Make your own free website on Tripod.com

FTERRA - ARSHIVE

Shėnime historike pėr Fterrėn

Home
Historia
Arsimi, kultura
Popullsia, tradita, sociale
Kenge e bejte

Sulejman Mato

SHENIME HISTORIKE PER FTERREN

Fterra sot njihet si njė fshat qė ka tė zhvilluar frutikulturėn dhe blegtorinė. Po kėshtu ka tė zhvilluar interesin pėr kulturė dhe dije, dhe kjo ka bėrė qė ky fshat nė tė gjitha kohėt tė nxjerrė kuadro tė larta, nė tė kaluarėn kuadro teologjikė (hoxhė me arsim tė lartė) dhe pas ēlirimit,qindra kuadro tė larta dhe tė mesme dhe, pėr kėtė gjė njihet nė mbarė vendin.
Fterra shtrihet nė tri kodrina tė gjelbėruara frutore. Ka disa burime tė ftohta tė cilat dominojnė shtėpitė e fshatit dhe kjo ka bėrė qė nė kėtė fshat tė marrė hov frutikultura, ulliri si dhe ajo pjesė e bujqėsisė e cila i mban gjallė banorėt e saj.
Fterra nė tė gjitha kohėt nuk i ka kaluar asnjėherė tė 80 shtėpitė, mund tė thuash se ėshtė fshati mė i vogėl nė atė zonė.
Fterra ka njė klimė malore bregdetare, e fshehur mirė prej erėrave nga malet e larta qė ngrihen pėrsipėr tij.Mund tė themi se Fterra ka njė klimė ideale, ndonėse pėr shkak tė pozicionit tė saj midis dy malesh, gjatė ditės ka pak diell. Fshati ėshtė i mbrojtur nga erėrat por nuk ėshtė i mbrojtur nga erozionet malore, mbasi malet janė mėsive gėlqerore.
Nė Fterrė, rreth dyqind vjet mė parė, ka ndodhė njė pėrbytje disa ditore e lagjes sė Ēoke e cila sot quhet Varrč. Banorėt e lagjes qė sot quhet Varrč u shpėrndanė nė dy brigjet e afėrme nė vendbanimin, andej: Kofinaj-Rukaj-Zhupaj dhe kėtej: Mataj-Gjonaj-Korkutaj-Shehaj-Gjonikaj.
Kufijtė gjeografikė tė Fterrės janė Qafa e dėrrasės ku nis kufiri me Kuēin, Lumi i Ēorrajve, ku pritet kufiri me Ēorajin, Kroi i Mollės, ku pritet kufiri me Golėmin dhe nė lindje Langadha e Dafe, ku nis kufiri me Borshin e vjetėr.
Sipas disa dokumentave historike qendrat e fshatrave nė tė kaluarėn nuk kanė qenė aty ky janė sot. Kuēi i vjetėr e ka pasur qendrėn tek Arat e verdha, nė kufi me Pilurin. Borshi i Vjetėr (Ku sot quhet: Bregu i Borshe dhe janė gėrmadhat e vjetra) ka qėnė shumė mė pranė Fterrės dikur se sa sot, po tė mendojmė se banimet e Fterrės sė dikurshme kanė qenė mė lart, nė Galisht dhe njė pjesė nė Lug tė thellė .Ndėrsa
Ēorraj i vjetėr ka qenė i ndarė nė tre lagje:Leshnja.Lagji dhe Ēornaja Gorica e cila bie tė jetė gjysma nga ana e Fterrės, Ēerica dhe gjysma nga ana tjetėr e lumit: Ēornaja gorica, emėrtim sllav (Gorica e Zezė) Ēornaja gorica nė vitin 1582 kishte 158 famije ndėrsa Fterra nė po kėtė vit dokumentohet me 60 familje (Hane).
Argumenti i vendbanimeve tė vjetra gjen shpjegim nė tė thėnat gojore, varret dhe gėrmadhat e vjetra.
Nė Defterin e taksave turke ,nė mė tė vjetrin (1432) nė kėtė zonė, pėrmenden edhe emra fshatrash qė nuk ekzistojnė si: KOMATI, ZILEHOVA .Nė kėtė dokument emri i fshatit Fterrė pėrmendet nėn emrin Fterran ose Ef teran, duke patur parasysh qė ef, ėshtė vet tingulli F, mendoj se ky fshat qysh herėt ėshtė quajtur Fterran ose Fterna.Njė toponim tė tillė mund ta gjejmė dhe identifikojmė nė Galisht ku kemi toponimin Ternua (Fterna).
Vendbanimi i lashtė KOMATI mendoj se duhet kėrkuar nė Ēericat e sotme, pasi aty kemi toponimin BREGU I KOMĖS. Aty gjenden edhe sot gjurmė banimi, mure me tjegulla veneciane, vendmbkedhje bagėtish. Aty pranė janė Arat e KOMMEME”. Kėtė llagap duhet ta afrojmė me atė tė princit Gjergj Araniti i cili veē kėtij llagapi kishte edhe llagapet e tjera : Komnen Golem Thopia, tė cilėt kanė pasur qendėr Kalanė e Kaninės si dhe ate tė Sopotit (Borsh) Ka shumė argumenta, ne tė cilat nuk do tė ndalemi , qė tregojne se Gjergj Arianiti,me gjak princėror bizantin,e ka patur qendrėn nė Kaninė si dhe origjinėn nga Golemi i Labėrisė.Keshtu dhe kalaja e Sopotit tė jetė Sopoti i (Borshit) jo Sopoti i Elbasanit siē e komenton Dh.Shuteriqi.
Nė lidhje me emrin KOMEME nuk pėrjashtohet as mundėsia qė ky emėr tė pėrfshijė dy fise, atė tė KONDE dhe tė MEME.Tė dy kėto fise gjenden edhe sot nė Fterrė.
Toka pjellore,ujrat e shumta (tė pijshme) klima e pėrshtatshme pėr blegtori, frutikulturė dhe bujqėsi si dhe pozicioni i pėrshtstshėm gjeografik pėr raste luftrash, tė gjitha kėtė rrethana e bėnė kėtė vendbanim qė tė ketė jetėgjatėsi dhe kjo na bėn tė mendojmė se kemi tė bėjmė me njė fshat tė banuar qysh nė kohra tė herėshme, fshat i cili ndonse ka ndryshuar qendren e vet, pėrsėri nuk e ka braktisur emrin e vjetėr Fterrė.
Disa toponime tė vjetra si PIRG (Nė lashtėsi me Pirg nėnkuptohen gėrmadhat e njė fshati tė vjetėr) QYTEZĖ, GALISHT, GALILE... janė emėrtime tė kohėve tė ndryshme. Qyteza duhet tė jetė qysh e kohės sė pushtimit romak. Galishti mendohet tė jetė qė i kohės romake. Aty ėshtė zbuluar njė varr i madh me armė brenda si dhe mjete tė tjera.
Ndėrsa Galileja mendohet tė jetė njė toponim i emėrtuar nga ardhės nė Fterrė, ėshtė fjala pėr nje tribu me origjinė izrailite, e cila sipas tė dhėnave, ka zenė vend ne Fterrė qysh rreth 500 vjete me parė. Nė vitin 1664-65 nė brigjet e jugut ka zbritur shpura e profetit Izraelit, Sabatai SVI, i cili ka vdekur ne Shqiperi dhe ėshtė varrosur diku ne trojet tona..Ka tė ngjarė qė ai tė ketė banuar nė kėto troje, nė Galile tė Fterrės , ndėrsa varri i tij eshte ende i paidentifikuar, por ka shuem te ngjarė qe ai te jete diku zonen e Fteres, mbi malin e Galilese. Kete gje na e vertetojne edhe dy toponime te gjenduar ne kete trevė: Qafa e Shamatasė, e cila mendoj se ėshtė njė shtrėmbėrim i emrit tė tij: ”Qafa e SABATASĖ ” dhe ”Sheshi i Sfitit” i cili mendoj se duhet te lidhet me mbiemrin e tij Sabbatai Svi...Ky version sado qė mbetet ende i paargumetuar, nuk duhet anashkaluar dhe nuk mund tė bėhet fjalė pėr ULQININ, (sipas M.Zeqos) pasi nė letrėn e tij ka disa tė dhėna qė vėrtetojnė se Ulqini eshte qyteti i internimit tė tij tė parė, mirėpo ai ėshtė internuar pėr herė tė dytė (1675) ky vend i dytė ėshtė shumė pranė detit dhe e ka Beratin dy ditė larg.
Nė Ēerica dhe Bėrda gjen tjegulla veneciane, gjė qė pėrligj faktin qė kėto zona kanė qėnė tė pushtuara nga Anzhuinėt, rreth viteve 1200-1350, edhe toponimi Kalaja e Zonjės (Zonjes Irenė ) pėr kalanė e Borshit, vėrteton ngjarjen sipas dokumentave tė kohės.(sipas studimit tė Gjerak Karaiskajit) Po t’i refrohesh toponimeve pėrrreth ato janė dėshmi e jetesės sė hershme dhe mė tė re,pasi aty gjen toponime me origjinė greke, veneciane, sllave si dhe izrailite.
Pėr t’i kthyer emrat nė trajtėn qė kanė pasur duhet gjurmuar me kujdes duke njohur mirė edhe proceset fonetike qė i kanė ndodhur gjuhės shqipe. Vėrejmė se kemi shumė toponime sllave, tė vendosura gjatė kohės 150 vjeēare tė pushtimit bullgar, shek.6-te Sllavėt gjate pushtimit tre shekullor ndryshuan edhe mjaft emra.Tė burimit sllav kemi toponimet : GjEZHDANICA, MORTOVICA, BERDA, KUMANOVA, IZVOR (Ixuar) etj.
Rrėnjėt bazė tė tyre janė.Gjezhdė,Morto-vic,(varreza)Kuman-ove (Kumanet ishen serbet e pare )Izvor ,Ixori (Burim) etj.
Si gjurmė tė krishtėrimit nė Fterrė kemi mbi Ardhas, njė kishė si dhe pranė Shkėmbit tė Kuq mbi Ixuar, ka qene njė Manastir..Po kėshtu kemi toponimet: Qafa e Kishės si dhe Shėn Thanasin, emer i njė shenjtori tė njohur, i vrarė pas vitit 300 tė kohės sonė, te cilat flasin pėr njė kohė mė tė hershme ku banorėt ishin nėn ndikimin e fesė tė krishterė.
Sipas Eqerem Ēabejt toponimi Fonicė i gjetur ne Fterrė ishte njė surprizė, pasi Fonica ėshtė njė fjalė greke e lashte (perėndia vrasese e erėrave) Ky toponim nuk gjendet askund nė Greqi.Toponimi KIKA mbi Fterrė ka lidhje me fjalėn GEGA .Emertimi ėshte i permėndur qysh nė Iliadėn e Homerit. Homeri i permend KIKET ose GIGET ne kuptimin e GIGANEVE, atyre qė ngrinin mure tė trasha . Por mund qė kjo tė jetė dhe njė mbeturinė e fjalės Kokė pasi nė Fteriotshen e vjetėr Kik i thoshin dhe kokės, si nė shėmbėllin :”ruaj kikėn”.(Njė pjesė tė mirė tė toponimisė sė fshatit tonė dhe tė Ēorajt e ka mbledhur dhe botuar studjuesi Ali Dhrimo nga Ēoraj , gati 20 vjet mė parė.
Sipas tė dhėnave tė njohura nė Fterrė ka pasur familje muslimane qysh nė vitin 1583 (dy familje muslimane) ndėrsa e gjithė Fterra si fshat ėshtė kthyer nė fenė myslimane nė vitin 1804, nė kohėn e fushatės sė Ali Pashės nėpėr labėri, pėr t’i kthyer me forcė fshatrat e labėrisė nė fenė myslimane.
Si nga labėria ashtu edhe nga Fterra janė bėrė emigrime tė herėpashershme. Dokumetohet njė emigrim i tillė pėr nė Kalavre, (More te greqisė) pas mbytjes ne gjak tė kryengritjes sė Gjon Kastriotit tė ri, e dokumentuar ne vitin 1492. Gjon Kastrioti i ri zbriti nė Himarė e Borsh nė vitin 1482, me nėntė mijė forca. Sipas shenimeve historike tė F.Nolit luftetarėt e Gjon Kastriotit qėndruan 10 vjetė nė kėto fshatra, kur kryengritja e labėrisė dhe Himarės u mbyt nė gjak e mizori nga hordhitė turke, njė pjesė (zona e Himarės) pas njė rezistence tė fuqishme, emigruan pėr nė Itali, ndėrsa shumica me bagėti e gjithė ē’kishin emigruan nė More tė Greqisė. Disa prej tyre nuk emigruan por u fshehėn nė thellėsi tė maleve. Ka dėshmi qė nga Ēerica tė kenė emigruar ne Itali nė atė periudhė. Para luftės sė dytė boterore, nė kohėn e Italisė, njė ushtar i arberesh ka ardhur nė Fterrė dhe ka thėnė se trojet e vjetra tė tė parėve tė tij ishėn nė Ēerica. Veip Merua ka treguar qė nga fshati Fterrė kanė emigruar nė Kallavre (More ) tė Greqisė. Mundet qė janė pikėrisht ata banorė tė cilėt, pas Moresė emigruan pėrsėri nė Kalabri.
Familja Gjonaj ėshtė njė ndėr llagapet mė tė lashta tė fshatit. Tė parin e Gjone, trembėdhjetė breza mė parė e quanin Mėrtir Gjoni. Flitet edhe e kunderta. Qe Gjonajt kane prejardhje nga Dushat dhe jo Dushajt nga Gjonajt. Dushajt, sipas Skender Dushes jane te ardhur ne Fterrė nga Lekurėsi. Mbiemri ”ZANI” tregon se ky fis ka prejardhje veriore pasi nė jugė nuk pėrdoret ZANI por ZĖRI. Mbiemri AVREC tregon se kemi tė bėjmė me llagap ebreas.
Nė Fterrė ėshtė dhe toponimi Nik Bita. Bita sipas historikut tė Borshit ka qenė nje fėmijė ii ėshtė sjellur me anije nga njė vend i largėt, (Spanja) duke e paguar pė ta rritur dhe mbajtuar aty pėrgjithmonė. Ai kishte edhe njė djale te vetin, te cilin e rriti se bashku me tė. Kur Bita u rrit, dhe me qė ky Bita ishte nga derė e fisme, per te mos ia marre pasurine djalit te vet te ligjshėm, i ndau tė dy djemtė me pasuri dhe troje. Bitės i dha tokat e Borshit tė vjetėr dhe ato perballė Borshit tė vjetėr.(behet fjale per Galilenė e Fterrės)Sipas legjendės sė themelimit tė Borshit, Bita ėshtė njė degė e themelimit tė tij.

