Make your own free website on Tripod.com

FTERRA - ARSHIVE

Fterra ne shekuj

Home
Historia
Arsimi, kultura
Popullsia, tradita, sociale
Kenge e bejte

FTERRA NĖ SHEKUJ

(Pjesė tė shkėputura nga libri i z. Naxhi ZHUPA)

TERRITORI, KUFIJTĖ, SIPĖRFAQIA, POPULLSIA, MOTI, KLIMA, EKONOMIA.


(Pėrshkrim i shkurtėr gjeografiko-ekonomik)
Fterra ėshtė njė nga 13 fshatrat e krahinės malore dhe tė dėgjuar tė Kurveleshit (Nivicės, Rexhinit, Gusmarit, Progonatit, Lekdushit, Golėmit, Kaparjelit nė Kurveleshin e Sipėrm, pa harruar qė dhe Picari, Kolonja, Medari e Shtėpėzi quhen Kurvelesh, dhe Vėrmiku, Bolena, Kallarati, Kuēi, Ēorraj dhe Fterra nė Kurveleshin e Poshtėm). Ajo ndodhet nė pjesėn jugperėndimore tė kėsaj krahine dhe ballė pėr ballė me detin Jon, 8 km larg tij nė vijė tė drejtė.
Nga pozicioni qė ka, Fterra ėshtė quajtur me tė drejtė “Porta Jugperėndimore e hyrjes nė Kurvelesh dhe e luftėrave tė pandėrprera nė kėtė drejtim”.
Fterra ka njė sipėrfaqe tė pėrafėrt me 63 km katrorė dhe shtrihet nė mes tė gjerėsisė gjeografike 44 gradė, 38 minuta e 40 sekonda dhe gjatėsisė gjeografike 19 gradė, 55 minuta e 10 sekonda (ose mė saktė ajo ndodhet nė mes tė kuadrateve tė X=27 dhe x=47 dhe tė Y=03 e 10 tė hartės 1:25:000 tė vitit 1962).
Fterra kufizohet: nga veriu: me fshatin Kuē nė njė gjatėsi prej 4.5 km, kufiri me tė kalon nga perėndimi nė lindje dhe fillon: tek derdhja e Pėrroit tė Zi nė lumin e Ēorre dhe ngjitet lart e del te harca e Pėrroit tė Zi, 300 metra nė jug tė jatakeve tė Gjolige. Mė tutje ngjitet lart nė drejtim tė verilindjes dhe del e pėrfshin lartėsinė 1365 metra tė Thomalleshit, ku merr njė kthesė harkore rreth 1.5 km nė drejtim tė juglindjes deri tek qafa e Gjeshnikoshit (pėrjashtuar pėr Kuēin). Prej kėtu fillon kufiri i fshatit Golėm, i cili ecėn drejt jugut duke kaluar larg nga kurrizi malor sa duhet tė kalojnė 200-300 dele nė kullotje. Distancė e barabartė kjo me 150-200 metra e llogaritur nga e dhėna qė delja zė nė ecje afėrsisht 0.5 metra .
Kufiri me Golėmin nė kėtė drejtim zgjat 5 km deri tek qafa e Veshe, qafa e Droshės. Kėtu kufiri me Golėmin shkėputet dhe nga juglindja e Komemės (4407), ai nis me Zhulatin, fillimi i tė cilit ėshtė qafa e Gjonės (4307b), mandej ecėn drejt juglindjes dhe kalon 700m nė lindje tė Gropės sė Fonicės (4308b-c). Pastaj ai shkon drejt Harcės sė Gjinushit (4308c), e prej kėtu zbret poshtė nė vendin e quajtur Shtrungat e Gurta (4308d) dhe mandej vazhdon nė drejtim tė Sheshit tė Kroit (4208c-d). Nga kėtu ngjitet lart pėr te ana lindore e Pellgjeve tė Gėde (4209c), duke mbetur kėta brenda kufirit tė Fterrės.
Prej kėtu kufiri ngjitet lart pėr nė ballin e Miroshmarės, duke kaluar 200 metra nė perėndim tė saj. Kėtė vijė e ndjek pėr nė jug drejt majės sė Penjės (4208c), majės sė Lėpjetės (4109) dhe mbėrrin te qafa e Shtrungės (3910).Edhe ky kufi me Zhulatin kalon nga maja ose ujėndarėsja 150-200m nė anėn perėndimore.
Nė perėndim tė majės sė Lucės 1833m e lartė (3810) e deri afėr Kroit tė Mollkuqit, kufiri ecėn pėr nė jugperėndim, por kėtu ai kthen drejt perėndimit dhe zbret nė grykėn e Galishtit afėr vendit tė quajtur Bregu i Kretės. Deri kėtu Fterra kufizohet me fshatin Tatzat. Pas kėsaj kufiri hidhet nė perėndim tė arave tė Arqisė e nė harcat e Harėzatės. Pastaj ngjitet lart dhe del 200 metra nė veri tė majės sė Gargullit (3806b). kėtu merr njė hark tė vogėl drejt veriperėndimit pėr tė zbritur nė afėrsi tė Pėrroit tė Langadhės, ose tek Langadha e Dafe siē quhet dhe pėr tė vazhduar pėr nė perėndim pėrgjatė rrjedhjes sė Pėrroit tė Langadhės nė lumin e Ēorre. I gjithė ky kufi ėshtė me fshatin Borsh, kurse me Ēorrajin nga jugu nė veri e ndan rrjedhja e lumit deri te Pėrroi i Zi nė veri.

PAMJA E JASHTME E TERRENIT TĖ FTERRĖS

Kur sipėrfaqen e tokės e studiojmė pėr efekt gjeografik, topografik, ekonomik dhe taktik siē ėshtė rasti i kėtij studimi, si dhe pėr mundėsinė e rritjes sė bimėve dhe kafshėve, pra tė florės dhe faunės, atė (terrenin) e ndajmė:
A. Nė terrenin fushor – qė pėrfshin pjesėn e vendit (rajonit) prej lartėsisė 0-100m mbi nivelin e detit. Tė tillė terren pėrsa i pėrket shtrirjes nė sipėrfaqe dmth. fushė, Fterra nuk ka, megjithėse pėrgjatė kufirit perėndimor ku kalon lumi i Ēorre lartėsia absolute mbi nivelin e detit nuk i kalon 100m.
B. Nė terren kodrinor – ky lloj terreni fillon prej 100-800m. Tė tillė nė Fterrė ka shumė. Ai ndodhet nė grykėn e Fterrės dhe nė grykėn e Galishtit. Nė grykėn e Fterrės ky terren mund tė kufizohet nė lindje – Shkėmbi i Heriut (4006b-d), Shpella e Hasakondit (4106b), Guri Ēokės (4009) dhe vazhdon pėr nė veriperėndim pėr tė mbėrritur kjo vijė studimi te fillimi i Pėrroit tė Brodanit (4704a). Kurse nė perėndim si vijė kufitare e kėtij terreni mund tė merret shtrati i Lumit tė Ēorre. Ndėrsa nė grykėn e Galishtit ky lloj terreni ndodhet nė tė dy anėt e kėsaj gryke duke filluar nė anėn e Arqisė nė Galishtin e poshtėm dhe duke mbėrritur deri te Gropa e Hejazit (4108b-c), ku lartėsia dhe kėtu nuk i kalon 800m.
Tė dyja kėto gryka me kėtė terren zėnė afėrsisht 32% tė territorit tė Fterrės dhe janė zonat mė tė ngrohta, mė ekonomike (prodhimtare), dhe me burime uji tė shumta (megjithėse shumica me prurje tė vogla).
C. Nė terren malor – qė pėrfshin zonėn mbi 800m dhe qė nė grykėn e Fterrės ky terren fillon prej vijės: Shkėmbi i Heriut, Shpella e Hasakondit, Gurit i Ēokės, fillimi i pėrroit tė Brodanit e deri nė kurrizin malor tė majave tė Gargullit, Martėzės, Balashit, Lajthisė e Thomalleshit nė veri dhe dy faqet lindore e perėndimore mbi 800m nė rrugėn e Galishtit. Pra faqet e Sinamatit, Lėpjetės, Rrėzės sė Hejazit dhe nė perėndim Harcat e Rrėmullės, Martėzės, Kopecit, Lajthisė, Fonicės, Komemės e lugut tė Fterrės, ku nė kėto terrene gjejmė edhe pjesė tė veēanta qė hyjnė nė nocionin “terren tepėr malor”. Tė tilla janė Buzat e Kurpėrit, honet e Lajthisė, Zona e Rrypės sė Gėrvecit, honet e Heriut, ana perėndimore e majės sė Lazėrit etj.
S’pėrfaqa malore dhe tepėr malore e Fterrės zė afėrsisht 68% tė territorit tė saj ēka flet pėr njė mungesė tė madhe toke, are dhe tė kullotave tė shtruara e tė pasura me bimė, pyje e ujė. Kjo pėr faktin qė mali dhe Galishti i Fterrės ėshtė pothuajse i tėri i zhveshur me pėrjashtim tė hilqeve tė Cilos e prralleve tė Gurrės e prralleve tė Halile e Matogumės nė lindje tė Galishtit tė poshtėm.
Bimėsinė tjetėr tė veēantė siē ishin druri i rrallė i dėllinjės, prralli, murrizi, vėnjės e disa tė tjera tė rralla gati u zhdukėn pas viteve 1960 kur kjo zonė kaloi nė pėrdorim tė Ndėrmarrjes sė Kullotave, por u zhduk dhe nga duart e zeza tė disa barinjve vendas qė me anėn e zjarreve pėr kullota dogjėn dhe ato drurė e shkure qė lulėzonin e freskonin natyrėn nė ato zona.


MOTI I KLIMA NĖ TERRENIN E FTERRĖS
DHE NDIKIMI I TYRE NĖ JETĖN E NJERĖZVE DHE NĖ ZHVILLIMIN E BOTĖS BIMORE E SHTAZORE
(FLORĖS DHE FAUNĖS)

Fterra nė fshat ka klimė mesdhetare e cila nga mesdhetare nė grykėn e Fterrės kalon nė mesdhetare atlantike (kontinentale) nė grykėn e Galishtit dhe nė pėrgjithėsi nė lartėsitė mbi 800m.
1. Ē’kuptojmė me fjalėn “mot”? Me fjalėn mot kuptojmė gjendjen fizike tė atmosferės nė rajonin qė bėjmė fjalė, nė periudha tė ndryshme kohe dhe tė motit.
2. Me fjalėn “elemente meteorologjikė” kuptojmė gjendjen e atmosferės, pra temperaturėn, lagėshtinė ajrit, presionin atmosferik, drejtimin dhe shpejtėsinė e erėrave, retė dhe reshjet.
3. Me fjalėn “klimė” nė kuptojmė regjimin mesatar tė motit pėr njė rajon apo zonė qė studiojmė. Kjo merret si mesatare disa vjeēare radhazi. Kėshtu p.sh. po tu referohemi tė dhėnave mesatare 30 vjeēare tė Shėrbimit Meteorologjik tė Republikės (SHMR) dhe tė dhėnave me matje tė veēanta nga vetė autori sipas praktikės dhe njohurive tė nevojshme tė Shėrbimit Meteorologjik tė Artilerisė (SHMA) i cili pėrcakton temperaturėn e ajrit, temperaturėn tokėsore tė ajrit, drejtimin dhe shpejtėsinė e erės, ndryshimin nė lartėsi tė temperaturės, shtypjen barometrike, lagėshtinė e ajrit etj. do tė na dalė se temperatura mesatare e ajrit nė zonėn e Fterrės pėr ēdo tre mujor ėshtė si mė poshtė:
Nė tre mujorin e dimrit 6.7 deri 7.1 gradė celsius
Nė tre muajt e pranverės 15.8 deri 16.2 “ “
Nė tre muajt e verės 22,5 deri 23.1 “ “
Nė tre muajt e vjeshtės 11.4 deri 12.1 “ “
Kurse temperatura mesatare vjetore (sipas viteve) lėkundet nga 14.4 deri nė 15.2 gradė celsius. Me njė amplitudė 18.4 gradė. Siē shihet nė Fterrė temperaturat mė tė nxehta dhe mė tė ftohta janė:
Mė e ftohta ėshtė ajo e muajit janar qė lėkundet nga 5.4 nė 5.9 gradė celsius. Kurse mė e nxehta ėshtė ajo e muajit korrik qė lėkundet nga 23.8 nė 30.1 gradė celsius.
Po tė kemi parasysh faktin qė Fterra ka tre lloje terrenesh (kodrinor, malor dhe tepėr malor), del pėrfundimi se Fterra ka tre elemente meteorologjik. Pėr rrjedhojė nė Fterrė, nė Lug tė Thellė, nė Gjovizhe dhe nė Langadhė temperatura mesatare sipas tre mujorėve paraqitet si mė poshtė:
Nė tre mujorin e parė 9.3 deri 10.1 gradė celsius
Nė tre mujorin e dytė 18.2 deri 19.7 gradė celsius
Nė tre mujorin e tretė 25.5 deri 27.1 gradė celsius
Nė tre mujorin e katėrt 15.4 deri 16.6 gradė celsius.
Nga kėto tė dhėna qė paraqitėm, mund tė nxjerrim pėrfundimin se:
Klima nė zonėn e Fterrės ndryshon nga mesdhetare atlantike nė mesdhetare kontinentale. Ky ndryshim edhe nė Fterrė ėshtė i lidhur me dy faktorė. Pra me pjerrėsinė e boshtit tė tokės qė shkencėrisht ėshtė vėrtetuar se ėshtė 23 gradė e gjysmė dhe luan rol kryesor nė formimin e klimės, si dhe me pjerrėsinė e vet terrenit nė fjalė qė nė shumė rajone tė Fterrės ėshtė deri 70 gradė dhe nė vende tė veēanta si nė Buza tė Kurprit, Honet e Lajthisė etj. arrin dhe 90 gradė. Kjo pjerrėsi jep nė mėnyrė tė padiskutueshme ndryshimin e temperaturės mesatare qė pamė mė lart.
Ndryshimi i temperaturės dhe rrjedhimisht i klimės nė zonėn e Fterrės ėshtė i lidhur edhe me faktin tjetėr qė: uji dhe sipėrfaqja e ujit, toka dhe sipėrfaqja e tokės, kanė aftėsi tė ndryshme pėr tė thithur rrezatimin e nxehtėsisė. Kėshtu qė uji pėr shkak tė cilėsive tė tij fizike (nxehtėsisė specifike, pėrēueshmėrisė termike etj.) ngrohet ngadalė dhe ftohet po ngadalė me tokėn.
Ndryshimi i temperaturave nė Fterrė ėshtė i lidhur edhe me sasinė jo tė paktė tė burimeve tė ujit nė gjithė zonėn e ulėt tė Fterrės. Ato ndodhen nė pjesėn nėn rrugėn automobilistike e pėrgjatė saj dhe sipas vetive fizike qė ka uji, nė verė ai ēliron avuj tė nxehtė, kurse nė dimėr pėrhap freski deri nė tė ftohėt.
Por ndryshimi i temperaturave nė Fterrė ėshtė i lidhur nė mėnyrė tė theksuar me mungesėn e madhe tė pyjeve nė gati 3/4 e territorit tė saj dhe me ekzistencėn pa mbarim tė shkėmbinjve, gurėve e zhavorrishteve (nė pjesėn mė tė madhe tė territorit) qė dhe kėta sipas vetive qė kanė ngrohen shpejt e ftohen po shpejt. Pra bėhen shkak pėr luhatje tė shpeshta tė temperaturės nė orė tė ndryshme tė ditės dhe tė natės, edhe brenda njė rajoni tė vogėl dhe nė tė njėjtėn kohė dhe pėr lagėshtirėn presioni atmosferik, erėrat, reshjet etj. Kėtu qėndron dhe argumenti qė ndėrsa nė Fterrė brenda rriten edhe portokallet, limonėt e gjithė llojet e frutave e zarzavateve, ndėrsa nė Fonicė qė nuk ėshtė mė larg se 5 km e nė rrėzė tė Hejazit rriten vetėm thekra, elbi, gorrica, kumbulla e egėr etj. dhe kjo ndodh pėr shkak tė temperaturės e tė lagėshtisė gjatė regjimit ditor tė motit (ditės, natės, stinės dhe vitit).
Nga sa thamė mund tė konkludojmė se: Nė zonėn e Fterrės ndryshimet e mėdha nė distanca tė vogla, tė temperaturave dhe tė lagėshtisė janė gjithmonė tė theksuara dhe kjo duket mirė nga shpėrndarja mesatare vjetore e reshjeve tė analizuara pėr 30 vjet dhe tė disa matjeve praktike tė kryera nė pika tė ndryshme tė rajonit tė Fterrės nga vetė autori i punimit. Kėshtu qė mesatarja vjetore e reshjeve nė zonėn e Kuēit, Ēorrajit e Fterrės etj. ėshtė si mė poshtė:

Muaji Mesatarisht bien
Janar 389 mm shi
Shkurt 348 mm shi
Mars 267 mm shi
Prill 159 mm shi
Maj 122 mm shi
Qershor 48 mm shi
Korrik 29 mm shi
Gusht 68 mm shi
Shtator 202 mm shi
Tetor 266 mm shi
Nėntor 384 mm shi
Dhjetor 489 mm shi

Mesatarja vjetore pėr zonėn e Fterrės ėshtė 2761-2765 mm shi.
Konkluzioni ėshtė:
- Asnjė zonė tjetėr e Republikės pėrveē Fterrės, Ēorrajit, Kuēit dhe fshatrat rreth tyre nuk kanė njė sasi kaq tė madhe reshjesh. Pra kjo zonė pėr sasinė vjetore tė reshjeve zė vendin e parė nė republikė. Zona dhe vende tė tjera si Dragobia me 2166 mm shi, Puka me 2033 mm shi dhe Thethi me 2747 mm shi qė zė vendin e dytė, janė tė pakta.
Lind pyetja pse bien kaq reshje nė zonėn e Fterrės dhe pėrreth saj? Kjo shpjegohet me tė dhėnat e mėposhtme:
- Fterra ndodhet brenda zonės sė ashtuquajtur zonė mesdhetare atlantike mbi tė cilėn zotėrojnė masa ajrore tė detit Jon nė tė gjitha stinėt e vitit, pasi Fterra nga buza e detit Jon nuk i kalon 8 deri 10 km dhe nga pika mė e afėrt bregdetare Skaloma e Borshit e deri nė Langadhė tė Fterrės ėshtė 7 km nė vijė tė drejtė.
- Dihet se uji i detit ka veti qė ngrohet mė ngadalė se toka dhe ftohet po mė ngadalė se toka. Rrjedhimisht krijohet qarkullimi ciklonar dhe anticiklonar. Kjo do tė thotė se erėrat ditėn fryjnė nga deti nė tokė dhe natėn nga toka nė det.
Nga ky qarkullim i erėrave tė ngrohta nė dimėr dhe tė freskėta nė verė tė detit Jon, pėrfiton dhe Fterra klimėn mesdhetare, kėshtu qė duke qenė se deti Jon ėshtė afėr Fterrės, ai sjell drejt tokės e sidomos maleve, masa ajrore tropikale tė ngrohta, gjė qė shoqėrohet me njė sasi tė madhe reshje qė pėrplasen nė stuhia dhe qė vendasit e sidomos tė moshuarit i njohin mirė ato. Ata kur prishet koha fytyrėn e kthejnė nga ishujt e Jonit dhe tė thonė me saktėsi se pas sa orėsh ose dhe minutash do tė kemi shi mbi Fterrė. Kėtė e bėjnė nga praktika jetėsore e tyre por dhe nga shpejtėsia e erės qė sjell shiun apo stuhinė.
Ndryshimet e mėdha nė klimėn e Fterrės ndodhin para sė gjithash se ndėrsa nė mal vijnė shpesh edhe rryma ajrore kontinentale (verore) nė zonėn e ulėt (pėrgjatė rrugės automobilistike e pranė saj), pėrkundrazi vijnė rryma ajrore tropikale tė ngrohta.

PAK FJALĖ EDHE PĖR POPULLSINĖ E FTERRĖS
NĖ GJYSMĖN E DYTĖ TĖ SHEK. XIX
DHE NĖ GJYSMĖN E PARĖ TĖ SHEK. XX.

Pėrsa i pėrket popullsisė sė Fterrės para shekullit XIX nuk kam mundur tė gjej tė dhėna tė sakta. Por nga ato qė kam mundur tė siguroj, mund tė thuhet shkurtimisht se popullsia e Fterrės nė vitet 1850-1939 paraqitet si mė poshtė:
Nė vitet 1850-1939 Fterra ka pasur njė popullsi me njė rritje tė vogėl qė predominonte mosha 15-47 vjeē pėr meshkuj me 1.1% mė shumė se femra dhe me njė numėr mesatar banorėsh 510 deri 650 veta (gjatė 70 vjetėve tė fundit). Karakteristike ėshtė fakti qė megjithėse kushtet e jetesės kanė qenė tė rėnda dhe vdekshmėria foshnjore po kėshtu e madh, gjė e cila vėrtetohet nga analiza e jetėgjatėsisė tė 25 ēifteve tė moshuara tė lindura nė vitet 1880-1910, dhe nga shqyrtimi i disa trungjeve familjare ku mosha mesatare pėr burrat ka qenė 71 vjeē dhe pėr gratė 82 vjeē, ēka flet pėr atė qė gratė nė Fterrė kanė jetuar edhe 11 deri 14 vjet mė shumė se burrat. Siē flet dhe pėr atė qė vdekshmėria foshnjore ka qenė e madhe.
Kėshtu p.sh. trungu i familjes Ismail e Hadileko Bezhani (Elezi) qė kanė patė lindur Saliu, Lutja, Nedimi, Vahidea, Naili, Shuqja, Anifea e Nafizi, kanė jetuar vetėm 4. Kurse nga trungu i Hivzi e Merjeme Bezhani (Zhupa) qė patėn lindur Nexhmedini, Habibe, Enveri, Sanija, Refiku, Siriu, Zeqo (e plus njė binjak) dhe Belkėzi jetuan vetėm tre. E njėjta gjė ka qenė dhe nė shumė familje tė tjera qė po t’i radhisnim do tė duhej njė listė shumė e madhe.
Megjithėse kėto jetėgjatėsia nė Fterrė siē shprehen specialistėt bazėn e kanė pasur tek geni (ADN) e veēantė e prejardhjes tė banorėve autoktonė dhe tek mos pėrzierja e tyre me sa ka pasur mundėsi. Tek tė jetuarit dhe tė plakurit nė njė ambient krejt steril (tė pastėr) siē ka qenė dhe mbetet akoma Fterra.
Ajo e ka bazėn te puna e vazhdueshme dhe sistematike e brezave tė kaluar nė sektorė tė tillė si blegtoria e bujqėsia, qė organizmin e njeriut e mban gjallė pėr shumė e shumė kohė.
Edhe mėnyra e tė ushqyerit kryesisht me bulmet dhe me produkte tė freskėta bujqėsore ka luajtur rol tė veēantė nė zgjatjen e jetės te njeriu qė ka jetuar nė Fterrė.
Kultura e tė jetuarit nė Fterrė edhe pse nė kohė tė vėshtira duhet marrė parasysh. Fshatari i Fterrės sė dikurshme dhe me pak tė ardhura qė ka pasur nuk ka jetuar kurrė bashkė me blegtorinė dhe me kafshėt e tjera shtėpiake siē ndodh nė zona tė tjera. Kėtu ndoshta dhe kultura fetare ka ndikuar pėr mirė qė njerėzit tė mbanin pastėr ambientin dhe vetveten.
Me kėta njerėz, me kėtė ekonomi, dhe nė kėtė mjedis ėshtė zhvilluar edhe veprimtaria luftarake e Fterrės nė tė gjitha rastet qė ėshtė paraqitur nevoja, pėr tė cilėn do tė flitet gjetkė.

Shėnim: Pėr pėrgatitjen e kėtij kapitulli janė shfrytėzuar:
1. Ndarja administrative e vitit 1923.
2. Flora dhe fauna e krahinės sipas njė ekspedite tė viteve 1978.
3. Tė dhėnat meteorologjike 30 vjeēare tė Republikės dhe matjet praktike nga vetė autori pėr shumė elementė meteorologjik tė zonės sė Fterrės.
4. Tė dhėna tė pjesshme tė regjistrimeve tė viteve 1927-1945.
5. Tė dhėnat biografike tė disa trungjeve familjare nė Fterrė.
6. “Si ndikon prirja e tokės mbi klimėn dhe prodhimin e saj” nga Enciklopedia Angleze 1971 f.24-25.
7. Janė shqyrtuar dhe tapitė e tokave tė para vitit 1945 dhe masat metrike osmane tė viteve hixhri janė kthyer nė masat e sotme nė ha dhe dynym.

FTERRA DHE VEPRIMTARIA LUFTARAKE E SAJ

1. Pak fjalė pėr veprimtarinė luftarake si nocion
2. Roli dhe vendi i Fterrės nė veprimtarinė luftarake tė krahinės.
3. Drejtimi jugperėndimor, njė nga drejtimet mė tė rėndėsishme tė Kurvelesh.

1. Pak fjalė pėr veprimtarinė luftarake si nocion
Po t’i hedhim njė sy historisė sė luftėrave dhe tė kryengritjeve nė krahinėn e Kurveleshit do tė vėmė re qė Fterra nė tė gjitha rastet ėshtė pėrfshirė nė to, me njerėzit e aftė pėr luftė, me ekonominė dhe me terrenin e saj shumė tė pėrshtatshėm pėr luftėn popullore. Nė kėtė kuptim them qė ndoshta ēdo gjė mund t’i ketė munguar Fterrės e fteriotit, por atdhedashuria e trimėria kurrė e asnjėherė. Ndaj ajo siē ėshtė theksuar dhe gjetkė, nė ēdo ngjarje ka marrė anėn e tė vėshtirės, tė nderit dhe dinjitetit, tė luftės sė armatosur pėr ēlirim e cila ka kėrkuar patjetėr veprimtari luftarake intensive. Dhe kjo Fterrės nuk i ka munguar. Pavarėsisht se ngjarjet nė materialet e ndryshme historike nuk janė konkretizuar siē duhej pėr kushtet qė tashmė dihen, por folklori dhe kėtu na ka lėnė diēka nga e cila mund tė nxjerrim tė dhėna e pėrfundime me vlerė. Vargjet thonė:
Kur armiku erdh nė derė,
Burrat kudo qė qenė,
Edhe nga tre derė mė derė,
Ngjeshėn armėt dhe lanė Fterrė,
Zunė shtigje, zunė dervenė (rrugė),
Nga Galishti gjer nė Bolenė.
Dhe vargjet e tjera na shpien tek gjenerali natyral Gjoleka e tek Mulla Lazo Kofina kur thonė:
- Gjoleka me plotė levendė (trima),
Dhe me mulla Lazo Fterrė,
S’lanė fshat e s’lanė derė,
Pa i nisur ku kanė nderė,
Nė luftė me osmanllerė,
Jo nė shkretėtirė tė verdhė,
Por nė Delvinė, Gjirokastėr e Zarelė,(i Kuēit)
Si tė parėt mė Skėnderbenė. (Popullore)

- …dhe ēobanėt me qylaf e gunė,
nga Ēerrica nė Matogumė,
ngjeshėn jataganė e shisho punė (lloj pushke 1866-1910),
e si dasmorė nė luftė u funė…
Siē shihet edhe n nga kėto pak vargje, Fterra kur ka qenė rasti, jo vetėm nuk i ėshtė shmangur veprimtarisė luftarake, por pėrkundrazi ka qenė e pranishme me tė tre elementėt e luftės dhe herė herė prej kėtu kanė nisur veprimet e para luftarake dhe kanė pėrfunduar nė thellėsi tė Kurveleshit.

