Make your own free website on Tripod.com

FTERRA - ARSHIVE

Krijimi i kėshillit dhe njėsitit vullnetar

Home
Historia
Arsimi, kultura
Popullsia, tradita, sociale
Kenge e bejte

ATJE, TEK KROI I BEDRINIT

KRIJOHET KĖSHILLI NACIONAĒLIRIMTAR…

Ardhja nė Fterrė disa herė e ilegalėve tė Kurveleshit dhe tė Qarkut tė Gjirokastrės Bedri Spahiu, Mustafa Matohiti, Memo Meto, tė mbėshtetur nga Hiqmet Dusha e patriotė tė tjerė, pėrgatitėn kushtet qė edhe nė Fterrė tė formohej Kėshilli Nacionalēlirimtar dhe njėsiti i parė vullnetar i fshatit.
Mbledhja u zhvillua mė 27 qershor 1942 tek Kroi i Bedrinit, nė fund tė fshatit. Kjo mbledhje ishte kuvendi mė i rėndėsishėm popullor, sepse hodhi bazat e bashkimit politik tė popullit tė Fterrės, i deleguar nė kėtė mbledhje ishte Bedri Spahiu.
Pasi u fol pėr situatėn dhe gjendjen e rėndė ekonomike tė fshatarėsisė, u shtrua problemi pėr organizimin e luftės sė armatosur kundėr okupatorit. Tė gjithė ata qė donin vdekjen e fashizmit dhe lirinė e popullit u bashkuan nė Frontin dhe pėr tė arritur kėtė ishte e domosdoshme tė krijohej Kėshilli Nacionalēlirimtar dhe ēeta partizane vullnetare.
Mbledhja te “Kroi i Bedrinit” zgjati 10 orė. Nė fund u arrit nė pėrfundim se janė tė gjitha mundėsitė tė bashkohemi qė tė luftojmė armikun, tė formojmė Kėshillin Nacionalēlirimtar dhe njėsitin e armatosur.
Duke u bazuar nė diskutimet e pjesėmarrėsve u propozua dhe u zgjodh Kėshilli Nacionalēlirimtar me 5 veta. Kryetar zgjodhėn Mehmet Ēallon. Gjatė luftės mė shumė kohė nė kėshill nė Fterrė kanė punuar Mehmet Ēallo, Safet Memi, Shaban Mita, Lame Xhama, Sherif Dusha, Neim Zani, Halil Mato, Qazim Gjoni, Belul Brinja, Shefqet Shkurti, Kamber Brinja, Zilfo Malo etj.
Uniteti i treguar nga populli i Fterrės pėr krijimin e kėsgillit dhe tė ēetės vullnetare, u ēmuan shumė dhe u pėrdorėn si shembėll pozitiv nė fshatrat e tjera, sepse qenė tė parėt nė Qarkun e Gjirokastrės qė kishin ngritur Kėshillin Nacionalēlirimtar.

…DHE NJĖSITI I PARĖ VULLNETAR I FTERRĖS

Lufta pėr tė fituar pavarėsinė e vendit ka qėnė kurdoherė e rėnjosur thellė tėk fteriotėt. Prandaj edhe nė kėtė mbledhje tek “Kroi i Bedrinit”, pati shumė diskutime tė zjarrta, midis tė cilave mė kujtohen:
Adem Lona: “ Jam dakord tė luftojmė armikun, i cili na ka zaptuar vatanin, dushmani do plumb kokės, t’a shporrim kėtė qen qė na ka hyrė nė vatrat tona mė forcė. Kush ėshtė burrė, tė regjistrohet vullnetar! Unė jam gati tė luftoj me armė, megjithė moshėn e kaluar, prandaj shkruajmėni edhe mua”.
Iljaz Kofina: “Sa kohė dp tė durojmė breshkaxhinė qė nuk po na le as folė pulash pa na bastisur, nuk i shohim dot me sy fashistėt, duhet t’ua tregojmė vendin sa nuk ėshtė vonė. Unė jam dakord tė dal vullnetar pėr tė luftuar”.
Muhedin Haderi: “Rėndėsi ka qė tė luftojmė dhe tė fitojmė, pas ēlirimit tė krijojmė njė qeveri pėr fukaranė, qė gjhaku tė mos na shkojė kot, mė regjistroni edhe mua”.
Nė kėtė mėnyrė u shpreh edhe Xhafer Mato e shumė burra tė tjerė qė e morėn fjalėn nė atė kuvend. Ata tė gjithė shprehėn urrejtje kundėr pushtimit fashist, shfaqėn
patriotizmin e tyre tė flaktė dhe dhanė fjalėn qė populli i Fterrės, i bashkuar si njė trup i vetėm, tė qėndronte e luftonte deri nė fund okupatorin.
Nė ēetėn vullnetare u regjistruan 25 vetė, midis tyre mund tė pėrmend: Shuquri Sadikaj, Dervish Shkurti, Adem Lona, Fuat Mato, Pasho Zhupa, Mustehak Ēallo, Nuri Mita, Veip Mero, Zihni Mero, Malo Malaj, Razip Gjoni, Kamber Brinja etj. Komandant i parė i ēetės u zgjodh Iljaz Kofina dhe zėvendėskomandant Muhedin Haderi. Pėrgjegjės politik u caktua Hiqmet Dusha dhe ndihmės Shaban Mita.
Njėsiti vullnetar zbatonte vendimet e Kėshillit Nacionalēlirimtare, ishte organ luftarak i armatosur nė duart e tij dhe nė tė njėjtėn kohė bashkėpunonte ngushtė me ēetat partizane tė Kurveleshit.
Pas aksionit tė Postbllokut tė Borshit mė 27 janar 1943, ēeta e Fterrės u pagėzua me emrin e dėshmorit “Fuat Mato”. Nė prill 1943 u pėrfshi nė batalionin territorial tė Kurveleshit tė Poshtėm me emrin “Ismail Hakiu”.

Dilaver SHKURTI
Nr. 2 – korrik, 1997

Enter supporting content here

Agron Xhama - Rruga Komuna e Parisit (Medar Shtylla)
Pall.ABC god.2 shkalla 1 ap.2
Tel: +355 4 2441014  Cel: 069 2154981
Tirana - ALBANI