Make your own free website on Tripod.com

FTERRA - ARSHIVE

Vite tė rėnda

Home
Historia
Arsimi, kultura
Popullsia, tradita, sociale
Kenge e bejte

VITE TĖ RĖNDA

Unė jam moshatar me shekullin dhe po pėrpiqem prej saj ngjarje e fakte pėr gazetėn, pėr brezat, pėr juve djemtė “flori”, qė e mundėsuat me talentin tuaj njė gjė tė tillė – Fterra me gazetėn e saj.
Nė vitet 1910 Nuredin Kofina me Shaqo e Neki Mitėn, Xhafer e Jashar Maton, Haxhi Gjonin, nė luftime tė ashpra nė Delvinė, vranė komandantin e bandės greke dhe e shpartalluan fare atė.
Nė vitin 1913 Nuredin Kofina, Shaqo Mita, Xhafer e Jashar Mato, Veip Mero, Haxhi Gjoni e Mato Dusha e ndoqėn armikun deri nė Janinė. Nuk janė shkruar shumė e sidomos pėr vitet 1912 e mė parė. Unė i hodha kėto kujtime sepse janė disa figura qė u ka humbur mbiemri e kėshtu t’u njohet mėnēuria e trimėria, sepse kanė qėnė krenaria e Fterrės.
Pas viteve 1912 nė skenėn e fshatit tonė del Xhafer Shehu, i cili ishte edhe mendjendritur, edhe kryetrim. Ky me figurėn e tij u bė anėtar i Shtabit Qarkor Luftarak tė qeverisė sė Ismail Qemalit. Ishin shumė tė prapa, tė liga e tė dhumbshme ato vite tė 1912 pėr ne e pėr tėrė vendin.
Nė Fterrė, veē taksidarėve tė tjerė, na ra nė qafė dhe epidemia e “krishtėrimit”, e cila arriti kulmin me thirrjen e Spiro Milos – Himariotit qė Fterra tė braktiste qeverinė e Ismail Qemalit e tė bashkohej me Himarėn e Vorioepirin. Fterra e hoshi poshtė kėtė thirrje, edhe kur Muslli Gjolek Kuēi u lėkund dhe qe gati tė binte nė ujdi me Himarėn. Me Fterrėn u bashkuan edhe kurveleshasit e tjerė, si tė Sipėrm edhe tė Poshtėm.
Nė vitet 1914 Greqia sulmoi Koēėn e Gjirokastrėn me ushtri e aleatė, ku dhe himariotėt i ranė tė parėt Fterrės me qėllim qė ta djegin e ta shfarrosin krejt. Nė kėto sulme ata vranė Adem e Muēo Gjonin, Zeno Gjonin (tjetėr familje pa lidhje me Gjonajt e tjerė, me troje nė Avrecaj), Habil Dhulin, Lame Mehmetin, Muēo Maton, Mato Zhupėn. Populli emigroi Lumit tė Vlorės, ku ca nga tė ftohtit, ca nga uria, ca nga sėmindjet u gjymtuan rėndė me njerėz e mall. Vetėm dy vjet mė pas, kur u tėrhoq greku, u kthyen fteriotėt nė fshatin e tyre, ku ēdo gjė qe shkrumuar. I kam tė jetuara e jo tė dėgjuara ato dhimbje, kur njerėzit s’kishin asnjė hajat, asnjė rreckė pėr t’u mbledhur me fėmijtė. Qe ky vit e kjo gjendje qė mundėsuan hapjen e shkollės sė parė shqipe, qė tėrė kėto gjėra tė shkruheshin, tė mėsoheshin e tė mos harroheshin.

Qazim GJONI
Veteran
Nr.4 – tetor, 1997

Enter supporting content here

Agron Xhama - Rruga Komuna e Parisit (Medar Shtylla)
Pall.ABC god.2 shkalla 1 ap.2
Tel: +355 4 2441014  Cel: 069 2154981
Tirana - ALBANI