Mbeturina tė dialektit verior nė Fterrė
Nuk perjashtojne pėr ekzistencėn e disa familjeve nga veriu. Ja disa tė tilla: Nė rim tė Bezhane, apo Bregu i KOMĖS. Kom ėshtė trajta mė e lashtė e pėrdorur nė veri e fjalės: Kamba-kėmba. Sipas E.Ēabejt tingulli ”o” ėshtė mė i vjetėr se tingulli ”a” si nė rastin ”ombėl”, ”Ambėl”, ”Ėmbėl”.Llagapet Zani, Dukagjini, Elez i(megjithse Elezajt ,sipas tė thėnave, janė nė lidhje me Navaricėn, mbiemri i tyre para myslimanizimit duhet tė ketė qenė Ilias)
Nė fillim tė kėtij shekulli nė Fterrė flitej njė gjuhė me trajta tepėr arkaike, tė tilla si: ”Klumėsht”, ”kopilje” etj. Zanorja a e zgjatur nė tė gjitha fjalėt ėshtė karakteristike pėr labėrinė por nė veēanti pėr tė folmen fteriote. Po kėshtu karakteristikė pėr tė folmen fteriote janė dhe tingujt: ng apo: mb pėrdoren si tinguj qė nuk ekzistojnė nė alfabetin shqip.



Emėrtimi FTERRA

Ky emėr del fillimisht nė vitin 1432 tek Defter sanxhak i Halil Inalēik, me 12 zjarre, qė do tė thotė 12 shtėpi. Kuptimi i saj primar duhet tė vijė nga njė fjalė greke LEFTERRA qė do tė thotė :i lirė dhe LeFterran (vend i lirė) Po nuk do pėrjashtuar edhe ndonjė variant tjetėr, qė kjo fjalė tė ketė pėsuar ndryshime gjatė kohėve. S’do kundėrshtuar as varianti qė kjo fjalė tė vijė nga njė Terna. Nė Shqipėri ka shumė toponime vendesh tė tilla:kemi nė Korēė: TĖRNOVA, po kėshtu me kėtė emėr kemi toponim vendi edhe nė afėrsi tė Tetovės, Tėrnovė. Mund tė jetė edhe deformimi i fjalės FATER ku mendohet tė ketė rėnė gėrma ”a” mbasi ka kaluar nė tingullin ”ė”.Zakonisht tingulli ė kur ndodhet midis dy bashkėtingėlloreve tė forta f dhe t shuhet, humbet.
Pėr njė version tė tillė flet edhe njė histori e trashėguar gojarisht, se fshati Fterrė ėshtė krijuar nga tre vėllezėr. Dihet qė fshati LAZARAT nė afėrsi tė Gjirokastrės, e ka origjinėn nga lagjja Vllazėr e Ēorajt (diku nė kodrėn e Harape). Mirėpo nė Lazarat gjejmė mbiemrat:Mato, Gjollesha, Malaj etj. Kjo do tė thotė qė kėto fise tė kenė qenė edhe nė fshatin pėrballė. Ka tė thėna qė fshati i vjetėr Fterra ka qėnė vendosur nė Galisht. Toponimi Galisht duhet tė jetė njė shtėmbėrim i fjalės kallishte. Ismali Bezhani na ka treguar se dikur Fterra ka qėnė nė Galisht, mirėpo mė vonė , ndofta tre vėllezėrit u zunė me njėritjetrin dhe njeri prej tyre, Gjoni, vendosi tė zbriste poshtė, nė Fterrėn e sotme, mbasi e mbylli burimin me lesh dhie. Pas disa kohėsh ky burim plasi nė Ixuar (disa ditė aty doli ujė i kuq prej ngjyrės sė dheut qė merrte me vete). Mendoj se kjo histori tė jetė e vėrtetė, pasi nė Galisht ka gėrmadha dhe ara qė mbillen nga fteriotėt edhe sot e kėsaj dite. Por kjo nuk pėrjashton qė nė vendet ku erdhėn nuk kishte banorė .
Vendbanimet e vjetra si PIRGU, Bregu i KOMĖS,, ĒERICA, etj. dėshmojnė pėr vazhdimėsi banimesh nė kohė tė ndryshme. Fshatrat fqinje gjithmonė kanė dhėnė dhe kanė marrė me njeritjetrin, kanė marrė pjesė nė luftra tė pėrbashkėta,i kanė pėrzier bagėtitė, tokat, ujėrat sinoret, martesat, kėshtu qė historiku i fshatit Fterrė duhet parė nė lidhje me historikėt e fshatrave fqinjė.
Fterra ka disa burime si: IXUAR, NGURĖZ, GJISHTIRE, GJEZHDANICĖ, Kroi i BEDRINIT, Kroi i GOMAREZ, etj.



Prejardhjet e fiseve, emigrimet.

Ėshtė folur pėr njė prejardhje apo origjinė nga veriu dhe pikėrisht nga Mirėdita, dhe jo vetėm tė kėtij fshati por e gjithė zona e labėrisė.. Kjo ide ka ardhur si rezultat i emrave katolikė qė gjenden nė toponimet ekzistuese. Mirėpo historikisht nuk njihet asnjė imigrim masiv nga veriu nė jug, asnjė shpėrngulje masive, sė paku kėto 500 vjetė. Pėr shtegtim popullsie nė kėto zona ėshtė folur pėr njė shtegtim tė popullisė Thrake nė shek e IV-tė para erės sė re.(sipas studjuesit Arshi Pipa)
Profesor Ismet Elezi nė shkrimet e tij hedh idenė se Øsi Fterra ashtu edhe disa fshatra tė tjera tė labėrisė janė me origjinė nga Mirėdita. Mund te kete familje qe te kenė ardhur nga veriu pėr shkaqe hakmarrjeje dhe tė jenė fshehur ne Fterrė, pasi Fterra ka qenė dhe mbetet njė vend ideal pėr t’u ruajtur, por sidoqoftė kjo nuk mund tė pergjithėsohet. Sipas pėrkatėsisė fetare, mirėditorėt kanė qenė gjatė gjitha kohėve katolikė ndėrsa zona e Himarės dhe e Labėrisė, para se tė muslimanizoheshin i pėrkisnin fesė sė krishterė ortodokse, ndonėse Vatikani pėrmes njė prifti katolik himariot i quajtur Dhimitėr, rreth viteve 1600, pati bėrė pėpjekje per tė hyre feja katolike ne fshatrat e Himares dhe labėrisė. Po kėshtu, nė Galile te Fterrės njihet jetesa e disa familjeve izrailite si dhe gjurmėt toponimike me origjinė izraelite.
Me mjaft interes janė emėrtimet: ”Maja e LUCĖS”, ”GOMARES”, ”Proi i KANĖS”, ”GALILEJA” (e Fteres) ”HARAPA” (e Ēorrajt)...Tė gjitha kėto toponime i gjen nė tokėn e Izraelit, madje janė toponime shumė tė njohura, emėrtohen emra malesh e krahinash. Nuk themi dot me saktėsi se ēfarė lidhje kanė, po nuk mendoj qė Izraelitėt dhe palestinezėt ta kenė prejardhjen prej brigjeve tė Himarės, mendim ky i ngritur prej tė huajve dhe i mbėshtetur prej Nermin Falaskit (Vlora) nė studimet e veta. Nermin Vlora ka hedhe idene se origjina e lashte e palestinezeve (pelestineve) ėshtė PALASA e Himarės. Kjo teze e saj ėshtė e huajtur nga historiane te tjerė.
Unė mendoj se fteriotėt janė fshati mė homogjen pėrsa i pėrket lėvizjeve. Por ka pasur edhe lėvizje nga vende tė tjera nė Fterrė apo nga Fterra nė vende tė tjera Ismail Bezhani ka treguar edhe per njė lidhje ose emigrim tė disa fiseve Fteriote nė Navaricė tė Sarandės.Nė atė fshat edhe sot ka mbiemra tė njėllojtė me familjet e Fterrės si :Brahaj, Malaj, etj. Dhulajt janė tė ardhur nga fshati Nivicė Bubar .Kofinajt e parė janė tė ardhur nė Fterrė nga Borshi, por mundet tė jenė me origjinė edhe mė tė largėt. Sipas Razie Dushes edhe Elezajt jane Kofinaj.
Shkrimtari Fatos Arapi ka parė njė dokument i cili bėntė fjalė pėr familje ēifute tė cilat kanė ardhur dhe banuar nė Borsh dhe Fterrė nga Spanja, nė kohė tė mesjetės, rreth 500 vjet me pare.
Mėngulajt (Zhupajt) kanė lidhje me Mėngulajt e Progonatit dhe tė Nivicės. Rukaj dhe Dukagjinajt thonė se janė tė ardhur nga fshati Hundėkuq. Dushajt thonė se kanė qenė pėrpunues baruti dhe kanė pasur punishte nė Lėkurėz tė Sarandės. Bezhanajt janė me prejardhje Dushaj dhe Dushajt janė vazhdimėsi e Gjonajve.
Lidhur me emrin Fterra kemi gjetur kuptimin greqisht qė do tė thotė krah zogu ose tigan. Nė kufi me Menkulasin e Devollit, nga ana e Greqisė ka njė fshat me emrin KATO FTERIO. Ēfarė lidhjesh mund tė ketė ky fshat (Fterra e poshtme) me Fterrėn tonė?! Pėr kėtė gjė nuk ka asnjė tė dhėnė. Mundet tė jetė njė koincidencė.
Po kėshtu kemi dhe njė emigrim tė familjeve fteriote nė kohė tė vonshme nė Stamboll dhe Izmir nga familjet XHAMAJ, ELEZAJ, MITAJ, MEHMETAJ (Stamboll) .Fshati Ftere ka pasur emigrim vetem ne Turqi, ne qytetet Stamboll dhe Izmir.Atje gjen familjet Xhamaj, Mehmetaj dhe Ēelaj. Emigranti mė i fundit, gjatė kohės sė luftės ka qenė profesori i gjuhės gjermane dhe angleze, fterioti Shefki Mita, i cili emigroi fillimisht nė Gjermani, pastaj nė Amerikė.
Mbi Fterrė gjendet njė shpellė e cila prej vendasve quhet Shpella e Gjolekės. Gjatė luftrave tė reformės sė tanzimatit nė kėtė shpellė ėshtė fshehur dhe ka jetuar trimi Zenel Gjoleka pėr njė kohė te gjate .Ėshtė rasti tė pėrmėndim kėtu sekretarin dhe bashkėluftėtarin i tij fteriot, Iliaz Kofina, njeri i ditur dhe i shkolluar.
Fteriotėt kanė qenė shumė arsimdashės. Njė ndihmesė tė madhe nė arsimimin e fteriotėve ka dhėnė profesor Isa Hizmo, i cili ishte hoxha i parė i sarajeve tė Sulltanit nė Stamboll. Nė kohėn e vet ai tėrhoqi 14 djem nga Fterra dhe i arsimoi pėr teologji nė shkollat e mesme dhe tė larta tė Stambollit. Vetė Isa Hizmoja ka qenė hoxha i sulltanatit ne kohen e Lidhjes se Prizrenit, pėr ca kohė edhe dekan i fakultetit tologjik-juridik tė Stambollit. Isai edhe gruan e pati nga Fterra, halla e Halil Matos, Nga kjo martese lindi nje vajze e cila u martua ne Stamboll me Ahmet bej Borshin. Nga Hizmajt ka dalė edhe njė poet me ndjesi shumė tė forta, por i panjohur pėr kohėn. Ai ka dy krijime tė gjata me temė Lufta e parė Botėrore si dhe kurbetin. Ja njė nga strofat e vjershės sė tij pėr kurbetin:
Xhin xhani bėhet sersen
Atė natė qė do dalė
Bie por gjumi se zė,
Se ndahetė nė tė gjallė.
Ndersa nga Avrecajt kemi pasur nje poet me emer, Isuf Avrecin, i cili ka shkruar shume vjersha qo sot u mungon autoresia. Ne nje shkrim te shkrimtarit Petro Marko,ne gazeten Bota e re, permendet se edhe vjersha shume e njohur ne mbare Shqiperine dhe qe eshte kenduar ne festivale eshte e poetit nga Fterra, Isuf Avrecit. Vjersha mbaron me vargjet:
Cili je ti more djale
Qė do katemet e mia?
Une jam Ismail Qemali
Prapa me vjen historia.
Fterra nė tė gjitha kohėt ka qenė nėn sundimin e feudalėve tė kalasė sė Sopotit, kjo shkon gjer nė kohėn e Haxhi Bedos, feudal me origjinė nga Borshi, i cili ka qenė gjatė gjithe kohrave nė shėrbim tė Ali Pashė Tepelenės dhe ka kryer mizori nė fshatrat e Sulit .(1805-1813)
Fterra ne te kaluaren ka pasur shume kuadro te mbaruara ne Stamboll per teologji dhe drejtesi. Prej tyre mund tė kujtojme (Kati) Korkutin i cili ndonėse ndėrtoi pėr njerezit e vet nje shtepi te bukur dy kateshe ne fshat, mund te themi shtepine me te mire te fshatit si dhe solli njė litėrvi, nuk u kthye asnjeherė tė jetonte nė fshat. Po keshtu kemi edhe figura te tjera fteriote, kuadro te larta te diplomuara ne teologji dhe drejtesi si, Hivzi Bezhani, Avdul Mita, Shemshedin Dauti,.etj Hoxhallare me shkolle kane qenė: Xhafer Shehu, Sheme Korkuti, Nuri Mita, Rustem Elezi, Sulejman Mato, Rrapo Sadikaj, Fehim Korkuti, Iliaz Ēipa, Ahmet Shehu, Shaqo Gjoni, Meto Mehmeti, Xhelal Dauti, Hasan Mita, Hasim Mita. Fakultetin ushtarak ne Stamboll e kane mbaruar edhe Hasan Hizmo dhe dy djem njeri nga Kondajt dhe tjetri nga Maēajt.




