FTERRA - ARSHIVE

Misioni Anglez nė Fterrė

Home
Historia
Arsimi, kultura
Popullsia, tradita, sociale
Kenge e bejte

MISIONI ANGLEZ NĖ FTERRĖ

Gjatė Luftės erdhi ēasti tė kishim edhe ne “lidhjet tona” me “Fuqitė e mėdha”. Kjo ndodhi nė maj 1944.
Ne ishėm duke lojtur mbi Korkutaj, kur dėgjuam njė zhurmė motorri qė vinte tamam prej shtėpisė sonė. Kur shkuam aty, u ndodhėm para njė pamje tė ēuditshme. Nė oborr njė si motorr sa njė kashun, ushtonte dhe ndriēonte mė njė llampė elektrike. Njė ushtarak po merrej me tė. Njė tjetėr kishte hipur nė mėnin e xha Jasharit dhe po lidhte njė tel (duket ka qėnė antena).Ushtarakėt anglezė ishin tre. Me ta ishte dhe njė shoqėrues shqiptar, Hiqmeti nga Gjirokastra. Emrin anglezėve asnjė nuk ua mbane mend. Babai kujtonte se njeri kishte njė emėr si Kol. Ata banuan 2-3 muaj nė shtėpinė tonė.
Kėta miqtė anglezė disa herė ngjiteshin nė mal, diku nė Papadhi, dhe prisnin parashutat me ushqime dhe veshėmbathje qė vinin me aeroplan. Mė kujtohet se herė pas here vinin partizanė tė dėrguar nga komandat e tyre dhe diēka bisedonin ose merrnin. Njė ditė qershori a korriku tė vitit 1944 ata ikėn. Mua dhe t’im eti na dhanė si dhuratė nga njė biēak dhe njė beretė…
Kam lexuar shumė pėr misionet angleze nė Shqipėri, po s’kam ndeshur nė tė dhėna kush ishin ata qė punonin nė Fterrė.Kujtimin e mirė qė lanė pas nėna e shprehtė shpesh: “ishin njerėz tė mirė”. Ndofta njė ditė do tė mėsojmė mė shumė pėr ta.

Jakup MATO
Nr.2 – korrik, 2001

Enter supporting content here

Agron Xhama - Rruga Komuna e Parisit (Medar Shtylla)
Pall.ABC god.2 shkalla 1 ap.2
Tel: +355 4 2441014  Cel: 069 2154981
Tirana - ALBANI