FTERRA - ARSHIVE

Fterra ne lufte per liri 1939-1944

Home
Historia
Arsimi, kultura
Popullsia, tradita, sociale
Kenge e bejte

(Marre nga libri i z. Dilaver Shkurti "Fterra Kasabaja Labe...")

QĖNDRESA ANTIFASHISTE E POPULLIT TĖ FTERRĖS NĖ VITET E PARA TĖ PUSHTIMIT FASHIST ITALIAN
PRILL 1939-1944

Nė gjysmėn e dytė tė viteve 30-tė, retė e zeza tė njė lufte tė re botėrore po dėndėsoheshin gjithnjė e mė shumė. Agresiviteti i shteteve fashiste, Gjermanisė, Italisė e Japonisė po bėhej gjithnjė mė i hapėt e mė real.
Mė 1936 Italia pushtoi Abisininė dhe mė 1938 Gjermania pushtoi Austrinė. Politika e lėshimeve dhe inkurajimi i agresionit nga disa shtete e nxiti Italinė fashiste pėr pushtim, nė fillim tė Shqipėrisė e pastaj shtrirjen e mėtejshme nė Ballkan.

1. Pushtimi Italian. Qėndresa kundėr agresionit ushtarak. Planet fashiste pėr tė nėnshtruar e italianizuar vendin tonė dhe shndėrrimin e Shqipėrisė nė urė agresioni nė Ballkan.
Mė 7 prill 1939 Italia Fashiste sulmoi Shqipėrinė. Populli, ndonėse i tradhtuar, i gėnjyer dhe i kapur nė befasi, i vuri gjoksin me trimėri luftės kundėr agresorit. Por epėrsia e armiqve nė tė gjitha drejtimet mposhti qėndresėn e patriotėve. Vendi u pushtua nga bisha fashiste.
Populli i Fterrės pushtimin fashist e priti me urrejtje tė madhe. Tė gjithė burrat e fshatit, me tė marrė vesh qė ushtria italiane po zbarkonte nė bregdetin tonė, u nisėn vullnetarisht pėr tė luftuar dhe u drejtuan pėr nė Vlorė. Nė afėrsi tė Kuēit, mbasi u informuan qė ushtria italiane kishte zbarkuar nė portet tona dhe vendi ishte pushtuar, u kthyen pėrsėri nė fshat. Qėndrim urrejtjeje ndaj pushtuesit fashist mbajtėn edhe tė gjithė fterjotėt qė punonin nė qytete e krahina tė tjera tė vendit e nė mėnyrė tė veēantė, studentėt nė Normale tė Elbasanit, gjimnazistėt, arsimtarėt, nėpunėsit etj., shumė nga kėta erdhėn nė fshat. Nė bisedat midis tyre, ose me bashkėfshatarėt, flitej me urrejtje pėr fashizmin italian, qė sė bashku me nazizmin gjerman, pėrbėnin rrezikun dhe armikun mė tė madh tė popujve.
Italia kishte planifikuar tė realizonte italianizimin dhe fashistizimin e shqiptarėve. Komanda ushtarake pėrqėndroi nė duart e veta udhėheqjen dhe kontrollin e forcave ushtarake, karabinierinė, rojet e kufirit, policinė etj. Nė krye tė forcave ushtarake, policore shqiptare vunė oficerėt italianė. Vend tė posaēėm zinte milicia fashiste. Mbėshtetje e pushtuesve u bėnė klasat reaksionare, politikanėt, nėpunėsit e lartė, tė cilėt u futėn tė parėt nė partinė fashiste.

2. Populli shqiptar ngrihet kundėr regjimit tė pushtimit. Rezistenca e popullit tė Fterrės dhe Kurvelshit.
Pushtimi italian shėnoi fillimin e njė kthese kombėtare. Komunistėt shqiptarė vendosėn tė ngrinin popullin nė luftė e ta udhėhiqnin atė pėr ēlirimin e atdheut. Alternativa ishte: Tė ngrihej i gjithė populli me armė nė dorė pėr tė fituar lirinė e pavarėsinė kombėtare. Demonstratat antifashiste ishin veprimet e para tė mėdha politike. Ato shpėrthyen nga nėntori 1939 nė qytetet kryesore. Gjatė vitit 1940 u shtua rezistenca kundėr pushtuesve dhe kuislingėve.
Urrejtja kundėr pushtuesit fashist u shpreh edhe nė Fterrė e Kurvelesh. Qė nė muajt e parė tė pushtimit fshatarėt kundėrshtuan pagimin e taksave dhe xhelepit e si pasojė, nė shtator 1939, karabinieria bėri arrestimet e para tė fshatarėve qė nuk paguan taksat nė Kurvelesh. U bėnė shumė sekuestrime. Fshatarėt e Kurveleshit kundėrshtuan gjithashtu edhe rekrutimin nė milicinė fashiste.
Sapo shkelėn ushtarėt italianė nė Shqipėri qeveria kuislinge urdhėroi tė bėhej ēarmatimi i plotė i popullit. Por fshatarėt e Kurveleshit nuk e zbatuan kėtė urdhėr, i mbajtėn armėt nė vend tė sigurtė pėr tė qenė tė gatshėm pėr ēdo rezistencė.
Shumė fterjotė punonin nė krahina dhe qytete tė ndryshme tė vendit pėr tė siguruar jetesėn e familjeve tė tyre. Ata ishin nėpunės tė thjeshtė, punėtorė, disa djem qė studionin nė shkollat e mesme, shumė punonin si mėsues nė fshatra tė ndryshme etj. Nė muajt e verės pjesa mė e madhe e tyre vinin nė vendlindje pėr tė kaluar lejen e zakonshme ose pushimet verore. Inteligjenca e Fterrės ishte patriote, antifashiste dhe kundėr pushtimit tė vendit. Nė takimet e pėrditshme nė lokale, tek burimi nė Ixuar, nėper dasma e takime familjare tema kryesore ishte ajo kundėr robėrisė fashiste, fillimet e rezistencės kundėr okupatorit, pėr demonstratat e punėtorėve nė Kuēovė, ku kishte edhe fterjotė, pėr demonstratat dhe revoltat nė shkollat e mesme, ku mėsonin edhe shumė djem tė fshatit tonė e pėr shumė veprime tė tjera antifashiste nė mbarė vendin. Nga studentėt e asaj kohe dalloheshin nė mėnyrė tė veēantė Hiqmet Dusha, Turhan Mato e tė tjerė.
Nė vjeshtėn e vitit 1940 Hiqmet Dusha erdhi mėsues nė Fterrė. Pėrshtypje tė madhe ngjalli tek nxėnėsit e shkollės dhe prindėrit e tyre fjala e tij me rastin e 28-vjetorit tė Pavarėsisė nė nėntor 1940, i cili ndėrmjet tė tjerave tha: “Populli dhe rinia shqiptare nuk e durojnė dot robėrinė, ne nuk i durojmė dot tė huajt nė vatrat tona. Pėr liri e pavarėsi populli ynė ka derdhur shumė gjak dhe po ta lypė nevoja do tė derdhė pėrsėri...”. Hiqmeti i porositi nxėnėsit e shkollės tė mos nderonin allafashiste dhe nė piknikun e organizuar nė Bėrdė u shpėrndau gjithesėcilit flamurin kombėtar, qė tė mbanin vetėm atė nėpėr duar. Nga fundi i vitit 1942, si shenjė e revoltės kundėr regjimit, u hoq dhe u gris flamuri fashist nė shkollė. Gjithashtu mosdėrgimi i asnjė tė riu nga Fterra nė Itali, nė aktivitete qė organizonte partia fashiste, tregoi edhe njėherė urrejtjen fterjote pėr pushtuesin italian.

3. Agresioni i Italisė fashiste kundėr Greqisė dhe pasojat e saj pėr popullin e Fterrės.
Ushtria e Musolinit, pas pushtimit tė vendit tonė, filloi pėrgatitjet pėr ta kthyer Shqipėrinė nė kryeurė pėr tė sulmuar vendet e tjera tė Ballkanit. Nė tetor 1940 Italia sulmoi Greqinė. Pas dy javė luftimesh forcat fashiste u futėn nė territorin grek. Kundėrshtimi qė i bėri populli ynė regjimit tė pushtimit u duk nė qėndrimin ndaj kėtij agresioni, qė luftėn e tyre quajti “luftė imperialiste e grabitqare”. Ai nuk u pajtua me tė dhe bėri ē’ishte e mundur pėr tė ndihmuar popullin grek.
Ushtria greke i bėri njė qėndresė tė fortė sulmit tė ushtrisė italiane. Pasi pėrballuan me sukses mėsymjen e tyre, grekėt kaluan nė kundėrmėsymje dhe mė 22 nėntor 1940 morėn Korēėn, Ersekėn, Leskovikun dhe nė fillim tė dhjetorit Pogradecin dhe Gjirokastrėn.
Nė dhjetor ushtarėt grekė u dukėn nė Rrėmullė tė Fterrės. Njė regjiment hyri nė fshat. Ata kaluan nė kundėrsulm nga Fterra e Ēorraji dhe nė darkė kapėn Qafėn e Dėrrasės.
Fshati ynė mbeti nė vijėn e frontit tė luftės deri sa u ēa mbrojtja italiane nė Qafė tė Dėrrasės.
Zhvillimi i luftimeve dhe pėrqėndrimi i trupave greke nė fshat solli dėme tė mėdha nė ekonomi. Pas pushtimit tė Qafės sė Dėrrasės Fterra mbeti qendra e prapavijės sė ushtrisė greke. Gjatė dy javėve ushtria greke mori ushqimin nga populli i Fterrės, po ashtu edhe bagėti tė imta, gjedhe, zgjoj bletėsh, shpendė, bereqet, kafshė ngarkese etj., u dėmtuan pemė frutore, agrume, ullinj dhe tė mbjella. Pjesėn mė tė madhe tė shtėpive ushtria e vuri nė pėrdorim tė saj. Fshatarėt u grumbulluan 2-3 familje bashkė. Burrat u mobilizuan nė punė pėr ndėrtim rrugėsh. Pėrveē dėmeve materialeve, Fterra pati humbje edhe nė njerėz. Nga bombardimet mbetėn tė vrarė Mato Dusha dhe Adem Mehmeti. Nga bombat e lėna nga ushtria ndėrluftuese u vranė mė pas edhe 4 tė rinj: Eqerem Neim Zani, Lano Hajro Mėrkuri, Omer Nuri Mita dhe Zihni Mero.
Gjatė kėsaj periudhe jeta ekonomike e fshatit u paralizua, tė lashtat u prishėn, tė vonat nuk u mblodhėn, lidhjet me pjesėtarėt e familjeve nė qytetet e zonat e tjera u ndėrprenė. Populli nuk pati asnjė tė ardhur dhe varfėria u shtua mė shumė.
Sakrificat e popullit nė kėtė periudhė flasin pėr qėndrim tė vendosur tė tij kundėr agresionit italian dhe solidaritet me popullin grek. Por duhet kujtuar qė, me tė pushtuar krahinat e Shqipėrisė sė Jugut, qeveria dhe komanda greke e atėhershme u pėrpoqėn tė vinin nė jetė planet shoviniste tė borgjezisė grekomadhe pėr aneksimin e Korēės dhe tė Gjirokastrės.
Pushtimi grek nuk zgjati shumė kohė. Gjermania naziste nė prill 1941 sulmoi Greqinė nga Bullgaria e Rumania. Armatat italiane kaluan nė sulm, ushtria greke kapitulloi dhe trupat italiane ripushtuan Shqipėrinė e Jugut e u futėn thellė nė Greqi.
Me largimin e ushtrisė greke mbetėn sheshit shumė armatime. Populli i grumbulloi ato e i mirėmbajti deri sa erdhi koha tė ngrihej vetė nė luftė tė armatosur kundėr okupatorit.

II. ORGANIZIMI DHE ZHVILLIMI I LUFTĖS KUNDĖR PUSHTUESVE ITALIANĖ NĖ FTERRĖ
GJATĖ VITEVE 1941-1943.
1. Zgjerimi i Lėvizjes ANCL. Themelimi i PKSH. Hiqmet Dusha ideator i parė i Partisė nė Fterrė. Fterra pėrkrah thirrjen pėr fillimin e luftės sė armatosur kundėr pushtuesitt.
Pushtimi i vendit tonė dhe i shteteve tė tjera tė Ballkanit e Europės nga ushtritė nazifashiste nuk e ēorientuan popullin tonė. Ai po pėrgatitej pėr luftė, grevat dhe sabotimet e punėtorėve, protestat e fshatarėve, veprimet e grupeve tė armatosura, siē ishin ato tė Ēetės sė Pezės, akti i Vasil Laēit mė 18 maj 1941, qė qėlloi mbi Perandorin, dėshmuan pėr njė gjallėrim tė Luftės ANCL nė pranverėn e vitit 1941.
Sulmi i Gjermanisė kundėr Bashkimit Sovjetik mė 22 qershor 1941, u prit me zemėrim dhe indinjatė tė thelle nga i gjithė populli dhe pati jehonė tė madhe nė jetėn politike tė vendit. Veprimi i organizimit tė kryengritjes sė armatosur u vu nė rendin e ditės.
Mė 8 nėntor 1941 komunistėt krijuan nė Tiranė Partinė Komuniste tė Shqipėrisė. Ajo mori pėrsipėr bashkimin, organizimin dhe udhėheqjen e popullit nė luftėn pėr ēlirimin kombėar. Thirrja dhe programi i saj u pėrhapėn nė tėrė vendin. Kjo Thirrje erdhi edhe nė Kurvelesh e nė Fterrė. Nė Fterrė e sollėn studentėt e Normales e tė gjimnazeve, e sollėn intelektualėt e nėpunėsit qė ishin lidhur me vendlindjen e tyre.
Si dokument tė shkruar, Thirrjen e Parė nė Fterrė e dėrgoi Komiteti Qarkor i Vlorės. Atė e solli Mehmet Kofina nė dhjetor 1941, dorėzuar nga bashkėfshatari ynė Nimet Mita. Pėr tė mos u diktuar rrugės nga kontrollet e armikut Thirrjen e kishin fshehur nė samar tė mushkės. Kėto materiale iu dorėzuan Hiqmet Dushės e, me porosi tė tij, e ēuan edhe tek Qazim Pali nė Borsh.
Hiqmet Dusha u bė ideatori i parė i Partisė nė Fterrė. Nė vitin 1940 ai mbaroi Shkollėn Normale tė Elbasanit. Aktivitetin revolucionar Hiqmeti e kishte filluar qė kur ishte nxėnės nė Shkollėn Normale. Nė vitin 1939 pėr qėndrim antizogist u pėrjashtua nga shkolla pėr tre muaj. Mė 7 prill 1939 mori pjesė aktive nė demonstratėn e studentėve normalistė kundėr pushtimit fashist. Bėnte pjesė nė grupet simpatizante tė udhėhequra nga komunistėt dhe ishte njė nga aktivistėt e njohur nė shkollė. Lidhja e tij me komunistėt ishte e gjerė, jo vetėm me shokėt e Elbasanit, por edhe me ata tė Shkodrės e tė Korēės. Me mbarimin e shkollės ai vajti nė Bushat tek i vėllai Mehmeti, qė nė atė kohė ishtė sekretar komune nė Bushat tė Shkodrės, ku qendroi katėr muaj deri sa i erdhi emėrimi si mėsues nė Fterrė. Atje ai pati lidhje tė rregullta me Grupin Komunist tė Shkodrės, me Perlat Rexhepin, Muhamet Gjolleshėn, Ndrec Ndue Gjokėn, kėtė tė fundit e kishte pasur shok shkolle nė Normale, e shumė shokė tė tjerė.
Me fillimin e punės si mėsues nė Fterrė Hiqmeti u vu nė krye tė Lėvizjes Antifashiste nė fshat. Pėr njė kohė tė shkurtėr me sjelljen e tij, dashurinė dhe respektin qė tregonte pėr bashkėfshatarėt e nxėnėsit, Hiqmeti fitoi zemrėn e tė gjithėve. Ai i njihte mirė tė gjithė bashkėfshatarėt, dinte tė shfrytėzonte hallet e tyre pėr tė rritur urrejtjen ndaj pushtuesve, t’i sqaronte ata e t’i bindte pėr tė kuptuar situatėn, gjendjen e vėrtetė nė tė cilėn ndodhej vendi dhe ata vetė. Rreth tij u grumbulluan tė gjithė fshatarėt. Hiqmeti u bė pėrēuesi i parė i ideve tė luftės kundėr pushtuesve dhe ēlirimit tė vendit nė Fterrė. Gjatė vitit 1941 ai shkoi dy herė nė Tiranė ku mori takim me komunistė e antifashistė tė njohur mė parė. Sa herė qė kthehej nga udhėtimi pėrsėriste: “Po shkojmė drejt njė lufte mė tė organizuar kundėr okupatorit”.
Nė Kuē, natėn e vitit tė ri 1942, nė postkomandėn e karabinierisė, nė zyrat e komunės, dyqane e vende tė tjera publike, u ngjit trakti i parė PKSH nga komunistė kuēiotė. Ky trakt erdhi nė Fterrė. Leximi i tij pati jehonė nė popull.
Thirrja e Partisė pėr tė filluar luftėn e armatosur gjeti terrėn tė pėrshtatshėm. Nė fillim tė vitit 1942 nė Kurvelesh e nė Fterrė ishin pjekur kushtet pėr organizimin e kryengritjes sė armatosur. Gjatė vitit 1942 nė Fterrė u hodhėn themelet e organizimit politik e ushtarak tė Luftės ANCL. Populli i Fterrės, nė ēdo kohė, ndaj lirisė e pavarėsisė ėshtė gjendur i gatshėm. Kujtojmė kėtu luftrat dhe kryengritjet kundėr pushtuesve osmanė, shovinistėve grekė, Luftėn e Vlorės nė vitin 1920, Revolucionin Demokratiko-Borgjez 1924. Shpirtin luftarak, mosnėnshtrimin e fterrjoteve ndaj pushtimit fashist, ideatorėt e Partisė nė Fterrrė e nė Kurvelesh i pėrdorėn me sukses nė dobi tė Luftės ANCL. Prania nė Fterrė e Hiqmet Dushės ishte njė mbėshtetje e fortė pėr Partinė.
Nė fillim tė shkurtit 1942, i dėrguar i parė i Partisė Komuniste nė Fterrė erdhi Mustafa Matohiti. Ai mori kontakt me Hiqmet Dushėn. Mustafai shtroi detyra tė rėndėsishme pėr punėn qė do tė bėhej siē ishin: shtimi i radhėve tė simpatizantėve, krijimi i kėshillave NCL nė fshatra, demaskimi i parrullave tė pushtuesit, mosvajtja e fshatarėve milicė e ushtarė, mospagimi i taksave, paralizimi i kryepleqėsive, pajtimi i gjaqeve, bashkimi i popullit nė luftė kundėr pushtuesit etj. Ai dha sqarime pėr situatėn e brendshme e tė jashtme, si dhe orientime e ndihmė konkrete se si duhej ndėrtuar puna mė tej pėr zbatimin e detyrave qė shtroheshin.
Hiqmeti me zotėsinė dhe pjekurinė e njė aktivisti tė shquar e kreu mė sė miri detyrėn e ngarkuar nga Mustafai. Ai mori menjėherė kontakt me simpatizantė tė Lėvizjes NCL e njerėz qė urrenin pushtuesin fashist, tė cilėve u shpjegoi me durim gjendjen dhe nevojėn e organizimit tė luftės ēlirimtare kundėr tyre. U bė punė individuale pėr ta lidhur fshatin me Lėvizjen ANCL. Nė kėtė periudhė bisedat bėheshin nė grupe, veē e veē, shfrytėzoheshin njohjet, lidhjet e gjinisė, dasmat, gėzimet etj. Pėr zgjerimin e aktivitetit shėrbenin bisedat politike kundėr pushtuesit. Shtėpia e Hiqmetit u bė baza e parė e kryesore e Partisė nė Fterrė. Familja e tė afėrmit e tij u vunė tė tėrė nė dispozicion tė Luftės. Ai krijoi rreth vetes njė aktiv tė mirė simpatizantėsh, duke e shtuar atė gradualisht me shokė tė tjerė dhe me rrethin e tyre familjar e farefisnor.
Nė Qershor 1942 me iniciativėn e Hiqmet Dushės, i ndihmuar edhe nga Shaban Mita, u bė nė shtėpinė e Hiqmetit njė mbledhje me njė grup bashkėfshatarėsh. Pjesėmarrėsit u angazhuan se do tė propagandonin kudo luftėn kundėr pushtuesit fashist.
Pėrveē Mustafait erdhėn nė Fterrė edhe ilegalė tė tjerė si Memo Meto, Bedri Spahiu, Birēe Sinamati etj Ardhja e tyre krijoi kushtet pėr njė punė tė organizuar. Me krijimin nė Kuē, nė maj 1942, tė celulės sė parė tė Kurveleshit, puna propagandistike dhe organizative mori hov mė tė madh.
Partia e mbėshtetur tek Hiqmet Dusha realizoi lidhje me burra e tė rinj qė ishin gati tė hidheshin nė luftėn kundėr pushtuesit. Nė kėtė kohė Sheri Baboēi, shok i Hiqmet Dushės, dėrgoi nė Fterrė me Pasho Zhupėn, i cili bashkė me disa fterjotė tė tjerė kishte qėnė nė Pazar nė Gjirokastėr, Thirrjen e PKSH drejtuar popullit shqiptar nė prill 1942. Hiqmeti e punoi individualisht e nė grupe me bashkėfshatarėt kėtė Thirrje. Influencė tė madhe ushtronin nė familjet e nė rrethin e tyre familjar, tek bashkėmoshatarėt e bashkėfshatarėt ata fterjotė qė punonin nė qytete e krahina tė ndryshme tė vendit si nėpunės, mėsues e studentė qė venin e iknin nga fshati sidomos nė verė. Pushteti fashist dhe ai kuisling nuk mundi ta luante rolin qė i ishte caktuar, kryepleqėsia shėrbente vetėm pėr lidhje administrative me komunėn dhe nuk dilte dot jashtė kėrkesave qė shtronte fshati.
Ardhja disa herė nė Fterrė e Mustafa Matohitit, Memo Metos e pėrfaqėsues tė Qarkorit ishte ndihmė e madhe pėr Hiqmetin. Ai bashkė me shokė tė tjerė nga fshati pėrgatitėn kushtet pėr njė mbledhje tė gjerė popullore nė Fterrė.