FTERRA MĖ 1583

Fshat me 60 burra.Me 30 shtėpi tė krishtera. Njė familje muslimane me tokė. Njė familje muslimane pa tokė.Kjo tregon qė myslimanizmi nė Fterrė ka rrėnjė mė tė hershme se koha e Ali Pashės. Katėr beqarė. Nė kėtė kohė fshati i Kuēit kishte gjithsejt 20 shtėpi.Borshi 75 shtėpi.Ēorraj 116 shtėpi. Emrat e familjeve qė gjenden nė Fterrė dhe paguajnė taksa:
Kokė Gjini
Zhupa Brati
Gjon Brati
Pogė Gjoni
Gjok Nika
Nik Mėrtiri
Gjira Dhima
Brat Kosta
Marin Andrea
Gjokė Mėhilli
Marin Duka
Gjok Marini
Mėhill Marini
Gjin Kosta
Niko Dhima
Dhimė Mėhilli
Llesh Gjin Mato
Gjoka Gjini
Ded Gjini
Gjin Hila
Zhupė Hila
Hasan Gjoni (familje pa tokė.Duhet tė jetė i ardhur)
Zhupė Deda(familje pa tokė)
Sinan Deda (familje pa tokė)
Iliaz Deda
Sinan Aliu
Memi Aliu
Thoma Gjoni
Gjok Marini
Gjonėm Gjoni
Gjikė Andrea
Marin Gjoni
Ali Nika
Hasan Toja (pa tokė)
Po kėshtu na kėtė listė ka edhe emra tė tjerė si :
Hysen Marini,
Marin Duka,
Andrea Mėhilli.
Golem Gjoni etj.
Nga kėto mbiemra nė Fterrė ka gjurmė vendesh,trojesh dhe tokash si:
Prroi i Dedegjinit,Gjihile,Dukhila,Gjipogė,GjonFterra,Gjonėme.
Nė Toje,(nė tė Toje janė shtėpia dhe koshtrat e Korkute)
Nė troje tė Nike janė Matajt.
Disa nga kėto mbiemra i gjen nė fshatrat arbėreshe si pėrshėmbėll: Toja,Marini,Mėhilli,etj.







ĒERICA

Nė kadastrėn e vitit 1583 figuron si fshat mė vete. Fshat me 34 shtėpi.Me 36 burra dhe dy beqarė.
Golem Bardi
Nikė Deda
Martin Deda
Novak Deda
Mėhill Gjoni
Koka Lagji
Mėhill Lagji (mbiemėr qė e gjen nė Ēorraj)
Gjon Goja
Gjon Vaguli
Martin Peēi
Gjin Deda
Andrea Vaguli
Nik dhe Gjon Vaguli
Martin Komnini
Gjon Stoja
Lekė Leci
Gjira Komnini
Tė ardhura: Elb 380 akēe, Grurė 885 akēe, taks martese, gjoba, badihava 220 akēe. Fsati duhej tė paguante gjithėsejt 3500 akēe.
Mbiemra qė sot i gjen si toponime pasi kanė lėnė gjurmė nė Fterrė janė:
Bardi ose Bardhi (mund te jete shndruar ne Bėrda) Deda (Gjidede) Prroi i Nikdhimės, Mėrtirlagj, Stoja, Bragjon, Dedehilė, Gjihile, Guri i Gjonėme , Gjinali, Dukhile, Gjopoge, Dedelec,
Toponime tė tjera: Gjoplaka, GjoFterraj, Gjolleshaj, Gjonikaj Gjomėnde, Gjovizhe, Nimėnksh Vija e Mėrtire, Hundė e Mėrtire, Pėrroi i Nestorit, Maja e Lekės, Kika, Shesheza, Gomareza, Proi i Kanės etj. Pine, Galile, Komė, Hekal, Kondale Gjokaēe, Gjozike, Gjoplaka, GjonVizhe, Gjothanas, Gjomend, Gjonike, Gjozenik, Gjomato, Nikēokaj, Hadushaj, Qafpjetre, Hizmaj, Gjicali, Gjipoga, Hasakond, Nikmenksh, Gjeshnikosh, Sinantrako, Memotrakua, Mertinezh, Niklek, Vija e Pale, Qafpjetre, Thana e Tėrhile
Shėnim:( toponimet janė treguar nga nėna ime Vahide Bezhani,Mato)
Nahija e Sopotit nė kėtė vit numuronte 10 fshatra:
Sopoti (100 hane)
Ēornaja Gorica(37 hane)
Zilehova (120 hane)
Kleparo ,
Pikernas,
Rusati,
Komati,
EFterrani
Thonė se Fterra ėshtė krijuar prej tre vėllezėerve:
Gjoni (lagja e Gjo fterra)
Lleshi (lagja e Gjo lleshi)
Dhe Nika (lagja e Gjo zenikės).
Nė Gjonaj gjenden Dushajt, Brinjajt, Bezhanajt, Ēallajt. Poshtė Ēalle kanė qėnė Ēipajt. Lagja mė e madhe dhe mė e ndėrtuar nė Fterrė ėshtė ajo e Gjolleshe e cila ka shumė familje. Gjonikaj, Zanaj, Maēaj, Zenelaj, Mėrkuraj, Hizmaj, Shkurtaj, Hadushaj, Malaj. Famile tė zhdukura nė kėtė mėhallė janė: Cocaj, Kondaj, Trakaj, Ēipaj) Varrezat e vjetra tė kėsaj mėhalle janė nė Majėn e Zagrazhit.
Mbiemri Gjolleshaj siē e pėrmėndėm edhe mė lart, gjendet edhe nė fshatin Lazarat.Madje heroi i luftės qė u var nga forcat naziste nė mes tė Tiranės, Muhamet Gjollesha ėshtė nga Lazarati. Sipas historianit Koēo Gjipali nga fshati Ēorraj, i cili ka sudjuar historikun e fshatit tė tij, Lazarati i Gjirokastrės ka prejardhje nga lagjja e Ēorre, e quajtur LAZĖR Mundet qė kjo lagje dikur tė jetė quajtur VLLAZĖR dhe vet emri Lazarat ta ketė prejardhen nga fjala Vllazėr-at!? Nuk mund tė themi se historia e tre vėllezėrve qė themeloi Fterrėn tė jetė po kjo e fshatit Vllazėr?!
GjOZEFNIKA ėshtė lagjja e tretė e Fterrės e cila sot pėrbėn qendrėn e fshatit nė Ixuar, (Gjozenikė). Ajo pėrmbledh familjet : Mitaj, Xhamaj, Brahaj, Elezaj, Gėdaj... mė lart janė Avrecajt (evrej).Kjo lagje eshte quajtur prej fterioteve Gjozenik e cila korrespondon me fjalen Gjon Zef Nik.Nuk e dimė me hollėsi se kur janė vendosur nė kėtė territor pasi mendohet qė ujėt nė kėtė vend ka plasur mė vonė. Mundet qė disa nga kėto fise janė shpėrnguluar nė vendin ku gjenden sot pas pėrmbytjes sė fshatit nga varreja. Sipas njė tė dhėne, (Nga Ismail Bezhani) Elezajt dhe Brahajt kanė lidhje me fshatin Navaricė.(kanė ikur apo kanė ardhur familje prej andej?!) Poshtė tyre kemi Lagjen e Ēoke (Ēokaj.Kjo lagje quhet edhe Roshaj.Roshajt janė nė fshatin Golem. (Kjo lagje ka pasur gjer vone vajtje ardhje me Roshajt e Golemit) Pjesa e sipėrme e kėsaj lagjeje quhet Nikėmėngsh, me familjet :Korkutaj, Gjonaj, Lonaj, Haderaj, Mataj, Gjonikaj. (arat e Mate quheshin:Koshtrat e Nike.) Nė kodėr kemi Lagjen e Mehmete (janė disa shtėpi) Pėrtej varresė kemi dy lagje: Kofinaj,Rukaj,Dukagjinaj. Mbi ta, domethėnė mbi arat e Gjoplake , kemi familjet Zhupaj (Mėngulaj) Sadikaj, (Qyqaj) Arat pranė tyre nuk e di pse quhen ARDHAS ?!
Sipas Nolit ushtria me nė krye Gjon Kastriotin, birin e Gjergj Kastriotit zbriti nė Himarė. Nė vitin 1482 me 9000 trima dhe qėndroi 10 vjetė nė kėto treva. Mė 1492 kryengritja labe u mbyt nė gjak .Shumė u vranė, tė tjerė emigruan fillimisht nė More tė greqisė e disa dekada mė vonė u hodhėn nė Italinė e jugut. Mundet qė njė pjesė e ushtarėve tė Gjon Kastriotit tė jenė fshehurdhe kanė mbetur nė malėsitė e Fterrės…? Kjo ėshtė njė tezė interesante por pa dėshmi. Ka tė dhėna qė kjo luginė nė rast lufte nxirrte 8000 shpata (ėshtė fjala pėr kohėn e pushtimit turk tė hershėm).Pra, kjo trevė ka qėnė e populluar qysh herėt. Fterra bėnte pjesė nė portėn e hyrjes pėr nė labėri. Ajo ishte bastioni i parė i qėndresės nė rast luftrash tė armikut qė zbarkonte nga deti. Sipas nje dokumenti, ne rast lufte nga kjo trevė dilnin 9000 luftėtarė.
Pas vitit 1804 Fterra nuk ka mė familje tė krishtera,pasi, sipas tė thėnave, fshati Fterrė me njė vendim fshatshe u kthye i tėri nė mysliman. Kushtet qė vinte turqia pėr familjet qė mbanin fenė e krishterė ishin tė rėnda. Po kėshtu edhe taksat.kėshtu, fteriotėt kanė bėrė njė konvertim tė pranueshėm dhe natyrisht ,njė veprim tė mėnēur dhe unanim, duke u kthyer tė gjithė sė bashku nė fenė muslimane, ndonse fillimisht sa pėr sy e faqe. Kjo gjė ndikoi nė ruajtjen e harmonisė, paqes dhe marėdhėnieve tė mira midis familjeve fteriote,gjė nuk ndodhi nė fshatrat fqinje Borsh, Ēorraj, Kuē, etj. Ndonėse fteriotėt ishin kthyer nė fenė myslimane kanė vazhduar gjer vonė ritet e krishtėrimit, duke kremtuar pashkėt me vezė tė kuqe. Mė kujtohet, kur ishim tė vegjėl, zonja Gjylza Korkute nė ditėn e pashkėve lyente vezėt me ngjyrė tė kuqe dhe na i jipte ne fėmijve tė mėhallės. Lidhur me konvertimin e fesė mendoj se po kėshtu janė konvertuar edhe emrat, nga tė krishterė nė muslimanė.


Zakonet.