Po ē’ėshtė veprimtaria luftarake si nocion?
Me pak fjalė, veprimtaria luftarake ėshtė aktiviteti i njeriut, komunitetit tė njerėzve, ēetave, nėnrepartit, repartit apo njėsisė ushtarake tė organizuar e tė armatosur qė sjell ndryshimet e nevojshme tė njė situate tė dhėnė ushtarake e politike. Por, veprimtaria luftarake e njė komuniteti njerėzish (fshati ose krahine), nė krahasim me repartet ushtarake ka dhe veēoritė e veta. Nė rastin e parė kemi tė bėjmė mė njė organizim, drejtim e zhvillim tė veprimeve luftarake nga masat popullore me tė gjitha mjetet e thjeshta tė mundshme pėr luftė, ku nuk parapėlqehet dhe shmanget ballafaqimi frontal e i drejtpėrdrejtė. Por parapėlqehet taktika e luftės sė ēetave, qė pėr ushtritė klasike ka qenė dhe mbetet, siē shprehet njė historian “gėrryese” dhe pse jo “kancer” pėr ato ushtri.

Roli dhe vendi i Fterrės nė veprimtarinė luftarake tė krahinės
Fterra si njė nga fshatrat mė tė hershme tė krahinės sė Himarės dhe Kurveleshit ka historikun e saj shumė shekullorė, tė pasur, tė pastėr, luftarak dhe atdhetar. Ajo duke qėnė nė njė pozicion gjeografik kyē pėr hyrjen nė Kurvelesh ka qėnė e pranishme nė ēdo ngjarje, nė ēdo kryengritje apo luftim qė kanė zhvilluar kurveleshasit vitalė pėr ēlirimin kombėtar.
Nė kėtė kuptim ka dhe ajo (Fterra) pjesėzėn e vet tė kėtij roli historik qė ka luajtur Kurveleshi si zemra e Labėrisė, gjatė gjithė historisė tonė kombėtare. Kjo histori ėshtė histori luftrash shekullore tė imponuara gjithmonė nga pushtues tė huaj pėr interesat e tyre gjeopolitike, ekonomike dhe ushtarake. Ndaj dhe mbi zonėn bregdetare tė detit Jon, mbi krahinėn e Himarės e tė Kurveleshit, dikur edhe mbi “Nahijen e Sopotit” pjestare e sė cilės ka qėnė administrativisht Fterra, historia ka kaluar mbi tė gjitha rebeshet e saj. Kėtyre rebesheve populli i Fterrės nė asnjė rast nuk iu ėshtė shmangur, por pėrkundrazi iu ka vėnė gjoksin dhe supin si gjithė fshatrat e tjera tė Kurveleshit. Nė kėtė mėnyrė dhe Fterra ka rolin dhe vendin e vet nė historikun luftarak dhe atdhetar tė kėsaj krahine.
Kėtė rol dhe kėtė vend asaj ia kanė dhėnė nė rradhė tė parė banorėt e tė gjithė brezave tė kaluar me aktivitetin e tyre luftarak, por ia ka dhėnė dhe pozicioni kyē qė zė Fterra nė kėtė hyrje tė Kurveleshit.
Si pėrfundim, fterrioti njeh rolin dhe vendin e vet qė ka patur fshati i tij si pjesė pėrbėrėse e Kurveleshit nė luftrat pėr liri. Por ai nuk pretendon pėr ndonjė rol tė veēantė dhe historik, pasi Fterra ka qėnė njė fshat relativisht i vogėl pėr njė rol tė tillė; ka varjuar nga 12 deri nė 123 shtėpi me 60 deri 680 banorė pėr njė periudhė tė gjatė kohore (1431-1944). Pra siē shihet potenciali njerėzor i saj nuk ka qėnė edhe aq i madh. Por megjithė kėtė, nė “portėn” e saj janė zhvilluar luftra tė panumėrta dhe siē thotė kėnga e lashtė, babė e bijtė e Fterrės janė pėrcjellė pėr atje si dasmorė.
Po t’i hedhim njė vėshtrim tė pjesshėm historisė sonė, do tė vėmė re se brenda 225 vjetėve (1381-1606) nė Kurvelesh e nė Labėri kanė ndodhur 18 kryengrijte dhe luftra tė ashpra qė kanė pėrfshirė edhe Fterrėn e atyre kohėve. Dhe na del qė nė ēdo 10-13 vjet ka plasur njė kryengritje ose ėshtė zhvilluar njė luftė. Kjo do tė thotė qė breza tė tėrė njerėzish dhe nė Fterrė, kanė lindur nė luftė, janė rritur nė luftė dhe janė plakur nė luftė e kanė vdekur nė luftė. Kėto nuk kanė qėnė pak por pėr tre breza nė ēdo njėqindvjeēar (shkencėrisht brezi nga brezi llogaritet 33 vjet). Prandaj me tė drejtė themi qė edhe Fterra i ka dhėnė ēėshtjes sonė tė pėrgjithshme, ruajtjes sė identitetit kombėtar, ēlirimit dhe pėrparimit tė vendit mundin, djersėn, gjakun dhe jetėn e shumė njerėzve tė saj. Por edhe personalitete qė kanė bėrė emėr nė historikun e Kurveleshit si: Mullah Lazo Kofina, Islam Fterra (Zhupa), Hasan Luēi (Fterra), Emine Mėnguli (Zhupa ose dhe Banushi pas martese).
Tė gjithė kėto dhe tė tjerė Fterrės i kanė dhėnė emėr, vend dhe nder nė Kurvelesh dhe mė gjerė.

FTERA MĖ 1583

Nė “Defterin” osman tė vitit 1583 pėr Fterrėn veē tė tjerave shėnohen edhe kėto tė dhėna dhe emra tė kryefamiljarėve.
“…Fshat me 60 burra. Me 30 shtėpi tė krishtera. Njė familje myslimane me tokė. Njė familje myslimane pa tokė…
Emrat e familjeve qė gjendeshin nė Fterrė dhe paguanin taksa ishin:
1.Kokė Gjini, 2.Zhupa Brati, 3.Poge Gjoni, 4.Gjok Nika, 5.Nik Mėrtiri, 6.Gjira Dhima, 7.Brat Kosta, 8.Marina Andrea, 9.Gjok Mėhilli, 10.Gjon Brati, 11.Gjok Marini, 12.Gjin Kosta, 13.Niko Dhima, 14.Dhime Mėhilli, 15.Llesh Gjin Mato, 16.Gjoka Gjini, 17.Ded Gjini, 18.Gjin Hila, 19.Zhupe Hila, 20.Hasan Gjoni (familje pa tokė), 21.Zhupe Deda,(familje pa tokė), 22.Sinan Deda (familje pa tokė), 23.Iliaz Deda, 24.Sinan Aliu, 25.Memi Aliu, 26.Thoma Gjoni, 27.Gonėm Gjoni, 28.Gjik Andrea, 29.Marin Gjonio, 30.Ali Nika, 31.Hasan Toja (pa tokė), 32.Hysen Marini, 33.Marin Duka, 34.Andrea Mėhilli, 35.Golem Gjoni, 36.Mėhill Marini.
Ēfarė tė dhėnash mund tė nxjerrim nga kjo listė?
Sė pari, feja myslimane nė Fterrė siē duket dhe nga 6-7 emra kryefamiljarėsh sapo ka filluar tė depėrtojė. Pra jemi nė vitin 1583 dhe tė dhėnat e tjera thonė se ajo do tė vazhdojė dhe ndonjė shekull mė vonė.
Sė dyti, shumė toponime pėr tė cilat folėm duket qė janė tė lidhur me emrat dhe mbiemrat e kėtyre kryefamiljarėve. Pasi nė Fterrė nga kėti mbiemra ka shumė gjurmė vendesh, trojesh, tokash, etj, si Gropa e Toje, Pėrroi i Dedegjinit, Gjonmėne, Dukhila, Gjonftera, etj. siē janė dhe emrat e tanishėm tė vendeve Toje ku ėshtė shtėpia e Korkute, Nike ku janė shtėpitė e Matajve, etj.


ĒERICA

Nė kadastrėn e vitit 1583, Ēerica figuron si fshat mė vete. Fshat me 34 shtėpi. Me 36 burra dhe 2 beqarė. Kurse Fterra nė tė njėjtin vit ka 30 shtėpi e 60 burra, njė familje myslimane pa tokė e njė me tokė, etj. kėti tė dhėna duke u nisur nga kushtet minimale qė kėrkon njė qėndėr banimi siē janė toka pėr jetesė, uji etj, tė bėjnė tė mendosh se kėtu ka ose pasaktėsi, ose Ēerica ka qėnė “hisse” e Fterrės, ēka ėshtė mė e mundshme dhe mė e besueshme. Kjo lidhet dhe me faktin qė shenjat e ndėrtimeve tė vjetra, tė arave e tė mureve tė tyre mbajtėse nė drejtimin verior tė Fterrės si nė Pirg, Bregu i Komes, Ēerica janė tė pandėrprera.
Pra kėto duhet tė kenė qenė siē thuhet dhe nė regjistrimet e mėparshme “hisse” tė tė njėjtit fshat, tė Fterrės. Fakt tjetėr ėshtė dhe ai qė shumė emra e mbiemra tė kryefamiljarėve si Gjoni, Mėhilli, Bardi etj. pėrkojnė me ato tė Fterrės, siē pėrkojnė dhe shumė toponime me emrat dhe mbiemrat e kryefamiljarėve tė Ēericės.
Lista pėrmbledhėse e kryefamiljarėve tė Ēericės ėshtė si mė poshtė:
1.Golem Bardi, 2.Nikė Deda, 3.Martin Deda, 4.Novak Deda, 5.Mėhill Gjoni, 6.Koka Lagji, 7.Mėhill Lagji, 8.Gjon Goja, 9.Gjon Vaguli, 10.Martin Peēi, 11.Gjin Deda, 12.Andrea Vaguli, 13.Nik Gjoni, 14.Vagul Gjoni, 15.Martin Komnini, 16.Gjon Stoja, 17.Lekė Leci, 18.Gjira Komnini etj.
Nė fund tė listės shėnohen tė ardhurat si fshat. Ato janė: Elb 380 akēe, grurė 885 akēe, taksė martese, gjoba, badihava 220 akēe. Fshati duhet tė paguajė gjithsej 885 akēe. (1 akēe=8-10akēe=1 derhem argjend ose mė saktė 1 akēe=3.52 gram serm).
Mbiemrat qė sot i gjejmė si toponime pasi kanė lėnė gjurmė nė Fterrė janė: Bardi ose Bardhi, Deda ose Gjindede, Pėrroi i Mertilagjit, Stojės, Dedėhile, Gjihile, Gjoneme, Gjinali, Dukhile, Gjoplaka, Gjofterraj, Gjolleshaj, Gjonikaj, Gjovizhe, Nikemėnkesh, Vija e Mėrtire, Pėrroi i Nestorit, Hunda e Mėrtire, Maja e Lekes, Maja e Kikės, Sheshi i Cfitit, Shesheza, Gomarėza, Hekal, Hekal, Kondale, Galile, Nikēokaj, Gjinali, Hasakond, Sinatrako, Mėrtinez (guri) etj.

Shėnim: Toponimet e shumta qė pėrmenden nė kėtė punim janė mbledhė nga autori duke u konsultuar dhe me disa tė moshuar si Rabo Bezhane, Jonus Zhupa, Qazim Gjoni, Hake Lonaj, Vahide Mato, Razo Dushaj etj.
Nė vitin qė bėjmė fjalė (1583), Nahija e Sopotit numėronte 10 fshatra dhe jo 12 siē shėnohej nė njė regjistrim tė mėparshėm, tė cilat ishin:
Sopoti – 100 hane, Ēornaja Gorica – 37 hane, Zilehova (qė nuk dihet se ku ka qenė) – 120 hane, Kleparo (Qeparoi), Pikernas (Piqerasi), Rusati (edhe ky nuk dihet ku ka qėnė dhe si ėshtė zhdukur), por mund tė jetė Sasaj i sotėm, Komati (qė mund tė jetė Ēerrica qė folėm mė lart sepse ka toponime tė pėrafėrta). Por mund tė jetė edhe lagjia e Gjofterre deri tek Bregu i Komės, ku ka gjurmė tė shumta vendbanimi dhe mė pas vjen Efterani ose Fterra e sotme.


TOPONIME TĖ TJERA QĖ GJENDEN NĖ RAJONIN E FTERRĖS

Nga toponimet, si terėsi e emrave tė vendeve, lartėsive, grykave, pėrrenjve, gropave e qafave, tė cilat nė Fterrė janė tė shumta dhe tė periudhave tė ndryshme, neve mund tė nxjerrm dhe pėrfundime qė kanė vlera historike.
Nė Fterrė tė kėtilla ka shumė dhe do tė duhej njė listė shumė e gjatė por po radhisim disa qė ka duken mė me vlerė:
a) Toponime tė fesė kristiane:
1.Maja e Kishės,2.Qafa e Kishės, 3. Pėrroi i Shėnmėrtirit, 4.Qafa e Shėnthanasit (shenjtor i vrarė 300 e ca vjet tė kohės sonė). 5. Manastiri (nė Ixuar), 6.Shtegu i Dhimės.
b) Toponime tė periudhės tre shekullore tė pushtimeve sllave:
1.Gjezhdanica (burimi mė i madh nė veri tė Fterrės). 2. Mortovica (vend varresh) ndodhet tek lagjia Rukaj-Kofinaj, 3. Qafa e Kumarovės (Serbėt e parė) ne veriperėndim tė lagjes sė Gjofterre, 4.Ēerrica (vend i Qarrit), lloj lisi, 5. Fonica (vend i jehonės) nė gropė tė saj, 6.Kopec (gropa midis majave), 7.Gėrvec (rrėpira e grivėr ose e bardhullėme), 8. Maja e Bėrdės (lartėsi).
c. Emra vendesh me prejardhe ēifute.
1. Kikė (lartėsia 300 metra nė veri tė Ixorit), 2. Galile (rajon i pyllėzuar 400x800 nė lindje tė qafės sė Shėnthanasit, 3. Purri (harca e Purriut nė perėndim tė Galishtit tė Gurrės), 4. Avrec (mbiemėr fisi nė Fterrė, 5. Pėrroi i Kanės (nė afėrsi tė vorrezave tė Shtufezės), 6. Harapa (2 km nė perėndim tė Qytecės nė Galisht), 7.Gomarza (l km nė jug tė Fterrės), 8. Heri (pjesė vendi nė rrugėn kėmbėsore Fterrė-Qafa e Rrėmullės).
d. Toponime me prejardhje nga emrat dhe mbiemrat e kryefamiljarėve tė regjistrimeve tė para nė Fterrė.
Po tu hedhim njė sy toponimeve tė shumta qė gjenden nė rajonin e Fterrės dhe t’i krahasojmė ato me emrat dhe mbiemrat e kryefamiljarėve tė regjistrimeve tė para tė viteve 1431 ose 1583, do tė vėmė re se kėto nė shumicėn e rasteve pėrkojnė me njeri tjetrin. Ēka vėrteton nė njė farė mėnyre autoktonin e hershme tė vendasve dhe nė Fterrė.
l. Dedėagji (Dede Lagji), 2. Guri i Dedegjinit (Dedė Gjini), 3. Bregu i Lleshe (njėra nga tri lagjet kryesore nė Fterrė), 4. Thomalleshi (shpati mbi lugun e Hekalit), 5. Vija e Hilės (Hilė), 6. Dukhila (Duk Hila), 7. Lėmi i Leke, 8. Gjozeniku (Gjon Zef Zika), vend nė Galishtin e Fterrės, 9. Gjokaēe (Gjon Kaēaj) majė dhe arė midis Martėzės dhe Kopecit, 10. Vathi i Gjinlekės, 11. Pėrroi dhe maja e Lazėrit (2 km nė veri tė Fterrės), 12. Shkėmbi i Leke ose Nikleke, 13. Guri i Mėrtinezės (Mėrtir Neza) etj.

NJĖ PĖRSHKRIM I SHKURTĖR I MAJAVE, GRYKAVE,
QAFAVE, PĖRRENJVE DHE HUNDAVE TĖ RAJONIT TĖ FTERRĖ.

Njė pėrshkrim tė hollėsishėm pėr pozicionin, sipėrfaqen, kufijtė, sipėrfaqen, klimėn florėn dhe faunėn e Fterrės, do tė gjeni tek pjesa e parė e librit tė dytė “Fterra nė Luftėn pėr ēlirim” (1939-1944). Prandaj shkurtimisht dhe pėr orientim tė lexuesit po radhis vetėm pak prej tyre.
Gryka Fterrė-Ēorraj
Gryka Fterrė-Ēorraj me gjatėsi rreth 9 km e gjerėsi mesatare 2.5 km, e ndarė nė mes nga lumi i Ēorre, por qė burimin e ka nė Gjezhdanicė tė Fterrės, ėshtė njė rajon i pyllėzuar, me drurė dhe shkurre tė rralla mesdhetare, me gjelbėrim tė pėrhershėm. Kjo grykė pėrshkohet nga dy rrugė paralele. Ajo Kalaja e Sopotit-Fterrė-Kuē e hapur nė vitet 1930 dhe tjetra Ura e Borshit-Rrėza e Vake-Ēorraj qafa e Kuēe (e kalueshme nė ēdo kohė vetėm pjesa Ēorraj qafa e Kuēe e hapur pas viteve 1930¬).
Pėrrenjtė.
Nė jug tė Fterrės (3 km larg saj) ėshtė pėrroi i Langadhės me burimin e tij tė pėrhershėm prej 80-150 1/sek. Pastaj vijnė me radhė, pėrroi i Gomarzės, i Kanės, i Zhupe, Xhingės, Brodanit dhe Pėrroi i Zi. Nė Galisht Pėrroi i Gurrės, Lėpushės, Progėrit, Hauze, Hyse, Lėpjetės, etj.
Lartėsitė.
Ka shumė por do pėrmendim disa mė kryesorėt. Ata janė:
a) Nė grykėn e Fterrės: Bėrda (439 m, 2km nė jug tė Fterrės dhe maja e Kishės (625 m), nė mal duke filluar nga jugu nė veri.
b) Maja e Gargullit (1216 m) , e Lluke (1171m), e Martėzės (1161 m), Gjokaēes (1255m), e Balashit (1275 m), Gjothanasės (1341 m), e Lajthisė (1418 m), qė ėshtė dhe pika trigonometrike mė e lartė nė kėtė rajon te rrjetit shtetėror tė kategorisė sė parė.
c) Gryka e Galishtit me lartėsi mesatare 350-700m e cila fillon (pėr kufirin e Fterrės) me vendin e quajtur Kushtbabe-Arqi dhe pėrfundon afėr qafės sė Shtufit, ose mė sakt nė Shtrungat e Gurta ku nis pėrroi i ujrave tė shiut. Ai ka njė gjatėsi prej 14 km, kurse vetė gryka ka njė gjerėsi mesatare prej 3 km nė vijė tė drejtė, dhe ndahet nė mes nga pėrroi i Gurrės qė mbledh ujrat e shirave dhe tė burimit jetij e tė kristaslt tė pėrroit tė Gurrės me 500 l/sek.
Ana perėndimore e qafės sė Galishtit ėshtė kullotė shkėmbore me pak ara pė rgjatė majės sė malit. Ndėrsa nga ana lindore gryka ka qėnė e gjitha ara ku kanė jetuar me prodhimet e saj 25-30 familje, dhe kanė patur tė tilla dhe shumė tė tjera. Gryka nė kėtė anė ka 22 burime tė vogla uji, ku dallohen si mė tė mėdha Vidheza nė Galishtin e Poshtėm dhe Gurra nė Galishtin e Sipėrm. (shih nė faqen burimet e Fterrės).
Hundat
Nė kėtė grykė hundat mė kryesorė janė:
Qafa e Sheshit tė Madh, Bregu i Gjozenikut, hunda e Gurrės, Pirgu u Peēit (1171 m), hunda e Drėrit dhe nė fund hundat e Gėde (shih hartėn e Fterrės. Qafat mė kryesorė janė: qafa e Arrės, Rrėmullės, Fonicės, Hejazit, Drėrit.

Toponime tė shumta ka dhe nė emrat e burimeve tė ujrave dhe tė arave nė Fterrė dhe nė Galisht.
a. Burimet kryesore:
Nė Fterrė: Ixori, Ngurrėza, Gjezhdanica, Langadha, Uji i Paktė Bedrinit.
Nė mal: Gurra dhe Vidhėza.
Krojet:
Nė Fterrė: Kroi i Ēetės, Ēerricės, Kanės, Mėrtilagjit, Gjishtires, Mustos, Bedrinit, Gėrdhit, Dardhave, Moqilave, Moēalit, Kroi i Avdiut, i Moēalit tė Ēokės, i Shelqit, i Gėrbenit, Hauzeve, Kroi i Poriut, Krėhėrit, i Brodanit dhe i Pėrroit tė Zi.
Nė Galisht: Kroi i Bregut tė Kretės, i Arqisė, Qytezės, i Vidhėzės, dy krojet e sheshit tė madh, krojet e Xhame, Lale, i Rrėzės sė Shkallės, i Mere, i Gėde, kroi i Ēike, i Asllane, tre burimet nė Hejaz dhe kroi i Hundės sė Drėrit, etj.
(1)- Pėr jetėgjatėsinė dhe pėr mbetjen deri nė ditėt tona tė toponimeve me prejardhje sllave edhe nė territorin e Fterrės, nuk ka ndonjė shpjegim tė dokumentuar dhe bindės. Por Historia e Shqipėrisė ka vėrtetuar se nė vitet 904-1018 dhe 1348-1370 edhe nė zonėn e Fterrės, erdhėn dhe u vendosėn nė vendet qė gjetėn bosh popullsi tė ndryshme sllave. Ato u vunė atyre emra sllave dhe mbeten tė tilla deri mė sot, pėr shkak se kjo popullsi, siē thonė studiuesit e Mesjetės “…as u dėbua dhe as u ērrėnjos, por u asimilua gjatė njė periudhe 6-7 shekullorer si rrjedhim i kristianizimit dhe i pėrqafimit tė kulturės dhe tė gjuhės vendase…” .

FISET KRYESORE NĖ FTERRĖ NĖ VITET 1800-1900.

Nė Fterrė nė vitet 1800-1900, sipas disa tė dhėnave anėsore dhe regjistrave tė timarit, kanė qėnė:
l. Malaj (nė Breg tė Lleshe), 2. Hizmaj (prejardhur nga fisi Trakaj) fis i lashtė, 3.Dhukaj, 4. Zenelaj, 5.Mėrkuraj, 6. Shkurtaj, 7.Maēaj, 8.Ēipaj (shuar rreth vitit 1840-1860), 9. Kondaj (shuar rreth vitit 1847-1865), 10. Nikaj (larguar nė Turqi familjarisht rreth viteve 1875-1880), 11. Gjonikaj, 12. Shehaj (larguar nga Fterra nė vitin 1914), 13. Mataj (fis i lashtė), 14. Mehmetaj, 15. Lonaj (prejardhja nga emri Loni), 16. Haderaj, 17. Korkutaj (fis i lashtė), 18.Brahaj, 19.Elezaj, 20. Mitaj, 21.Xhamaj, 22. Avrecaj 23.Zhupaj (tė dhėnat historike thonė se ky ėshtė njė nga fiset mė tė vjetra), 24. Memaj, 25. Kofinaj, 26.Rukaj, 27. Dukagjinaj (tė ardhur nė Fterrė rreth viteve 1700-1750), 28. Dushaj, 29. Gaxhaj (nuk kanė lėnė pasardhės), 30. Bezhanaj, 31. Skėndaj (shuar para vitit 1878), 32. Kurupaj, 33.Sadikaj (Qyqaj), 34. Dautaj, 35. Hadushaj, 36.Palaj (shuar para viteve 1850, kanė qėnė tek Vija e Pale), 37. Luēaj (banonin tek qafa e Kumarovės shuar rreth viteve 1890), 38. Cocaj (pa pasardhės), 39. Ēipaj (shuar para 1880), 40. Lagjaj (shuar para vitit 1880), 41. Gjonaj (fis shumė i lashtė), 42. Balilaj, 43. Meraj, 44. Ēelaj.

GOJĖDHĖNA PĖR VENDBANIMIN E DISA PREJ FISEVE TĖ FTERRĖS.

Pėr tė saktėsuar tė dhėnat dhe tregimet pėr vendbanimet e disa nga fiset e shuara dhe pėr prejardhjen e disa tė tjerėve, jemi konsultuar me kohė me shumė pleq tė lindur nė vitet 1880-1910 si Qazim Gjoni, Fejzo Zhupa, Veip Mero, Mehmet Ēallo, Sejko Hizmo, dhe plakat Hake Lona, Rabo Bezhani, Razo Dushaj, Mene Shkurtaj (Kofina), Belere Dhuli, etj tė pas viteve 1910. Dhe pasi e kemi bėrė krahasimin e tyre pėr t’i afruar tė vėrtetės del se:
Shumė fise tė cilat pėrmenden nė kėtė pėrshkrim, kanė patur njė trung. Kėshtu psh Babilajt, Zenelaj, Haxhiaj e Ēallaj kanė qėnė njė fis.
Nga trungu Trakaj kanė dalur Hizmajt (turqisht do tė thotė shkrues), Ēelaj dhe Lame.
Meraj e Sadikajt kanė qėnė pjesė e trungut tė fisit tė lashtė tė Zhupe.
Njė gojėdhėnė disi e diskutueshme thotė se Avrecajt, Xhamajt, Elezajt e Kofinajt e kanė prejardhjen hebreje, tė mbetur qė nė vitin 1664-1665 kur nė majė tė Kikės mbi Ixuar u soll i internuar Sabata Svi bashkė me shpurenė e tij. Dhe atje ato ndėrtuan ngrehinat e tyre e jetuan gjatė. Por kjo e dhėnė lė pikėpyetje dhe do verifikim sepse hebrejt nuk ndėrronin lehtė pėrkatėsinė.
Pėr vendbanimet e shumė fiseve qė tani janė shuar thuhet se ata kanė qėnė tė vendosur me banim nė kėto vende:
Skėnderajt- shtėpitė i kanė patur nė Rrėzė tė Ixorit pranė fisit Mitaj.
Palajt kanė qėnė tek shtėpia e Dhule, atje ku ėshtė edhe sot Vija e Pale.
Goxhajt kanė jetuar tek shtėpia e Dervish Mehmetit dhe e Dukagjinajve, nė jugė nė tė hyrė tė Fterrės.
Luēajt kanė banuar nė anėn perėndimore tė lagjes sė Gjofterre, atje ndodhet qafa e Kumarovės dhe ku janė sot themelet e shtėpive tė tyre.
Ēallajt dhe Cocajt kanė jetuar nė hyrje tė hyjes sė Gjozikės. Nikbetajt nė Rrėzė tė Ixorit pranė shtėpive tė Xhame.
Lidhur me shkaqet e shuarjes tė shumė fiseve tė mėsipėrme, pėrgjigja ka qėnė se shumica e tyre kanė patur nga njė ose asnjė mashkull nė familje.

