyre pėrcillet brezave. Janė tė njohur e tė pėrmendur Taro Gjoni, Vahit Malo, Mehmet Kofina, Batstri Dauti, Kadri Gjoni, e tė tjerė. Traditėn e kėtij brezi, qė tashmė na ka lėnė pasurinė e madhe tė valles burrėrore nė Fterrė, e kanė ruajtur dhe zhvilluar Taip – Hasan –Xhuvel – Bejazi - Livan e tjerė.
Ėshtė me vlerė grupi polifonik i Fterrės, i organizuar dhe i drejtuar nga rapsodi i mirėnjohur, Teno Lona, Tashmė, me mbėshtetjen, po tė Tenos, ėshtė zėvendėsuar e shtuar dhe me te rinj tė tjerė, deri te kėngėtari e vjershėtori Tomorr Avreci, e tė tjerė mė tė rinj.
Ky grup ka njė vlerė tė veēantė, edhe se gjallėron jetėn nė Fterrė, por edhe nderon Fterrėn nė ēdo aktivitete qė zhvillohet nė krahinė e mė gjėrė. Tashmė e ka .bėrė traditė, qė ēdo veprimtari qė organizohet nė Fterrė e jashtė saj, grupi polifonik i Fterrės pėrfaqėsohet me dinjitet.
Kjo tradite me vlerė, ėshtė nė dobi tė tė gjithė fterjotėve qė tė ruhet e tė zhvillohet pėrherė, pavarėsisht nga tkurrja qė ka pėsuar Fterra jonė.
Ne urojmė dhe falėndėrojmė veprimtarinė e grupit polifonik "Fterra nė Kėngė".

"Lapsi" nė Athinė.

Shėnim: nuk po i vėmė emrin, duke respektuar te drejtėn e tij, siē e ka shkruar vetė autori i kėtij artikulli, tė dėrguar nė "Email ", duke e falėnderuar dhe duke i kėrkuar ndjesė pėr ndonjė shkurtim redaktorial qė mund t 'i kemi bėrė.

Nr. 39 – qershor 2004






FTERRA RREZATON ARSIM E DITURI
- Mbajtur nė takimin nė Fterrė, 28 gusht 2004
Nuk ka asnjė dyshim se fillesat e arsimimit nė fshat duhet t’i kėrkojmė nė shekuj, derisa dukumenti i parė i shkruar vėrteton se qysh nė vitin 1431 fshati kishte 12 hane, ndėrsa 152 vjet mė vonė nė Fterrė numėroheshin 60 shtėpi. Nuk do tė pėrqėndrohem as nė shekullin e nėntėmbėdhjetė, kur Isa Hizmo kryente detyrėn e dekanit nė Fakultetin e Drejtėsisė nė Stamboll, ndėrsa Ali Xhama, Omer Korkuti e deri te Hoxhė Bezhani me medalje tė artė universitare e shumė tė tjerė rrezatonin dituri e arsim edhe ne Perandorinė e Turqisė.
Po le tė pėrqėndrohemi pak te ēelja e shkollės sė pare shqipe nė fshatin tonė.
Tė dhėnat tregojne se mėsimi i shqipes ka filluar nė vitet e para tė shekullit tė nėntėmbėdhjetė e mbase dhe mė heret. Se dihet qė Abetarja u soll fillimisht nė Fterrė rreth vitit 1905 nga Hasan Hizmoja, ndėrsa nė vitin 1910 Fetah Zani, i arsimuar nė Janinė, krahas shkollės nė gjuhėn turke nė xhami, u mėsonte fterjotėve edhe gjuhen shqipe.
Selim Gjonika, nismėtari i shkollės sė parė shqipe nė Fterrė,, nuk u mjaftua me mbarimin e Medresesė sė Janinės, por mbaroi edhe njė kurs disamujor pėr mėsues, qė t’u shėrbente mė mire bashkėfshatarėve. Lufta e kohės dhe shpėrngulja nė masė e fterjotėve nga andartėt grėkė qė shkretuan fshatin, e vonuan ēeljen e shkollės.
Dhe ja, erdhi tetori i vitit 1916. Burri i ndershėm , patriot e me dituri Selim Gjonika, me bujarinė e njeriut tė Perėndisė dhe mirėsinė e fterjotit, u tregua i gatshėm jo vetėm tė jepte mėsim gratis pėr bijtė e fshatit, por dhuroi dhe njė mjedis tė shtėpisė sė tij pėr zhvillimin e mėsimit.
Janė tė shumta dhe fatmirėsisht tė shkruara mbresat e ish-nxėnėsve tė parė tė shkollės pėr ditėn e parė tė ēeljes sė saj e pėr mėsuesin e tyre tė adhuruar.
“ Dita e sotme, - tha mėsues Selimi, - ėshtė e bardhė e plot hare dhe do tė mbetet e paharruar, si njė ditė e madhe dhe e shquar”. Pas afėr 90 vjetėsh, tė mbledhur sot kėtu nė Fterrėn tonė, ne i japim plotėsisht tė drejtė mėsuesit tė parė tė shkollės sonė shqipe, se ajo qe, mbeti e do tė mbetet nė breza njė ditė e bardhė, e madhe dhe e shquar.
Le tė kujtojme se rreth tė 20 nxėnėsit , tė etur pėr dije, ēka tregon traditė mė tė lashtė, u ulėn kėmbėkryq mbi postiqe, pa libra, pa fletore e orendi shkollore. Por mėsues Selimi, pas organizimit tė njė ceremonie te thjeshtė me bashkėfshatarėt e rritur e tė vegjel, me mjete rrethanore, u mėsoi fėmijėve qysh ditėn e parė shkronjėn A-tė shtypit e tė dorės dhe numrat 1 e 2. Ja, kėtej nisi udha e diturisė pėr fterriotėt, qysh atė ditėn e parė nė tetorin e gjashtėmbedhjetės, qysh orėt e para tė mėsimit. Ishte kjo fillesė e thjeshtė e simbolike nė njė dhomė shtėpie, qė do tė linte mbresa tė pashlyeshme nė zhvillimin e arsimit pėr fterjotėt. Janė rikujtuar e shkruar fjalėt e tij para njerėzve: “Merrni dije pėr tė nderuar veten, familjen e fshatin tonė tė lashtė.
Dhe, me tė vėrtetė, kėshtu ndodhi me bijtė e bijat e Fterrės gjatė rrjedhės sė viteve, duke ardhur deri nė ditėn e sotme.
Mė 1922 fillon punėn nė shkollėn e Fterrės i paharruari Neim Zani, mėsuesi ynė i respektuar, qė mėsoi dhe edukoi breza tė tėrė fterjotėsh. Ata pėrbėjnė armatėn e madhe tė njerėzve tė ditur, qė rrezatojnė arsim nė gjithė vendin e me gjerė. Mendoj e vlerėsoj se, krahas nismėtarit Selim Gjonika, mėsues Neimi ka meritėn mė tė madhe nė historinė e arsimimit tė bijve e bijave tė fshatit. Ai punoi me pėrkushtim njė jetė tė tėrė, pėr t’u dhėnė njohuritė bazė nxėnėsve tė etur pėr dije. Shkrimi i fterjotėve ruan edhe sot e kėsaj dite atė bukuri e korrektėsi qė kishte mėsues Neimi.