Fterra ka ruajtur dhe respektuar me rigorozitet traditėn dhe ligjet e vjetra tė kanunit lab tė papa Zhulit. Edhe nė Fterrė burri sundonte mbi gruan, burrit i dėgjohej zėri nė familje por kjo bėhej gjithmonė nė mirėkuptim. Gruaja fteriote ka qenė gjithmonė e emancipuar dhe e lirė. Ajo merrte pjesė nė tė gjitha punėt bujqėsore dhe blegtorale sė bashku me burrin.gruas i dėgjohej tepėr fjala nė familje dhe ishte e respektueshme nė shoqėri. Me kėtė frymė demokracie ne familje janė rritur dhe edukuar shumė breza fteriotė. Kjo lloj demokracie e brendshme familjare, pa kapėrcyer caqet e nje jete patriarkale, me reflekse tė njė edukate matriarkale, tepėr tė lashtė, u bė shkollė dhe bazė e tė gjithė edukatės sė pėrgjithshme fteriote, gjė qė dallonte nga fshatrat e tjera fqinje,ku gruaja nuk e luante kėtė rol dhe nuk e zinte kėtė vend nė familje. Shumė pak raste kemi dėgjuar qė burra fteriotė tė kenė vėnė dorė mbi gratė.Burri fteriot e ka respektuar gruan si shoqe tė vet tė jetės.Po kėshtu shumė pak raste imoraliteti kemi dėgjuar pėr banorėt e fshatit Fterrė. Njė rol tė madh nė fshat kanė luajtur xhamia , hoxha si dhe kryeplaku i fshatit.Fteriotėt i janė shmangur me zgjuarsi gjaqeve jo vetėm brenda fshatit por edhe me fshatrat fqinje. Gjatė 100 vjetėve ka pasur vetėm dy raste zėnkash me fshatarė borshiotė dhe me disa familje Ēorrjote. Rasti i zėnkės me borshiotėt ėshtė bėrė pėr probleme trojesh: Kėshtu thotė kėnga:
Ē’u zunė Borshi me Fterrė
Vallė ē’panė qė u zunė?
Pėr njė dy male tė ējerrė,
Pėr Galisht e pėr Rrėmullė...
Edhe poeti popullor e pėrbuz kėtė grindje duke e minimizuar atė me fjalėt:pėr nja dy male tė ējerrė...
Gjatė luftės Nacional Ēlirimtare, u ndez pėr pak kohė njė grindje me Kuēiotė tė cilėt e paragjykuan neutralitetin fteriotas si tė lidhur me ballin. Pas vdekjes sė dy djemve tė vet, Jaho Gjoliku, pati njė hakėrrim,duke shpallur se do tė bente gjak nė disa familje fteriote, por kjo gjė u mbyll me mėnēuri prej fteriotėve si dhe prej vet tė shoqes sė tij, Hava Gjoliges, e cila gėzonte respekt pėr Fterrėn dhe fteriotėt.
Megjithatė ky incident nuk u kalua lehtė. Pas ēlirimit shumė bashkėfshatarė tėnė vuajtėn njollėn si pjesėmarrės dhe simpatizantė tė organizates sė Ballit Kombėtar.
Pėr njė kohė tė gjatė nė Fterrė ka qenė njė kryeplak i mėnēur , Ismail Bezhani, i cili merrte pjesė edhe nė kuvėndin e pajtimit tė gjaqeve pėr gjithė Kurveleshin.
E folmja fteriote ėshtė si ajo e gjitha labėrisė, ndonėse, duhet thėnė sė ėshtė mė e pėrpunuar, mė pranė gjuhės letrare, ėshtė njė e folme e zbutur, e ėmbėl qė nuk tė vret veshin nė dėgjim tė parė. Zanoret e zgjatura i ka karakteristike edhe e folmja e Fterrės, por kjo flet pėr njė ruajtje e njė tradite tė lashtė tė kėsaj krahine. Zanoret dyfish tė zgjatura si nė rastet: kaa...haa..,naa.. etj., janė tė bukura nė arkaizmin e vet dhe ngjasojnė shumė me tė folmen arbėreshe. Nė tė folmen e fillimit tė kėtij shekulli. Nė Fterrė janė ruajtur diftongjet si dhe grupet e tė folmes sė lashtė arkaike me kl,gl si nė rastet: kopilje apo klau (qau). Nė gjuhėn fteriote gjen fjalė arkaike tė cilat nuk i gjen nė asnjė fjalor tė shqipes si : haraqe, (druri qė pėrdoret pėr mbajtjen e fasuleve): ”lėmishte” ,”karthje” ,”bazhdullizma”, ”Cipal”, ”borigė” (vegėl muzikore e bėrė nga druri i lofatės) etj.


Veshja

Kostumi fteriot ėshtė karakteristik pėr gjithė labėrinė, ndonėse duhet thėnė se ėshtė mė i pėrpunuari nė gjithė krahinėn. Fteriotėt kanė nė traditėn e vet dy lloj veshjesh, atė me xhamadan , fuastanellė, brez, si dhe opinga me xhufka dhe; kostumin tjetėr malėsor me qylaf, kėmishė e bardhė pa qafore e me mėngė tė hapura, poture tė tipit qillota dhe opinga me xhufka. Edhe kostumi i grave ėshtė dyllojesh. Kemi mė tė vjetrin i cili ngjason me kostumin e e grave epirote. Mandile me ojna, (si skemantili qė ruhet edhe sot tek arbėreshėt e italisė) xhup tė qėndisur me fije ari, fustan jeshil tė derdhur gjer poshtė kėmbėve dhe kėpucė tė lehta pėr tė ecur. Kostumi tjetėr i grave ka qėnė i pėrzier, duke futur edhe peshlinė dhe ēitjanin si veshje turke: Gruaja vishte shaminė e bardhė tė qėndisur me ojna, xhupin e qėndisur me fije ari dhe me figurina pas krahėve si dhe ēitjanin turk. Interesantja ėshtė tek ngjyrat e veēanta, si e bardha ngjyrė krem, e zeza me noanca bojėkafe, jeshilja ngjyrė ulliri, apo e kuqja e veēantė, ngjyrė shege. Ndikimi i veshjes turke ka qėnė rezultat i kurbetit tė fteriotėve nė turqi apo edhe i kohės sė nizamllėkut nė trevat turke.
Nė veshjen fteriote njihet edhe Labania (llabania) si dhe qylafi me majė i dėshmuar nė njė nga prerjet e monedhave tė qytetit Amantia qysh nė lashtėsi. Po kėshtu, pėr veshje tė lashtė bėn fjalė edhe fustanella labe e cila e gjen shprehjen e vet qysh nė kohėn ilire.
Veshja e nuseve fteriote dallon nga veshjet e tjera pėr nga ngjyrat dhe qindizmat. Po kėshtu gratė e fterrės kanė qėnė tė dalluara pėr qėndismat e ēorapeve dhe prodhimin e qilimave me avlimendė. Figurat gjeometrike qė gjen nė to janė mbeturina tė njė koncepti tė lashtė ilir.
Kėnga dhe vallja fteriote kanė origjinalitetet e veta brenda kėngės dhe valles labe. Mendoj se vallja e grave e kėnduar nė rrathė ka ndikime ose ngjason me vallen epirote.



Tiparet e Fteriotėve

Fterjotėt janė paksa ēehreverdhė. Mendoj se kėtu ka pasur ndikimin e vet edhe uji i cili pėr shkak tė mineraleve me radioaktivitet qė ka mali mbi Fterrė, duhet tė pėrmbajė elementė radioaktivė. Fteriotėt kryesisht janė flokė gėshtenjė, por brenda Fterrės ka dhe njė racė me tipare alpine, bjondė dhe lėkurėbardhė. Gjatėsia mesatare flet pėr njė racė mesdhetare. Sytė e Fteriotėve janė ne me te shumten e rasteve tė zes e tė shndritshėm. (Dushaj,Hizmaj,Korkutaj,Gjonaj,Kofinaj,Shkurtaj,Gėdaj,Gjonikaj)
Racėn fteriote e ka zbukuruar pėrzjerja me racėn e Hizmajve. Hizmajt jane me prejardhje Thrakaj. (Disa thone se jane vazhdim i fisit te Kondajve…)Raca sykaltėr ėshtė ajo e Mitajve dhe Elezajve, ndėrsa raca me sy tė rimtė, sy tė bardhė nė tė kaltėr ėshtė ajo e Hadushe dhe e Maēajve. Fisi i Ruke ka sy tė veēantė, tė zes ngjyrė bajame.
Eleganca e grave fteriote si dhe bukuria e tyre ėshtė e njohur nė gjithė fshatrat pėrrreth. Nje nga grate e bukura te Fteres e cila i ka mbetur shumekujt ne kujtese eshte Dili Dushja (Vajze nga dera e Hizme)
Ka qėnė gjithmonė dėshira e fshatrave pėrrreth qė tė marrin nuse fteriote pėr bukrinė dhe vyrtytet e tjera tė tyre si inteligjenca, urtėsia ,edukata familjare , harmonia qė kanė krijuar nė familje si dhe qetsia shpirtėrore. Fterjotėt nė pėrgjithėsi janė edhe trima edhe tė besės edhe punėtorė, kanė njė shije tė hollė artistike,janė humanistė. Ata kanė qenė tė etur gjatė gjithė jetės pėr dije dhe dituri,,janė fisnikė dhe atdhedashės. Mbi tė gjitha fteriotėt kanė nostalgji pėr fshatin e vet dhe kanė ditur t’i ruajnė lidhjet edhe larg Fterrės, nė mėnyrė tė tillė pėr t’ua patur zili fshatrat e tjera. Fteriotėt nuk e kanė pasur vesin e vjedhjes. Dikur nė Fterrė dyert e shtėpive i linin hapur:
Fterioti nuk e njeh pasurimin nė kurriz tė tjetrit, madje pėrgjithėsisht fteriotėt nuk e kanė pasur dhe as e kanė pasion tregtinė si burim fitimi. Ndofta kjo ėshtė e vetmja dobėsi e tyre. Ėshtė njė fakt i pamohuar qė nė Fterrė nuk ka pasur as tė pasur as tė varfėr, por ka pasur nė ēdo kohė njė nivel tė kėnaqshėm mirėqėnie si rezultat i solidaritetit dhe marėdhėnieve midis tyre. ky solidaritet ekonomik ka qėn nė nivelin mė tė lartė dhe mund ta quanim fare mirė se Fterra ka pasur prej kohėsh atė qė Rusoi e quan: socializėm primitiv i bazuar mbi pronėn e vogėl private tė gjithėkujt. Socializmi i kėtyre 50 vjetėve qė kaluan jo vetėm nuk e arriti dot atė socilizėm primitiv fteriot, por pėrkundrazi, e dobėsoi dhe e deformoi atė.




Sabbatai Zvi (Svi) dhe historia e tij

Me qė pėr kėtė profet ėshtė bėrė shumė zhurmė dhe ka pasur diskutime tė ndryshme rreth vendit ku ai ka banuar si dhe rreth varrit tė tij, ėshtė rasti kėtu tė zgjatemi pak, pėr tė evidentuar disa tė dhėna tė nxjerra nga interneti kohėt e fundit.
Mesia i rremė (kėshtu u quajt nga shteti turk pėr kohėn qė jetoi.) Nė mesin e shekullit tė 170-tė njė profet i lindur nė Ismir tė Turqisė, i njohur me emrin Sabbatai Zvi, (Svi) shpalli se ai ishte Mesia dhe bindi me mijėra cifutė tė shisnin plackat e tyre dhe tė shkonin nė tokėn e premtuar. Perandoria Osmane ishte nė kulmin e vet kur Sulltani e kapi dhe e arrestoi Zvi-nė pėr krijim trazirash nė perandori. Sulltani i ofroi Zvi-sė njė zgjidhje midis vdekjes dhe kthimit tė tij nė fenė myslimane. Sabbatai zgjodhi tė dytėn. Kthimin nė fenė myslimane. Kur ai u kthye nė mysliman, Natani i Gazės, njė udhėtar i famshėm cifut i asaj periudhe, mendoi qė ky veprim i tij ishte..Kthim nė nė thellėsi tė mbretėrisė sė tė keqes me qėllim qė tė lironte shkėndijėn e burgosur atje.
Pas kėtij, me mijra cifutė nisėn tė kthehen nė myslimanė, kjo ka vazhduar edhe mbas dy dekadave mė vonė. Ky sekt u quajt Donmeh. Nė vitin 1647 veziri i madh e dėboi nga Turqia dhe e internoi me gjithė familje nė qytetin e Ulqinit, megjithė faktin se ai tashmė ishte konvertuar nė mysliman dhe kishte marrė emrin Hazis Mehmeti.(Haziz Mehmet efendi) Nga disa tė dhėna Hazis Mehmeti duhet ta ketė lėnė Ulqinin, pasi nė vitin 1673 Sulltani e ka dėbuar pėr herė tė dytė nė Shqipėri. Dhe, po sipas disa tė thėnave, ai paska jetuar ditėt e fundit nė afėrsi tė Beratit (?!)
Ai vdiq nė vitin 1675-1676. Thonė se varri i tij qėnka gjetur nė brigjet e Osumit.. Ky vend i varrit tė tij, ndanė Osumit mbahet vend i shėnjtė pėr tė gjitha besimet. Atje cdo vit organizohet njė festė vjetore. Enciklopedia botėrore thotė se pasuesit e tij u vendosėn nė Berat dhe ndenjėn pėr 30 vjet me njė rabi nga Selaniku.
Disa pasaktėsira qė vihen re rreth thėnieve.
Vendi i varrit tė tij njihet si varri i njė bektashiu. Pra pelegrinazhi ėshtė bėrė nė varrin e njė bektashiu. Nė njė fshat nė jug tė Shqipėrisė (Fterrė) ėshtė evidentuar se 500 vjet mė parė kanė gjetur vend dhe kanė jetuar cifutė. Ka mundėsi qė Sabbatai Svi (Zvi) tė ketė kaluan dėnimin e dytė nė kėtė vend dhe ka mundėsi qė popullsia e fshatit Fterrė tė jenė pasardhės tė pasuesve tė tij
Nė vitin 1956 njė studjues Izraelit gjeti njė letėr tė shkruar nga Svi, rreth 6 javė para vdekjes sė tij, ku i kėrkonte cifutėve tė Beratit t’i dėrgonin njė Bibėl mbi lutjet e larta tė tė kremtes sė Jezuite. Letra ėshtė ekspozuar nė muzeun e Jeruzalemit. Nė letėr ėshtė shkruar se:(ai ndodhet dy dytė me kėmbė lart qytetit tė Beratit!) Letra ėshtė gjetur mes librit tė njė dishepulli qė jetonte nė Selanik dhe qė praktikonte dy fe.Publikisht fenė Islamike ndersa fshehurazi fenė cifute.
Tė gjitha hamėndjet tė ēojnė ta kėrkosh varrin e tij jo nė Berat por ndėrmjet fshatrave Borsh tė vjetėr dhe ne trojet e vjetra e te rrenuara te Galilese te cilat ndodhen mbi Qafen e Shenthanasit, pikerisht atu ku ka mbetur toponimi Arat e Cfitit, toponim i cili mund tė jetė deformim i fjales Ēifutit..ose, mund qė tek jo fjalė tė gjejme edhe defromimin e fjalės SVI ose ZVI..Arat e sheshit te CFI-tit ..e Sheshit te SVI-tit..ose Zvi-tit. Nė afėrsi tė saj ėshtė toponimi: Kisha e Hamuriqes. Mendimi im ėshtė se emri i tij i Sabatai Svi ose Zvi ,duhet kerkuar tek emri i njė bektashiu me emrin Hazis Mehmeti. Ka te ngjare vėrtetė qė pasuesit e ketij Hazis Mehmeti tė jenė disa familje pasuese tė fshatit Fterrė.
Ne Borsh ka nje shprehje:Humbsh si varri i Ēifutit. Sipas kesaj shprehjeje duhet qe varri i nje ēifuti te jete kerkuar ne keto troje edhe ne shekujt e meparashem nga vete ēifutet dhe ai nuk eshte gjetur. Arsyeja eshte,per te mos e zhvarrosur turqit. Mundet qe ai te kerkohet si nje varr bektashiu me emrin Hazis Mehmet ashtu siē mundet qė varrin e tij ta kene mbajtur teper sekret ne ate kohe dhe brezat qe erdhen e kane humbur ne kujtese. Sidoqofte, dy gjurme toponimike te gjendura ne malin e Galilese, toponimi Qafa e Shamatase (Sabatase) si dhe Sheshi i Cfitit te na japin sinjale te qarta per prehjen e trupit te tij diku ne kete mal mbi Fterrėn tonė.
Vendi i quajtur Ardhas nuk di pse quhen keshtu.Ja llagapet: Avrecaj, Kofinaj, Dushaj, Mataj, Mitaj, Elezaj, Gėdaj, Hizmaj, Mehmetaj etj, janė tė tilla qė tė lėnė tė dyshosh. Po kėshtu edhe toponimet:Galile, Kanė, Gomarėz, Lucė, Harapė, Kretė, etj., janė toponime tė njohura vendesh, malesh, krahinash dhe qytetesh nė vendin e Izraelit.