.................................................................................................................................


PĖRMBYTJA

Gojėdhėna dhe folklori, na bėnė me dije se rreth viteve 1710, qėndra e fshatit ėshtė pėrmbytur nga shirat e shumta e tė vazhdueshme, dhe nga rrėshqitjet e tokės qė sollėn nga mali masa tė panumėrta zalli e materiale tė tjera qė arritėn trashėsinė edhe 20-25 metra.
1. Gjendja para pėrmbytjes
Qėndra e fshatit nga rrėza e shkėmbit tė Leke deri poshte “Kroit tė Bedrinit” thuhet se ka qėnė toka bujqėsore mė e begatė me ara, kopshte e pemė frutore tė ēdo lloji, pasi ishin tre tė katėrta tokė nėn ujė. Para pėrmbytjes ujrat e shirave grumbulloheshin dhe rridhnin nė njė pėrrua tė vetėm. Nė atė qė zbret nga honet e Gėrdhit nė pėrroin e Dardhės dhe pėrroin e Zhupe, Dukhila. Kurse burimi i Ixorit ka patur shumė a pak atė rrjedhje qė ka edhe sot. Por burimi nuk ka qėnė ku del aktualisht, por rreth 150-200 m lartė nė rrėzė tė shkėmbejve pranė vendit tė quajtur “Haliqi i Meme”.
Qėndra kryesore e fshatit ka qėnė gjithmonė nė Izuar pėr rreth burimit kryesor e nė veri tė tij, pa zėnė me ndėrtime tokėn pjellore qė folėm mė lartė.
2. Pėrmbytja.
Tė moshuarit kanė treguar qė nė vitin e pėrmbytjes, gjendja e motit ka qėnė afėrsisht kėshtu: pranvera e herėshme e zgjatur dhe me reshje tė shpeshta. Vera qe e thatė pa asnjė shi. Kurse vjeshta filloi me reshje tė pandėrprera. Ndėrsa dimri pasardhės nga mė tė ashpėrit.
3. Ē’ndodhi gjatė muajve tė verės tė atij viti.
Plaku Veip Mero tregonte:
“… Atė vit njė dorė e zezė e panjohur “njė firaun” siē vuri njė zjarr aty mbi Gur tė Ēokės e nė mes tė ballit tė Kripjeve. Them i pa njohur se neve kėtu brenda fshatit ja njohim bėmat njėri tjetrit me nuhatje. Po kėtė radhė atė tė mallkuar nuk arritėn dot ta merrnin vesh tė parėt tanė, sepse zjarrin e kishte vėnė me marifet ndofta qė nė mėngjez afėr. Atė e kishte ndezur me eshkė tė thatė dhe tė madhe qė digjet ngadalė, bile pėr ta vonuar mė shumė ndezjen por kur tė fillonte era dhe vapa, pranė eshkės kishte bėrė njė vazhdė bajgash si rruga e mizave tė dheut. Dhe nė fund kishte vendosur njė tufė tė madhe bari tė thatė tė pėrzier pranė me bajga gjedhėsh. Kėshtu qė djegia kishte qėnė e ngadalshme dhe e padiktuar nga njeri aty afėr. Nga ana tjetėr zjarri ishte vėnė nė njė zonė qė rrihej pak nga njerėzit nė ato kohėra. Ndaj dhe nuk u pa dora e zezė qė mė vonė do tė sillte pasoja qė askush nuk mund t’i parashikonte…”.
4. Si dhe ku u pėrhap zjarri.
Pasi mori flak, ai u pėrhap me njė shpejtėsi marramėndse. Kjo pėr arėsye tė bimėsisė sė shpeshtė, barit tė shumtė e tė thatė tė atij viti, por dhe shkurreve e drurėve qė digjen si benzina, siē ėshtė dėllėnja e shpesht e asaj zone. Kėshtu qė fkalėt duke u ndihmuar nga era qė frynte nga Veriu, pėrfshinė shumė shpejtė gjithė Bregun e Kripjeve dhe Guri i Ēokės nė Qafėn e Fonicės. Mandej Honet e Lajthisė, ballin e Gjothanasės deri afėr Majės sė Balashit.por zjarri zbriti dhe poshtė sepse trungjet e djegura rrokulliseshin dhe pėrhanin zjarre tė tjera. kėshtu qė ato zbritėn dhe nė Buzat e Kurpėrit e gjetkė. Dhe shpatet e maleve mbi Fterrė me fillimin e shirave shtonte xha Veipi dukeshin si “koraq” (zhveshura).
5. Pėrmbytja dhe shkaqet e saj.
Nė muajin dhjetor dhe janar tė vitit pasardhės, shirat pothuajse nuk pushuan fare. Nė kėta muaj nė pjerrėsitė e honeve tė Lajthisė u dukėn rrėshqitjet e para masive. Kėto erdhėn duke u shtuar dhe duke zbritur gjithmonė e mė poshtė. Rreziku ndihej por nuk pritej aq befasisht. Kjo ndodhi njė mbasdite vonė, kur masat e mėdha tė zhavorishteve tė pėrziera ujė e gjithfarė shkurresh, drurėsh e baltė nga Honet e Gėrthit nisėn rrugėn pėrgjatė pėrroit tė vetėm qė mblidhte ujrat e shirave deri atėherė. Po diku aty nė jug tė Shkėmbit tė Leke dhe poshtė nė Pėrroin e Dardhės, ky pėrrua u bllokua nga mbeturinat e shumta tė drurėve e shkurreve. Pėr rrjedhojė “llava” siē i thotė folklori ndėrroi drejtim dhe u pėrhap mė nė veri duke u pėrplasur fuqishėm pėr Shkėmbin e Leke. Por shumica vėrshoi edhe drejtė burimit tė Ixorit duke e mbuluar atė dhe gjithė hapėsirėn bujqėsore prej 800x200 m (16 ha nga rrėza e Shkėmbit tė Leke deri tek Kroi i Bedrinit ku sot ėshtė krejtėsisht zhavorishte. Ky fenomen vazhdoi pėr shumė e shumė vite. Dėmet qenė tė pallogaritshme, me pėrjashtim tė njerėzve qė mundėn tė largoheshin. Por kjo pėrmbytje pėrfshiu bagėti, shpend, bletė. Dhe mbi tė gjitha arat, baēet dhe pemėt frutore. Natyrisht qė mbuloi dhe disa ndėrtesa qė ndodheshin rreth burimit tė Ixorit siē ishin shtėpitė e fisit tė Zhupajve qė qysh atėherė u detyruan tė hidhen mė nė jug atje ku ndodhen dhe sot me banim.
Pėrmbytja pati shkaqet e veta siē ishin kushtet atmosferike, pjerrėsitė e terrenit, struktura e tokės etj, por sipas mendimit tė burrave tė moshuar tė lindur para vitit 1900 me tė cilėt kemi patur rasitn tė konsultoheshim, del se shkak parėsor ka qėnė djegia e “ēmendur” e bimėsisė, shkurreve, drurėve etj, rrjedhojė e sė cilės qe depėrtimi i ujrave tė shirave nė shtresat e poshtme tė tokės dhe gėrryerja (erozioni) nga mungesa e rrėnjėve qė mban tė palėvizur dheun.
Dėmet e tjera tė kėsaj djegie u dukėn edhe nė pakėsimin dhe nė disa vende, nė humbjen fare tė burimeve tė ujit, ndaj jo mė kot kanė lindur e janė ruajtur dhe vargjet e mėposhtme.
I. Dora e zezė
Dora e zezė qė lartė vu zjarrė,
Flakė e tij pėrpiu malė,
Pruri poshtė plot njė llavė,
Jo tė zjarrtė, por tė bardhė,
Gurė, kucura e stėrrallė,
Qė mbuluan ē’na mbanė gjallė,
Ara, pemė, ujė e mallė,
Fshatin e bėri gėrmadhė.

II. Pėrmbytja
Shkėmbi i Lekės mal siē ėshtė,
Mbrojti fshatin nga pėrrenjtė,
Po njė natė ata u tėrbuan,
Llavėn e zbritėn nė Ixuar,
Kur varrea erdh e shkoi,
Ajo poshtė ēdo gjė mbuloi,
Sa dhe kokoshi tri ditė nė degė mbeti e kėndoi.

FTERRA NĖ LUFTĖN PĖR ĒLIRIM 1847-1912
(Ngjarjet e viteve 1830-1847 – njė kthesė e rėndėsishme nė historikut e popullit tė krahinės sė Kurveleshit dhe tė Fterrės)

I. Pse shkruaj pėr kryengritjen e vitit 1847?
Pėr kryengritjen e vitit 1847 ėshtė shkruar shumė dhe nuk do mė mbetej gjė mua pėr tė thėnė po tė pėrsėrisja tė tjerėt pėr anėn historike tė saj. Por meqėnėse ajo nė pikėpamje tė veprimeve luftarake ndryshon shumė nga tė tjerat dhe pėr karakterin e saj tė gjerė popullore e ēlirimtare. Dhe mė kryesorja se ajo nisi pranė Fterrės – nė Kuē, e nė tė Fterra u pėrfshi tėrėsisht, me njerėzit, ekonominė dhe me territorin e saj pėr disa muaj rrjesht. Luftėtarėt e Fterrės nė kėtė kryengritje si asnjėherė tjetėr, luftuan nė Delvinė, nė Qafė tė Sopotit, nė Dropull, madje dhe nė territorin e Janinės dhe nė fund dhe nė territorin e tyre, nė grykėn e Galishtit e gjetkė. Nė kėtė kryengritje personalitete me emėr nė Fterrė e nė krahinė, si Mullah Lazo Kofina, Hasan Luēi (Fterra) etj. dhanė njė ndihmesė tė veēantė nė organizimin, drejtimin, orientimin dhe nė qėndrimin e mėtejshėm. Nga ana tjetėr nė territorin e Fterrės edhe pas shtypjes sė saj u kryen veprime luftarake tė pėrsėritura tė ekspeditave osmane pėr tė gjetur dhe pėr tė kapur drejtuesit kryesorė tė saj, me nė krye Zenel Gjolekėn, tė cilin Fterra e mbajti, e fshehu dhe e ruajti pėr muaj tė tėrė nė vendin e quajtur Dėrrasa e Lugut, ku edhe sot ka emrin Shpella e Gjolekės.
Tė gjitha kėto dhe tė tjera, mė bėjnė qė pėr kėtė kryengritje tė ndalem mė shumė se pėr ēdo aktivitet tjetėr luftarak dhe tė shkruaj me respekt tė veēantė. Por, mė vjen keq qė emrat e shumtė tė atyre burrave kordhėtarė tė Fterrės sė atyre viteve, folklori dhe arkivat tona nuk i kanė tė fiksuara siē e meritojnė. Dhe ata s’janė pak por plot 38 luftėtarė nė njėsitin e pėrhershėm, dhe po aq dhe qė vepruan nė forcat rezerva, por tė organizuar si tė parėt pėr tė vepruar pėr mbrojtjen e popullsisė, dhe tė rrugėve, grykave e pasurisė tė fshatit.

II. Ē’ishte Ēeta e luftėtarėve tė armatosur?
Emėrtimin “Ēetė e armatosur” e gjejmė qė nė lashtėsi nė shumė vende. Por e gjejmė sidomos kur armėt prerėse dhe ato tė zjarrit morėn zhvillim tė gjerė dhe u pėrdorėn pėr sulm dhe pėr mbrojtje.
Ajo ishte njė organizim i vogėl ushtarak, me rreth 50 veta qė u pėrket tėrėsisht luftrave dhe kryengritjeve popullore dhe jo ushtrive klasike. Kėtė emėrtim ushtritė klasike nuk e kanė pėrdorur asnjėherė.
Fterra nė kryengritjet e ndryshme, si gjithė fshatrat e tjera, ka patur ēetėn e vet tė armatosur qė organizohej herė pas here, sipas vendimeve tė Kuvendeve, tė pleqėsive dhe tė Kėshillit tė Komandantėve. Nė tė merrnin pjesė kryesisht burrat dhe tė rinjtė prej 16-60 vjeē. Sipas tė drejtės zakonore “Njė pėr ēdo derė” dhe kur kishte raste emergjente gjithė burrat prej 16-70 vjeē. Luftėtarėt e ēetės armėt, veshjen dhe kafshėt hypėse i siguronin vetė. Kurse me fillimin e luftimeve furnizimin me bukė, fishekė, duhan etj. e merrte pėrsipėr prapavija e tyre, duke i bler nga vendi ku vepronte ēeta.
Organika e ēetave asnjėherė nuk ka qenė fikse dhe e pėrhershme, pasi edhe pjesėmarrėsit ishin bujq dhe barinj qė vinin nė ēetė nga arat ose blegtoria kur thirreshin nga Kėshilli ose komandanti i tyre qė zgjidhej “demokratikisht”, urdhėrat dhe detyrat e dhėna ishin tė padiskutueshme, pasi ai ishte njeriu mė i pėrgatitur, mė trim dhe mė i vendosur nė luftė.


NGJARJET E VITEVE 1830-1847 –
NJĖ KTHESĖ E RĖNDĖSISHME E POPULLIT TĖ
KURVELESHIT DHE TĖ FTERRĖS

Vitet 1830-1847 dhe nė vazhdimėsi deri nė 1912, shėnojnė njė periudhė tė rėndėsishme nė historinė e popullit tonė nė tėrėsi dhe pėr atė tė Labėrisė dhe tė Kurveleshit nė veēanti. Kėto janė jo vetėm vite plot kryengritje, por ēka ėshtė mė e rėndėsishme, ato kanė karakter ēlirimtar mbarėkombėtar. Ndaj me tė drejtė janė quajtur dhe dallėndyshet e para qė shėnojnė fillimin e Rilindjes sonė Kombėtare, kurse kryengritja e vitit 1847 “Kryengritje mbi kryengritjet”. E pėr ilustrim tė kėtyre tezave do t’ju referohemi disa nga kryengritjet e viteve tė mėsipėrme.
I. Nė periudhėn qė flasim, nė veri ishte nė kėmbė akoma Principata e Bushatllinjve tė Shkodrės, e cila zhvilloi njė politikė pak a shumė tė pavarur nga Porta e Lartė.
II. Nė Jug ishte akoma i freskėt kujtimi i luftimeve epike tė Ali Pashės ku u ndodhėn nė tė njėjtėn llogore toskė e gegė. Populli dhe nė kėtė ngjarje (1822) qe mė Ali Pashėn, sepse ai ishte shqiptar i pastėr, bir i Labėrisė, bile dhe i rritur deri nė moshėn 13 vjeē nė Kurvelesh, nė Bolenė dhe mbi tė gjitha ai ishte pėr shkėputje nga Porta e Lartė dhe pėr njė shtet shqiptar mė vete.
Folklori pėr kėtė ngjarje midis tė tjerave na thotė:
“Njėmijė gegė e dymijė toskė,
qėndruan me Ali Pashėn,
ata vunė kryet poshtė,
me kordhė nė dorė u vranė…”
Kėsaj ngjarje populli i kėndoi me krenari sepse qėndresa e ditėve tė fundit tė Ali Pashės ishte me tė vėrtetė epike, pasi atje luftuan bashkarisht myslymanė, ortodoksė, katolikė, lebėr, ēamė, dibranė, shkodranė, mirditorė e kosovarė etj. Kjo tregon se Ali Pasha kishte njė bazė tė fuqishme nė popullin e thjeshtė, qė mė tepėr se organizimi ushtarak ishte pėr t’ia patur zili nė ēdo kohė, i detyrohet sidomos urrejtjes sė pėrgjithshme popullore kundra pushtuesit otoman, por dhe pjekjes sė kushteve pėr tė kaluar nė njė shkallė mė tė lartė, nė atė tė luftės pėr ēlirimin kombėtar.
Jehona e luftrave tė Ali Pashės u pėrhap nė tė katėr anėt e vendit. Ato u kėnduan nė kėngė tė bukura nė jug, nė Shqipėrinė e Mesme, nė Dibėr, nė Shkodėr e nė Kosovė, fakt ky qė tregon se ndėrgjegjia kombėtare e popullit tonė nė kėtė periudhė ka hyrė nė njė fazė tė re. e kėtė e pasqyron bukur kėnga:
“Njė kala nė anė tė detit,
I doli karshi dovletit,
Njė kala nė anė tė gjolit,
I ktheu gjoksin Stambollit”.
Kėnga u pėrhap anė e kėnd trojeve shqiptare, ashtu siē u pėrhap dhe demaskimi qė u bėhej feudalėve shqiptarė qė nė kėto ngjarje, disa nga tė cilėt, dolėn tė pabesė, e u bėnė roje tė pushtuesit osmanė. Kėnga i vė nė lojė siē e meritonin:
“Ku jeni ju parėsia?
Pas vdekjes sime ē’do thoni?
Kur t’iu shajė osmanllia,
Vallė ju ē’do tė bėni”
III. Por edhe ngjarjet e luftrat e tjera qė pasuan, nuk patėn mė pak jehonė. Shkatėrrimi i Pashallėkut tė Bushatllinjve pėr faj tė Mustafa Pashė Bushatit qė ngriti kampin nė Bahune (mars 1831) e u dha pas argėtimeve. Pėr rrjedhojė forcat shqiptare u goditėn nė befasi e pėsuan disfatė. Kurse pashai me 500 veta mezi shpėtoi kokėn duke u kthyer nė Shkodėr (nė kala). Por dhe kėtu, mė 6 nėntor 1831, pėsoi prapė disfatė. Por pavarėsisht nga kėto ulje e ngritje tė “zjarrit” tė luftės ai ishte ndezur mirė dhe kishte gjetur terren tė pėrshtatshėm, pėr tė mos u shuar mė kurrė.
IV. Kėshtu nė kėtė kohė nė krahinėn e Kolonjės, Leskovikut, Dangėllisė, Tepelenės e tė Pėrmetit kemi njė lėvizje fsahtare me pėrmasa tė papara e me pėrbėrje shoqėrore tė gjerė.
V. Nė 19 maj 1835, populli i Shkodrės u ngrit i tėri nė luftė tė hapėt dhe tė organizuar kundėr forcave turke qė komandoheshin nga Hafiz Pasha. Vargjet e mėposhtme na japin njė pasqyrė tė qartė tė gjendjes dhe tė vlerėsimit qė i bėhet asaj.
“Haziz Pasha kryelopa,
S’merret Shkodra me tre topa…
Mori Shkodėr, mori mizore,
Pak u duke, shumė na dole,
Po lufton me tetė taborre”
VI. Jehona e kryengritjes sė Shkodrės, pėrhapet me shpejtėsi dhe nė zonat e Postribes, Hotit, Krajės etj. dhe fshatarėt e armatosur nisen pėr tė ndihmuar qytetin. Kėtu kemi njė lėvizje tjetėr tė rėndėsishme qė vjen duke u rritur dhe qė pasohet nga kryengritja e dibranėve dhe dėshtimi me turp i Hajredin Pashės nė brigjet e lumit Drin.
VII. Pėr tė ardhur pastaj tek ngjarje tė tilla siē ishte ēlirimi i pėrkohshėm i Delvinės dhe i Beratit, qė tronditėn thellė Perandorinė Osmane tė dekompozuar dhe qė nxitėn atė tė merrte masa tė menjėhershme pėr tė rivendosur gjendjen e mėparshme. Por dhe forcat kryengritėse kishin parashikuar me kohė masa tė rėndėsishme organizimi, drejtimi e luftimi qė varshin nga kėto.
VIII. Kėtu mund tė shėnojmė ato qė patėn rėndėsi vendimtare siē ishin tri mbledhje krahinore e ndėrkrahinore qė u zhvilluan nė vitet 1846-1847 nė Picar, Mesaplik e Toroninė (Zhulat) dhe nė prag tė fillimit tė kryengritjes edhe ajo e “Pėrrallėve tė Progonatit” . Tė gjitha kėto hodhėn bazat dhe konsoliduan organizimin politik e atė ushtarak, aq tė domosdoshėm nė atė situatė, por pėrcaktuan dhe qėndrimet e prera pėr ta kundėrshtuar vetėm me armė armikun pushtues dhe pėr t’i thėnė: “Nuk do zbatojmė asnjė detyrim qė rrjedh nga reforma e Tanzimatit”. Kjo u vendos sepse s’kishte mbetur rrugė tjetėr paqėsore, ndaj tė gjitha mbledhjet konverguan nė kėto masa:
“Tė formohet menjėherė njė forcė e pėrbashkėt pėr tė qenė e gatshme nė ēdo rast.
Nė ēdo fshat, tė formohet njė komitet i kryengritjes”.
Detyrat e tyre tė jenė: mobilizimi i menjėhershėm i forcės sė armatosur tė fshatit, grumbullimi e sigurimi i sendeve tė nevojshme pėr luftė (armė, fishek, ushqime, duhan etj.) dhe propagandimi i kryengritjes si i vetmi mjet shpėtimi.
Folklori pėr kėto ngjarje thotė:
“U mblodhėn Parėsia,
Gjeneralėt natyralė,
Edhe gjithė burrėria,
Kush nė kėmbė e kush nė kalė,
U mblodhėn dhe njė herė,
Ata prindėrit tanė,
Nga ēdo fshat e nga ēdo derė,
Se punė tė mėdha panė,
Pėrmbi male nė lėndina,
Biseduan gjerė e gjatė,
Nėpėr akthe e trėndelina,
Ishin mbledhur bir e atė,
Kishin ardhur nga krahina,
Jo pėr dasmė, por me pushkė e shpatė.
U lidh besa me besė,
Luftėtar mijė tetė,
Pėr shpėtimin e mėmdhesė,
Gjithė burra tė vėrtetė.
“Pėr drejtimin sa mė mirė tė kryengritjes, tė krijohet njė Komandė e Pėrbashkėt pėr tė gjithė Krahinėn dhe tė funksionojė Kėshilli i Pėrgjithshėm”…”Komandantėt tė zgjidhen nga rradhėt e kryengritėsve qė kanė treguar trimėri dhe aftėsi ushtarake gjatė viteve 1830. Kurse Komandanti i pėrbashkėt u mbet dakort qė ai tė mos jetė nga oxhaqe tė pėrmendura, por nga turma e Komandantėve Popullorė dhe u ra nė ujdi e u propozua Zenel Gjoleka (Kuēi)”, i cili i tha mbledhjes: “…E pranoj nderin qė mė bėhet…por po tė ndodhė qė ndonjėri prej jush do tė braktisė kryengritjen, atėherė ai do tė ketė tė bėjė drejtpėrdrejtė me Zenel Gjolekėn…” .
Krijimi dhe funksionimi i Kėshillit, qė kishte atributet e njė asambleje dhe i Komandės sė Pėrbashkėt qė kishte fuqi ekzekutive e ushtarake, patėn rėndėsi vendimtare. Ato nė ndryshim nga kryengritjet e mėparshme, i dhanė asaj forcė, organizim, drejtim dhe karakter ēlirimtar.
Nė bazė tė udhėzimeve tė tyre, brenda njė kohe fare tė shkurtėr, u morėn masa tė pėrgjithshme pėr tė qenė gati e pėr tė hyrė nė luftė. Kėshtu psh. nė udhėzimin e veēantė pėrcaktohej: “Nė ēdo familje qė ka dy burra tė aftė pėr luftė, njėri duhet tė inkuadrohet menjėherė nė focat e pėrbashkėta dhe tjetri nė ato rezervė”. Kurse pėr luftėtarėt e thjeshtė nė udhėzim nėnvizohej:
1. Tė mos i bien nė qafė popullsisė.
2. Tė shmanget dhuna e hakmarrja.
3. Tė mos lindin armiqėsi.
4. Buka, fishekėt dhe duhani pėr luftėtarėt tė sigurohet nga tė ardhurat e taksave qė mund tė mblidhen nga ato qė do t’i paguhen tani e tutje, administratės turke.
Ishin pikėrisht kjo situatė dhe kėto detyra tė vėna nga organizmat e sė drejtės zakonore qė ngritėn peshė tė madhe tė vogėl dhe qė lindėn dhe vargjet e mėposhtme:
Burrat kudo qė qenė,
Edhe nga tre derė mė derė,
Ngjeshėn armėt e lanė Fterrė,
Zunė shtigje, zunė dervenė,
Nga Galishti gjer nė Bolenė.