2. Krijimi i Frontit Nacionalēlirimtar, Kėshillit ANCL dhe njėsitit tė parė vullnetar nė Fterrė.
Mbledhja e burrave tė fshatit u zhvillua mė 27 qershor 1942 tek “Kroi i Bedrinit”. Kjo mbledhje ishte kuvendi mė i rėndėsishėm popullor nė fshat. Ajo hodhi bazat e bashkimit politik tė popullit tė Fterrės. Nė tė mori pjesė sekretari politik i Qarkorit tė Partisė tė Gjirokastrės Bedri Spahiu. U fol pėr situatėn e brendshme e tė jashtme, gjendjen e rėndė ekonomike tė fshatarėsisė dhe u shtruan direktivat pėr organizimin e luftės sė armatosur kundėr pushtuesit. U theksua qė tė gjithė ata qė duan lirinė e popullit tė bashkohen nė Frontin NCL. Detyra e njerėzve tė aftė ėshtė lufta. Kėsaj i shėrbeu krijimi i ēetės vullnetare, formimi i Kėshillit NCL, si embrion i pushtetit tė ri tė popullit. Mbledhja tek Kroi i Bedrinit dhe konkluzioni i diskutimeve ishte qė: janė tė gjitha mundėsitė tė bashkohemi nė njė front tė vetėm, tė luftojmė armikun, tė prishim kryepleqėsinė, tė formojmė Kėshillin NCL e njėsitin guerril.
Lufta pėr tė fituar pavarėsinė ishte rrėnjosur thellė tek fterjotėt. Diskutimet mė interesante nė kėtė mbledhje ishin ato tė Adem Lonės, Iljaz Kofinės, Xhafer Matos, Muhedin Hadėrit e shumė burrave te tjerė qė e morėn fjalėn. Ata shprehėn urrejtjen ndaj pushtuesit fashist, shfaqėn patriotizmin e tyre tė flaktė, dhanė fjalėn qė populli i Fterrės do tė qėndronte e luftonte nė anėn e Lėvizjes ANCL.
Pati edhe mendime qė luftėn ta organizojė paria e fshatit. Por kėto u shprehėn nė takime tė veēanta, ndėrsa nė mbledhje argumentat bindėse, patriotizmi i shumicės, bėri qė pozitat e lėkundura tė mos influencojnė.
Duke u bazuar nė diskutimet dhe direktivat e tė deleguarit u propozua tė krijohet Kėshilli NCL dhe ēeta vullnetare e fshatit, njėsiti i parė i armatosur nė Fterrė. Pas propozimeve dhe diskutimeve tė lira pėr kandidaturat nė mėnyrė demokratike u zgjodh Kėshilli NCL i pėrbėrė nga pesė vetė me kryetar Mehmet Ēallon. Nė ēetė u regjistruan vullnetarisht 25 vetė. Komandanti i parė i ēetės u zgjodh Lazo Kofina dhe zv.komandant Muhedin Hadėri. Pėrgjegjės politik nė ēetėn vullnetare u caktua Hiqmet Dusha, ndėrsa ndihmės Shaban Mita. Pėrveē kėtyre nė ēetė u regjistruan vullnetarisht Shyqyri Sadikaj, Dervish Shkurti, Adem Lona, Fuat Mato, Pasho Zhupa, Rufet Ruko, Mustehak Ēallo, Nuri Mita, Vehip Mero, Zihni Mero, Malo Malaj, Razip Gjoni, Kamber Brinja, e tė tjerė. Me rritjen dhe shkallėzimin e Luftės ANCL Ēeta e Fterrės ka pasur ndryshime. Njė pjesė kaluan nė formacionet partizane, tė tjerė erdhėn nė Fterrė pas formimit tė njėsitit tė parė e me radhė. Nė pėrbėrje te ēetės, nė periudhat e mėvonshme morėn pjesė Mehmet Dusha, Safet Memi, Bilal Dusha, Eqerem Kofina, Dilaver Shkurti, Resul Mita, Halil Mato, Lutfi Dusha, Ismet Elezi, Nafiz Bezhani, Osmėn Memi, Veli Mehmeti, Fuat Brinja, Nevzat Brinja, Nazmi Brinja, Bexhet Brinja, Damo Gjoni, Uzeir Shkurti, Sinan Ruko, Axhem Gjoni, Naxhi Zhupa, Remzi Braho, Sefto Gjoni, Sami Kofina, Shefqet Brinja, Shyqyri Shkurti, Ahmet Haxhiu, Nejazi Zhupa, Levend Gjoni, Hetem Malo, Habil Hizmo, Azem Ēeli, Ajaz Lagji, Halil Hizmo, Azem Gjoni, Bastri Dauti, Hivzi Kofina, Lavdosh Zani, Mezan Shkurti, Hamza Mehmeti, Rait Braho, Sadik Mehmeti, Qenan Gjoni, Selim Avreci, Muhamet Malo, Mufit Haxhiu, Aqif Shkurti, Xhevit Zhupa, si dhe kėshilltarėt Lame Xhama, Neim Zani, Belul Brinja, Sherif Dusha, Shefqet Shkurti, Zilfo Malo, Xhevdet Kofina, Qazim Gjoni, Qemal Mehmeti, Shefki Mita.
Njėsiti vullnetar zbatonte vendimet e Kėshillit NCL, njėkohėsisht bashkėpunonte me Ēetėn Partizane tė Kurveleshit. Pas aksionit nė postbllokun e Borshit me 27 janar 1943, eliminimin e administratės fashiste nė Kuē dhe nė nėnprefekturėn e Gusmarit, Ēeta Vullnetare e Fterrės e pagėzuar me emrin “Fuat Mato”, nė prill 1943, u pėrfshi nė Batalionin Territorial tė Kurveleshit tė Poshtėm “Ismail Hakiu”, me komisar Memo Meton.
Njėsitit tė fshatit iu caktuan kėto detyra :
1. Ngarkohej tė bėnte roje nė Breg tė Borshe, Qafėn e Shėnthanasit, Qafėn e Hamuriqeve dhe Majėn e Kishės, pėr tė lajmėruar depėrtimin eventual tė armikut nė Kurvelesh.
2. Tė ishte nė gatishmėri, qė me tė marrė sinjalin, tė zinte prita pėrreth fshatit ose tė shkonte nė ndihmė tė ēetave tė tjera tė Kurveleshit.
3. Ēeta vullnetare e fshatit u bė njė burim i rėndėsishėm pėr pėrgatitjen e vullnetarėve pėr nė repartet partizane.
Tė nesėrmen e mbledhjes tek “Kroi i Bedrinit” u bė njė takim tjetėr i Sekretarit Politik tė Qarkut, Bedri Spahiut, me kėshilltarėt, udhėheqjen e ēetės dhe aktivistė afėr burimit tė Ngurrėzės. Atje u caktuan detyrat qė shtronte situata, u dhanė porosi pėr forcimin e unitetit tė fshatit nė favor tė Luftės ANCL.
Uniteti i treguar pėr krijimin e Kėshillit NCL dhe ēetės vullnetare tė Fterrės u ēmua shumė dhe u muar si shembull pozitiv nė mbledhjet e organizuara nga tė deleguarit nė fshatrat e tjera.
Vendimet e Konferencės sė Pezės erdhėn nė Fterrė nė tetorin e 1942. Njohja me to i dha shtytje tė mėtejshme punės pėr zgjerimin e thellimin e luftės pa kompromis kundėr pushtuesve dhe fillimin e aksioneve tė armatosura.
Puna nė Kėshillin NCL tė fshatit u riorganizua dhe, nė pėrputhje me to, u bėnė zgjedhje tė reja.
Edhe mė pas, gjatė viteve 1943-1944 janė bėrė ndryshime nė pėrbėrjen e kėshillit, por mė tė qėndrueshėm kanė qenė Mehmet Dusha, Mehmet Ēallo, Safet Memi, Shaban Mita, Lame Xhama, Sherif Dusha, Neim Zani, Halil Mato, Belul Brinja, Shefqet Shkurti, Kamber Brinja, Qazim Gjoni, Zilfo Malo.
Nė drejtim tė ēetės vullnetare tė fshatit, nga krijimi i saj deri nė ēlirim tė vendit si pėrgjegjesa politikė kanė qenė:
Hiqmet Dusha nga krijimi i ēetės deri nė qershor 1943, kur vajti si komisar i Ēetės sė Kurveleshit “Toto Bolena”; qershor 1943 - dhjetor 1943 u caktua Mehmet Dusha, i cili mė 19 dhjetor 1943 u largua me detyrėn e komisarit tė Batalionit “Dėshnica tė Pėrmetit”; 19 dhjetor 1943 - deri nė ēlirimin e vendit ka qenė Safet Memi. Shaban Mita ka qenė zv/pėrgjegjes politik.
Komandant i ēetės nga fillimi deri nė fund tė qershorit 1943 ka qenė Iljaz Kofina me zv/komandant Muhedin Hadėrin. Nga kjo kohė deri nė gusht 1944 Shyqyri Sadikaj, i cili nė gusht 1944 shkoi vullnetar nė Brigadėn e 12-tė S., ku u caktua me detyrė komandant kompanie. Komandant i njė pjese tė ēetės, kur kjo ndahej dhe komandant i rojes partizane ka qenė Halil Mato. Komandant i rojes partizane nga krijimi i ēetės deri nė shtator 1943 ka qenė Dervish Shkurti. Anėtarė tė Kėshillit Krahinor tė Kurveleshit kanė qenė Mehmet Dusha, Safet Memi, Halil Mato dhe Qemal Mehmeti.
Kėshilli ANCL gjatė periudhės sė Luftės ANCL ka kryer kėto detyra: Nxirrte vullnetarė nga Ēeta Territoriale e Fterrės pėr nė ēetat, batalionet dhe brigadat patizane, vendoste rregullin dhe qetėsinė nė fshat, siguronte ushqim, strehim dhe organizonte mbledhje ndihmash pėr partizanėt, kujdesej pėr ushqimin e popullit dhe ndėrtimin e shtėpive tė djegura gjatė operacioneve, organizonte arsimimin e fėmijėve, sidomos gjatė vitit 1944 kur u hapėn shkollat nė zonat e lira, ushtronte pushtetin pėr zgjidhjen e mosmarrėveshjeve eventuale nė fshat etj. Mungesa e bukės ka qenė preokupacion i vazhdueshėm pėr kėshillin e fshatit.
Operacionet armike, djegjet dhe shkatėrrimet e tyre e varfėronin edhe mė shumė popullin. Partizanėt gjithashtu duheshin furnizuar. Nė raste tė tilla Kėshilli ANCL u bėnte thirrje ēobanėve fterjotė qė banonin nė mal me bagėti, qė qumėshtin ta bėnin djathė tė njomė e t’ua jepnin fshatarėve falas. Kjo praktikohej sidomos pas operacioneve armike.
Pas formimit tė Kėshillit ANCL dhe njėsitit vullnetar pati njė rritje tė dukshme tė aktivitetit nė favor tė Luftės ANCL. Nė verė, si gjithonė, nė Fterrė grumbulloheshin shumė fshatarė pėr tė kaluar lejet e zakonshme, si nėpunės, mėsues e studentė pėr tė kaluar pushimet verore. Shumė nga kėta morėn pjesė edhe nė mbledhjen tek “Kroi i Bedrinit”. Nė takimet e pėrditshme bisedat silleshin rreth kryengritjes sė armatosur, flitej pėr aktet heroike tė tė rinjve antifashistė, pėr demonstratat e studentėve tė Normales sė Elbasanit, Gjimnazit tė Shkodrės, pėr aksionet e Ēetės sė Pezės, pėr rritjen e rezistencės anembanė Shqipėrisė etj.