Kohet e luftes

Zakonisht, gjithė historiket e fshatrave tona , kanė ngecur nė diskutime tė shumta kur ėshtė shkruar pėr kohėn e Luftės Nacionalēlirimtare. Ndryshe ndodh me fshatin Fterrė, i cili nuk ka pasur probleme pėr tė dalė kush e kush mė i pari, duke treguar gjoksin e trimėrisė gjatė viteve tė luftės.
Fterra edhe para luftes se Dytė Boterore eshte shquar per trimėri ndaj pushtuesve, ndėrsa e kundėrta ka ndodhur kur janė ndezur gjakrat brenda perbrenda fshatit. Pleqesia e fshatit kurdohere ka ditur t’i sheshoje gjerat, pa krijuar hazmerira te kota. Keshtu qe gjate gjitha kohrave nuk di qe te kete patur nė Fterrė hasmeria gjer ne gjakmarje, madje edhe hasmeria te gjata.ne ēdo rast, pleqesia e fshatit ne bashkepunim edhe me hoxhen e fshatit i ka mbledhur burrat jo vetėm nė besė por edhe nė fe,nė Kuran, pasi feja gjate koheve tė fundit ka ushtruar njė influencė tė madhe nė familjet fteriote..
Nė tė kaluarėn trima tė ēartė kanė qenė Iliaz Kofina ,Jashar dhe Xhafer Mato, tė cilėt i zune disa dite prite, mbi Janine, kriminelit shumė tė kėrkuar grek, i quajtur Poteci. Pasi e kapen i prene koken dhe lajmeruan qeverine greke per kete gje. Qeveria greke atyre iu afroi nje shperblim te mire por ata nuk e pranuan.
Vajzė fteriote ka qėnė edhe Maro Konda, mendohet tė ketė qėnė martuar nė Ēoraj. Sipas njė kėnge te vjetėr popullore emri i saj i vajzerise quhej Salihe. Po keshtu,nga Fterra ka dale edhe nje nga trimereshat me te njohura te laberise e cila i priti grekerit me pushke. Ajo quhet Mine Zhupja. Keshtu pra, te dya keto trimeresha jane fteriote dhe hedhin drite mbi ate qe Fterra nuk ka qene vetem vendi i hoxhallarėve dhe intelektualėve, por edhe vendi i trimereshave mė tė njohura te Kurveleshit.
Nė vitin i 1920 , sė bashku me tė gjitha ēetat e fshatrave tė labėrisė mori pjesė edhe ēeta e Fterrės me 12 vetė,ndėr ta ishin Ismail Bezhani, Ilias Kofina dhe shume te tjerė …………………………(Lista duhet plotsuar)
Gjatė luftės Nacional Ēlirimtare edhe Fterra ka dhėnė njėe kontribut tė ēmuar, madje nga ky fshat kanė rėnė edhe gjashtė dėshmorė: Mėsuesi i fshatit Hiqmet Dusha, Turhan e Fuat Mato, Azem Ēeli dhe Osman Memi.
Po kėshtu nė kėtė luftė ėshtė vrarė edhe patrioti trim dhe vjershėtori Shaqo Mita pėr shkak tė njė partizani tė plagosur nė shtėpinė e tij. Pas ikjes sė ballistėve ai ngriti njė bejt qesėndisės pėr Xhemil Lekėn nga Borshi, i cili ishte vėnė nė shėrbim tė Ballit Kombėtar dhe pushtuesve gjermanė. Ja njėra nga strofat e kėsaj vjershe:
O Xhemil Duka more
Partizani nė qoshe
Tė plasėn sytė e s’e pe…
Kjo qesėndi e vjershėtorit fteriot bėri qė ballisti nga Borshi tė hakmerrej duke sjellur pėrsėri gjermanėt nė fshat,tė cilėt e morėn Shaqo Mitėn dhe e pushkatuan gjatė rrugės.
Mėsuesi i parė i shkollės sė Fterrės ka qėnė Idajet Gjonika,njė djalosh shumė i kulturuar,patriot dhe i apasionuar pėr kėngėt dhe vallet labe, pėr veshjen dhe folklorin.
Kuadro tė paraluftės kanė qėnė Tahsin Elezi, i cili ka mbaruar jurispudencė nė Itali, (Torino) dhe ka punuar si prefekt nė Komunėn e Gusmarit. Po kėshtu mjeku farmacist Sherif Dusha, Oficeri i lartė i kohės sė Zogut qe vdiq ne moshe te re, Jaho Mato.etj.
Njė kontribut tė ēmuar nė luftėn Nacional Ēlirimtare kanė dhėnė Mehmet Dusha, Nafiz Bezhani, Iliaz Kofina, Safet Memi, Qemal Mehmeti,, Shaban Mita, Halil Mato, Ismet Elezi, Shyqyri Sadiku..Kjo listė mund tė plotsohet edhe nga shumė fteriotė tė tjerė qė kanė qenė ose janė deshmitarė tė kohės sė luftės.
Ēeta e Fterrės ka qėnė ndėr ēetat e para qė janė ngritur nė Kurvelesh. Ajo mban datėn 27 qershor 1942.Ky ishte njė kuvend i cili u mbajt tek Kroi i Bedrinit. Pas shumė diskutimesh nga fshatarėt e Fterrės, pėr pjesėmarrjen nė luftėn kundėrpushtuesit italian,(i deleguar ne kete mbledhje ishte Bedtri Spahiu nga Qarku i Gjirokastres) u krijua Ēeta territoriale e fshatit me komandant Lazo Kofina dhe komisar mėsuesin Hiqmet Dusha. Ndihmės kom.Shaban Mita. Mė vonė ,me propozim tė Memo Metos u caktua si komandant i Ēetes Halil Mato i cili pas vrasjes sė Memos nuk u aktivizua mė…Pas Halil Matos komandant i Ēetes territoriale te Fteres ka qene Safet Memi.
Fshati Fterrė qysh nė ato vite kishte ngritur njė radiomarrėse, nė shtėpinė e Eleze, me nismėn e Tahsin Elezit dhe njohuritė teknike tė Shaban Mitės.Kjo radjo gjate viteve tė luftės luajti njė rol tė rendėsishėm, pasi informonte bashkėfshatarėt tanė dhe ata tė fshatrave perreth me lajmet e Radio Amerikės, B.B-S-isė,etj.. Lajmet i dėrgoheshin tė daktilografuara Memo Metos nė Kuē shkruar me makinėn e shkrimit te Qemal Mehmetit nė shtėpinė e Mate (nga Qemal Mehmeti dhe Halil Mato) dhe i dėrgoheshin Memos, i cili ua shpėrndante batalioneve dhe brigadave partizane nė mbarė kurveleshin. Celula e parė komuniste ėshtė formuar nė shtėpinė e Shaban Mitės.
Shume fteriote gjate luftes u hodhen ne brigadat sulmuese partizane. Permendim ketu te tre vellezerit e Dushe, Hiqmeti, Mehmeti , Bilali dhe Lutfiu, po keshtu dy motrat e Mate ,vajzat e Remzi Matos me grua te pare Lute Bezhanen (Naxhien dhe Havane) Po keshtu Nafiz Bezhanin……………………..(lista do plotsuar)
Fteriotėt e pėrqafuan pa hezitim lėvizjen Nacionalēlirimtare, tė rinj edhe pleq. Nė Fterrė nuk ka pasur asnje alternative tjetėr lufte, ndonėse, si njė fshat me kulturė kanė verifikuar nė ēdo kohė situatat qė krijoheshin, pėr tė mos rėnė pre e ndonjė situate tė pasigurtė. Nė kėtė drejtim, mund tė themi se Fteriotėt ishėm mė tė informuarit e Kurveleshit, pėrsa i pėrket situatave tė luftės edhe nė botė,pasi, nė Fterrė ishte hapur 24 orė pėr 24 radjoja marrėse e cila informonte pėr luftimet e Luftės sė Dytė Botėrore.
Gjatė atyre dy vjetėve,fshati Fterrė ka mbajtur njė qėndrim pėr t’u admiruar. Nuk ka pasur mosmarrėveshje midis tyre. Po kėshtu nga ky fshat nuk kanė dalė as tradhtarė e as spiunė, as tė lidhur me ballin apo tė lidhur me agjentuarat e huaja.
Njė nga figurat qė ka kontrubuar nė vitet e para ka qenė Qemal Mehmeti, i cili pas luftės edhe u burgos pėr qėndrim armiqėsor ndaj partisė,pasi Qemali kishte simpati pėr aleatėt anglezė.
Njė ngjarje e atyre viteve ka qenė edhe armiqėsimi i pėrkohshėm qė krijoi Jaho Gjoligu, ndaj burrave tė Fterrės, pas vrasjes sė Memo Metos dhe dy fėmijve tė tij. Dikush pėrhapi lajmin se 14 fteriotė ishėn lidhur me ballin dhe Jaho Gjoligu i nervozuar deklaroi ”do tė bėj gjak nė Fterrė!”. Mirėpo kjo gjė nuk ndodhi.Ismail Bezhani si kryeplak i fshatit, i cili kishte nisur edhe dy djemta partizanė, i shkoi Jahos nė shtėpi nė ngushėllim pėr djemtė. Pas asaj dite u mbyll ēdo dyshim qė mund tė kishte rreth burrave tė Fterrės.
Fterra gjatė atyre viteve ka pasur shumė atmosferė entuziaste. Shumė tė rinj tė asaj kohe kontribuan viteve tė para tė pasluftės. Nje nga nismetaret dhe sekretar i rinise se fshatit ne ate kohe ka qene intelektuali Dilaver Shkurti, i cili me vone ka punuar ne detyra te rendesishme shteterore, brenda dhe jashte shtetit ………..(lista do plotsuar)
Nje nga ngjarjet e luftes eshte edhe ardhja e prefektit te Gjirokastres, Hysni Babameto nė Fterrė .Mbledhja tek dyqani i Korkute. Debati i ndezur ne atė mbledhje me partizanin e oreve te para nga Kuēi Birēe Sinamatin si dhe Mustafa Matohitin. Mustafa Matohiti atė natė shkoi sė bashku me Hysni Babameton dhe shpurėn e tij nė familjen e mėsuesit Neim Zani, (i quajtur si mėsuesi i Ēorajve) Nė Zanaj vazhdoi debati politik i nisur qysh nė mbledhjen e fshatit ,njė debat i madh dhe tepėr i ndezur qė vazhdoi gjer vonė.Birēe Sinamatin e mori nė familje plaku Ismail Bezhani. Nė kėtė takim fteriotet mbajtėn qendrim tė ekujlibruar.
Fshati Fterrė edhe gjatė luftės dhe pas saj tregoi maturi dhe pjekuri,intelektualizėm dhe humanizėm.Nė shkurt-mars te vitit 1944 Fterra priti dhe pėrcolli aleatėt anglezė,tė cilėt u strehuan nė familjen e Mate.
Gjate vitit 43 ,pas kapitullimit tė ushtrisė italiane,disa familje fteriote fshehen dhe mbajten me buke disa ushtarė italiane, si rasti i Hivzi Bezhanit apo i Hizme etj.
Vlen rasti tė theksojmė kėtu kontributin e Hoxhė Hivzi Bezhanit,nė krijimin e harmonisė dhe ndihmės humanitare qė u jepej familjeve mė tė kėputura nė fshat.Hivzi Bezhani ėshtė i pari njeri me shkollė tė lartė nė fillim tė kėtij shekulli. Ai mbaroi Universitetin teologjik nė Stamboll me nota shkėlqyeshėm por nuk qėndroi aty. Erdhi nė fshat dhe bėri njė jetė tė thjeshtė duke ushtruar funksionin e tij si Hoxha i fshatit. Nė atė kohė xhamia e Fterrės u kthye nė njė institucion tė rendėsishėm edukimi pėr tė gjitha brezat.
Paslufta u karakterizua nga njė rini fteriote e gjallė e plot entuziazėm. Pothuaj tė gjithe tė rinjtė fteriotė asaj kohe nisėn shkollat e mesme dhe tė larta.
Duhet theksuar se shkolla fillore e Fterrės me mėsues e merituar Neim Zani ka qenė ndėr shkollat mė tė para dhe mė kualitative ndėr shkollat e tė gjithė krahinės sė Labėrisė. Ajo u themelua qysh nė vitin 1916,por nga fundi i viteve tridhjetė u bė njė shkollė model ku mėsonin djem dhe vajza fteriote, pa dallim. Njė nga mėsuesit e parė ka qėnė edhe dėshmori i luftės, intelektuali, vjershėtori dhe militanti i orėve tė para Hiqmet Dusha. Pėr kėtė figurė ka pėr t’u shkruar shumė. Fterra e nderon me dashuri dhe respekt tė thellė, nxėnėsin e shkėlqyer tė normales sė Elbasanit, komunistin e orėve tė para tė luftės qė ra heroikisht nė betejėn e Cepos duke dhėnė shėmbėllin e vet nė krye tė ēetės sė Fterrės. Ne ate lufte kane marre pjese edhe 15 partizanė tė tjerė fteriotė, me komandantin e vet trimin Lazo Kofina..

