FTERRA - ARSHIVE

Nė Ixuar u hap lufta atė natė...

Home
Historia
Arsimi, kultura
Popullsia, tradita, sociale
Kenge e bejte

NĖ IXUAR U HAP LUFTA ATĖ NATĖ...

Mė 26 janar 1943 ēeta “Hajredin Tremishti”, qė ishte ēeta e parė partizane e Kurveleshit, ndodhej nė Fterrė. Ajo nė bashkėpunim me ēetėn territoriale tė Fterrės dhe tė njė pjese tė njėsitit tė Ēorrajt dhe Borshit kishin vendosur tė sulmohej dhe asgjėsohej postblloku fashist nė Borsh. Qenė bėrė pėrgatitjet e nevojshme. Duke shfrytėzuar errėsirėn e natės dhe fshehtėsinė e lėvizjes u sigurua afrimi e vendosja e partizanėve pa u diktuar deri disa metra afėr pozicioneve tė fashistėve italianė.
Duke u gdhirė 27 janar 1943 partizanėt hap zjarr me tė gjitha armėt: me pushkė, me bomba dore dhe mitrolozė tė lehtė. U krijua njė pėrshtjellim i madh nė ndėrtesėn ku rrinin italianėt. U dėgjuan britma. Mitrolozi i rėndė italian nga bunkeri hapi zjarr rrethor tė vazhdueshėm. Lufta vazhdoi disa orė. Pritej qė italianėt tė dorėzoheshin. Ēatia e godinės ku rrinin ushtarėt italianė ishte shkatėrruar plotėsisht. Partizanėt kishin arritur nė derėn endėrtesės e pranė bunkerit. Nė momentin mė kritik pėr forcat italiane, nga Palermua po vinte njė forcė e re nė ndihmė tė postbllokut. Rrethimet dhe lufta nė dy frontet u bė e vėshtirė.
Forcat partizane u tėrhoqėn nė drejtim tė Fterrės. Nė kėtė luftė u vra trimi i paepur Fuat Mato dhe u plagos Shuquri Sadiku.
Nėn zjarin e mitrolozave tė armikut ne mėundėm tė tėrhiqnim trupin pa jetė tė Fuatit. Rol tė veēantė luajti luftėtari i fortė dhe trim Veip Mero.
Ky aksion shumė i guximshėm pati njė rėndėsi tė madhe pėr rritjen e urrejtjes tė popullit pėr pushtuesit fashistė dhe bashkėpunėtorėt e tyre, pė r shtimin e radhėve partizane, pėr mobilizimin e popullit nė luftė pėr ēlirimin e vendit, pėr rritjen e eksperiencės nė orgfanizimin dhe zhvillimin e luftimeve nė shkallė mė tė madhe, qė u realizua mė vonė dhe mbi tė gjitha nė rritjen e besimit nė luftėn dhe fitoren mbi armikun.
Pashom ZHUPA
Ish pjesėmarrės nė aksion
Nr. 6 – shkurt, 1998





E ZEZA NATE E JANARIT

Fuat Mato, djali i vogėl i Jasharit dhe Fatimesė, vėllai i Turhanit dhe Xhanes (motra e vetme e Fuatit dhe Turhanit), lindi nė Fterrė nė qershor 1927.
Ishte 26 janar 1943.
Atė ditė u ngarkua me detyrėn e korrierit nė Ēorraj. Shokėt deshėn ta ruanin korrierin e vogėl e tė papėrtuar. Por Fuati mbasi kreu detrėn engarkuar fluturoi si era dhe dhe i doli ēetės pėrpara tek shkonin nė pėrpjekje me fashistėt.
Nė postbllokun armik, sė bashku me bombat e partizanėve tė tjerė, ranė edhe bombat e Fuatit. Po...aty e mori plumbi
dhe ra nė vijėn e parė, dėshmori i parė i rinisė sė Kurveleshit.
Nė Fterrė i u thurr kėnga me vaj:
E zeza natė e janarit, e zeza,
Nė postėbllok u ndez zjarri, e zeza,
Kush u hodh nė flakė i pari, e zeza,
Djali i vogėl i Jasharit, e zeza,
Fuati, petrit i malit, e zeza.
Nė Fterrė mė 28 janar 1943, nė ceremoninė e varrimit erdhėn edhe pėrfaqėsues tė rinisė nga tė gjithė fshatrat e Kurveleshit.
Njė fjalim tė zjarrtė mbajti Birēe Sinamati nga Kuēi. Tek varri i Fuatit bėri pėr tė betimin Hiqmeti ynė.
Memo Meto komisari i solli nėnė Fatimesė ngushėllimet e partizanėve tė krahinės. Dhe aty pėr aty ngriti vjershėn aq tė njohur:
Nė Ixuar u hap lufta atė natė,
Dhe nė Fterrė ulėrima, njė mandatė.
Plot me vaj e ulėrima gjithė fshati,
Sillej trupi luftėtarit Fuat Mati.
Qė nga turma del njė grua me tumane
Po del nėna e Fuatit, njė spartane,
u flet shokėvė dhe shoqeve krenare,
siē e kanė zakon nėnat shqipėtare
dhe u thotė: Pėr Fuatin mos vajtoni
dhe pėr ngushėllim tek mua mos nxitoni,
se si djalin tim Fuatin kėtė herė,
Fashizmi do tė na vras edhe tė tjerė…
Tė ngrihemi qė tė gjithė djalė e plak,
Se liria i ka rėnjt mu nė gjak.

Dilaver SHKURTI
bashkėmoshatar dhe shok i Fuatit
Nr. 6 – shkurt, 1998

Enter supporting content here

Agron Xhama - Rruga Komuna e Parisit (Medar Shtylla)
Pall.ABC god.2 shkalla 1 ap.2
Tel: +355 4 2441014  Cel: 069 2154981
Tirana - ALBANI