I rreptė, i drejtė, kėrkues, serioz e fjalėprerė, bujar nga shpirti, i pastėr nga ndėrgjegjja, kėmbėngulės pėr tė dhėnė mėsim cilėsor, me paraqitje burrėrore e veshje intelektuali, qė fjala i zinte vend jo vetėm te nxėnėsit por dhe te bashkėfshtarėt, qė tė respektonte e kėrkonte ta respektoje, qė nuk falte lehtė gabimet e sidomos fajet nė mėsim, ja, i tillė ka mbetur e do tė mbetet nė mendjen time e tė nxėnėsve tė tij Neim Zani, ky burrė i shquar i arsimit fterjot, i nderuar nga fshati, i nderuar edhe nga shteti me dekorata tė larta.
Dhe rruga e arsimit nė Fterrė pėrparon vit pas viti. Mė 1925 ndėrtohet shkolla e re fillore dhe mė 1926 nė tė ulen 39 nxėnės, nga tė cilėt, pėr herė tė parė, dhe 16 vajza. Pra, nisi dhe pėr to, nė formė tė organizuar, arsimimi aq i dėshiruar, i mbetur vetėm nė dėshirė nga pengesat e fanatizmit tė kohės. Tashmė, rruga e shkollės qe e ēelur pėr tė gjithė. Djemtė vazhdonin shkollat dhe mė lartė, nė Kuē e nė Borsh, por u arrit qė deri nė Ēlirim rreth 20 fterjotė tė mbaronin edhe shkollat e mesme, midis tyre rreth 15 vetė vazhduan ose mbaruan shkollėn Normale tė Elbasanit, qė pėr kohėn ishte Universiteti i Mėsuesisė. Nga ky “Universitet” dolėn dhe Mėsuesit e Popullit, bij tė Fterrės sonė, Lame Xhama e Xhevdet Kofina.
Edhe pas pushtimit fashist e nė vitet e Luftės shkolla e Fterrės nuk i ndėrpreu plotėsisht mėsimet. Nė kėtė periudhė shkėlqeu si meteor mėsuesi Hiqmet Dusha, emrin e tė cilit mban sot shkolla. Si intelektual i formuar, me njė vizion tė qartė pėr luftėn e tė ardhmen e vendit, ai jo vetėm i mėsoi, por dhe i edukoi nxėnėsit me mdjenja tė larta patriotike. Shembulli mė i lartė qe, padyshim, pjesėmarrja nė luftėn e madhe pėr ēlirim dhe dhėnia e jetės nė ballin e betejės. Kontributi i tij pėr fshatin e pėr shkollėn nuk do tė harrohen kurrė. Ai ėshtė dhe do tė mbetet pėrgjithmonė nė mendjen tonė si njė pishtar i pashuar pėr dituri e pėr
Pas luftės Nacionalēlirimtare e nė vazhdim shkolla e Fterrės njohu rritje sasiore e cilėsore. Mė 1 mars 1961 Fterra dekorohet nga Kuvendi Popullor i Shqipėrisė me motivacionin: “Fshat nga gjiri i tė cilit kanė dalė me dhjetėra mėsues, qė kanė kontribuar nė zhvillimin e arsimit nė krahina tė ndryshme tė vendit”.
Tashmė, nė kushte tė reja, hapen njėra pas tjetrės klasat e tetėvjeēares nė fshat, ndėrtohet shkolla e re me 16 dhoma mėsimi dhe me pajisje e orendi tė nevojshme. Numri i nxėnėsve dhe i mėsuesve rritet nga viti nė vit. Kanė meritė shumė mėsues, fteriotė e tė zonave tė tjera. Por vlerėsim tė vaēantė meriton mėsuesja Dilfigjare Lona, qė ka punuar nė Fterrė rreth 20 vjet si mėsuese, me pėrkushtim, me dashuri e respekt pėr nxėnėsit e prinderit, me aftėsi pedagogjike e dashuri prindėrore pėr fėmijėt. Respekt tė vaēantė kemi pėr Stavri Dhramin, qė ka punuar e drejtuar me pėrkushtim e me arritje tė mira mbi njė dhjetėvjeēar nė shkollė, respekt edhe pėr tė shoqen, bijėn e Fterrės Burbuqen, qė kam bindjen se ėshtė kampione jo vetėm pėr sasinė e viteve, por dhe pėr arritjet si mėsuse e drejtuese e shkollės pėr njė kohė tė gjatė. Respekt e nderim edhe pėr mėsuesit e huaj e tė fshatit qė kanė punuar nė vite apo punojnė nė shkollėn e Fterrės.
Por, vitet e fundit, sidomos kėtė dhjetėvjeēar, pėr shkak tė emigrimeve tė shumta tė fterjotėve, duhet tė pranojmė se shkolla ėshtė zvogėluar shumė, aq sa trembemi tė pėrmendim shifra. Numri i tė gjithė nxėnėsve tani nuk ėshtė as sa ishin nxėnėsit e parė nė tetorin e vitit 1916! Thirrja ėshtė: Tė mos e braktisim fshatin, tė mundohemi ta ndėrtojmė edhe kėtu jetėn sa mė mirė, siē e kanė ndėrtuar nė tė vėrtetė njė pjesė e mirė e fterjotėve.
Dhe, sė fundi, po jo nga rėndėsia, dua tė them disa fjalė dhe pėr kontributin e fterjotėve nė zhvillimin e arsimit shqiptar. Pėr kėtė flasin dhe shifrat. Ne kemi tė regjistruar deri tani emrat e mbi 120 fterjotėve qė kanė mbaruar shkollat pėr mėsues, rreth gjysmat janė femra. Por edhe mė shumė duhet tė jenė. Dhe nė kėtė shifėr nuk pėrfshihen mjekė, inxhinierė, ekonomistė, oficerė etj., qė kanė dhėnė apo japin mėsim nė shkolla tė mesme e tė larta si specialistė tė lendėve pėrkatėse. Nga lista e mėsuesve kemi Mėsues tė Popullit e tė Merituar, kemi professorė e doktorė shkencash, kemi drejtues tė shkollave, pedagogė, dekanė, kemi artistė e shkrimtarė, kemi studiues e shkencėtarė. Pra, fterjotėt nuk janė mjaftuar vetėm me detyrėn e mėsimdhėnėsit tė thjeshtė, por janė rritur nė nivel vazhdimisht, duke u pėrfshirė nė shumė fusha tė shkencės, tė diturisė e tė kulturės. Dhe nė kėtė drejtim mund tė themi me plot gojėn se kontributi i tyre pėr vendin tonė ka qenė e ėshtė i ēmuar.
Qindra fterjotė tė tjerė, me arsim tė mesėm e tė lartė nė degė tė tjera tė shkencės e tė dijes, kanė dhėnė e japin ndihmesė tė vyer nė pėrparimin e vendit, kanė rrezatuar arsim e dituri nė nė ēdo detyrė qė kanė kryer e kryejnė, duke punuar me ndershmėri e pėrkushtim.
Respekt e nderim pėr bijtė e bijat e ditura tė fshatit tonė, qė ia kanė ngritur mė lart emrin Fterrės dhe fterjotėve!
Fterrė, 28 gusht 2004.
Bardhyl XHAMA
Mėsues i Merituar