3. Rritja e Lėvizjes ANCL. Fillimi i aksioneve tė armatosura. Shkatėrrimi i pushtetit fashist nė Kuē e Gusmar dhe ēlirimi i krahinės sė Kurveleshit nga pushtuesit.
Pas Konferencės sė Pezės veprimtaria e ēetave nė drejtim tė spastrimit tė krahinave malore nga organizmat e pushtetit okupues, u zgjerua. Ēeta e parė e Kurveleshit, e formuar nė muajin prill 1942, kishte filluar me kohė aksionet e armatosura. Nė qershor 1942 u vra prefekti i Kurveleshit Novrus Thaēi. Mė 21 gusht u godit njė patrullė policėsh nė Progonat.
Nga aksionet e veēuara, u mendua se kishte ardhur koha pėr aksione tė njė shkalle mė tė gjerė, qė do tė ēonin nė ēlirimin e Kurveleshit nga administrata fashiste. Mė 11 nėntor 1942 Ēeta e Kurveleshit bashkė me Ēetėn Vullnetare tė Kuēit sulmoi postkomandėn e xhandarmėrisė dhe repartin e milicisė nė Kuē. U vra komandanti italian, u ēarmatosėn 70 xhandarė e milicė dhe u liruan tė arrestuarit. Qė nga kjo kohė fashistėt nuk mundėn tė rivendosnin mė pushtetin e tyre ushtarak nė Kuē. Kurveleshi i Poshtėm mbeti zonė e lirė.
Fterrės i takonte tė luante rolin e avanpostit tė zonės sė lirė nė anėn Jugore tė Kurveleshit.
Me krijimin e zonės sė lirė, puna mori njė frymėmarrje mė tė gjerė. Partizanėt dhe njėsitet vullnetare lėviznin lirisht. Nė kėtė kohė ishte pengesė qendra e nėnprefekturės nė Gusmar me aparatin administrativ, komandėn e xhandarmėrisė e milicinė. Mė 27 nėntor 1942, nė prag tė 30-vjetorit tė Pavarėsisė, nė fshatrat e Kurveleshit, duke pėrfshirė edhe Fterrėn, u dha njoftimi qė lajmėronte grumbullimin e ēetave pėr tė kryer njė aksion tė rėndėsishėm. Nė kėtė aksion morėn pjesė edhe vullnetarė nga Fterra, ndėrmjet tyre Hiqmet Dusha e Iljaz Kofina. Nė mbrėmje tė kėsaj dite, nė njė mot tė ftohtė, me shi e breshėr, rreth 250 partizanė e fshatarė tė armatosur iu afruan nėnprefekturės. Rrethuan armikun nga tė gjitha anėt. Nėnprefekti me 100 vetė, ushtarė, karabinierė e milicė, u detyruan tė dorėzoheshin. Nė Gusmarin e ēliruar u bė festė e madhe. Morėn pjesė partizanė e popull nga tė gjitha fshatrat. Mustafa Matohiti mbajti njė fjalim tė zjarrtė. Midis tė tjerave ai tha: “Lufta antifashiste po pėrhapet nė tė gjithė Shqipėrinė, betejat e ardhshme kėrkojnė sakrifica dhe besim tė patundur pėr arritjen e fitores...”
Nga kjo kohė Kurveleshi, duke pėrfshirė edhe Fterrėn, mbeti zonė e lirė qė qeverisej nga kėshillat nacional ēlirimatare. Gjatė operacioneve ndėshkimore pushtuesit shkelėn disa herė Kurveleshin, por asnjėherė nuk mundėn tė qėndronin aty pėr njė kohė tė gjatė.
Pas aksionit tė nėnprefekturės sė Gusmarit, nė dhjetor 1942, krijohet ēeta e dytė e Kurveleshit me emrin “Hajredin Tremishti”, nė tė cilėn bėnte pjesė edhe Shefqet Brinja nga Fterra. Nė zbatim tė detyrave, pėr periudha tė shkurtėra, nė kėto ēeta kanė marrė pjesė edhe luftėtarė tė tjerė tė Ēetės sė Fterrės.

4. Operacioni i parė fashist nė Kurvelesh. Rritja e rezistencės sė popullit kundėr okupatorit.
Me ēlirimin e Kurveleshit armiku nuk mund tė pajtohej. Tė pasnesėrmen e ēlirimit tė Gusmarit, me urdhėr tė posaēėm tė mėkėmbėsit tė mbretit italian, fashistit Jakomoni, dhe kryeministrit Mustafa Kruja, forcat fashiste kryen njė operacion spastrimi kundėr popullit dhe forcave partizane tė shoqėruar me vrasje, djegje, plaēkitje me qėllim qė tė shuanin lufėn partizane, tė frikėsonin e nėnshtronin popullin dhe tė rivendosnin pushtetin fashist nė tė gjithė krahinėn.
Forcat fashiste u drejtuan nga komandanti i karabinierisė dhe prefekti i Gjirokastrės Tahir Kolgjini. Komanda e operacionit u pėrforcua me ushtarė tė Divizionit “Parma” dhe me avionė vėzhgimi pėr bashkėveprim me kolonat fashiste, zbulim tė forcave partizane dhe bombardim tė fshatrave tė krahinės. Armiku nuk e pati tė lehtė. Partizanėt e vullnetarėt e ēetave zunė shtigjet e Kurveleshit tė Sipėrm, shtigjet e Kuēit, Bolenės, Kallaratit, Ēorrajt e Fterrės. Fashistėt, megjithė goditjet qė morėn, kishin epėrsi nė njerėz dhe armatime. Ata arritėn tė futen nė Gusmar, (por edhe aty nuk qėndruan tė qetė, sepse partizanėt dhe fshatarėt i goditnin ēdo natė). Pas dy javėsh, mbasi dogjėn fshatra tė tėra, vranė pleq, gra e fėmijė, armiku u largua pa ia arritur qėllimit tė shkatėrronin ēetat partizane, tė ēarmatosnin popullin dhe tė rivendosnin pushtetin fashist.
Nė kėtė kohė dolėn kėngėt e njohura tė Memo Metos, qė pėrjetėsuan ngjarjet si :
Kurvelesh zemėra ime, Kurvelesh,
Ē’janė kėto lajmėrime, Kurvelesh,
Tė dėrgon Duēja “Lėvdime”, Kurvelesh,
Se do bėhen bombardime, Kurvelesh,
Shtėpi, plaēka e thėrrime, Kurvelesh,
Zjarr e flak e shkatėrrime, Kurvelesh,
Do mbeten foshnjat jetime, Kurvelesh,
Nga Kolgjini dhe Merlika, Kurvelesh…
Ose kėnga tjetėr pėr prefektin tradhtar e tė shitur :
Kėtu na erdhi prefekti,
Shpėrndan afishe miletit,
Ca me firma tė dovletit,
Ca me firma tė prefektit,
Ky prefekti nur, o nur,
Gjysma turk, gjysma kaur,
Dhe njė natė qė ra njė mur,
Vate u fut nė haur,
Nė haur u fut i ngrati,
Atje ishte edhe veshėgjati.
Pas dėshtimit tė kėtij operacioni fashist nė Kurvelesh, puna u shtri edhe nė fshatrat e Bregdetit, Rrėzomės, Delvinės, Konispolit, Kardhiqit, Tepelenės, Lumit tė Vlorės, duke vendosur lidhje e bashkėrenduar veprimet e ēetave partizane e vullnetare tė kėtyre zonave. Kėto lidhje, pėr Delvinė e Sarandė, realizoheshin shpesh nėpėrmjet Fterrės. Kėshtu Ēeta e Fterrės e shtriu aktivitetin edhe mė tej. Nė dhjetor 1942, njė pjesė e ēetės shkoi nė ndihmė tė ēetave tė tjera nė Kurveleshin e Sipėrm, pjesa tjetėr qėndroi nė Fterrė, duke kryer shėrbimin nė Bregun e Borshe, Shėnthanas, Galile, Hamurriqe.

5. Veprimet luftarake tė Ēetės Territoriale tė Fterrės. Sulmi mbi postbllokun e Borshit. Fuat Mato dėshmor i parė i Fterrės dhe i rinisė sė Kurveleshit.
Nė fillim tė vitit 1943 ishin krijuar kushte pėr veprime luftarake kundėr forcave tė armikut tė pėrqėndruara nė rrugėt e komunikacionit. Nė Fterrė erdhi Ēeta Partizane “Hajredin Tremishti” e drejtuar nga zv/komandanti i saj Xheladin Beqiri. Mbas takimit me Kėshillin NCL dhe Ēetėn e Fterrės, u vendos qė tė sulmoheshin forcat italiane nė Postbllokun fashist tė Borshit, ku qėndronte njė togė armike. Ēeta e Fterrės e kishte nisur aktivitetin e saj mė 27 qershor 1942, por nė fakt veprimi i parė luftarak fillon me kėtė aksion. Nė kthesė tė rrugės pėr nė Fterrė armiku kishte ndėrtuar njė qendėr zjarri, e cila shėrbente pėr vrojtim e luftim. Mė 26 janar, nga Ēeta e Fterrės u morėn tė dhėna zbuluese mbi forcat dhe armatimin e armikut. Ēeta partizane “Hajredin Tremishti” dhe ajo e Fterrės u vendos nė pjesėn nga Burimi i Ixorit deri nė kthesėn e parė tė rrugės qė vjen nga Fterra, ballė pėr ballė me mitrolozin e rėndė. Sulmi u bė nė orėn njė pas mesnate dhe vazhdoi deri nė orėn tre e gjysėm tė datės 27 janar. Fashistėve u erdhėn nė ndihmė forca tė tjera nga Suga. Ēeta iu afrua armikut deri nė distancėn e hedhjes sė granatave. U vranė disa ushtarė, u plagos njė oficer dhe njė ushtar u zu rob. Nė kėtė aksion Ēeta e Fterrės ishte nėn goditjen kryesore tė armikut. Dėmet nga ana jonė ishin njė i vrarė dhe njė i plagosur, tė dy luftėtarė tė Ēetės sė Fterrės.
Nė kėtė aksion mbeti i vrarė dėshmori i parė i Fterrės dhe i rinisė sė Kurveleshit FUAT MATO, qė ra nė afėrsi tė drejtpėrdrejtė tė mitrolozit armik. Trupin e tij e tėrhoqėn me vėshtirėsi Vehip Mero e Pasho Zhupa. Nė kėtė aksion u plagos Shyqyri Sadikaj.
Nga Ēeta e Fterrės morėn pjesė 18 vetė midis tė cilėve: Hiqmet Dusha. Iljaz Kofina, Shaban Mita, Shyqyri Sadikaj, Fuat Mato, Veli Mehmeti, Habil Hizmo, Vehip Mero, Zihni Mero, Pasho Zhupa, Azem Ēeli, Rufet Ruko, Muhedin Hadėri, Safet Gjoni, Nurēe Gjoni etj.
Menjėherė populli i Fterrės i ngriti kėngė dėshmorit tė tij tė parė, trimit FUAT MATO, kėngė qė u kėndua vazhdimisht gjatė Luftės e pas Ēlirimit tė vendit nga populli i Fterrės e nė Kurvelesh:
…E zeza natė e janarit
Nė postbllok plasi zjarri
Kush u hodh nė sulm i pari,
Djal’ i vogėl i Jasharit,
Fuati, petrit i malit....
Varrimi i Fuatit u bė mė mė 28 janar 1943. Hiqmet Dusha nė emėr tė bashkėluftėtarėve, tė rinisė dhe tė fshatarėve u betua qė “Fterra do tė qėndrojė pėrherė me Luftėn NCL dhe Fuatit do t’ia marrim hakun ...” Ai i bėri thirrje rinisė tė tregohej e gatshme pėr tė marrė pjesė nė aksione tė tjera kundėr armikut. Memo Metua i shprehu Nėnė Fatimesė ngushėllimet dhe po atė ditė, i frymėzuar nga qėndrimi heroik i saj ai ngriti vjershėn e njohur “Se liria i ka rrėnjėt mu nė gjak”:
Pas tre ditėsh erdhėn nė Fterrė pėr t’u betuar tek varri i Fuatit pėrfaqėsues tė rinisė sė Kurveleshit. Para tyre mbajti njė fjalim tė zjarrtė Birēe Sinamati, qė ngriti peshė zemrat e gjithė pjesėmarrėsve. Tė frymėzuar nga kjo ngjarje, shumė nga tė rinjtė shtuan radhėt partizane. Tė njėjtėn gjė bėri edhe vėllai mė i madh i Fuatit, Turhani. Nė atė kohė ai ishte student nė Normalen e Elbasanit. Mė 1 maj 1943, bashkė me 100 shokė tė tjerė normaliste, braktisi mėsimet dhe doli partizan. Turhani u rrjeshtua nė Ēetėn e Dumresė e mė pas nė Brigadėn e I-rė S. Nė shtator 1943 ai u pranua nė PKSH dhe u caktua zv/komisar i Kompanisė sė Mortajeve tė kėsaj brigade. Ra dėshmor gjatė luftimeve pėr ēlirimin e Pogradecit nė maj 1944.

6. Pėrpjekjet e armiqve pėr tė penguar Luftėn ANCL. Lindja e Ballit Kombėtar. Fterra i qėndron besnik fjalės sė dhėnė
Fashistėt, pėr ta pasur mė tė lehtė sabotimin e Luftės ANCL nė Kurvelesh, pėrdorėn futjen e spiunėve nė zonat e lira Nė shkurt 1943 dėrguan nė Kurveleshin e Poshtėm njė oficer tė zbulimit ushtarak. Ai u paraqit si i arratisur antifashist. Nė Fterrė, me porosi tė Hiqmet Dushės, ai u shoqėrua pėr nė Kuē. Nė kėtė kohė italianėt pėrgatiteshin tė kryenin njė operacion tė madh nė Kurveleshin e Poshtėm. Agjenti me tė dhėnat e grumbulluara pėrgatiti njė letėr, tė cilėn ia dha njė fshatari nga Kuēi qė ta postonte nė Himarė. Letra do tė binte nė duart e zbulimit italian nė Vlorė. Ajo u kap, sepse partizanėt ishin vigjilentė. Nė tė thuhej : “Ndodhem karshi ishullit tė Korfuzit, 20 km nė thellėsi. Kėtu ka portokalle dhe ullinj. Mė propozojnė tė fejohem mė njė vajzė. Qė fejesa tė dalė mė sukses, mė duhen 2000 lireta”. Pėrmbajtja ishte: “Nė Kurvelesh ka partizanė (portokalle) dhe ullinj (fashistė). Pėr tė kryer operacionin duheshin 2000 forca”. Gjyqi partizan kėtij spiuni i dha dėnimin e merituar.
Rast tjetėr ishte ai i ushtarit italian qė u kap nė postbllokun e Borshit, tė cilin e liruan. Nė kolonėn e ushtarėve tė operacionit fashist tė prillit qė erdhi nga Saranda nė Fterrė e Kuē, ai u tregonte eprorėve tė tij shtėpitė ku strehoheshin partizanėt, tė cilat pastaj u dogjėn.
Nė nėntor 1943 u krijua Organizata e Ballit Kombėtar. U propagandua se ekziston njė organizatė nacionaliste qė ishte pėr bashkimin e shqiptarėve nė luftė kundėr pushtuesit. Partia i bėri thirrje Ballit Kombėtar qė tė bashkohej me Luftėn Antifashiste NCL si pjesėtarė tė Frontit NCL. Por nė janar-mars 1943 krerėt e Ballit Kombėtar nėnshkruan njė sėrė marrėveshjesh me pushtuesit. Ata synonin tė siguronin pushtetin politik pas mundjes sė Italisė fashiste dhe tė neutralizonin Frontin ANCL. Sabotuan pėrpjekjet pėr luftė tė pėrbashkėt e ndėrmorėn veprime pėr tė shuar Lėvizjen ANCL.
Nė mars 1943 erdhi nė Fterrė eksponenti i Ballit Kombėtar nė Qarkun e Gjirokastrės, Ismail Golemi. Pėrveē Hiqmet Dushės e Mehmet Dushės nė mbledhjen e organizuar nė fshat ishte dhe Birēe Sinamati nga Kuēi. Ismaili u mundua t’u mbushte mendjen burrave tė Fterrės se “Italia ėshtė akoma e fortė” .... “Nuk ka ardhur akoma koha pėr luftė, po tė luftohej do tė merrej populli nė qafė, do tė kishte vrasje, djegje e persekutime, prandaj nuk duhej vajtur pas komunistėve...”. Por fjalėt e tij nuk pinė ujė. Burrat e Fterrės, tė cilėt shihnin e kuptuan se kujt i shėrbente kjo organizatė, qėndruan pėrkrah Frontit NCL e nuk u lėkundėn nga fjala e dhėnė e vendimi i tyre. Fterjotėt, Hiqmeti, Mehmeti e Birēja i hodhėn poshtė me argumente propagandėn e nuk pranuan propozimet e tij. Ismail Golemi, nėpėrmjet Lugut tė Fterrės, iku nga kishte ardhur.