TĖ VEĒANTAT E KRYENGRITJES SĖ VITIT 1847
DHE PĖRFSHIRJA E FTERRĖS NĖ KĖTĖ KRYENGRITJE

Kryengritja nuk qėndroi nė vend dhe nuk u mbyll brenda pėr brenda vetvetes. Ajo me tė filluar protesta nė Kuē e nė Progonat, thirri urgjentisht “forcėn e pėrbashkėt tė armatosur” dhe e nisi drejt qėndrės administrative asmane, kundėr Delvinės, pėr ta ēliruar atė forcėrisht.
Forcat e kėtij drejtimi (Kuē-Delvinė) pėrbėheshin nga ēetat e armatosura tė Kuēit (96), Kallaratit (62), Bolenės (74), Fterrės (38) dhe Ēorrajit (30). Ato tė gjitha drejtoheshin drejtpėrdrejtė nga Zenel Gjoleka dhe marshuan nė dy kolona, njėra nė rrugėkalimin Kuē-Fterrė-Galisht i Fterrės-Delvinė dhe tjetra Kuē-Fterrė-Borsh-Shėnvasi-Pellgu i Delvinės. Kėto tė fundit ishin kryesisht ato tė fshatrave Kallarat-Bolenė-Vermik, ndėrsa nga Kurveleshi i Sipėrm, forcat u pėrqėndruan me shpejtėsi nė Progonat dhe lėvizėn nė rrugėkalimet Progonat-Zhulat-Qafa e Skėrficės pėr nė juglindje tė Delvinės dhe Progonat-Valet e Golėmit-Galisht i Fterrės pėr nė lindje tė Delvinės. Tė gjitha kėto forca komandoheshin nga Hodo Nivica.
Sulmi ndaj Delvinės kishte njė ide tė pėrgjithshme tė qartė, bashkėqėndrore, tė menjėhershme dhe vetėm kundra garnizonit turk nė Delvinė, Kakodhiq, Muzinė, Finiq-Kranė (repartet turke pjesėrisht nė kėtė kohė ishin vendosur nėpėr fushime verore).
Kryengritja evitoi ēdo keqtrajtim, ēdo hakmarrje dhe ēdo dėmtim. Luftėtarėt u furnizuan me ushqime me se mundėn dhe vetėm me pagesė. Ata siē informonte njė konsull i huaj “fjetėn nėpėr hane, s’zunė gjė me dorė dhe kripėn e blenė me ēmime tė larta”.
Udhėheqja e kryengritjes duke parashikuar kundėrveprimin e paevitueshėm tė forcave osmane, duke ditur qė Delvina si terren ka formėn e njė kazani ku mund tė hysh me luftim, por nuk del dot. Pėr tė evituar shkatėrrimin e qytetit, vendosi me kohė dhe kryengritėsit i nxori tek qafa e Sopotit (3-4 km nė VL tė Delvinės). Nė njė vend qė nga tė dy drejtimet, nga Delvina dhe nga Gjirokastra duhet tė sulmosh vetėm nga poshtė lart, nė njė terren tė pjerrėt e tė zhveshur, ku dhe me gur mund ta ndalonin sulmin e kundėrshtarit. Ishte pra motivi pėr tė cilin lufotnin kryengritėsit, shpirti i tyre atdhetar, drejtimi me mjeshtėri tė rrallė ushtarake pėr kohėn i gjeneralėve natyralė tė kryengritjes dhe shfrytėzimi i pėrsosur i terrenit, kėtij aleati tė pėrhershėm, qė i bėri kreyngritėsit nė kėto luftime t’u shkaktonin sulmuesve osmanė disfata dhe t’i detyronin tė mbylleshin prapė nėpėr kalatė e fortifikuara. E njėjta gjė ndodhi dhe me forcat e Sadik Live qė mėsyu nga Delvina drejt Sopotit dhe nga Delvina pėr nė Rrėzomė e Qafa e Skėrficės, ku forcat e Hodo Nivicės tė Kurveleshit tė Sipėrm u shkaktuan trupave osmane (me pak forca e mjete) disfatė tė plotė. Por dhe pas kėtyre fitoreve, kryengritėsit nuk qėndruan nė vend. Ata pėr t’i prerė Gjirokastrės ēdo komunikim e furnizim, zbresin ne tė dy anėt e luginės sė Dropullit, prej Nepravishte nė Peshkėpi e pėrballė tyre nė qafėt e Malit tė Gjerė. Edhe nė rrugėn Janinė-Gjirokastėr e vėnė midis dy zjarrėve, duke e bllokuar plotėsisht dhe jo vetėm kaq, por zhvillojnė dhe betejėn qė ka mbetur nė histori si Beteja e Goranxisė e dalin fitimtarė, ku Zenel Gjoleka, Hodo Nivica e Hasan Ēapari u treguan komandantė trima tė vijave tė para, krijues dhe strategė. Pas kėsaj ata planifikojnė dhe ēlirimin e Janinės. Dhe nė fakt ata mė 27 gusht 1847 ēlirojnė dhe Dalanin, Pesė Puset Papologonin etj. qė nuk ishin mė shumė se 5 orė larg Janinės.
Por kryengritja nuk zhvillohej vetėm nė drejtimin jugor. Nė kėtė kohė ajo zhvillohej dhe nė drejtim tė Lumit tė Vlorės-Mallakastrės e krahinave tė tjera dhe pėrfundon me ēlirimin e Beratit, qė trondit thellė Portėn e Lartė dhe qė merr masa tė menjėhershme pėr t’i rimarrė duke pėrdorur edhe tradhėtarėt brenda kryengritjes, siē ndodhi nė Ura e Konisbaltės, ku forcat kryengritėse pėsojnė humbje tė rėnda dhe tėrhiqen nė thellėsi, fakt ky qė detyron Zenel Gjolekėn tė kthehet menjėherė nė zonėn e Kurveleshit tė Poshtėm sepse forcat osmane tė drejtuara nga Derbihor Pasha pasi kishin shtypur kryengritjen nė Mallakastėr, po i drejtoheshin Kurveleshit.
Nga tė dhėnat e marra u bė e qartė se forcat osmane goditjen kryesore do ta jepnin pėrgjatė grykės sė Mesaplikut dhe atė ndihmėse nga drejtimi Delvinė-Galisht i Fterrės-Malet e Golėmit-Progonat, duke pėrdorur dhe kolona tė veēuara nė drejtimet e tjera.
Ishte pra e domosdoshme qė dhe forcat kryengritėse tė bėnin njė pėrqėndrim tė ri dhe tė vendoseshin nė drejtimet ku armiku do tė jepte goditjen kryesore dhe atė ndihmėse, por jo pėr t’u ndeshur ballė pėr ballė, por duke pėrdorur “taktikėn e ēetave”, pra pėr ta tėrhequr armikun nė thellėsi, nė gryka, pyje e ngushtica dhe duke e goditur kryesisht nė befasi nė krah, nė shpinė e pararojė, me qėllim bllokimi nė vend dhe asgjesimi tė tij. Pėr zbatimin e kėtyre detyrave forcat kryengritėse u vendosėn nė grykėn e Mesaplik-Kuēit, forcat kryengritėse tė fshatrave tė Bolenės, Kallaratit, Kuēit dhe ato tė Grykės sė Mesaplikut e tė Bregut. Kėtu u zhvilluan dhe luftimet mė tė ashpra tė kėsaj kryengritje.
Nė grykėn Kalasė-Senicė e deri nė qafėn e Skėrficės, luftuan forcat e Kurveleshit tė Sipėrm dhe tė Zhulat-Fushė Bardhės tė komanduara nga Hodo Nivica, kurse pėrgjatė grykės sė Galishtit kryesisht ēeta e armatosur e Fterrės dhe e Tatzatit. Nė Borsh tė vjetėr Rrėza e Vake, forcat e Ēorrajit, Bregut e tė Qeparoit.
Edhe nė kėtė fazė u pa qartė qė Serasqeri kishte planifikuar qė betejėn vendimtare, me ushtrinė e tij klasike, ta jepte nė rajonin fusha e Mesaplikut-Bogdan-Horė, ku gryka deri nė kufi me Kallarati-Kuēin e Bolenėn ka hapėsirė tė pėrshtatshme pėr ndeshje klasike midis dy ushtrive me falanga e kuadrate, ku nė vija tė para viheshin kavaleria dhe pas tyre vini kėmbėsorėt. Por kryengritėsit, duke e njohur mirė taktikėn e armikut, edhe nė kėtė fazė, iu shmangėn kėtijballafaqimi dhe luftuan sipas leverdisė sė tyre, duke e tėrhequr atė nė thellėsi, atje ku kėto gryka bėhen tė rrezikshme dhe nė vende tė tilla si nė “Shur tė Kuēe” qė bėhen tė pakalueshme. Megjithėkėtė dhe nė kėto vende siē tregojnė kronikat ushtarake dhe folkori popullor, janė zhvilluar luftime nga mė tė rreptat, mė masivet, mė tė gjatat dhe me humbje e dėme tė shumta nga tė sy anėt. Vargjet e shumta thonė:
“Kuē, Kallarat e Bolenė,
Nė lum e zunė dyfeknė,
Sinan Malua ēepeverdhė,
Vrit e prit m’ata ēekrez,
Qė nga Bogradini nė Horė,
Lufutan me tre taborrė.
Pėr t’i mbyllur kėto me vargjet e Ēajupit tė madh:
“Shkėmbinj e shpella si thikė,
Qė t’i shikosh tė vjen frikė,
Gryka e Kuēit kush ka shkuar,
Dhe gjaku si ka qėndruar?
N’ato gryka e n’ato male,
Edhe zogu shkon ngadale…”
Pikėrisht nė kėto gryka tė thella, kapedan Gjoleka me 300 trima tė Kurveleshit tė Poshtėm, ku nuk mungojnė as djemtė e burrat e Fterrės, Bregut e tė Lumit tė Vlorės, i priti hordhitė osmane dhe me pushkė, jatagan e me mjete tė tjera tė luftės nė atė kohė, i bėri siē thotė vargu:
“Grykė e Kuēe, grykė e keqe,
Njėmijė e treqind dyfeqe,
Bjeri Gjolekė o burrė,
Jo pėr mish, por pėr lėkurė.

.................................................................................................................................

NJĖ PĖRMBLEDHJE E SHKURTĖR E NGJARJEVE KRYESORE TĖ VITEVE 1912-1916 QĖ KANĖ LIDHJE EDHE ME VEPRIMET LUFTARAKE TĖ KRYERA NĖ KURVELESH E NĖ FTERRĖ

Ngjarjet e shumta dhe veprimet luftarake tė kryera nga forcat shoviniste greke dhe ato tė popullsisė vendase nė vitet 1912-1916 kanė njė histori tė gjatė dhe tė ndėrlikuar, si pėr t’u paraqitur, ashu dhe pėr t’u kuptuar. Kjo pėr faktin se kėtu mpleksen nė mėnyrė evropiane interesat e tyre gjeopolitike dhe lakmitė e pėrhershme tė fqinjėve tanė grekė, serbė, malazes e italianė. Pėrmbledhazi po jap njė radhitje kronologjike tė kėtyre ngjarjeve:
- Nė periudhėn dhjetor 1912- mars 1913 pothuajse u ndėrpre fare bashkėpunimi i heshtur midis atdhetarėve tė vėrtetė shqiptarė dhe fuqive turke kundėr rrezikut grek, serb, malazes etj. pėr copėtimin e trojeve shqiptare. Nė kėtė mėnyrė shqiptarėt nė kėtė periudhė mbetėn pa asnjė aleat tė fuqishėm dhe tė sinqertė.
- Mė 6 mars 1913 pas 6 muaj luftimesh mbrojtėse ku morėn pjesė shumė shqiptarė nga Janina. Po ēuditėrisht nė kėtė kohė gjenerali turk Xhavit Pasha qė komandonte dhe forcat e Janinės, nė vend qė tė luftonin bashkė me shqiptarėt kundra rrezikut grek, la pasdore frontin e Janinės dhe u nisėn nė drejtim tė Vlorės qė kishte shpallur pavarėsinė mė 28 nėntor 1912.
- Pikėrisht nė kėto kushte ushtria greke kaloi nė mėsymje tė pėrgjithshe qė u kthye gati nė njė marshim tė zakonshėm, sepse pėrveē ēetave tė armatosura vendase tė krijuara me shpejtėsi, nuk kishte asnjė forcė tjetėr qė tė ndalonte kėtė mėsymje. Pėr rrjedhojė forcat greke brenda pak kohėsh kapen krejt qarqet e Gjirokastrės e Korēės dhe mė 19 nėntor 1912, me 1500 forca tė rregullta nė Himarė dhe kapėn gjithė fshatrat e Bregut.
- Qeveria e Pėrkohshme e I.Qemalit momentalisht nuk kishte asnjė forcė ushtarake tė organizuar pėr t’i bėrė ballė njė situatė tė tillė. Megjithatė ajo ngarkoi Eqerem bej Vlorėn qė me 2600 forca vullnetare dhe tri komanda drejtimesh tė mbronte vijėn Qafa e Llogorasė, mali i Bogonicės, Qafa e Mbretės, mali i Kudhėsit dhe mali i Rrėmullės. Kėto forca zunė me shpejtėsi vijėn e mėsipėrme dhe urdhėruan qė tė qėndronin pėrkohėsisht nė mbrojtje deri nė gjetjen e njė zgjidhje ose ndryshimin e situatės.
Forcat u vendosėn nė kėtė mėnyrė: Prej rrėmullės nė Bėrdė fterriotėt rreth 40 veta. Nė frontin e Kuēit gjer nė Gjothanas vullnetarėt kuēiotė rreth 130 veta, sidhe nė vazhdim nė veriperėndim kallaratasit (54), bolenasit (76), Vranishti, Vermiku, Gusmari etj.
Kėto masa u morėn duke patur parasysh faktin qė forcat greke tė Spiro Milos kishin marrė pėr detyrė tė afėrt qė tė pushtonin me shpejtėsi luginėn e Shushicės dhe tė largėt pėrparimin dhe kapjen e Vlorės.
- Nė tė njėjtėn kohė nė anėn e Gjirokastrės, forcat greke kishin mbėrritur nė anėn jugore tė lumit tė Kardhiqit dhe nė javėn e parė tė nėntorit kishin zėnė Sarandėn, qafėn e Gjashtės, Ēukės, Lėkurėsin etj. Por ashtu si 36 vjet mė parė (shkurt 1887) qenė hedhur prapė nė det dhe komandanti i tyre ishte vrarė dhe 32 veta ishin zėnė robėr. Por zbarkimi u prsėrit mė 7 dhjetor 1912 me 3500 forca dhe shumė pėrforcime, tė cilėt kaluan menjėherė nė mėsymje drejt Delvinės, Gjirokastrės e Kurveleshit, mėsymje qė u ndal mė 10 janar 1913 si rrjedhojė e kundėrsulmeve tė forcave vullnetare shqiptare dhe tė ndėrhyrjes pėr herė tė parė dhe tė vetme tė dy batalioneve tė ushtrisė turke tė ardhur nga Delvina qė vepruan kreysisht nga Kuēi drejt Bregdetit, duke i detyruar forcat greke tė tėrhiqeshin brenda fshatrave tė Bregut. Por nė drejtim tė Kurveleshit tė Sipėrm, forcat greke bėnin shumė sulme e presion pėr tė zbritur deri nė Kurveleshin e Poshtėm. Kėshtu nė Kuē dhe nė Fterrė ato u dukėn aty nga data 10 prill 1913, lėvizje kėto qė bėheshin me nėnreparte tė vogla e ēeta andarėsh nė formėn e grupeve tė kusarėve, sepse nė fakt nė pėrbėrjen dhe nė drejtimin e tyre kishte me tė vėrtetė kusarė e kriminelė tė regjur tė burgjeve greke, por dhe gjiritas qė dalloheshin shumė pėr veprimtari terroriste e pėr grabitje.
Nė kėtė periudhė dy herė rrjesht (prill-qershor 1913) komanda greke tentoi tė kryente ēarmatimin e plotė tė popullsisė si kudo gjetkė edhe nė Fterrė. por askush nuk pranoi dhe nuk dorėzoi armėt, pėrkundrazi kėtė populli e quajti “turp dhe tradhėti”
- Mė 29 korrik 1913 siē dihet Konferena e Londrės njohu pavarėsinė e cunguar tė Shqipėrisė dhe vendosi dėrgimin e Komisionit Ndėrkombėtar pėr pėrcaktimin e kufijve. Por ai ndeshi nė vėshtirėsi tė mėdha sepse autoritetet greke e paraqitėn popullsinė shqiptare, si popullsi greke qė kėrkonte gjoja autonomi e bashkim me Greqinė.
- Mė 17 dhjetor 1913 nėnshkruhet nė Firence protokolli qė pėrcaktonte kufijtė e Shqipėrisė dhe i detyronte pushtuesit grek tė lėshonin territoret e pushtuara. Por ata si hileqar historik, si tė paqėndrueshme e tė pabesė qė kanė qenė, edhe kėtė herė me kėshillėn e Rusisė e tė Francės u tėrhoqėn deri nė vijėn Labovė- Ura e Kardhiqit- Cepo Fushė Bardhė – Qafa e Skėficės- Tatzat- Mali i Borshe- Borsh dhe kėtu kaluan nė mbrojtje, nė njė kohė qė forcat popullore tė armatosura dhe xhandarmėria e re shqiptare nė drejtimin Tepelenė- Gjirokastėr, kishte kaluar nė mėsymje pėr spastrimin e kėtij drejtimi. Kėshtu qė muaji prill 1914 shėnon dhe fillimin e luftimeve mė tė gjera dhe mė tė organizuara qė pėrfshinte gjithė vijėn e mėsipėrme. Veprimtari tė gjerė luftarake patėn tė gjitha ēetat e armatosura tė Kurveleshit dhe tė xhandarmėrisė tė komanduar nga oficeri hollandez Da Val. Por praktikisht nė kėtė kohė nė Korfuz qeveria tradhėtare e Durrėsit, nė praninė dhe tė pėrfaqėsuesit tė Komisionit Ndėrkombėtar, kolonelit hollandez Tomson, nėnshkruan protokollin famėkeq me emrin “Protokolli i Korfuzit” ku i njihte Greqisė gjysėm autonomie Gjirokastrės e Korēės, pra njė minishtet brenda shtetit shqiptar. Pikėrisht kėtė deshėn grekėrit dhe menjėherė kaluan nė kundragoditje. Kjo ndodhi mė 22-23 prill 1914, por nė drejtimin Ura e Kardhiqit- Kolonjė- Golem ato u ndalėn nga ēetat e Gusmarit me 80 veta, e Golėmit me 170 veta, e Kolonjės me 35 veta, e Lekdushit me 75 veta, e Rexhinit me 45 veta, e Nivicės me 56 veta, e Picarit me mbi 100 veta etj.
Kurse nė drejtimin e grykės sė Fterrės grekėrit kaluan nė mėsymje vetėm mė 6 dhe 11 maj 1914, prandaj siē do tė shohim gjetkė, ata jo mė kot ndėrmorėn njė goditje nė krah e nė shpinė tė forcave tė Kurveleshit tė Sipėrm, nėpėrmjet grykės sė Galishtit pėr tė dalur nė Qafėn e Shtufit dhe nė Valet e Golėme, manovėr e cila u doli jo pa sukses dhe detyroi pas kėsaj tėrheqje fillimisht tė popullsisė dhe nga mesi i korrikut 1914 edhe tė ēetave tė armatosura drejt Vlorės etj.
- Mė 11 qershor 1914 rifillon ofensiva tjetėr greke, por Fterra nė grykėn dhe nė drejtimin e saj nuk i lėshon pozicionet nė jug tė saj.
- Mė 26 qershor 1914, pasi fshati rrethohet edhe nga ana e Kuēit (forcat greke kishin pėrparuar nga ana e Qafės sė Shkallės) ai zbrazet edhe nga ēeta e armatosur dhe ajo ēan rrethimin pėrgjatė anės lindore tė lumit tė Kuēit e del kėshtu pa humbje nė zonėn e Mesaplikut e pjesė-pjesė bashkohet me familjet e shpėrngulura mė parė.
- Luftimet me forcat greke nė zonėn e Kurveleshit dhe tė Fterrės, vazhduan dy vjet, 19 nėntor 1912 deri 26 qershor 1914. por dy vjet zgjati dhe qėndrimi si muhexhirė nė rrethinat e Vlorės i popullsisė sė Kurveleshit (qershor 1914- gusht 1916).

Fterra me kryefamiljarėt e saj nė vitet 1880-1945

I. Nė lagjen “Bregu i Lleshe” dhe Gjonikaj (Gojėdhėna: Lleshi dhe Gjon Nikaj).

1. Haxhi Shkurti - 10
2. Vahit Malo – 11
3. Shefqet Shkruti – 10
4. Axhem Shkurti – 10
5. Mustafa Shkurti - 10
6. Aqif Shkurti - 8
7. Uzeir Shkurti - 8
8. Divid Shkurti - 9
9. Hamit Shkurti - 1
10. Zilfo Malo - 5
11. Zubo Lame (Hizmo) - 4
12. Halib Hizmo - 7
13. Meto Shkurti - 8
14. Sulo Lame - 4
15. Fiko Hizmo - 7
16. Qerim Dauti - 7
17. Ali Dhuli - 5
18. Hajro Mėrkuri - 7
19. Avdi Dhuli - 6
20. Murat Dhuli - 7
21. Demir Shkurti - 5
22. Rrapo Zeneli - 7
23. Neim Zani - 8
24. Fetah Zani - 3
25. Gani Maēi - 8
26. Hidajet Gjonika - 3
27. Daut Dhuli - 6
28. Xhelal Dauti - 5
29. Bastri Dauti - 7
30. Jashar Mato - 5
31. Xhafer Mato - 3
32. Halil Mato - 8
33. Muhedin Haderi - 7
34. Adem Lona - 7
35. Cane Lona - 2
36. Muharrem Korkuti - 7
37. Himet Maēi – 6

II. Lagjia Mehmetaj

38. Azis Mehmeti - 2
39. Husein Mehmeti - 5
40. Mersin Mehmeti - 12
41. Veli Mehmeti - 10
42. Xhemil Mehmeti – 3
43. Xhevit Mato – 5

III. Lagjia e Gjofterre (Gjon Fterra)

44. Belul Brinja - 6
45. Nishat Brinja - 6
46. Asllan Brinja – 6
47. Xhafer Brinja - 7
48. Kamber Brinja - 7
49. Sefer Ēallo - 7
50. Mustehak Ēallo -
51. Himet Ēallo - 2
52. Muslli Gjoni - 5
53. Shaqo Gjoni - 7
54. Qazim Gjoni - 8
55. Fero Gjoni - 5
56. Laze Dusha - 6
57. Ago Duash - 2
58. Kadri Gjoni - 6
59. Taro Gjoni - 12
60. Mato Dusha - 4
61. Ismail Bezhani – 10 (6)
62. Hivzi Bezhani – 10 (5)
63. Arif Kurupi - 9
64. Laze Brinja - 7
65. Rushan Haxhiu - 4
66. Ismail Haxhiu - 4
67. Beqo Hizmo - 7
68. Sejko Hizmo - 3
69. Hader Ēeli - 6
70. Hajdin Dhuli (Rrah) - 7
71. Hetem Malo (Ēerricė)–8

IV. Rrėza e Ixorit

72. Tahsin Elezi - 6
73. Remzi Braho - 6
74. Xhevdet Braho - 6
75. Eshref Mita - 8
76. Nuri Mita - 4
77. Shaqo Mita - 4
78. Arif Mita - 8
79. Uzeir Xhama - 4
80. Lame Xhama - 6
81. Shaban Mita - 7
82. Hamdi Memi (S.M) - 5
83. Salihe Mita - 1
84. Idris Avrezi - 4
85. Qerim Avrezi - 2
86. Taro Gėdo -
87. Braho Gėdo -
88. Rakip Gėdo –

V. Lagjia Hieja e Gjozikės (Zhupaj, Rukaj, Kofinaj) (Gjon Zikės)

89. Godo Zhupa – 10 (8)
90. Memo Zhupa - 2
91. Mehmet Zhupa - 7
92. Asllan (Fejzo) Zhupa - 3
93. Sabri Zhupa - 4
94. Murat Zhupa - 4
95. Ahmet Zhupa - 4
96. Veiz Zhupa - 2
97. Huso Zhupa - 3
98. Veip Mero - 2
99. Rrapo Sadiku - 7
100. Faslli Ruko - 7
101. Sinan Ruko - 7
102. Ali Abazi - 3
103. Iljaz Kofina - 6
104. Hivzi Kofina - 7
105. Mehmet Kofina - 10
106. Xhevdet Kofina - 5
107. Meto Kofina - 5
108. Ramis Mehmeti - 7
109. Dervish Mehmeti - 8
110. Ramo Hadushi - 3
111. Shuquri Shkurti - 4
112. Idriz Maēi - 5
113. Rexho Mato -
114. Meto Mehmeti - 2
115. Lamēe Gjoni -
116. Avdyl Mita -
117. Salo Elezi – (e reja e Dalip Ēufės)
118. Adem Ruko (+ Selim Ruko) - 2
119. Murat Mita (Beshiraj)
120. Qemal Mehmeti - 2
121. Isuf Avreci
122. Shane Gjoni (e veja e Zeno Gjonit)
123. Beho Xhame (e shoqia Hodo Xhamės)
124. Mato Gėdo –

