FTERRA - ARSHIVE

Gjurmė tė hershme banimi

Home
Historia
Arsimi, kultura
Popullsia, tradita, sociale
Kenge e bejte

GJURMĖ TĖ HERSHME BANIMI

Ėshtė vėshtirė pėr tė mos thėnė e pamundur, tė gjesh kohėn e saktė se kur ėshtė banuar pėr herė tė parė fshati ynė. Jo vetėm se mungojnė tė dhėnat historike, por edhe pėr faktin se banimi i tij nuk ėshtė bėrė nė njė ditė apo vit tė caktuar. Nė fillim lugina e Fterrės me kodrat e faqet e maleve qė e formojnė atė ka qėnė shfrytėzuar si kullota e zona tė pasura pėr gjueti. Kėta vizitorė tė parė qė kishin populluar bregdetin e Jonit shumė herėt, vinin nga kalaja e Badhrės (midis Borshit e Piqerasit), nga kalaja e Sopotit, e Karosit (Qeparo), kala tė cilėt siē dėshmojnė tė dhėnat arkeologjike kanė qėnė tė banuara qysh nė epokėn e bronzit (rreth 4000 vjet mė parė).
Pėr lashtėsinė e banimit tė fshatit na vijnė nė ndihmė tė dhėnat gjuhėsore. Kėshtu, emėrtime tė mirėfillta shqip janė “Qafa e Qishės”, me tė cilin lidhet ekzistenca e njė lagje fshati nė Qafėn e Qishės. Aty ka edhe mure qė i takojnė njė kohe mė tė vonė, shekullit tė IX-XI para erės sonė. Tė tilla janė Ixuar – Ixor – burin uji, Bėrda – kodėr e vogėl, varré – tog me gurė tė vegjėl etj. Ka dhe disa emra qe shpjegohen si ndikim i gjuhės greke e turke si derve, foti, hon, perivol etj.
Burimi i parė i shkruar qė dėshmon pėr ekzistencėn e fshatit ėshtė ai i vitit 1431, i cili na bėn tė njohur se fshati kishte 12 oxhaqe, qė do tė thotė se ai banohej nga 12 familje tė mėdha.
Nė historikun e krijimit tė fshatit njė pjesė e sė vėrtetės na vjen edhe nėpėrmjet gojėdhanave, tė cilat kanė aritur deri nė fillim tė shekullit tonė. Nė kujtimet pėr historikun e fshatit Tahsin Elezi shkruan se nė grykėn e Fterrės erdhen per here te pare si gjuetare, kater vellezer: Gjoni, Lleshi, Ēoku dhe Xhama, te cilet me vone themeluan kater lagje kryesore: Gjofterraj, Llesh (Bregu i Lleshe), Ēokaj dhe Xhamaj. Me vone linden edhe nenlagjet Baliaj, Komaj, Rukaj, Dukagjinaj. Me shtimin e familjeve e me zgjerimin e nevojave per kullota e toka te reja, u vendosen familje edhe ne Ēerrice, ne Arqi, Gjezhdanice e me pas edhe ne mal – Galisht.
Ne shekullin e kaluar fshati kishte afersisht sshtrirjen dhe madhesine qe ka sot.
Fterra bėn pjėsė nė Shqipėrinė e lartė bregdetare, me njė klimė mesdhetare – dimra tė butė e verėra tė nxehta.
Ajo ėshtė e vendosur nė shpatin perėndimor tė malit, nė njė terren tė thyer qė pritet nga shumė pėrrenj. Fshati duket sikur ėshtė vendosur nė njė gropė, qė rrethohet nga male tė lartė shkėmborė me shumė pak bimėsi. Kodrat pėrrreth fshatit janė tė veshura me shkurre (mare, shqope, sqina,etj.), qė kanė gjelbėrim tė pėrhershėm.
Arat e fshatit, tė gjitha tarraca tė bėra gjatė shekujve nga stėrgjyshėrit tanė, falė edhe burimeve plot ujė qė ka fshati, janė kthyer nė ara e kopshte tė begatė dhe pėrbėjnė bazėn ekonomike tė ēdo familje.

POZITA HISTORIKE

Shqipėria e lartė bregdetare p.e. sonė ka qėnė e banuar nga fise ilir i Kaonėve, Bregdeti i Jonit, ose siē u quajt gjatė mesjetės bregdeti i Himarės, ėshtė njė nga zonat mė tė lashta tė banuara nė gjithė truallin e Shqipėrisė. Shpella nė Spile tė Himarės ka qėnė e banuar rreth 10.000 vjet mė parė. Pas kėsaj janė banuar edhe Korosi (Qeparo), Badhra, Sopoti, Gjashnjari (afėr Lukovės) etj. Nė kohėn antike, shek.IV-II p.e. sonė u ngritėn qendra tė reja si Sopoti antik, Hundecoca, Himara, etj. Lindja e fshatit tonė si edhe gjithė fshatrat e tjera tė bregdetit, duhet parė si vazhdimėsi nga e njėjta popullsi, nė pėrshtatje me kushtet sociale, ekonomike e politike qė u krijuan gjatė mesjetės.

Prof.Dr.Muzafer KORKUTI
Nr.1, maj – 1997

Agron Xhama - Rruga Komuna e Parisit (Medar Shtylla)
Pall.ABC god.2 shkalla 1 ap.2
Tel: +355 4 2441014  Cel: 069 2154981
Tirana - ALBANI