7. Operacioni armik i prillit 1943 nė Kurvelesh dhe qėndrimi i popullit tė Fterrės.
Nė pranverė 1943 nė zonat malore tė Vlorės dhe Gjirokastrės ishin ngritur baza partizane, tė cilat mbanin nėn goditje rrugėt e komunikacionit. Kurveleshi ishte njė nga bazat mė tė forta. Ēetat partizane dhe territoriale ishin bėrė zot tė krahinės. Kėshillat NCL vepronin ngado si i vetmi pushtet i popullit.
Nė kėto kushte, fashistėt vendosėn tė kryenin nė Kurvelesh njė operacion spastrimi nga pesė drejtime, me epiqendėr Kuēin. Ata shpresonin t’i jepnin njė grusht dėrrmues Lėvizjes NCL qė kishte marrė pėrmasa tė gjera. Kjo do t’u shėrbente pėr tė vendosur pushtetin fashist, qė populli i Kurveleshit e kishte pėrmbysur.
Forcat italiane sulmuan nga Himara, Tepelena, Gjirokastra pėr nė zemėr tė Kurveleshit. Ata parashikonin qė me goditje nga disa drejtime, t’i detyronin forcat partizane tė tėrhiqeshin, t’i rrethonin ato me epiqendėr Kuēin dhe pastaj tė sulmonin pėr t’i shkatėrruar.
Ēeta Vullnetare e Fterrės dhe pak partizanė qėndruan nė pozicione e nė vėzhgim nė Borsh tė Vjetėr dhe pastaj do tė zinin rajonin Rripa e Cjepurit e Bėrdė. Fashistėt tė grumbulluar nė Ixuar tė Borshit, mund tė sulmonin nė ēdo kohė dhe populli nuk duhej tė gjendej nė befasi. Mė 15 prill fashistėt hynė nė Fterrė pa ndeshur nė rezistencė, mbasi erdhi urdhėri pėr tėrheqje. Nėpėr lumin Shushicė pėrparonte njė batalion armik.
Populli i Fterrės u largua nė pyjet e Koritės, Moēalin e Ēoke, Lugun e Thellė, Cmarte e gjetkė, duke marrė me vete vetėm pak sende tė nevojshme pėr jetesė. Nė Fterrė fashistėt arrestuan dhe morėn me vete 10 fshatarė, kryesisht pleq, tė cilėt qėndruan pėr tė ndikuar nė mosdjegjen e shtėpive tė fshatit. Ata i ēuan nė Vlorė, i mbajtėn tė izoluar dhe pas njė kohe i liruan. Me tė hyrė nė Fterrė ushtria italiane dogji 20 shtėpi dhe grabiti pasurinė e bagėtinė, bashkė me kafshėt e punės qė gjetėn pėrpara.
Kurveleshi u pėrshkua me zjarr nga trupat fashiste. Karabinieria ushtroi terror, dogji shtėpitė, vranė e arrestuan simpatizantė qė nuk mundėn tė iknin nga fshatrat. Forcat armike qėndruan deri mė 22 prill 1943.
Dėmet ishin tė shumta. Nė njė komunikatė tė luftės thuhej: “Kurveleshi u qėllua befas. Fashizmi dogji, plaēkiti, shkatėrroi nė mėnyrė fashiste. Me qindra fėmijė kanė ngelur pa bukė, pa strehė. Fashistėt dogjėn Kuēin, njė pjesė tė Fterrės, tė Bolenės, disa shtėpi nė Progonat e Nivicė.”
Megjithatė armiqtė nuk mundėn tė shkatėrronin e tė dėmtonin asnjė nga repartet partizane ose nga ēetat territoriale tė Kurveleshit. Operacioni armik, jo vetėm qė nuk lėkundi besimin e popullit nė fitoren e Luftės ANCL, por pėrkundrazi e shtoi urrejtjen ndaj pushtuesit.

8. Qėndrimi pėrbuzės i fterjotėve ndaj prefektit tė Gjirokastrės.
Autoritetet kuislinge tė Gjirokastrės, qė tė ruanin njėfarė kredie pėr vete nė popullin e Kurveleshit dhe pėr tė zbutur zemėrimin e madh qė kishte pėrfshirė fshatarėt pėr shkak tė mizorive qė kishin kryer fashistėt italianė nė Operacionin e Prillit, menduan t’u shpėrndanin fshatarėve njė sasi tė hollash dhe misėr nė formė dėmshpėrblimi. Shpėrndarjen e ndihmave e mori nė dorė prefekti i Gjirokastrės Rasim Babameto, i cili erdhi nė Kurvelesh tė Poshtėm me njė suitė tė madhe qė tė ndante lėmoshėn e pushtuesit, duke dashur tė tregojė njėkohėsisht “dhembshurinė” e kuislingėve pėr fatkeqėsinė qė e kishte goditur popullin.
Mė datėn 19 maj 1943 prefekti erdhi nė Fterrė. Kėrkoi tė bėnte takim me burrat e fshatit. Takimi u bė nė shtėpinė e Neim Zanit. Nė kėtė takim ishin disa fshatarė dhe Hiqmet Dusha e Mustafa Matohiti, i cili u paraqit si mėsues nė Ēorraj. Mbasi dėgjuan pallavrat e prefektit, ndėrhynė Mustafai e Hiqmeti duke u thėnė: “Megjithėse ju i quani komunistėt tė shitur ata hanė vetėm bukėn e tyre, kurse ju hani nė ēanakun e fashizmit dhe me tė hollat e tij keni ardhur kėtu tė na ofroni ndihmėn tuaj “bujare”. Kjo tregon se komunistėt janė bij tė popullit qė luftojnė pėr ēlirimin e atdheut dhe jo tė shitur, prandaj mos u mundoni t’i mbushni mendjen njeriu se nuk ju dėgjon kush…”
Kjo pėrgjigje elektrizoi gjendjen dhe shumė nga pjesėmarrėsit i thanė prefektit qė operacioni nė Kurvelesh ishte kryer me dijeninė dhe miratimin e tij. Nė fund fshatarėt njėzėri nuk i pranuan ndihmat e fashizmit. Tė nesėrmen prefekti shkoi nė Kuē ku mori tė njėjtėn pėrgjigje nga populli i Kuēit.
Pas operacionit armik tė prilllit nga persona tė veēantė nė fshat pati edhe ndonjė lėkundje ndaj Luftės ANCL, qė synonin rivendosjen e pushtetit tė vjetėr, por kėto mendime u hodhėn poshtė nga populli i Fterrės.
9. Ēeta e Fterrės zgjeron aktivitetin edhe jashtė territorit tė saj. Nė Fterrė inaugurohet Ēeta Partizane “Toto Bolena”. Hiqmet Dusha bie dėshmor nė Libohovė. Populli i Fterrės betohet pėr tė dytėn herė.
Uniteti i popullit tė Fterrės forcohej ēdo ditė. Ēeta vullnetare e inkuadruar nė Batalionin Territorial tė Kurveleshit tė Poshtėm, shtoi aktivitetin edhe jashtė fshatit si nė Kurveleshin e Sipėrm, Mesaplik, Rrėzomė etj. Ajo zakonisht rrinte nė pozicione nė kufi me Borshin, e gatshme pėr t’u mbrojtur nga sulmet e fashistėve. Por, duke filluar nga maji 1943, bashkė me ēetėn e Kuēit shkoi nė Gusmar pėr t’u ardhur nė ndihmė forcave partizane pas operacionit armik tė prillit, ku fashistėt kishin arrestuar e dėrguar shumė burra nė kampet e pėrqėndrimit. Nga Smokthina ajo u kthye nė fshat e qėndroi nė pozicione, pėrsėri nė gatishmėri nė drejtim tė Borshit.
Nė qershor, pjesėtarė tė Ēetės sė Fterrės, bashkė me Ēetėn “Hajredin Tremishti” nėpėrmjet Kurveleshit tė Sipėrm, shkuan nė fshatrat e Kardhiqit e tė Rrėzomės, ku zhvilluan aktivitete politiko-propagandistike. Ata hapėn gjithashtu edhe depot e drithit tė mbledhur nga pushtuesit dhe ua shpėrndanė atė fshatarėve.
Nė fillim tė gushtit, njė pjesė e Ēetės sė Fterrės, e udhėhequr nga Mehmet Dusha, sė bashku me atė Kuēit, shkuan nė Kurveleshin e Sipėrm, ku krerėt reaksionarė tė Nivicės kėrcėnonin Ēetėn e Bregut qė ndodhej nė Qafėn e Kreshtės. Ēeta shkoi gjithashtu nė Gusmar e Rexhin nė mbrojtje tė bazave tė Lėvizjes NCL dhe mori pjesė nė debatin politik me tradhtarin Tahir Kolgjini.
Pas kėsaj ēeta, kryesuar nga Mehmet Dusha, u caktua me detyrė qė tė shoqėronte dhe siguronte pėrfaqėsuesit e Frontit NCL nė debatin politik qė do tė bėhej nė Vaun e Dafinės me krerėt e Ballit Kombėtar. Diskutimet e mbajtura dhe fjala e Memo Metos nė mbrojtje tė Luftės ANCL dhe organizimit tė aksioneve kundėr pushtuesit fashist u mbėshtetėn nga pjesėmarrėsit dhe i paralizuan krerėt e Ballit, tė cilėt dėshtuan plotėsisht.
Ēeta e Fterrės zakonisht vepronte brenda fshatit e rreth tij, por nė rastet qė pėrmendėm u aktivizua edhe jashtė fshatit, duke kryer detyra qė zakonisht i kryenin ēetat partizane. Pėr zbatimin e kėtyre detyrave, nė ēetėn e Fterrės ishte krijuar njė bėrthame e vogėl e pėrhershme vullnetarėsh.
Karakteristikė e popullit tė Fterrės me shumė intelektualė, arsimtarė e studentė, nėpunės tė thjeshtė nė aparatet administrative tė asaj periudhe, nė mėnyrė tė veēantė nė 6-mujorin e parė tė vitit 1943, por edhe mė pėrpara, duke iu pėrgjigjur thirrjes qė u bėri Fronti NCL pėr tė braktisur administratėn fashiste, si edhe kėshillės sė intelektualeve qė ishin nė Fterrė, Hiqmet Dusha e tė tjerė, pėrqafuan Lėvizjen ANCL dhe u kthyen nė fshat. Braktisėn punėn dhe studimet dhe erdhėn nė Fterrė : Mehmet Dusha, Bilal Dusha, Safet Memi, Lame Xhama, Shefki Mita, Resul Mita, Shaban Mita, Dilaver Shkurti, Shefqet Shkurti, Demir Shkurti, Ismet Elezi, Sirri Bezhani, Nafiz Bezhani, Rait Braho, Xhevdet Braho, Remzi Braho, Qemal Mehmeti, Lazo Kofina, Sami Kofina, Xhevdet Kofina, Belul Brinja, Nishat Brinja, Shefqet Brinja, Zilfo Malo, Safet Gjoni, Kadri Gjoni, Qazim Gjoni, Sadik Mehmeti, Halil Mato, Sinan Ruko, Eshref Mita e shumė tė tjerė nėpunės e studentė fterjotė. Pati edhe fterjotė qė nė atė periudhė ushtronin punė private dhe qė ishin aktivizuar nė shėrbim tė Luftės NCL, tė cilėt u kthyen nė vendlindjen e tyre me gjithė familje. Shumė nėpunės e studentė ishin lidhur me Lėvizjen NCL dhe punonin pėr tė, bile kishte nga kėta qė ishin tė organizuar nė grupet edukative. Me tė ardhur nė fshat ata morėn kontakt me Hiqmet Dushėn, me komunistė e aktivistė tė tjerė, me kėshillin NCL dhe ēetėn vullnetare e u aktivizuan menjėherė duke marrė pjesė nė luftėn e armatosur.
Nė qershor 1943 inaugurohet Ēeta Partizane “Toto Bolena”, njė nga ēetat e para tė Kurveleshit, e cila rreshtimin e parė e bėri nė Fterrė, nė vendin e quajtur Kondale. Ajo pėrbėhej kryesisht nga vullnetarė tė Kurveleshit tė Poshtėm, duke pėrfshirė edhe gjashtė fterjotė. Komisar u caktua Hiqmet Dusha dhe komandant Iljaz Kofina. Fakti qė nė udhėheqje tė ēetės u caktuan dy fterjotė tregon vlerėsimin qė i bėhej Fterrės e bijve tė saj.
Nė gusht 1943 kjo ēetė u inkuadrua nė Batalionin “Asim Zeneli”. Nė luftimet pėr asgjėsimin e garnizonit italian nė Libohovė, mori pjesė edhe batalioni “Asim Zeneli”. Pas dy ore luftimesh tė pėrgjakshme, partizanėt ēliruan Libohovėn dhe armiqte u mbyllėn nė kala. Por nė mėngjezin e 31 gushtit, fashistėve u erdhėn ndihma, forca tė reja nga Gjirokastra, dhe partizanėt u detyruan tė tėrhiqen. Nga forcat tona, ndėrmjet katėr partizanėve, ra dėshmor komisari trim Hiqmet Dusha, i cili ishte ndėr tė parėt qė u hodh nė sulm nė portėn kryesore tė kalasė.
Vrasja e Hiqmetit, komisarit tė dytė pas Asim Zenelit nė Qarkun e Gjirokastrės, ishte njė humbje e madhe pėr familjen, pėr popullin e Fterrės e nė krahinė. Por hidhėrimi u kthye nė forcė. Emri dhe vepra e Hiqmet Dushės, ideatorit, agjitatorit tė flaktė tė Luftės ANCL u bė shembull heroizmi pėr tė gjithė popullin dhe rininė e Fterrės, tė cilėt u betuan pėr tė dytėn herė se do t’i qėndronin besnikė Frontit ANCL dhe se do t’ia merrnin hakun. Nė kujtim tė tij, nė tetor 1943, njė nga ēetat e Batalionit ”Dėshnica” mori emrin e Hiqmet Dushės.