Nr. 40 – gusht 2004





LIDHJET ME FTERRĖN DHE ME NJĖRI-TJETRIN,
NEVOJĖ SHPIRTĖRORE E MATERIALE, PĖR SOT E PĖR MOT
- Mbajtur nė takimin nė Fterrė, 28 gusht 2004

Le tė kthejmė mendimin te tė parėt tanė, duke kujtuar, pėr njė ēast, secili njerėzit e vet nė kurbet-vite tė shkuara, apo nė emigracion-kėto vite. A ka ndonjė fterjot qė ka ikur dhe "ka hedhur gurin pas"?. Pėrkundrazi, nė tė gjitha kohėt, dhe kur fterjotė shkuan nė kurbet, dhe kur shkuan pas nėpunėsisė, civile e ushtarake, dhe tani nė emigracion, pėrsėri "shpirti i Fterrės" sė pėrbashkėt na ka ndjekur pas. Ėshtė kjo arsyeja, qė nė Fterrė, njė nga bijtė e kėtij fshati, ka sjellė sot librin me titullin kuptimplot: "Ne tė lam, po Ti s'na le,/ Se Ti vjen, ku vemi ne".
Duke biseduar me fterjotė tė moēėm, duke studjuar Historikun e Fterrės e gazetėn "Fterra jonė", duke njohur, sa ka qėnė e mundur jetėn e bijve tanė nė emigracion dhe veprimtarinė e Komunitetit fterjot, arrin lehtė nė gjykimin, se fterjotėt nė tėrė historinė e njohur, pėrherė kanė ndjerė dhe kanė mbajtur lidhje tė forta me Fterrėn dhe me njėri-tjetrin. Madje kemi bėrė "fterjote" dhe nuset tona, dhe dhėndurrėt tanė, sipas mėnēurisė: "Nusja e mirė bėhet bijė e parė e fshatit", ndėrsa "dhėndėrri i mirė bėhet djalė i parė i shtėpisė". Njėherazi, kemi bėrė dhe simpatizantė e miq, gati nga ēdo krahinė e Shqipėrisė e deri nėpėr botė, nga etni e fe tė ndryshme, jashtė komplekseve tradicionale.
Pra, duke e parė kėtė problem nė kėto dy shekujt e fundit, (shekulli i 19-tė dhe 20-tė), del se fterjotė, qė kanė shkuar nė Turqi apo Selanik, nė Europė e deri nė Sh.B.A. e Kanada, i kanė mbajtur lidhjet me Fterrėn dhe me njėri-tjetrin. Kėtė e vėrejmė kėnaqshėm edhe sot te fėmijtė tanė.
Duke i vėzhguar kėto lidhje, historikisht e aktualisht, del: Sė pari, se lidhja me Fterrėn ėshtė dashuri shpirtėrore, ėshtė dashuria pėr vendlindjen, si atribut individual pėr ēdo fterjot, i shprehur: nė mall e derte, nė bejte e vajtime e deri nė krijimtarinė letrare e artistike, nė krijimtarinė shkencore, arkeologji e drejtėsi, nė median e shkruar e nė emisione televizive dhe deri: poezi e libra, kushtuar Fterrės e fterjotėve. Cili fterjot erdhi nė Fterrė dhe nuk u gjallėrua e nuk u pushtua nga ndjesi tė veēanta? Njė fterjot i dalur nėpėr botė, nė njė bisedė tė lirė nė Tiranė, na dha kėtė ide: Nė Evropė kam shkuar,/ N’Amerikė kam fjetur,/ Por vend mė tė dashur ,/ Nga Fterra, s’kam gjetur./
Njėherazi, kjo lidhje ėshtu shprehur dhe nė mbėshtetjen e nė solidaritetin shoqėror pėr njėri-tjetrin, pėr bijtė e Fterrės e tė fterjotėve, kryesisht pėr shkollim e kulturė, pėr nėpunėsi e pėr profesione apo zanate tė ndryshme. Fterjoti nuk ėshtė kursyer pėr tė bėrė mirė, me aq sa ka patur nė dorė, cilitdo, aq mė tepėr fterjotit jashtė Qafave tė fshatit.
Sė dyti, janė lidhje ekonomike tė shprehura nė anėn materiale, edhe duke marrė, por edhe duke dhėnė diēka pėr Fterrėn. Kėshtu, bie fjala, fterjoti ka marrė nga vendlindja, njė kavanoz me mjaltė a njė shishe me ujė Ixori, njė varg me ēepele a njė bukfiqe, njė shishe vaj ulliri a njė "kokakola" me raki me aromė rrushi amerikan, apo dhe pak mish tė pjekur fterre, apo patate e qepė tė ėmbla nga koshtrat tona.
Gjithashtu, ftetrjoti dhe ka prurė diēka nga vetja e nga mundi i tij nė Fterrė. Kėshtu, ka sjellė jo vetėm civilizim, por dhe ndihmė ekonomike pėr familjen dhe kontribut pėr Fterrėn. Tė tilla punė kanė bėrė kurbetlinjtė nė Stamboll, nga mezi i dytė i shekullit 19-tė, Isa Hizmo me tė tjerė, duke nxitur idenė: ēdo derė njė djalė nė kurbet, por dhe duke dhėnė ndihmė pėr rregullimin dhe ndėrtimin e kalldrėmeve nė lagjet e fshatit Fterrė, tė cilėt, sipas traditės, i ndėrtuan me duart e tyre ustallarėt fterjotė, qė janė mirėmbajtur deri vonė, por qė nė kėto vitet e fundit, pėr fat tė keq, janė duke u parė me "syrin e njerkės".
Eshte e vyer ndihma para dy shekuj pėr ndėrtimin e Xhamisė-mejtep; pėr shkollėn fillore e pėr xhaden Kuē-Fterrė nė vitet '20-30-tė; pėr telefoninė me Kuēin nė vitet '30-'40-tė e me Borshin nė vitet '60-tė; pėr ndėrtimin e Hidrocentralit nė Fterrė ne 1956-tėn e pėr shkollėn 8-vjeēare dhe ujėsjellėsin nė vitet '60-'70-tė; pėr rregullimin e mirėmbajtjen e xhades, nga ana e Borshit e Kuēit; por dhe pėr ndėrtimin e godinės dhe Muzeut pėr Fterrėn, nė vitin 1979-80-tė, e tė tjera punė, qė janė bėrė nė dobi tė Fterrės. Njė shėmbull i freskėt i viteve tė fundit, ėshtė dhe rregullimi e mirėmbajtja e varrezave tė Fterrės, duke dhėnė ēdo fterjot njė kontribut modest financiar. Nė kėtė kuadėr bėjmė apel pėr mė shumė kontribut pėr vendlindjen tonė e tė tė parėve tanė. Ėshtė obligim i pėrbashkėt ringritja e Muzeut tė Fterrės, rregullimi dhe sistemimi me projekt i Ixorit, si qendėr e Fterrės, ripėrtėritja e ujėsjellėsit me ujėt e Ngurrėzės e ndofta dhe rikompozimi i Lapidarit tė dėshmorėve tė Fterrės sonė. Realizimi i kėtyre detyrimeve kėrkon mbėshtetjen kryesisht tė iniciativės sė lirė private, por dhe asaj komunitare. Detyrė madhore pėr komunitetin fterjot ėshtė mirėmbajtja, madje deri asfaltimi i 10 km rrugė, nga Ixori ynė, kėtu ku jemi, e deri nė Qafėn e Kalasė sė Borshit, qė ėshtė nė dobi tė vetė egzistencės sė Fterrės sonė, tė cilėn tė gjithė e duam shumė, deri dhe me tepėrim.
Lidhja me Fterrėn e me njėri-tjetrin ėshtė jo vetėm tradite e kultivuar, por mund tė cilėsohet dhe si trashgimni genetike, qė vėrteton se dhe geni fterjot i pėrket genit shqiptar, i cili nuk u shua, as nėn sundimin shekullor nga Perandoria Romake e as deri te sundimi otoman 500 vjeēar, madje as te arbėreshėt e Italisė e as te arvanitasit e Greqisė, kur Amerika e Jugut nė mė pak se 200 vjet, humbi etninė dhe gjuhėn e vet, duke u konvertuar nė “Amerikėn Latine”. Kujtojmė kėtu dhe shėmbullin e Fiqret Fterrės,qė megjithse i rritur nė Tiranė dhe i ikur nė Amerikė nė djalėri qė nė 1943, pa ardhur asnjėherė nė Fterrė, kur vdiq nė 1997 nė Nju Xhersi, la amanetin qė hirin e trupit t’ia sillnin e t’ia hidhnin nė detin pranė Borshit, amanet qė ia plotesoi Gruaja e tij, amerikania Kostancė, me dy femijtė e tij, 5 vjetė mė parė. Pra, lidhjet e fterjotėve me njėri-tjetrin e kanė bazėn dhe te instikti i dashurisė pėr njėriun tėnd, e kanė burimin dhe te qumėshti i nėnave fterjote, dhe tek edukata familjare dhe e vendlindjes, dhe te mjedisi i Fterrės.