Fise tė shuar: Luēaj, Mengshaj, Gjonikaj, Meraj

FTERRA NĖ VITET E LUFTĖS BALLKANIKE 1914-1916

Pas rrėzimit tė qeverisė sė I.Qemalit mė 22 janar 1914 ng Fuqitė e Mėdha evropiane dhe vendosjen nė krye tė vendit po mė 22 janar 1914 tė KNK e mė 7 mars 1914 qeverinė kukull tė Princ Vidit, gjendja nė Shqipėri, nė vend qė tė pėrmirėsohej, u rrokullis edhe mė keq drejt anarkisė dhe shteti i ri shqiptar nuk arriti dot tė ngrihej fare nė kėmbė. Kryengritja fshatare nė Shqipėrinė e Mesme sidhe ato tė mėparshmet qė nė fakt ishin anti osmane, antishoviniste dhe pėr ēlirim kombėtar, jo vetėm nuk u pėrkrahėn nga Fuqitė e Mėdha, por u shfrytėzuan gjerėsisht pėr njė propagandė antishqiptare e pėr tė vėrtetuar se shqiptarėt janė tė papjekur politikisht dhe tė paaftė tė qeverisin vetė. Pa zėnė nė gojė qė Fuqitė e Mėdha ishin ato vetė shkaktare tė njė zhvillimi tė tillė kur nuk morėn parasysh parimin e kombėsisė nė organizimin e shtetit shqiptar. E siē u tha nuk siguruan mbrojtjen dhe neutralitetin e saj kur vetė e morėn pėrsipėr njė detyrė tė tillė dhe ē’ėshtė mė e keqja komplotuan dhe rrėzuan qeverinė e I.Qemalit.
Pikėrisht nė kėtė kohė planet e vjetra pėr copėtimin e Shqipėrisė dhe pėr fshirjen e saj nga harta e Evropės marrin njė kurajo dhe njė gjallėri tė paparė. Forcat vorio epiriote nė jug, nė bashkėpunim dhe me forcat e rregullta ushtarake greke, kaluan prapė nė sulm kundra shtetit tė ri shqiptar, pra duke lėnė mėnjanė angazhimin zyrtar qė kishin marrė nė prill 1914, ku qeveria grke deklaronte se “kishte pėrfunduar zbrazja e tokave nė fjalė” . Pėr rrjedhojė gjithė Shqipėria e Jugut, prej Korēės nė afėrsi tė Beratit, tre-katėr kilometra nė lindje tė Dhembalit tė Tepelenės e deri nė Pėrroi i Kaurit nė Vranisht tė Vlorės e nė bregdetin e Vunoit tė Himarės, ishte ripushtuar pėr tė dytėn herė nga ushtritė greke dhe bandat e tyre tė armatosura. Kėtė ripushtim tė rėndė, e provoi me gjithė pasojat e veta edhe Kurveleshi e Fterra. Filloi kėshtu njė tragjedi e vėrtetė mbi kurrizin e kėsaj popullsie tė mjerė. Vazhdoi persekutimi nė masė dhe njė genocid i vėrtetė, genocid qė pėrzuri nga vatrat e tyre mijra banorė, me gra, pleq e fėmijė qė morėn arratinė dhe u strehuan nė ullishtat e Vlorės, ku shumica gjetėn vdekjen nga uria, epidemitė, vapa, mungesa e ujit, ndihmave me ilaēe etj. Kronikat mė tė sakta pėr kėtė situatė rrėnqethėse na e japin dy dokumenta tė kohės. Njėra ėshtė letra e popullit tė Fterrės e datės 11 maj 1329 qė i pėrket datės 24 maj 1913 sipas kalendarit tė sotėm (ndryshimi midis dy kalendarėve ėshtė 584 ditė)
Letėr e popullit tė Fterrės drejtuar Ministrisė sė Punėve tė Brendshme tė Qeverisė sė Pėrkohshme tė Vlorės
Dt. 11 maj 1329 (24 maj 1913)
“Qėkurse qyteti i Janinės ra, asgjėkundi nuk po bėhet ndonjė luftė ose pėrleshje, por nė disa vende tė qyteteve dhe tė fshatrave qė ka shkelur ushtria greke e armatosur, po mblidhen nėnshkrime me bajoneta se gjoja populli ėshtė i kėnaqur prej tyre dhe se gjoja dėshiron tė mbaj nėnshtetėsinė greke. Ndėr kėto kohė armėt tona na i kanė marrė krejt dhe mbasi neve nuk i vumė veshin kėsaj dredhie djallėzore dhe kėtij kėrcėnimi, ata ia nisėn persekutimit. Kėshtu ditėn e premte mė 3 maj nė mėngjez kur populli po dilte nga xhamia ku kishte vajtur pėr tė bėrė lutje fetare, komitėt (lexo andarėt dhe ushtarėt N.Zh) kishin zėnė pusi natėn nė tėrė rrugėn dhe hapėn zjarr kundėr popullit. Kėshtu u vran dhe ranė dėshmorė 5 veta, kėta midis tė tjerėve kishin refuzuar qė tė jepnin nėnshkrimet e tyre. Po pėr kėtė arsye u plagosėn 7 veta. Pas kėsaj ngjarje ata qė mbetėn dhe shpėtuan sė bashku me familjet e tyre ikėn e morėn malin nėpėr shpella, mbasi nuk pati asnjė qeveri qė t’u qante hallin. Kjo ngjarje pikėlloi tėrė zemrat e botės dashamirėse. Kryetari i komitėve mesa dimė disa vjet mė parė nė Greqi ishte dėnuar me vdekje. Por pasi mori premtimet e sigurta se do tė falej, ai pranoi kėtė shėrbim gjakatar, qė tė vijė nė fshatin tonė, tė mbledhė nėnshkrime dhe tė bėjė krime kundėr atyre njerėzve qė refuzojnė tė japin nėnshkrime. Kėto ngjarje duhet tė njoftoheshin nė atė ēast kur ndodhėn, por “Nuk mundemi mė, pasi jemi tė rrethuar nga ushtria qė ka pushtuar vendin, e cila vėzhgon dhe i kontrollon edhe gratė. Prandaj lutemi dhe lusim mbretėritė e mėdha tė Evropės tė bėjnė derman e tė marrin masa”.
Njoftimet e mėvonshme nga Fterra, pėr veprimet e ushtrisė dhe tė andarėve grek, na i qartėsojnė edhe mė mirė tė dhėnat e mėvonshme. Ata thanė: “Tė gjithė burrat e fshatit u ngritėn nė kėmbė dhe luftuan me guxim derisa i pėrzunė grekėrit nga territori i fshatit, duke patur dhe ndihmėn e ēetės sė Sali Muratit nga Vranishti. Nė kėto luftime nė tėrėsi mbetėn tė vrarė pesė bashkėfshatarė, gjithashtu u plagosėn dhe 5 tė tjerė.
Nė mars 1914 nė Fterrė kishin ardhur mbi 200 ushtarė greko epirotaas. Nė kėtė kohė tė gjithė burrat e fsahtit, tė aftė pėr luftė kishin dalė jashtė fshatit dhe nė mal. Grekėrit pasi panė gjendjen e nderė, u larguan menjėherė, por morėn me vete si peng disa pleq qė kishin mbetur nė fshat pėr t’i pasur si mbroje nga sulmet e mundshme tė njėsisė sė armatosur, e cila nė kėtė situatė tepėr tė rėndė pėr fsahtin dhe pėr drejtimin shumė tė rėndėsishėm qė ka Fterra nė situata luftarake, ishte e vetmja njėsi e armatosur qė vepronte rreth Fterrės. Kėtė andarėt dhe spiunėt vendas tė Greqisė e dinin mirė, sepse nėn mbrojtjen e kėsaj (njėsi ėshtė quajtur nė atė kohė) bėrthame u ngrit dhe nė Fterrė pėrsėri flamuri kombėtar shqiptar dhe fshati u quajt i ēliruar (12 mars 1914). Pikėrisht pėr kėtė qėndrim forcat ushtarake greke iu kthyen disa herė rajonit tė Fterrės, herė me njėsi tė vogla zbulimi, herė dhe me reparte tė tjera ushtarake. Kėshtu mė datėn 11 prill njė nėnrepart ushtarak grek duke ardhur nga Borshi tentoi tė futej nė Fterrė, por u zbraps nga kundraveprimi i fshatarėve tė armatosur. Tė nesėrmen e kėsaj date nė vendin e quajtur Rripa e Cjepurit nga andarėt grekė dhe bashkėpuntorėt vendas ishte organizuar njė pritė nė shenjė hakmarrje pėr humbjet qė kishin patur me fshatarėt e armatosur tė Fterrės disa ditė mė parė.
Nuk kaluan shumė ditė dhe veprimet ushtarake e aktet banditeske ndaj popullsisė sė pafajshme, u bėnė intensive edhe nė drejtim tė grykės sė Galishtit. Kėshtu nė datėn 11 qershor 1914 rreth orės 10 nė rajonin e Kusht-Babės, Qytecės e Sheshit tė Madh, u dukėn tym e zjarre nė shumė nome bagėtish, nė kasolle e nė haure tė fshatarėve qė banonin atje pėrherė. Pak mė vonė nė rajonin e Gjozenikut (1 km nė jug tė Gurrės) dhe tė Pėrralleve tė Halile (1 km nė VL tė Sheshit tė Madh) u dukėn kope tė mėdha delesh qė u nxorėn nga tendat ku mėrzenin dhe u vunė pėrpara drejt Tatzatit e Delvinės, duke lidhur e lėnė nė vend ndonjė bari qė mundėn tė kapnin. Andarėt pėrfituan nė kėtė rast nga fakti se njėsiti i armatosur ndodhej nė rajonin e Fterrės. Megjithatė kundraveprimi me armė nga ana e disa fshatarėve dhe barinjve qe i menjėhershėm.
Por veprimet luftarake dhe aktet e dhunės e keqtrajtimi i banorėve vazhdoi edhe mė shumė. Pikėrisht nė kėtė situatė kaq tė rėnduar nė Fterrė pati burra me kurajo dhe me mend si Ismail Bezhani, Xhafer Shehu, Jashar Mato etj. qė pa marrė rrezikun nė sy shkuan deri nė Delvinė dhe protestuan energjikisht pranė autoriteteve ushtarake greke, qė megjithėse kishin deklaruar “zbrazjen e krahinės”, ato vepronin mė intensivisht para vendimit tė Konferencės sė Ambasadorėve nė Londėr (Pėr kėtė qėndrim ata u internuan nė Korfuz). Nė kėto kushte qėndrimi i mėtejshėm nė fshat (nė Fterrė) ishte i pamundur. Prandaj bashkarisht u vendos dhe mė 11 qershor 1914 gratė, fėmijėt dhe pleqtė u larguan nga Fterra pėr nė rajonin e Vlorės, ku mendohej se do gjenin mbrojtjen dhe ndihmėn e Fuqive tė Mėdha qė kishin marrė pėrsipėr kėto detyra, por qė nė fakt nuk bėnė asgjė.
Burrat e aramtosur qėndruan nė rajonin e Fterrės dhe pėr ca ditė tė tjera, por mė 14 qershor 1914 forca tė shumta greke kaluan nė mėsymje dhe arritėn tė mbillnin disa drejtime tė rėndėsishme siē ishte qafa e Dėrrasės (Kuēe) e zbritėn deri nė rajonin e Vranishtit. Nė kėto kushte dhe qėndrimi i njėsitit tė armatosur nė Fterrė ishte pa kuptim, prandaj ai nė komandėn e burrit me emėr tė dėgjuar dhe jashtė Fterrės, Nuredin Kofinės u largua nga fshati (26.6.1914), jo fshehurazi, por me luftim. Kėtu Nuredini u plagos pėr tė pestėn herė, por kėtė rradhė rėndė. Pėr kėtė ai u dha bashkėfshatarėve porosinė e prerė: “Nė rast se do mė lenė fuqitė dhe nuk do mundem tė vazhdoj mė tej, ju tė mė prisnin kokėn dhe ta merrni me vete nė mėnyrė qė vorio epiriotasit tė mos mund tė mė identifikojnė se kush jam”. Kjo ndodhi mė 26 qershor 1914, kohė nė tė cilėn Fterra mbeti nė duart e ushtrisė greke e cila siē do shohim gjetkė nuk la asgjė nė kėmbė, sepse parulla e tyre ishte: “Pėrpara, pėrpara, nė njė dorė kryqin dhe nė tjetrėn thikėn. Tė marshojmė ēdo ditė dhe nga njė stacion (lexo qėndėr e banuar) tė ndėrrojmė…” .
Ishte pikėrisht kjo situatė qė njerėzit dhe nė Fterrė i bėri tė gjithė luftėtarė, tė gjithė tė patundur, tė gjithė siē thuhej “zemėrgur”. Prandaj lindėn dhe vargjet e mėposhtme:
I pari tė prapmin hiē s’po e pret,
Kopetė e qetė nė mal vetėm i kanė lėnė,
Nga pesė pėr shtėpi nė luftė janė gjendė…

Po cilėt ishin ata burra (dhe gra) tė shumtė dhe me emėr tė nderuar qė u bėnė ballė gjithė atyre situatave aq tė rėnda nė ngjarjet e viteve 1912-1920?
Fterra, pėr fatin e saj tė mirė, gjithmonė ka patur burra (dhe gra) tė shumtė, sa trima e atdhetarė, aq dhe tė menēur dhe tė matur. Nė periudhėn qė bėjmė fjalė kėta zėnė njė vend tė veēantė nė historikun e Fterrės. Tė tillė mund tė pėrmendim:
1. Nuredin Kofina
2. Xhafer Shehu
3. Xhafer Mato
4. Jashar Mato
5. Adem Lona
6. Asllan Brinja
7. Huso Zhupa
8. Memo Zhupa
9. Azis Mehmeti
10. Eshref Mita
11. Nimet Mita
12. Shaqo Mita
13. Abdyl Mita
14. Ago Dusha
15. Mato Dusha
16. Kamber Brinja
17. Murat Dhuli
18. Neim Zani
19. Hasan Hizmo
20. Veip Mero
21. Ismail Bezhani
22. Hivzi Bezhani
23. Tahsin Elezi
24. Iljaz Kofina
Lista do tė ishte mė e gjatė, po qe se tė dhėnat dhe dėshmitė historike nuk do kishin lėnė jashtė kujtesės sė tyre, mjaft nga kėta burra e gra qė duhet tė pėrmenden sa herė qė ėshtė rasti pėr pėrkushtim stoik, atdhetar, pėr trimėri dhe pėr qėndueshmėri shebullore.


Si i tregon ngjarjet e viteve tė Luftės Ballkanike dhe tė pas saj njėri nga pleqtė e shumtė tė asaj kohe?
Ai tregon me hollėsi dhe njė saktėsi tė admirueshme largimin nga fshati, qėndrimin nė ullishtet e Vlorės dhe kthimin nė Fterrė nė kėtė mėnyrė:
“Ishte data, nė mos gaboj, 11 qershor 1914. njė pjesė e mirė e fsahtit ishte nė Galisht se ishte behar dhe atje ne kishim shumicėn e arave, kullotat dhe bagėtinė me tė cilat mbaheshim. Pjesa tjetėr e banorėve tė fshatit ishte si pėrherė nė Fterrė. por kėtu shumica ishin gra, pleq e fėmijė, sepse burrat ca qėndronin nėpėr post-roje me armė nė dorė se siē dihet askush nga ne nuk ndihej i sigurt as nė punėn e tij, as nė shtėpi dhe as nė ara e me bagėti. Kishin ndodhur vrasje, grabitje dhe djegie shtėpish e stanesh. Ndaj pleqėsia ato ditė, sidomos rreth Fterrės kishte organizuar shėrbim tė armatosur. Duhet thėnė se nė ato kohė tė vėshtira asnjėri prej nesh nuk kursehej dhe nė mėnyra tė ndryshme kishte siguruar kryerjen e njė detyre ose ndihme nė interes tė fshatit. Kishte njė bashkėveprim dhe ndihmė e pėrkrahje tė paparė deri atėherė. Kjo na dha dorė e krah pėr tė dalur nga shumė vėshtirėsi e rreziqe, qė kur ishim akoma pa ikur nga Fterra, ashtu dhe kur vuanim pėr njė kothere bukė nė ullishtat e Qishbardhės, Babicės e Kaninės.
Po tė kthehemi atje ku e patėm fjalėn. Ishte ndoshta ora 10 e datės 11 qershor 1914. them ndoshta se atėherė ne kohėn e masnim me anėn e diellit. Rrallė, shumė rrallė kishte ndonjė burrė qė kishte sjellė ndonjė orė “Sergjisof” nga Turqia. Pikėrisht nė kėtė orė, nė Grykėn e Galishtit tė Poshtėm u dukėn shumė grupe tė armatosura greko epirotas (me grekėrit kishte dhe shėrbėtor vendas). Dhe menjėherė u duk tymi i zjarreve qė u vunė kasolleve, staneve dhe haureve e tė mbjellave qė sa po ishin zverdhur plotėsisht, e mandej iu lėshuan si ujqėr tufave tė bagėtive duke i vėnė pėrpara mu nė mes tė vapės drejt Tatzatit pėr nė Delvinė e gjetkė. Kundraveprimi vendas nuk qe masiv dhe i menjėhershėm. Shumica e burrave tė aramtosur siē u tha ndodheshin rreth Fterrės, pasi pak ditė mė parė kishin ndodhur dy ngjarje tė rėnda me jetė njerėzish. Njė ditė tė xhuma xhandarmėria greke qė patėn krijuar pėr tė sunduar jugun, bashkė me disa sahanlėpirės tė veēuar vendas nga Ēorraji e fshatra tė tjera si mano Gjipali etj. erdhėn befasisht nė fsaht pėr tė zėnė e ēarmatosur burrat qė i kishin pritur kudo me armė. Ato u dukėn te qafa e Lleshe e shtėpitė e Gjone. Nė kėtė kohė nė qafa e Mehmete ishin duke u shpėrndarė banorėt e shumtė qė kishin qėnė nė xhami. Midis masės kishte dhe burra tė armatosur sepse atėherė arma nuk hiqej mė nga supi. Menjėherė andarėt grekė zunė pozicione luftimi dhe hapėn zjarr pa paralajmėrim. U vranė nė tė parė dy fshatarė Kasem Gjoni e Sherif Luēaj dhe u plagosėn tre tė tjerė, midis tyre ishte Nuredin Kofina e Azis Mehmeti (ky i fundit shumė vjet mė vonė duke qėnė xhandar i armatosur nė Qeparo, kapi dhe pushkatoi nė vend pėr hakmarrje Mano Gjipalin, pėr kėtė akt dhe u dėnua me burg). Nga ana greke pati njė tė vrarė dhe njė tjetėr nga fshati fqinj.
Pak ditė mė vonė kėta andarė, bashkė me vendasit qė thamė, kishin zėnė pritė nė anėn jugore tė majės sė Bėrdės dhe vranė pa asnjė shkak e paralajmėrim Mato Halo Zhupėn, qė vinte nga Borshi me njė kafshė me drithė dhe nuk dinte ē’kishte ndodhur mė parė, ndaj dhe ecte i qetė. Kėto ngjarje tensionuan nė kulm gjendjen dhe krijuan mardhėnie tepėr tė rrezikshme me fshatin fqinj.
U rrit ky tension disa ditė mė vonė kur andarėt grekė rrėmbyen kopetė e bagėtive e dogjėn tė lashtat nė arat e Galishtit, ku morėn dhe pėrgjigjen e merituar me armė nga vajza trimėreshė tashmė e njohur nė histori Emine Zhupa.
Pas kėsaj ngjarje nė Galisht erdhėn nė ndihmė dhe njė pjesė e burrave tė armatosur dhe u diskutua e u ra dakort me mendimin e pleqėsisė dhe tė shumicės sė fshatit nė Fterrė, qė tashmė nuk mund tė qėndrojnė mė gjatė nė kėtė rajon tė pushtuar herė pas here. Prandaj pikėrisht me kėtė datė mė 11 qershor 1914, Fterra la vendlindjen e vet dhe mori rrugėn e mėrgimit si refugjat drejt Vlorės. Mė vete morėm nga njė “kokosh”plaēka, aq sa mund tė ngarkonin gratė dhe kush kishte ndonjė kafshė dhe atė. Nga ana tjetėr kush kishte ndonjė bisht cangadhe i vuri pėrpara pėr tė mbajtur shpirtin gjalė me bulmetin e tyre e pėr t’i shitur pėr njė copė bukė pėr fėmijėt. Kėshtu nisėm rrugėn e mundimeve pėr ėė Kuē-Bolenė fshatrat e lumit e pėr nė ullishtat e Vlorės. Shumica jonė qėndroi nė fshatin Qishbardhė-Babicė-Kaninė por dhe gjetkė.
Po si jetuam ē’hanim dhe si e mbajtėm frymėn gjallė? Kėtė edhe unė qė e hoqa nė kurriz nuk jam nė gjendje ta shpreh. Por them se unė atėherė isha rreth tė 30-ve. Isha djali i madh midis pesė vėllezėrve dy nga tė cilkėt u vranė ato vite. Kishim nė familje edhe dy gratė (nėna e gruaja) dy fėmijė tė vegjėl dhe dy motrat me njerėzit e tyre. Pra gjithsej 14 veta. Kishim pėr strehė vetėm njė ēatore qė mund tė merrte brenda shtrėnguar 6-8 veta (ku flinin vetėm gratė e fėmijėt). Tė ardhura kishim vetėm 60-70 kokė bagėti shterpa se kopenė siē u tha na e grabitėn. Kėto pjesėrisht i shitėm, pjerėrisht i therėm pėr tė jetuar sepse ushqime nė Vlorė e rreth e rrotull saj nuk gjeje asnjė lloj. Bile edhe kripa qė dikur prodhohej nė Vlorė, gjendej me vėshtirėsi. Por nė Qishbardhė (unė nuk e di pėrse mė ėshtė mėsuar goja e i them “Qishbajgė”) gjėja mė e keqe ishte uji. Ai atje ishte me pikatore. Nė fshat kishte njė burim pranė rrugės qė rrinte plotė njerėz natė e ditė. Dhe disa puse nėpėr fshatar qė dhe ato ishin me shumė kursim, pavarėsisht se uji i tyre kishte njė erė tė keqe. Kėshtu qė tė siguroje njė kusi ujė pėr tė pirė (se pėr evoja tė tjera as qė bėhej fjalė) duhej orė tė tėra. Nga ana tjetėr, vapa pėr neve qė vinim nga malet, ishte e padurueshme. Ndihma nga administrata e re shtetėrore, nga shoqata, apo nga pushtuesit e rinj italian qė premtuan aq shumė nuk pamė qoftė edhe njė gjėlpėrė.
Qėndrimi nė atė vend ishte i gjatė deri nė gusht tė vitit 1916, sepse ashtu u rrukullisėn ngjarjet ndėrkombėtare dhe pastaj ato tonat. Filluam tė lėviznim drejt Fterrės, ndėrkohė qė andarėt grekė thyen qafėn dhe neve u siguruam pėr kėtė me sytė tanė. Vendosėm tė ktheheshim nė Fterrėn tonė tė dashur pasi e dinim qė atje do tė gjenim tė paktėn mjedisin e ajrit tė pastėrt. Dhe mbi tė gjitha ujin e kristalt e jetik. Kėshtu bėra dhe unė. Mora nja 10-15 cangadhe qė na kishin mbetur dhe pas dy ditėve ushėtim, u gjenda nė Fterrė pas 26 muaj largimi prej saj. Nė Fterrė gjeta njė ish fshat, qė tash ishte shkretuar plotėsisht. Tė gjitha shtėpitė ishin djegur. Nuk kishte mbetur nė kėmbė asnjė kasolle dhish apo haur lopėsh. Pemėt frutorė dhe ullinjtė ishin prerė nga rrėnjėt. Ēuditėrisht asnjė gjė i gjallė nuk tė zinte syri. Bile as zogj nuk pashė tė fluturonin. Nė kėtė gjendje tė dėshpėruar mbeta si i hutuar dhe nuk dija nga t’ia nisja. Po pastaj e mblodha veten. Fola dhe me disa bashkėfsahtarė tė tjerė qė patėm ardhur bashkė e ia nisa punės me njė gardh tė thjeshtė rrėzė njė shkalle poshtė shtėpisė pėr tė futur cangadhet atė natė. Tė nesėrmen nisa punėn pėr tė bėrė njė strehė shpatullrisht tė mbuluar me gjethe rrapi nė faqen e njė muri tė vetėm qė kishte mbetur nė kėmbė nga shtėpia dykatėshe qė kishim dikur. E bėra kėtė nga ana e vathit qė tė kishim hyrje tė lirė. Kėtu do tė strehoheshin fėmijėt e gratė kur tė vinin pas 2-3 ditėsh. Kėshtu bėnė edhe shumė burra tė tjerė qė patėm ardhur bashkė. Pra interesat dhe lufta e Fuqive tė Mėhda e tė fqinjve na kishte kthyer ne nė kushtet mė primitive. E them kėtė se pati dhe famije tė veēuara qė pėr shumė muaj shkuan e u strehuan dhe nė shpella. Ashtu siē e nisėm dhe ne tė tjerėt nėn tenda ose strehė tė mbuluar me rrap, fier ose dhe sende tė tjera rrethanore. Ditėn e tretė mė duket erdhėn dhe pjesa tjetėr e familjes qė kisha lėnė nė Qishbardhė. Menjėherė mė ra nė sy qė djepi i fėmijės sė vogėl ishte bosh. Pyeta gratė (nėnėn e gruan) se ku ishte vajza? Ato ulėn kokėn, u pėrlotėn e u ngashėryen dhe mė thanė: “E varrosėm rrugės, aty afėr Gjormit”. U mundova ta mbaja veten para grave, por nė zemėr mė pikėlloi qė fėmija kishte ikur kėshtu. Dhe gratė e gjora nė ecje e sipėr s’kishin patur asnjė lloj vegle pune pėr t’i bėrė tė paktėn njė varr tė denjė, por e kishin mbuluar me ē’kishin mundur e me mjete rrethanore. Po nuk ishim ne tė vetmit qė na ndodhte kėshtu. Pak vite mė vonė motrės do t’i vdisnin diku nė lumin e Kuēit jo njė, por dy djem tė mitur njėri pas tjetrit, sepse sėmundjet e kohės si difteriti, lia e dhėnve, shytat, ethet e plot tė tjera nė atė zonė ku jetuam dhe nė ato kushte bėnė me tė vėrtetė kėrdinė nė fėmijė tė vegjėl. Por jo vetėm tė vegjėlit e pėsuan keq nė Qishbardhė e gjetkė. Pati raste tė panumėrta vdekjesh dhe tė rriturish. Vet unė qė po tregoj nga shėndeti u bėra lėkurė dhe nė njė rast u sėmura nga njė sėmundje qė askush nuk e pėrcaktoi se ishte, por unė vajta nė atė shkallė qė dhe qimet e kokės mė ranė e u shndėrrova nė 40 kile burrė.”

Kėto ishin me pak fjalė pasojat e Luftės Ballkanike dhe asaj Botėrore qė pėrgatitėn Fuqitė e Mėdha nė dėm tė popujve dhe veēanėrisht tė atij shqiptar e territorit tė saj. Kėto vuajtje na solli Evropa qė aq shumė na paska dashur, por qė kėtė rradhė na trajtoi si bagėtinė pa zot.

Disa vargje tė shkėputura
Pėr ngjarjet qė folėm, folklori ka lėnė shumė vargje qė me pak rrjeshta, pėrshkruajnė, fiksojnė ose dhe vajtojnė ato ēka ndodhėn sidomos nė vitin 1914. Ja disa prej tyre:
I. Nė vitin katėrmbėdhjetė
Nė vitin katėrmbėdhjetė,
More Kurvelesh i shkretė,
Burra, gra, asnjė s’mbet…

II. S’u fale me Kostandinė
Malet e Borshit ēu nxinė,
S’mbin as bar, as trėndelinė,
Pemėt kokrra nuk lidhė,
Pėr tė zotėt mbajnė zinė,
Pyet qyqja birbilė:
Luftė ėsht a vetėtimė?

III. Qershori njėzetedy
Viti me katėrmbėdhjetė,
Qershori njėzetedy,
Ēu dogj Tatzati i shkretė,
U ndez flak e u bė hi,
Nga grekėrit e pabesė,
Tė ardhur nė Shqipėri…

IV. O Kurvelesh me derte
O Kurveleshi me derte,
Qysh duron pėr ato lezete,
Pėr ato oda me qelqe,
Lopė, pela, salltanete,
Zile, kėmborė, tėrmete,
I bėri greku pėr vete…

V. Qaj moj Shqipėri
Qaj moj Shqipėri,
Ulėri e gjorė,
Fushat me lule,
Malet me borė,
Gratė e Kurveleshit,
Shkojnė pėr nė Vlorė,
Ē’i pėrzuri greku,
Me foshnja nė dorė,
Burrat ua therė,
Shtėpi ua dogjnė…

VI. Ju tė zest muhaxhirė
Ju tė zest muhaxhirė,
Ku do ta bėni qėndrimnė?
Qė nė Vlorė e nė Kaninė!
Esat qeni ē’na punove?
Pėr ca tė holla qė more,
Tosk edhe gegė ē’i shove…


...................................................................................................................................................