Vitet e para

Vitet e para tė ēlirimit Fterra pati njė solideratet tė madh midis familjeve ,pati entusiazėm dhe afrim njė afrim tė paparė. Nė Fterrė punėt e bujqėsisė edhe mė parė bėheshin bashkarisht. Nė raste kur mblidhte ullinjtė njė familje i shkonin nė ndihmė edhe, komshij, miq, tė afėrm, farefis apo bashkėfshatarė. Kėshtu nė shirje e nė korrje, kėshtu nė dasma apo vdekje.Vitet e para tė socializmit (48-49)mbahen mend si vitet e zisė sė madhe tė bukės. Mbajmė mend , nė ato vite shumė familje vuanin pėr bukė.Trazirat lart, nė qeveri, pasqyroheshin nė atė fshat tė largėt dhe tė vetmuar tė jugut me njė gjendje krize tė pakonceptueshme. Kush kishte familje nė qytet edhe mund tė jetonte. Gratė niseshin me yje pėr tė mbledhė lakra nė male…Shpesh herė ktheheshin bosh, apo me ndonjė kacek me kos apo qumėsht qė ua falnin stanarėt fteriotė,
Erdh kohė e keqe shumė
Mbemė tė mbytemi nė lumė,
kush ka fėmijė shumė
kushė ėshtė kėshtu si unė,
nisemi herėt pėr lakra
fėmijtė i lėmė tek vatra
nėpėr male na zė nata…….
Kėto janė disa nga ligjet qė nėna ime kishte improvizuar, sė bashku me shumė gra tė tjera fteriote,kur na ktheheshin ne fėmijve tė atėhershėm nga mali pa gjė. Nė ato vite shpirtin fteriotėve ua mbanin stanet e Zhupe, kryesisht stani i Godo Zhupės apo… Vait Malos babait te intelektualit fteriot Zaēe Malo. Kėto vite u quajtėn: Koha e Koēit ose vitet e tradhtisė sė Koēi Xoxes. Shteti u mbylli edhe koritat me tė cilat bėnin vaj ulliri. Megjithatė fteriotėt asnjėherė nuk e ulėn poshtė as shpresėn pėr ditė mė tė mira. Mė kujtohet ajo ditė kur u mblodhėn nė shkollėn e Fterrės pėr t’u kėrkuar qė vajin t’ jepin shtetit.Kush kapetj duke bėrė vaj dėnohej tre vjet burg. Atėhere Azis Mehmeti u ngri midis fshatarėve dhe duke iu drejtuar tė deleguarit tha :-Vėrtetė ju sot po na i mbyllni koritat e vajit por kėta… tregoi nga fshatarėt kini pėr tė parė se kanė pėr tė vazhduar ta shtypin vajin nė zhaka…dhe nisi t’u tregojė (jo mė tė deleguarit, por fteriotėve)se si mund tė vazhdonte puna me zhaka…Fshatarėt e kuptuan ku qėllonte ai, mirėpo edhe i deleguari e ndjeu kėtė gjė dhe ia preu sqarimet e mėtėjshme…se si mund tė vazhdonin paskėtaj fteriotėt tė bėnin vaj me anė tė zhakave…
Fteriotėve nė ēdo kohė nuk u ka rėnė poshtė humori. Dasmat feriote ishin vende ku shfaqeshin aftėsitė e poetėve tė Fterrės ndėrsa vdekjet ishėn vendet ku shfaqesh talenti ligjėrues i grave fteriote. Fterra ka pasur shumė poetė popullorė, ndėr mė tė shquarit ka qėnė poeti popullor Tahsin Elezi. Shumė vjersha tė tij mbahen mend nga fteriotėt edhe sot, por edhe janė botuar nė librin poezi popullore, botuar nga Instituti i krijimtarisė popullore. Ndėr to mė interesantja ėshtė vjersha pėr futjen nė kooperativė e cila ka edhe kėto vargje:
Gjashtėdhjetėetre familje
Filluan jetėn e re…
Gjithė anėtarė kooperative
Bashkuar nė njė ide.
…………………….
Nė vitin 1956 ,sė bashku edhe me shumė fshatra tė tjera,Fterra pėrmbushi pa hezitim porosinė e Partisė pėr t’u futur nė kooperativė.U bėnė disa mbledhje, Burrat e diskutuan kėtė gjė edhe nė Xhami, edhe nė shkollėn e Fterrės. Atėhere Kryeplaku i i fshatit ,Ismail Bezhani i cili kishte edhe djemtė me detyra me rendėsi nė shtet, ishte i pari qė tha duhet tė bėjmė kooperativėn edhe ne .Zaten Fterra kooperativė ka qenė edhe mė parė… Godo Zhupa i vetmi blegtor i pasur, me mbi 500 kokė dhen, nuk hezitoi aspak pėr t’i futur dhentė e tij nė bashkėsi. Por kjo nuk bė pa dhėmbje.Pas njė viti atij iu hidhėrua kaq shumė zėmra sa dhe vdiq.
Fteriotėt pėrgjithesisht kanė qenė unanimė nė vendime. Edhe kur Fterra u kthye nė myslimane ne kohen e Ali Pashe Tepelenes (1804) ajo u kthye nė mėnyrė unanime. Kjo ndodhte pėr tė mos krijuar konflikte dhe tė ēara midis njė komuniteti tė harruar, por tė vėllazėruar midis tyre, nė gėzime dhe hidhėrime sė bashku. Pėrgjithėsisht fteriotėt kanė qenė tė varfėr dhe tė barabartė nė varfėrinė e tyre.Ishte humanizmi dhe solidariteti midis tyre nė ēdo hall qė imbante gjallė. Do tė therej njė mish…me porosi tė kryeplakut dhe hoxhės sė fshatit do t’u ēohej mish edhe familjeve tė varfėra nė periferi tė fshatit, si bie fjala Haxhiajve qė jetonin nė lumė apo familjes sė varfėr tė Dhulajve qė jetonin nė Langadhė. Hava Gėdia (Bezhania) edhe kur i ra shtėpia dhe e zuri pėrsipėr, me tra mbi trup, pati aq frymė sa tė linte amanetet e saj tė cilat ishin….Do t’i therni 9 dhitė e mia dhe do ta ndani pėr ahiret…do ēoni edhe familjeve qė janė nė lumėra, Ēerrica dhe Langadhė…