Sė treti, janė lidhje shoqėrore e miqėsore tė fterjotėve qė janė shtrirė dhe nė fshat e fqinj, me shokė e miq nga krahina e nga treva shqiptare, madje dhe me tė huaj, deri dhe nė jo pak martesa tė reja, qė janė bėrė kėto vitet e fundit dhe nė Itali e Greqi, Amerikė e Kanada, apo gjetkė.
Prandaj, tradita e lidhjes me Fterrėn dhe me njėri-tjterin ėshtė e nevojshme, jo vetėm tė njihet, por dhe tė ruhet e tė zhvillohet pėr tė mos “u tkurrur” mė tej, qė mund tė ēojė deri nė braktisjen e Fterrės sonė "lule xheneti", siē e kanė quajtur tė parėt tanė, sepse ka vlera njerėzore e natyrore, ka vlera historike-arsimore-kulturore, ka vlera tė mirėsisė e tė virtytit, ka vlera tė punės e tė jetės. Fterra ėshtė vend me bukuri ekzotike e me natyrė pjellore, me njerėz qė shquhen pėr urtėsi e mirėsi. Mirpo, nė kushtet e demokracisė, duhet njohur dhe vlera turistike e Fterrės, si pėrparėsi pėr kthimin e saj nė njė pikė turistike tė ēmuar.
Kjo sepse Fterra mund tė bėhet pikė turistike pranverore e verore, madje dhe pėr vjeshtėn e parė. Dhe ja pse. Nė pranverė ringjallet jeta, kur “prilli mbush ēeturėt” e “maji njom dhe gurėt”. Nė verė, kur dhe buzė detit tė zė vapa, kėtu nuk ndjen pikė djerse. Edhe vjeshta e parė, kėtu ėshtė e artė dhe e kamur. Nė kėtė periferi, dhe nė dimėr ka njė klimė normale, qė nuk i njeh temperaturat ekstreme.
Pra, Fterra ka njė pozicion komod. Ka ujė burimi tė lehtė. Nga lart vjen era e malit, qė tė freskon ballin. Nga lugina vjen era e detit ngarkuar me avuj uji. Nga lumi vjen freskia e vesės. Kėtu dhe toka, si njė organizėm i gjallė, me kullotat e saj speciale, u jep njė shije tė veēantė dhe qumėshtit, djathit e mishit tė qėngjit e tė kecit, ashtu siē kanė “nostimė” dhe frutat e perimet, vaji i ullirit e rakia e rrushit, fiku perdhikul dhe arra qė thyhet me dorė, patatja e qepa me qepujkėn etj. Kėtu kultivohet dhe bleta., mjalti i tė cilės ėshtė kurativ pėr disa sėmundje. Mjeku Peti Zeneli, nė vėzhgimet e tij, ka arritur nė gjykimin se nė kėtė klimė nuk ka as dhimbje koke e as sėmundje zemre, kėtu nuk ka as tė dhjamosur e as diabetikė, pėrveē sėmundje stomaku pėr mungesė regjimi.
Nė kushtet e demokracisė globale, kur nė sajė tė komunikimit elektronik e lėvizjes sė shpejtė tė njerėzve ka ndryshuar dhe ligji i hapėsirės dhe i kohės, nė dobi tė qytetėrimit, problemi ėshtė tė ndryshojmė dhe mentalitetin tonė tė jetesės pėr tė punuar, jo vetėm me dashuri platonike pėr Fterrėn, por tė mendojmė dhe individualisht, dhe si komunitet, se ēfarė mund tė realizohet pėr ta kthyer Fterrėn nė njė pikė turistike tė ēmuar, krahas Borshit qė kemi pranė, sepse dhe Fterra, edhe zyrtarisht e administrativisht, hyn nė zonė turistike, si pjesė pėrbėrėse e Komunės Lukovė.
Dhe kur arrijme nė kėtė pėrfundim, bazohemi dhe nė pėrvojėn e fshatrave nėpėr Botė, qė i kanė kthyer nė qendra urbane, duke ndėrtuar vila e duke i transformuar nė vende pune e ēlodhėse. Nė zona tė ndryshme rurale dhe atje ku ka pak banorė, madje dhe atje ku nuk ka banorė, shkojnė nga qyteti nė periferi, siē i konsiderojnė ata ish-fshatrat, dhe kryejnė punė bujqėsore e shėrbime tė tjera. Njė shėmbull tė tillė e kemi edhe tek njė numėr fterjotėsh qė jetojnė e punojnė nė Sarandė, por qė vijnė herė pas here nė periudha tė ndryshme tė vitit, si pėr tė punuar koshtrat e tyre, dhe pėr tė ndėnjur kėtu me ditė a me muaj, se nė kėtė klime e kėtė mjedis tė zgjatet dhe jeta.
Tregues i mirė dhe shpresėdhėnės ėshtė dhe fakti qė disa fterjotė, jo vetėm kanė filluar tė mendojnė, por dhe kanė filluar tė rregullojnė shtėpitė ekzistuese, por dhe tė ndėrtojnė shtėpi me kerkesat e kohės sė sotme. Kėtė po e shikojmė, sidomos te ata fterjotė qė merren me aktivitet privat, qė janė duke menduar e projektuar ndėrtimin e shtepive tė tyre tė reja pėr tė ardhur me pushime dimėrore a verore, apo nė vjeshtė e nė pranverė, sipas mundėsive.
Kėshtu, mendojmė se Fterra jonė do tė kthehet njė qėndėr turistike edhe pėr tė huaj, edhe pėr miq e shokė tė fterjotėve nga shumė anė, deri nga bota ku janė e ku punojnė. Eshtė shėmbull i bukur, qė me nxitjen e Ismet Elezit erdhi nė Fterrė njė ekip studjuesish nga universiteti i Gracės nė Austri, qė pėr tri javė bėnė studimin social-kulturor pėr Fterrėn tonė, qė e kanė botuar dhe nė njė libėr shkencor tė atij universiteti. Ėshtė frymėzuese dėshira e publicistit Fatos Lubonja, djali i Liri Fterrės, qė kėrkon tė ketė njė shtėpi nė Fterrėn tonė, ku tė vijnė e tė banojnė pėr njė kohė tė caktuar edhe poetė e krijues tė tjerė, se Fterra jonė ėshtė dhe vėnd frymėzues, edhe me natyrė ekzotike, edhe me histori e kulturė, edhe me bij tė shquar tė saj.
Pėr gjithė sa theksuam, gjykojmė se, pėr mė tepėr nė kushtet e ekonomisė sė tregut tė lirė, janė tė gjitha mundėsitė pėr tė ruajtur e forcuar lidhjet me vendlindjen tonė dhe tė tė parėve tanė, duke gjallėruar dhe riorganizuar Komunitetin fterjot, kėtu e nė Tiranė, duke u organizuar dhe nė emigracion, sidomos komuniteti fterjot nė Greqi, ashtu si kudo ku ka bashkėsi fterjotėsh, duke zgjeruar e forcuar lidhjet me Fterrėn dhe me njėri-tjterin, bashkėpunimin midis nesh, duke parė gjithnjė ato qė na bashkojnė pėr ta bėrė Fterrėn tonė ashtu siē e duam tė gjithė. Se nė Fterrė, ashtu siē na tha njė profesor, Jakupi, mund tė jetosh si zotni edhe duke qėnė bari, edhe duke qėnė bletrritės.
Fterrė, 28 gusht 2004. Punuar, nė bashkėpunim
Gėzim Dusha, Jashik Maci dhe Guro Zeneli
Nr. 40 – gusht 2004