LUFTA E VLORĖS DHE PJESĖMARRJA E FTERRĖS NĖ TĖ
(5qershor 1920 – 2 gusht 1920)

Pėr organizimin, zhvillimin dhe pėrfundimet e saj, nuk do flas, pasi Historia e Shqipėrisė pėr kėtė ēėshtje e ka thėnė me kohė fjalėn e saj me peshė dhe tė argumentuar, sipas sė cilės “pazarllėqet imperialiste qė vazhduan tė bėheshin rreth ēėshtjes shqiptare i bindėn rrethet patriotike tė vendit se rruga e vetme pėr tė shpėtuar atdheun ishte rruga e luftės sė vendosur me armė pėr dėbimin e ushtrive italiane nga Vlora dhe pėr anullimin e mandatit italian mbi Shqipėrinė”.
Por do mundohem tė sjell nė kujtesė lakmitė dhe rivalitetet e kėtyre Fuqive tė Mėdha, qė edhe dy vjet pas mbarimit tė Luftės sė Parė Botėrore, ato Italinė e lanė tė ngjitur si shushunjėza nė territoret e pushtuara prej saj nė jugperėndim tė Shqipėrisė dhe ē’ishte mė keq, qe vet Anglia, Franca e ShBA (se Rusia nuk dinte ku ishte vet) pas zbulimit tė vendburimit tė naftės nė zonėn e Vlorės, u turrėn si lukunia nė kope. Natyrisht qė Lufta e Vlorės 1920, kishte shkaqet e saj tė shumta politike, ekonomike dhe ushtarako-strategjike, tė shkaktuara po nga ato fuqi imperialiste fituese tė Luftės sė Parė Botėrore, tė cilat si gjatė zhvillimit tė Luftės dhe pas saj, nė Konferencėn e Londrės e tė Parisit, Shqipėrinė vazhduan ta trajtojnė si plaēkė, si trofe lufte e si monedhė kėmbimi nė pazarllėqet e tyre. Kuptohet qė ne shqiptarėt nė ndonjė rast qemė tė vonuar, por kryesorja ka qenė qė ne nuk patėm pėrkrahje, nuk patėm mbėshtetje, nuk patėm miq pa interese. Dhe nė anėn tjetėr ne patėm e kemi disa kushte e pėrparėsi qė kanė pat tėrhequr e po tėrheqin lakmitė e pangopura tė Fuqive tė Mėdha dhe tė shteteve fqinjė. Kėshtu Shqipėria, falė pozitės sė saj strategjike si “ēelėsi i kanalit tė Otrantos” dhe i burimeve tė shumta natyrore tė pashfrytėzuara, i shtiu kėto fuqi drejt lakmive nė rritje dhe rivaliteteve ekstreme. Ato edhe pas Konferencės sė Ambasadorėve nė Londėr mė 1913, qė siē dihet Shqipėrinė e pėrgjysmuan si territor e si popullsi, ndaj saj ēuditėrisht mbajtėn njė qėndrim qė nuk mund tė mos shkaktonte pikėpyetje, habi dhe pse jo dhe urrejtje, kur neve na trajtonin sikur nuk ishim nė Evropė, por sikur ishim humbės tė luftės e shkaktarė tė fatkeqėsive, duke arritur deri nė atė pikė sa tė deklaronin se “shqiptarėt nuk mund tė qeverisin vet” e plot epitete fyese dhe duke harruar qė nė krye tė disa shteteve evropiane e ballkanike nė periudha tė ndryshme kanė qenė pikėrisht personalitete tė shquara shqiptare (Greqi, Itali, Turqi etj). Pra Fuqitė e Mėdha shtetin e porsa krijuar shqiptar nuk e lanė tė ngrihej nė kėmbė. Ato krijuan artificialisht “ēėshtjen shqiptare”, e kthyen pėr 8 vjet atė nė shesh lufte pėr interesat e tyre dhe e lidhėn problemin e rregullimit politik, e njohjes sė pavarėsisė e vendosjes sė marrėdhėnieve diplomatike tė rregullta e pranimin nė Lidhjen e Kombeve me planet e tyre koloniale. Pra e lidhėn kėtė me me rregullimin e botės pas luftės, ku siē dihet duhet tė ndahen trofetė. E pėr ta ky trofe do tė ishte Shqipėria, pėr tė cilėn para Luftės sė Parė Botėrore dhe asaj Ballkanike, konflikti mė i ashpėr zhvillohej midis Austro-Hungarisė e Italisė. Por humbja e luftės nga Austro-Hungaria e la Italinė konkurente kryesore dhe rivale tė saj Anglinė, Francėn, ShBA, pa harruar dhe Jugosllavinė nė 1919 dhe Greqinė fqinje qė dhe ato prapė kėrkonin ndonjė copė nė territorin e Shqipėrisė.
Pėr Italinė nė kėtė periudhė si “qėllim pėrfundimtar ishte kontrolli i plotė mbi hyrjen nė Adriatik dhe krijimi i njė kryeure nė lindje tė tij” pėr planet e ardhshme tė saj. Ndaj jo mė kot ajo pranoi mandatin mbi Shqipėrinė, i cili kishte ca klauzola qė vendin e kthenin praktikisht nė koloni dhe menjėherė zbarkoi e pushtoi ishullin e Sazanit e Vlorėn, duke e shtrir kėtė pushtim deri nė Tepelenė, Gjirokastėr, Pėrmet, Kolonjė etj. ku nė kėto zona kreu dhe fortifikime tė pėrhershme si nė Karaburun, Llogora, Porto-Palermo, Babicė, Kaninė, Kot, Tepelenė, Kuqar i Pėrmetit etj. Kjo trgonte se prej kėtej Italia s’kishte nė mendje tė ndahej kurrė. Nė tė njėjtėn kohė italianėt iu futėn kėrkimeve minerare dhe shfrytėzimit tė thellė ekonomik, pėr tė cilat sollėn nė Shqipėri bashkė me repartet e tyre ushtarake shumė specialistė si gjeologė, topografė, gjeografė, botanistė, specialista ēpimi etj. pėr rrjedhojė nė dhjetor 1918, nė fushėn e Shushicės (njė km nė veri tė Drashovicės), nėn drejtimin e gjeologut Leo Mandelena dhe tė inxhinierit Amoreti, kryen ēpimin e parė pėr naftė dhe rezultati ishte shumė interesant; nė thellėsinė 100 metra doli vajguri i njė sasie prej rreth 3000 litra nė ditė. Kjo ishte njė habi dhe njė nxitje si pėr italianėt ashtu edhe pėr francezėt, anglezėt e mė vonė amerikanėt. Ky rezultat i nxiti ata drejt Shqipėrisė duke menduar e deklaruar se: “…nga fusha e Rumanisė e deri nė Adriatik kishte njė shtrirje vajgurore qė bashkohej me nėnshtresat e Shqipėrisė…” .
Siē thuhet, kjo tezė nxiti italianėt pėr t’u ngulur edhe me fortė nė Shqipėri, gjithashtu lakmitė e shteteve te tjera tė fuqishme dhe fituese tė luftės si Anglia, Franca e SHBA pėr t’u futur akaparuar fushat vajgurore ntė Shqipėrisė. Mirėpo kjo solli shumė pėrplasje deri nė acarime. Italia kėmbėngulte se ajo duhet tė kishte “prioritet absolut” mbi Shqipėrinė; ajo duhet tė kishte edhe mison natyror mbi mbrojtjen e Shqipėrisė; jeta shqiptare nuk mund tė ekzistojė pa marreveshjen me fqiun, pra me Italinė.
Pra edhe nga kėto tė dhėna qė sollėm vėmė re se qėndrimi i katėr Fuqive tė Mėdha edhe dy vjet pas mbarimit tė Luftės ishte me dy faqe. Nga njėra anė premtonin ndaj Shqipėrisė, ndėrkaq tregoheshin hipokritė dhe keqdashės. Pėr kėtė u referohemi dokumentave tė tyre pėr tė mos menduar pėr njėanshmėri, politizėm ose urrejtje.
I. Dihet se Fuqitė e Mėdha e sidomos Franca e Anglia (pa harruar Rusinė) mė 17 dhjetor 1912, nė Konferencėn e Ambasadorėve nė Londėr vendosėn qė: “Shqipėria tė jetė shtet autonom nėn sovranitetin e Sulltanit”. Pra Shqipėrisė nuk i njohėn pavarėsinė siē kishin bėrė normalisht me Serbinė, Greqinė, Bullgarinė etj.
II. Sipas Statutit Organik tė Shqipėrisė, pėrgatitur dhe miratuar nga KNK i Fuqive tė Mėdha mė 10 prill 1914, Shqipėria shpallej Principatė Kushtetore Sovrane dhe e Trashėgueshme, nėn garancinė e Fuqive tė Mėdha. Lind pyetja e ligjshme: Pse nuk e mbrojtėn kėto Fuqi Shqipėrinė, si gjithė vendet e tjera tė vogla, po lejuan copėtimin e mėtejshėm tė saj?
III. Traktati i fshehtė i Londrės i 26 prillit 1915, nėnshkruar midis Antantės dhe Italisė (Angli, Francė, Rusi) parashikonte:”…Italia pasi pranoi tė bėjė pjesė nė kualicionin e Antantės dhe tė hyjė nė luftė brenda njė muaji nga data e nėnshkrimit tė kėtij traktakti. Ajo mund tė aneksojė Vlorėn, , ishulin e Sazanit dhe krahinėn pėrreth…” (dhe mė tutje vazhdojnė serbėt e malazestė).
IV. nė Korrik 919 Greqia dhe Italia pėrfunduan midis tyre njė marrėveshje tė fshehtė, sipas tė cilės “…Roma do tė mbėshteste Greqinė nė aneksimin e Korēės e Gjirokastrės, kurse Greqia do ta mbėshteste Italinė nė mandatin e saj mbi Shqipėrinė dhe nė aneksimin e Vlorės, ishullit tė Sazanit dhe rrethinave tė saj…”(shih H.Sh. pjesa Lufta e Vlorės).
V. Nė konferencėn e Versajes neė mbarim tė Luftės sė Parė Botėrore 8.01.1919 shtetet fituese tė luftės, Anglia, Franca, Italia dhe SHBA morėn vendime nė dėm tė popullit shqiptar. Ata sanksionuan edhe njė herė nė mėnyrė tė padrejtė ndarjen e dhunshme tė popullit shqiptar, sipas kufijve tė vitit 1913, duke i lėnė Jugosllavisė dhe Greqisė vise tė tėra etnike shqiptare”. Pas gjithė kėtyre padrejtėsive, pas gjithė kėtyre traktateve dhe marrėveshje tė fshehta nė dėm dhe nė kurriz tė popullit shqiptar, ky a mund tė kishte rrugė tjetėr pėr tė, veē t’u drejtohej armėve? Pėrgjigja pėr ēdo mendje tė kthjellėt ėshtė Po. Pa luftė pushtuesit nuk mund tė largoheshin nga vendi dhe sidomos nga Vlora e Sazani. Kėtė e pėrforconte dhe qėndrimi mospėrfillės, injorues dhe arrogant i autoriteteve italiane tė pushtimit, tė cilat silleshin me popullsinė vendase dhe me administratėn shqiptare sikur kėto tė ishin jo tė zotėt e vendit por koloni e mė keq.
Kėto kushte i detyruan rrethet patriotike tė vendit dhe sidomos ata tė jugut tė vendosnin dėbimin me armė tė ushtrive italiane nga Vlora dhe anullimin e mandatit tė Italisė mbi Shqipėrinė. Pėr kėtė u krijuan “Komitetet e mbrojtjes kombėtare” kudo, por sidomos nė jug, ku nuk pati fshat nė Labėri dhe Kurvelesh qė tė mos organizonte njėsitė e tij tė armatosura dhe tė deklaronte publikisht pėrkrahjen, mbėshtetjen dhe ndihmėn e domosdoshme me ēdo gjė pėr Luftėn e Vlorės.
Kuvendi i Barēallės qė u mblodh ilegalisht mė 29 maj 1920 nė shpat mali nė afėrsi tė fshatit Dukat vendosi fillimin e kryengritjes apo luftės siē ėshtė quajtur shpesh dhe zgjodhi organet drejtuese tė kryengritjes me pėrfaqėsues ushtarak tė aftė dhe tė zotė. Ai i drejtoi komandės italiane ultimatumin poshtėshėnuar.
Veprimet e armatosura filluan mė 5 qershor 1920 nė shumė pika dhe drejtime njėherėsh. Ato u drejtuan sidomos kundėr ganizoneve tė fortifikuara nė Gjorm, Kot, Llogora, Matohasanaj (Tepelenė), Drashovicė, Babicė, Kaninė e gjetkė. Pėr rrjedhojė mė 10 qershor u ēlirua pjesa mė e madhe e rrethinave dhe u krijuan kushte qė mė 11 qershor tė fillonin luftimet dhe nė hyrje tė qytetit. Nė kėto luftime qė nė fillim pjesėmarrja masive nė luftė me armė dhe me ēdo gjė tė mundshme si heroizmi dhe vetmohimi qenė karakteristika dalluese. Por pa u futur nė hollėsi duhet pohuar se Luftėn e Vlorės e bėri gjithė Labėria, e bėnė vlonjatėt, kurveleshasit, tepelenasit, mallakastriotėt, e bėri gjithė populli shqiptar qė e pėrkrahu dhe e ndihmoi me ē’pati mundėsi. Nė kėtė mes edhe Fterra si pjesė e pandarė e Kurveleshit, jo vetėm kontriboi, por luftoi efektivisht me armė nė vijat e para tė luftimeve.


DISA PĖRFUNDIME QĖ MUND TĖ NXJERRIM NGA
PJESĖMARRJA E FTERRĖS NĖ LUFTĖN E VLORĖS 1920

Pjesėmarrja edhe e Fterrės nė Luftėn e Vlorės 1920, ka tė veēantat e veta. Sė pari, ajo nė tėrė veprimtarinė luftarake si pjesėmarrėse nė shumė kryengritje, ngjarje e luftime tė zhvilluara nė Kurvelesh, kėtė rradhė aktiviteti i saj ėshtė luftim mėsymės kundra njė ushtrie tė fuqishme dhe tė fortifikuar, siē ishte ushtria italiane nė Vlorė dhe nė rrethinat e saj. Sė dyti, zhvillohej jo vetėm kundra ushtrisė italiane, por dhe kundėr intrigave tė Fuqive tė Mėdha qė, fqinjėve tė Shqipėrisė u kishin premtuar edhe nga njė copė tjetėr. Nė kėto kushte populli i Fterrės, sigjithė Labėrisė megjithėse i shkatėrruar plotėsisht nga ekonomia pėr shkak tė luftrave ballkanike e asaj Botėrore dhe qėndrimi tė tij dyvjeēr i muhexhirė nė ullishtat e Vlorės. Megjithėse i lodhur, i rraskapitur dhe i dėmtuar rėndė nga vrasjet dhe vdekjet e shumta, ai prapė mbi ēdo gjė vuri interesin kombėtar – ēlirimin pėrfundimtar dhe mostjetėrsimin e tij.
Ndaj ashtu si gjithė Kurveleshi e Labėria u ngrit i tėri nė kėmbė, u organizua, u armatos edhe mė mirė se herė tė tjera, duke pėrdorur jo vetėm armėt qė kishte ruajtur me kujdes qė nga luftimet e viteve 1847 deri 1914, por dhe tė tjera tė kohės qė kishte mundur tė mblidhte ose t’i blinte nė forma tė ndryshme, tė cilat ato vit pėr shkak tė rrehtanave tė luftės gjendeshin mė lehtė dhe me ēmime mė tė arsyeshme, kryesisht tė prodhimit italian, grek, austriak etj.
Sė treti, organizimi ushtarak i popullsisė sė fshatit, si njė nga masat mė tė rėndėsishme tė atyre ditėve, u bė nė kohėn rekord dhe pėrfshiu ēdo njeri tė aftė pėr luftė dhe pėr punė. Kėshtu burrat dhe djemtė qė kishin ndihmė nė shtėpi, u organizuan nė ēetėn e armatosur qė do tė merrte pjesė drejtpėrdrejtė nė vijat e para nė luftimet e Vlorės. Kjo u bė sipas vendimet tė mbledhjes sė Barēallės (29 maj 1920) dhe tė Beunit (2-3 qershor). Por gjithmonė mbi baza vullnetare tė cilin e pėrkrahėn tė gjithė banorėt e fshatit. Pjesa tjetėr e banorėve do tė mbetej po e organizuar pėr tė vazhduar punėn nė bujqėsi e blegtori, por dhe pėr tė siguruar ndihmat me ushqime apo municion e sende tė tjera, duke i dėrguar ato me kafshė nė Gjorm, Kotė e Drashovicė, ku i takoi tė luftonin pėr herė tė parė ēetės sė Fterrės. Nė luftėn e Vlorės morėn pjesė dhe qėndruan pėr tre muaj rrjesht derisa mbaroi lufta kėta persona:
1. Xhafer Shehu
2. Xhafer Mato
3. Jashar Mato
4. Adem Lona
5. Asllan Brinja
6. Huso Zhupa
7. Eshref Mita
8. Nimet Mita
9. Neim Zani
10. Mustafa Mehmeti
11. Xhevdet Breho
12. Ismail Bezhani
13. Tahsin Elezi
14. Shaqo Mita
15. Ago Dusha
16. Mato Dusha
17. Kamber Brinja
Veē kėtyre ishin nė ndihmė tė tyre dhe kėta fshatarė tė tjerė qė shėrbenin nė xhandarmėrinė vendase:
1. Jahja Mato
2. Shefqet Shkurti
3. Ismail Haxhiu
4. Dervish Shkurti
5. Zyflo Malo
6. Kadri Gjoni
7. Xhafer Brinja
8. Mustehak Ēallo
9. Xhemil Mehmeti
10. Azis Mehmeti
11. Abdul Mita
Pėr luftėn e Vlorės, pėr pjesėmarrjen masive tė fshatarėsisė sė Labėrisė, pėr aktet e panumėrta tė heroizmit dhe pėr shumė probleme tė tjera, janė thurur shumė vargje, tė cilat pėr lexuesin e rregullt janė tė njohura. Por nė funksion tė punimit do tė pėrmendim disa prej tyre.

FTERRA NĖ PERIUDHĖN E MBRETĖRISĖ TĖ AHMET ZOGUT
1924-1939

1. Ardhja nė fuq e qeverisė sė Ahmet Zogut dhe qėndrimi i popullit tė Fterrės nė kėtė ngjarje
Ahmet Zogu erdhi nė fuqi nė dhjetor 1924, pas dėbimit tė tij nga Revolucioni i Qershorit 1924. Erdhi nė fuqi prapė (mė pėrpara ishte ministėr i Brendshėm) me ndihmėn e forcave ushtarake serbe qė vunė nė dispozicion dy regjimente dhe bandave bjellogardiste tė pėrmbysura nga Revolucioni i tetorit 1917. Pra gjithsej 2500 forca plus pėrkrahėsit e tyre pėr tu futur nė kufirin shqiptar.
Drejtimet e sulmeve tė tyre ishin:
- Cen Kryeziu sulmoi nga Prizreni drejt Kukėsit e Shkodrės dhe u ndesh me plakun e maleve Bajram Curri.
- Vet Zogu mori drejtimin kryesor, Dibra e Madhe – Maqellarė- Gurėbardhė – Tujan – Tiranė dhe luftoi me forcat popullore tė Elez Isufit, Sufė Xhelilit dhe pak forca qeveritare qė komandoheshin nga Ali Riza. Kėtu njė pjesė e forcave dibrane, tė komanduara nga Murat Kaloshi u vunė nė pėrkrahje tė Ahmet Zogut dhe e shoqėruan atė deri nė Tiranė.
- Koēo Kote (qė mė vonė Zogu e bėri dhe kryministėr) sulmoi nga drejtimi i Korēės Mali i Thatė Pogradec pėr nė Elbasan e Tiranė.
- Myfit Libohova sulmoi nga drejtimi Kakavi-Gjirokastėr pėr nė Myzeqe e Tiranė. Natyrisht kėto ishin forca mercenare, por patėn sukses sepse forcat qeveritare ishin tė paorganizuara dhe nė disa drejtime munguan fare. Nga ana tjetėr sulmi ishte i kombinuar dhe ndihmuar nga tė tre shtetet fqinjė Serbi, Mal i Zi, Greqi. Ndaj ato mė 24 dhjetor hynė nė Tiranė, rrėzuan qeverinė demokratike tė Nolit dhe Ahmet Zogu qė prej qershorit kishte qėnė i arratisur nė Beograd e shpalli veten Kryeministėr. Nė tė njėjtėn kohė ai shpalli ligjin e luftės, sfidoi pushtetin e individėve, politikanėve, partive politike pa popull.
Ahmet Zogut ju desh nė kėtė pėriudhė tė pėrballonte njė situatė kaotike tė brendshme dhe anti shqiptare tė jashtme. Njohja ndėrkombėtare e qeverisė sė tij nė njė farė mėnyre stabilizoi jetėn e brendshme dhe ndėrpreu intervecionin e huaj Serb, Malazez, Grek, etj. megjithatė ai mbeti regjim antipopullor sepse erdhi nė pushtet me dhunė, me ndihmėn e mercenarėve tė jashtėm dhe nė kundėrshtim me aspiratat pėr tė cilat u krye revolucioni i qershorit 1924. veten e shpalli Mbret pa votim dhe pa referendum tė masave. Pėr kėtė dhe shumė te tjera ish bashkėpunėtorėt e tij mė tė afėrt si Ēatin Saraēi etj, e akuzoi Ahmet Zogun si tradhėtar, vrasės dhe hajdut (shih Ēatin Saraēi London, Ė,8,21,A.Stratford Rd). Ai ka shkruar dhe ka depozituar nė arkivat bankare tė Londrės qė mė 1940 materiale shumė tė eėndėsishme pėr kėtė personazh sa tė pėrfolur aq dhe kompleks. Ēatini midis tė tjerave shkruan dhe kėto:”…T’i e fillove mretėrimin tėnd duke vrarė masivisht atdhetarė dhe duke shitur drejtpėrdrejtė ose tėrthorazi atdheun tėnd. Alessandro Lessona (Ministėr i qeverisė sė Musolinit), atėherė miku im, tė ka paguar mė shumė se 4 milionė paund angleze nga gushti 1931…Ato para sikurse e di ēdokush nė Shqipėri dhe jashtė saj, janė larė me gjakun e atdhetarėve mė tė mirė shqi[ptarė si Bajram Curri, Luigj Gurakuqi, Hasan Prishtina, dhe qindra tė tjerė. Ato para me tė cilėt t’i po jeton sot janė produkt i tradhėtisė mė tė ulėt dhe janė tė lara me lotėt dhe vuajtjet e njė kombi tė tėrė, e kombit qė e shite pėr para, t’i Jude i Shqipėrisė…Nuk ka asnjė cep tėe shpirtit tėnd tė errėtqė unė tė mos e njoh. Nuk ka asnjė bėmė tė krejt mbretėrimit tėnd qė tė jetė mister pėr mua… Dhė Ēatini po nė kėtė shkrim vazhdon:”Unė si ish shoku yt mė i ngushtė…jam i vetmi shqiptarė jashtė qė i di dhe mund t’i provoj krimet e tua tė kaluara. Ndaj …unė Ēatin Saraēi tė akuzoj ty Ahmet Zogu si tradhėtar tė atdheut tėnd, si vrasės dhe hajdut…”.(shih letrėn e plotė tė Ēatin Saraēit botuar dhe nė gazetėn “Shekulli” datė 2 korrik 2002).
Siē shihet pėr anėt negative tė kėsaj figure nuk mbetet as gjė pr tu shtuar atyre ēka janėe shkruar. Bile janė thėnė pak pėr tė, sepse sikur tradhėtin e 7 prillit 1939 tė marrėsh apo faktin qė ai pėr Oborrin Mbretėror harxhonte 1/3 e buxhetit tė shtetit qė atėherė ishte rreth 30 milion fr.ari mjafton tė besosh ato qė pohon Ēatin Saraēi.