10. Krijimi i celulės se Partisė Komuniste dhe aktivit tė Rinisė Komuniste nė Fterrė. Forcimi i rolit udhėheqės tė organizatės-bazė.
Partia Komuniste ishte forca e vetme politike e organizuar, mbartėse e idealeve tė luftės pėr ēlirimin kombėtar, flamurtare, udhėrrėfyese dhe udhėheqėse e masave qė do ta ēonte deri nė fund luftėn e filluar. Celulat e Partisė udhėhiqnin luftėn politike e tė armatosur tė popullit. Nė Kurvelesh, nė maj 1942, ishte formuar celula e parė komuniste e nė nėntor tė atij viti celula e Kurveleshit tė Poshtėm. Nė mars 1943 Komiteti Krahinor i Partisė, pėr tė forcuar punėn, i kushtoi njė kujdes tė veēantė krijimit tė celulave tė reja. Nė kėtė kuadėr u krijua celula e Partisė edhe nė Fterrė.
Deri nė muajin korrik 1943, puna e Partisė nė Fterrė udhėhiqej nga komunistėt fterjotė, qė jetėn e Partisė e bėnin nė celulėn e Kurveleshit tė Poshtėm. Dhe kėta ishin Hiqmet Dusha dhe Lazo Kofina.
Mė 17 korrik 1943 nė shtėpinė e Shaban Mitės u krijua celula e parė e Partisė nė Fterrė me komunistė fterjotė. Nė mbledhje morėn pjesė Mehmet Dusha, Shaban Mita, Bilal Dusha dhe Eqerem Kofina. Nė kėtė kohė komunistėt mė tė vjetėr Hiqmet Dusha dhe Iljaz Kofina, kishin kaluar nė formacionet partizane.
Pėrgjegjės i celulės u caktua Mehmet Dusha, i cili nė fund tė dhjetorit 1942 kishte braktisur detyrėn si sekretar komune nė Qarkun e Beratit, mbasi pėr lidhjet e tij me Qarkorin e Beratit, Ēetėn e Skraparit dhe aktivitetin antifashist nė kėtė zonė ishte i kėrkuar nga kuestura dhe nė fillim tė janarit 1943 ai kishte ardhur nė Fterrė. Kėtu ai gjeti njė atmosferė tė ndezur dhe terren tė pėrgatitur pėr luftė kundėr fashizmit, tė cilėn e kishte pėrgatitur vėllai i tij Hiqmeti. Shtėpia e Dushe ishte bėrė qendra e Partisė dhe e Shtabit tė Ēetės, ku jepeshin e merreshin udhėzime politike e luftarake, bėheshin mbledhje e takime ilegalėsh. Ardhja e Mehmetit ishte ndihmė e madhe pėr tė vėllanė Hiqmetin dhe ai filloi menjėherė aktivitetin jo vetėm nė fshat, por edhe nė krahinė e mė gjerė. Brenda njė kohe tė shkurtėr u zgjodh anėtar i Kėshillit Krahinor tė Kurveleshit.
Pas largimit tė Hiqmetit, nė qershor 1943, ai u caktua udhėheqės i Ēetės sė Fterrės dhe i Kėshillit NCL tė fshatit. Mehmeti kreu funksionin e sekretarit tė celulės dhe komisarit tė Ēetės sė Fterrės deri nė 19 dhjetor 1943, kur vajti delegat nė Konferencėn e Partisė sė Qarkut, nė Sheper, nga ku u caktua komisar i Batalionit “Dėshnica” tė Pėrmetit e mė pas komisar i Grupit tė 5-tė tė Pėrmetit. Nė maj 1944 zgjidhet delegat nė Kongresin Antifashist tė Pėrmetit si pėrfaqėsues i ushtrisė tė kėsaj zone. Me urdhėr tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė UNCL, mbas Kongresit tė Pėrmetit caktohet komandant e Grupit tė I-rė Kurvelesh-Bregdetit tė Zonės sė Parė Operative Vlorė-Gjirokastėr e nė gusht 1944 zv/komandant i Brigadės sė XIX-S deri nė ēlirimin e vendit.
Shaban Mita ishte njė nga ilegalėt e parė nė Fterrė, bashkėpunėtor i ngushtė i Hiqmetit, Mehmetit e Safetit. Ishte ngarkuar nga Partia tė organizonte dhe udhėhiqte rininė. Kėtė detyrė ai e kreu me sukses, krijoi Aktivin e Rinisė Komuniste dhe atė tė Rinisė Antifashiste (BRASH), qė luajtėn njė rol tė madh nė kėtė periudhė. Mjeshter i anės teknike pėr shtypjen e materialeve tė ndryshme propagandistike dha njė kontribut tė madh nė kėtė fushė.
Bilal Dusha, ishte lidhur me Lėvizjen NCL qė nė vitin 1941 kur ishte me punė nė Rehovė tė Drashovicės ku qėndroi deri nė vjeshtėn e vitit 1942. Atje ai pėrqafoi idetė e luftės pėr liri. Me kthimin nė fshat u bė aktivist i Rinisė Antifashiste Shqiptare dhe pjesėmarrės nė Ēetėn Territoriale tė fshatit. Punoi pa u lodhur, duke ndihmuar vėllanė e tij Hiqmet Dusha, organizatorin e rezistencės nė fshat, si korrier, duke shkuar fshat mė fshat pėr tė kryer porositė e partisė, pėr tė shumėfishuar komunikatat qė vinin ilegalisht, si dhe informacionet qė merreshin nga njė radio me bateri nė shtėpinė e Ismet Elezit etj. Nė tremujorin e parė 1944 kaloi nė formacionet partizane, fillimisht pėrgjegjės rinie batalioni nė Grupin e Parė Bregdet-Kurvelesh, ku nė njė nga betejat e kryera nga ky grup u plagos dhe u shtrua nė Spitalin Partizan tė Fushėbardhės. Pas daljes nga spitali u caktua pėrgjegjės i Rinisė nė Batalionin e I-rė tė kėtij grupi dhe pėr aktivitetin e tij u zgjodh delegat nė Kongresin e Parė tė Rinisė Antifashiste nė Helmės tė Skraparit. Luftoi nė kėtė formacion ushtarak me trimėri deri nė ēlirimin e vendit
Eqerem Kofina, aktivist dhe pjesėmarrės nė Lėvizjen Antifashiste NCL dhe nė Ēetėn e Fterrės qė nga viti 1942. Iljazi, babai tij, ishte komandant i Ēetės sė Fterrės qė nė krijimin e saj. Shtėpia e tyre ishte njė nga bazat e rėndėsishme tė Luftės ne fshat. Nė pranverė 1944 kaloi nė formacionet partizane.
Safet Memi, nė fund tė korrikut 1943 braktisi punėn e tij private si farmacist nė Himarė dhe erdhi nė Fterrė. Menjėherė filloi aktivitetin e tij antifashist nė dobi tė Luftės Antifashiste Nacionalēlirimatare, duke qėndruar nė krah tė Mehmetit si shok e bashkėpunėtor i ngushtė. Nė gusht 1943 pranohet nė Parti. Me largimin e Mehmetit, nga dhjetori 1943, deri nė ēlirimin e vendit, ka qenė sekretar i celulės sė Partisė nė Fterrė, komisar i ēetės vullnetare tė Fterrės, anėtar i Kėshillit Nacionalēlirimtar, duke marrė kėshtu drejtimin politik e ushtarak tė Fterrės, detyra tė cilat i udhėhoqi me urtėsi e pjekuri deri nė ēlirimin e vendit. Nga tremujori i tretė 1944 u bė anėtar i Komitetit tė Partisė tė Kurveleshit. Safeti ishte lidhur me Lėvizjen Nacionalēlirimtare qė nė fillimet e saj. Kishte marrė pjesė nė Demonstratėn e 28 Tetorit 1941 nė Tiranė dhe ishte burgosur pėr aktivitet antifashist, pjesėmarrės nė grupet edukative, fillimisht nė Tiranė dhe pastaj nė Himarė.
Mė pas komunistėt e tė dy fshatrave Fterrė-Ēorraj u bashkuan nė njė organizatė deri nė ēlirimin e vendit. Sekretar mbeti vazhdimisht Safet Memi.
Nė qershor 1944 nė organizatėn-bazė u pranua Dilaver Shkurti, ish anėtar i grupit edukativ nė Normalen e Elbasanit qė nga viti 1942 dhe i ri komunist nė Fterrė.
Organizata e Partisė organizoi dhe udhėhoqi aktivitetin politik, ideologjik dhe ushtarak nė fshat. Pėrveē forcimit tė Kėshillit NCL, i cili zhvillonte njė aktivitet tė gjerė pėr mobilizimin e popullit nė kryengritjen e armatosur, aktivizoi ēetėn vullnetare pėr ta shtrirė aktivitetin e saj edhe jashtė Fterrės, krijimin e rojes partizane qė shėrbeu si bėrthamė e pushtetit ushtarak nė prapavijė.
Organizimi i rinisė ishte njė nga detyrat kryesore qė Partia i vuri vetes qė nė ditėt e para tė themelimit tė saj. Pjesėmarrjen e rinisė nė luftė Partia e vlerėsonte si njė kusht tė domosdoshėm pėr arritjen e qėllimit tė saj strategjik. Prandaj ajo i kushtoi kujdes tė veēantė organizimit, edukimit dhe mobilizimit tė rinisė, nė radhet e sė cilės militonin anėtarėt e saj mė tė mirė. Rinia Komuniste kishte pėr detyrė tė bashkonte rreth Frontit NCL masat e rinisė shqiptare, t’i organizonte dhe t’i mobilizonte ato nė luftėn pėr ēlirimin e atdheut. Nė fakt rinia u bė krahu i djathtė i Partisė, ndihmėsja e saj mė besnike pėr edukimin e masave tė gjera me frymėn e patriotizmit luftarak, pėr mobilizimin e tyre nė luftėn anifashiste.
Nė mars 1943 u krijua Komiteti Krahinor i Rinisė Komuniste tė Kurveleshit, ku bėnin pjesė njė pėrfaqėsues pėr ēdo fshat. Nga Fterra bėnte pjesė Shaban Mita.
Pas krijimit tė celulės nė fshat, nė zbatim tė detyrave tė aktivit tė Rinisė Komuniste tė Qarkut, nėn drejtimin e Komitetit tė Rinisė Komuniste tė Kurveleshit dhe kujdesit tė organizatės-bazė, u vendos qė edhe nė Fterrė tė krijohej aktivi i Rinisė Komuniste. Mbledhja e Parė e Rinisė Komuniste u bė mė 5 gusht 1943 nė shtėpinė e Eqerem Kofinės. Nė aktiv bėnin pjesė Dilaver Shkurti, Rait Braho, Lutfi Dusha, Zonjė Kofina, Ballkėze Korkuti, Barjame Brinja dhe Sadete Mėrkuri. Gjatė vitit 1944 u pranuan edhe Selim Avreci e Meto Hadėri. I dėrguar i Partisė ishte Shaban Mita.
Rinia komuniste grumbulloi rreth saj rininė antifashiste, djem e vajza. Ajo zhvillonte punė tė dendur pėr edukimin e tyre dhe luante rol tė rėndėsishėm nė jetėn e fshatit. Ajo ishte forca mė e gjallė e aktive, ishte ndihmėsja e celulės sė Partisė nė fshat.
Nė vijim tė punės me rininė Partia dha udhėzime pėr organizimin e Rinisė Antifashiste. Bashkimi i Rinisė Antifashiste Shqiptare (BRASH) ishte organizatė e gjerė, ku merrte pjesė e gjithe rinia, tė rinjtė komunistė dhe tė rinjtė e tjerė.
Udhėzimet pėr organizimin e Rinisė Antifashiste u pritėn me interesim nga e gjithė rinia e fshatit. Mbledhja e parė pėr krijimin e kėsaj organizate u bė javėn e parė tė shtatorit 1943 nė Varré, tek vendi i quajtur Rrapi i Barjamit. Pėrgjegjės i rinisė u zgjodh Shaban Mita dhe zėvendės Dilaver Shkurti. Nė fillim tė vitit 1944 u arrit qė nė aktivitetet e rinisė tė merrnin pjesė gati qind pėr qind e tė rinjve dhe tė rejave tė fshatit. Shumicėn dėrrmuese e bėnin tė rejat, sepse tė rinjtė ishin larguar pėr nė repartet partizane. Organizata e Rinisė Komuniste dhe ajo Antifashiste bėnė njė punė tė madhe e tė gjithanshme pėr mobilizimin e gjithė fshatit nė luftėn e armatosur.
Njė nga aktivistėt e shquar tė rinisė me aktivitet nė Fterrė nė periudhėn e Luftės ANCL, pas gjysmės sė parė tė vitit 1943 ishte edhe Ismet Elezi. Ai mbasi u kthye nga studimet universitare nė Itali (Firenze), bashkė me dy shokėt e tij, Ali Gjoliku e Mihal Kopali, bėnė njė takim nė Lumė tė Ēorre dhe vendosėn tė pėrkrahnin Frontin NCL. Vendimin qė mori e zbatoi. Mori pjesė aktive me Rininė Antifashiste dhe Ēetėn Territoriale tė Fterrės, ndihmoi nė pėrkthimin e lajmeve nga radioja e tyre, kundėrshtoi krerėt e Ballit, tė cilėt donin tė pėrēanin fterjotėt, gjatė vitit 1944 u bė njė drejtuesit kryesorė tė rinisė nė Rrethin e Kurveleshit. Bashkė me shokėt organizoi grupin teatral tė Fterrės. U caktua me detyra tė rėndėsishme nė pushtetin e ri tė rrethit qė u ngrit nė zonat e lira, pėrfaqėsoi rininė e Kurveleshit nė Kongresin e Dytė tė saj.
Njė rol tė rėndėsishėm nė drejtimin dhe organizimin e punėve tė Partisė dhe Rinisė ka luajtur edhe e deleguara e Komitetit Qarkor nė Kurvelesh, Nefo Puto, e cila kishte simpatinė e gjithė rinisė sė Fterrės e nė Kurvelesh. Nė Operacionin e Dimrit, ballistėt hapėn lajmin qė kanė arrestuar Nefo Puton nė Ēorraj. Safeti, Dilaveri dhe Resul Mita vendosėn tė ndihmonin nė lirimin e saj. Shkuan tė tre nė Ēorraj. Resuli me kryqin gjerman nė krah u fut nė mes tė ballistėve qė i njihte. Rezultati ishte qė lajmi nuk ishte i vėrtetė, por ballistėt e kishin pėrhapur atė lajm, si dhe lajme tė tjera pėr tė diskretituar aktivistėt e Partisė.
Shumė tė rinj tė tjerė si Shefqet Brinja, Turhan Mato, Bektash Gėdo, Resul Mita, Pasho Zhupa, Nafiz Bezhani, Osmėn Memi, Azem Ēeli, Sami Kofina, Shaze Mita, Damo Gjoni, Nevzat Brinja, Naxhi Zhupa, Fuat Brinja, Bexhet Brinja, Nazmi Brinja, Malo Malo, Muhamet Malo, Sefto Gjoni, Mezan Shkurti, Lavdosh Zani, Levend Gjoni, Azem Gjoni, Naxhie Mato e tė tjerė kaluan nė formacionet partizane ku luftuan trimėrisht.
Pasho Zhupa, Shefqet Brinja, Turhan Mato, Bektash Gėdo, Nafiz Bezhani, Bilal Dusha, Sami Kofina etj. u ngritėn nė pėrgjegjesi, u pranuan nė Parti dhe nė Rininė Komuniste.
Nė kėtė luftė tė madhe pėr ēlirimin e Shqipėrisė ranė heroikisht nė beteja me nazi-fashistėt edhe djemtė e Fterrės Hiqmet Dusha, Fuat Mato, Turhan Mato, Osmėn Memi, Azem Ēeli dhe Shaqo Mita.
Gjatė periudhės sė luftės nė Fterrė janė aktivizuar dhe kanė kryer detyra tė veēanta edhe shumė pionierė, nga tė cilėt mund tė pėrmendim Bajram Sadikun, Rakip Korkutin, Luan Dushėn, Hadėr Hadėrin, Bardhyl Xhamėn etj.
Celula e Partisė tregoi gjithashtu kujdes tė veēantė pėr organizimin e aktivizimin e grave tė fshatit. Bashkimi i Gruas Antifashiste Shqiptare (BGASH) si organizatė kishte filluar tė krijohej nė prill 1943. Pas mbledhjes sė Kėshillit tė Pėrgjithshėm ANCL mori trajtė tė plotė e tė pėrcaktuar si organizatė nė gjirin e Frontit ANCL.
Zgjedhja e kėshillit tė grave u bė nė fund tė gushtit 1943. Kjo i dha shtytje aktivizimit tė tyre. Nė kėshillin e parė tė gruas u zgjodhėn Hava Mita, Faro Shehu, Hanko Ēeli, Gjylza Korkuti dhe Vahide Mato. Gjatė luftės kanė ndihmuar e janė aktivizuar dhe gra tė tjera si Zenepe Dusha, Selime Dusha, Sevde Mita, Hava Ruko, Merjeme Dauti, Tike Ēallo, Sadihane Sadikaj, Merushanė Shkurti e tė tjera. Gratė dhanė njė ndihmė tė madhe nė zgjidhjen e shumė problemeve qė preokuponin Kėshillin NCL si furnizimi me ushqime e veshmbathje pėr partizanėt, pėrgatitja e djemve tė fshatit pėr t’i nisur partizanė, lufta kundėr fanatizmit e shumė detyra tė tjera.
Njė punė tė mirė nė favor tė Luftės ANCL, e organizuar nga Hiqmet Dusha dhe ndihmuar nga Shaban Mita, qė i kaloi kufijtė e Fterrės, ėshtė bėrė nga fundi i vititi 1942, nėpėrmjet dėgjimit tė lajmeve dhe marrjen e lajmeve tė brendshme e tė jashtme nga agjencitė e huaja. Nga kėto lajme hartohej buletini qė dėrgohej nė Kuē dhe shpėrndahej nė fshatrat e tjera tė Kurveleshit. Pas largimit tė Hiqmet Dushės, Shaban Mita nė kėtė punė u ndihmua nga Ismet Elezi.

11. Pėrpjekjet e “Ballit Kombėtar” pėr ta kthyer Fterrėn nė anėn e tyre dėshtuan
Nė kohėn qė Partia Komuniste zhvillonte veprimtari aktive pėr t’i bindur masat e popullit se vija e saj politike shprehte interesat e tyre jetike, Organizata e Ballit Kombėtar shtoi veprimtarinė politike e organizative pėr tė vėnė nė jetė objektivat qė i kishte caktuar vetes. Ata dėndėsuan propagandėn kundėr Partisė Komuniste e Lėvizjes ANCL. Krerėt e saj filluan tė kalojnė nga njė krahinė nė tjetrėn, nga fshati nė fshat.
Njė veprimtari tė tillė ata e zhvilluan edhe nė Kurvelesh e nė Fterrė.
Pėrpjekjet e Ballit pėr ta kthyer Fterrėn nė anėn ė tij, ose pėr ta pėrēarė nuk munguan asnjėherė. Pėr kėtė qėllim gjatė tremujorit tė tretė 1943 erdhėn disa herė nė Fterrė pėrfaqėsuesit kryesorė tė Ballit nga Vlora, Gjirokastra, Tirana etj. si Kudret Kokoshi, Skėnder Muēo, Azis Ēami, Hysni Lepenica, Avdulla Rami, Zenel Gjoleka, Idriz Jazo Ismail Golemi e tė tjerė. Tė gjithė kėta shitėn demagogji, pėrhapėn panik, bėnė premtime, bile pėrdorėn edhe presione pėr ta tėrhequr Fterrėn me vete, sepse kjo u interesonte shumė si njė fshat intelektual, pėr ta pėrdorur si shembull edhe nė fshatrat e tjerė.
Ardhjen e eksponentėve tė Ballit e kishte paraprirė Ismail Golemi nė gusht 1943 Lidhur me kėtė aktivitet tė tė deleguarit tė Ballit Kombėtar, nė njė informacion qė Komiteti Krahinor i Partisė i dėrgonte Komitetit Qarkor, thuhej: “Pėrpara njė jave Ismail Golėmi, bashkė me ēetėn u paraqit pėrpara popullit tė Kurveleshit tė Poshtėm si pėrfaqėsues politik i Ballit, u hoq si luftėtar pėr luftėn, kėrkoi bashkėpunim etj. Por populli nuk e pranoi propagandėn e tij. Nė disa fshatra nė mbledhje, pjesėmarrja qe shumė e vogėl, diku e kundėrshtuan hapur etj. Nė Fterrė Ismaili dha tė njėjtėn konferencė. Kėtu gjeti reaksion nga populli e sidomos nga disa intelektualė...”
Krerėt ballistė erdhėn nė Fterrė nė gusht 1943, kohė qė nė zonėn Sarandė-Borsh kishin filluar pėrgatitjet dhe pėrqėndrimet e trupave fashiste pėr njė operacion tė ri ndėshkimor nė Kurvelesh, pėr tė cilin Fterra ishte nė dijeni dhe kishte marrė masa. Ata kėrkuan tė bėhej njė mbledhje me popullin, e cila u zhvillua nė Kondale. Ballistėt u munduan tė pėrēanin popullin e Fterrės, tė sabotonin pjesėmarrjen e tij nė Luftėn ANCL, ta kthenin nė anėn e tyre. U pėrpoqėn tė argumentojnė se lufta kėrkon drejtim, kėrkon burra me peshė dhe do kohėn e vet. Nga ana tjetėr ata shtruan kėrkesėn: “qė dhe Fterra tė pėrgatiste ēetėn nacionaliste pėr luftė”.
Kur avokat Avdulla Rami shtroi problemin e fillimit tė luftės Ismet Elezi i tha avokatit: “Ē’e doni ju luftėn zoti avokat. Ajo ka tre vjet qė ka filluar”. Avokati nuk foli mė. Kur folėn Azis Ēami, Skėnder Muēo e Hysni Lepenica pėr luftė sipas kuptimit tė Ballit Kombėtar, Mehmet Dusha u tha : “Doni tė luftoni? Hajdeni tė shkojmė bashkė. Italianėt kanė ardur nė Borsh e po pėrgatiten tė na sulmojnė. Pa luftuar e pa derdhur gjak liria nuk fitohet”. Ata nuk u pėrgjigjen. Ballafaqimet me ta nuk ishin tė lehta, sepse ata ishin tė shkolluar e me pėrvojė politike. Por aspiratat atdhetare tė popullit tė Fterrės pėr Luftėn NCL bėnė tė mundur qė edhe nė kėtė takim ballistėt tė demaskohen nė sytė e popullit dhe tė dilte nė shesh falsiteti i propagandės sė tyre. Pėrfundimisht mbledhja e kėrkuar nga ballistėt dėshtoi. Ata nuk kishin llogaritur mirė vendosmėrine e popullit tė Fterrės pėr t’i qėndruar besnik e deri nė fund tė Luftės ANCL.
Veprimtaria e bashkėpunimi i ballistėve me armikun erdhi gjithnjė duke u rritur deri sa Balli Kombėtar u bashkua haptaz me pushtuesin gjerman dhe erdhi momenti qė tė luftohej edhe me armė.