Deri nr.43. te filloje nga nr.44

PSE DOLI KJO GAZETĖ

E dini pse doli dhe mbahet “Fterra jonė”? Se nė Fterrėn tonė ka lėndė tė parė pėr gazetė, se te fterjotėt tanė tė mirė eshte e zhvilluar aftėsia e tė menduarit dhe afėsia kijuese, se te fterjotėt ka mėnēuri popullore dhe dije intelektuale, ka tradita historike e kulturore, ka e ē’nuk ka….
Ka njė lėndė tė pasur…
Fterra ėshtė ai “ēik” vend, ėshtė ajo “copė” tokė, ėshtė toka “nėnė”, qė si “organizėm i gjallė” prodhues, me natyrėn e klimėn, me burimet ujore, ka zhvilluar bujqėsinė, blegtorinė dhe pemtarinė, duke bėrė qė, nė shekuj me radhė, njeriu tė ngulet e tė mos shkulet, nga kjo treve kodrinore e luginore, 200-250 m. mbi nivelin e detit, me kėmbėt te lumi, ulur “kėmbėkryq” mbi kodra dhe i shtrirė sa gjatė-gjėrė nė prehrin e malit, qė i rri si kurorė pėrmbi kryet e saj.
Dhe, pikėrisht, fterjoti nė kėtė trevė, qė nė lashtėsi, ndėrtoi shtėpi, hapi ara, njėra nė sup tė tjetrės, mbolli portokalle, ulli, hardhi, misėr e grurė, perime e patate, dru drufutorė e tė tjera. Njėherazi, nė kėtė terren kultivoi blegtorinė, dele, dhi e lopė vendi, kafshė ngarkese, kryesisht mushkėn e kalin, shpendėt e shtėpisė, bletarinė, e tė tjera e tė tjera, duke zhvilluar kėshtu, njė ekonomi mikste.
Historikisht, nė Fterrėn tonė ka patur rreth 100-120 shtėpi. Dhe njerėzit kėtu krahas punėve nė bujqėsi e blegtori, zhvilluan dhe kurbetin. Fatkeqėsisht, ne nuk kemi mundur tė njohim mirė tė kaluarėn e lashtė, madje as nė mesjetė, para vitit 1431. E themi kėtė se parpara kėtij viti, nuk njohim, tė paktėn deri tani, ndonjė dokument tė shkruar pėr Fterrėn tonė
Aktualisht, nė kushtet e sotme, Fterra ka si prioritete kryesore pėr zhvillimin e saj: bujqėsi e blegtori, frutikulturė e turizėm. Dhe, mbi tė gjitha, fterjotėt kudo qė janė kanė kėrkuar dhe kėrkojnė dituri.
Fterra jonė njihet nė dokumenta historikė, qė nė fillimet e shekullit tė 15-tė e kėtej. Por njohje mė tė plotė kemi, nė mėnyrė tė veēantė, nė shekullin e 19-tė dhe tė 20-tė. Dimė qė, qysh nė shekullin e 19-tė ka bėrė kurbet, kryesisht nė Turqi, nė Stamboll, Izmir, e gjetkė nėpėr perandori. Dimė gjithashtu pėr zhvillimin arsimor e kulturor nė gjysmėn e dytė tė shekullit tė 19-tė e, kryesisht, nė vitet 1920 dhe deri nė vitet 2000.
Ėshtė kjo arsyeja qė Fterra njihet si fshat arsim-dashės e njėherazi dhe kulturė-dashės, si fshat qė, dhe pėrpara Pavarėsisė, ka nxjerrė njė numur tė madh, hoxhė e kadi, apo nėpunės tė kategorive tė ndryshme. Ndėrsa, pas Pavarėsisė e kėtej, pėrveē shumė hoxhėve, tė cilėt, para e pas viteve ‘20-tė, u konvertuan nė mėsues tė gjuhės shqipe, pati dhe njė numur, kryesisht djem, (19 gjithsejt), qė nė vitet ‘20-tė-40-tė, ndoqėn studimet nė Shkollėn Normale tė Elbasanit, shumica e tė cilėve u bėnė mėsues tė mirėnjohur deri nė nivel shqipėrie.
Kjo traditė u zhvillua mė shumė nė vitet ‘40-tė – 2000, kur mumri i mėsuesve u shumėfishua. Sipas shifrave tė nxjerrura nga Dilaver Shkurti, kanė mbaruar studimet pėr mėsuesi, mbi 135 fterjotė, shumica dėrmuese e tė cilėve kanė kryer studimet e larta universtare. Nga Fterra jonė janė 2 “Mėsues tė popullit”, janė 12 profesorė, pėrveē njė numuri tė madh me titij e grada tė tjera shkencore.
Dhe jo vetėm nė mėsuesi, ku Fterra shquhet, por bijtė e Fterrės janė me emėr dhe si specialistė nė fusha tė ndryshme, si mjekėsi, drejtėsi, inxhinieri, ekonomi, ( industri, bujqėsi e blegtori), nė art e kulture, nė krijimtarine popullore, artistike e shkencore. Nė 60 vitet e fundit kanė mbaruar shkolla tė larta mbi 300 bij e bija fterjotė.
Ndaj janė kuptimplotė vargjet e kėngės, tė ngritura nga Shako Mehmeti :
O portat e gurta,
Ē’burra kini nxjerrė,
Mbi 100 mėsusa,
Dije kanė mbjellė,…
Gjithashtu, janė kuptimplote vargjet e kėngės qė janė kėnduar nė vitin 1999, nga grupi polifonik i Himarės, me tekstin e rapsodit tė mirėnjohur, Lefter Ēipa, ku thotė:
Fterra kasabaja labe,
Poshte e sipėr evropiane…
Ėshtė vendi pėr tė thėksuar dhe virtytin e mirėsisė fterjote, ku shfaqet dhe karakteri, dhe ndershmėria, dhe drejtėsia pėr tė bėrė mirė, jo vetėm njeri-tjerit, por dhe ēdo njeriu tjetėr, nė punė e nė jetė. Pėr kėtė flet tėrė tradita fterjote. Ėshtė kuptimplote se si pihet dhe rakia nė Fterrė, nė dasma e davete. Ndėrsa, nė fshatra pėr rreth, pihet kryesisht me “shėndete”, qė, sipas zakonit: t’ia imponosh tjetrit qė ta pijė me fund, nė Fterrėn tonė nuk pėrdoret pothuajse fare fjala “shėndete”, por ėshtė pėrdorė e pėrdoret, masivisht, urimi: “Mirėsi “, qė nuk imponon, por lejon qė secili ta pijė gotėn e rakisė, sipas dėshirės sė tij.
Njėherazi, ėshtė pėr t’u theksuar se nė faqet e kėsaj gazete ėshtė dhėnė idea se fterjotėt, pėrherė kanė ditur tė kuptojnė dhe t’u pėrgjigjen kushteve tė kohės. Kėshtu, kur ka qėnė koha pėr tė luftuar, kanė luftuar pėr liri; kur ka qėnė koha pėr tė punuar, kanė punuar; kur ka qėnė koha pėr tė ndėrtuar kanė ndėrtuar dhe kur ka qėnė koha pėr tė studjuar, kanė studjuar. Dhe karakteristikė eshtė se, kryesisht, fterotėt kanė kėrkuar mėnēuri e dituri dhe janė shquar pėr ekuilibėr, pėr civilizim dhe mirėsi.
* * *
Ėshtė pikėrisht, kjo “lėndė” e parė e Fterrės sonė, ėshtė pikėrisht ky“brumė”, janė kushtet e reja tė demokracisė, janė traditat e pasura, historike e kulturore nė shekuj me radhė, ėshtė emri i mirė i kėtij fshati dhe bijve tė tij, ėshtė pozicioni: “Fterra-Labėri- Fterra-Rivierė”, qė pasqyron historinė e gjeografinė, por dhe aktualitetin e perspektivėn, tė cilat na nxitėn dhe na obliguan, tė nxjerrim gazetėn “Fterra jonė”, qė para 8 vjetėsh, nė muajin Maj 1997, duke punuar nė mėnyrė krejtesisht vullnetare, .
Dhe ne, tre bij tė Fterrės, pavarėsisht se kemi qėnė e jemi dhe me detyra tė tjera, jemi pėrpjekur tė gatuajmė pjesė nga “brumi”i Vendlindjes sonė dhe fterjotėve tanė tė mirė, duke dhėnė nė faqet e saj vlerat mė tė mira tė Fterrės dhe tė fterjotėve, tė mirė e tė civilizuar, paqėsor e punėtorė, tė ndershėm e tė drejtė, tė mėnēur e tė ditur.
* * *
Ka njė mėnēuri qė thotė se ėshtė mė mirė tė shkruash, qofte dhe keq, se sa tė mos shkruash asgjė, se nė fund tė fundit, dhe kur shkruan keq, u thua tė tjerėve: mos shkruani si “Filani’, dmth,“mos shkruani keq”!
Por ne, si botues tė kėsaj gazete, pasi biseduam, shoqėrisht e miqėsisht, konkluduam tė shkruajmė pozitivisht, pa negativizėm ndaj askujt, te shkruajmė nė mėnyrė profesionale, me vėrtetėsi e ngrohtėsisht, me mirėsi e dashamirėsi, jashtė tė gjitha komplekseve politike e nepotike, larg ēdo kompleksi tradicional.
Synimi i saj ishte, dhe mbetet, tė mbjellė mirėkuptim e harmoni, dashuri e miqėsi. duke promovuar vlerat e Fterrės dhe tė fterjotėve, nga vendlindja deri nėpėr botė. Ishte, dhe mbetet, dėshira pėr tė pasqyruar dhe transmetuar nė breza me radhė, vlerat e tė parėve tanė dhe aktualitetin tonė nė progres.
Dhe pasi u pėrcaktua kjo pėrmbajtja e gazetės, atėherė e kėrkua dhe “koka” e saj, se si do tė quhej. Dhe fare thjeshtė, nė mėnyrė kuptimplote, u tha: “Fterra jonė”, duke dalė nė mėnyrė periodike, njehėrė nė dy muaj, (zakinisht, nė fund tė muajit tė dytė) me formatin, tashmė i njohur, sasia e faqeve 8, qė mė vonė u bėnė 12, ashtu siē del dhe aktualisht, duke kėrkuar qė nė faqet e saj, tė shkruajnė tė gjithė fterjotėt, qė i kanė mundėsite dhe aftėsitė.
Kėto 8 vjet vėrtetuan se kjo gazetė ka pasur e ka vlera tė veēanta pėr Fterrėn dhe pėr tė gjithė komunitetin e fterjotėve. Por ama progresi i saj kėrkon tė rritet dhe cilėsia profesionale, tė shtohen bashkėpunėtorėt e saj, tė trajtohen mė shumė probleme me interes mė tė gjėrė pėr Fterrėn dhe fterjotėt.
Guro ZENELI.
Nr.44 – shkurt 2005