FTERRA PAS ARDHJES NĖ PUSHTET TĖ AHMET ZOGUT

Ardhja nė fuqi e Ahmet Zogut nė dhjetor 1924, u dha njuė gruht tė rėndė pėrpjekjeve tė masave kryesore fshatare qė pėrkrahėn dhe ndihmuan me armė ardjen nė fuqi tė qeverisė sė F.S.Nolit nė qershor tė atj viti. Kjo pėrkrahje, do tė bėhej shkak kryesor pr masat e egra e represive qė vazhduan gjatė 15 vjetėve tė sundimit zagolljan.
Kėshtu dy muaj pas ardhjes nė fuqi tė qeverisė tė A.Zogut, ai dėrgoi nė Fterrė me forcat bashibozuke, komandantin e forcave tė armatosura pėr jugun Hysni Demėn. Po kush ishte ky Hysni Dema? Hysni Dema nga Homeshi i Golobordės, ish kolonel i A.Zogut, pronar i pasur tokash bres pas brezi. Nė dhjetor 1924 strehoi nė shtėpinė e vet A.Zogun kur erdhi nė fuqi. Nė kohėn e pushtimit ai u mbėshtet tek italianėt dhe mė vonė tek gjermanėt deri sa nė prag tė operacion it tė Qershorit 1944 u caktua dhe komandant i pėrgjithshėm i operacionit.
Nė Fterrė nė shkurt 1924 Hysni Dema me suitėn e vet bashibozuke qė kishte me vete, rrethoi nė befasi kontrolloi dhe boshatisi fshatin pėr tė gjetur armėt qė bashkėfshatarėt mbanin prej kohėsh, dhe qė me to kishin mbėshtetur dhe revolucionin e qershorit me pjesėmarrjen nė tė rreth 11 veta. Kėtė fakt Hysni Dema i porositur nga Zogu nuk mund t’ia falte Fterrės, siē nuk ua fali dhe fshatrave tė tjerė tė Kurveleshit. Ndaj ata pasi zunė nė befasi 4-5 armė e rrahėn pėr vdekje nė prani tė fshatit disa prej tyre, morėn e dėrguan nė Gjirokastėr dhe Ismail Bezhanin e Tahsin Elezin si dhe burgosėn dhe tre tė tjerė. (Tahsin Elezi u internua nė Lanė tė Lurės, por u kthye nė Krujė).
Me vendosjen e regjimit ēifligaro borgjez tė A.Zogut edhe nė Fterrė forcat prodhuese dhe marrėdhėniet nė prodhim mbetėn nė vend. Ato ishin dhe mbeten marrėdhėnie gjysmė feudale, qė i pėrkisnin pronės private, tė gėrshetuara edhe me mbeturinat e ekonomisė patriarkale. Forma klasike e shfrytėzimit feudal nė kėtė periudhė nuk ekzistonte. Pėr faktin se nė Fterrė mungonte toka e punueshme si mjet i domosdoshėm pėr shfrytėzim. Ajo nė Fterrė ishte aq e vogėl sa qė asnjėri nga fshatarėt nė tokėn qė kishte nuk siguronte bukėn e vitit. Dhe mbi tė gjitha, qė fshatari nė Fterrė punonte secili pėr vete nė arėn e tij, nė punėn e tij e pa shfrytėzuar punėn e tjetrit.
Dega kryesore e ekonomisė tė fshatit nė vitet 1925-1939 ishte nė shumicėn e kohės blegtoria, por ka patur dhe raste tė viteve tė vėshtira pėr blegtorinė, qė bujqėsia ka dale nė vend tė parė. Tė dhėenat tregojnė se nė kėtė periudhė Fterra ka patur rreth 4500-5000 krerė tė imta. Nga kėto dele 2000-2500 dhe dhi mesatarisht 1700-2000 krerė. Gjedhė kishte rreth 90 krerė dhe zgjoj bletėsh 500-800, duke theksuar qė ishin rreth 26 familje qė rrisnin bletė dhe merrnin prodhim tė mbarė pasi rajoni i Fterrės ka patur bimėsi dhe lulėzim tė pasur dhe shumė steril pėr rritjen e bletės.
Fterra nė kėtė kohė kishte afro 74 ha tokė are nė formė taracash nė fshat dhe ara tė sheshta nė mal, por qė shumica ishin pa ujitje (pėrveē Gurrės pesėrisht Galishtit tė Poshtėm).
Nė Fterrė kishte rreth 3150 rrėnjė pemė frutore si fiq, portokalle, arra, pjeshka, kumbulla, dardhė, hardhi, shegė, etj. kishte gjithashtu dhe 380 rrėnjė ullinj, njė dėrstilė, njė litėrvi vaji.
Me gjithė kėtė pasuri, nė raport me numurin e popullsisė qė jetonte nė fshat e pėr rreth tij (450-550 veta) t ardhur nga kėto degė dhe burime,, ishin fare minimale, sepse bujqėsia ishte sikudo shumė e prapambetur. Toka terėsisht punohej me parmėndė me kazmė dhe me shatė. Rendimenti nė tokat pa ujė nė mal nuk i kalonte 7-10 kv grurė dhe 10-13 kv misėr pėr ha. Me gjithė punėn e mirė qė u bėhej.
Tė ardhurat nga blegtoria nė shumicėn absolute tė rasteve shėrbenin vetėm pėr pėrdorim vetiak nė familje dhe pėr tė paguar shpenzimet pėr kullotat dhe taksat qė ishin tė shumta dhe tė larta si xhelepi (taksa pėr bagėtinė), topiaku (taksa pėr kullotat), dhekatia (taksa e tė dhjetave pėr ēdo prodhim), etj. kėto taksa fshatit nuk ju ndan nga viti 1924-1939.
Nė Fterrė diferencim ekonomik tė theksuar qė tė sahpinte nė diferencim shoqėror, nuk ka patur. Klasat kryesore kanė qėnė fshatarėsia e varfėr qė zinte 71% tė familjeve fshatare, pastaj vinin familjet e mesme qė zinin 16.2% dhe nė fund nėpunėsit e ulėt qė pėrbėnin 5.5%. Veē kėtyre kishte dhe rreth 10-12 veta qė punonin si puntor me mėditje e 6 qė merreshin me njė farė tregėtie tė vogėl dhe 8-13 qė shėrbenin si klerik (hoxhė) tė cilėt zinin pėrkatėsisht 4.3% dhe 3% tė familjeve qė kishte Fterra nė atė periudhė.
Nga 90 familje qė kishte fshati (1938)me rreth 550-560 frymė, 65 prej tyre banonin nė Fterrė nėpėr shtėpi me njė e dy dhoma pa komoditet. Njėzetepesė familje tė tjera banonin nė qafėn e Galishtit (jo gjithė vitin), dhe dhjetė tė tjera po barinj banonin rreth Fterrės si nė Ēerricė, Lugu i Thellė, Rrah, Langadhė, etj. ku shihet edhe nga kėto pak tė dhėna, nė Fterrė feudalėt dhe pronarėt e mėdhenj tė tokave si dhe ēelnikėt e kopeve tė mėdha tė bagėtive, kanė munguar, ēka ka bėrė qė diferencimet shoqėrore tė jenė farė tė vogla, tė parėndėsishme dhe pa shpurė nė shfrytėzimin e punės sė tjetrit. Pėr rrjedhojė mirėkuptimi, toleranca dhe uniteti nė Fterrė qe dhe mbeti tregues i rrallė nė krahasim me disa fshatra tė tjera. Gjendja kulturore gjatė 15 vjetėve tė mbretėrisė sė A.Zogut, si dhe ajo arsimore e shėndetėsore qe dhe mbeti e rėndė.
Nėqoftė se nė fshat u ndėrtua dhe vazhdoi shkolla fillore me 4 klasė, kjo ishte meritė e pėrpjekjeve dhe e shpirtit arsimdashės tė popullit dhe tė vetė rinisė sė Fterrės. Pasi nė kėtė periudhė asnjė bursė nuk u dha nga shteti pėr tė vazhduar qoftė dhe studimet e mesme, pa pėr tė lartat as qė mund tė bėhej fjalė fare.
Dhjetė dymbėdhjetė djem qė mundėn tėe vazhdonin studimet deri nė vitin 1939 nė gjimnazin e Gjirokastrės, Shkodrės dhe nė Normalen e Elbasanit, i bėnė me shpenzimet e tyre me shumė kursime dhe mundime.
Pėrsa i pėrket shėrbimit shėndetėsor, nė Fterrė dhe nė gjithė fshatrat e tjera pėr rreth, as mund tė bėhej fjale, sepse nuk ekzistonte asnjė lloj shėrbimi. Njerėzit kur i zinte halli, duhej tė shkonin nė Gjirokastėr, Vlorė, Sarandė, Delvinė ose gjetkė edhe pėr gjerat mė tė vogla. Prandaj dhe jeta mesatare nga tė dhėnat e pakta qė njihen, tregon qė vdekshmėria sidomos pėr fėmijė ka qėnė e lartė (3-4 pėr ēdo 10-12 lindje).
E vetmja masė qė u ndėrmor me pėrpjekje tė popullit tė Kurveleshit tė Poshtėm, ishte rruga automobilistike Borsh-Fterrė-Kuē. Ishte rruga e parė dhe e vetme automobilistike qė lidhte kėtė krahinė kaq atdhetare dhe kaq tė izoluar me zonat e tjera tė vendit. Kjo masė u prit me kėnaqėsi tė veēantė nga masat fshatare dhe nuk u kursyen asnjėherė pėr ta patur kėtė me gjithė punėn angari qė u vu pėr ēdo kryefamiljar. (punė pa pagesė dhe e detyrueshme). Ata e kuptonin se do tju shėrbente pa tjetėr edhe atyre.po duhet pohuar se pėr hapjen e kėsaj rruge pati vėshtirėsi e pengesa nga mė tė ndryshmet. Sė pari, pėr hapjen e saj, u paraqitėn tre variante:
Varianti i parė ishte qė ajo tė hapej nga Qeparoi nė Kudhės-qafė-Shallė e Kuē. Me kėtė variant ishin dakort si bregdetasit ashtu dhe Ismail Haki Kuēi. Varianti i dytė ishte qė tė hapej nga Ura e Borshit nė Rrėzė tė Vake-Ēorraj e Kuē si mė shkurtėr dhe tokė mė e qėndrueshme. Me kėtė variant ishin dakort Ēorrajt Ismail Haki Kuēi dhe disa specialista ndėrtimi tė joshur. Varianti i tretė ishte ai Kalaja e Sopotit-Borshė-Fterrė-Kuē qė kalonte nė disa vende nė tokė tė paqėndrueshme. Ishte pak mė e gjatė se ajo nga Ēorrajt, por qė lidhte me rrugė automobilistike krahinėn, dhe tre fshatra (Borshin, Fterrėn, Kuēin dhe me njė zgjatim anėsor 2 km dhe Ēorrajin. Kėtė variant e mbėshtesnin fuqishėm pleqėsia e Fterrės e kryesuar nga plaku i menēur e kudo ndodhur nė kuvende tė Kurveleshit Ismail Bezhani. E kėtu ėshtė vendi tė theksoj se ishte kėmbėngulja, personaliteti, njohja dhe logjika e plakut fjalė pak Ismail Bezhani, qė bindi dhe theu dhe mikun e tij familjar Ismail Haki Kuēin, pėr tu bashkuar me tė, dhe pėr tė vendosur hapjen e rrugės nga ku ėshtė dhe sot. Siē duhet pohuar se ajo rrugė me qėllime tė kėqia u sabotua nė piketimin e saj nga tekniku topograf Spiro Sbozgo (Dhėrmi). Sa qė ka mbetur si anektodė dhe sot e kėsaj dite biseda e tė ndierit Avdi Dhuli nė kthesat e Marnjinės (Langadhė), kur Spirua po piketonte nėpėr shkurre ato kthesa, ku dhe dhia do tė ngjitej me vėshtirėsi e jo mė makina. Dhe Avdiu me atė humorin e tij karakteristik i tha Spiros:”…Spiro pse lodhesh kaq shumė? Merr kėtė kafshėn time (gomarin) vure pėrpara, dhe ta tregon ai se ku duhet tė kalojė rruga pėr nė Ftėrrė”. Por ajo nė fakt kaloi ose mė sakt u sabotua nė shumė vende si nė Vreshta tė Borshit, nė Marnjine, nė qafėn e Shėnthanasit, nė Pirg, nė Ēerric, nė Prodan, nė tė dyja anėt e qafės sė Kuēe, etj.
U desh pėr tė ndrequr kėtė (sabotim do ta quaj vazhdimisht), kujdesi, kėmbėngulja puna dhe shpenzimet personale tė tė paharruarit pėr Fterrėn Refik Bezhani qė kėtė rrugė ta bėnte tė kalueshme nė ēdo kohė dhe nga ēdo mjet transporti. Pėrfundimisht brezat pasardhės tė Fterrės kur tė kalojnė nė atė rrugė duhet tė kujtojnė dhe tė nderojnė veprėn e Ismail Bezhanit, qė pėr merita tė tij rruga u hap nė atė drejtim dhe tė Refik Bezhanit qė nė vitet 1970 e bėri atė siē u tha tė kalueshme nė ēdo kohė dhe nga ēdo mjet.
Po cilat ishin mungesat e konstatuara tė asaj rruge dhe pse themi qė ajo u sabotua.
Kėtu vepruan shumė faktorė siē ishin mosdashja e disa personave tė veēuar me tendenca Vorio-Epriotase nė bregdet. Por ajo u sabotua, siē u tha edhe mė llartė, nga mugesa e projektit dhe sidomos e zbatimit tė tij nė terren dhe e kontrollit nga organet shtetėrore tė punėve tė botore. Pėr rrjedhojė u ndoq mė shumė rruga kėmbėsore e dikurshme nga ngritje, zbritje e kthesa, qė rrugėn e bėnte gati tė pa pėrdorshme. Nga ana tjetėr asaj ju vodhėn fondet e si pėrfunim u hap vetėm si trase dhe nuk u ndėrtua asnjė vepėr arti e nuk u shtrua nė asnjė vend me gur e ēakull. (kjo punė u bė pėr nevoja ushtarake nė luftėn italo-greke nė vitin 1940-1941), por pa asnjė kriter teknik, pasi vetėm u hodhėn gurė nga njerėz qė punonin tė detyruar me forcė. Kėtė ngjarje si pa dashje nė raki e sipėr e deklaroi nė njė rast nė Fterrė dhe Spiro Zborgo ku tha:” Kjo u sabotua pėr tė mos u ndrequr mė kurrė “. Po u desh siē u tha dora, mendja dhe puna disa vjeēare e Refik Bezhanit (pa tjetėr dhe ndihma e shtetit me mjete mekanike) qė kjo rrugė tė bėhej pėr tė mbari siē thotė populli.
Ishte kjo gjendja nė vitin 1932 kur rapsodi i njohur i Kurveleshit e Labėrisė Tartar Zeka thuri dhe vargjet e mėposhtme:

Erdhi tromopili nė Fterrė,
Se, si erdhi nuk e di,
Po kur doli nė breg pėrtej,
Vetė e hėngrėn me sy,
Hoxhė tė gjithė me penė,
Duke bėrė bilahi,
Erdhi tėhu mė kėtej
Erdhi ngeli nė shtėpi.
Nė Fterrė makina e parė erdhi nė fund tė prillit 1932 dhe ishte pronė e Qemal Kallullit nga Sasaj. Mandej erdhi pėr nė Kuē makina e Fane Nikollajit nga Piqerasi, e cila ngeci nė disa vija uji nė tė dalė tė Fterrės (qafa e Lleshe – Ngurrėz), por prapė u ndihmua e shkoi dhe nė Kuē siē e prisnin.
Shumicėn e kėtyre tė dhėnave i shkruante dhe i tregonte nė kujtimet e tij Preng Zhupa nga Proseku i Mirditės, i cili pat drejtuar punimet si gjeometėr ndėrtimi nė atė rrugė dhe njihte ēdo hollėsi qė u tha mė lart.
Kjo ishte pra e vetmja “vepėr” qė populli i Fterrės mban mend mirė qė u ndėrtua gjatė sundimit tė monarkisė sė A.Zogut.
Po lind pyetja e ligjshme: A pati ky regjim ndonjė gjė pozitive pėr vendin nė tėrėsi?
Nė kėtė ēėshtje nuk mund tė jemi mohues kategorik, sepse Mbretėria e A.Zogut pati dhe diēka pozitive siē ishin:
- Miratoi njė Kushtetutė shumė a pak demokratike.
- Vendosi ligje, tė cilat u zbatuan pa hezitim nga organet e drejtėsisė, tė cilat ishin shumė autoritare.
- Vendosi qetėsi nė tė gjithė vendin, kur kėtė e gjeti kaotike.
- Vendosi ēmime unike nė tė gjithė vendin, pėr tė gjitha llojet e artikujve ushqimor, industrial, bujqėsor e blegtoral.
- Vendosi tatimin prej 10 % mbi tė ardhurat nė qytet e nė fsaht.
- Vendosi njė monedhė konkuruese nė tė gjithė Evropėn.
- Njohu e mbrojti me ligj pronėn private.
- Nuk vuri asnjė kufizim pėr lėvizjen e lirė tė popullsisė.
- Pėr tė ulur disi tensionet e brendshme (siē i interesonte atij) disa kundėrshtarė i gradoi oficera rezervė dhe disave u lidhi dhe pension. Pra me pak fjalė, merita e tij si Mbret, ishte se ai krijoi shtetin e parė shqiptar me tė gjitha organizmat qė kėrkonte koha. Kjo nuk duhet mohuar, pavarėsisht nga politika antipopullore dhe disa herė dhe antikombėtare, duke u shitur tė huajve pjesė tė territorit tė vendit.

TIPARET, ZAKONET DHE VESHJET E FTERRĖS

Tiparet:
“Fterriotėt janė paksa ēehreverdhė, kryesisht flokė gėshtenjė, por brenda Fterrės ka dhe njė razė me tipare alpine, bjonde dhe lėkurėbardhė. Gjatėsia mesatare e banorėve tė Fterrės flet pėr njė racė mesdhetare. Sytė e fterriotėve janė nė tė shumtėn e rasteve tė zes e tė shndritshėm (Dushaj, Hizmaj, Korkutaj, Gjonaj, Kofinaj, Shkurtaj, Gėdaj, Gjonikaj). Razėn e fterriotėve kam pėrshtypjen se e ka zbukuruar pėrzierja me racėn e Hizmajve. Hizmajt janė me prejardhje Trakaj (Por disa thonė se janė vazhdim i fisit tė Kondajve).
Raza sykaltėr ėshtė ajo e Mitajve dhe Elezajve, ndėrsa raca me sy tė imėt, sybardhė nė tė kaltėr ėshtė ajo e Hadushe dhe Maēajve. Fisi i Ruke ka sy tė veēantė, tė zes ngjyrė bajame.
Eleganca e grave fterriote si dhe bukuria e tyre ėshtė e njohur nė tė gjithė fshatrat pėrreth. Njė nga gratė e bukura tė Fterrės e cila i ka mbetur shumėkujt nė kujtesė ka qenė (pas viteve 1900) Dili Dushe.
Ka qenė dėshira e pėrhershme e fshatrave pėrreth tė marrin nuse fterriote pėr bukurinė dhe virtytet e tjera tė tyre si inteligjenca, urtėsia, edukata familjare, harmonia qė krijonte nė familje sidhe qetėsia shpirtėrore. Fterriotėt nė pėrgjithėsi janė dhe trima dhe tė besės e punėtorė. Ata kanė njė shije tė hollė sa humane aq dhe artistike. Ata kanė qenė tė etur gjatė gjithė jetės pėr dije e dituri, janė fisnikė dhe atdhedashės. Mbi tė gjitha fterrioti ka nostalgji pėr fshatin e vet dhe ka ditur t’i ruajė lidhjet edhe larg Fterrės, nė mėnyrė tė tillė pėr t’u pasur zili nga fshatrat e tjera. Fterrioti nuk ka pasur kurrė vesin e vjedhjes, dukuri kjo aq e theksuar sa dhe dyert e shtėpive i lini hapur dhe askush nuk prekte gjė. Fterrioti nuk njeh pasurim nė kurriz tė tjetrit, madje ata nuk e kanė pasur dhe as e kanė pasion tregtinė si burim fitimi. Ndofta kjo ėshtė e vetmja dobėsi e tyre.
Ėshtė fakti i njohur qė nė Fterrės nuk patur tė pasur nė kuptimin klasik, por ka patur njė nivel mirėqėnie si rezultat i solidaritetit dhe marrėdhėnieve shoqėrore tė veēantė midis tyre.”

Zakonet
Fterra ka ruajtur dhe respektuar me rigorozitet traditėn dhe ligjet e vjetra tė Kanunit tė Labėrisė apo Papa Zhulit siē ėshtė thėnė shpesh. Edhe nė Fterrė burri nė pėrgjithėsi sundonte mbi gruan e i dėgjohej zėri nė familje, por kjo bėhej nė mirėkuptim tė plotė, midis dy sekseve. Nė kėtė kuptim gruaja fterriote ka qėnė gjithmonė e emancipuar dhe e lirė. Ajo merrte pjesė nė tė gjitha punėt bujqėsore e blegtorale sė bashku me burrin. Gruas i dėgjohej mė shumė zėri nė familje sidomos pėr probleme tė rritjes sė fėmijėve, pėr punėt nė shtėpi, pėr ēėshtje ekonomike etj. Me kėtė frymė demokracie nė Fterrė janė rritur e edukuar shumė breza njerėzish. E patjetėr, qė si e tillė ajo pat kapėrcyer caqet e njė jete patriarkale me reflekse tė lashta e tė prapambetura. Ndaj kjo u bė dhe bazė e gjithė edukatės sė pėrgjithshme tė fterriotėve, gjė qė i dallon ata nga fsahtrat e tjera, ku gruaja nuk luante kėtė rol si nė Fterrė. Shumė pak raste kemi dėgjuar qė burri fterriot tė ketė vėnė dorė mbi gruan. Siē kemi po pak raste tė dėgjuara imoraliteti. E nė kėtė mes njė rol tė padiskutueshėm ka luajtur edukata fetare, xhamia, hoxha, pleqėsia e kryeplaku, qė kanė qenė shumė tė dėgjuar e tė respektuar.
Fteriotėt u janė shmangur me zgjuarsi grindjeve e gjaqeve jo vetėm brenda fshatit, por dhe me fshatrat fqinje. Gjatė 100 vjetėve ka pasur dy raste zėnkash me pasoja me Borshin dhe me Ēorrajin. I pari pėr probleme trojesh e kufijsh nė malin e Galishtit tė cilat padrejtėsisht nė kohėn e sundimit Osman dhe tė Ali Pashės, kur toka u kthye e "Allahut" nga Sulltani dhe iu qe dhėnė nė pėrdorim borshjotėve. Ndaj dhe lindi zėnka nė malin e Martezės midis njė grupi fshatarėsh nga Borshi dhe Memo Zhupės qė pėrfundoi dhe me plagosje tė njė borshioti (Riza Lala).
Pikėrisht pėr kėtė rapsodi i njohur i Labėrisė TARTAR ZEKA, kur mėsoi ngjarjen po nga borshjotėt thuri aty pėr aty e nė prani tė tyre vargjet e mėposhtme:
"...Agallarėt e borshiot,
Ishin mbledhur nė Sopot (1) (Tek kalaja e Borshit)
Nga inati flisnin fort,
Thonin do vrasim fterjot
Po vallė ē'panė qė u zunė ?
Pėr nja dy male tė ējerrė,
Pėr Galisht e pėr Rrėmullė
Borshit ca djem levend,
Me balluke duke tund,
Fterjot kokėpėshtjellė
Tek qėllojnė, bėjnė punė ...”
Natyrisht qė si poeti ashtu dhe masa e fshtarėve kėto ngjarje kurrė nuk i kanė inkurajuar. Pėrkundrazi i kanė pėrbuzur kur thonė: “Pėr nja dy male tė ējerrė..."

Veshja
Kostumi fteriot ėshtė karakteristik pėr tė gjthė Labėrinė, ndonėse duhet thėnė qė ėshtė mė i pėrpunuar nė tė gjithė krahinėn. Fterriotėt kanė nė traditėn e vet dy lloj veshjesh, atė me xhamadan, fustanellė, brez, sidhe opinga me xhufka dhe kostumin tjetėr malėsor me qylaf, kėmishė e bardhė pa qafore e me mėngė tė hapura, poture tip qillota dhe opinga me xhufka.
Edhe kostumi i grave ėshtė dy llojėsh. Kemi mė tė vjetrin qė ngjan me kostumin e grave Epirotase. Mandile me oja, (si skemantili qė ruhet edhe sot tek arbėreshėt e Italisė) xhup tė qėndisur me fije ari, fustan jeshil tė derdhur deri poshtė kėmbėve dhe kėpucė tė lehta pėr tė ecur.
Kostumi tjetėr i grave ka qenė i pėrzier, duke futur edhe peshlinė dhe ēitjanin si veshje turke (ndikim ky nga kurbeti).
Interesant ėshtė fakti i ngjyrave tė veēanta, si e bardha ngjyrė kreme, e zeza me nuanca boje kafe, jeshilja ngjyrė ulliri, apo e kuqja e veēantė, ngjyrė shege.
Nė veshjet e nuseve vėmė re ngjyrat e ndezura dhe sidomos qendismat e bukura dhe me figurė gjeometrike tė rregullta.
Nė veshjen fteriote njihet edhe llabania si dhe qylafi me majė i dėshmuar si njė nga prerjet e monedhave tė qytetit tė lashtė Amantia. Po kėshtu nė veshjen e lashtė bėnte pjesė dhe fustanella labe qė gjen shprehjen e vet qysh ne kohėn e Ilirėve. Origjinalitet tė veēantė kanė dhe vallet e grave dhe tė burrave nė Fterrė, qė nė shumė elementa ngjason me vallet e dikurshme Epirote.

DISA TĖ DHĖNA TĖ SHKURTĖRA
PĖR NJERĖZ TĖ DĖGJUAR TĖ FTERRĖS TĖ VITEVE 1850-1950

Personalitete e njerėz tė dėgjuar tė Fterrės, ka patur shumė, por ata nuk janė evidentuar sa e si duhet nga historiku i fshatit dhe nga shkrimet monografike. Megjithatė disa prej tyre mund t’i permbledhim nė kėto pak tė dhėna:


1) ISA SHEUKI IFTERAJ (ISA SHEFKI HIZMO) i biri i AHMET IFTERAJ (1856-1919)
Mbaroi studimet e para nė Delvinė, mė pas ato tė mesme fetare nė Zosimea dhe si student i shkėlqyer u dėrgua nė Stamboll ku mbaroi Fakultetin Juridiko-Fetar (pėr Kadi dhe Hoxhė-Mullah). Edhe nė Fakultet shkėlqeu si student i rrallė. Pėr kėtė u mbajt atje si pedagog dhe mė vonė dhe si Rektor dhe Kėshilltar Fetar i Sulltanit.
Isa Hizmo, si shok e mik familjar kishte Hoxha Tahsin dhe mjekun nga Gramshi Ibrahim Temo (pediatėr i dėgjuar). Kishte titullin shkencor "Sheuki". Ishte i martuar me tė motrėn e Jashar Matos, Hanife Mate me tė cilėn lindi vetėm njė vajzė qė e martoi me njė bir borshioti, ish Prefekt i Stambollit.
Isa Hizmo bashkė me Hasan Tahsinin dhe Ibrahim Temon punuan shumė pėr alfabetin shqip, qė mė vonė gjeti zbatim nga Kongresi i Manastirit. Isai me gruan e dytė pati dy djem e njė vajze (e para i vdiq dhe ishte nga fisi i Dinejve tė Ēamėrisė)

2) OMER KORKUTI
Teolog e Kadi, pat mbaruar studimet e larta nė Stamboll. Nė Fterrė i njohur si Kadiu i Korkute dhe si personalitet fetar dhe shoqėror.

3) Mullah LAZO KOFINA
Pat mbaruar studimet e larta fetare dhe mbante titulli "Mullah". Ishte njė nga personalitetet kryesore tė organizimit dhe drejtimit tė kryengritjeve tė viteve 1830-1847 e mė vonė. Ishte autor i shumė peticioneve, vendimeve dhe letrave tė shkruara nė emėr tė "Kėshillit Krahinor" dhe "Kėshillit tė Komandantėve" gjatė periudhės sė kryengritjeve tė 1830-1847. Jetoi nė njė varfėri tė skajshme dhe nuk pranoi asnjė privilegj, apo "sqime" siē ju premtua nga qeveria Osmane. Ka merita tė veēanta (pėr kohėn e vet) nė organizimin dhe drejtimin e ēetės sė armatosur tė Fterrės bashkė me Hasan Luēin.

4) HASAN HIZMO
Mbaroi studimet ushtarake "shkėlqyeshėm" nė Manastir bashkė me shokun dhe mikun e tij Mustafa Qemal ATATURKU, i cili mė pas u bė njeriu mė i dėgjuar i Turqisė moderne. Ai e ftoi Hasanin nė Turqi, pėr ta vėnė nė detyra tė rėndėsishme, por ky gjatė kėsaj kohe ishte sėmurė nga tifua, dhe gati ishte shurdhuar. Prandaj qėndroi nė Fterrė dhe mė vonė u bė hoxhė e mėsuesi i parė i hapjes sė shkollės sė parė nė Golėm (1916).

5) ISLAM FTERRA ose me saktė ZHUPA (1835-1878)
Ka pak tė dhėna biografike pėr tė, por dihet njė gjė qė ai i pėrket trungut tė fisit Zhupaj dhe nė luftėn e Lėkurėsit (2 shkurt 1877) kundėr shovinistėve grekė, ai ka drejtuar njėsitin e armatosur tė Fterrės ku dhe ėshtė vrarė, pėr tė cilin vargu i kohės thotė:
"...Islam Fterra
Armė lari
U vra nė uxhum i pari”.

6) Fterra ka patur edhe shumė gra tė shquara, qė emri i tyre ka mbetur nė histori. Tė tilla mund tė pėrmendim, shkruan Sulejman Mato:
a) "...Vajzė fteriote ka qėnė dhe MARO KONDA, qė mendohet tė ketė qėnė martuar nė Ēoraj. Sipas njė kėnge tė vjetėr popullore emri i asaj vajze quhej SALIHE..."(Historia e Maro Kondas tashmė dihet dhe ėshtė e tepėrt ta pėrsėrisim N.ZH.)
b) Po kėshtu nga Fterra ka dalė dhe njė nga trimėreshat mė tė njohura tė Labėrisė e cila i priti grekėrit mė 11 qershor 1914 me pushkė. Ajo quhej MINE ZHUPA (me saktė EMINE ZHUPAJ). Kėshtu pra kėto tė dy trimėresha janė fterriote dhe hedhin dritė mbi atė qė Fterra nuk ka qėnė vetėm vend hoxhallarėsh, por dhe vend i trimėreshave mė tė njohura nė Kurvelesh..."

7) Nė tė kaluarėn pėr tė cilėn flasim, Fterra ka patur dhe burra qė me tė drejtė janė quajtur "trima tė ēartė". Tė tillė mund tė pėrmendim:
Tasin Elezi, Memo Memi, Taro e Rakip Gėdo, Asllan Brinja e Memo Zhupa, Iljas Kofina, Jashar e Xhafer Shehu e Mato, Veip Mero e Adem Lona. Por Nuredini, Jashari dhe Xhaferi pėr trimėri janė pėrmendur dhe nė tokėn helene.
8) Fterra me sa kemi mundur tė gjejmė tė dhėna, sidomos nė shekullin e 19-tė e 20-tė ka lindur dhe shumė burra tė dijes. Kėta janė shumė, por pėrmendim disa prej tyre dhe them qė do ma falin kėtė harresė pasardhėsit e atyre qė nuk u zihet nė gojė emri.