Djemtė dhe vajzat e Fterrės

Djemtė dhe vajzat e Fteres ne ēdo kohė kanė qėnė tė etur pėr dije dhe kulturė. Nė tė kaluarėn Fterra njihej si fshati i 100 hoxhėve me 80 shtėpi, ndėrsa sot Fterra njihet si fshati i 300 kuadrove tė larta, pėrsėri me 80 shtėpi.Fteriotet ne te kaluaren kane qenė ndofta te vetmit Hoxhe me shkolla teologjike, tė shpėrdarė nė tė gjithė Jugun, edhe nė qytetet dhe fshatrat e Ēamėrisė. Shumė prej kėtyre Hoxhėve aty ku kanė jetura kanė ushtruar njė ndikim tė madh nė pėrhapjen e dijes si dhe tė shkollės shqipe. Nė historikun e Golemit del se njė hoxhė nga Fterra hapi shkollėn e parė shqipe qysh nė vitin 1916. Mesuesi i parė i Fterrės ka qenė Selim Gjonika i cili ka mbetur gjatė nė kujtesėn e fteriotėve pėr kulturėn, atdhedashurinė, optimizmin dhe ikjen e tij nė moshė tė re.
Fterra ka nxjerrė edhe mėsues tė tillė tė nderuar si Lame Xhamėn, lauruar nga Kuvendi Popullor me medaljen Mesues i Popullit, po kėshtu Xhevdet Kofinėn e Safet Kofinen ,lauruar nga Kuvendi Popullor me medaljen Mesues tė Merituar, tė tri kėto figura qė edukuan breza tė tėrė me dije dhe atdhedashuri, tė njohura nė gjithė jugun e Shqipėrisė (Vlorė-Sarandė e Delvinė) mbeten tė dashura dhe tė respektuara nga tė gjithė fteriotėt..Ato mbeten pėr brezat qė i kanė njohur dhe qėndruar nė bangot e shkollave, figura tė nderuara pasi ata edukuan dhe pergatitėn breza tė tėrė intelektualėsh tė ardhshėm tė cilėt u shpėrndanė nė mbarė vendin. Mėsues tė Xhevdet dhe Safet Kofinės kanė qenė edhe shkrimtarėt e njohur Petro Marko dhe Shefqet Musaraj. Nuk duhet tė harrojmė edhe meritat e mėdha tė dy mėsuesve tė parė tė Fterrės Idajet Gjonikės dhe Hiqmet Dushės.
Viteve nė vazhdim nga Fterra kanė dalė shumė mėsuesė, mjekė, agronomė ,inxhinierė, etj.tė cilėt edhe nėpėr fakultete por edhe nė jetėn e mė vonshme nuk reshtėn sė studjuari dhe sė kontribuari duke marrė grada shkencore dhe tituj tė ndryshėm. Kemi kėnaqėsinė tė themi se Fterra ėshtė quajtur fshati i cili pėr nga numri i banorėve ka arritur shifrėn rekord nė gjithė Shqipėrinė pėr kuadro tė larta. Ndėr ta kemi pesė doktor profesorė si: Ismet Elezi njeriu i shquar nė 2000 shkencėtarė tė botės pėr vitin 1999, profesor nė drejtėsi. Besim Elezi, doktor, profesor i shquar dhe i njohur brenda dhe jashė vendit, si kirurg, Muzafer Korkuti, doktor, profesor i njohur brenda dhe jashtė, ishkencave arkeologjike, Sezai Braho, doktor,profesor i shkencave mjekėsore, dhe Jakup Mato doktor profesor nė lemin e artit dhe kulturės, Hamlet Bezhani, doktor,profesor nė shkencėn e linguistikės tė cilėt pėr kontributin qė kanė dhėnė, mbeten krenaria e Fterrės si dhe e gjithė Shqipėrisė. Po kėshtu kemi edhe disadoktor,profesore dhe asistent profesorė si, Zeko Braho pėr historinė e arsimit, Hamza Memi nė shkencėn e mjekėsisė, Vehap Bezhani nė shkencėn e gjeologjisė, Zaēe Malo nė shkencėn e veterinerisė, Edip Bezhani, nė shkencėn e mjekėsisė, Kudret Mita, nė shkencėn ushtarake,etj.
Po kėshtu nga Fterra kemi njė sėrė kuadrosh tė tjera si, Inxhinierė, shkrimtarė, artistė, gjeologė, mjekė. Le tė pėrmendim mjekėt:Mjekėt ,Safet Memi, Hamza Memi Luan Dusha, Maksim Memi, Sezai Braho, drejtorin e spitalit ushtarak Agjah Ruko, mjekun e kombinatit Halil Hizmo ,mjekun e pėrkushtuar Fahri Mita, mjekun e njohur dhe shumė tė pėrkushtuar pėr ēdo fteriot, Edip Bezhani,etj.
Nė Fterrė ka shumė familje me gjashtė fėmijė tė cilėt kanė mbaruar qė tė gjithė universitetin. Le t’i pėrmendim :Familjet Rukaj me 6 vėllezėr dhe motra tė gjithė me universitet ndėr to Ideale Rukja e cila arriti edhe postin e zėvendėsministres dhe Lirim Ruko i cili ishte drejtor i Poligrafikut. Po kėshtu familjen Mataj: Jakup, Skėnder, Sulejman, Elisabeta, Xhemal, Peri..tė gjashtė me universitet dhe tituj) Familjen Bezhanaj, (Vehap, Fadil) pastaj prap familja bezhanaj me katėr vėllezėrit Hamlet, Edip,Petrit dhe Mensur Bezhani, tė gjithė me arsim tė lartė dhe tituj shkencorė, duke ndjekur vazhdėn e kulturės familjare,tė gjysh Hivziut. Edhe ekonomisti i njohur Nail Bezhani ka lėnė gjurmė si njė figurė e nderuar dhe tepėr e respektuar pėr gjithė fteriotėt, pasi nė vitet e para ai ka ndihmuar shumė fteriotė pėr tė ardhur dhe pėr t’u punėsuar nė Kombinat. Naili ishte ai qė i solli Fterrės turbinėn e hidrocentralit qysh nė vitet pesėdhjetė. Njė tjetėr figurė nga Bezhanajt ka qenė dhe Refik Bezhani, poliglot, me kulturė tė gjerė, spikeri i parė i RadioTiranės, i cili vitet e fundit u lidh shumė me fshatin dhe hallet e tij. Nė vitet e fundit ai sheshoi rrugėn plot koiledhe duke lehtėsuar lėvizjen e makinave nga Fterra nė Kuē, pėr nė Vlorė. Vėllai i vet Siri Bezhani ėshtė ndėr inxhinierėt e parė tė pasluftės, diplomuar nė Ēeki.
Po kėshtu edhe juristi i njohur intelektuali dhe publicisti Nafiz Bezhani, partizani i orėve tė para i Brigadės sė parė Sulmuese i cili kaloi njė jetė plot privacione dhe persekutime. Hamlet Bezhani pedagog i vjetėr dhe me gradė shkencore nė fakultetin e gjuhėve tė huaja i cili ka pėrpunuar fjalorin e vetėm dygjuhėsh 42000 fjalė, sė bashku me pedagogun tjetėr linguistin nga Ēorraj, Ali Dhrimo.
Nuk duhet te harrojme kuadrot e tjera jo me pak te rendesishme te Fterrės, ushtaraket, Halit Zhupa, Bajram Sadiku, Shyqyri dhe Shqiponja Sadiku, Vexhi Gjoni, Naxhi Zhupa, Damo Gjoni, Zagoll Brinja dhe Kuadri i larte, perfaqesuesi i ushtrise sone ne NATO (Bruksel) Kudret Mita.
Njė familje fteriote e njohur ,e cila ka jetuar jashtė fshatit ėshtė edhe ajo e Shehe. Prej kėsaj familjeje nė tė kaluarėn kanė dalė figura tė njohura si Xhafer Shehu, ndėrsa mė vonė kemi familjen Shehu nga Fterra motėr e vėlla shkrimtaren e njohur Liri Shehu dhe aktorin shumė tė njohur Fiqret Shehu qė mbaroi artet e bukura tė Bukureshtit dhe pėrfundoi nė Hollivud nė Amerikė. Si gjak fterioti nga nėna kemi edhe shkrimtarin dhe publicistin dhe analistin, tepėr tė njohur tė kohės sonė, Fatos Lubonja, djalin e kuadrit tė njohur tė kohės sė luftės dhe tė socializmit, Todi Lubonja.
Nga brezi i mė tė rinjve pėrmendim dy dramaturgut, regjisorėt dhe aktorėt tepėr tė njohur ne gjithe Shqiperine si Sheri Mita dhe Ilirian Bezhani. Po kėshtu edhe regjisorin e njohur te Radiotelevizionit shqiptar Xhemal Mato, i cili kohet e fundit, nė rolin e kryetarit tė Shoqatės sė Mjedisit po jep njė kontribut te ēmuar, pėr mbrojtjen e natyrės shqiptare
Le tė pėrmendim kuadrot e njohura nga familja e Dushajve duke nisur nga Mjeku farmacist Sherif Dusha, njė nga famacistėt e parė me shkollė nė Shqipėrinė e pasluftės. Tė kujtojmė kolonel Mehmet Dushėn, kuadėr i ditėve tė luftės dhe mė pas kuadėr i rėndėsishėm i Ministrisė sė Brendshme, Bilal Dushėn partizan i orėve tė para dhe mė vonė kuadėr i lartė ushtarak,.Lutfi Dusha kuadėr i lartė qė ka pasur detyra tė rendėsishme nė Ministri. Inxhinierin e njohur Siri Bezhani me gjithe djemte e tij, te tre kuadro te larte ,te cilet sot jetojne dhe punojne ne Kanada. Djemtė e Remzi Matos, i cili nėn regjimin komunist u burgos padrejtėsisht dhe bėri 10 vjet burg, Vullnetin (shkrimtar dhe piktor) dhe Agim Maton (poet i njohur) Pėrmendim familjen Mitaj ,Ilmi, Kudret, Elvira dhe Didare Mita, po kėshtu edhe aktorin dhe regjisorin Sheri Mita dhe kuadrot e larta Idriz Mita dhe Fahri Mita. Mehmetaj, Zhupaj, (dy vėllezėrit oficerė madhorė Pasho dhe Halit Zhupa).Kuadrin e larte Naxhi Zhupa si dhe shefin e veterinerise se rrethit te Sarandes Mynir Zhupa. Inxhinierin e talentuar tė elektrikes Agim Kofina, inxhinierin e njohur tė minierave Dilaver Shkurti, Pėllumb Shkurti, mėsuesin Flamur Shkurti,Agronomin e njohur Sulejman Haxhia, drejtor i fermės .Dy vėllezėrit e familjes Xhamaj (Shkrimtarin e njohur Bardhyl Xhama si dhe ekonomistin e njohur Agron Xhama i cila ka pasur gjithmonė detyra tė rėndėsishme shtetėrore si dhe mjekun Leka Xhama. Vlen tė pėrmendet puna apasionante e kėtyre dy vėllezėrve, sė bashku edhe me ndihmėn e Muzafer Korkutit dhe Guro Zenelit nė nxjerrjen e gazetės Fterra jonė. Kjo ka qenė gazeta e parė nė Shqipėri, gazetė e njė fshati aq tė vogėl, dhe njė shėmbull qė mė vonė u pasua edhe nga fshatra tė tjera. Kjo gazetė sot ėshtė bėrė zėri i fteriotėve nė Shqipėri dhe jashtė. Ajo ka njė iformacion tė bollshėm pėr historikun dhe figurat e Fterrės. Aq mė teėpr qė Agroni e ka kanė futur kėtė gazetė edhe nė internet, njė rast i rrallė pėr njė gazetė tė njė fshati….Tė kujtojmė familjen Braho (Rait, Tare, Sezai dhe Zeko Braho ( tė gjithe me tituj dhe detyra tė rendėsishme shtetėrore. Vėllezėrit Zenelaj, Melqez dhe Guro Zeneli dhe mjeku Poet Zeneli .Gurua njihet si publicisti dhe ,figura e njė intelektuali tė njohur qė ka nderuar Fterrėn me kontributin e tij tė gjatė politik dhe shoqėror. Po kėshtu kemi dhe familjen Dusha (Luan Dallandyshe, Skėnder, Ėngjėll, Fatmir, Shpresa dhe Dante Dusha i cili ka mbaruar akademine e lartė. Po keshtu nga Dhushajt kemi djalin e dėshmorit Hiqmet Dusha, Juristin e njohur Dusho Dusha si dhe kuadrin me rendesi te qytetit te Sarandės Gėzim Dusha, djemtė dhe vajzat e Mehmet Dushės (Vladimir, Besa, Ilir, Arben, Flutura,tė gjithė me arsim tė lartė.Familja e shquar e Hizme, Halil, Ismet, Rruhi, Naze Hizmo.(tė gjithe kuadro tė larta e tė njohura. Familja e Mehmete, (Bajraktar Mehmeti…etj) Familja e Ēalle ( me djemtė Ruzhdiun zeoteknikun e njohur tė Pogradecit) Juristin Verdi Haderi, zeoveterinerin shumė tė njohur me tituj shkencore ,Zaēe Malo, kuadrin e larte ushtarak Vexhi Gjoni, si dhe Juristin ,kuader tjeter me poste te rendesishme nė shtet, Jashik Maēi, po keshtu edhe kuadrin e larte dhe me poste shteterore Yzedin Dhuli. Po keshtu kuadrot e larta Rexho Kurupi, Abedin Merkuri dhe Hulusi Hizmo, Feksor Shkurti, Bedo Merkuri,... Lojtarin e njohur ne gjithe Shqiperine Edi Zhupa dhe kuadrin e larte te fizkultures Senai Elezi.. Lista ėshtė shumė e gjatė, natyrisht mua tashmė nuk mė kujtohen tė gjithė emrat e kuadrove tė Fterrės, ndaj dėshiroj qė vendet t’i lė hapur, pėr ta plotsuar tė tjerėt me gjitha kuadrot e larta tė dala nga ky fshat i vogėl..
Njė kontribut tė madh per fteren kane dhėnė edhe persona fteriote tė mireinformuar ne politike dhe me pikepamje liberale si, Lazo Kofina, ish komandant i ēetės sė Fterrės nė Luftėn Nacionalēlirimtare,njeri me horizont tė gjerė. Po kėshtu edhe Juristi Tahsin Elezi, i diplomuar nė Itali, poet i talentuar, pėr njė kohė prefekt i Gusmarit , kryeplaku i fshatit dhe anėtari i pleqėsisė sė kurveleshit Ismail Bezhani, Fterioti i mėnēur Azis Mehmeti, oficeri i lartė, ish kryetar i kooperativės sė Fterrės Shyqyri Sadiku (Qyqja).
Fterra sot ka nje kryeplak,Teno Lonėn arsimtar dhe i pasionuar me kengen dhe vallen fteriote. Teno Lona eshte dhe nje vjershetor shume i mirė.Poezite e tij jane kenduar nga grupi i Fteres ne disa festivale kombetare. Po keshtu ne Tirane kemi edhe njė shoqate te Fteres me kryetar te saj Inxhinierin Dilaver Shkurti. Dilaveri per fteriotet e Tiranės eshte ne rolin e njė kryeplaku te dyte.
Po kėshtu duhet nderuar edhe demokrati dhe disidenti fteriot Sejko Hizmo me vizion pėr tė ardhmen, poet, i cili provoi edhe burgun pėr mendimet e tij tė pavarura. Le tė kujtojmė shprehjen e tij domethėnėse: ”Po tė ishte i mirė socializmi e praktikonte vet Amerika”.
Brezi i ri i sotėm ruan dhe vazhdon traditen e dashurisė dhe humanizmit pėr njeriun e thjeshtė. Fterra vazhdon edhe sot ta ketė nė gjak ndjenjėn e arsimdashjes, i cili ėshtė evident nė tė gjitha familjet fteriote qe banojne brenda dhe jashte Shqiperise. Ata jane me qindra djem dhe vajza fteriote tė cilat na kane nderuar dhe vazhdojnė tė na nderojnė, kudo qe jane. Kjo eshtė tradita fteriote e trashguar nga brezat qė shkuan,tradita e punes se palodhshme per te fituar dije dhe kulturė dhe pėr ta perhapur ketė dije dhe kulturė anembane ,brenda dhe jashte atdheut,gjer ne Kanada dhe amerikėn e largėt. Fteriotet kane intelekt natyral ,janė edhe shumė tė thjeshtė dhe popullorė.
Emri i fituar me dije dhe aftėsi eshte gjithmonė mė jetėgjatė se emri i fituar me mėnyra tė tjera. Dija i ka bėrė bijtė e Fterrės njerez te vyrtitshėm qė tė dinė tė qendrojnė gjithmonė larg sė keqes. Ē’ėshtė mė kryesorja, fteriotėt ,ku janė e ku s’janė, kanė njė mall dhe nostalgji tė madhe pėr Fterrėn, jo vetėm ata qė e kanė njohur dhe kanė kaluar fėmininė atyre anėve por edhe ata qė nuk e kanė njohur por u kanė treguar prindėrit e tyre. Tė gjithė fteriotėt kanė ditur qė t’u ushqejnė fėmijve tė tyre, sė bashku me dashurinė pėr dijen dhe kulturėn edhe dashurinė pėr fshatin e tyre tė dashur, Fterrėn e varfėr dhe tė braktisur nė kėto vite.


Tė dhėna kryesore per toponimet,
kufizimet dhe siperfaqen e Fterrės .

Gjajtesia maksimale 11 kilometer.
Gjeėrėsia maksimale 4.4 kilometėr

Sipėrfaqja 39.56 km2
Kuota mė e ulėt sipas nivelit tė detit 130 metra.
Kuota mė e lartė.Maja e lėpjetės 385 metra.
Burimi nė kuotėn me tė lartė.Ngurrėza. 400 metra.
Kroi i mollės 1230 metra.
Gjatėsia e rrugės automobiliste 9.5 k.metra.



BURIMET

Ivzori, Ngurrėza, Uji i pakėt, Gjezdanica, Burimi i Konde, Burimi i Lone, i Langadhės, Burimi i Lugut tė thellė, Burimi i Dedecit, i gurrės, i hejazit, Kroi i Ēetės, Kroi i Ēerrices, Kroi i Mėrtilagjit, Kroi i Gjishtires, Kroi i Mustos,Kroi i Bedrinit, Kroi i Gėrthity, Kroi i Dardhave, Kroi i Moqilave, Kroi i moēalit tė Avdiut, Kroi i moēalit tė Ēokės, kroi i Shelqit,kroi i ėrbenit, Kroi i Hauzeve, Kroi i Poriutr, Kroi i kretės, Kroi i Qytezės, Kroi i Vidhesės, Kroi i Xhame, Kroi i Grykės sė lale, Kroi i Sheshit tė madh, Kroi i rrėzės sė shkallės, Kroi i mere, Kroi i Gėde, Kroi i Ēike, Kroi i Asllane, Kroi i Hundės sė drerit, Kroi i Qafėrrėmullės, Kroi i krėnėrit, Kroi i pėrroit tė zi, Kroi i Brodanit,..

QAFAT

Qafa e Shėn Thanasit, Qafa e Hamuriqes, Qafa e Qishės, Qafa e pirgut, Qafa e Pjetre, Qafa e Veize, Qafa e Fonicės, Qafa e kopecit, Qafa e Gjokaēes, Qafa e Martezės, Qafa e rrėmullės, Qafa e Gargullit, Qafa e Arqisė, Qafa e lėpjetės, Qafa e Hejazit, Qafa e drerit, Qafa e peshtanilit, Qafa e Zhuphasanes, Qafa e Kumanovės, Qafa e Mehmete, Qafa e Lleshe, Qafa e arrės, Qafa e Zagrazhit..