PĖRHERĖ E DASHUR, GJITHMONĖ NĖ NGJITJE
- Nė tetėvjetorin e gazetės “Fterra jonė” -
U mbushėn tetė vjetė qė kur gazeta e dashur “Fterra jonė” pa dritėn e parė tė botimit, nė maj tė vitit 1997.
Edhe pse ishte njė vit i mprapshtė, kur vendi kalonte ēaste shumė tė vėshtira, tre nga bijtė e shquar tė Fterrės, Muzafer Korkuti, Agron Xhama e Guro Zeneli morėn nismėn e guximshme pėr tė nxjerrė njė gazetė dhe, duke patur mbėshtetjen morale tė shumė bashkefshtarėve, nismėn e kthyen nė realitet.
Dhe kėshtu, para tetė vjetėsh, pa asnjė fond, pa asnjė bazė materiale, pa asnjė zyrė dhe pa asnjė shpėrblim pėr punėn e kryer, botuesit tanė tė nderuar e tė respektuar nxorėn nė dritė gazetėn me titullin kuptimplotė e gjithėpėrfshirės “Fterra jonė”. Vėrtet njė gazetė e vogėl, me vetėm tetė faqe, por me njė botė tė madhe, me njė shpirt tė gjerė, me njė vizion tė qartė qysh nė numrin e parė pėr tė pasqyruar e pėrjetėsuar historinė e kulturėn e Fterrės e tė fteriotėve, jetėn dhe punėn e fshatit e tė bijve tė saj, traditat dhe edukatėn, bashkimin e vėllazėrimin e pėrhershėm me njėri-tjetrėn e me miqtė e shokėt, tė kaluarėn e largėt, po dhe mė tė afėrtėn e tė sotmen.
Kėto synime madhore, tani pas tetė vjetėsh botim tė gazetės “Fterra jonė”, i shohim mė sė miri tė materializuara nė qindra faqet e saj, duke u bėrė pėr lexuesit e shumtė, bashkėfshatarė e dashamirės, njė libėr i hapur, njė enciklopedi me vlera tė mėdha dokumentuese pėr tė gjithė brezat e sotėm, por, sidomos, pėr brezat e rinj qė janė e do tė vijnė.
Pėr tė krijuar njė ide mė tė saktė pėr sasinė e madhe tė informacionit qė ka sjellė gazeta “Fterra jonė” nė kėta tetė vjetė, po japim shkurt disa tė dhėna statistikore:
Janė botuar deri mė sot 44 numra gazete, me 446 faqe,. Nga muaji maj i vitit 2002 gazeta del me 12 faqe, nga 8 faqe qė dilte mė parė. Vetėm shkrime kryesore, si editoriale, artikuj problemorė, intervista, reportazhe etj. janė botuar 450 artikuj. Shkrime pėr fteriotė tė vaēantė janė botuar 136 artikuj, tė cilėt kanė dhe vendin e tyre nė faqen e internetit. Janė botuar, gjithashtu, rreth 450 fotografi, qė i kanė dhėnė gazetės jetė e frymėmarje, paraqitje estetike e kanė ilustruar mė sė miri pėrmbajtjen e shkrimeve.
Gazeta ka nxitur e pasqyruar takimet e fteriotėve nė festėn tradicionale qė bėhet nė fshat ēdo pesė vjet, organizimin e piknikut tė pėrvitshėm qė bėhet nė Tiranė nė kodrat e Liqenit tė dielėn e fundit tė majit, ka nxitur e pasqyruar filmin dokumentar “Fterra-Labėri, Fterra-Rivjerė”, apo dokumentarin pėr Mėsuesin e Popullit Lame Xhama. Lėnda e gazetės shėrbeu edhe si lendė bazė pėr librin e Guro Zenelit “Ne tė lam, po Ti s’na le, se Ti vjen ku vemi ne” etj. etj.
Ja, pra, pse gazetėn e quajtėm njė enciklopedi pėr fshatin, njė libėr tė hapur ku gjithkush mund e duhet tė shkruaj gjėra me vlerė, por qė gjen edhe njė material tė pasur e tė zgjedhur pėr gjithēka qė lidhet me fshatin, me tė kaluarėn e tė sotmen. Se ta themi me sinqeritet, njė pjesė e madhe e fteriotėve, pėrfshirė dhe mua, nė gazetė mėsuam shumė ndodhi e hollėsi qė nuk i dinim fare, apo i kishim tė mjegullta, nga gazeta mėsuam pėr sipėrfaqen rreth 40 km katore tė fshatit, pėr gjithė ato emra burimesh, arash, qafash, lėmenjsh etj., pėr Defterin Osman tė vitit 1431 ku pėrmendet pėr herė tė parė fshati nė njė dokument tė shkruar, pėr pėrbėrjen dhe lėvizjet interesante tė popullsisė, pėr pasuritė e mbitokės e tė nėntokės, pėr blegtorinė e bujqėsinė. Shumė ngjarje e figura tė historisė, tė arsimit e diturisė, tė kulturės e mirėsisė, tė mikpritjes e bujarisė etj. i kemi njohur e saktėsuar pėrmes gazetės. Dhe jo vetėm tė sė kaluarės sė largėt, tė luftės pėr liri e pavarėsi, po dhe tė sė kaluarės mė tė afėrt, tė Luftės Nacionalēlirimtare e madje deri nė ditėt e sotme. Kjo ndodh se gazeta ėshtė e hapur, nė tė shkruajnė tė gjithė, madje jo vetėm fteriotė, por dhe shume dashamirės tė saj. Kjo ndodh se nė gazetė nuk ėshtė shkruar vetėm pėr figura tė shquara e tė spikatura, pėr njerėz me grada e tituj shkencorė, por shumė e mė shumė edhe pėr njerėzit e thjeshtė, pėr barinjtė e blegtorėt, pėr nėnat e motrat tona punėtore, tė urta e bujare, pėr pleqtė mendjehollė e zemėrēelur, pėr nxėnės e studentė, pėr emigrantėt me mall tė pashuar pėr mėmėdheun e fshatin, pėr gėzime e fatkeqėsi familjare etj.,etj.
Ja, pra, pse ēdo numėr gazete pritet me dėshirė nga fteriotėt e mė gjerė. Ėshtė e lavdėrueshme puna e Agron Xhamės qė e ka futur gazetėn ‘Fterra jonė” edhe nė Internet. Pėrmes faqeve tė internetit ajo lexohet nė tė gjitha kontinentet. Jo, ju siguroj qė kjo nuk ėshtė propagandė. Pėrveē shumė fteriotėve nė Greqi, Itali, nė shtete tė tjera tė Evropės, Amerikė, Kanada etj. gazetėn e kanė parė e lexuar nė internet edhe disa tė huaj, Dhe Agronit i kanė ardhur shumė mesazhe prej tyre, ku shpesh kėrkohen dhe tė dhėna te tjera per kėtė fshat tė ēuditshėm, qė nuk e gjejnė dot nė hartė, por qė pėr ta ka disa arritje mbresėlėnėse. Kjo ėshtė kėnaqėsi jo vetėm pėr botuesit, por edhe pėr gjithė komunitetin fteriot.
Gazeta ėshtė e tė gjithėve dhe pėr tė gjithė. Ajo edhe tani, pas tetė vjetėsh, ėshtė pa buxhet, pa mjete, pa zyra. Botuesit janė po ata, Muzua, Agroni, Gurua. Vullnetarisht kanė punuar e punojnė, pa asnjė shpėrblim. Njė punė shumė e nderuar, njė punė qė duhet ta ēmojmė tė gjithė, njė pėrkushtim i gjatė e i lodhshėm pėr fshatin. Meritojnė nderim e respekt edhe ata qė e kanė sponsorizuar gazetėn, biznesmenė e nėpunės, njerėz tė thjeshtė e emigrantė, sepse pa ndihmėn e tyre botimi i gazetės do tė vėshtirėsohej. Kjo edhe sepse tė ardhurat nga shitja e gazetės janė aq tė pakta, sa nuk mund tė pėrballojnė kurrsesi shpenzimet pėr botimin e saj. Meritojnė nderim e respekt edhe ata qė shpėrndajnė gazetėn, ata qė e tregtojnė atė nė Tiranė, Vlorė, Sarande e deri nė Greqi. Respekt e nderim tė vaēantė pėr bashkėpunėtorėt e gazetės, pėr ata qė shkruajnė, pėr ata qė nxjerrin nė dritė krijimet e tyre, qė vlerėsojnė punėn e fteriotėve e tė botuesve duke u siguruar lėndėn e parė. Nderim dhe pėr lexuesit, se ata janė konsumatorėt e punės qė bėhet, pėr ata botohet gazeta.
Dhe, sė fundi, nderim e falėnderim pėr tė gjithė ju qė keni ardhur nė kėtė datė pėrkujtomore, nė tetėvjetorin e gazetės “Fterra jonė”, fteriotė e dashamnirės tė Fterrės, bashkepunėtorė e lexues.
Gėzuar Festėn! Gėzuar me raki fterre, qė ėshtė e pastėr dhe e kulluar si ujėt e Ixorit!… Gėzuar!…
Mirutakofshim nė pėrvjetorė tė tjerė!
Bardhyl XHAMA
Nr.44 – shkurt 2005



PROFESORET E FTERRĖS

Besim ELEZI, (20 mars 1935): Profesor, Doktor i Shkencave Mjekėsore, kirurg i shquar.
Ka lindur nė Fterrė. Ka kryer shkollėn fillore nė fshatin e lindjes dhe atė unnike nė Gjirokstėr. Shkollėn e mesme mjekėsore e ka mbaruar nė Tiranė nė vitin 1952. Nė vitin 1957 ka mbaruar me diplomė "shkqelqyeshėm" Fakultetin e Mjekėsisė nė Tiranė. Qė atė vit ėshtė emėruar mjek kirurg dhe pedagog nė Katedrėn e Kirurgjisė. Mė pas ka kryer specializime dhe kualifikime nė disa klinika tė botės.
Me punė kėmbėnguėse ka ngjitur shkallėt e karierės mjekėsore, pedagogjike e shkencore. Nė vitin 1964 mbrojti disertacionin pėr gradėn shkencore "Kandidat i shkencave mjekėsore”, mė pas mbrojti disertacionin pėr gradėn shkencore “Dokor i shkencave mjekėsore”. Pėr veprimtarinė pedagogjike mori gradėn "Docent" e mė pas "Profesor". Nė vitin 1976 u emėrua shef klinike dhe nė vitin 1982 shef katedre, qė mė pas u quajt Departament nė Qendrėn Spitalore Universitare "Nėnė Tereza".
Ka dhėnė njė kontribut tė shquar nė modernizimin e kirurgjisė shqiptare, duke futur shumė metoda tė reja diagnostikimi dhe trajtimi. Ka pėrgatitur, nė tė njejtėn kohė, njė numėr tė madh mjekėsh dhe kirurgėsh.
Nė vitin 2003 u pensionua. Tani drejton Shėrbimin Universitar tė Kirurgjisė nė Spitalin e Durrėsit.
Eshte zgjedhur Kryetar i Shoqatės sė Kirurgėve tė Shqipėrisė, anėtar i Komitetit Permanent tė Eurokirurgjisė dhe anėtar i Kolegjit Ndėrkombėtrar tė Kirurgėve. Ka bėrė njė numėr publikimesh dhe referimesh nė takime shkencore nė vend dhe jashtė. Ka botuatr monografi e tekste mesinore dhe rreth 100 artikuj e kumtesa.
Eshte nderuar me urdhėra e medalje tė ndryshme. Nė vitin 2002 ėshtė shpallur "Personalitet i shquar i Qarkut" pėr Vlorėn, ku nė motivacion, midis tė tjerash, thuhet: “…Vlersohet si bir i Kurveleshit pėr atdhetari, humanizėm e marrėdhėnie tė ngushta shoqėrore".