12. Populli dhe Ushtria ANCL hidhen nė kryengritje tė pergjithshme pėr ēlirimin e vendit nga pushtuesit italianė. Italia fashiste kapitullon pa kushte.
Mė 10 korrik 1943 nė Labinot tė Elbasanit u krijua Shtabi i Pėrgjithshėm i Ushtrisė NCL. Situata shkonte drejt kryengritjes sė pėrgjithshme tė armatosur. Gjatė kėsaj periudhe u krijuan shtabet e qarqeve, komandat e vendit, rojet partizane dhe komanda e Zonės sė Parė Operative Vlorė-Gjirokastėr. Mė 15 gusht 1943 u krijua nė Vithkuq tė Korēės Brigada e I-rė S, nė tė cilėn fillimisht bėnin pjesė edhe tre fterjotė: Turhan Mato, Shefqet Brinja dhe Bektash Gėdo.
Rrėzimi i Musolinit, nė korrik 1943, krijoi rrėmujė nė radhėt e armikut. Ushtria italiane ishte e ēorientuar dhe nuk kishte mė dėshirė tė luftonte. Badolio qė erdhi nė fuqi pas Musolinit, nuk e pati tė gjatė. Nė fillim tė shtatorit 1943 ai nėnshkroi aktin e kapitullimit tė Italisė pa kushte, qė u shpall zyrtarisht mė 8 shtator 1943.
Lajmi i kapitullimit tė Italisė fashiste u prit me entuziazėm dhe gėzim nė tė gjithė vendin. Populli ynė kishte lėnguar 4 vjet e gjysėm nėn zgjedhėn e kėtij pushtuesi. Fterra nė kėtė kohė i kishte dhėnė luftės dy dėshmorė, Fuat Maton nė Borsh dhe Hiqmet Dushėn nė Libohovė. Ishte e qartė qė lufta nuk kishte mbaruar, ajo do tė bėhej mė e ashpėr, sepse vendin e zuri pushtuesi i ri hitlerian, shumė herė mė i ashpėr, mė i egėr, e mė dinak se i pari.
Mė 8 shtator 1943, Shtabi i Zonės sė Parė Operative dha urdhėr qė Ēeta vullnetare e Fterrės, bashkė me ēetat e fshatrave tė tjerė tė Batalionit “Ismail Hakiu”, tė nisej menjėherė pėr nė Bregdet pėr tė marrė nė dorėzim vendkomandat e ushtrisė italiane. Forcat vullnetare tė Fterrės, prej 55 vetėsh, tė komanduara nga Mehmet Dusha, bashkė me forcat e tjera partizane tė krahinės, morėn nė dorėzim mė 9 shtator pika tė caktuara, ndėrsa pjesa tjetėr nėn komandėn e Shyqyri Sadikajt vajtėn nė zonėn e Sukės. Me veprime tė shpejta u ēarmatosėn ushtarėt armiq tė garnizoneve gjatė bregdetit dhe u morėn nė dorėzim materialet luftarake.
Krerėt e Ballit Kombėtar duke pėrfituar nga situata e favorshme vazhduan pėrpjekjet pėr ta kthyer popullin e Fterrės nė anėn e tyre. Edhe Zenel Gjoleka mė 8 shtator u bėri thirrje fterjotėve qė tė organizonin forcat nė emėr tė Ballit dhe tė niseshin pėr nė Delvinė, tė merrnin nė dorėzim ushtrinė italiane dhe depot me armė e ushqime. Kjo thirrje, nuk pati pėrkrahje nė Fterrė. Ēeta vullnetare e fshatit zbatoi udhėzimet e Shtabit tė Zonės sė Parė Operative pėr ēarmatosjen e forcave italiane, pėr tėrheqjen e ushqimeve e armatimeve, si dhe krijimin e bazave nė Krizė tė Borshit, Fterrė e Kuē.
Mė kapitullimin e ushtrisė fashiste , mori fund pushtimi italian, por vendi nuk u ēlirua nga pushtuesit e huaj. Njė pushtues i ri do tė vinte. Lufta do tė ishte mė e ashpėr e mė e egėr. Pėr ēlirimin e vendit do tė duhej mė shumė gjak, mund e heroizėm, do tė duhej edhe gjaku i Turhan Matos, Osmėn Memit, Azem Ēelit e Shaqo Mitės.
Ushtarėt italianė tė dislokuar nė Sarandė nuk mundėn tė largohen me anijet e tyre. Ata u mbytėn nga bombardimi i gjermanėve. Udhėtuan pėr nė Porto Palermo sepse, sipas premtimeve nga Italia, do tė riatdhesoheshin. Kėshillimin e palės sonė qė ky udhėtim to mos bėhej, se do tė asgjesoheshin nga gjermanėt, nuk e pranuan, vetėm ranė dakord t’u dorėzonin armėt partizanėve.
Sipas vendimit tė gjeneralit tė tyre u dorėzuan tek gjermanėt. Por gjermanėt, pushkatuan sė pari gjeneralin italian bashkė me oficerėt madhorė. Pjesėn mė tė madhe tė oficerėve, nėnoficerėve dhe ushtarėve i masakruan, ndėrsa njė pjesė i ēuan nė kampet e pėrqėndrimit. Ata qė shpėtuan morėn pėrrenjtė e Bregdetit e tė Kurveleshit e u dorėzuan tek partizanėt ose tek kėshillat NCL tė fshatrave. Disa u bashkuan me repartet partizane e luftuan kundėr gjermanėve, tė tjerėt u shpėrndanė nė fshatrat e zonave tė lira. Shumė nga kėta u strehuan edhe nė Fterrė, me tė cilėt fshatarėt ndanė kafshatėn e bukės sė fėmijėve tė tyre, duke treguar kėshtu humanizmin e popullit tonė.

13. Bazat kryesore tė periudhės sė Luftės ANCL nė Fterrė
Partia nė Fterrė, e mbėshetur qė nė fillim tek Hiqmet Dusha, realizoi lidhjen me burra e tė rinj, qė ishin gati tė hidheshin nė luftė kundėr okupatorit fashist. Thirrjen e PKSH drejtuar popullit shqiptar, Hiqmeti e punoi me bashkėfshatarėt nė forma tė ndryshme, sipas niveleve. Influencė tė madhe ushtronin nė Fterrė, tek familjet e tyre dhe nė rrethin familjar, tek bashkėmoshatarėt etj. shumė nga ata fterjotė qė punonin jashtė fshatit, nė qytete e krahina tė ndryshme tė vendit si nėpunės, mėsues e studentė dhe qė vinin e iknin nga fshati sidomos nė verė. Populli ishte i gatshėm pėr tė kryer veprime luftarake dhe pėr t’u bėrė strehė e luftėtarėve tė lirisė.
Nė kėtė mėnyrė Fterra ishte bėrė njė bazė legale pėr ilegalėt.
Gjatė kėtij procesi brenda njė kohe tė shkurtėr nisėn tė konturohen edhe shtėpitė e para baza tė Luftės. Njihen si baza tė para shtėpia e Hiqmet-Mehmet-Bilal-Lutfi Dushės, e cila ishte qė nė fillim dhe mbeti baza kryesore e Luftės ANCL jo vetėm pėr Fterrėn, por edhe mė gjerė, ku vinin e qėndronin ilegalė, komunistė, udhėheqės tė Partisė tė krahinės e tė qarkut etj., ajo e Iljaz-Eqerem-Sami-Zonjė Kofinės, e Shyqyri Sadikajt, nė tė cilat u krye njė aktivitet i gjerė dhe i gjithanshėm nė dobi tė luftės dhe shėrbyen si pikėmbėshtetje nga nisėn shumė punė e veprimtari nė dobi tė saj. Krahas zgjerimit tė Lėvizjes, pėr rolin e tyre tė veēantė nė favor tė Luftės dolėn nė pah edhe shtėpi tė tjera. Njė e tillė u bė shtėpia e Shaban Mitės, jo vetėm sepse Shabani tashmė dallohej si njė nga aktivistėt kryesorė tė Lėvizjes nė Fterrė, por edhe sepse atje nė korrik 1943 u bė mbledhja e parė themeluese e celulės sė Partisė tė fshatit. Ndėrsa mė pas, nga vjeshta e vitit 1943 e deri nė fund tė Luftės, njė bazė e rėndėsishme ku bėheshin takime e zhvilloheshin mbledhje tė Partisė dhe Rinisė Komuniste, strehoheshin partizanė e tė deleguar tė Partisė u bė shtėpia e Dilaver Shkurtit. Kjo ndodhi sepse Dilaveri, dallohej si njeri nga aktivistėt kryesorė tė rinisė nė Fterrė e mė pas nė Kurvelesh dhe qė nga mesi i vitit 1944 ishte anėtar i celulės Partisė. Atje banoi gjithashtu nė mė tė shumtėn e kohės sekretari i celulės sė Partisė tė fshatit Safet Memi.
Pėrveē rolit tė veēantė tė kryefamiljarėve meritė kanė edhe pjesėtarėt e tjerė tė kėtyre familjeve, tė cilat pritėn, ushqyen, ndėrruan, arnuan dhe pėrcollėn me dashuri, bujari, dhėmbshuri sa e sa ilegalė e luftėtarė tė lirisė.
Pėrveē familjeve tė mėsipėrme, ėshtė vėshtirė tė veēosh familje e shtėpi qė tė mos kenė dhėnė ndihmesėn e tyre, qoftė edhe modeste. Kjo ishte njė provė dhe njė vėrtetim i shpirtit atdhetar e human, liridashės e luftėtar tė popullit tė Fterrės. Ky shpirt spikati fuqishėm e bindės edhe tek familje qė banonin jashtė fshatit, pranė pronave tė tyre, si nė Galisht, Kretė, Gurrė, Langadhė, Luk tė thellė, Lumera, Gjyshtirė, Ēerricė, etj., tė cilat dhanė njė kontribut tė veēantė, shpesh duke rrezikuar edhe jetėn, pėr tė ndihmuar partizanėt, tė sėmurėt e tė plagosurit. Sidomos gjatė ditėve tė vėshtira tė operacioneve armike, ndihma e tyre ka qenė e ēmuar. Ata nuk u kursyen asnjėherė.

