Make your own free website on Tripod.com

FTERRA - ARSHIVE

Edhe rruga ka histori

Home
Historia
Arsimi, kultura
Popullsia, tradita, sociale
Kenge e bejte

EDHE RRUGA KA NJĖ HISTORI

Unė do tė shkruaj pėr atė qė na lidh natyrshėm me fshatin, pėr RRUGĖN, e cila ka nje histori, ka njė pikėnisje. Filloi nė vitin 1925. Unė atėhere isha shumė i ri. Ismail Bezhani ishte i internauar nė Gjirokastėr nga qeveria e Zogut, si pėrkrahės i Fan Nolit. Nė bisedė me mikun e tij major Ismail Haki Kuēi konkludojnė se duhej tė rregullohej rruga Kuē-Fterrė-Borsh. Sinjalizuan pleqėsitė. Paria e fshatrave vendosi qė ēdo familje tė bėnte nga 10 ditė punė nė vit. Ndarja filloi nga Kuēi, i cili erdhi me trase deri nė Pėrrua tė Zi, Kallarati dhe Bolena deri nė Gomarez, Fterra deri nė Langadhė te Rripa e Cjepurrit. Punimet i ndoqi Ismail Bezhani dhe nga Kuēi Rrapo Aliu. Si inxhinier qė piketoi trasenė ishte Koēo Mani, i cili la pėr zbatim konduktorin Pirro Zbogo.
Rruga avash avash hodhi shtat dhe nė vitin 1925, pas njė vit pune, pėr herė tė parė kaloi rrugėn Borsh-Fterrė njė veturė e Qemal Kallullit nga Sasajt. Bile nga qė nuk besohej doli edhe shakaja se makinėn e prunė nė krahė nga kojledhet e Langadhės Hivzi Bezhani me Hamit Shkurtin. Kėshtu u lidh bregu me Kurveleshin deri poshtė nė Lumin e Vlorės. Njė tjetėr Bezhan, kėtė radhė Refiku nė pension, do t’i kushtonte punėn e tij plot pasion dhe pėrkujdesje kėsaj rruge. Pruri makineri tė rėnda si bultozer, kompresorė etj. dhe bėri tė mundur rregullimin e rrugės. U bėnė pėrmirėsime nė Pėrrua tė Zi, mbi Gjologaj, nė Brodan, nė Kojledhet e Pirgut, nė Bėrdė, nė Langadhėn e Subiut e deri nė Borsh tė Vjetėr. Kėshtu Refik Bezhani realizoi atė qė xhaxhai i tij Ismaili filloi nė vitin 1925.
Por jeta vazhdon. Pėr kėtė xhade duhet pėrsėri punė.

Nedim BEZHANI
Nr.3 – shtator, 1997

Enter supporting content here

Agron Xhama - Rruga Komuna e Parisit (Medar Shtylla)
Pall.ABC god.2 shkalla 1 ap.2
Tel: +355 4 2441014  Cel: 069 2154981
Tirana - ALBANI