Make your own free website on Tripod.com

FTERRA - ARSHIVE

Fterra kunder Tanzimatit

Home
Historia
Arsimi, kultura
Popullsia, tradita, sociale
Kenge e bejte

FTERRA NĖ KRYENGRITJEN KUNDĖR TANZIMATIT
Lazo Kofina ( i parė) figurė e rėndėsishme

Fshati ynė mori pjesė me armė nė dorė nė kryengritjen e viteve 1833-34 kundėr zbatimit me dhunė tė reformave tė Tanzimatit. Nė ballė tė kryengritjes labe ishin Tafil Buzi, Zenel Gjoleka, Abdyl Koka, etj. Lazo Kofina (i parė) ishte komandant i ēetės sė Fterrės dhe kėshillėtar i Zenel Gjolekės.
Poeti popullor i ka dhėnė nė vargje ngjyrat e kryengritjes:
Kush e bėri gurgulenė
Kuē, Kallarat e Bolenė
Me njė mulla Lazo Fterrė.
Turqit e shtypėn kryengritjen sa me forcė aq dhe me tradhėti.Lazo Kofina e Hasan Luēi u kapėn rob dhe u internuan nė Turqi. Ata s’pranuan ofiqet e qeverisė turke
O more Lazo Kofina
Qė nuk vure kurrė sqima (grada)
Shumė andra tė ka linja
Pasojat e shtypjes sė kryengritjes u ndien nė tėrė fshatrat e Kurveleshit. Turqit mobilizuan me forcė rininė e krahinės dhe i dėrguan nizamė (ushtarė) pėr 6 vjet nė Sudan, Konjė e gjetkė.
O port e madhe me shesh
Ē’u shkrove pėr Kurvelesh
I lidhe djemtė si desh.
Nizamė nė dhetė largėt ku piqej buka nė diell, shkuan djemtė e fukarenjve, se tė kamurit paguanin pėr tė mos i dėrguar djemtė ushtarė. Nė vend tė tyre shkonin bedelė.
Juzbash uratėn paē,
Nja dy djem tė mos i ngaē,
Kanė mjaltė sa tė pėllcaē!
Djemtė e agallarėve
Janė nga dy e nga tre,
E ēitin shtegun me ne.

Muzafer KORKUTI
Skender DUSHA
Nr.2 – korrik, 1997

Enter supporting content here

Agron Xhama - Rruga Komuna e Parisit (Medar Shtylla)
Pall.ABC god.2 shkalla 1 ap.2
Tel: +355 4 2441014  Cel: 069 2154981
Tirana - ALBANI