MAJAT

Maja e Bėrdės,
Maja e Lekės,
Maja e varrit,
Maja e gargullit(1215 m),
Maja e martezės,
Maja e Balashit,(1275 m.)
Maja e Gjokaēes,
Maja e lajthisė,
Maja e Fonicės,(1428)
Maja e Lazre,
Maja e Gjothanasės,(1341)
Maja e Gjeshnikoshit,
Maja e Peshtanilit,
Maja e lėpjetės,(1596 m.)
Maja e Thomalleshit.


ARAT

Ara e Fonicės, Ara e Zhulit, Ara e Kopecit, Ara Gjokaēes, Arat martėza.Arat e rrėmullės,Arat e Qafė Arrės, Arat e sheshit tė Cfitit, (ēifutit) Arat e Hejazit, Arat e Murrizės, Arat e hanisė, Arat e Lukshtave, Arat e rrahut, Arat e Gurrės, Arat e sheshit tė Xhanit, Arat gropat e Golėmit, Arat e Gjozenikut, Arat e kananēelės, Arat e Alikos, Arat e sheshit tė madh, Arat e Vidhezės, Arat e Qytezės, Arat e Arqisė, Arat me avlli, Arat e Kretės, Arat e Kushtbabės, Arat e Lugut tė Fterrės, Arat e Qerimit, Arat e Langadhės, Arat e Gjovizhdės, Arat e Bėrdės, Arat e Dardhave, Arat e vreshtave, Arat e Gomarėzės, Arat e Sheshezės, Arat e Mortovicės, Arat e Gjolige, Arat e Gjonplakės, Arat e Gjonlagje, Arat e GjinLazrit, Arat e Gjinalisė, Arat e Gjinpogajve, Arat e Gjishtire, Arat e Kumanovės, Arat e Ngurrėzės, Arat e dėllinje, Arat e Argėlidhesės, Arat e Lalucės, Arat e Konjilleshit, Arat e lumrave, Arat e Lugut tė thellė, Arat e Ēericės, Arat e Koriepes, Arat e Skomoranjeve, Arat e Xhingės, Arat e Kikės, Arat e Janjerit, Arat e Hupit.


HUNDA

Hunda e zabelit, Hunda e miut, Hunda e lalucės, Hunda e Gurrės, Hunda e Gjozenikut, Hunda e madhe, Hunda e Haske, Hunda e drerit.

HARCAT

Harca e Poge, Harca e Hupit, Harca e Purriut, Harca e Ushakthit.

BRIGJET

Bregu i Koriepes, Bregu i Pogės, i plepės, i Lleshe, i mesėm, i madh, i Gjilazrit.

SHPELLAT

Shpella e Kazanit, e Buēke, e Soroit,e Guvave, e Gjonlekės, e Zane.

LUMENJTĖ

Lumi i Fterrės, i Gjezhdanicės, I dukhilės,I Langadhės, I Lugut, I XHingės, I Lugut tė Thellė, I Gjonplakės, I gomarezės, I Brodanit, I Lėpushės, I rrėmullės, I Progrit, I Kananēelės, I Kanės (?) I Hasubesė, I Kopilit, i Zi.


GURĖT DHE LĖMENJTĖ

Guri i dardhės, I Ēokės, i cjapit, i Gjiknovės, i shqipes, i Lone, i rarė, i Hatos, i Leke, i Tėrhoit, i Lugut, i ri, i Hatos, i Avrece,



TOPONIME

Dėrrasa e Lugut, Dėrrasa e mullirit, Shtegu i Nikmėngshit, Shtegu i Dhimės, Shtegu u Ponēes, Buza e Poriut, Buza e Kurpėrit, Shkėmbi i Kuq, Shkėmbi i Hamzos, Shkėmbi i Leke, Gropa e bufit, Honi i zane, Honi i Janjerit, Honi i Hupit.


PERSPEKTIVE

Fterra ka disa Burime me ujra tė ftohta dhe tė pijshėm. Burimi i Ixorit, i Ngurrėzės , i Gjezhdanicės.. Por ka edhe kroje tė tjera si Uji i Pakėt, Kroi i Bedrinit, Kroi i Kanės, Kroi i Langadhes...
Sė pari:
Nė fterrė duhet menduar qė me kėto ujra ngritja e njė hidrocentrali lokal i cili ėshtė projektuar vite mė parė nga Inxhinieri fteriot Islam Zhupa. Ky hidrocentral do t’i vijė nė ndihmė me energji elektrike jo vetėm fshatit , por edhe do tė krijojė mundėsi punėsimi si mundėsi pėr pėrmirėsimin e rrugės automobilistike qė na lidh me Borshin dhe Kuēin, si dhe do tė pėrmirėsojė infrastrukturėn.
Sė dyti:
Fterra ėshtė ka qenė dhe mbetet njė vend ideal pėr rritjen dhe mbajtjen e blegtorisė, pėr prodhimin e prodhimeve blegtoriale si, mish, qumėsht, djath, gjalp, gjizė ,etj. Fterra do tė ketė edhe mė shumė pėrfitim nga rritja dhe zhvillimi i blegtorisė, duke ngritur nė fshat dhe dy baxho pėr pėrpunimin e qumėshtit. Kjo gjė do tė rrisė nivelin ekonomik tė vet fshatarėve por edhe do tė pėrmirėsonte imazhin e vrarė tė Fterrės sė braktisur,pasi shumė fteriotė tė ikur nė Greqi e gjetkė, do tė shikonin se nė Fterrė do tė kishin pėrfitim mė tė madh ekonomik. Pėrsa i pėrket shitjes sė bulmetit, ai sė pari duhet tė fillojė t’u shitet familjeve fteriote qė ndodhen nė Sarandė, Vlorė, Tiranė ,etj. Po kėshtu, gjatė verės prodhimi fteriot mund t’u shitet familjeve qė vijnė pėr turizėm nė Borsh.
Vetėm nė tre qytete, Sarandė ,Vlorė ,Tiranė mund tė bėhen mbi 200 familje fteriote, ndėr tė cilat bėn pjesė edhe familja ime me gjithė vėllezėrit e mi, qė kemi shumė dėshirė tė konsumojmė bylmetin e fshatit tonė.
Sė treti:
Fterra ka shumė mundėsi tė ngrejė njė litėrvi pėr pėpunimin e vajit tė ullirit. Unė di qė, qysh tani familja Bezhani ka ēuar njė litėrvi nė Fterrė. Ne kemi njė shembull tė bukur litėrvinė e Korkute e cila ka punuar gjer vonė. Vaji i Fterrės ėshtė njė vaj shumė i mirė i cili kėrkohet nė treg. Kjo iniciativė mund tė shkojė edhe mė tej nga binsnesmenėt fteriotė, duke pasur parasysh qė edhe ky prodhim mund t’u shitet familjeve fteriote kudo qė ndodhen, nė Sarandė, Vlorė, Tiranė dhe gjetkė.
Sė katėrti:
Fterra ka mundėsi tė zhvillojė ekoturizmin i cili sot po merr njė zhvillim gjithmonė e mė tė madh nė shumė vende tė botės. Turizmi dy-tre ditor nėpėr stane apo nėpėr vende tė bukura pranė ujrave, me gjithė mjediset e preferuara nga turistėt qė e dėshirojnė njė gjė tė tillė. Pėr njė turizėm tė tillė Fterra ėshtė njė vend ideal, pasi ka pranė dhe bregdetin e Borshit dhe, mund tė kombinohet pushimi nė plazh me atė nė mal, sidomos gjatė verės. Njė bisnesmene italiane ka vizituar Borshin dhe Fterrėn me kėtė qėllim ,e hodhi kėtė ide qysh nė vitin 1993.
Sė pesti:
Nė Fterrė ,me burimet e Ixorit, Ngurrėzės dhe Gjezhdanicės mund tė kultivosh dhe tė rritėsh edhe troftė. Kjo duket diēka utopike por ata qė e njohin kėtė bisnes thonė qė shtė me shuėmė leverdi. Ujrat e pastra dhe tė rjedhshme tė Fterrės janė shumė tė pėrshtatshme pėr kultivimin e kėtij peshku tė shijshėm.
Sė gjashti:
Fterra njihet si fshati qė dikur ka pritur dhe strehuar disa familje izraelite. Madje ende qėndron mendimi se, disa prej familjeve fteriote janė pasuese tė familjeve tė internuara nė 1664-65 ,sė bashku me me Mesinė, Sabbatai Svi.. Duhet parė mundėsia e gėrmimeve apo hedhjes dritė mė tepėr mbi kėtė fakt ,dhe pastaj tė krijojmė lidhje apo marėdhėnie vizita dhe vajtjeardhje me ndonjė organizatė kulturoe apo humanitare Izraelite, pasi me kohė mund tė krijohen edhe mundėsi tė tjera pėr krijimin e lidhjeve mė tė ngushta apo investime tė pėrbashkėta.
Sė shtati:
Rruga e vjetėr ekzistuese Borsh- Fterrė ėshtė afėrsisht 10 kilometra.Krahas kėsaj rruge ,e cila do miėmbajtur dhe rregulluar, mendoj tė krijohet edhe rruga anės sė lumit, nga ura e Borshit, anės sė lumin ,gjer nė Pusin e Veshe , ( nėnė Langadhė..) Kjo rrugė ėshtė e rrahur prej makinave tė druve. Ajo ka nevojė vetėm pėr zgjerim dhe pėr disa tombino sidomos pėr muaj e dimrit. Distanca nga Langadha gjer nė Urėn e Borshit nuk mendoj se ėshtė mė shumė se katėr kilometra. Pjesa tjetėr le tė jetė ajo ekzistuesja, (Langadhė-Fterrė) Afrimi si distancė me Borshin do tė zgjidhte pėr Fterrėn shumė probleme tė pazgjidhura gjer mė sot. Kjo rrugė mund tė bėhet me ndihmė nga shteti por edhe me pjesėmarrjen e fshatit Ēoraj, pasi, nga Pusi i Veshe… gjer nė Ēoraj nuk janė as dy kilometra.
Shenim:
Do t’ju lutesha gjithė fteriotėve qė ta shtojnė kėtė listė me hisori,fakte dhe emrat e tė gjitha atyre fteriotėve tė tjerė qė kanė kontribuar nė njė farė mėnyre me emrin e vet duke e nderuar fshatin tonė kudo qė ndodhen.
Shėnimet le tė kenė autorėsinė e vet.
Ky historik i fshatit Fterrė nuk pretendon se ka thėnė gjithshka,pėrkundrazi,ai ka shumė mangėsi dhe boshllėqe tė cilat priten tė mbushen prej tė dhėnave tė shumė miqve tė mi fteriotė, pėr tė plotsuar tė gjithė sė bashku kuadrin e fshatit tonė tė dashur.
Pėr Fterrėn, gjatė viteve kam shkruar shumė poezi,tregime, reportazhe. Kėto shėnime kanė tė bėjnė me nostaligjinė time pėr vitet e fėminisė, vite me halle pėr mė tė rriturit, por pėr ne fėmijėt qė bridhnim rrugėve, koshtrave dhe lumėrave sė bashku, ndofta ato ishėn vitet mė tė bukura... mbushur plot aventuara , gjithė dashuri pėr njeritjetrin, respekt pėr mė tė moshuarit dhe optimizėm pėr jetėn.



Ėshtė njė shtėpi

Ėshtė njė shtėpi
Mbi njė bregore tė gjelbėruar,
me dy dritare si sy..
mė shohin mua,
mė ruajnė mua.


Ėshtė njė shtėpi
Mė ndjek kudo qė vete,ka vite,
mė rri nė mendje,mė rri nė sy,
mė rri nė ėndrra,ėshtė e dhembshur si njė nėnė,
sa herė qė i shkoj shkoj si mysafir mė pushton njė ngazėllim i rrallė,
thua se aty i gjeta dikur hėnėn,yjet,dhe detin qė shushurin nė muzg,
pyllin e lartė,pėrrallat e ēuditshme dhe drejtpeshimin nė jetė,
mendimet pėr tė gjitha vjershat qė shkrova,
aty unė njoha dikur atė fėmijėn me bluzėn me njė komēė
e me pantallona kaki,prerė nga stofi i ditėve tė luftės.

Ėshtė njė shtėpi,
me njė fik nė oborr,
brejtur dhe kėrrusur si njė plak i brengosur,
dhe vija e ujit qė shushurin nėnė tė plot mall,
Ca shkallė tė gurta tė ēojnė tek porta e saj,
njė dritare sheh akoma nga rruga..
Nuk e di nė janė akoma meneksheja dhe borziloku
Qė i vadiste mėngjes pėr mėngjes nėna ime?
Tė gjitha kėto unė i kam tė skicuara nė memorje,
nė njė papirus tė ēuditshėm qė s’e sheh askush
e me njė bojė tė ēuditshme qė s’di ku e kam gjetur.


Ėshtė njė shtėpi
Me dy dritare si sy..
Mė ndjek mua,
mė ruan mua.
Streha ime e parė,
kėnga ime e parė,
shkolla ime e parė,
malli im i parė,
aerodromi im i parė
i lartėsisė sė ditėve tė sotme.

Enter supporting content here

Agron Xhama - Rruga Komuna e Parisit (Medar Shtylla)
Pall.ABC god.2 shkalla 1 ap.2
Tel: +355 4 2441014  Cel: 069 2154981
Tirana - ALBANI