¶¶¶

Edip BEZHANI ( 26 korrik 1948 ) : Profesor i Asocuar, Doktor i Shkencave Mjekėsore, pedagog e kirurg.
Lindi nė Fterrė, ku kreu dhe filloren. Gjimnazin dhe Fakultetin e Mjekėsisė tė UT i pėrfundoi nė Tiranė.
Nė vitin 1972, mbasi u diplomua si mjek i pėrgjithshėm, fillon specializimin pranė klinikės sė kirurgjisė sė pėrgjithshme, pėr urologji, nė Spitalin Nr.2 nė Tiranė, qė e pėrfundon nė vitin 1975. Nga ky vit deri nė vitin 1990 punon si specialist urolog dhe kirurg i pėrgjithshėm nė Poliklinikėn Qendrore tė Tiranės, si dhe nė klinikėn urologjike tė Spitalit Nr. 2 (pėr kirurgjinė ) nė Tiranė
Nė vitin 1990 filloi punėn si pedagog nė Fakultetin e Mjeksisė nė specialistetin e urologjisė, ku vazhdon tė punojė edhe sot.
Nė vitin 1996 mbrojti titullin Doktor i Shkencave Mjekėsore, ndėrsa nė vitin 2004 merr titullin Profesor i Asocuar.
Ka kryer disa specializime brenda e jashtė shtetit, ėshtė pesė herė pjesėmarrės nė seminare ndėrkombėtare nė Austri, ka mbajtur referate nė seminare e konferenca kombėtare e ndėrkombėtare, si dhe ėshtė bashkėautor nė shumė publikime kombėtae e ndėrkombėtare
Nė vitin 2001 botoi monografinė : “Morfometria dhe funksioni i veshkės unike”.

¶¶¶

Fejzi HIZMAJ (11 korrik 1948 - 10 maj 2004) : Profesor i Asocuar,Doktor i Shkencave Mjekėsore, drejtues administrativ, pedagog.
Lindi nė Fterrė. Mbasi mbaroi shkollen e mesme nė Tiranė, vazhdoi studimet nė Fakultetin e Mjekėsisė, qė e pėrfundoi mė 1971. Me pas, pėr dy vjet, specializohet pėr mjek mikrobiolog nė Institutin e Higjienės e tė Epidemiologjisė, ku punon deri nė vitin 1983 si specialist mikrobiolog, parazitolog dhe epidemiolog.
Nga viti 1983 deri nė vitin 1996 punon nė Drejtorinė e Higjienės dhe tė Epidemiologjisė nė Tiranė si mjek laboratorist. Prej vitit 1996 punoi nė Institutin e Shėndetit Publik nė Tiranė si specialist e drejtues, deri sa ndėrroi jetė.
Ka kryer specializime tė ndryshme brenda e jashtė shtetit nė fushat e shėndetit publik e tė mikrobiologjisė. Ka dhėnė mėsim nė Fakultetin e Mjekėsisė e nė institucione tė tjera mjekėsore e shkencore tė specialitetit.
Ka njė kontribut tė vaēantė nė fushėn e studimeve shkencore e tė zbatimit tė tyre. Ka kryer mjaft studime shkencore, ka botuar dhjetra artikuj shkencorė, 5 prej tė cilėve jashtė vendit, ka marrė pjesė me kumtime nė shumė sesione e konferenca shkencore brenda e jashtė vendit.

¶¶¶

Hamlet BEZHANI (10 qershor 1940): Profesor, Doktor i Shkencave Filologjike, pedagog pėr gjuhėt gjermane e angleze.
Ka lindur nė Fterrė, ku mbaroi dhe arsimin fillor. Shkollėn shtatėvjeēare dhe gjimnazin i pėrfundoi nė Tiranė. Nga viti 1958 deri mė 1961 studioi nė Gjermani nė Universitetin e Laipcigut pėr gjuhė e letėrsi gjermane. Nga viti 1961 deri mė 1964 pėrfundon UT nė degėn gjuhė e letėrsi angleze e shqipe.
Nga viti 1966 deri mė 2005 punon nė Universitetin e Tiranės, nė katedrėn e gjuhės angleze, si pedagog, shef katedre, zėvendėsdekan pėr anėn shkencore nė Fakultetin e Gjuhėve tė Huaja. Pėr vite me radhė ka drejtuar Kėshillin Shkencor tė Fakultetit Histori-Filologji e tė Gjuhėve tė Huaja.
Gjatė kėtyre viteve ka kryer shumė kualifikime pasuniversitare, nė Gjermani, nė Kinė, nė Amerikė, nė Francė etj.
Ka njė veprimtari tė dendur shkencore e botuese nė fushat pėrkatėse. Ėshtė bashkėautor nė hartimin e Fajalorit Gjermanisht-Shqip nė dy vėllime, me rreth 82.000 fjalė, botuar nė Gjermani. Ka hartuar disa tekste universitare pėr studentėt me mbi 1300 faqe, etj. Kontribut tė vaēantė ka dhėnė edhe nė fushėn e pėrkthimeve nga gjuha angleze e gjermane, ka hartuar e mbajtur kumtesa e referate shkencore nė veprimtari brenda e jashtė vendit. Mban titullin Doktor I Shkencave Filologjike.
Nė vitin 1995 merr edhe titullin “Profesor”.

¶¶¶

Ismet ELEZI (5 prill 1920) : Profesor, Doktor i Shkencave, drejtues i lartė nė administratė, jurist.
Ka lindur nė Fterre. Mesimet e para i mori nė vendlindje dhe i mbaroi nė Piqerras. Ka pėrfunduar Liceun e Tiranės (1942 ) dhe mė 1943 filloi studimet e larta nė Firence tė Italisė, tė cilat i ndėrpreu nė kushtet e luftės.
Nga korriku i vitit 1943 mori pjesė aktive nė rininė antifashiste nė Kurvelesh. Nė vitet 1946-1951 kreu studimet e larta pėr drejtėsi nė Leningrad (Petėrburg) (ish Bashkimi Sovjetik) me diplomė tė shkėlqyer. Po aty kreu studimet pasuniversitare (1957-1960) pėr marrjen e gradės shkencore. Gjatė viteve ka pasur detyra tė ndryshme: Prokuror Kasacioni pranė Gjykatės sė Lartė, Sekretar Shkencor i lnstitutit tė Shkencave, Sekretar Shkencor i Universitetit, Kryetar i Byrosė Juridike nė Kėshillin e Ministrave (1966-1985).
Ka drejtuar katedrėn penale nė Fakultetin e Drejtėsisė (1957-1990). Pėr rreth 50 vjet punon si pedagog. Gradėn shkencore e ka marrė nė vitin 1961, kurse titullin “Profesor” mė 1972. Ka krijimtari tė gjerė shkencore (mbi 8000 faqe tė botuara). Vepra shkencore: "E drejta zakonore penale e shqiptarėve" ka marrė ēmimin e Republikės. Vepėr me vlerė tė vacantė ėshtėdhe "E drejta zakonore e Laberisė”. Ėshtė autor i disa teksteve tė sė drejtės penale (Pjesa e Posaēme) si dhe bashkėautor i teksteve tė tjerė.
Ka marrė pjesė nė konferenca shkencore kombėtare e ndėrkombėtare. Nė vitin 1998, Qendra Ndėrkombėtare e Biografive nė Kembrixh (Angli) e ka shpallur "Njeriu Ndėrkombetar" nė shkencė.
Ėshtė veteran i Luftės Antifashiste Nacionalēlirimtare.

¶¶¶

Jakup MATO ( 16 shtator 1934 ): Profesor, Doktor i Shkencave,studiues arti.
Lindi nė Fterrė. Shkollėn fillore e kreu nė fshatin e lindjes, ndėrsa shtatėvjeēaren dhe tė mesmen nė Gjirokastėr. Pas pėrfundimit tė shkollės sė lartė , nė Universitetin Shtetėror tė Tiranės (1959), punoi nė Ministrinė e Arsimit dhe tė Kulturės si specialist i letėrsisė , kryeredaktor i gazetės “Mėsuesi”, drejtor i arteve dhe zėvendės kryetar i Komitetit tė Kulturės dhe tė Arteve. Nga viti 1973 deri 1987 punoi si specialist i arteve nė Komitetin Qėndror tė Partisė . Mė 1987 u emrua drejtor i Institutit tė Lartė tė Arteve (sot Akademia e Arteve). Nga viti 1991 e nė vazhdim ka qenė punonjės shkencor nė Qendrėn e Studimit tė Arteve tė Akademisė sė Shkencave, ku dy herė ishte edhe drejtor i saj.
Qė nga viti 1960 e nė vazhdim ka botuar njė numėr tė konsiderueshėm artikuj shkencorė e kritikė pėr
letėrsinė dhe artet, ka mbajtur njė sėrė kumtesash nė veprimtari shkencore. Ka botuar monografitė : “Risi tė letėrsisė shqiptare” (1983), “Paradokset e satirės dhe tė humorit” (2000), “Imazhe, kode, kumte” (2001), “Rrjedhave tė artit paraprofesionist” (2004) .

¶¶¶

Mukades Manēe (RUKA) ( 1948 ) : Doktore e Shkencave, Profesore e Asocuar.
Lindi nė Fterrė. Mbaroi Universitetin e Tiranės, nė degėn Gjuhė - Letėrsi Ruse. Eshtė kualifikuar jashtė shtetit, Rusi, Itali, Angli. Ka referuar dhe botuar studime shkencore filologjike. Ka hartuar tekste mėsimore universitare. Ka botuar fjalor Rusisht-Shqip. Ka fituar gradėn shkencore “Doktor i Shkencave” mė 1988, dhe titullin shkencor “Profesor i Asociuar” 1999. Ėshtė Pėrgjegjėse e Departamentit tė Gjuhėve Sllave e Ballkanike nė Fakultetin e Gjuhėve tė Huaja, nė Universitetin e Tiranės.