III. VEPRIMTARIA LUFTARAKE E POPULLIT TĖ FTERRĖS
KUNDĖR PUSHTUESVE TĖ RINJ – NAZISTĖVE GJERMANĖ
Pas kapitullimit tė Italisė fashiste mė 8 shtator 1943 Shqipėria u pushtua nga trupat hitleriane. Kėshilli i Pėrgjithshėm ANCL dhe Shtabi i Pėrgjithshėm i Ushtrisė NCL u dhanė urdhėr reparteve partizane dhe mbarė popullit qė tė goditnin pėr vdekje pushtuesit e rinj gjermanė.
Mė datėn 17 shtator 1943, forcat gjermane tė Korfuzit bėnė njė tentativė pėr zbarkim nė Sarandė. Njė pjesė e tyre zbritėn nė tokė. Njė pjesė e ēetės vullnetare tė Fterrės, e drejtuar nga Mehmet Dusha, qė nė atė kohė ndodhej nė Sarandė, bashkė me disa forcat e tjera partizane tė drejtuara nga Jaho Gjoliku, bėnė dhe pėrpjekjen e parė me forcat naziste qė filluan tė zbarkojnė nė Sarandė. Kjo pėrpjekje pėrfundoi me tėrheqjen e forcave armike pėr nė Korfuz dhe me kapjen e robėr tė njė togeri dhe 15 ushtarėve gjermanė.
Pjesa tjetėr e ēetės sė Fterrės, e komanduar nga Shyqyri Sadikaj, u ndodh nė Sukė-Porto Palermo bashkė me forca tė tjera partizane.
Mė 29 shtator forcat gjermane tė ardhura nga Greqia, nėpėrmjet Konispolit e Kakavijės, sulmuan qytetin e Sarandės dhe tė Delvinės. Njė pjesė e ēetės vullnetare tė Fterrės, nė drejtimin e Mehmet Dushės, bashkė me forca tė tjera partizane pritėn autokolonėn gjermane nė Qafė tė Muzinės. Armikut iu shkaktuan dėme nga artileria dhe mortajat partizane. Nė Delvinė nazistėt gjermanė u bashkuan me kolonėn qė erdhi nga Konispoli. Njė pjesė pėrparoi drejt Sarandės dhe Bregut tė Detit. Forcat desante armike depėrtuan nė drejtim tė Ksamilit ku u pritėn gjithashtu me luftė nga ēetat partizane dhe territoriale tė Kurveleshit tė Poshtėm. Pėrleshja mė e pėrgjakshme e ēetave partizane e territoriale, ku bėnte pjesė edhe ēeta e Fterrės u zhvillua nė Kalanė e Borshit, nė Qafėn e Frashėrit, nė Gostile dhe nė Qafėn e Rrėmullės.
Shtabi Operativ nėn drejtimin e Mustafa Matohitit vendosėn qė forcat partizane dhe ēeta e Fterrės t’u bėnin njė rezistencė forcave armike nė Bėrdė dhe nė Qafė tė Rrėmullės.
Armiku disa herė mė i madh nė numėr vuri nė veprim tė gjitha llojet e armėve. Forcat partizane u zmbrapsėn dhe zunė pozicione midis Kuēit e Golėmit. Nė luftimet e Bėrdės u vra partizani i Ēetės sė Rinisė, Sulo Hysi nga Golemi dhe njė partizan nga Senica.
Komisari Ali Gjoliku nga Kuēi nė Ēetėn e Rinisė ra dėshmor nė Delvinė. Nė Luk tė Fterrės, kufi me Golėmin, u vra komisari Themo Vasi, bashkė me 5 vullnetarė nga ēeta territoriale e Kuēit, duke pėrfshirė edhe babanė e Fatime Dushės (Idrizi).
Pas tėrheqjes nga Bėrda e Rrėmulla tė ēetave partizane dhe tė Ēetės sė Fterrės, fshatarėt tanė, gra, fėmijė e pleq, duke marrė me vete ēfarė tė mundėn, u strehuan nė pyje e shpella. Bashkė me ta u strehuan edhe partizanėt e sėmurė e tė plagosur. Nazistėt gjermanė dogjėn, prishėn, shkatėrruan, grabitėn ēdo gjė qė gjetėn pėrpara. Nga Fterra nė kėtė operacion u vra nė Langadhė Hava Dhuli dhe u plagos djali i saj Kajtazi.
Nė fillim tė tetorit filloi operacioni tjetėr armik nė zonėn e Kurveleshit. Forcat gjermane sulmuan nė tre drejtime. Njera pjesė e ushtrisė nė drejtimin Vlorė-Himarė, tjetria nė drejtim tė Kuēit dhe e treta nė Vlorė-Tepelenė.
Grupi Partizan i Bregut, njė pjesė e Ēetės sė Fterrės, komanduar nga Shyqyri Sadikaj, qė ndodhej nė Sukė-Porto Palermo, bashkė me forcat e tjera partizane, u qėlluan me artileri nga forcat gjermane qė vinin nga Vlora. Forcat partizane u tėrhoqėn. Gjermanėt erdhėn nė Borsh. Kolona gjermane nėpėrmjet Shushicės, mė datėn 5 tetor, pushtoi Kuēin. Sulmet e partizanėve nė fshatrat e Kurveleshit i detyruan gjermanėt tė mos qėndronin gjatė nėpėr male, por tė tėrhiqeshin nė qytete.
Partia, pas operacionit nė Fterrė, caktoi detyra konkrete pėr mobilizimin e fshatarėve, forcimin e kėshillit NCL dhe tė ēetės vullnetare, aktivizimin e rinisė dhe tė gruas nė luftė kundėr pushtuesit tė ri gjerman.
Ēeta e Fterrės qėndroi nė pozicione nė drejtim tė Borshit, sepse gjermanėt mund tė sulmonin nė befasi nė drejtim tė Fterrės.
Nė dhjetor 1943 forcat e Ballit Kombėtar erdhėn pėrsėri nė fshat dhe kėrkuan tė mobilizonin fshatarėt e t’i merrnin me vete. Por Kėshilli NCL, ēeta vullnetare, rinia komuniste, rinia antifashiste i paralizoi veprimet e tyre dhe nuk shkoi asnjė fshatar me ta. Ēeta vullnetare e Fterrės dha kontributin e saj modest nė kėtė luftė tė madhe qė kishte pėrfshirė gjithė vendin. Gjatė gjithė kohės ajo qėndroi nė gatishmėri tė plotė nė portėn jugore tė Kurveleshit.
Njė kontribut tė rėndėsishėm gjatė Luftės ANCL ka dhėnė rinia e Fterrės me pjesėmarrjen e saj nė repartet partizane. Nė dhjetor 1943, nė prag tė Operacionit tė Dimrit, nė Fterrė erdhėn dy batalione tė Brigadės sė Parė S me nė krye komisarin e Brigadės, Tuk Jakova. Tė rinjtė e Fterrės iu pėrgjigjėn thirrjes sė Komisarit pėr shtimin e radhėve tė saj. Dolėn vullnetarė: Nafiz Bezhani, Pasho Zhupa, Sami Kofina, Osmėn Memi, Azem Ēeli, Razip Gjoni, Bexhet Brinja, Sadik Mehmeti dhe Uzeir Shkurti. Tė gjithė bėnin pjesė nė Ēetėn Territoriale tė fshatit dhe Batalionin “Ismail Hakiu”.
Megjithė kushtet e vėshtira nė ato momente, nė prag tė Operacionit tė Dimrit, siē tregon Nafiz Bezhani, nė luftime ditė e natė, pa zjarr, pa gjumė dhe shumė herė pa bukė, djemtė trima tė Fterrės i kaluan me sukses tė gjitha vėshtirėsitė. Nė Brigadėn e Parė S. vullnetarėt e rinj u bashkuan edhe me tre shokė tė vjetėr, vullnetarė qė nė krijimin e brigadės, Turhan Maton, Shefqet Brinjėn dhe Bektash Gėdon. Tė gjithė bashkė morėn pjesė nė luftime tė pėrgjakshme e kryen marshime tė vėshtira. Tre prej tyre, Turhani, Osmėni dhe Azemi, ranė dėshmorė.
Nė pėrgjigje tė goditjeve tė partizanėve, gjermanėt filluan Operacionin e Dimrit. Nė Kurveleshin e Poshtėm operacioni filloi nė fund tė dhjetorit 1943. Njė kolonė armike mėsymjen e filloi nė Vranisht-Bolenė-Kallarat. Kolona tjetėr nga Borshi nė drejtim tė Fterrės dhe Kuēit. Forcat e Brigadės sė Parė e tė Pestė S, bashkė me forcat territoriale, u dhanė kundėrgoditje forcave gjermane. Nė fund gjermanėt u detyruan tė tėrhiqen. Nė fazėn e parė tė operacionit nė frontin e Fterrės, bashkė me forcat e rregullta partizane, mori pjesė edhe Ēeta Territoriale e Fterrės.
Nė fillim tė shkurtit 1944 gjermanėt filluan operacionin nė gjashtė drejtime, me pikėsynim Kurveleshin. Partizanėt kudėrsulmuan, por meqė forcat armike kishin epėrsi, partizanet ndanė pjesė-pjesė forcat e tyre. Gjermanėt organizuan edhe njė operacion tjetėr nė shkurt 1944 pėr tė asgjėsuar partizanėt nė zonėn Kurvelesh-Mesaplik-Bregdet, por nuk ia arritėn qėllimit. Nė kėtė operacion Ēeta e Fterrės, bashkė me forcat e tjera partizane, luftoi kundėr armiqve, tė cilėt kur hynė nė fshat dogjėn, shkatėrruan, grabitėn ēdo gjė. Kundėr pushtuesit gjerman u mbajt qėndrim i vendosur nga tė gjithė fterjotėt. U mbrojtėn partizanėt e sėmurė dhe tė plagosur nė pyje e shpella. Rast tipik ėshtė ai i dėshmorit Shaqo Mita, qė fshehu partizanin e plagosur. Pas operacionit xha Shaqua i ngriti kėngė ballistit qė nuk mundi ta zbulojė partizanin :
O Safet, more Safet,
o i shituri pėr lekė,
partizani nė qoshe
tė plasnė sytė e s’e pe...
Nė kėtė operacion gjermanėt shpėrngulėn me forcė dhe nisėn nė fshat, nėpėr borė, me fėmijė e plaēka, familjet fterrjote qė banonin nė mal, me qėllim qė tė mos strehonin partizanėt gjatė dimrit. Gjatė kėij operacioni u vranė nga gjermanėt i riu Pertef Malo, Meto Mehmeti, Fatime Isufi dhe Hysen Mita. Pas operacionit, populli i Fterrės zbriti nga malet, pyjet e shpellat ku ishte strehuar gjatė operacionit, por fshatin edhe kėtė herė e gjeti tė djegur e tė shkatėrruar.
Ēeta Territoriale e Fterrės gjatė Operacionit tė Dimrit u rezistoi pushtuesve nazistė dhe forcave balliste qė ishin bashkuar me tė. Populli pėrkrahu partizanėt dhe ndau me ta kafshatėn e gojės.
Pėr shkak tė presionit psikologjik, shpifjeve nga organizata tradhtare e Ballit Kombėtar qė bashkėpunonte me armikun dhe individė qė donin ta pėrēanin Fterrėn, u krijua njė tronditje e pėrkohshme nė unitetin e fterjotėve. Por problemet u sqaruan dhe u zgjidhėn shpejt nė sajė tė punės sė madhe qė bėri Organizata e Partisė nė fshat e ndihmuar edhe nga Komiteti Krahinor dhe ai Qarkor i Partisė.
Uniteti i popullit rreth Frontit NCL u forcua edhe mė shumė, gjė qė u vėrtetua nė Operacionin armik tė Qershorit 1944, nė tė cilin populli i Fterrės qėndroi i vendosur dhe i patundur gjer nė ēlirimin e plotė tė vendit.
Nga luftimet e ashpra dhe vuajtjet e rėnda nė kohėn e Operacionit tė Dimrit e pas Operacionit, organizata e Partisė, rinia komuniste, rinia antifashiste, kėshilli NCL, organizata e gruas, ēeta vullnetare e fshatit, luftuan mė shumė se ēdo herė tjetėr pėr forcimin e unitetit tė populllit tė Fterrės.
Nė kėtė periudhė organizata e Partisė dhe kėshilli NCL u mbėshtetėn shumė tek organizatat e rinisė, tė cilat i aktivizonin vazhdimisht, brenda dhe jashtė fshatit. Bėhej punė e dėndur pėr edukimin politik tė masės sė grave, e cila ndihmonte nė shėrimin e partizanėve tė plagosur dhe tė sėmurėve, nė pėrgatitjen e bukės pėr repartet partizane, si dhe larjen e rrobave tė partizaneve etj.
Gjatė kėsaj periudhe, veprimtaria e organizatės bazė, kėshillit NCL dhe organizatave tė tjera u pėrqėndrua nė shtimin e radhėve tė ushtrisė partizane. Burimi kryesor ishin tė rinjtė. Pėrveē Mehmet Dushės, qė u caktua nga Partia nė drejtim tė formacioneve tė mėdha partizane nė dhjetor 1943, po kėtė muaj shkuan nė Brigadėn e Parė S. Nafiz Bezhani, Pasho Zhupa, Sami Kofina, Osmėn Memi, Azem Ēeli, Bexhet Brinja, Sadik Mehmeti, Uzeir Shkurti, qė sė bashku me Turhan Maton, Shefqet Brinjėn dhe Bektash Gėdon, qė kishin vajtur qė nė formimin e Brigadės sė I-rė S, bėheshin 12 vetė. Nė janar 1944 Dilaver Shkurti dhe Rufet Ruko shkuan nė Komandėn e Vendit dhe tė Qarkut nė Kuē. Nė muajin prill Bilal Dusha e Lutfi Dusha shkuan nė Batalionin e Rinisė, ndėrsa Naxhi Zhupa, Sefto Gjoni, Damo Gjoni, Fuat Brinja, Nazmi Brinja, Nevzat Brinja, Mezan Shkurti dhe Muho Zhupa nė Brigadėn e 8-tė S. Pas Operacionit tė Qershorit Shaze Mita shkoi partizane nė Brigadėn e 6-tė S., ndėrsa Shyqyri Sadikaj, ish komandant i Ēetės Vullnetare tė Fterrės nga korriku 1943, i cili kishte drejtuar me zotėsi ēetėn dhe ishte dalluar si trim e pjesėmarrės aktiv nė luftė, nė verėn e vitit 1944 shkoi partizan nė Brigadėn e 12-tė S. dhe u caktua komandant kompanie nė kėtė brigadė. Luftoi me trimėri deri nė ēlirimin e plotė tė vendit.
Periudha e rėndė e operacioneve armike 1943-1944, sakrificat e popullit tė Fterrės pėrballė pushtuesve dhe bashkėpunėtorėve tė tyre, ishin njė provė e qartė pėr tė mos iu nėnshtruar atyre. Kėtė e tregoi bashkimi dhe forcimi i unitetit tė popullit nė fshat pas kėtyre operacioneve. Nė kėtė periudhė u zgjeruan e u forcuan mė shumė lidhjet me masat, u forcua uniteti i popullit nė Frontin NCL, u forcua aktivi i rinisė komuniste e antifashiste dhe organizata e gruas. Pėr forcimin e Kėshillit NCL u morėn masa pėr zėvendėsimin e ndonjė kėshilltari qė ishte larguar pėr arsye tė ndryshme. Nė kėtė kohė u punuan nė fshat edhe vendimet e Konferencės sė Dytė ANCL tė Labinotit. Kėshilli NCL, ishte i vetmi pushtet politik nė fshat, ai do tė tregonte kujdes pėr ushtrinė partizane, duke dėrguar vullnetarė tė rinj, do tė ndihmonte tė vobektit dhe tė dėmtuarit nga operacionet, nė mėnyrė qė asnjė tė mos mbetej pa strehė, do tė ndihmoheshin familjet e dėshmorėve dhe tė partizanėve etj.
Nė kėtė periudhė tė luftės “Epopenė e Ballit Kombėtar” tė Shefqet Musarajt e pėrvetėsoi menjėherė rinia e Fterrės. Kėndoheshin kėngėt partizane, kėngėt e dėshmorėve, hidhnin valle duke kėnduar pėr heroizmin e tyre, si kėngė pėr dėshmorėt, si ajo pėr Hiqmet Dushėn, pėr dėshmorin Sofo Meksi nga Labova ose recitonin vargje tė poetėve tė luftės, sidomos poezia e Memo Meto pėr Fuat Maton dhe vargje tė tjera pėr dėshmorėt e Fterrės etj.

1. Operacioni armik i prillit 1944
Nga Operacioni i Dimrit Ushtria Partizane dhe tėrė Lėvizja NCL dolėn mė tė fuqishme. Armiqtė pas muajit mars vendosėn tė zhvillojnė pėrsėri njė operacion tė madh pėr tė shkatėrruar ushtrinė partizane. Veprimet nisėn nė fillim tė prillit. Ky ishte operacioni i katėrt armik qė ndėrmorėn pushtuesit nga Vlora, drejt Himarės, Vranishtit e Luginės sė Shushicės, nga Saranda drejt Borshit. Nė kėtė situatė u muar vendim qė tė mbrohej Kurveleshi i Poshtėm, ku bėnte pjesė edhe Ēeta e Fterrės. Gjermanėt arritėn nė Kuē, por pas pesė orė luftimesh armiqtė pushuan zjarrin dhe tė nesėrmen u larguan, jo vetėm nga Kuēi, por nga i gjithė Kurveleshi. Nė kėto luftime u vra zv/komandanti i Brigadės sė 5-tė S. Dervish Hekali dhe njė partizan.

2. Kongresi Antifashist nė Pėrmet mė 24 Maj 1944
Gjatė pranverės 1944 territori i qarkut tonė ishte nėn kontrollin e ushtrisė partizane dhe kėshillave NCL, me pėrjashtim tė Sarandės, Delvinės e Gjirokastrės. Nė Fterrė organizatat e rinisė dhe gruas zhvillonin veprimtari tė dendur politike, pėr demaskimin e armiqve, pėr rritjen e vigjilencės, pėr pjesėmarrjen nė luftėn e armatosur, pėr ndėrtimin e shtėpive tė djegura e tė shkatėrruara, pėr mobilizimin e tė gjithė fshatarėve nė ēetėn territoriale tė fshatit dhe nė batalionin e Kurveleshit tė Poshtėm etj.
Nė lėmin politik, populli ynė ishte i lidhur me Partinė dhe Frontin ANCL, ndėrsa nė fushėn ekonomike krijoheshin vėshtirėsi serioze. Prandaj pėr Kėshillin ANCL tė fshatit mbeteshin nė rendin e ditės dy probleme kryesore: furnizimi i popullit me bukė dhe strehimi. Pėr strehimin u morėn masa pėr rindėrtimin e shtėpive brenda mundėsive dhe nevojave tė ngutshme tė secilės familje. Mė shqetėsuese mbetej sigurimi i bukės pėr popullin, sepse rezerva nuk kishte, sidomos pas operacioneve. Bujqėsia ishte nė vėshtirėsi. Kontaktet me qytetin ishin ndėrprerė. Pėr pėrmirėsimin e gjendjes, ndihmuan komunistėt, rinia, aktivistėt. Vėshtirėsitė e njė familjeje u bėnė vėshtirėsi pėr tėrė fshatarėt, duke zbatuar ndihmėn vėllazėrore pėr njeri tjetrin. Ndihma tė tilla organizoheshin edhe pėr familjet qė i kishin djemtė partizanė.
Veprimtari e Kėshillit NCL ishte edhe zgjedhja e delegatėve pėr nė Kongresin Antifashist tė Pėrmetit. Nga Fterra u zgjodh pėrfaqėsues i popullit Safet Memi, i cili mori pjesė nė mbledhjen krahinore, nga e cila u zgjodhėn delegatėt e Kongresit. Delegat pėr nė Kongresin e Pėrmetit, si pėrfaqėsues i Ushtrisė Partizane pėr Zonėn e Parė Operative, u zgjodh Mehmet Dusha,.