- HIFZI HALIL BEZHANI (1877-1965)
Ėshtė i pari njeri me shkollė tė lartė (tė kohės) nga Fterra nė fillim tė shek.20-te. Ai mbaroi Universitetin pėr Teologji-Drejtėsi nė Stamboll me rezultate tė shkėlqyera siē tregon dhe diploma e tij paraqitur si fotokopje nė kėtė punim. Pas mbarimit tė Universitetit nė Stamboll, punoi si kadi nė Konjė (Anadoll), nė Ysqydar, nė Nish, Manastir e Selanik. Pas shpalljes sė pavarėsisė mė 1912, me gjithė ofertat e bėra, ai nuk u kthye mė nė Turqi, por erdhi ne fshat, nė Fterrėn qė e donte aq shumė, dhe punoi pak kohė si Kadi nė Himarė. Por mė vonė u pushua nga puna si pėrkrahės i Fan Nolit, nga regjimi mbretėror i A.Zogut. Pas kėsaj Hoxhė Bezhani, siē i flisnin ne Fterrė punoi e jetoi nė kushtet e njė varfėrie tė skajshme, por gjithmonė me djersėn e tij tė ballit. Jo me kot nė Fterrė nė ato kohra pėrdorej shprehja: "Kazma e Hoxhė Bezhanit, ėshtė kazma mė e madhe nė fshat, siē ėshtė dhe vet hoxha...". Kjo tregonte qė Hifzi Bezhani ishte jurist, hoxhė, por dhe njeri i punės. Ai kurrė e asnjėherė nuk i lejonte besimtarėt e shumtė qė t’i zinin (puthnin) dorėn. Ai u thoshte atyre: "...Dorėn Perėndia e ka bėrė pėr tė punuar dhe jo pėr ta puthur...”.
Bezhani dallohej pėr njė humanizėm e bujari tė paarritshme. Mjafton tė themi se shtėpia e tij ishte aq bukėdhėnėse sa qė gjatė periudhės shtator 1943 - maj 1944, ai strehoi, mbajti dhe e ushqeu brenda familjes e njėsoj si pjestaret e familjes, ish oficerin e xhenios tė Divizionit “Peruxhia”, inxh.Luixhi Cerkica, qė u gjet rastėsisht, me gjysmė shpirti tek "Guri i Dardhės", i fshehur nga shfarosja naziste gjatė Operacionit "Spagetti" tė 2-3 tetorit 1943. Por ai ka dhe njė meritė tė veēantė nė ruajtjen e harmonisė, mirėkuptimit dhe nė pėrhapjen e edukatės e tė sjelljes sė kulturuar. Ai ka ndikuar gjithashtu nė zgjidhjen e problemeve tė ndėrlikuara tė kohėve tė luftėrave tė ndryshme qė kaloi fshati. Si njeri i ligjit dhe i fesė qė ishte, rrėnjosi te banorėt e fshatit dashurinė, mirėsjelljen e mos cėnimin e pronės sė tjetrit, por dhe dėshirėn pėr arsim. Ai vet ishte njeri studiues i ligjeve, tė drejtės zakonore, historisė e gjeografisė etj. Dhe kėtė ua theksonte dhe tė rinjve nė Fterrė.

-ISMAIL HALIL BEZHANI ose kryeplaku i perhershėm i Fterrės.
E quanin kėshtu bashkėfshatarėt sepse ai dallohej veē tė tjerave pėr tri cilėsi tė vecanta. Sė pari, si aktivist shoqėror i rrallė, qė njihej kudo nė krahinė e mė gjerė. Si njeri i pėrfaqėsimit tė Fterrės nė tė gjitha kuvendet e Kurveleshit e tė Labėrisė tė zhvilluara nė periudhen 1890-1940. Si burrė i fjalėve tė pakta e mendimeve tė shumta.
Sė dyti, ai me logjikėn e hekurt dhe tė matur, ka pat mbrojtur fshatin dhe individė tė veēuar nė shumė raste kritike. Kėshtu kur ishte puna pėr zgjidhjen e konfliktit me Borshin pėr trojet dhe kufijtė, Ismail Bezhani nė Kuvendin e zhvilluar nė vendin e quajtur “Qafa e Arrės” ku merrnin pjesė dhe pėrfaqėsues nga fshatra tė tjera fqinje e nga Vilajeti, me dokumente e argumente bindėse, bėri qė kufijtė e trojeve tė Fterrės tė vendoseshin atje ku janė dhe sot dhe tė hidheshin poshtė pretendimet e disa sipėrmarrėsve kullotash e pėrdorues trojesh nga Borshi, tė marra nė formė privilegjesh qė nė periudhėn e Perandorisė Osmane e tė Ali Pashės.
Sė treti, Fterra dhe fterriotėt duhet t’ia njohin si meritė tė veēantė Ismail Bezhanit vendimin pėrfundimtar pėr hapjen e rrugės automobilistike Borsh – Fterrė – Kuē nė vitet 1925-1930.

- TAHSIN ELEZI, Njė burrė me kulturė tė gjerė dhe mendje tė kthjellėt. Nė Fterrė ky burrė, pėr gjithė kohėn qė jetoi, ėshtė njohur pėr kulturė tė gjerė, mendje tė kthjellėt dhe si administrator i rrallė nė administratėn shtetėrore ku punoi shumė kohė. Ai jetoi jashtė Fterrės, por jetoi shumė kohė dhe nė shtėpinė e tij nė fshat. Dhe kėtu njerėzit e halleve tė shumta tė Fterrės, pėr ēdo problem tė vėshtirė qė do t’u lindte, ata mė parė do konsultoheshin me “juristin” Tahsin Elezin. Kėshtu e thėrrisnin sepse ai kishte qėnė pėrkthyes i gjuhės italiane dhe kishte punuar nė punė shteti nė nėnprefekturė e Komunė tė vendit. Pėr rrjedhojė njihte ēdo gjė qė kishte tė bėnte me shtetin, drejtėsinė e individin. Ndaj tė gjithė ata qė e patėn njohur Tahsim Elezin, e kujtojnė si nje burrė tė rrallė midis tė rrallėve tė shumtė nė Fterrė.
Me kėtė rast edhe njė herė do t’u kėrkoj falje shumė emrave tė tjerė tė dėgjuar nė Fterrė, por pėr arsyet qė theksova nuk u pėrmenden nė kėtė punim.


MENIA NGA FTERRA
(Tė dhėna biografike)

Pėr Menen nga Fterra, qė nga muaji maj 1914 e nė vazhdim ka patur e ka shumė shkrime fragmentare, e ndonjėherė edhe pėrpjekje pėr ta "pėrvehtėsuar" atje ku ajo qe martuar. Por asnjėherė nuk ėshtė hedhur dritė pėr origjinėn e saj dhe pėr pėrmbajtjen e plotė tė aktit burrėror tė 11 qershorit 1914, si dhe pėr kushtet nė tė cilat u lind e u rrit.
Menia nga Fterra, siē ėshtė quajtur nga shtypi i kohės (nė tė vėrtetė emrin e saktė e ka patur Emine, por e thėrrisnin shkurt Mene), ishte bijė e Fterrės e nuse nė Ēorraj, dhe i pėrkiste familjes sė Halo Zhupės e Hava Dhules (Zhupa). Ishte fėmija e tretė midis shtatė tė tillėve qė jetuan tek Halua e Havaja.
Menia lindi aty nga pranvera e vitit 1887 dhe u rrit nė kushte tė vėshtira nė Fterrė e pas prindėrve tė saj ku ata shtegtonin me bagėti nė kullotat verore e dimėrore si nė Konjak, Badhere, Nezhinė, Heremec, Galisht, Vakaj, Lisopodhe etj. Ndaj qė herėt ajo formoi njė karakter tė fortė e burrėror. Dhe pėr punėt qė kryente nuk veēohej e nuk dallohej nga ata. Nė moshėn 17-18 vjeēare siē tregonin bashkohėsit ua kalonte edhe burrave nė punėt bujqėsore (pėrfshi edhe punimin me qe'), nė qethjen e nė mjeljen e blegtorisė etj. Dhe ēka ėshtė mė e rėndėsishme asaj nuk i trembej syri nga nata ose e keqja. Menia qė e re trashėgoi vyrtytet mė tė mira tė brezave paraardhės tė familjeve Zhupa, familje qė siē tregojnė tė dhėnat historike ka qėnė nga mė tė hershmet nė Fterrė, ku siē shėnohet dhe nė regjistrimet e para Osmane nė vitet 1431-1432 gjejmė tė paktėn tri familje me mbiemrin Zhupa. Mbiemėr qė ka kuptimin kryetar, sundimtar, sovran nga latinishtia ndoshta qė nga shek.11-tė ku ndeshemi nė histori me titullin "archont" (arkond), qė do tė thotė "magnus archont" (arkont i madh) etj. Por mė e mundshme ėshtė qė ky mbiemėr tė ketė mbetur edhe nga koha e dyndjeve sllave qė siē dihet vėrshuan deri nė bregdetin e Jonit, ku kemi dhe sot e kėsaj dite shumė toponime tė tilla si "Bėrdė", “Fonicė", “Kopec", “Ēerricė", “Gjezhdanicė” etj. Pra edhe nė sllavisht fjala kryezot ose sovran ka kuptimin si ne latinisht "velikij Zhupan". Duke shtuar qė ky mbiemėr nė zonėn e jugut e bile edhe nė verilindje ėshtė shumė i pėrhapur.
Menen siē kujtonte e motra Merjeme Bezhani (Zhupa) ka patur shumė pėr tė thėnė, pėr punėn, pėr sjelljen, pėr vetitė fizike e mbi tė gjitha pėr atė qė ajo ishte "e veēantė midis tė veēantave", trimėreshė midis trimave, bujare e rrallė, fjalėpakė e punėshume, ku ēdo lėvizje i kishte hije dhe, qė nuk nxitohej kurrė nė biseda.

Jeta bashkėshortore
Nė moshėn 18-19 vjeēe, prindėrit dhe vet ajo ranė dakord pėr tė lidhur njė krushqi nė Alikaj tė Ēorre me njė nga djemtė e tyre, me Cane Banushin (Alikaj), qė edhe ky ishte nga derė e dėgjuar nė fshatin fqinjė, por qė dhe njiheshin familjarisht me kohė e kishin pėrzierje e vajtje-ardhje pa gjakėsi (lidhje gjaku).
Edhe Cania dallohej pėr urtėsi burrėri e bujari. Ndaj me mirėkuptim "krijuan njė familje (ēift) pėr t’u patur zili”, theksonte e motra". Mirėpo nuk deshi fati qė tė kishin fėmijė edhe pas 10-12 vjetėve martesė (e cila, vazhdonte Merjemia - mesa mė kujtohet u bė aty nga vjeshta e vitit 1909) dhe vazhdoi nė harmoni tė plotė pėr gati 15-l6 vjet. Por u kuptua qartė nga neve gratė se fėmijė ky ēift edhe nė tė ardhmen nuk mund tė kishte. Kėtė e shprehte vet motra ime Eminea. Ndaj ajo gjeti njė zgjidhje tė pranueshme pėr kohėn dhe pėr neve rrethin familjar. Vendosi ta martonte tė shoqin edhe me njė grua tė dytė, me njė shoqen dhe tė afėrtėn e saj, me Merjeme Meren qė ishte lindur e rritur dhe ajo nė lagjen e Zhupajve nė Fterrė. Nė kėtė vendim fillimisht individual e nxiti nė njėfarė mase edhe qėndrimi i kunatės sė Emines, Salihes (Shakaj). Puna i kishte sjellė ato njė ditė nė njė bisedė tė zakonshme, ku Saliheja i kishte thėnė Menes: “Pse pėrpiqesh kaq shumė o e uruar? Kujt do t’ia lėsh gjithė kėtė mundim?” Dhe Eminea me mendjen e saj s'e kishte zgjatur. Kishte marrė guximin e i kishte prozuar tė shoqit (Canes) qė pėr tė mirėn e tė dyve, ai duhej tė martohej pėrsėri, por pa prishur martesėn e parė. Cania kėtė propozim fillimisht e kishte pritur jo mirė. Bile e kishte refuzuar. Por Eminea me pjekurinė e saj dhe me logjikėn e hekurt qė e karakterizonte pas shumė kohe e kishte bindur dhe Canen sė nė kėtė mes nuk do tė ndodhte asgjė, se ato (Menia dhe Merjemia) do tė shkonin si dy motra (siē dhe shkuan) dhe familja do tė kishte edhe gėzimin e jetės- fėmijėt. Nė kėtė mes Menia nuk gaboi. Ato jo vetėm shkuan shumė mirė me njėra-tjetrėn, por u gėzuan dhe me dy fėmijėt e parė qė pati Cania me Merjemen. Mirėpo vdekja e parakohėshme e Emines nė maj tė vitit 1922, qė erdhi si rrjedhojė e njė sėmundje kardiake qė e mbushi atė me ujė nė pjesėn e sipėrme tė krahėrorit dhe i shkaktoi vdekjen e menjėhershme, nė kushtet kur ndodheshin me bagėti nė vendin e quajtur "Sheshi i Madh" nė Galishtin e Fterrės. Varrimi i saj u bė pranė babės sė vet (Halos) nė Shtufėz tė Fterrės ku janė varrosur mbi 19 breza njerėzish tė Fterrės gjatė shekujve.

NGJARJA E 11 MAJIT 1914

Ngjarja e 11 majit 194 qė ndodhi nė Galisht tė fterrės, ku njė grua trinėreshė goditi me armė andarėt grekė dhe bėri tė dėshtonte plotėsisht plani i parapėrgatitur prej tyre pėr tė kapur nė befasi qafėn e Shtufit dhe pėr t’u dalur nė krah e nė shpinė forcave popullore qė luftonin nė grykėn e Kolonjės e nė atė tė Fterrės qė prej 23 prillit sidhe pėr tė grabitur bagėtinė e kafshėt e ngarkesės sipas urhdėrit tė qeverisė greke qė saktėsonte se: “Tė gjithė kurveleshasit tė detyrohen tė largohen andej menjėherė. Por atyre, t’u lejohet tė marrin me vete vetėm 20 kokė dhėn pėlla dhe njė kafshė ngarkese” . Pas kėsaj do tė vinte djegia e ēdo lloj banese dhe shkatėrrimi i plotė i tė mbjellave e pemėve frutore. Pikėrisht me kėtė plan forcat andare u dukėn nė datėn e mėsipėrme aty rreth orės 9 nė grykėn e Galishtit dhe filluan zbatimin e tij me kopenė e parė qė u gjetėn pėrpara, me atė tė vėllezėrve Zhupa (Godo, Memo e Ramo). Nė tė njėjtėn kohė kreu i pararojės sė tyre pėrparoi drejt bregut tė Gjozenikut (1 km nė jug tė Gurrės) me qėllim qė tė zinte nė befasi vijėn qafa e Shtufit – Valet e Golėmit. Nė kėtė mes ata pėrfituan nga mungesa e forcave popullore tė armatosura nė grykėn e Galishtit, tė cilat ishin tė pėrqėndruara me rreth 34 burra nė mbrojtjen e grykės sė Fterrės . Kėtė situatė tė favorshme nė fillim pėr forcat greke e pėrmbysi menjėherė kundraveprimi i zgjuar dhe i guximshėm i gruas burrėreshė Emine Zhupa, e cila nė atė kohė ndodhej nė malin e Rrėmullės nė vendin e quajtur Lugu i Mite. Ajo duke parė situatėn dhe faktin befasi e mungesė tė burrave tė armatosur aty rreth, nuk priti mė ndihmė e sinjal tjetėr, por shpejt mori Mazrekun turk mod.1903 tė vėllait tė vet (Memos) qė dhe ky ka njė histori mė vete dhe zuri pa humbur kohė pozicion luftimi nė perėndim tė vendit tė mėsipėrm larg andarėve 600-800 metra nė vijė tė drejtė dhe menjėherė hapi zjarr ndaj oficerit qė printe pėrpara kopesė sė grabitur tė vėllezėrve tė saj. Kjo u dha shkas dhe mundėsi qė edhe barinjtė e veēuar, por tė armatosur tejpėrtej grykės sė Galishtit tė fillonin goditjen me armė ndaj forcave andare. Menia vet vazhdoi luftimin qė zgjati rreth 2.5 orė dhe shtiu mbi 70 herė mbi ta. Kjo rezistencė e organizuar aty pėr aty bėri qė forcat greke tė ktheheshin prapsh pėr nė Tatzat, tė dėshtonte plani qė pėrmendėm dhe tė shpėtonin tė gjitha tufat e tjera tė bagėtive, pėrveē asaj tė Zhupe qė i tėrhoqi dashi pėrēues drejt kroit tė Vidhezes, ku ato ishin mėsuar tė pinin ujė. Kėtu duke qėnė prapa bregut tė Sheshit tė Madh, andarėt grek mundėn t’i merrnin ato drejt Tatzatit e Delvinės. Kėshtu u zhduk kopeja prej 370 dhen pėllaja tė kėsaj familje mė shumė njerėz dhe qė ndihmonte e mbante edhe familje tė tjera qė ishin nė gjendje tė rėndė ekonomike. Kėsaj ngjarje dhe kėtij qėndrimi burrėror tė kėsaj gruaje shtypi i kohės siē duket edhe nga pjesa e mėposhtme, i pati bėrė shumė jehonė, e pėr tė pati dhe shumė vargėzime qė ngjarjen e fiksojnė ashtu siē ndodhi dhe jo ndryshe. Nga kėto nė kėtė material po botoj vetėm njė qė m’u duk mė i goditur.

Trimėria nuk ka vdek
Trimėria nuk ka vdek,
Kur njė grua ka zėnė njė breg,
Dhe “kėndon” me dyfek,
E mbron vendin nė ēdo cepė.
Ishte qershor dita e shtunė,
Nė Galisht e nė Rrėmullė,
Mene Zhupa, kjo grua-burrė,
Mbi andarėt 70 plumba i derdh lumė.
Se andarėt pushtues, s’lėnė gur mbi gurė,
Pėrzenė njerėz, grabisin bagėti, djegin shtėpi e grurė,
Dhe vrasin ēdo tė ri e burrė,
Qė neve kėtu tė mos kthehemi kurrė.

Gazeta “Populli” Vlorė nr.5 e shtunė nė 22 maj 1914
Minea nga Fterra - Kur digjuam ketė lajmė thamė s'paska humbur trimėnia e shqypėtarit; Paska akoma gra qė tė luftojnė me armikun si gjyshėt e stėrgjyshėt t'onė. Minea nga Ftera kullotėte bagėtinė nė Galishtė (Mal i Borshit), ardhėn disa andartė qė t’i rrėmbenin berėt; po kėjo trime si pa qi s'gjendeji i shoqi pranė e kuptoj qė e thėritėte nderi tė luftonte vetė me armiqtė. Edhe kėshtu mori dyfekun nė dorė e luftoj afėr 2-3 orė, e s’brazi pushkėn 70 herė edhe me nji trimėrie tė posacme i shpėtoj bagėtitė.
Le tė kenė turp burrat e mefshtė nga gratė trime tė kėtilla.

DISA TĖ DHĖNA GOJORE PA DĖSHMI TĖ MBLEDHURA NGA BASHKĖFSHATARĖ TĖ MOSHUAR, POR QĖ PARAQESIN INTERES

- Te Defterin Osman tė vitit 1431, emri i Fterrės pėrmendet nėn emrin "FTERAN" ose “EFTERAN"; duke patur parasysh qė "EF” ėshtė vet tingulli "F”, mendohet qė ky fshat qysh herėt ėshtė quajtur "FTERAN" ose "FTERA". Toponime tė tilla kemi ne Galisht TERNA (Fterra).
- Vendbanimi i hershėm i KOMATIT duhet kėrkuar nė CERRICĖ e sotme, pasi kėtu gjendet toponimi "Bregu i Komės” (Halil Hizmo).
- Ka tė dhėna gojore dhe tė shkruara se pas vitit 1492, kur kryengritja e Himarės dhe e Kurveleshit u mbyt nė gjak dhe Gjergj Kastrioti i ri u largua; ateherė emigruan pėrfundimisht dhe banorėt e Ēerricės.
- Para Luftės sė Dytė Botėrore, njė ushtar nė luftėn e Parė, ka ardhur nė Fterrė dhe ka thėnė se trojet e vjetra tė tė parėve tė tij ishin nė Ēerricė (H.M) Veip Mero pėr kėtė ēėshtje ka treguar se kėta banorė nga Ēerrica kanė emigruar fillimisht nė More (Greqi) ose Kallavre.
- Tė dhėnat e herėshme, thotė Jonuz ZHUPA, tregojnė se disa nga familjet me tė hershme ne Fterre kane qene: Familja GJONI. Te parin e tyre e gjejme trembėdhjetė breza me pare me emrin Mėrtir Gjoni, siē gjejme dhe fise te tjera siē jane Zhupajt, ku emrat Dede Zhupa (ose anasjelltas) Hil Zhupa etj. ndodhen dhe te dokumentuar neper regjistra te taksave.
- Ismail Bezhani tregonte se Fterra ėshtė fshati me homogien persa u perket levizjeve. Kjo e ka ruajtur fshatin nga perzierjet dhe nga trubullirat e ndryshme qe kane patur te tjeret rreth e rrotull. Por ka patur dhe disa ardhje te vogla nga jashte Fterres psh. Dhulajt kane ardhur nga Nivica (Bubari) me te cilen edhe pas ndryshimit te fesė, Fterra ka patur miqesi e krushqi siē jane Mėngulajt e Nivices qe prejardhjen e kane nga Mėnguli i pare ne Zhupaj. Po keshtu ardhes ne Fterre kane qene dhe Dautajt nga Gjirokastra, Kofinajt nga Borshi etj. Por kėto ardhje kurrė e asnjėherė nuk kanė prishur homogjenitetin e Fterrės pėrfundonte plaku i kuvendeve tė shumta tė Kurveleshit dhe Labėrisė Ismail Bezhani.
- Gojėdhėna thotė se nuk ka asnjė emigrim masiv nga veriu nė jug tė paktėn kėto 500 vjetėt e fundit, thotė Adri Hadushi, i cili vazhdon: “Nė Fterrė pa patur degėzim tė ndonjė trungu dhe nė pėrfundim janė krijuar dy-tre tė tillė, siē ka ndodhur me Bezhanajt, Dushajt qė kėta tė fundit e kanė prejardhjen nga Gjonajt”.
- Sulejman Mato nė njė shkrim tė tij theksonte se nė Fterrė ne kemi patur dhe shumė poetė e rapsodė, siē ka qėnė Isuf Avreci, i cili ka shkruar shumė vjersha, por qė ato nuk janė mbledhur me emrin e autorit, veē njė rasti kur shkrimtari shqiptar Petro Marko nė gazetėn “Bota e Re” ka pėrmendur vjershėn e njohur nė mbarė Shqipėrinė me vargjet:
Cili je ti more djalė,
Qė do katemit e mia,
Una jam Ismail Qemali,
Prapa mė vjen historia.
Por edhe Shaqo Mita etj. qė dhe kėta kanė patur krijimtari tė gjerė popullore e historike, ku kuptimplotė ėshtė dhe njėra nga vjershat e Shaqos nė janar 1944 kur ai strehonte nė shtėpinė e vet njė partizan tė sėmurė (Mehmet Alishehu) dhe ballisti bandit, Safet Shehu, pasi e dinte qė plaku i qorruar ishte me LANĒ-in, e poshtėroi pėr turp tė tij. atėherė rapsodi siē e dinte ai thuri dhe kėto vargje:
O Safet Shehu more,
Partizani nė qoshe,
Tė plasėn syt e s’e pe…
Nė mėnyrė tė heshtur vargje nė Fterrė kanė thurrur dhe shumė tė tjerė siē ėshtė Tahsin Elezi dhe disa plaka qė kanė thumbuar me njė humor therės shumė ngjarje, qėndrime e veprime qė nuk i shkonin pėr shtat Fterrės dhe fterriotėve.

MULLAHĖT DHE HOXHĖT E FTERRĖS
Fterra historikisht e nė ēdo kohė, ka qėnė arsimdashėse. Kjo duket dhe nga tė dhėnat e pakta qė kemi pėr njė grup tė madh njerėzish qė dhe nė kushtet e sundimit tė egėr osman, ata kanė mundur tė vazhdonin studimet e mesme e tė larta dhe pavarėsisht se ato kanė qėnė fetare, shumė prej tyre nė kohė tė ndryshme, kryen dhe detyra mėsuesish. Nė veēanti ata qė patėn mbaruar pėr Mullah, i cili ishte titull, por kishin studiuar edhe pėr drejtėsi.



Nga kėta mund tė pėrmendim:

1) Selim Gjonika

2) Hivzi Bezhani

3) Sheme Dauti

4) Laze Ēipi

5) Fetah Zani

6) Sheme Korkuti

7) Hamdi Mita

8) Sulo Shehu

9) Shaqo Gjoni

10) Nuri Mita

11) Idris Avreci

12) Avdyl Mita

13) Hasan Hizmo



Por kryesori i kryesorėve ka qenė ISA IFTERAJ (HIZMO) qe u fol mė sipėr dhe qė me aftėsitė dhe shoqėrinė qė pati bėri tė mundur dhe shkollimin e shumė bashkėfshatarėve tė tjerė, qė radhiten mė lartė. Pikerisht pėr kėtė ne si fshat na ka mbetur njė epitet sa i gabuar aq dhe fyes qė duhet argumentuar ndryshe dhe duhet pėrbuzur sepse ėshtė bėrė nga njerėz qė kėtė e kanė dėgjuar nga tė tjerėt dhe vet kanė qenė tė paditur e mediokėr. Ėshtė e vertetė se nė vitet 1370-1910 Fterra ka pat “prodhuar" (mė saktė mesuar e kulturuar) shumė hoxhė dhe Mullah, siē ėshtė po aq e vėrtetė qe kėta njerėz qė patėn mbaruar qoftė "Medresenė", qoftė Universitetin pėr "Drejtėsi-teologji", nuk ishin njerėz qė pėrfaqėsonin injorancėn dhe obskurantizmin fetar, siē mendohet shpesh gabimisht. Por dhe njerėz tė dijes e shkencės siē ishte "Drejtėsia”, "Historia e Pėrgjithshme", “Gjeografia”, dy gjuhe tė huaja etj.

Nė kohrat qė po flasim, pėr fteriotin ishte e vetmia mundėsi dhe degė studimi e shkollimi. Nga ana tjetėr tė gjithė kėta emra qė pėrmendėm, me mbarimin e studimeve, pavarėsisht se ju ofruan punė nė vende tė huaja, ata u kthyen nė vendlindjen e tyre, nė Fterrė e afėr saj dhe disa shėrbyen edhe si "Kadiler" (gjyqtarė) e avokat, por shumica pėr mungesė vende pune u morėn me "shėrbesat fetare" si hoxhė nė fshatra tė ndryshme tė Vlorės, Kurveleshit etj.

Kėta "hoxhė" ishin nga tė parėt qė jo vetėm pėrkrahėn pėrhapjen e alfabetit shqip, por u bėnė dhe mėsuesit e parė tė shkollave shqipe.

Kėtu mjafton tė kujtojmė Isa Sheuki Hizmon qė ishte pjesėtar i komisionit tė Stambollit pėr gjuhėn shqipe. Selim Gjonikėn e Hasan Hizmon qė ishin mėsuesit e parė tė hapjes sė shkollės shqipe nė Fterrė e nė Golem apo Kadiut tė Korkute nė Sasaj etj. Pa harruar kėtu kontributin luftarak dhe atdhetar tė Mullah Lazo Kofinės (i parė) qė u fol gjetkė. Hoxhėllėku ka qėnė arsimi i kohės. Relativisht kėta ishin njerėz me dije dhe kulturė. Kėto arsimime bėheshin nė shumė vende tė perandorisė. Kur thuhet “Ju hoxhėt e Fterrės” do tė thotė “Ju njerėz me kulturė tė Fterrės”.



Enter supporting content here

Agron Xhama - Rruga Komuna e Parisit (Medar Shtylla)
Pall.ABC god.2 shkalla 1 ap.2
Tel: +355 4 2441014  Cel: 069 2154981
Tirana - ALBANI