¶¶¶

Muzafer KORKUTI ( 17 maj 1936 ) :Profesor, Doktor i Shkencave, arkeolog i shquar.
Lindi nė Fterrė. Pasi kreu shkollėn fillore nė fshatin e lindjes, ndoqi mėsimet nė shkollėn shtatė-vjeēare dhe tė mesme nė Shkodėr. Punoi si mėsues dhe drejtorr I shkollės shtatėvjeēare tė Kuēit nga viti 1954 deri nė vitin 1957.
Studimet e larta i kreu nė Universitetin e Tiranės, nė degėn e historisė. Ato i pėrfundoi me rezultate shumė tė mira nė vitin 1962. Pėr njė kohė tė shkurtėr ndoqi studimet e larta nė Leningrad ( Petėrburg), por u detyrua t’i ndėrpriste pėr shkak tė prishjes sė marrėdhėnieve midis dy vendeve. Pasi mbaroi shkollėn e lartė u emrua nė Qendrėn e Studimeve Arkeologjike tė Akademisė sė Shkencave. Gjatė veprimtarisė sė tij 41 vjeēare nė kėtė institucion u specializua nė fushėn e prehistorisė dhe drejtoi gėrmime nė mė shumė se 15 qendra pre e protohistorike. Ka botuar mbi 45 artikuj shkencorė nė revista shkencore nė Shqipėri dhe 34 artikuj nė revista jashtė shtetit. Ėshtė bashkėautor nė disa tekste universitare., “Arkeologjia” 1972,”Arkeologjia” 1993, nė tekstin “Historia e Shqipėrisė”, nė botimin “Les Illyriens”, 1985, dhe nė “Historia e popullit shqiptar”, 2003. Ėshtė autor i librit: “Neoliticthum und Chalkolithichum in Albanien”, botuar nė Gjermani, nė vitin 1995. Qė nga viti 1968 deri nė vitin 2002 ka qenė lektor i arkeologjisė nė Universitetin e Tiranės, ndėrsa gjatė viteve 1972 – 1975 nė atė tė Prishtinės.
Ka dhėnė leksione nė universitete tė ndryshme tė botės, si nė Paris (Francė), Heidelberg dhe Munster (Gjermani), Romė, Pizė, Bari, Leēe, Bolonjė (Itali), Athinė e Selanik (Greqi), Vienė (Austri), Sinsinati (ShBA) etj. Ėshtė pjesėmarrės nė disa dhjetra simpoziume dhe kongrese ndėrkombėtare. Ėshtė drejtor i Institutit tė Arkeologjsė nga viti 1998 deri 2005, kryeredaktor i revistės “Iliria” (1971 – 2003) dhe anėtar korrespondent i Institutit Arkeologjik Gjerman, 1986.
¶¶¶

Sezai BRAHIO ( 20 gusht 1939 ): Profesor, Doktor i Shkencave Mjekėsore, pedagog.
Ka lindur ne Fterrė, ku kreu dhe filloren, ndėrsa 7-vjeēaren nė Kuē dhe Tepelenė. Shkollėn e mesme mjekėsore e kreu nė Tiranė.
Nė vitin 1963 mbaroi studimet nė Fakultetin e Mjekėsisė teė Universitetit tė Tiranės. Po kėtė vit emėrohet pedagog nė katedrėn e farmakologjisė tė Fakultetit tė Mjekėsisė.
Qė nga viti 1963 e nė vazhdim ka zhvilluar dhe zhvillon leksione dhe seminare me tė tri deget e Fakultetit tė Mjekėsisė. Leksione e seminare ka zhvilluar pėr njė kohė tė gjatė edhe nė Prishtinė nė Fakultetin e Mjekėsisė sė Pėrgjithshme, si dhe leksione me specializantėt pasuniversitarė.
Ėshtė bashkėautor i hartimit tė programeve mėsimore universitare e pasuniversitare tė lendėve tė farmakologjisė mjekėsore e klinike. Ėshtė nismėtar e kontribues nė krijimin e mbarėvajtjen e Institutit Studimor tė Mjekėsisė Popullore
Ka kryer specializime jashtė shtetit nė fushėn e farmakologjisė mjekeėsore dhe asaj klinike, si nė Rumani, Francė, e Itali. Ka qenė kryetar i komisionit dhe redaktor shkencor i kumtesave dhe referateve tė Konferencės sė Parė Kombėtare tė Mjekėsisė Shqiptare (1986). Ka mbajtur referate shkencore nė Athinė e Londėr. Ėshtė anėtar i komisionit tė nomenklaturės sė barnave (qė drejtohet nga Ministria e Shėndetėsisė), duke qenė pėr katėr vjet radhazi edhe kryetar i kėtij komisioni.
Qysh nga viti 1982 e nė vazhdim ka kryer edhe detyra tė tilla, si shef i sektorit shkencor tė Fakultetit tė Mjekėsisė, shef i katedrės sė farmakologjisė dhe shef i departamentit tė lėndėve biomjekėsore.
Ka veprimtari tė gjerė botuese: ka hartuuar mjaft tekste universitare e monografi, ka botuar shumė artikuj nė revista shkencore dhe ka mbajtur dhjetra referate shkencore e kumtesa.
Nė vitin 1980 i jepet titulli “Doktor i Shkencave” dhe mė 1994 “Profesor”.

¶¶¶

Vehat BEZHANI (4 prill 1934 – 12 prill 2002) : Asistent Profesor, Doktor i Shekencave nė Gjeologji
Lindi nė Fterrė. Mbas mbarimit tė shkollės sė mesme politeknike nė Tiranė, punoi pėr disa vjetė nė Mirditė si gjeolog. Nė vitin 1961 pėrfundon Universitetin e Tiranės dhe deri nė vitin 1968 punon pėrsėri nė Mirditė, nė Rubik, si inxhinier gjeolog. Nga viti 1968 deri nė vitin 1972 e gjejmė nė ndėrmarrjen gjeologjike tė Pukės.

Nga viti 1972 deri nė vitin 2000 kryen detyra tė rendėsishme nė Institutin e Kėrkimeve dhe Projektimeve Gjeologjike nė Tiranė, detyra qė i vazhdoi deri kur doli nė pension.
Ka kryer shumė studime e projektime me vlerė nė fushėn e gjeologjisė e veēanėrisht pėr perspektivėn e bakrit nė rrethet e Veriut, i vetėm, apo me grupe pune tė drejtuar prej tij. Ėshtė bashkėautor nė hartėn gjeologjike dhe atė metalogjenike tė Shqipėrisė,
Nė vitin 1988 merr titullin “Doktor i Shkencave”, nė vitin 1991 titullin “Mjeshtėr kėrkimesh” dhe vitet e fundit
Asistent-Profesor.

¶¶¶

Zaēe MALO ( 1945 ) : Profesor i Asocuar, Doktor i Shkencave, drejtues i lartė i administratės.
Lindi nė Fterrė. Ka kryer studimet universitare nė Institutin e Lartė Shtetėror tė Bujqėsisė Tiranė, Veterinari. Ka punuar veterinier nė NB Kamėz, pedagog nė Univeristetin Bujqėsor, specialist nė Komitetin e Shkencės, Drejtor nė Institutin e Kėrkimeve Veterinare dhe Drejtor nė Drejtorinė Veterinare nė Ministrinė e Bujqėsisė dhe Ushqimit.
Ka botuar shumė artikuj shkencorė brenda dhe jashtė Shqipėrisė. Eshtė, gjithashtu, autor dhe bashkėautor nė shumė botime shkencore dhe libra universitare. Ėshtė delegat zyrtar i Shqipėrisė nė Organizatėn Botėrore tė Veterinarisė, Paris.

¶¶¶

Zeko BRAHO (9 shtator 1934) : Profesor i Asocuar, Doktor i Shkencave, studiues dhe pedagog.
Ka lindur nė Fterrė. Shkollėn fillore e kreu nė fshatin e lindjes, tė mesmen nė Normalen e Elbasanit, ndėrsa studimet e larta nė Institutin e Lartė Pedagogjik tė Tiranės, tė cilat i pėrfundoi mė 1957. Dha mėsim nė shkollėn e mesme pedagogjike nė Vlorė, nė gjimnazet e kėtij qyteti, nė Akademinė e Aviacionit e tė Marinės dhe nė Filialin e Universitetit tė Tiranės pėr Vlorėn. Pas vitit 1990 ėshtė nė kryesinė e disa shoqatave kulturore tė rrethit.
Ka botuar monografitė: pėr Jani Mingėn, Marigo Posion, “Vlora nė rrjedhėn e historisė”, “Historiku i arsimit nė Vlorė”dhe disa studime tė tjera. Ka botuar artikuj shkencorė dhe ka mbajtur kumtesa nė veprimtari shkencore. Mban gradėn shkencore Doktor dhe titullin Profesor i Asocuar.



Agron Xhama - Rruga Komuna e Parisit (Medar Shtylla)
Pall.ABC god.2 shkalla 1 ap.2
Tel: +355 4 2441014  Cel: 069 2154981
Tirana - ALBANI