3. Operacioni i qershorit 1944
Nė pranverėn e vitit 1944 u spastruan nga armiqtė gati tė gjitha krahinat nė Jug tė vendit. Kjo ngriti lart gjendjen moralo-politike tė partizanėve, forcave territoriale dhe popullit.
Okupatorėt dhe tradhtarėt organizuan operacionin tjetėr tė pėrgjithshėm me forca mė tė shumta, me qėllim qė tė asgjėsonin Ushtrinė NCL, Frontin dhe Kėshillat NCL.
Operacioni nisi mė 5 qershor pėr tė asgjėsuar forcat partizane nė Mesaplik, Kurvelesh, Bregdet me qėllim qė tė dilnin nė Kuē e nė Borsh, nė shpinė tė forcave partizane qė vepronin nga Dhėrmiu nė Shėnvasi.
Kurveleshi u sulmua pėrmes Kalasės, Malit tė Gjerė, Kardhiqit, Bėnēės, Salarisė, Shushicės, nga Llogorai drejt Himarės. Ēeta Vullnetare “Fuat Mato” e Fterrės sė bashku me Brigadėn e 6-tė S, Grupin e Parė tė Kurveleshit, zunė pozicione nė Borsh, Bėrdė dhe Qafėn e Rrėmullės ku u zhvilluan pėrleshje tė pėrgjakshme.
Armiqtė nga tė gjitha anėt hynė nė krahinėn e Kurveleshit. Nė Shur tė Kuēe ishin grumbulluar shumė forca partizane vullnetare, popull, gra, pleq e fėmijė, tė larguar nga fshatrat, pėr tė mos rėnė nė duar tė hitlerianėve. Forcat partizane e vullnetare u shpėrndanė nė drejtime tė ndryshme.
Ēeta e Fterrės dhe forcat e tjera partizane u tėrhoqėn, duke manovruar nė prapavijat e armikut. Gjermanėt dhe ballistėt bėnė djegje shtėpish, plaēkitje e dėmtime tė shumta. Populli i Fterrės tregoi kujdes pėr furnizimin e partizanėve qė gjendeshin nė pyjet e fshatit me ushqime e veshmbathje. Ndihmė tė veēantė dhanė rinia dhe gratė e fshatit. Pas operacionit tė gjithė u kthyen nė fshat. Kėshilli NCL, ēeta vullnetare, organizatat e rinisė dhe tė gruas vazhduan tė kryejnė detyrat e caktuara.
Pas Operacionit tė Qershorit, armiku nuk ishte mė nė gjendje tė ndėrmerrte operacione tė tjera. Nė gusht 1944 u bė njė sulm nga Borshi nė drejtim tė Fterrės, por nga kundėrsulmi i Brigadės sė 12-tė S dhe forcave territoriale, armiqtė u detyruan tė tėrhiqen.
Pas Operacionit tė Qershorit u zgjerua aktiviteti politik nė fshat. Pėrveē tė rinjve qė kishin mbushur radhėt e ushtrisė partizane, pesė nga tė cilėt kishin dhėnė jetėn nė atė periudhė pėr ēlirimin e vendit, tė rinjtė dhe tė rejat e Fterrės u mobilizuan nė aktivitete kulturore e arsimore, edhe nė fshatrat e tjera tė Kurveleshit e tė Bregdetit. Mund tė pėrmendim organizimin e grupit teatral tė Fterrės, i cili vuri nė skenė dramėn “Lulja e Kujtimit” tė Foqion Postolit, si dhe disa skeēe tė tjera ku demaskoheshin e viheshin nė lojė ballistėt e gjermanėt. Pėrveē Fterrės ēfaqja u dha nė Ēorraj, Kuē, Pilur, Kudhės, Qeparo, Himarė, Piqerras, Tatzat, Lukovė, Delvinė, Sarandė. Kėto aktivitete luajtėn njė rol tė madh edukativ pėr rritjen e patriotizmit tek fshatarėt, sidomos nė Bregdet. Nė grupin teatral bėnin pjesė Ismet Elezi, Shaban Mita, Dilaver Shkurti, Rait Braho, Eqerem Kofina, Resul Mita, Lutfi Dusha, Luan Dusha etj.
Aktivitet tjetėr ishte hapja e shkollave nė zonat e lira. Pėr kėtė qėllim nė gusht 1944 Lame Xhama, Xhevdet Kofina, Ismet Elezi, Dilaver Shkurti dhe Rait Braho morėn pjesė si delegatė nė mbledhjen e organizuar nga Kėshilli NĒL i Qarkut tė Gjirokastrės nė Lypė tė Pėrmetit. Aty u dhanė udhėzime pėr hapjen e shkollave nė zonat e lira. Nė mbledhje folėn tė deleguar, midis tė cilėve Sejfulla Malėshova. Tė rinj e tė moshuar qė kishin qėnė nė shkollat e mesme, u ngarkuan pėr tė ēelur shkollat fillore nė Fterrė, Ēorraj, Kuē dhe nė shumė fshatra tė tjera, deri nė krahinėn e Rrėzomės e Bregdetit. Nė Fterrė u caktuan Naim Zani dhe Sirri Bezhani.
Nė gusht 1944 nė Helmės tė Skraparit, zhvilloi punimet Kongresi i Parė i Rinisė Antifashiste. Kongresi i dha njė impuls tė ri aktivitetit tė rinisė nė Fterrė. Nė kėtė Kongres morėn pjesė tre delegatė fterjotė nga ushtria partizane: Bilal Dusha, Nafiz Bezhani dhe Liri Fterra. Disa nga tė rinjtė u ngarkuan me drejtimin e rinisė, pėrveē Fterrės, edhe nė krahinėn e Kurveleshit e tė Tepelenės. Ismet Elezi e Dilaver Shkurti gjatė vitit 1944 kanė qenė tė caktuar anėtarė tė Komitetit tė Rinisė tė rretheve tė Kurveleshit e Tepelenės, ndėrsa Rait Braho nė Kurveleshin e Poshtėm. Safet Memi, pėrveē detyrės si sekretar i celulės nė Fterrė-Ēorraj, u ngarkua me detyrėn e sekretarit nė Komitetin e Partisė tė Kurveleshit.
Tė rinjtė e Fterrės kanė marrė pjesė gjithashtu nė Konferencėn e Rinisė tė Rrethit tė Kurveleshit nė Progonat dhe nė Konferencėn e Qarkut nė Gjirokastėr.
Nė tetor 1944 nė Berat u formua Qeveria Demokratike. Mė 17 Nėntor u ēlirua Tirana dhe mė 29 Nėntor e tėrė Shqipėria. Partizanėt vazhduan luftėn nė Mal tė Zi, Bosnjė e Kosovė. Nė kėto luftime kanė marrė pjesė edhe shumė partizanė fterjotė.
Nga fshati ynė, me njė popullsi 550 vetė, ose rreth 100 familje, morėn pjesė nė repartet partizane tė rregullta 45 vetė, pa pėrmendur kėtu pjesėtarėt e tjerė tė armatosur herė pas here, tė cilėt merrnin pjesė direkt nė luftime. Shumė gra dhe vajza ndihmuan partizanėt me ushqime, veshmbathje e strehim. Fterra qėndroi gjatė kohės sė Luftės NĒL nė frontin e parė si njė nga portat kryesore tė Kurveleshit.

PARTIZANĖT DHE AKTIVISTĖT FTERJOTĖ:
Gjatė Luftės ANCL, pjesa mė e madhe e rinisė sė Fterrės, duke pėrfshirė edhe dy vajza e burra tė tjerė, shkuan vullnetarisht nė luftė nė formacionet e rregullta tė ushtrisė partizane dhe luftuan kundėr fashistėve italianė, nazistėve gjermanė dhe tradhtarėve tė vendit. Pati nga ata qė luftuan edhe jashtė Atdheut nė ndihmė tė popujve tė tjerė.
Nė ēeta, batalione, brigada, si dhe komandat e vendit e tė Qarkut, kanė marrė pjesė partizanėt e mėposhtėm :
1. Nė Brigadėn e Parė S:
Turhan Mato, Osmėn Memi, Azem Ēeli, Shefqet Brinja, Nafiz Bezhani, Pasho Zhupa, Bektash Gėdo, Sami Kofina, Bexhet Brinja, Sadik Mehmeti, Uzeir Shkurti.
2. Nė Brigadėn e 6-tė S:
Shaze Mita
3. Nė Brigadėn e 8-tė S:
Naxhi Zhupa, Sefto Gjoni, Damo Gjoni, Fuat Brinja, Nevzat Brinja, Nazmi Brinja, Mezan Shkurti, Lavdosh Zani, Muho Zhupa.
4. Nė Brigadėn e 12-tė S:
Shyqyri Sadikaj, Muhamet Malo, Rufet Ruko
5. Nė Brigadėn e 14-tė S:
Razip Gjoni
6. Nė Brigadėn ė 16-tė S:
Bilal Dusha
7. Nė Brigadėn e 19-tė S:
Mehmet Dusha, Levend Gjoni, Azem Gjoni
8. Nė Brigadėn e 20-tė S
Naxhie Mato, Ali Dukagjini
9. Nė Batalioni “Asim Zeneli”:
Hiqmet Dusha, Iljaz Kofina, Resul Mita, Malo Malaj, Ahmet Haxhiu dhe Mustehak Ēallo
10. Nė Batalionin e Rinisė:
Lutfi Dusha
11. Nė Ēetėn Vullnetare tė Fterrės (“Fuat Mato”) :
Fuat Mato
12. Nė Komandėn e Vendit dhe tė Qarkut:
Dilaver Shkurti, Remzi Braho, Halil Mato
13. Nė repartet e Mbrojtjes Popullore:
Eqerem Kofina, Nexhip Dauti
14. Nė terren, Kurvelesh dhe krahina tė tjera:
Safet Memi, Shaban Mita, Ismet Elezi
Pjesa mė e madhe e partizanėve tė mėsipėrm kanė bėrė pjesė nė Ēetėn Vullnetare tė Fterrės.
Nė luftimet e ndryshme kundėr fashistėve, nazistėve dhe tradhtarėve ranė dėshmorė:
1. Fuat Mato, pjesėtar e Ēetės Vullnetare tė Fterrės. U vra mė 27 janar 1943, nė sulmin e parė e bėrė kundėr postbllokut fashist nė Borsh.
2. Hiqmet Dusha, Komisar ēete nė Batalionin “Asim Zeneli”, Batalioni i parė i krijuar nė Qarkun e Gjirokastrės. U vra mė 30 gusht 1943, nė sulmin e bėrė kundėr italianėve dhe tradhtarėve tė vendit, nė Kalanė e Libohovės.
3. Osmėn Memi, partizan nė Brigadėn e Parė S. U vra mė 9 maj 1944 nė luftime kundėr forcave gjermano-balliste, nė Shelcan tė Elbasanit.
4. Turhan Mato, Zv/komisar i Kompanisė sė Mortajave nė Brigadėn e Parė S. U plagos rėndė nė prill 1944 nė luftimet me gjermanėt dhe tradhtarėt pėr ēlirimin e Pogradecit. Vdiq me 25 maj 1944.
5. Azem Ēeli, partizan nė Brigadėn e Parė S. U vra nė muajin maj 1944 nė pėrpjekje me gjermanėt, nė vendin e quajtur “Guri i Prerė”, nė mes tė Pėrmetit dhe Beratit.
6. Shaqo Mita, pjesėtar i Ēetės Vullnetare “Fuat Mato” tė Fterrės, vrarė nga fashistėt dhe tradhtarėt nė qershor 1944 nė Lumė tė Fterrės.
Gjatė Luftės NCL u plagosėn: Shyqyri Sadikaj, Bilal Dusha, Pasho Zhupa, Naxhi Zhupa.
Viktima nė Luftėn NCL janė Nimet Mita e Muho Zhupa.
Nga pjesėmarrėsit nė formacionet e rregullta partizane nė prag tė ēlirimit morėn gradėn e oficerit : Mehmet Dusha, Bilal Dusha, Pasho Zhupa, Nafiz Bezhani, Shyqyri Sadikaj, Shefqet Brinja, Bektash Gėdo, Sami Kofina etj.
Me Medaljen e Kujtimit, tė Trimėrisė dhe tė Ēlirimit janė dekoruar mbi 50 vetė nga Fterra.
Para ēlirimit tė vendit nga shokėt qė shkuan nė formacionet e rregullta partizane u pranuan nė Parti nga organizatat pėrkatėse tė brigadave : Turhan Mato, Osmėn Memi, Nafiz Bezhani, Pasho Zhupa, Shefqet Brinja, Sami Kofina, Bexhet Brinja, Bektash Gėdo, Shyqyri Sadikaj, Fuat Brinja.
Gratė e Fterrės kanė qenė gjithmonė nė krah tė burrave. Organizata e Gruas dha njė kontribut tė shquar nė luftėn pėr liri. Gratė nė kėtė luftė nuk luajtėn vetėm rolin si ndihmėse tė burrave, por ato luftuan krah pėr krah me ta edhe me pushkė nė dorė. Dy prej vajzave tė Fterrės, Shaze Mita dhe Naxhie Mato, u rreshtuan krah vėllezėrve tė tyre nė fomacionet e rregullta partizane. Me dhjetra gra e vajza tė tjera nė fshat punuan pėr luftėn, pėr bijtė dhe vėllezėrit e tyre partizanė. Nga aktivistet mė tė dalluara nė Fterrė pėrmendim Zenepe Dusha, Selime Dusha, Sevde Mita, Hava Mita, Velide Sadikaj, Hanko Ēeli, Gjylza Korkuti, Vahide Mato, Faro Shehu, Hava Ruke, Tike Ēallo, Merjeme Dauti, Fatime Mato, Merushanė Shkurti, Afėrdita Elezi, Miro Mita, Hesma Gjoni e shumė tė tjera.
Njė rol shumė tė rėndėsishėm nė ndihmė tė partizanėve pėr zgjidhjen e problemeve qė u krijoheshin fshatarėve nga operacionet fashiste pėr furnizimin e brigadave me vullnetarė pėr progandimin e Luftės NCL dhe shumė tė tjera, kanė luajtur anėtarėt e Kėshillit NCL tė fshatit. Nga kėta mund tė pėrmendim : Himet Ēallon, Lame Xhamėn, Neim Zanin, Safet Memin, Shaban Mitėn, Sherif Dushėn, Halil Maton, Belul Brinjėn, Shefqet Shkurtin, Kamber Brinjėn, Qazim Gjonin, Zilfo Malon etj.
Njė ndihmė tė madhe i kanė dhėnė popullit tė Fterrės edhe kuadrot kryesore udhėheqėse tė qarkut e krahimės si Bedri Spahiu, Mustafa Matohiti, Haki Toska, Memo Meto, Birēe Sinamati, Jaho Gjoliku, Qazim Kondi, Tuk Jakova, Nefo Puto, Selman Lame, Veis Levendi, Avdyl Hakiu, Ali Lala, Kadri Xhaxhiu, Veis e Sami Gjebero, Gogo Kozmai, Mihal Bisha, Hasube Bezhani etj.

PĖRFUNDIM
Vėshtirė tė gjendet nė botė njė popull kaq i vogėl si populli ynė qė tė ketė luftuar kaq shumė, qė tė ketė treguar kaq trimėri e mėnēuri pėr tė mbrojtur truallin e tij, pėr tė fituar lirinė, pa patur dhe pa kėrkuar ndihmėn e askujt.
Mirėnjohje e thellė e popullit tė Fterrės pėr luftėn e bėrė dhe pėr fitoren e arritur u drejtohet djemve e vajzave qė luftuan me guxim dhe i sollėn lirinė Atdheut.
Direktivat e Partisė Komuniste nė kohėn e Luftės ANCL u bėnė forcė e madhe mobilizuese edhe pėr popullin e Fterrės. Si shumė fshatra tė tjerė edhe fterjotėt, nėn udhėheqjen e komunistėve, morėn pjesė aktive nė revolucionin mė tė madh e mė tė thellė nė historinė e popullit shqiptar. Lufta ANCL si pėr tėrė popullin tonė ėshtė periudha mė e ndritur nė historinė e luftrave qė kanė bėrė fterjotėt brez pas brezi kundėr pushtuesve tė huaj.
Mbi kėtė bazė celula e Partisė nė Fterrė organizoi bashkimin politik tė popullit tė Fterrės nė Frontin ANCL, qė u bė themeli i unitetit tė popullit, i pakrahasueshėm me periudhat e mėparshme tė historisė sė popullit tė Fterrės.
Populli i Fterrės, krah pėr krah me popullin e fshatrave tė tjera tė Kurveleshit u bashkua me Frontin ANCL, mori pjesė aktive nė luftėn kundėr pushtuesve, ngriti mė lart traditat atdhetare e luftarake tė tė parėve tanė, tregoi patriotizėm tė flaktė masiv dhe asnjė fshatar nuk kaloi nė formacionet armike.
Populli i Fterrės i plotėsoi me nder detyrimet si pjesėmarrės aktiv nė Luftėn Antifashiste NCL, duke dhėnė nė altarin e fitores mbi fashizmin gjakun e gjashtė dėshmorėve. Nga gjiri i popullit tė Fterrės, nė zjarrin e kryengritjes sė pėrgjithshme tė armatosur, rinia e Fterrės, jo vetėm me pjesėmarrjen nė ēetėn vullnetare tė fshatit, por me djemtė mė tė mirė mbushi radhėt e formacioneve tė rregullta partizane.
Nderimi mė i madh i popullit tė Fterrės u drejtohet partizanėve trima fterojtė qė nuk kursyen asgjė pėr ēlirimin e atdheut, u takon dėshmorėve tanė tė pavdekshėm Hiqmetit, Turhanit, Fuatit, Osmėnit, Azemit dhe xha Shaqos, tė cilėt dhanė gjakun e tyre pėr Shqipėrinė. Brezat e sotėm dhe ata qė do tė vijnė do t’u jenė mirėnjohės dhe me nderim tė thellė do tė pėrulen para kujtimit tė veprės sė tyre tė shenjtė.
Njė rol tė rėndėsishėm tė veēantė i dedikohet mėsuesit tė menēur Hiqmet Dusha, i cili e ktheu shkollėn e fshatit nė vatėr edukimi patriotik tė brezit tė ri, duke propaganduar qė nė vitin 1941 idetė e lirisė. Prandaj figura e tij do tė mbetet brez pas brezi simbol i fjalės sė dhėnė, tė cilėn populli dhe rinia e Fterrės e mbajtėn deri nė fund.
Veēori e fshatit tonė ėshtė qė pjesa dėrrmuese e nėpunėsve dhe intelektualėve, braktisėn aparatin shtypės, nuk pranuan tė shėrbenin dhe u kthyen nė fshat, duke u hedhur nė anėn e popullit nė Luftėn ANĒL.
Pjesėmarrja e fshatarėve tanė nė Luftėn ANĒL ishte rezultat i vijės sė drejtė qė ndoqi Partia Komuniste. Asnjė grup tjetėr apo organizatė tradhtare nuk arriti tė bėnte me vete masėn e popullit tė Fterrės me gjithė pėrpjekjet e tyre. Meritė e veēantė e organizatės sė Partisė dhe Rinisė Komuniste nė fshat ishte qė ato ditėn tė zgjidhin kontradiktat dhe uniteti i popullit tė Fterrės nuk u cėnua.
Organizata e Partisė nė fshat krijoi dhe drejtoi me urtėsi levat e saj, tė cilat mobilizuan masėn nė luftėn e armatosur, si Aktivin e Rinisė Komuniste qė ishte ndihmėsja e saj, Rininė Antifashiste, Kėshillin ANĒL qė luajtėn njė rol tė rėndėsishėm, ēetėn vullnetare, Organizatėn e Gruas, Kėshillin e Frontit nė prag tė ēlirimit tė vendit etj.
Ėshtė pėr t’u theksuar qė njė rol tė veēantė nė aktivizimin e popullit tė Fterrės nė Luftėn ANCL ka luajtur rinia, e cila qė nė fillim e deri nė fund u tregua besnike e fjalės sė dhėnė. Organizata e Partisė, si rezervė kryesore dhe ndihmėse nė zgjidhjen e tė gjitha problemeve qė e preokuponin, pati Rininė Komuniste dhe rreth saj Rininė Antifashiste, qė pėrmblidhte gjithė rininė e fshatit, djem e vajza, tė cilėt morėn pjesė aktive nė tė gjitha aksionet e ndryshme tė asaj periudhe.
Dilaver SHKURTI

Enter supporting content here

Agron Xhama - Rruga Komuna e Parisit (Medar Shtylla)
Pall.ABC god.2 shkalla 1 ap.2
Tel: +355 4 2441014  Cel: 069 2154981
Tirana - ALBANI